Kujtim Boriçi
Kujtim BoriçiDosja sekrete e gjyqit të Kadri Hazbiut
Peçini: ’Takova me urgjencë Sokolovin, atasheun rus. Ai më dha një zarf tepër sekret, të cilën ia dërgova Mehmet Shehut që më priste në zyrë”
Debatet mes të akuzuarve Kadri Hazbiu, Llambi Peçini, Llambi Ziçishtit e Xhavit Ismailaga në seancën e 8-të të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut (gjykimi nisi më 23 gusht 1983) dhe ndërhyrjet e kryesuesit Aranit Çela, nxjerrin detaje të panjohura të prapaskenave të Konferencës së Partisë së Tiranës në vitin 1956, përkatësisht mënyrën e veprimit e maskimit të ‘grupit armiqësor të vënë në shërbim të zbulimeve të huaja, kryesuar nga Mehmet Shehu’. “Më takoi Mehmeti gjatë punimeve të konferencës dhe më thotë në orën 4 pas dite, të shkoja në zyrë. Me dërgoi në ambasadën ruse ku takova Sokolovin, i cili më dha një zarf të rëndësishëm nga Moska për Mehmetin”- pohoi mes të tjerave në këtë seancë Peçini…
Vazhdon seanca e 8-të.
Kadriu:- …Kujt ia ke thënë?
Xhaviti:- Hetuesisë.
Kadriu:- Hetuesisë.
Xhaviti:- Po, e kam thënë që në minutën e parë…
Kadriu:- Cilit hetuesi?
Xhaviti:- I kini aty të gjithë ç’janë, i kam thënë, bile kam thënë edhe për të tjerë. Kam thënë për Llmabi Ziçishtin, për Nesti Nasen i kam thënë qe edhe këta janë bashkëpunëtorë….
Kadriu:- Të mbahet shënim i nderuar kryetar. Domethënë e paskan fshehur hetuesit këtë denoncim të këtij që paska thënë që në fillim që unë isha tradhtar…. Edhe nga e dinte ky që unë isha tradhtar! Se këtu, dhe në procesverbal, nuk tha gjë për mua që ky e dinte që jam tradhtar? Nga e dije që e paske thënë që në fillim zotrote?
Xhaviti:- Që në fillim, jo zotrote, s’ka zotrote, mos na ofendo…
Kadriu:- Nuk të ofendoj! Jo, të respektoj…
Kryetari:- Mirë, pyetje tjetër?
Kadriu:- Jo, nga e dinte që isha tradhtar unë edhe e paska denoncuar në hetuesi?
Xhaviti:- E dija nga fotografia qe kishe dhe e kisha marrë vesh nga ana e Feçor Shehut…
Kryetari:- Nga ajo ke arritur në konkluzion?
Xhaviti:- Po.
Kadriu:- Cilit hetuesi ja ka dhënë këtë deponim, deponimin e fundit që është reflektuar në procesverbalin e dhënë? Cilit hetuesi, dhe a është i njëjti hetues me të cilin ke punuar ti dhe ke dhënë deponime të tjera…
Xhaviti:- Janë shumë, janë 4 a 5 hetues që ja u kam dhënë…
Kadriu:- Kujt ia ke dhënë këtë të fundit…?
Xhaviti:- Të fundit për ty?
Kadriu:- Të fundit për mua.
Xhaviti:- Fillimisht ia kam dhënë Raqi Ifticës… Që në fillim…
Kadriu:- Jo, jo. Flas për ato që implikojnë bisedën që ke bërë me Feçor Shehun në klinikë, kujt hetuesi. Edhe a është ky hetues që të kishte pyetur me parë?
Kryetari:- Kjo është, ne, i pandehur Kadri, është e shkruar në procesverbal domethënë…
Kadriu:- Jo, pyes këtë, a është i njëjti hetues që ka marrë edhe më përpara këto gjëra. Jo në fillim, por që i ka marrë në vazhdim, apo ka vajtur vetëm për këtë çështje.
Xhaviti:- Jo vetëm për këtë çështje. Unë i kam dhënë të gjitha për të gjithë…
Kadriu:- Hë, e posi. Për bisedën me Argan Hajtiçin, hollësitë që jep pse nuk i thotë në procesverbalin e tij po i shpjegon tani!. Në procesverbalin e tij, Argan Hajtiç, thotë, domethënë, shkurt, në mënyrë fragmentare, është në procesverbal, që Beqir Balluku dhe Kadri Hazbiu nuk pranuan të më japin. Ata, tha ai, e kanë gabim se ne kemi qenë shokë gjatë luftës dhe jo kështu siç shtjellohej tani…
Xhaviti:- Jo, jo. Edhe këtë e kam thënë, qe kemi qenë për një Konfederatë Ballkanike dhe ato kanë qenë komplet…
Kadriu:- Mirë, do të thotë hetuesi pse nuk e ka reflektuar…
Prokurori:- Kemi pasur pikëpamje të njëjta…
Kadriu:- Po mirë, të njëjtët, për sa i përket luftës, kupton, kur ishin marrëdhëniet kështu, jo Konfederatë e gjëra të tjera….
Prokurori:- Kemi biseduar dhe për çudi thotë, ka thënë ky në hetuesi, kam takuar në një rast Hajtiçin, me tha se kërkova takim me Kadri Hazbiun dhe Beqir Ballukun por refuzuan të takoheshin. Me vjen çudi, edhe unë shkurtimisht e kam, ë, ne kemi qenë shokë të ngushte me njeri-tjetrin. Me parë unë kam biseduar për çdo gjë me ata dhe kemi pasur pikëpamje të njëjta….
Kadriu:- Me kë, me atë..?
Prokurori:- Ai, me ju të dyve, me ty dhe Beqir Ballukun, kështu ka thënë në hetuesi. Me datën 25/11/1982
Kadriu:- Thotë ky, po nuk është kështu, nuk e keni marrë mirë. Shikojeni një çikë…
Prokurori:- Si faqe dosje nuk e kam, kam vetëm datën…
Kryetari:- Nëse, e shikojmë. Shko, ulu. I pandehur Llambi Peçini. Ti akuzohesh ndërmjet të tjerash për krimin e tradhtisë ndaj Atdheut në formën e spiunazhit. Jep shpjegime…
Llambi:- Kurrë nuk kam qenë agjent i zbulimeve të huaja. I ndonjë zbulimi te huaj apo i ndonjë personi të veçantë. Kurrë nuk kam qenë armik i Partisë, veçse ushtar besnik i saj dhe i shokut Enver. Unë ne disa procese të miat kam deklaruar, kam bërë deponime. Unë e thashë pak në gjyqin e parë, kur dola për të dalë dëshmitar, që ato deponime i kam dhënë.
Kryetari:- Ti këtu akuzohesh pikërisht për krimin e tradhtisë ndaj Atdheut. Të drejtë ke të thuash mendimin tënd. Ne tani të pyesim për këtë ty se janë një sërë deponimesh, të themi pyesim, të thashë njëherë, se ti the një çikë, më the dhe mua që ti beson apo nuk beson. Unë nuk të kam thënë as besoj, as nuk besoj. Unë jam gjykatës dhe verifikoj, ketë po, e bëj. Edhe trupi gjykues i tërë, verifikon.
Tani ty të akuzojnë për tradhti ndaj Atdheut, jo vetëm për aktakuzën por edhe nga të pandehurit që u ngritën këtu. I dëgjova. I pari njëherë, gani Kodra, të thotë që ky edhe më ka rekrutuar. Si e shpjegon këtë punë që thotë Ganiu?
Llambi:- Do ta them atë të Gani Kodrës. Gani Kodra gënjen, ja pse. Gani Kodra tha për Qemal Voglin që ishte shqetësuar sepse ishte arratisur qemal Vogli edhe kur ky erdhi në Francë, e më tha, si do bëhet me mua se mos marrin ndonjë masë. Unë s’di fare njëherë për Qemal Voglin se kur ishte arratisur. Unë e mora vesh, ky me tha. Që ti shkruaja unë Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut, pse? Për ta falur Gani Kodrën, kështu domethënë tha Ganiu. Po mirë, po fakti që Gani Kodra erdhi në Paris, doli jashtë shtetit, domethënë, se kjo çështje ishte sqaruar nga Ministria e Brendshme. Domethënë që kishte apo nuk kishte faj. Kishte apo s’kishte përgjegjësi kjo çështje, ishte sqaruar nga ministria e Brendshme përderisa e kishte lejuar Gani Kodrën pas arratisjes së Qemal Voglit në Paris. Atëherë ç’më mbetej mua për të sqaruar?
Kryetari:- Pikërisht, atë thotë ai, domethënë që dhe vajtja ime në Paris, e gjithë këto, asnjë qëndrim nuk u mbajt…
Llambi:- Jo, jo, ai tha kështu. Më falni kryetar i Gjykatës se Lartë, ai tha kështu, domethënë që unë e qetësove duke i thënë mos u bëj merak se do ti shkruaj unë Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Domethënë, ai ishte shqetësuar për këtë. Atëherë çfarë do ti shkruaja unë Mehmet Shehut e kadri Hazbiut! Një herë, Mehmet Shehu ishte kryeministër, Kadri Hazbiu ishte ministër i Brendshëm! Çfarë ti shkruaja unë nëse do ti shkruaja!?. Do ti shkruaja Kadri Hazbiut, jo Mehmet Shehut.
Kryetari- Po mirë, ketë, Gani Kodra pse të ta bëjë ty? Me Gani Kodrën keni pasur ndonjë armiqësi ju Llambi Peçini?
Llambi:- Jo nuk kam pasur.
Kryetari:- Keni pasur shoqëri?
Llambi:- Kemi pasur.
Kryetari:- Keni qenë shokë të ngushtë?
Llambi:- Jo shokë të ngushtë, po shokë kemi qenë..
Kryetari:- Jo në punë, po them dhe jashtë pune…
Llambi:- Shokë kemi qenë.
Kryetari:- Ju keni pasur marrëdhënie të ngushta?
Llambi:- Po.
Kryetari:- Atëherë, pse duhej të të implikonte ty në këtë proces Llambi Peçini, ç’interes kishte?
Llambi:- Kush, Gani Kodra?
Kryetari:- po, Gani Kodra do ti japë një shpjegim qëndrimi të tij armiqësor sepse ky qe jashtë shtetit, ky qe me të birin e kryeministrit, me të birin e tradhtarit Mehmet Shehu… Do jepte një shpjegim?
Llambi:- Do jepte shpjegim!
Kryetari:- Gani Kodra thotë më ka përkrahur edhe në ngritjen time e në të gjitha?
Llambi:- Tani ka një gjë. Të shikohet se ka dokumente për ketë. Në Ministrinë e Brendshme nuk bëheshin kështu, që gjoja unë, me një fjalë, në degën e kuadrit, dhe hop ngjitej e vinç tjetri, ngrihej në përgjegjësi. Te shikohet…
Kryetari:- Ti si drejtor mbase do të kishe ndonjë…
Llambi:- Nuk është hetuar për ketë kryetar i gjykatës. Po mirë unë e bëra këtë, dalë nga të dale, po te Ganiu mbeta unë, asi, Ganiu ishte asi! Po unë mund të rekrutoja po të ishte për të rekrutuar, kryetar i gjykatës, mund të rekrutoja shumë më mirë se Ganiu.
Kryetari:- Në procesverbalin tënd të datës 2 tetor ti thua…, unë po të lexoj thëniet e tua aktualisht…
Llambi:- I kam thënë.
Kryetari:- ..Unë kam qenë në lidhje direkt me Mehmet Shehun. Kur Mehmet Shehu u bë ministër i Punëve të Brendshme, një dite kur po zhvillonte punimet Konferenca e Tiranës, pas Plenumit të 12-te, ai më thirri në zyrë dhe me tha: Kam dëgjuar se të ka rënë morali, të ka thënë ai, por mos u tremb, unë e di që ti më ke survejuar por nuk do të hakmerrem që këtej e tutje, do të më shërbesh mua. Në këtë rast më dërgoi me porosi në ambasadën sovjetike tek Sokolovi për çështjen e tërheqjes së disa materialeve që kishin ardhur në Durrës. Është kjo?
Llambi:- Jo, nuk është. Ja një minutë, ta them unë. Pas Plenumit te 11-të kur u godit vija trockiste e Koci Xoxes që kishte shtrembëruar vijën e Partisë, unë isha shumë i rënë moralisht se me punën time ashtu si edhe shume oficerë të Sigurimit, me punën time kisha dëmtuar Partinë kur unë mendoja se punoja për Partinë. Edhe zura Kadri Hazbinë atë ditë që bëhej Konferenca dhe i thashë: Nuk dua të qëndroj më në Sigurim, na çelësat i thashë se nuk dua të punoj. Mirë, me tha, ti themi Mehmet Shehut se ai kishte ardhur ministër. Më mirë, thashë, punoj mësues. Ku do vesh,- tha. Me mirë punoj mësues në ndonjë fshat por e di që punoj për Partine, se sa te punoj-i thashë. Pastaj nuk i dal dot përpara Mehmet shehut, i thashë, për arsye se kam urdhër për ta survejuar dhe vërtetë kështu ka qenë kjo…
Kryetari:- Mehmet Shehu të ka dalë në sy kështu në këtë bisedë?
Llambi:- Më ka dalë. Unë i kam thënë ato, unë e kam thënë, hetuesia e ka veshur…
Kryetari:- Po mirë, ti zhvishe.
Llambi:- Mirë, ja po e zhvesh unë. Tani kishin ardhur disa materiale luftarake nga Stalini. Stalini i dërgonte, edhe me thërret Mehmet Shehu. Mehmet Shehu vjen në Konferencën e Tiranës dhe kur më takon mua takon plot oficerë të tjerë. Kur erdhi ky, unë gatitu, si të gjithë të tjerët oficerë dhe më tha do vish pasdreke në ora 4 në zyrë tek unë. Merru leje këtu, me tha. Tuk Jakova drejtonte seancën se shoku Enver erdhi vetëm në fillim dhe erdhi ne fund pastaj që dha konkluzionet. Edhe unë kështu bëra. Vajta atje dhe më tha do të të ngarkoj një detyrë. E, të ka rënë morali në fund te këmbëve. Unë e kuptova që i kishte thënë Kadriu. Po i thashë unë. Unë me punën time e kam dëmtuar Partinë. E di tha, e di dhe atë që më ke survejuar mua, po ti vazhdo punën. Kjo shprehje ti vazhdo punën është shkruar në një procesverbal tjetër mbas këtij procesverbali kur është thënë ne ngarkim te Kadri Hazbiut. Unë tha nuk të kam thirrur për këtë, por të kam thirrur për të të ngarkuar një detyrë. Një detyrë shumë të rëndësishme dhe tepër sekrete. Ketë punë e di Enver Hoxha, e di unë tha e di edhe Kadri Hazbiu. Tani po e merr vesh edhe ti më tha. Do shkosh të takosh kolonelin Sokolov. Kolonel ishte atëherë dhe ushtarak i ambasadës sovjetike. E njeh? Po, e njoh, i thashë. Po ku e njeh? I kam dërguar buletinin e informacionit të Sigurimit të Ushtrisë, në bazë të urdhrit të Mehmet Shehut që kur ishim ne Sigurimin e Ushtrisë. Edhe Kadri Hazbiu e di këtë. Mire tha, do vesh të marrësh kontakt me Sokolovin edhe do ti thuash për këto materiale që dërgon Stalini. Shkoj unë tek Sokolovi edhe bisedojmë frëngjisht në atë kohë. Edhe ai me thotë se kanë ardhur me Çaturin, me duket nuk me kujtohet mirë, po kanë ardhur me Çaturin
Kryetari:- Nejse, s’ka rendësi. Vajte tek Sokolovi për këtë punë…
Llambi:- Edhe pasi mbarova punë, domethënë, që i tërhoqëm të gjitha materialet, dhe i vumë ne repartin 100 në Durrës. Pasi i vumë atje të gjitha këto materiale, atëherë erdha dhe i raportova Mehmet Shehut. Edhe ky më tha bëj një vërtetim që i ke tërhequr këto materiale po në emrin tim edhe i firmosi ai
Kryetari:- Domethënë ka qenë kështu kjo?
Llambi:- Kështu.. (Vijon nesër)
Përgatiti për botim: Kujtim Boriçi
SOM 1
‘Aranit Çela i drejtohet Llambi Ziçishtit: Ti këtu akuzohesh pikërisht për krimin e tradhtisë ndaj Atdheut. Të drejtë ke të thuash mendimin tënd. Ne tani të pyesim për këtë ty se janë një sërë deponimesh. Unë nuk të kam thënë as besoj as nuk besoj. Unë jam gjykatës dhe verifikoj. Ty të akuzojnë për tradhti ndaj Atdheut, jo vetëm për aktakuzën por edhe nga të pandehurit qe u ngritën këtu. I dëgjova. I pari njëherë, gani Kodra, të thotë që ky edhe me ka rekrutuar. Shpjegoje punën e Ganiut”
SOM 2
“Në orën 4 pas dite, kur zhvillohej konferenca e Partisë për Tiranën, më thirri Mehmeti në zyrë e më tha: ‘Të kam thirrur të ngarkoj një detyrë të rëndësishme. Këtë detyrë e di unë, Kadriu e po e mëson dhe ti. Do shkosh të takosh kolonelin Sokolov në ambasadën ruse. Do të të japë disa materiale të rëndësishme që i ka dërguar Stalini. Është detyrë sekrete’. Unë shkova, takova Sokolovin, kreva porosinë e ja dhashë Mehmet Shehut”
No comments:
Post a Comment