Ish-kreu i PS u kërkon deputetëve të hyjnë në garë për kreun e shtetit.
“Edi Rama me mendësi otomane antigarë për Presidentin”
Fatos Nano tha dje se ka deputetë që do ta mbështesin në kandidimin e tij për President. Kandidati i vetëshpallur për President, në një intervistë dhënë Luljeta Prognit për website-in studimepoliti-ke.com, tha se do të gjejë mbështetje për garën presidenciale. “Nëse Presidenti do të dalë i zgjedhur nga një garë e lirë dhe e ndershme në Kuvend, atëherë kjo do të jetë dëshmi e pjekurisë së demokracisë shqiptare. E, për ta përmbyllur, po ju them se unë gjithmonë e kam edhe një listë me deputete dalëzotsa”, shprehet Nano. Lëvizja “Nano për President” i bëri apel dje PS-së përmes një njoftimi të shpërndarë mediave që të mos vetëpërjashtohet nga gara. “Prej javësh PS, nëpërmjet kryetarit Rama, ka adoptuar qëndrimin për një proces amorf, nëpërmjet të cilit do të shkohet te një kandidat konsensual. Prej javësh është vënë re këmbëngulja e paarsyetuar e zyrës së Ramës, se kjo parti nuk ka emër për të propozuar ngase PS është pakicë, nuk ka numrat për ta zgjedhur Presidentin, se PS synon vetëm konsensusin me kandidatët e maxhorancës, e të tjera deklarata të tilla vetëpërjashtuese të opozitës nga vendimmarrja parlamentare”, thuhet në njoftimin e zyrës së Nanos. Duke analizuar sjelljen dhe qëndrimet e deritanishme të krerëve politikë të dy partive, lëvizja “Nano për President” kërkon nga PS që të dalë nga mendësia antigarë. “Vini re, me këtë mënyrë veprimi, me këtë mendësi otomane antigarë, kundër çlirimit të energjive më pozitive të politikës dhe qytetarëve shqiptarë, shpërfillet dhe asgjësohet edhe dinjiteti e vullneti i lirë edhe i vetë deputetëve. Opozita nuk mund të lejohet që të rrëzohet ndërsa bën gabimin duke shmangur Presidentin. Opozita mund të rritet duke lartësuar Presidentin”, thuhet në njoftimin e djeshëm. Kjo lëvizje u kërkon deputetëve socialistë të bëhen dalëzotsa duke respektuar dinjitetin dhe integritetin e tyre. “Fatos Nano është dalëzots dhe i fton gjithashtu deputetët e PS që të bëhen dalëzotsa, duke i dalë për zot dinjitetit të tyre, integritetit të tyre, Partisë Socialiste, demokracisë shqiptare, lirisë e drejtësisë, si dhe mbarëvajtjes së punëve në Shqipëri në mënyrë që të gjithë së bashku ta festojmë 100-vjetorin e Pavarësisë edhe me statusin kandidat në BE të fituar”, thuhet në njoftimin e lëvizjes “Nano për President”.
Deputeti socialist Andis Harasani mbështet kandidimin e ish kreut socialist Fatos Nano për postin e presidentit të Republikës. “Përveç se unë e kam mik personal, mendoj që i bën nder postit të presidentit. Zoti Nano është një nga politikanët më të mirë në Shqipëri dhe kupton më mirë nga të gjithë se si funksionon procesi, në të cilin bëhet fjalë për një bashkëpunim, të rënies dakord të dyja palëve në mënyrë që presidenti të jetë konsensual”, shprehet Harasani.
ARISTIR LUMEZI

FalënderimHarasani: Nano i bën nder postit të Presidentit
Ish-kreu i PS-së falënderon Stefano Sanninon për misionin e tij të fundit në Shqipëri. “Fatos Nano falënderon dhe i shpreh mirënjohjen e thellë Stefano Sanninos, të dërguarit të komisionerit Stefan Fyle në Shqipëri, për misionin e tij të sotëm moderator në vendin tonë e për përpjekjet dhe inkurajimin që ai ka bërë për të zgjidhur ngërçin e zgjedhjes së Presidentit. Ndihma dhe mbështetja e institucioneve europiane dhe e të gjithë partnerëve euroatlantikë është e shumëçmuar dhe tejet e rëndësishme për mbarëvajtjen e punëve në vendin tonë”, thuhet në njoftim.
Deputeti socialist Andis Harasani mbështet kandidimin e ish kreut socialist Fatos Nano për postin e presidentit të Republikës. “Përveç se unë e kam mik personal, mendoj që i bën nder postit të presidentit. Zoti Nano është një nga politikanët më të mirë në Shqipëri dhe kupton më mirë nga të gjithë se si funksionon procesi, në të cilin bëhet fjalë për një bashkëpunim, të rënies dakord të dyja palëve në mënyrë që presidenti të jetë konsensual”, shprehet Harasani.
ARISTIR LUMEZI
No comments:
Post a Comment