Saturday, February 19, 2011
Protestat e PS-së, e kthejnë të premten në ditë ankthi dhe stresi për qytetarët
Dita e premte në Tiranë është kthyer në një ditë ankthi dhe stresi për qytetarët.
Rrugët janë më të boshatisura se zakonisht, lokalet dhe bizneset mbyllen më herët, pasi ndihet në rrugë frika nga dhuna e protestave të opozitës.
E premtja nuk është dita e fundit e lodhjes së përjavshme, por fillimi i stresit të çdo banori.
Që prej 21 janarit, qytetarët e shohin të premten si një ditë ankthi dhe stresi, ku evitohen daljet nëpër rrugë, që në pjesën më të madhe të ditës janë bosh.
Bizneset mbyllen dhe lokalet janë bosh, por edhe shkollat mbyllen më herët.
DIKTATORI I MALLKUAR
E hënë, 18 shkurt 1991.
Kishte nisur një mbledhje e Komisionit Nismëtar të PD-së. Hyn Azem Hajdari: "Studentët e pedagogët mbyllën derën e Pallatit të Kulturës në Qytetin e "Studentëve". Janë futur në grevë urie. Ju vazhdoni mbledhjen. Unë do të shkoj tek studentët!" Dy orë më vonë u ngjita në Qytetin e "Studentëve". Ishte krijur Komisioni Drejtues i grevës. Bënin pjesë: Arben Lika, Arian Manahasa, Blendi Gonxhe, Mesila Dode, Ndue Lugja, Ilir Dizdari, Ridvan Peshkëpia etj…Gjallëri e madhe. Veç studentëve kishte edhe qytetarë. Një radhë e gjatë. Kishte kërkesa për vetëngujim. Çudia më e madhe e këtij fundshekulli! Ndoshta e paparë. Sakrificë 723 jetë të rinjsh! Dhe përse? Për të hequr emrin e diktatorit nga universiteti?!
U ktheva në shtëpi. Ndjeja një trysni. Vendosa të shfletoj skedat. (Në atë mot në Tiranë, nuk kishte më shumë se 5-6 kompjutera.) Fillimisht pa ndonjë qëllim. Shënimet i lexoja jo duke ndjekur kronologjinë e ngjarjeve, por të kundërtën e tyre. Një frazë e nënvizuar: Disa ditë më parë u përurua nga studentët "Sheshi i Demokracisë"… Sheshi? Diçka më ngacmoi kujtesën. Një shesh i largët. U ktheva në kohë. Sheshi "Tjenanmen" në Pekin! Pranvera kineze '89. Mijëra studentë ato ditë qershori manifestuan për demokraci të vërtetë... Kundër tyre ushtria mbi tankse. Zjarr!... 3 mijë të vrarë… U trondit bota. Qindra reportazhe. Kronika. Deklarata nga aktorët politikë.
Fransua Miteran, President i Francës: "Një regjim që për të mbijetuar qëllon mbi të rinjtë, nuk ka të ardhme". Theçer, Kryeministre e Anglisë: "Të qëllosh si i verbër kundër popullit! A nuk flet kjo për diferencat midis shoqërisë demokratike perëndimore dhe shoqërisë socialiste".
Ora 22:00.
Bie telefoni...Alo...Kemi mbledhjen e Komisionit Nismëtar... Ju presim...Po pse? Partia Demokratike kishte propozuar një referndum mes studentëve dhe pedagogëve për heqjen e emrit të diktatorit nga universiteti. Referendumi do të ishte i vlefshëm, nëse 70 përqind votonin pro. Ndërkohë, partitë politike kishin kërkuar një takim me Presidentin Ramiz Alia. Berisha, Azemi, Eduardi dhe Preçi ishin nisur që në ora 21:00. Po kalonte ora 1… Disa humbën durimin dhe u larguan për në shtëpi. Unë me Frrok Çupin, kryeredaktorin e "RD"-së, vendosëm të presim tek dera e Presidiumit. U hap porta. Takuam Eduard Selamin:
-Nuk ka perëndi që e kupton Ramiz Alinë! Vetë e pranoi në fillim idenë e një referendumi për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga universiteti. Por e dini si e përfundoi takimin? Nuk ka bazë ligjore për një veprim të tillë?!
U vendos të shkonim për të biseduar me përfaqësinë e studentëve dhe të pedagogëve. Ndërkohë, ora kishte arritur 02:00. Për shumë kohë më mbeti e regjistruar në mendjen time pamja e kordinatorëve, e shkallëve dhe sallave, ku kishin zënë vend studentët. Shumica flinin përtokë, duke shtruar në çimento nga një batanie. Disa rrinin ende mbi karrige. Të tjerë luanin me letra.
U futëm në një dhomë të veçantë. U ulëm. Mes nesh ishte Ylli Vejsiu, Përparim Dervishi, Blendi Goxhe, Ridvan Peshkëpia. Për disa çaste ra qetësia. Një qetësi mbytëse. Përfaqësuesit e studentëve dhe të pedagogëve, edhe pse të lodhur e të cfilitur edhe pse të pagjumë, mendjen e kishin të kthjellët. Të gjithë kishin një mendim: "Nuk është koha për kompromise! Nuk dalim nga ngujimi pa lexuar vendimin e qeverisë: Universitetit të Tiranës t'i hiqet emri i Enver Hoxhës! Ky është postulati i studentëve. Çdo alternativë tjetër është e pavlefshme". U larguam. Tek dera takova djalin e motrës, studentin e Arteve Artjan Myrtezai!
- E mor dajë! Mos doni të na shisni?!...
E martë, 19 shkurt. Ora 23:00.
Bie dera..."Ju presin në selinë e Partisë Demokratike". Nga ora 21:00 përsëri Presidenti në tavolinën e rrumbullaktë me përfaqësuesit e partive. Orë të tëra bisedimesh. Orë të tëra duke pritur! Shumica ishin skeptikë. Por përsëri kishim një fije shprese: Jeta e të rinjve vlente më shumë se sa idiomat politike!
Ora 01:30.
Në sallë hynë të dërguarit e PD-së. Dukeshin të lodhur. Të dërrmuar. E mori fjalën Sali Berisha:
-E çuditshme! Ramiz Alia mendon ta zgjidhë problemin me një formulë që ka për autorësi ministrin e Arsimit, Skënder Gjinushi! Edhe pse kemi të bëjmë me një formulë politike jashtë realitetit, nuk mendoj të bëhemi ne sebep si parti për ta hedhur poshtë. (Ishte ky mendim i të gjithëve). Nuk do të ishte keq të shkojmë tek studentët së bashku me Skënder Gjinushin, i cili po na pret përjashta.
Ora 02:00.
Përsëri midis përfaqësuesve të studentëve. Biseda ishte e ashpër. Studentët ishin të acaruar. U lexua formula. Universiteti do të ndahej në katër pjesë. Asnjë universitet i ri nuk do të mbante emrin e Enver Hoxhës. Do të nënshkruhej një kontratë midis përfaqësuesve të studentëve dhe ministrit të Arsimit.
Jo. Jo. Dhe Jo! Pa lëshuar një deklaratë qeveria ku të shkruajë se ka vendosur t'i hiqet emri i Enver Hoxhës Universitetit të Tiranës, ne nuk heqim dorë nga greva e urisë, thanë studentët. Folën disa anëtarë të Komisionit Nismtar të Partisë Demokratike. Askush nuk u bind. Më në fund u vendos:
- Përfaqësuesit e Partisë Demokratike le të largohen. Do të bisedojmë vetëm me ministrin e Arsimit.
Duke zbritur sallën, ndërsa gjarpëronim midis këmbëve të studentëve që flinin në çimenton e ftohtë, në errësirë u dëgjua një zë: "Këta janë mjeshtra: E shndëruan politikën në ekuacione e formula matematike! Lum kombi që e ka ministrin e Arsimit profesor Matematike, me shkollë franceze?!"
E mërkurë 20 shkurt
Që në mëngjes herët në Tiranë u dha kushtrimi. Mijëra punëtorë, nxënës, pensionistë, fëmijë, studentë morën rrugën drejt Sheshit të "Demokracisë". Përmasat e sheshit nuk mund të mbanin brenda një kryeqytet të tërë. Në shërbim të popullit u vunë taracat, dritaret e godinave. Ballkoni i një godine u shndërrua në tribunë. Folën shumë. Një zë i kthjellët u shpërnda në eter. Kush flet? Ç'është ky zë i njohur. Pa dëgjoni: Po flet Rajmonda Bulku!... Po çfarë tha se nuk e dëgjova mirë?... U bën thirrje grave, nënave tiranase që të shkojnë e të manifestojnë tek Sheshi "Skënderbe"!
Turma u elektrizua dhe u derdh tatëpjetë drejt rrugës së "Elbasanit"…Mbi 100 mijë vetë. Tek Liceu njerëzve u dalin. Përpara rreshta policësh me skafandra dhe armë. Një zjarrfikëse lëshoi me presion ujë me ngjyrë të kuqe. Disa gra rrëzohen për tokë nga presioni i ujit. Populli u irritua. Qentë e policisë u vërsulën njerëzve, ndërsa zbrazën kallashnikovë mbi kokat e protestuesve, të cilët qëllojnë me gur dhe sende të forta policinë dhe forcat speciale. Turma çan përpara drejt Sheshit "Skënderbej"…Ndalesa e dytë para TVSH-së. Krisma armësh. Ushtarë e policë në "roje". Populli që therriste: "Ushtria është me ne!" Një makinë që "villte" ujë me ngjyrë mbi turmat…
Ora 11:00.
Pesëmbëdhjetë gra e vajza, të prira nga Afërdita Havari, ngjitën shkallët e Presidiumit. Kërkuan takim me Presidentin. Do ta njoftojmë, tha sekretari. Kaluan minutat. Gratë prisnin. Fluturuan 50 minuta. Presidenti nuk po dukej. Mos u mërzisni, qetësonte sekretari. Ai do të vijë nga çasti në çast… Në kufijtë e pritjes prej një ore u hap dera dhe u duk Lumturi Rexha, kryetare e Gruas me dy-tre të tjerë… Po këta çfarë duan?! Ne, në emër të nënave tiranase, kërkuam takim me Presidentin e jo me shoqen Lumturi!.. Presidenti është i zënë. Ka punë. Situata...
Ora 12.30
Ndërkohë turma mbushi Sheshin "Skënderbe". U ngjita në verandën e hotel "Tirana". Përpara shtrihej sheshi, si një ekran gjigand televizioni. Turma që shtyhej. Në krye të turmës printe grupi i të persekutuarve politikë: Albert Risilia, Ardian Heta, Hyget Borova, Sanije Vojka, Astrit Hatellari, Vera Rada, Lida Bezhani, Lindita Hamiti, Liliana Llapaj, Indrit Sukaj, Ilir Çumani, Gëzim Vojka, Hysen Hamiti, Gjolek Aliu, Arben Beli, Arben Rama, Seit Mici, Hajredin Fratari, Xhemal Zhuri, Luigj Bytyçi, Maksim Çali, Durim Hoxha, Hajrije Hasanaj, Ismete Rushiti, Zyhra Izeti, Agron Spaho, Dorant Vojka dhe shumë e shumë të tjerë.
...Policë që mbronin. Ushtarë me qen për dore që vraponin. Dy makina amfibe që hidhnin ujë mbi turma…Krisma. Automatikë…Një pjesë e turmës ngjiti shkallët drejt bustit…Policët i shtynë…Dy tre ngjitje e zbrite dhe busti u rrethua nga turma… Astrit Hatellari me dy djem të rinj mbajnë në duar një litar...Një makinë "IFA" e drejtuar nga Adrian Heta i afrohet monumentit. Litari përfundon rreth qafës së diktatorit. Makina e tërheq. Disa lëkundje dhe... litari këputet... Në makinë u gjet një kavo çeliku. E vendosin rreth bustit dhe gishtave të dorës...Makina tërheq...Turma shtyn...
Ora 14:05.
…Disa lëkundje dhe busti i Enver Hoxhës u rrëzua për tokë. Qëndroi ai në Sheshin "Skënderbej" 858 ditë. Nuk e ruajtën dot bustin as policët, as sampistët, as dekreti special për mbrojtjen e monumenteve... Trupi i diktatorit në bronz u "pushtua" nga turma. Makina e tërhoqi zvarr. Afër godinës ku kanë Selinë të Përdjekurit Politikë, monumenti i Enverit u nda në dy pjesë…Dikush thirri: "Drejt rrugës së "Kavajës"…Turma ecte. Busti zvarritej…Qëndroi para selisë së Partisë Demokratike, karshi selisë së Kishës Ordhodokse…Pa kuptuar "mbinë" ushtarë të Gardës…Qëllonin në ajër…Agim Buxheli filmonte, duke qëndruar mbi murin rrethues së godinës…Turma u largua…Busti mbeti në mes të rrugës…U afrova…Trupit i mungonte koka... Koka në Stamboll, trupi në Janinë…Të vranë Ali Pasha, o Ali të shtrinë…Me motivet e kësaj kënge, mora rrugën tek studentët e ngujuar në grevë urie…
…Në hyrje të godinës, koka prej bronzi e diktatorit…Rreth qafës një litar. Përpjekje për ta ngjitur kokën në katin e dytë…Shumë bronz i derdhur. I rëndë…Nga dritaria e katit të dytë "oshëtiu" një thirrje: "Nuk e vlen që koka e diktatorit të ngjitet lart dhe të futet në sallën e grevës së urisë! Uleni!"…Dhe bronzi u përplas në çimento…Lëshoi një tingull të zgjatur…Rënkimi i fundit i kokës së Enveri!...Një realitet i rrethuar nga një mallkim mistik për rracën e diktatorëve…
Ora 21:00.
Studentët janë larguar nga Kinoklubi. Në salla, në korridore ka rënë qetësi…Në hyrje të godinës një kokë gjigante…Në vetmi…Mes mbetjeve të grevës…Në të njëjtën ditë kishin rënë nga piedistali bustet e diktatorit të mallkuar në Durrës dhe Korçë…
Friday, February 18, 2011
Volonte, akuzon opozitën si pengesë për zgjidhjen e ngërçit
Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, si Odes Baysultanov dhe Ramzan Kadyrov
A e dini se çfarë kanë të përbashkët Presidenti i ardhshëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe Presidenti filorus i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov? Të dy janë njerëz shumë të pasur, të cilët janë pasuruar falë bashkëpunimit me Moskën,
dhe bizneset e tyre kryesore i kanë në Rusi ose ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore, që gjithsesi mbeten në rrezen e influencës së Moskës. Kadyrov kur u bë President i Çeçenisë, pas vrasjes së të atit, Ahmed Kadyrov, i cili kishte qenë President më parë, vazhdoi ta shtojë pasurinë që kishte filluar të krijonte i ati. Behgjet Pacolli, pasiqë krijoi pasuri falë biznesit me Rusinë dhe me despotët e ish-republikave sovjetike të Azisë Qendrore, hyri në politikë me aspiratën për t’ u bërë President i Kosovës. Të dy, si Kadyrovi dhe Pacolli kanë kontakte të nivelit më të lartë, prej një kohe të gjatë me qendrën ruse të pushtetit, Kremlinin.
A është ekzagjerim që Behgjet Pacolli të etiketohet si Ramzan Kadyrovi i Kosovës? Behgjet Pacolli betohet e stërbetohet se ai është shqiptar i mirë, se ka hyrë në politikë për të bërë më të mirën për Kosovën, se ai dëshiron që pasurinë dhe lidhjet e tij të biznisit t’ i verë në shërbim të Kosovës. Natyrisht se Pacolli do të gjykohet sipas veprimeve që bën dhe ai mund të rezultojë një shqiptar i mirë, një njeri që do të bëjë aq të mira për Kosovën sa do ta meritojë një monument në qendër të Prishtinës. Tekefundit le të eksperimentojmë edhe Pacollin si kryetar të Kosovës, mund të thotë shumëkush në Kosovë, se edhe ata që mund të vihen në vend të tij nuk është se janë premtues. Kjo është e vërtetë, por mënyra se si e ka vënë pasurinë Pacolli, background rus i interesave të tij të biznisit, fakti që ai graviton në orbitën e biznisit rus në Rusi dhe rreth saj, si dhe fakti që ai në një moment delikat gjatë Luftës së Kosovës bëri proxenet-in e Kremlinit, do të thotë ndërmjetësin e tij politik, e bëjnë eksperimentin “Pacolli” me rrezik tejet të lartë.
Pacolli është një nouveau riche që hyn në politikë, por ai nuk është një nuoveau riche çfarëdo, ai është një nouveau riche i llojit kremlinian, një specie kjo së cilës i përkasin edhe despotët ish-aparatçikë sovjetikë të shteteve të reja të Azisë Qendrore. A mund të pritet që Pacolli në politikë të veprojë si i shkëputur nga gravitacioni i botës së biznisit të tij? Fakti që Pacolli në kohën e Luftës së Kosovës bëri një përpjekje për negocim me proveniencë nga Moska dhe që ishte llogaritur qartësisht për të penguar fushatën e NATO kundër Serbisë, është një tregues se Pacolli ka hyrë në politikë me një agjendë të fshehtë afatgjatë, në këtë linjë. Shkurt Pacolli ka hyrë në politikë për të bërë në Kosovë për Serbinë, diçka të ngjashme me atë që bënë në Çeçeni për Rusinë, Kadyrovët, at dhe bir.
Natyrisht se Rusia dhe Serbia nuk presin nga Pacolli që ai, në cilësinë e kryetarit të Kosovës të firmojë dokumente që do ta rikycin politikisht Kosovën nën Serbi. Ajo që presin Rusia dhe Serbia nga Pacolli-kryetar i Kosovës është që të krijojë kushtet e përshtatshme që Kosova e mbetur (ajo pjesë që Serbia nuk e kontrollon pas coptimit) të blihet me paratë ruse, për llogari të Serbisë. Këtu fjalën e kam që nga ekonomia tek politika. Madje për t’ u kamufluar ky proces, në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ku tashmë si përfaqësues i Kosovës do të ulet në tryezë edhe Pacolli, ky i fundit do të bëjë deklarime të forta, do të inskenohet edhe ndonjë incident mes tij dhe President serb Tadiç, që Pacolli të krijojë reputacionin e njeriut që ballafaqohet me serbët ashtu sikur pritet nga kryetari i Kosovës.
Shumëkush mund të thotë se nëse Pacolli ka një agjendë të tillë, atëherë amerikanët nuk do ta lejonin Hashim Thaçin, që të bënte aleancë me Pacollin dhe të pranonte që Pacolli të bëhej President i Kosovës. Logjika të thotë se kështu duhet të ishte, por nuk duhet harruar që në Washington ka pasur gjithherë një linjë të fortë kundër angazhimit ushtarak amerikan në Kosovë, ndër njerëzit më aktivë të së cilës kanë qenë personalitete të tilla me influencë në politikëbërje dhe në optikën gjeopolitike amerikane si Henry Kissinger. Gjenerali Wesley Clark, komandanti i fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë në 1999, shkruan në kujtimet e veta për presionin që pati ai dhe administrate e Clinton për ndërprerjen e bombardimeve nga ana e njerëzve shumë të fuqishëm në Washington. Kjo linjë kundër Kosovës në Washington është aktive edhe sot, dhe ajo mund të përdorë metoda të ndryshme për të arritur qëllimin e saj. Mjaft që kjo linjë kundër Kosovës në Washington, të influencojë që në Washington të minimizohet rreziku që vjen nga emërimi i Pacollit në postin e kryetarit të Kosovës, dhe qëllimi arrihet.
Ramzan Kadyrovi, pasi erdhi në pushtet në Çeçeni, si kukull e Rusisë, në vitin 2007, emëroi kryeministër kushëririn e vet, Odes Baysultanov, i cili vazhdon të jetë ende kryeministër i Çeçenisë. Në Kosovë po përsëritet precedenti çeçen, por në trajtë karikature. Në Kosovë, “Ramzan Kadyrov” (Behgjet Pacolli) i kërkoi “Odes Baysultanovit” (Hashim Thaçit), që ta bëjë President. Në Kosovë është pra “Odes Baysultanov” ai që po e bën President “Ramzan Kadyrovin”! Thaçi natyrisht që e di mirë se cka po bën, ai nuk është një politikan fillestar, tashmë, se ka qenë në Konferencën e Ramboullet që para 12 vitesh. Thaçi është i ri, dhe nesër ka për të qenë dëshmitar i asaj që mund ndodhë me Kosovën si rezultat i zgjedhjes së Pacollit president, dhe që jo domosdoshmërisht ka për t’ u zbuluar krejt në kohën kur Pacolli do të jetë president. Kështu që Thaçi nuk mund të thotë se: Nuk e parashikova atë që do të ndodhte, kur i mundësova Pacollit që të zgjidhet President.
Pacolli ka një aleat të madh në Kosovë që është dëshpërimi i shqiptarëve të Kosovës, i ardhur nga varfëria dhe mungesa e shpresës, cka do t’ i pengojë që të perceptojnë atë që bën Pacolli. Kjo do të bëjë që Pacolli-kryetar i Kosovës ta ketë më të lehtë për të implementuar agjendën e tij, duke u sjellë në Kosovë si një Mesia, si kryeministri biznesmen i Libanit, Rafic Hariri, pas luftës civile. Kur Pacolli të bëhet President, Kosova do të bëhet ashtu si Libani në kohën që Rafic Hariri ishte kryeministri i tij, dhe Libani u identifikua me kompaninë e Hariri, “Solidere”, për çka Libani u quajt një company-run-country. Edhe Kosova do të bëhet një company-run-country, ku kompania e Pacollit, Mabetex do të jetë ekuivalenti i asaj të Hariri në Liban. Pacolli do të kanalizojë në Kosovë me anë të kompanive të tij miliardat e eurove ruse, prejardhja e të cilave do të kamuflohet lehtësisht falë të infrastrukturës së ndërlikuar që ka krijuar biznesi rus në Europën Perëndimore dhe në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore. Shqiptarët e Kosovës do ta mirëpresin këtë dhe për një periudhë do t’ u duket se jeta e tyre ndryshoi. Shumë njerëz në Kosovë mund të thonë se mjafton që ne të jetojmë më mirë, të ketë punë, rryma elektrike të mos mungojë, të rriten pagat, pa nuk ka rëndësi nëse jetojmë në një company-run-country. E pra, lajmi i keq është se nuk kanë për të jetuar më mirë. Pacolli nuk do ta ndërtojë Kosovën për shqiptarët dhe minoritetet, ashtu që të gjithë të jetojnë më mirë atje, Pacolli do ta blerë Kosovën për Serbinë, me para ruse. Pacolli do të lehtësojë edhe kalimin tek biznesi rus të kompanive publike tashmë të shitura, duke u rishitur.
Po EULEX-i çka do të bëjë gjatë kohës që ndodhin këto gjëra, mund të pyesë shumëkush? EULEX-i do të jetë i paralizuar nga fakti si biznesi rus bën lobin të fortë në qendrat evropiane të vendimmarrjes, për çka po shprehet gjithëherë e më tepër alarm në vendet mëdha evropiane. Kur është fjala për Kosovën, kuptohet, lobingu në kryeqytetet evropiane nuk është dhe aq i vështirë.
Kur të ketë përfunduar blerja e Kosovës, në masën e parashikuar, atëherë shqiptarët do të jenë të tepërt atje. Kështu që do të inskenohet skenari të cilin rusët e quajtën çeçenizim, do të thotë që konflikti çeçeno-rus të projektohej në Çeçeni, midis vetë çeçenëve, ashtu që ata të asgjësonin njëri-tjetrin. Në Kosovë ky skenar mund të quhet Shqiptarizim dhe do të zbatohet duke shkallëzuar konfliktin mes shqiptarëve, në të gjitha llojet e mundshme, politik, religjioz, regjional. Çdo premisë për konflikt do të eksploitohet që prej ekzistencës së radikalëve islamikë në Kosovë, tek konflikti mes Drenicës dhe Prishtinës i krijuar pas vitit 1999, konflikti mes enveristëve të dikurshëm dhe titoistëve etj. Paaftësia e shoqërisë shqiptare të Kosovës për t’ u çliruar nga premisat konfliktuale ka për të rezultuar shumë konvenues për ata që do të çeçenizojnë Kosovën.
Në rrethanat kur KFOR është duke u zvogëluar shumë dhe nuk do të jetë në gjendje që të sigurojë rendin në Kosovë, natyrisht se do të ndërhyjë Serbia kinse për të siguruar enklavat dhe zonat e trashëgimisë kulturore serbe, të përhapura gjithandej Kosovës, aq sa e bëjnë hartën e saj të ngjajë si një copë djathi zviceran, me shumë vrima. Në fakt Serbia do të ndërhyjë për t’ i dhënë dorën e fundit spastrimit etnik të Kosovës nga shqiptarët. Perëndimi natyrisht se nuk mund të ndërhyjë kur shqiptarët vriten mesveti. Pacolli zemërgjerë do t’ u ofrojë shqiptarëve të Kosovës punë dhe jetesë të mirë në ish-republikat sovjetike muslimane të Azisë Qendrore.
Ndoshta nuk ka për të ndodhur asgjë nga këto dhe Pacolli, në mos ka për t’ i bërë të mira Kosovës, së paku nuk ka për t’ i bërë më keq se ai që mund të jetë në vend të tij. Ndoshta, por unë mendoj se Pacolli-President është një eksperiment me rrezik tepër, por tepër të lartë ama. Këtë më mirë se cdo gjë na e bën të qartë vetë libri i Pacollit i botuar kohët e fundit, qartësisht me rastin e agjendës së tij presidenciale. Në këtë libër të ndërtuar si një intervistë e gjatë që Pacolli u jep dy këshilltarëve të vet nga Tirana, çka e bën librin tejet argëtues, në një kuptim të caktuar, për ata që njohin detaje, Pacolli vetëm sa pohon të gjitha dyshimet që shpreha unë më lart. Ai i ka vënë dy këshilltarët e vet nga Tirana, që të bëjnë pyetje të cilat do t’ i japin atij mundësinë që të bëjë një apologji për dyshimet që ekzistojnë rreth tij, e pas të gjitha gjasave edhe të elaborojnë përgjigjet e tij, në trajtën që paraqitet në libër. Por mënyra se si janë ndërtuar pyetjet dhe përgjigjet, vetëm sa zbulojnë se ata që pyesin dhe ai që përgjigjet, janë të vetëdijshëm se këtu ka diçka të mbrapshtë që nuk shkon fare.
kastriotmyftaraj@sot.com.al
Me sy nga Lindja e Mesme
Keta tanet i mbajne syte nga Lindja e Mesme me deshiren per ta bere Shqiperine vater lufte dhe tensioni. Ndersa bota e qyteteruar, Europa dhe Shtetet e Bashkuara, i mbajne syte andej me synimin qe lufta e Lindjes se Mesme te mos dale nga kontrolli. Keta tanet ketu qe bene thirrje per ta bere "Shqiperine si Tunizia", i perkasin periudhes se luftes guerrilase dhe sundimit te gjate komunist; ndersa ata ne boten e qyteteruar punojne me synimin e kundert: qe edhe Lindja e Mesme te arrije sistemin demokratik si ne Perendim dhe, sigurisht, si ne Shqiperi. Ndarja e botes ka mberritur ne nje forme te thikte: Ata qe jane per dhunen dhe kthimin prapa e shikojne Lindjen e Mesme si nje shprese per shperthimin e dhunes; ndersa ata qe synojne Demokracine e vezhgojne Lindjen e Mesme me shpresen se edhe kjo pjese e botes mund t'i bashkohet Perendimit si demokraci dhe si e drejte. Cfare po ndodh ne Lindjen e Mesme dhe cfare po tentojne ish- komunistet ne Shqiperi?! Dje, vija gjatesore e demonstrimeve ne Lindjen e Mesme arriti ne tre mije e njeqind e shtatedhjetepese milje, ose pese mije e kater qind kilometra, qe nga Teherani deri ne Tangia te Marokut. Kur shpertheu Zemerimi kunder regjimit despotik shumevjecar ne Tunizi, lideret e opozites Socialiste (ish- komuniste) beri thirrje per ta perhapur Zemerimin edhe ne Shqiperi. "Pse nuk e bejme Shqiperine si Tunizia?!"- therriti nje nga ish-ministrat e Enver Hoxhes qe sot eshte aleat ne Levizjen Socialiste per Marrjen e Pushtetit me Dhune. Pas kesaj, levizja e Zemerimit u perhap me gjere ne Lindjen e Mesme, por nuk kishte asnje gjase qe te lidhej me Shqiperine. Shqiperia e ka kaluar epoken e diktaturave dhe te pushtetit despotik. Tunizia kishte nje President 38 vjet ne pushtet, ndersa Shqiperia e kishte pasur 50 vjet pushtetin e Enver Hoxhes qe ka leshuar rrenje te lideret e rinj komuniste qe kerkojne pushtetin me dhune. Ne Lindjen e Mesme po rrezojne pushtetin alias Enver Hoxha; ndersa ne Shqiperi lideret alias Emver Hoxha po tentojne te rrezojne sistemin demokratik duke e veshur me idene alias Lindja e Mesme. Ketu eshte paradoksi dhe e verteta thelbesore. Ne Egjipt ra pushteti 30 vjecar i Hosni Mubarak, gje qe shkaktoi interesimin mbare botes dhe te Perendimit vecanerisht. Europa dhe Shetetet e Bashkuara e quajten nje dite zgjimi dhe rilindjeje per egjiptianet. Pas Egjiptit nisi "Dita e Zemerimit" edhe ne hapesirat e tjera te Lindjes se Mesme. Ne Jemen po luftojne per te shtaten dite shesheve te qytetit, ne Bahrein rinia ka dale ne rruge dhe kerkon permbysjen e monarkise si dhe te qeverise prej me shume se tre dekada. Pardje nisen demonstratat edhe ne Banghazi te Libise qe konsiderohej porta e mbyllur perjetesisht per te Drejten. Regjimi i kolonelit Gedaf ka kapur majat e 41 vjeteve, pak me poshte se pushteti i Enver Hoxhes ne Shqiperi, sigurisht. Edhe ne Iran ka nisur lufta kunder regjimit, por ketu parlamenti po kerkon denimin me vdekje per udheheqesin e opozites. Ja, kjo po ndodh ne Lindjen e Mesme. Shtabi qe udheheq dhunen ne Shqiperi sipas modelit te Lindjes se mesme, e mban nje sy atje me qellim qe ta perserise ne vendin tone, ketu afer brigjeve te Europes. Me 21 Janar 2001 e praktikuan dhunen, por nuk mund te merrnin pushtetin. Sepse pushteti ne Demokraci nuk mund te merret me dhune- ja per kete arsye. Ndersa bota e perparuar i mban syte nga Lindja e Mesme me qellim qe te vendoset sistemi demokratik, keta tanet i mbajne syte nga Lindja e Mesme me qellim qe te permbyset sistemi demokratik. Sistemi demokratik ne Shqiperi nisi rrugen qe ne dhjetor te vitit 1990 kur studentet dhe populli i Shqiperise rrezuan diktaturen gjysme shekullore te baballareve te lidereve te sotem te opozites. Tani demokracia ne Shqiperi eshte instaluar si politike, si parlamentarizem, si ligj dhe si orientim. Shqiperia eshte anetare me te drejta te plota ne NATO; ajo dergon paqeruajtes (dhe jo dhune-marres) ne vendet e Lindjes se Mesme, ajo eshte pjese e koalicionit te qyteterimit me te perparuar te Botes. Shqiperia ndodhet ne hapat me te suksesshem per anetaresimin ne Bashkimin Europian dhe ka fituar te drejten e ndritur qe qytetaret e vet te levizin lirisht ne vendet e zones Shengen... Lindja e Mesme po enderron qe ndonje dite te mberrije ne nje maje demokracie dhe sistemi si ne Shqiperi, ndersa shtabi i Partise Socialiste (ish-komuniste) po enderron ta ktheje Shqiperine "si Tunizia"... Ja ky eshte ndryshimi thelbesor. Ndryshimi se Perendimi po veren me kujdesin me te madh qe Shqiperia te mos rrezikohet ne rrugen e saj te drejte. Rreziku nuk vjen nga Lindja e Mesme, por nga disa njerez qe adhurojne dhunen alias Lindja e Mesme, ketu brenda vendit. Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, dje leshoi nje lajmerim per qytetaret qe te kene kujdes para demonstrates qe zhvillon sot shtabi i PS. Sot nuk dihet ku do te jete demonstrata, sot nuk eshte e sigurt se nuk do te shpertheje dhuna; sot nuk ka asnje garanci se mund te kete paqe ne rruge... Keshtu ben thirrje Perendimi. Perendimi ka kuptuar sa i rrezikshem eshte Edi Rama dhe duhet ruajtur prej tij si prej minave. Ndersa ne Lindjen e Mesme Perendimi perkrah zhvillimin e levizjeve per Demokraci. Te dy palet i mbajne syte nga Lindja e Mesme; por ne drejtime te kundert: Njerezit e dhunes- per dhune; Perendimi per te zhvilluar demokracine.
Padia civile: Demonstratat, PS prishi imazhin e vendit
Ambasada e SHBA: Ruhuni nga protesta
Protesta e opozites e paralajmeruar me 18 shkurt ka detyruar ambasaden amerikane t'u beje thirrje shtetasve te saj qe ndodhen ne Shqiperi te bejne kujdes. Paralajmerimi eshte bere paraditen e djeshme dhe ne oret e pasdites u pasua edhe nga nje i dyte, per tubimin e se dieles, njoftuar nga Partia Demokratike. Me ane te nje deklarate leshuar diten e djeshme, ambasada e SHBA-se u ka bere thirrje shtetasve amerikane qe ndodhen ne Tirane te shmangin udhetimet e panevojshme me date 18 shkurt e me tej. Ne deklaraten e saj, ambasada amerikane shprehet se "kemi informacione qe protestat e opozites te zgjasin disa dite rresht". Kurse vijohet: "Ne i njoftojme qytetaret e SHBA, se edhe demonstratat qe jane njoftuar si paqesore mund te kthehen ne dhune dhe te paparashikueshme. Ju duhet t'i shmangni ato nese eshte e mundshme". Ne njoftimin e leshuar dje nga ambasada e SHBA-se, evidentohej fakti se demonstratat e kaluara kane prekur te gjitha arteriet kryesore hyrese te kryeqytetit dhe kane nderprere ne menyre te konsiderueshme rrjedhen e trafikut. Ambasada e SHBA ka keshilluar personelin te shmange zonat ku ndodhin demonstrata dhe te kufizojne te gjitha udhetimet e panevojshme gjate protestave. "Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te cojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne te gjithe vendin. U bejme thirrje qytetareve amerikane te jeni vigjilente dhe te vetedijshem per vendndodhjen tuaj dhe degjoni se cfare raportojne mediat lokale te lajmeve ne lidhje me te gjitha tubimet publike. Qytetareve te SHBA-se po i kerkojme te ushtrojne kujdes te forte, nese ata gjenden prane demonstruesve", thuhen ne deklaraten e ambasades amerikane leshuar diten e djeshme. Paralajmerimi i dyte, vinte per 20 shkurtin, per koncertin festiv qe do te zhvilloje diten e diel Forumi Rinor i Partise Demokratike. Ne nje njoftim zyrtar ambasada e SHBA, kerkon nga qytetaret e saj qe te shmangin zonat ku do te zhvillohet ky miting ne qender te qytetit. Ndersa paralajmeron bazuar ne proceduren qe po ndjek qe prej 21 janarit, se tubimet ne Tirane mund te jene te dhunshme, edhe pse fillimisht deklarohen si paqesore. "Partia Demokratike e Shqiperise ka lajmeruar zhvillimin e nje mitingu te dielen ne 20 shkurt 2011. Ambasada nuk ka informacion specifik per vendin apo zonen ku do te zhvillohet mitingu. Me pare mitingjet publike kane prekur te gjitha arteriet e qytetit dhe zakonisht perreth Parlamentit, Kryeministrise dhe bulevardit, "Deshmoret e Kombit". Personeli i Ambasades se SHBA eshte keshilluar qe te shmang cdo kalim ne zonen e demonstratave dhe te limitojne cdo udhetim gjate kohes se zhvillimit te protestes", thuhet ne njoftimin e Ambasades se SHBA-se qe per shkak te procedures rutine, ne pjesen me te madhe eshte perseritje e atij per kujdes nga 18 shkurti. Nderkohe edhe disa ambasada te vendeve te Bashkimit Evropian, ashtu si heret e kaluara qe nga 21 janari, u kane bere thirrje shtetasve te tyre te qendrojne larg vendeve ku do te grumbullohen demonstruesit me 18 shkurt, ndersa theksojne se qytetaret e vendeve te tyre duhet te shmangin levizjet e panevojshme ne Tirane deri ne perfundim te demonstratave, qe sipas informacioneve mund te vazhdojne disa dite. Keto ambasada kane leshuar deklarata vigjilente edhe ne demonstratat e meparshme te zhvilluara nga opozita. Ambasadat Ambasada britanike e ajo italiane u kane bere thirrje diten e djeshme shtetasve te tyre qe ndodhen ne Shqiperi, te kene kujdes me 18 shkurt pasi demonstratat e PS edhe pse jane paralajmeruar paqesore mund te rezultojne si ajo e 21 janarit. Apeli "Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te cojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne te gjithe vendin. U bejme thirrje qytetareve amerikane, te jeni vigjilent dhe te vetedijshem per vendbanimin tuaj, degjoni se cfare raportojne mediat lokale te lajmeve ne lidhje me te gjitha tubimet publike".
Thursday, February 17, 2011
Zbulohen detajet, nesër jo demonstratë, por protestë pa afat
Tiranë, 17 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana – Tubimi i nesërm i Partisë Socialiste do të mbledhë njerëzit jo për një demonstratë por për një protestë, konfirmojnë për agjencinë NOA, burime nga partia më e madhe e opozitës.
Protesta, pritet të vazhdojë deri në mbrëmje. Plani është që kjo protestë të vijojë me numër të reduktuar gjatë gjithë natës, por kjo ende nuk është saktësuar nga drejtuesi i PS.
Sakaq, protesta ka si plan që të vijojë për disa ditë me radhë pa afat, por pengesë kryesore e socialistëve del data 20 shkurt kur mazhoranca ka paralajmëruar një tubim festiv.
Të njëjtat burime nga PS i thanë NOA-s se strategjia që do të ndiqet do të lidhet shumë me ecurinë e protestës por e rëndësishme është edhe se sa do të jenë njerëzit të disponueshëm të qëndrojnë gjatë, përjashtuar ata persona që mund të mbështeten financiarisht përmes bisnesmenëve të majtë.
Burimet pranë Partisë Socialiste i thanë sot agjencisë NOA se mitingu protestë do të nisë zyrtarisht në orën 16.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë Kryeministrisë.
Atje do të ngrihet një podium ku do të qëndrojë lideri i PS, Edi Rama dhe drejtues të disa partive të tjera që bëjnë pjesë në Opozitën e Bashkuar.
Gjithashtu në podium dhe pranë tij do të jenë familjarë të viktimave të 21 janarit.
Para se protestuesit të mblidhen në bulevard pranë Kryeministrisë, do të nisë grumbullimi i tyre nga Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, vendi i quajtur Zogu i Zi ose Sheshi Rilindja, Rruga e Elbasanit, Bulevardi Zogu i Parë.
Gjatë përshkimit të rrugëve të mësipërme deri në bulevard, protestuesit (organizatorët që i prijnë nga Tirana dhe rrethet), janë porositur që të mos lëshojnë thirrje por të lëvizin në heshtje drejt bulevardit, duke mbajtur në duar pankarta me thirrje për largim të qeverisë “Berisha” dhe zgjedhje të parakohshme.
Ndërkohë, Partia Socialiste përmes kryetarit të degës Tiranë, Besnik Bare, ka dërguar në Policinë e Tiranës sot, një kërkesë zyrtare. Përmes saj i kërkohet forcave të rendit të marrin përsipër mbikëqyrjen dhe sigurimin e rrugëve të lira për protestues në akset e mësipërme duke nisur nga ora 14.00 dhe në vazhdim. Po ashtu është kërkuar dhe marrja përsipër e ruajtjes së rendit dhe mbajtjes hapur të bulevardit në dispozicion të protestuesve, nga ora 16.00 deri në 20.00.
Mbetet të shohim mbrëmjen e nesërme sesi do të precipitojë protesta e opozitës.
Le Shqipërinë, zhvendoset në Spanjë

Këngëtarja, Ingrid Gjoni, që prej pak javësh i mungon Tiranës, duket se nuk ka ndër mend të kthehet në vendin e saj. Pas qëndrimit në Zyrih, këngëtarja është nisur drejt Milanos, për një koncert, ndërsa destinacioni i fundit ishte Spanja. Dhe kjo, jo si një qëndrim disa ditor për ndonjë koncert, por shumë më tepër.
Këngëtarja ka vendosur që për disa kohë të jetojë larg Shqipërisë dhe vendi i saj i jetesës së re, do të jetë pikërisht vendi turistik i Europës. “Do të jetoj për disa kohë atje. Kam nevojë të shkëputem për momentin nga Tirana”, tregon ajo. Nuk dihet nëse kjo shkëputje e Gjonit ka lidhje me aktivitetin e saj muzikor, apo jetën private. Këngëtarja nuk jep komente, por rrëfen se ndihet plotësisht e lumtur në këto pushime që i ka kushtuar vetes./vip.shqiperia
Kosovapress: Një ruse do bëhet First Lady në Kosovë?

Përfaqësuesit e institucioneve të larta shtatore dhe pretendentet e këtyre posteve, në vendet demokratike, gjatë veprimtarisë së tyre politike dhe punës institucionale mbështeten fuqishëm edhe nga bashkëshortet e tyre.
Kjo praktikë në vitet e fundit ka filluar të funksionojë edhe në Kosovë, por i vetmi që nuk është parë kurrë me bashkëshorten e tij, as gjatë fushatës zgjedhore, e as në aktivitete tjera, është kandidati për president të Kosovës, Behgjet Pacoilli, duke mos u dhënë mundësinë qytetarëve të Kosovës të mësojnë se kush do të jetë zonja e parë e Republikës së Kosovës.
Madje as në shkrimet e shumta për biografin e tij nuk shkruan se kush është bashkëshortja e tij. Rasti i rrallë që Pacolli kishte përmendur bashkëshorten e tij, por pa emër, është njoftimi që ditë më parë ka bërë në "Facebook" për lindjen e djali të tij Diarit.
"Miq të nderuar, ju njoftoj se në familjen time këto ditë kemi momente gëzimi, Zoti na ka gëzuar, im shoqe ka lindur edhe një djalë, e kemi pagëzuar Diar, i lindur më 26. 01. 2011 në ora 17:56 min, 4.8 kg, 55cm i gjatë", ka shkruar Pacolli në profilin e tij, njofton Kosovapress.
Krejt çka Kosovapress ka mundur të mësojë për bashkëshorten e Pacollit, është një interviste e Begjet Pacollit që i ka dhënë revistës kroate "Nacional" në vitin 2007, në të cilën tregon se bashkëshortja e tij është Maria Pacolli, lindur në St. Petersburg të Rusisë, e cila tani është 33-vjeçare. Madje aty është e botuar edhe një foto e saj bashkë me Pacollin.
Edhe për kundër insistimeve të shumta për të marrë informacione rreth biografisë së Behgjet Pacollit, zëdhënësi i AKR-së, Arbër Geci, nuk u tregua i gatshëm për dy ditë të përgjigjet për Kosovapress, me arsyetimin se ishte i zënë. Fjalia e vetme që në një rast ka thënë Geci, ishte se nuk mund të flas për këtë çështje pa biseduar me presidentin.
"Nuk mund të ju përgjigjem ne lidhje me këtë pa u konsultuar me presidentin Behgjet Pacolli", tha Geci.
Ish-këshilltari për informim i ish-presidentit Fatmir Sjediu, Xhavit Baqiri ka thënë për Kosovapress se në Kushtetutën Republikës së Kosovës e përcaktohet qartë që presidenti është faktor i uniteti i popullit të Kosovës.
"Nuk dua të paragjykoj në askënd, secili kandidat për këtë postë të rëndësishëm do të duhej të kishte absolutisht biografi të qartë të pastër dhe të mos të ketë asnjë shifër më të vogël. Kushdo qoftë që zgjidhet president i Republikës së Kosovës të ketë atë, rol dhe të jetë një faktor i rëndësishëm unifikues edhe në kuadër të skenës politike, por edhe qytetare, të ketë një kontakt edhe me shoqërinë civile", tha Beqiri.
Ai ka shtuar se do të ishte absolutisht e nevojshme që secili kandidat të bëjë të qartë gjithçka që do t'i interesonte qytetarëve të Kosovës, pasi që posti i presidentit është një post i rëndësishëm.
Në librin biografik "Nga sfida në sfidë jeta, Behgjet Pacolli", ai shkruan se ka katër fëmijë, tri vajza e një djalë, duke përfshi edhe dy vajzat nga martesa e parë, ndërsa fëmija i pestë i ka lindur në janar të vitit 2011. Por, nga ajo që dihet është se Pacolli për disa vite ka qenë i martuar edhe me shqiptaro-italianen Ana Oksa. Po ashtu në libër shkruan se ka një familje të lumtur me gruan e tij të quajtur Masha.
Nëse Behgjet Pacolli merr miratimin e Kuvendit të Kosovës për president të vendit, ish-zonja e parë e Kosovës pas Fanë Rugovës, Nezahete Sejdiut dhe bashkëshortës së u. d. të presidentit të tanishëm Jakup Krasniqi, Sevdije Krasniqi, do të jetë 33 vjeçarja Maria Pacolli, siç thotë në intervistë, apo Masha siç shkruan në libër.