Kajtaz Gecaj
Qytetarët joserbë të veriut të Mitrovicës, kanë përjetuar edhe një
provokim tjetër, të shtunën në orët e paradites, nga simpatizantë të
Vojisllav Sheshelit, i cili ka dhjetë vjet që ndodhet në qelitë e
Tribunalit të Hagës.
Pothuajse në secilën pjesë të veriut të Mitrovicës, simpatizantët e Partisë Radikale Serbe, kanë vendosur portrete dhe pllakate të të akuzuarit për krime lufte, në të cilat në cirilikë shkruan “10 vjet të tiranisë së Hagës dhe shkatërrimit të Serbisë”.
Simpatizantët e kriminelit Sheshel, përveç që kanë vendosur fotografi të tij pothuajse në çdo pjesë të veriut të Mitrovicës, në 10-vjetorin e dorëzimit të tij në Hagë, kanë defiluar me vetura rrugëve të lagjeve me popullatë të përzier, duke provokuar me aktivizimin e borive dhe duke kënduar këngë çetnike.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të Mitrovicës, që të shkojnë në Beograd dhe të marrin pjesë në numër sa më të madh në protestën që do të mbahet të dielën në Beograd, në 10-vjetorin e dorëzimit të tij në Hagë.
Kryetari i radikalëve, Vojisllav Sheshel, i cili akuzohet për krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës, por edhe gjatë luftës në Bosnje, ishte dorëzuar vullnetarisht para 10 vjetëve, i përcjellë madje edhe me muzikë nga simpatizantët e partisë së tij dhe të udhëheqësve të kësaj partie, në mesin e të cilëve edhe të Tomisllav Nikolliqit, i cili atëherë ishte nënkryetar i Partisë Radikale Serbe.
Vojisllav Sheshel pretendonte se Gjykata e Hagës nuk do të mund ta dënonte dhe ta mbante kaq gjatë në burg, sepse, siç pati deklaruar ai, “po shkoj në Hagë për të ngadhënjyer ndaj të gjithë atyre që janë kundër Serbisë dhe popullit serb”.
Por, gjykimi i tij po zgjatej ndërsa provat e paraqitura nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës jepnin pak shpresa për kriminelin Sheshel, kështu që dy prej njerëzve kryesorë të Partisë Radikale Serbe, nënkryetari Nikolliq dhe sekretari i përgjithshëm SRS-së, Aleksandër Vuçiq, lëshuan partinë dhe themeluan Partin Përparimtare Serbe (SNS), e cila ngadhënjeu në zgjedhjet e vitit të kaluar, ndërsa Nikolliq fitoi zgjedhjet dhe u bë pasardhës i Boris Tadiqit.

No comments:
Post a Comment