Për të nuk flisnin vetëm personalitetet që e njohën nga afër. Për të
flasin të gjithë shqiptarët, ngase figurën e tij e kanë parë përmes
filmave më të shikuar dhe më të vlerësuar në kohën e diktaturës në
Shqipëri. Ndrekë Luca, aktor, me prejardhje nga Dukagjini, qysh në
moshën fëmijërore familja e tij kaloi në qytetin e Shkodrës. E quanin
“katunar”, “malok” por personaliteti dhe thjeshtësia e tij zinte vend në
kujtimet e shumë regjisorëve, aktorëve të tjerë që patën rastin ta
njohin.
Përgjithësisht rolet e Ndrekë Lucës, në
kinematografinë shqiptare përbënin natyrë tjetër se çfarë ishte ai në jetën private, në ditët kur jetonte pranë familjes së tij. Për të, regjisori nga Shqipëria, Mevlan Shanaj, nën përkrahjen e “Top Channel”, ka realizuar dokumentarin kushtuar Ndrekë Lucës, me një minutazh prej 60 min. dhe skenografi të Natasha Lako që, njëherësh ishin dy njerëzit që edhe e njohën personalisht dhe e kanë ndjekur hap pas hapi punën e Ndrekë Lucës. Këta erdhën në Kosovë për nder të 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe, dokumentari i tyre u shfaq në kinemanë ABC në kryeqytet.
“Ai ishte figura më e çmueshme e artit kinematografik shqiptar, duhet çmuar puna e tij”, tha skenografja, Natasha Lako. Përveç kësaj ajo thotë se si vështirësi e kësaj pune që është bërë për aktorin Ndrekë Luca, është aq e madhe dhe komplekse duke pasur shumë role dhe, siç thotë Lako, është një punë mjaft kërkuese për të arritur pikën e kërkuar. “Për të gjetur rolet e tij, momentet më kulminante që spektatori i sotëm të shohë atë mjeshtërinë e tij në pikat më të veçanta. Në çdo apekt, ishte e vështirë që figura e tij të seleksionohet”, tha Lako.
Ndërsa, poeti Agim Vinca, që qe i pranishëm, tha se ishte një film dokumentar i realizuar për mrekulli, për njërin nga aktorët më të fuqishëm të skenës të filmit shqiptar. Ndërsa për të ai tha se në këtë ditë ndihet i emocionuar dhe, në ditët festive siç është 5-vjetori i pavarësisë, duhet të jepet kontribut më i madh në kësi lloj veprimtarish artistike. “Ndrekën e kam pa në skenë, kam fol me të por vërejtja ime është për regjisorin Shanaj, ngase është dashur që të intervistojë më shumë kosovarë e jo të kalohet ashtu vetëm me regjisorin Ekrem Kryeziu dhe me dy-tri fjalë nga ai”, u shpreh Vinca.
Ndërsa si iniciatorë për shfaqjen e këtij dokumentari, Naser Shatrolli për dokumentarin dha vlerësim të madh. Ai tha se këtë dokumentar e kishte parë në “Top Channel” dhe tha se e ka menduar që për nder të 5-vjetorit të shfaqet edhe në Kosovë. “Puna sikur e Ndrekës, nuk është e mjaftueshme as dokumentari as libër, për njerëz të tillë duhet bërë më shumë”, tha Shatrolli. Ndrekë Luca, që në fëmijëri ka pasur pasion për aktrimin. Ky pasion do ta shtyjë atë që në vitin 1950 të kërkojë nga organet e kohës të aktivizohet më Teatrin e Ushtrisë pas mbërritjes së tij në atdhe në përfundim të Shkollës së Aviacionit, të përfunduar në ish- Jugosllavi. Rolet e tij kanë qenë të shumta në filma si: “Udha e shkronjave”, “Balada e Kurbanit”, “Komisari i Dritës”, “Oshëtimë në Bregdet” dhe shumë filma të tjerë. I martuar me aktoren Mimika Luca. Ndahet nga jeta dhe nga familja e tij më 16 janar të vitit 1993. Për nder të tij Bashkia e Tiranës në vitin 2005 ka titulluar me emrin e tij një nga rrugët e kryeqytetit. Për meritat e tij artistike, Ndrekë Luca është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.

No comments:
Post a Comment