Kjo puna e përgjimeve e kish sëkëlldisur shumë Erionin e Veliajve. Jo
se e besonte shumë, po nganjëherë shejtani çfarë nuk bën. Sikur të
ishte e vërtetë ajo që thoshin Pirroja me Ilirin. Jo për gjë, po pse
havale kot. Tashi ai nja dy telefonata të pafajshme kish bërë, një për
punën e shtëpisë, domethënë vilës nja 200 mijë euro, një pazar i vogël
ashtu, për kontributet e mëdha që ka në humbjen e socialistëve në vitin
2005, por dhe ca të tjera me kushëririn e tij Engjëll Veliaj, kryetarin e
komunës së Tërpanit, që u bë copë derisa e vuri atje. Tani Erioni
është gjithë ai personalitet në PS e çfarë, nuk do të vinte kushon e tij
kryetar komune, si thoni ju? Dhe kushëri, sa shkoi, duket se e ka hapur
shpatën mirë. Mor s’ka lënë gjë pa bërë, merr fonde e fut në xhep. Po
do t’i bëjë ai, se ka kushëririn udhëheqës dhe nuk i hyn gjemb në këmbë.
Madje, thonë se jo vetëm në Tërpan, por dhe poshtë e përpjetë Beratit
rreh gjoksin dhe thotë se, sa të ketë kushëririn, s’e vret shumë
mendjen. Nga ana tjetër, ka filluar të bëjë dhe lista diplomatësh,
shokë e miq të kryetarit, që t’i dërgojë më pas në Evropë, kur Erioni të
bëhet ministër i jashtëm. Dhe piketat për këtë i ka hedhur vetë Erioni
me kohë. Që kur nisi letrën për Griseldën në Parlamentin Europian, tani
rrugën e kanë të hapur. Dhe bën vaki që ata “mistrecët” e Beratit e lënë
dhe një herë me gisht në gojë Erionin, siç e lanë në zgjedhjet e
2009-s, pa ta shihni ju se çka për të punuar Engjëlli! Në rast se tani
lë ndonjë kockë për rrugët kushëriri, pasi e ka mbushur xhepin, tani e
mbrapa asgjë nuk do të shkojë. Ja, këto muhabete kish bërë Erioni në
telefon dhe kish hall mos i dilnin pazarit
Bamiri sakrifikon për librin e Zenepes, desh mbytet në mes të detit
Këtij Bamirit nuk i ecën fare! Ndërsa kish vajtur me gjithë eskortë në Bari të Italisë, i mbetet trageti rrugës dhe kish mbetur nja 20 e ca orë në det. “Po pse s’vajti me avion?” – do të thoni ju. Ehe, me ç’duket, tani në fund të mandatit sikur s’po pyet njeri për Presidentin tonë. Po kafexhinjtë u bënë kuriozë se pse e kish marrë mundimin Presidenti i nderuar tërë atë rrugë deri në Bari. Dhamë e morëm e më në fund sqarimet na i dha Spiro gjenerali, i cili që prej 21 janarit e ka fort për zemër presidentin. “Ishte në Bari, se kish shkruar një libër Zenepe Luka nga Vlora. E mo, është vajzë jona ajo. Ka dhënë goxha kontribut në vitin 1997, kur hodhëm Berishën dhe PD-në nga pushteti. Eh, kohë të arta ato kur shkruante Zenepja për shamizezat e Vlorës, që shkonin derë më derë ku kish vdekje dhe shanin Berishën! Shamizezat ishin vetëm në mëngjes ashtu, se në drekë e në darkë lyheshin e visheshin sipas qejfit. Se atyre që u ishin vrarë me tërë mend njerëzit s’e kishin shumë mendjen për politikë. Po kujt ia ndjen, pak ato e pak Zenepja me të tjerë efektin e bënë. Flakën ia vumë vendit. Bamiri ynë për këtë e nderoi dhe me titullin “Mjeshtër i Punës” Zenepen. Një titull që ai edepsëzi Rexhep Meidani s’ia dha atëherë. Po shyqyr që e kemi këtë djalë, se flakën e komunizmës më përpara do ta çojë”, – po thoshte Spiroja çakërqejf. Duke e mbyllur me fjalët se për një kauzë të tillë siç është pjesëmarrja në librat e Zenepe Lukës ia vlen dhe të mbytesh fare e jo më të mbetesh ca orë në det.

No comments:
Post a Comment