“Tulipani i Koresë” gërshetim i guximshëm kulturash
Disa mendime per romani e porsa botuar te shkrimtarit KRISTAQ TURTULLI
Nga Prof Fatmir Terziu
Romani : “Tulipani I Korese” do jete nderi dhe bukuria e bibliotekave tona
Jemi te informuar per vepren
voluminoze te kolegut tone Kristaq Turtulli. . Me eshte dhene rasti dhe
e kam lexuar doreshkrimin e ketij libri, i cili pritet te shenoje nje
kulm jo vetem ne krijimtarine e ketij autorit. Ky liber eshte konceptuar
si trilogji, pjesa e pare e te ciles eshte “Syri i Rites” Publiku ka
dijeni per ‘te. Tani shkrimtari Kristaq Turtulli po na paraqit me pjesen
e dyte te kesaj trilogjije:” Tulipani I Korese”. I uroj librit
rruge te mbare tek lexuesi. Jam i sigurt qe ky roman do mirepritet. Do
te jete nderi dhe bukuria e bibliotekave tona. Do te sjelle nje galeri
te pasur personazhesh midis nesh e do te bashkebisedojme me ta.
“Tulipani i Korese”
ngerthen nje teater shume te gjere veprimesh, nga Shqiperia e deri ne
Kore pra, ne Euroazi nga pikpamja gjeografike, ne komunizem nga
pikpamja e sistemit politik, ne varferi nga pikpamja e nivelit ekonomik,
ne diktature nga pikpamja e qeverisjes, ne pesekutim nga pikpamja e
lirive dhe e te drejtave te njeriut. Autori ka modeluar nje skeme te
kombinuar linjash, mjedisesh, personazhesh, pkepamjesh filosofike per te
zbuluar plaget e agravuara te shoqerise e popujve te ketyre dy vendeve,
fatin tragjikisht te paracaktuar te personave vepronjes ne roman, i
cili nuk ishte aspak me i mire nga populli punonjes, pa ekonomi e pa
liri e te drejta. Eshte renqethes realiteti i projektuar e i realizuar
ne keto vende simbas tezes sunduese te krijimit te njeriut te ri ,
i cili rezulton i gjymtuar, i shplare menderish, i sakatosur fizikisht,
i denatyruar moralisht; ai eshte i koruptuar ne te gjithe treguesit
humane. Mendoj se Kristaqit do t’i jete dashur te kerkoje, te lexoje e
te mesoje shume per te siguruar nje material qe do te jete i mjaftueshem
per te ndertuar gjithe ato skena, per te pershkruar gjithe ato mjedise
aqe te larmishme e me kontraste te medha. Si nje tipologji aziatike,
konfucizmi sikur komandon semaforet nga duhet te kalohet per te ngritur
kete veper madhore. Si duket, do jene predispozitat jo vetem realiste
por edhe romantike te penes se Kristaqit qe e kane bere te mundur linjen
e idilit dashuror te Vironit me koreanken e bukur dhe pikerenen Maey
Lee. Vironi, personazhi kryesor, vetem me dy njerez mund te komunikoje
ne ate ambient te kallkanosur: me nje shok bashkekombas e me nje
bashkestudent nga Kuba. Idili me Maey Lee funksionon nen nje persekutim
te jashtezakonshem, nen terrorizimin e paimagjinueshem nga njeriu shume i
afert i saj. Shtepia thuajse e braktisur e koreankes se bukur, e
studentes se shkelqyer, e valltares artiste, gjyshja shume plake, motra e
mitur, dy prinderit e izoluar ne Kine si shkencetare ne uzinat
berthamore prej tete a nente vjetesh, behen gjerat dhe njerzit me te
adhuruar te djaloshit shqiptar. Pervec ketyre studenti yne atje vuan
fatin e mundimshem te shokut bashkekombas me te cilin bejne eksperimente
ne spital. Pena e Shkrimtarit sikur e ka klonuar figuren e nje femre ne
fakultet, sekretare e partise. Ne ate person nuk ka nerva, nuk ka
ndijime, nuk di te qaje sepse as nuk qesh. Ajo eshte e ngrire por ben
gjithshka te keqe. Ajo eshte e mpite por mund ti jape vlage cdo intrige.
Ajo s’mer fryme por mund t’i mbyse te gjithe.
Ky liber sjell modele
pershkrimesh, monologesh, sjell vargje sinonimesh dhe epitetesh per te
pershkruar, vizatuar apo tipizuar skena, rrethana, dukuri, vecori,
personazhe, mjedise si skena e pazarit me shitesin e peshkut, qei binin
per toke e, pa u druar fare, i vinte rishtaz ne peshore. Pra, dua te
theksoj ketu prirjen e autorit per te punuar shume me gjuhen, me
fjalorin, me shprehjet frazeologjike, duke kerkuar cdo fjale te
mundeshme per cdo detaj, fare te imet. Autori jo vetem i krijon, i
vizaton personazhet por edhe mban qendrimet e veta emocionale ndaj tyre.
Ai eshte shume i preokupuar, i pozicionuar qarte, me pikesynime per te
krijuar tipa, prototipa, personazhe-heronj, tek mjaft prej tyre ngjiz
personahet e te ardhmes.
Libri vazhdon me vellimin e
trete, i cili ndoshta eshte ravijezuar dhe ky do na jape tablone e
plote dhe fatin e personazheve por mos qofshin si fati i Maey Lee me
internim ne orizore, ne situata cnjerezore.
Ligori Prifti redaktor i librit
“Tulipani i Koresë” gërshetim i guximshëm kulturash
Fatmir Terziu
Trilogjia “Hidhësia e Puthjes”, të cilën shkrimtari Kristaq Turtulli e vendos në pjesën e dytë të prozës së tij nën këtë tematikë, ose më saktë romani “Tulipani i Koresë”
është vazhda e gjatë kërkimore që ka bërë shkrimtari për të prurë për
herë të parë në vëmendjen tonë ngjarje, të cilat janë dhe mbeten ende mister dhe utopi.
E largëta e trajtuar në spektrin e utopisë fiktive në roman, mbetet një
distancë, sa për vetë të largtën, aq edhe për vetë distancën që krijon
në të hapësira, vendi dhe koha. Është një ‘largësi’ që më së shumti
pikëtakon memorje të fragmentuara, por edhe detaje të superizoluara, për
fakte, fate, frymëmarrje, apo edhe dihatje frymëmarësish nën diktaturë,
se sa aspekte që lidhin e stërlidhin këto fate dhe fakte të pasqyrta në
një kënd me të cilin Lakani do të na shpinte ndoshta më afër tek kumti i
‘pasqyrave’, pak më larg ndoshta ‘pasqyrave të Afërditës’,
jo për të lexuar vetëm të pathënën, por për të lakonizuar të shkuarën
për të sotmen, e për të kanonizuar atë për të ardhmen. Ky kanonizim
‘pasqyrues’ vjen mes një gjuhe tipike, mes asaj në fakt që vetë kjo
gjuhë tipike prodhohet si metaforë në të gjitha gjuhët, si një kod me të
cilin nuk komunikojnë vetëm fjalët por edhe tërë mimikëria e fytyrës
dhe e trupit. Kështu ngjan në fakt në mjaft raste, por më e ndihshme
është në këtë rast kjo gjuhë në komunikimin në vend tjetër. Shkrimtari
këtë ‘pasqyrëzim’ e shfaq në gojën e heshtur të protagonistëve dhe
dikton për lexuesin mirëkuptimin e thellë e të qetë të saj edhe kur ajo
vjen nga e shara: “e shara ka një kod të vetëm, të njëjtë, paçka se thuhet në të gjitha gjuhët e botës.”
Kjo ndodh edhe për vetë faktin që shkrimtari dikton në morinë e germave
të gjuhës së tjetrit si një përmbushje të ardhur nga ‘zvaranikët e germave’.
Mes kësaj asfiksie fiktive, pasqyrimi vjen mes të turbulltës si një
kthjelltësi për të parashtruar vetë ‘pasqyrimin’ e gjërave që lidhen me
fatin e njeriut në roman.
E turbullta si kthjelltësi në pasqyrim
Romani më i ri i shkrimtarit Kristaq Turtulli, “Tulipani i Koresë” na shpie në atë ‘pjesë të largët të botës’ për të cilën përfytyrimi ‘është i turbullt’.
Në këtë udhëtim mes turbullsisë së kësaj bote që në fillim dialogu
perceptues i emrave të tillë si Vironi Delishurdhi e Mirili, që gatuajnë
herë monologun dhe herë dialogun për lexuesin, mbesin analogjia e një
pranie jetike, ku zjarri është mjeti që intrigon tërë prezencën dhe
gjendjen e njeriut për të cilin kjo ‘turbullsi’ është një grimë. Kjo ‘turbullsi’ është pikërisht ajo grimë mes së cilës kalon fati i studentit Vironi, përpos një arsyeje e përpos ‘drithmave’
që fitohen nga shfaqja e emrit në listën e studentëve që do të
studionin jashtë shtetit, pikërisht aty ku zakonisht liheshin gjurmë në
qelq. Dhe jo shumëkush e kishte në atë kohë fatin e këtij ‘qelqi’. Sidoqoftë, teksa ‘emrat në qelq’
ishin edhe përzgjedhje, edhe emocion, Turtulli ndjehet në kapjen e të
ftohtës së këtij emocioni, që pikërisht e qelqta të difuzojë më tej
turbullinë e shfaqur që në hyrje në bisedën prindërore me të birin. E
qelqta e emrit të tij si fabulë shënohet pikërisht në atë listë, por
edhe në fatin e tij për të studiuar në Korenë e Veriut. Por, kjo e
qelqtë shfaqet akoma më e ndjeshme teksa prekja në shpatull e shokut të
klasës së Vironit, Bardhi Spahiut, sqaron të ftohtën e saj. Ishte e
ftohta që vinte nga skutëria e zyrave që varnin jo vetëm thjesht emra
listash, por rivarnin fate njerëzish. E qelqta e ftohtësisë për Bardhi
Spahiun ishte diku larg, por e ftohta dhe e acarta e saj vinte mes
pëshpërtitjeve të pashuara për xhaxhain e tij të arratisur.
Sakaq romani na ka udhëtuar ndjeshëm në mizinskenën e tij. Na lidh më tej me emra të tjerë si Marina, që percepton për ‘shkollarët e shkollës së lartë’,
na lidh dhe na zgjidh edhe ‘fatin’ e vetëvarjes së Bardhit, që mbeti
një acar mbi acarët e një jete nën zaptimë. Por na çorodit edhe atë mori
përhamendjesh rreth ikjes së Vironit në vendin e largët. Në këtë mes
është nënë Vera ajo që perceptohet më dinamike. Kështu i biri i një
këngëtari të një grupi që kishte emër dhe me këngë të pëlqyera nga mjaft
të tjerë, ishte në një rrugë tashmë të hapur. Mes kësaj rruge të largët
për Vironin, nis edhe alarmimi për dhimbjet e nënës, koncertin e
Mirilit dhe më tej me tërë ato pritje për shëndetin e saj. Sakaq pas
mjaft ditësh Vironi nuk ishte më ai punonjës i ofiçinës…, ai ishte në
rrugën e tij me të cilën Turtulli e bën më të prekshme në thënien e
Konfucit: “Nuk ka rëndësi se sa ngadalë shkoni, rëndësi ka të mos ndaloni...”.
Dhe në këtë udhëtim drejt Koresë së Veriut është avioni një arsye në
perceptimin e studentit, por është edhe ajo mori njerëzish që nga
lartësia në zbritje e sipër i ngjajnë si kukulla. Ajo pamje pas
udhëtimit dhe shfaqja e punonjëses së Ambasadës, me përshkrimin tipik
dhe emri i saj Dorina Sulçe, kuadratohen në atë pakprekje të gishtave në
takimin e parë. Ndoshta është edhe jolinearja e gjërave që ndërrojnë
gjeografi, ajo pasqyrë e autorit për të rikthyer fate njerëzish si Nasi
Xela që janë produkt i faktorëve ‘agjitacion e propagandë’ dhe i
prangave të katilit Bëzi Kule. Më tej pjesa e romanit është vetë
elementi prozaik që udhëton mes elementëve të shumtë për të dhënë
fabulën e tij.
Dhuna, elementi mes ‘turbulltisë’ dhe ‘dëshpërimit’
Shfaqja e premisave tipike në roman,
emërzimi i njerëzve protagonsitë në kulturën dhe identitetin e tjetrit,
natyrshëm janë vetë kurreshtja që prodhojnë dhunë në memorjen e
lexuesit. Emra të tillë si Xin Hua, që lidhen me fate të trysnuar nën
lidhje anatemike të ‘përbindëshit’ Lymn Walsh dhe gruas ‘së marë në
mbrojtje’ natyrshëm janë vetë agonia e citimit të Budës se “dhuna është
fryt i dëshirës…”. Xin Hua, ajo femër e bukur, e përshkruar nga autori
si një model në vëzhgimin e lexuesit, është vetë perceptimi i dhunës që
krijohet si element mes ‘turbulltisë’ dhe ‘dëshpërimit’. Këto faktorë
shfaqen në kornizën e leximit të mëtejshëm të Haeji Koo, por edhe në
dialogun e krijuar mes studentëve për të saktësuar atë lidhje mes
thënieve të Çurçillit për Leninin se “lindja e rusit Lenin ishte
kobsjellëse, por vdekja e bolshevikut Lenin ishte shumë më tronditëse’.
Këto lidhje që duken disi e turbullta e romanit, janë kapërcime mes
dëshpërimit për të lexuar historinë në fragmentizëm mes vetë
‘dëshpërimit’.
Dëshpërimi në faqe të tëra të romanit
pikëtakohet më pas nën kulme e kulminacione të rrënqethura fatesh, që
përmblidhen mes dhjetra e dhjetra emrave të lëvizshëm. Kulmi është vetë
thënia e Konfucit të cilën Turtulli e citon “përpara se të marrësh
rrugën e hakmarrjes gërmo dy varre…”.
Dhe aty nga fundi është ‘përsëri pa
titull’ ku Konfuci na vjen në ndihmë: “të shikosh çfarë është e drejtë
dhe të mos e bësh atë, është mungesë guximi dhe parimesh…”. por ndërsa
avioni hyn mes reve pulpëlore të bardha është rishfaqja e vegimit të
Vironit dhe fluturës May Lee që vallëzonte në një fushë të bukur me
tulipanë… Romani ka nisur një udhë të guximshme, të cilën shkrimtari, do
ta riemocionojë për lexuesit në pjesën e tij të tretë. Le të presim
katin e tretë të kësaj ‘ndërtese letraro-artistike’ tipike.
Prof .Fatmir Terziu
No comments:
Post a Comment