PARISI,
VENDLINDJA
Do të hyjmë në Paris
gurin tonë aty do ta
ngulim,
nuk do të na presë
Teuta, Genti,
nuk do të na presë
hordhi e egër romake,
nuk do të na presë
njeri i gjallë.
Në Paris do të
hyjmë;
ëndërrat do t’i
varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t’i
lajmë sytë, duart lythore,
do t’i lëmë netët
ballkanike pas shpine
vallet, këngët,
baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta
marrim
t’i biem kur të na
rrokë malli,
kur humbim në
grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të
Parisit në metro marramenthi:
do t’i marrim erë
ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të
flasim me gishta,
nuk do të shkelim
asnjë mizë,
nuk do të trembim
asnjë zog,
nuk do të derdhim
zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur
s’do t’i përulemi
as perëndive të
krisura.
Ma jep besën, Lum
Lumi,
se nuk do të
harrojmë vendlindjen.
Paris, maj 1981
EPIKA
Me shekuj kam shitur
gjakun
e rritur jam me
gjakun e shitur
Me shekuj kam hëngër
me veten
e ditur s’kam të
qesh me veten c tepruar...
Miq,
Kosova është gjaku
im që nuk falet!
ANKTHI
Toka ime digjet,
toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë...
Caqet e tua herët t’i
kam përbirë me hijet e mia,
Kosovë, përrallë e
lashtë!
Herët m’i ke lidhur
këmbë e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...
Medet, kë më parë të
shpëtoj: veten apo zogjtë
e ngrirë n’ajër?
Nipave ç’tu them për
këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po
të ma hiqni, tjetra do t’më
kish mbirë!
Toka ime digjet
në çdo pëllëmbë të
trupit tim - toka e mallkuar...
PERTEJ
DHIMBJES
Ka rënë degë e thyer
prej reje në trupin tënd të
shitur. Kosovë.
Konaqet e tua deri
në themel po rrënohen,
e përtej dhimbjes do
britje shemben me ballin tim,
me krahët e zogut
tim të vrarë me dashurinë e
njerëzve të mi të
kallur etjeje.
Rreth trupit tënd si
gjarpër mbështjellë jam,
vatrat e shkimbura
për t’i përflakur,
duar e këmbë t’i
lidh me lëmshin e përrallave të tua -
se s’të lëshoj gjallë
me gjak, pa të larë pëllëmbë për
pëllëmbë, eshtra e
jetë në ty pa i lënë
konak e më konak pa
të ndezur flakë...
10 Kam rënë degë e
thyer prej reje në trupin tënd të
shitur prej pushkës
kobzezë, prej pushkës
së padukshme...
Cila do të jetë
kënga ime e mbramë dhe fjala e
fisit tim^
Plepi i shtëpisë
sime u dogj, ku t’i preh sytë,
ku ta shuaj flakën e
ujës për ty, Kosovë?
RENKIMI
Qaj, rrafshi im i
dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar
e kanë tytat
e vatrat shkimbur
deri në një,
Zogun në qiell vrarë
ta kanë.
Me duar të mia të
çara
me rrashtat tona t’shpura
mbuluar të kanë.
Pragje thyer e
konaqe mbyllur...
Për gjithkë e për
askë vrarëjemi...
Qaj, rrafshi im i
dashur, qaj!
Plepi im qiellin do
ta shpojë,
plepi im i kallur -
qiellin e humbur
majë një shpate.
NJE
NATE NGA NETET PA GJUME
Zgjohu, Kosovë!
Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i
shkelur,
zgjohu, oj! A po e
ndjen vajin tim?
A po sheh si t’i kam
ngulur sytë
mu në zemër, mu në
shpirt,
si t’i kam hedhur
duart rreth belit
për të përqafuar
unë, ashti yt?
Zgjohu, Kosovë!
Nga degët e mia të
thyera kush po dahet,
kete catër kush po e
le?
Ç’janë këto gjurmë
gjaku që po shtohen
nëpër fytyrën tënde,
këto varre e murana
që po sillen vërdallë
rreth shtëpisë
sime?...
Zgjohu, Kosovë!
Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i
shkelur,
zgjohu, Kosovë!...
Sonte vetëm mbeta e
në derë t’oborrit
askush më s’po më troket,
askush me, thua
vdekur jam e harruar
në këto troje e suka
gjaku.
Thua më është e
shkrimbur hisja
e mbyllur dera e
konakut...
Zgjohu, Kosovë,
flakë e hershme e ashtit tim
t’pëlcitur.
Bota në ty le të
kallet!
KULLA
I
Për shkak të
dashurisë, për shkak të urrejtjes
baba im ka ngritur
një kulle.
Në majë të botës e
ka ngritur,
deri në tokë e kanë
rrenuar zoterat.
Motra ime, vëllai im
kmban janë bërë,
baba im atëherë
perëndi ka sharë.
Gjirin e rënde në
themel e ka vënë
në shtatë konaqe
muratorë ka kërkuar.
Sa më lart kullën e
ka ngritur
10 aq më të fortë
veten e ka ndier.
II
Një ditë baba im
është mbyllur
në qiell i
dashuruar, në tokë i harruar.
E kanë dalë helenët
e romakët,
e kanë kaluar
mbretërit e sulltanët,
e kanë kaluar
ushtrite e gjeneralët,
e baba im s’ka
besuar në fuqinë e gjakut,
në kaltrinë e fjalës
mitare.
III
Nuk di prej nga,
Mjegull ka qënë,
do njerëz kanë
ardhur në të hardhë
pas një mijë
vjetësh, para një milion vjetësh.
Prej lashtësisë,
thonë, kanë ardhur
nëpër mure të
pëlcitura të Kullës kanë hyrë.
Gur e m’gur atje
janë ngjitur,
në majë të botës
kanë mbetur sot e atë ditë.
E baba im atëherë gurin
e rënde
në themel ka vënë,
gurin e përrallave,
Në takim me zotin e
djallin kanë dalë
ai këmbësor kohësh
të serta.
E nje kulle eshte
ngritur nje mije vjet
mbi nje asht, mbi
nje emer ajo flet
per shkak te
dashurise, per shkak te urrejtjes.
UNË,
BIRI YT, KOSOVË
Unë, biri yt, Kosovë
t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat,
erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuatjet,
gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e
bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të
vlon në gji,
dallgën kur të rrahë
netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si
vullkan:-
më mirë se kushdo
tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.
NJË
NATË NGA NETET PA GJUMË
Zgjohu Kosovë!Zgjohu
nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i
shkelur,
zgjohu,oj!A po e
ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam
ngulur sytë
mu në zemer,mu në
shpirt,
si t‘i kam hedhur
duart rreth belit
per të përqafuar
unë, ashti yt?
Zgjohu,Kosovë!
Nga degët e mia të
thyera kush po dahet,
këtë cater kush po e
le?
Ç‘janë keto gjurmë
gjaku që po shtohen
nëper fytyren tende,
këto varre e murana
qe po sillen vërdallë
rrethë shtëpisë
sime?...
Zgjohu,
Kosovë!Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i
shkelur,
Zgjohu, Kosovë!...
Sonte vëtem mbeta e
në derë të oborrit
askush s‘po me troket,
askush më, thua
vdekur jam e harruar
Në keto troje e suka
gjaku.
Thua më është
shkrimbur hisja
e mbyllur dera e
konakut.....
Zgjohu, Kosovë,
flakë e hershme e ashtit tim
t‘pelcitur.
Bota në ty le të
kallet!
*DUA TË
JEM*
Nganjëherë dua të
jem lumëtë
rrjedh nëpër damarët
e tu,
gemb ëndrre dua të
jem nganjëherëdita
e nata jonë të
pushojnë n‘mua,
nganjëherë dua të
jem ti ojheshtjet
e shirat e kohërave
t‘i ndiej,
dua të jem atje
nganjëherëujërat
e tua deri n‘pikë t‘i
pi.
*UNË DO
TË DUA*
Po të rrëzohet
edhe i mbrami i Kullës
gurunë
do të dua.
Po të shuhet
edhe i mbrami i
Vatrës zjarrunë
do të dua.
Në fushë të mejdanit
po të mbesë
edhe i fundit i
Trollit burrëunë
do të dua...
*NATA*
E lehtë dhe e butë
si hapi im
është nata në ty.
E dashur dhe e
vrullshme
si kraharori i gruas
është nata në ty.
E qetë dhe e
frikshme
si shikimi i vajzës
së dashuruar
është nata në ty.
ME QENË
Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të
gjejë
edhe në skaj të
botës
e pamundur është
Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos
të ndjek
deri në varr
e pamundur është
Shqiptar të jesh
botën varr të mos e
kesh
e pamundur është
e pamundur
Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është
në linjë
No comments:
Post a Comment