Monday, March 26, 2012

Rrefimi i amerikanes,si na shpetuan kure aeroplani ra ne Elbasan?

 (Cate Lineberry / Foto Shekulli)
Bardha Nergjoni
Historia fillon më 8 nëntor 1943 kur Lawrence Abbott, Agnes Jensen dhe 28 të tjerë të cilët ishin nisur me një avion C-53 për të shkuar në Sicili. E pikërisht në fshatin Tunxh të komunës Klos, në Elbasan 72 vjet më parë do të ulej detyrimisht ky avion që transportonte 30 ushtarakë amerikanë (ekip mjekësor, infermiere dhe mjekë). Ky avion transportues do të binte rreth 100 metra larg shtëpisë së Hasan Verçanit sipas dëshmive të banorëve të zonës dhe kryetarit të komunës.
Këtë histori të jashtëzakonshme e risjell Cate Lineberry, është një shkrimtare, editore dhe një producente e multimedial në Washington D.C. e cila prej dy javësh ndodhte në fshatin Tunxh. Udhëtimi i saj në Shqipëri është vetëm një pjesë e dokumentimit të kësaj historie por fondamentale, ndërkohë që ka mbledhur dhe studiuar dokumente nga ushtarakët amerikanë të mbijetuar, si dhe dokumentet e arkivave në Washington DC, Londër dhe Berlin. Ushtarakët amerikanë u shpëtuan dhe u kthyen në bazë pas 9 javë qëndrimi në Shqipëri, falë besës, guximit dhe sakrificës së popullit shqiptar. Dëshmitarët e ngjarjes nëpërmjet kësaj historie theksojnë guximin, bujarinë dhe mikpritjen e shqiptarëve.
Libri“Albanian Escape”, është shkruar në bazë të kujtimeve të Agnes Jensen Mangerich, Evelin M. Monahan dhe Rosemary L. Neidel-Greele infermiere amerikane që për 68 ditë u endën në territorin shqiptar në pritje të ndihmës nga aleatët e tyre.

8 nëntor 1943, e hënë
Avioni bëri ulje të detyruar në një fushë me misër. Burri i parë që erdhi në avionin e rrëzuar ishte mbi një kalë të bardhë. Ai kishte një armë, breza me fishekë, një palë mustaqe të zeza dhe një buzëqeshje të egër me dhëmbët të nxira nga duhani. Ai zbriti menjëherë nga kali dhe na u afrua: Americano! Thërriti dy herë. I mori dorën e Jens dhe e shkundi disa herë duke e shtërnguar për një minutë. Ku jemi, e pyeti Jens, në Itali? Italiano? Ndërkohë piloti i dytë  zbriti nga aeroplani. Jemi në Shqipëri-tha. Një nga këta flet pak anglisht. Ai thotë që gjermanët janë afër e duhet të largohemi pasi ata mund ta kenë parë avionin të bjerë. Amerikanët kanë marrë gjërat në avion e janë nisur.
30 të mbijetuarit ecën për dy orë kur arritën në një shtëpi të vogël prej guri. Ato u ndoqën nga një eskortë e shqiptarëve partizanë. 30 amerikanët dhe 4 shqiptarët janë futur në një dhomë me dy dritare të vogla në katin e dytë të shtëpisë.
Ku e gjete kalin e bardhë që po kalëroje e pyet Jens pilotin e dytë.  Ai i përket mikut tonë këtu, duke i rrahur gjunjët personit që ishte ulur pranë tij. Po kali im tha shqiptari në anglisht. Piloti e prezantoi atë. Ky është Hasani. E keni parë më parë? Po tha Jens. Unë bisedova me ju tek aeroplani. Ju keni një kalë të bukur. Po tha ai. Ai ju shpëtoi se ndryshe do t’ju kishin qëlluar-tha shqiptari. Pse, tha ajo.
Kur avioni ndaloi ne menduam se ishte gjerman pasi kishte yje. Kështu që unë kalërova shumë shpejt dhe një djalë i ri që pa yjet më tha që nuk është gjermani. Pasi nëse nuk do të kisha ardhur shpejt partizanët mund t’ju kishin qëlluar një nga një kur të dilnit nga avioni. Prandaj edhe e lash zotin Baggs të udhëtonte me kalin tim. Në fakt lejoj vetëm një shok ta bëjë këtë. Baggs qeshi. Ai më shtyu tek kali dhe më tha ta ngisja madje dhe insistoi. Ju jeni bashkëpiloti. Po tha, Jim Baggs.
Infermieret që ishin strehuar në shtëpinë e Hasanit tregojnë me detaje vështirësitë që hasën. Një prej tyre tregon edhe kushtet e vështira në të cilat jetonin shqiptarët për varfërinë, higjienën, ushqimet e munguara. Madje një grua partizane e veshur me të zeza dhe këpucë të mëdha ka qenë ajo që i ka ruajtur gjatë natës në shtëpinë e Hasanit.
Infermierja Jens pyeti një burrë shqiptar se në cilën pjesë të Shqipërisë ishin? Burri mori penën e vizatoi një hartë të vendit në një letër mbrapa fjalorit. Ai shkroi në zonën e Elbasanit dhe Beratit dhe vizatoi një pikturë të aeroplanit tonë. Më pas Hasani i ndihmuar nga partizanët është përgatitur për ti dërguar në Berat ku edhe mund të viheshin në kontakt me aleatët. Në bisedat e gjata me amerikanët Hasani tregon se anglishten e ka mësuar në shkollën e Harry Fulls. Madje ai tregon edhe nderin e besën e shqiptarëve. Në një moment një nga mjekët amerikanë e pyet se si do udhëtojnë me 13 femra bashkë me shoqëruesit shqiptar pasi ata mund edhe të abuzojnë me to. Hasani i kthen një përgjigje prej shqiptari. “Nëse do ndodhë gjë unë do ti vras”. Kjo përgjegjësi i ka qetësuar amerikanët.
Vështirësitë  kanë qenë të mëdha derisa Hasani i ka dërguar në Berat të gjithë amerikanët. Në rrëfimin e amerikanes tregohet edhe momenti i ndarjes me Hasanin.
“Hasani erdhi përreth tavolinë për të na thënë lamtumirë çdo amerikani në veçanti. Ai do të kthehej në zonën e tij. Jens dhe e gjithë pjesa tjetër falënderuan për të gjithë angazhimin e tij dhe për ndihmën gjatë këtyre ditëve”.

“Letër falënderimi për mikpritjen shqiptare”
Gazetarja Lineberry tregon disa nga detajet e  kësaj historie që këtë herë do të përfshijë shqiptarët si mikëpritësit dhe shpëtuesit e këtij grupi të madh që kërkohej nga gjermanët. Ajo shpjegon në intervistën për “Shekullin” shpjegon me detaje arsyet se përse po merret me këtë histori.

Pse u interesuat pikërisht për këtë ngjarje?
Kur e zbulova historinë shkruaja për Nju Jork Times dhe kisha disa agjentë që u interesuan  që unë të shkruaja diçka mbi këtë histori pasi jam shumë e pasionuar pas historive të luftës. Më tërhoqi shumë vëmendjen që ishin 13 infermierë. Sa më shumë fillova të lexoj aq më shumë mësova për shqiptarët. Erdha në Shqipëri ku kam takuar shumë shqiptarë dhe jam e impresionuar nga mikpritja. Dua të them se një nga mjekët është akoma gjallë dhe shkruajti një letër për të falënderuar popullin shqiptar dhe ne ia dorëzuam presidentit.

A mund të jetë një subjekt filmi kjo histori?
Do të doja ta shikoja në një film pasi ka të gjitha tiparet për të qenë i tillë.

Sa kohë keni që punoni për këtë libër?
Kam  6 muaj që bëj kërkime, kryesisht kam bërë intervista me ata që janë akoma gjallë dhe një nga infermieret shkruajti një libër para se të vdiste dhe një mjek shkruajti një libër me kujtime. Në një nga kërkimet në arkivat nacionale. Një agjent britanik që ishin në Shqipëri kanë lënë dokumente në këtë arkivë. Ato kanë shkruar shumë informacione për gjendjen, për njerëzit e gjithçka që panë këtu. Unë nuk mund ta shkruaja këtë histori pa vizituar Shqipërinë dhe do të jemi këtë për dy javë.

A e ndihmuan partizanët këtë ekip?
Partizanët ishin të parët që i përshëndetën kur ata u ulën e ishin të parët që i pritën. Amerikanët nuk ishin të sigurt në çfarë shteti ishin. Disa nga partizanët kishin qenë në shkollën e Harry Fulls dhe dinin anglisht. Ata ndenjën kryesisht në male dhe atje u fshehën gjatë gjithë kohës.

Kam  6 muaj që bëj kërkime kryesisht kam bërë intervista me ata që janë akoma gjallë dhe një nga infermierët shkroi një libër para se të vdiste dhe një mjek shkoi një libër me kujtime. Në një nga kërkimet në arkivat nacionale. Një agjent britanik që ishin në Shqipëri kanë lënë dokumente në këtë arshivë. Ato kanë shkruar shumë informacione për gjendjen, për njerëzit e gjithçka që panë këtu.
Unë nuk mund ta shkruaja këtë histori pa vizituar Shqipërinë dhe do të jemi këtë për dy javë.

Kryetari i Bashkisë: Bishtin e avionit e ka një fshatar
Sipas kryetarit të komunës Behar Hoxha, Hasani e ka pasur shtëpinë poshtë urës ku ka rënë avioni. Sipas tij mbetjet e avionit kanë qenë deri vonë madje bishtin e ka mbajtur një fshatar në oborrin e shtëpisë. Ai shprehet se nëse gërmohet në disa vende mund të gjenden edhe mbetje të avionit amerikan që e bëjnë edhe më interesante zonën ku mendohet se kanë kaluar ditët e para 13 infermiere, 13 ushtarakë  bashkë me ekipin e pilotëve. Hasani sipas nipërve, ndihmoi pilotin i cili kishte udhëtuar mbi dy km për të mbërritur aty për të marrë disa pajisje. Ndërsa ka hyrë në shtëpinë e varfër të fshatarit ai ka kërkuar ujë por fshatari duke mos e kuptuar mirë i ofron bukë me djathë. Atëherë vetë piloti shikon një enë me ujë dhe e pi. Më pas në bazë të historisë Hasani e ndihmon me një kalë që të gjejë amerikanët e tjerë. Hasani i shoqëron për një kohë të gjatë madje ka ndihmuar që ata të kontaktonin edhe me bazën që të mund të evakuoheshin.

Historia e 30 amerikanëve në avionin C-53  
Historia fillon 8 nëntor 1943 avioni C-53 bën ulje te detyrueshme në fshatin Tunxh të Elbasanit. Fluturimi ishte për të marrë ushtarë të plagosur në Itali. Një stuhi e fortë  e shtyu avionin  në lindje në drejtim të Shqipërisë. Kur shikon një pistë piloti tenton të ndalojë por retë e zeza të tymit dhe antiajrorët gjermane nuk i lejuar kështu që avioni vazhdoi. Më pak se një orë më vonë  karburanti po mbaronte dhe aeroplani u detyrua të bënte një ulje të detyruar në një fushë dhe avioni preku në tokë dhe vazhdoi për disa metra duke thyer bishtin dhe dëmtuar pjesën e parme.
Një grup i vogël i partizanëve shqiptarë vrapoi në drejtim të avionit. Ata i ndihmuan dhe kështu filloi një udhëtim i vogël mes baltës dhe shtigjeve. Dy orë më vonë, ata ishin në një shtëpi të vogël prej guri e nxirë nga tymi. Dy ditë pas kësaj, ata ishin në një rrugë që do të çonte në jug dhe në male të shoqëruar nga partizanët. Gjatë javëve në vijim, ata ndiqnin një rrugë zigzag mbi lumenjtë dhe deri në shpatet e larta, shpesh një hap përpara armikut. Ata vuajtën nga dizenteria prej të ftohtit e lagështirës. në një rast i shpëtuan paq një palë aeroplanëve bombardues. udhëtimi ka vazhduar në majat më të larta dhe nga shiu përballeshin me dëborën. Në 23 nëntor pati një tentativë për ti evakuar por që dështoi. Pak ditë para krishtlindjeve grupi i shtyrë drejt Adriatikut për të takuar forcat britanike u përball me bllokimin e rrugës nga gjermanët. Një javë më vonë një shpëtim ishte planifikuar në ajër por për shkak të avionëve gjermanë u anulua në minutat  e fundit. Në 9 janar 1994 grupi arrin bregdetin. Më pas ata vozitën me grupe të vogla me një barkë shpëtimi dhe u ngjitën në bordin e avionit me shkallë litari. Tre infermiere që ishin ndarë nga grupi në nëntor arritën të evakuoheshin sërish nga deti.

Kush ishte Hasan Çoku Verçani
Amerikanët zbuluan që Hasan Çoku Verçani kishte mësuar anglisht 10 vjet më herët në një shkollë shqiptaro- amerikane e financuar nga Kryqi i Kuq. Ai kishte marrë shumë aftësi në një vit shkollë dhe ishte praktikuar duke biseduar me pemët, kafshët dhe me veten e tij. Ai e kishte lënë fshatin e tij të vogël kur ishte bashkuar me partizanët në vitin 1939 për të luftuar italianët. Nuk është kthyer mbrapsht dhe asnjë nga familjarët e tij nuk dihet se ku janë vendosur ekzaktësisht. Vështirësitë  kanë qenë të mëdha derisa Hasani i ka dërguar në Berat të gjithë amerikanët. Nëse do të kapej ai do të vritej. Në rrëfimin e amerikanes tregohet edhe momenti i ndarjes me Hasanin. “Hasani erdhi përreth tavolinë për të na thënë lamtumirë çdo amerikani në veçanti. Ai do të kthehej në zonën e tij. Jens dhe e gjithë pjesa tjetër falënderuan për të gjithë angazhimin e tij dhe për ndihmën gjatë këtyre ditëve”- thotë Jones.

No comments: