Edhe pse Fatos Nano nuk ka marre mbeshtetjen zyrtare te PS per te
qene kandature per President, me ane te nje deklarate per mediat
pershendet nisjen e bisedimeve mes Berishes dhe Rames. Ndersa duke
theksuar se garanton qe do te jete nje president qe do ti sherbeje
vendit duke shtuar se i ka cilesite per kete, jep 7 keshilla per
marredheniet e reja Berisha-Rama
Deklarata e plote
Fatos Nano përshendet takimin e djeshëm mes Kryetarëve Berisha e Rama. Takime të tilla kërkohet të jenë normalitet dhe pjesë e një kulture dhe sjelljeje natyrale, të vetvetishme për liderët politikë shqiptarë. Ato duhet te vazhdojne te zhvillohen ne klimë mirebesimi, parimore, transparente, me sens te fortë përgjegjshmërie dhe llogaridhënieje para publikut shqiptar për publikun shqiptar, te jenë pjesë e shprehive dhe mendësisë demokratike euroatlantike. Lliderët politikë duhet te vazhdojne t’i kryejnë me përgjegjësi të lartë detyrat e tyre dhe te vendosin interesat e vendit përmbi interesat partiake, si edhe interesat publike përmbi interesat vetjake.
Fatos Nano shpreh mirëbesimin se deklaratat e dy krerëve politike Berisha e Rama për një përpjekje të përbashkët, për ‘një vijë të hapur’, për të mbërritur në një zgjidhje të përbashkët, do të materializohen me një produkt të matur, parimor e qëllimlartë që do ti sjellë Shqipërisë shanse e mundësi të reja për më shumë demokratizim, më shumë liri, hapa të sigurta e të shëndetshme drejt integrimit Europian, më shumë europianizim e perëndimizim të mendësive, sjelljeve, botëkuptimit të politikës dhe institucioneve shqiptare.
Fatos Nano siguron se nëse do të jetë Presidenti i Republikës, ai do të angazhohet me të gjitha kapacitet politike, institucionale e kushtetuese që mbart detyra e Kreut të Shtetit që të instalojë në njërën prej ditëve të javës, një traditë të përjavshme e të përhershme Mëngjesi pune, reflektimi dhe Lutjesh, mes Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Liderit të Opozitës. Ky angazhim vjen si domosdoshmëri për përmirësimin e klimës politike si edhe për të ndërtuar së bashku një traditë të qenësishme dialogu, komunikimi, bashkërendimi, ndërshkëmbimi parimor idesh dhe opinionesh për zhvillimet në vend e më gjerë, por edhe për të nxitur perparimin e axhendës së integrimit europian te Shqiperise.
Fatos Nano tërheq vëmendjen gjithësesi, se përtej rëndësisë e vlerës që pati ky takim, sot Shqipëria humbi një shans të dytë për ta zgjedhur Presidentin e Republikës me një marrëveshje të dakordësuar. Dy Kryetarë u takuan, për të humbur shansin e dytë duke djegur edhe Raundin e dytë të votimit, po aq sa janë edhe shanset që ka humbur Shqipëria në përpjekjet dhe pritshmëritë e saj për të marë Statusin Kandidat në BE.
Fatos Nano u ben thirrje Kryetarëve Berisha e Rama, që për të mos humbur shansin e tretë në Raundin e tretë të votimit për President, e kësisoj për të mos rrezikuar edhe shansin e tretë të Shqipërisë për të marë Statusin Kandidat në BE vjeshtën që vjen, me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, të bëjnë kujdes që:
1. Të jenë këmbëngulës dhe mirëbesues për takime e negociata të vazhdueshme parimore, transparente e qëllimlarta me njëri-tjetrin e të tjerët për të mbërritur në produktin më të mirë, duke zgjedhur Presidentin më të mirë për shqiptarët.
2. Të mos fuzionojne axhendat politike partiake, te mos lejojne lojërat meskine për pushtet, planet e projektet për ekulibra të politikës së ditës qeverisëse apo opozitare, apo në funksion të zgjedhjeve të vitit 2013, te erresojne rëndësinë parësore që ka zgjedhja e Presidentit të Republikës, si hap i parë për të vazhduar me përmbushjen e të gjitha reformave të cilat do të bëjnë të mundur që Shqipëria ta meritojë Statusin Kandidat në BE. Fatos Nano siguron se nëse do të jetë Presidenti i Republikës, ai do të bëhet garant i kushtetutës, garant i përmbushjes së të gjitha reformave, si edhe garant e i përkushtuar që, të gjithë së bashku. Presidenti dhe Liderat Politikë të angazhohen plotësisht që në vitin 2013 në Shqipëri të organizohen zgjedhjet e para themeluese të lira, të ndershme e te pakontestuara, si shprehje e vullnetit, kulturës politike dhe standarteve më të mira Europiane.
3. Të mos fetishizohet konsensusi, sikurse u fetishizua derimësot proçesi. President Republike nuk do të zgjidhet as Konsensusi, e as Proçesi. President Republike do të zgjidhet emri dhe personi konkret. Konsensusi nuk duhet të jetë një fjalë e pakuptueshme për shqiptarët, të cilën e dine vetëm Kryetarët. Konsensusi nuk duhet të bëhet lojë e Kryetarëve për të fshehur apo ushqyer axhendat meskine e lojërave për pushtet. Konsensusi kërkohet të bëhet një fjalë e thjeshtë, e lexuar dhe kuptuar lehtë e parimisht nga të gjithë shqiptarët. Konsensusi për shqiptarët duhet të jetë: një proçes mirëbesimi dhe mirëkuptimi për bashkërendim e bashkëvendosje nga të gjitha palët politike të përfaqësuara në Kuvend. Konsensusi nuk duhet të arrihet për hir të konsensusit e në dëm të produktit, pra të cilësisë së zgjedhjes së Presidentit. Të mos përdoret fjala konsensus si alibi për të përmbushur profecinë e shqiptarit të mençur e të madh Arbën Xhaferri kur ka paralajmëruar disa ditë më parë se: “… Ata që kanë ndikim, kërkojnë të kundërtën: një president-pulë, që nuk e turbullon ujin…” Konsensusi duhet të sjellë një President si Simbol të Unitetit Kombëtar të shqiptarëve, e jo si Simbol të unitetit të Kryetarëve. Konsensusi, kërkohet të sjellë një President mbi palët, të pandikueshëm, të patrysnueshëm, e të pajoshshëm nga palët apo pushtetet e palëve. Kërkohet një President që të perbashkojë interesat dhe te perfaqsoje unitetin e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, ashtu sikurse edhe interesat, nevojat e strategjitë e partnerëve euroatlantikë. Kërkohet një President që t’iu dale për zot institucioneve të pavarura, si edhe me një shpirt prej sipërmarrësi politik, negociator i sprovuar dhe komunikator i drejtë, i aftë për ta përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në të gjitha tryezat dhe partneritetet euroatlantike.
4. Konsensusi, pra proçesi i mirëbesimit, mirëkuptimit për bashkërendim dhe bashkëvendosje, ndërsa synon daljen me një kandidat të bashkëvotuar dhe gjithëpranuar nga të gjitha palët, nuk ka pse të përjashtojë mundësinë e një dakordësimi që në pamundësi të marrëveshjes për një kandidat të përbashkët, të lejohet me njemendësim dhe vullnet mirëbesues një garë e lirë dhe e ndershme në Kuvend, gjë që do të sjellë që nga konkurimi i Kandidatëve më të mirë të fitojë ai që merr besimin e shumicës së vullneteve të lira të deputetëve. Një kandidat i përbashkët dhe i bashkëvotuar do të dëshmonte pjekurinë e klasës politike shqiptare, por edhe dakordësimi e mirëbesimi për një garë të lirë e të ndershme do të dëshmonte pjekurinë e demokracisë shqiptare. Fatos Nano është i gatshëm për të dyja mundësitë. Fatos Nano e sheh veten si inkurajues dhe ndërtues i një Aleance të Madhe të Mirëbesimit.
5. Fatos Nano ndonëse i lënduar dhe mosaprovues nga ngurrimi i Edi Ramës për ta mbështetur politikisht dhe me firma deri tani emrin e tij në mundësinë për të Kandiduar për President, shprehet mirëbesues deri në përfundim të proçesit, dhe e inkurajon Edi Ramën që të jetë vijë e hapur komunikimi, këshillimi dhe ndërshkëmbimi idesh dhe opinionesh me të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë në proçesin e zgjedhjes së Presidentit, qoftë me ata që janë të thirrur për të marrë vendime, qoftë me ata që kanë shpallur ambicjen dhe përgjegjshmërinë për të konkuruar për detyrën e Kreut të Shtetit. Fatos Nano e fton Edi Ramen që të mos i shmanget garës dhe konkurimit me maxhorancën, me emra dhe vlera më të mira e më përfaqësuese, si edhe e këshillon që të mos e përjetojë të qenurit në pakicë si gjendje mentale dhe psikologjike pamundësie, por si gjendje politike shansesh dhe mundësie për kontrubite dhe rritje. Pakicat nuk duhet tu shmangen kurrë garave e konkurimeve. Pakicat rriten vetëm nëpërmjet konkurimit dhe garave.
6. Njëkohësisht Fatos Nano shpreh mirëbesimin dhe fton Kryeministrin Berisha që të mos shohë e as interpretojë tek Fatos Nano një Instrument politik aktiv, por një politikan parësor e të sprovuar, një shtetar që ka shërbyer për shumë herë e vite në Krye të Qeverisë, një protagonist për shkak të rolit dhe modelit politik që ka përfaqësuar, duke iu dedikuar të përbashkëtës. Fatos Nano prej vitesh nuk konkuron e as bën pjesë më në jetën aktive dhe të politikës së ditës nën ndonjë sigël partie. Fatos Nano është i vetëofruar për të shërbyer bazuar në të gjitha dijenitë, përvojën, dijet, kapacitetet e tij si politikan paresor, por mbi të gjitha si shërbëtor publik e shtetar. Fatos Nano është gjithashtu i ndërgjegjësuar dhe ndjen përgjegjshmërinë se një klasë politike që nuk jep dot produkte apo jep produkte të këqija për popullin e saj, meriton të konkurohet.
7. Fatos Nano shfrytëzon rastin për të falenderuar dhe shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë partnerët ndërkombëtarë, për misionin e tyre mjaft të çmuar dhe qëllimmirë ndaj Shqipërisë, tejkalimit te krizës e ngërçit politik, inkurajimin e zhvillimeve pozitive në Shqipëri, si edhe për përparimin e axhendës së integrimit në BE. Fatos Nano shpreson e uron që klasa politike shqiptare do të dëshmojë maturi të mjaftueshme që në respekt të kujdesit dhe ndihmës së vyer të partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të Ambasadorit të SHBA Aleksandër Arvizu, Ambasadorit të BE Etore Sekui dhe Ambasadorit të OSBE Eugen Volfarth, të arrijë marrëveshjen e shumëpritur për ta mikpritur me meritë dhe pjekuri të dërguarin e Komisionerit Stefan Fule, Stefano Sanino i cili vjen në Shqipëri në dt 7 qershor.

No comments:
Post a Comment