Monday, November 28, 2011

Sali Mani, ishte miku më i mirë i familjes tonë.(VIDEO..kënga..)

Rush DRAGU
PERSHENDETE DHE SYTKI NDRECAJ NENPREFEKT I MALESISE MADHE
Kolë Nikprelaj (në foto bashkëngjitë),sapo ka përfunduar një këngë kushtuar mikut të familjes së tij,artistit të merituar Sali Mani,të cilen për herë të parë e publikon  AlbDreams Studio, në vazhdim një  bisede e shkurtër më këngetarin Kolë Nikprelaj.
Pse pikrisht kjo këngë për Artistin e Merituar Sali Mani ?
Kolë Nikprelaj: Faleminderit për  pyetjen dhe punën që bëni në te mirë të emigracionit shqiptar ketu në Michigan e ma teper. Kënga i kushtohet mikut tim dhe të familjes tonë pikrisht tash në pervjetorin e ndarjës nga  ne , e njeriut që gjithë jetën ja ka kushtua kënges dhe atdheut  të tij ku e rriti dhe ai i kushtoj gjithe talentin e vet prej artisti brilant.
Me cilët keni bashkpunuar për të realizuar ketë këngë ?
Kolë Nikprelaj: Teksti nga Kadri Fikaj,muzika nga une dhe është realizuar në Kosove e  në YouTube e ka ndertuar  Dj-MicD.
A mund të na thuash se kure e ke takuar për herë të parë Sali Manin ?
Kolë Nikprelaj: Në fund të viteve 1970-të,viti i saktë tash nuk më kujtohet,ka qënë një turne i një grupi artistik nga Shkodra në Mal të Zi në përbërje të të cilit ishtë dhe i madhi Sali Mani. Aty për herë të parë e pashë dhe i dhashë doren.Ishte magjike për mua dhe të gjithë shqiptaret të ndiqnim grupin e ardhë nga Shqiperia e për mua ishte favor takimi me  njerin nga njerzit që të gjithë ja kishin degjuar këngen por nuk kishin pasë fatin ta takojnë dhe ta shohin në skenë.
Pastaj a  patët lidhje me këngëtarin,kuptohet pa u hapë kufitë e për pa rënë kufiri në mes shqiptarve?
Kolë Nikprelaj: Po,patjeter lidhjet nuk i ndërpremë. Në fillim të viteve 90-të, Sali Mani së bashku me bashkëshorten dhe vajzen ishte për një muaj në Mal të Zi dhe ai qendroj në shtepinë tonë nga ajo kohe  miqesia në mes nesh u rrit dhe forcua më shumë. Në atë kohë Artisti Sali Mani inçizojë në studion e Nikollë Nikprelaj një nga albumet e famëshme të tij.
Sali Mani,për arsye të forta familjare emigroj në SHBA,ku ishit edhe ju. A e ruajtet miqesinë që patet krijuar në atdhe?
Kolë Nikprelaj: Patjeter, e ruajtëm dhe e forcuem ma teper. Të kishe një shok e mik si Sali Mani ishte vertete favor e atë e patëm si familje.
A keni pasë bashkëpunime krijuese me Artistin Sali Mani ?
Kole Nikprelaj: Po,kënget e albumit tonë të fundit (unë dhe bashkëshortja ime Hana Nikprelaj) perveç dy që kane mikun tonë tjeter poetin Gjovalin Lumaj,të tjerat janë krijime të mikut tonë Sali Mani.Ja kemi borxh gjithë jetën.
Ka shumë ëndërra që ka lënë përgjysem Sali Mani, ndonjë që lidhen me ju ?
Kolë Nikprelaj: Po,patjeter që na kanë mbetë gjëra përgjysëm. Një këngë që ishte duke bërë gati për djalin tonë. Po ashtu edhe një këngë që deshëm të bënim së bashku. Kem pasë mënduar për një turne se bashku me Hanën dhe Saliun në Kosovë por semundja e rëndoj gjëndjen e tij shëndetësore e keshtu që mbetem pa e realizuar një turne të tille,ai është një penge i jetes tonë.
Si i keni përjetuar ditët e fundit të jetës se Sali Manit ?
Kolë Nikprelaj: Me shume dhimbje.Unë dhe Hana kem qëndruar afer deri në castet e fundit të jetës. Po se bashku me bashkëshorten kem kënë në grupin e organizimit të cermonisë mortore të mikut tonë dhe kem marrë pjesë në vorrimin e tij në Malësi të Madhe aty ku e ka pasë lënë amanet.
Ishit në Malësi për cermoninë  e lamtumirës ?
Kolë Nikprelaj : Po së bashku me Hanën,bile bashkshortja ime pati edhe një “incident të vogel” në fshatin e lindjes së Sali Manit.

A mund të na e thoni,për kureshtje të lexuesit ?
Kolë Nikprelaj: Po,por nuk dua të më keqkuptoj njeri. Fshati ku do të varrosej Sali Mani e kishin zakon që të mos merrnin pjesë femrat në varrimin e burrave. Keshtu që i takonte Hanës që të mos ishte në atë vorrim. Kishte udhetuar nga SHBA dhe s’do ta linin të merrte pjese.
Eh,si u bë pastaj ?
Kolë Nikprelaj: Hana nguli kambë dhe tha, se si mund ta imagjinoni që të mos më leni ti hedhe një grusht dhe mikut tonë,artistit që kishte kapercyer çdo tabu zakonor të prapambetur ? Ata ,organizatoret dhe drejtuesit fetar e morën në konsideratë dhe e lejuan Hanën në cermoni te vorrezat e fshatit.
Ju,si miq të Sali Manit,në ketë përvjetor a keni mënduar për ndonjë aktivitet?
Kolë Nikprelaj: Po,së pari është gati CD më këngët e fundit që i ka lënë pa publikuar,artisti vetë. Së shpejti dhe libri voluminoz me krijimet më të mira të tij,shumica nga to të pa lexuara e degjuara më parë.Mëndojmë të ngrejmë nje grup më emrin “Sali Mani” dhe të bëjmë disa turne në Evrope duke kenduar të gjitha këngët e kënduara nga Artisti Mani.Po,ashtu i kem propozuar dhe komandes se UÇK në Gjakove për ti dhënë titullin “Qytetar Nderi i Kosoves” Sali Manit,të cilin e kanë mirëpritë.
Ne ju falenderojmë për biseden dhe shpresojmë që ato që na thatë për të jetësuar Sali Manin do të kenë dritë së shpejti për shqiptaret dhe miqte e Sali Manit.
Kolë Nikprelaj: Faleminderit juve.
Fund vjeshte 2011
SYTKI NDRECAJ NENPREFEKT I MALESISE MADHE
Per mua si kusheri por edhe ne cilesine e N/Prefektit te Malesise se Madhe eshte privilegj e ne te njejten kohe edhe shume emocionuese te pershendes te gjithe ju te dashur miq, shoke, koleg te te ndjerit Sali Mani nje kengetar qe me shume se fjalen, letren e penen kishte vepren te cilen gjithe jeten ia kushtoi atdheut e kombit shqiptar per te cilen zemra i ka rrahur vecse bashkimit, paqes, harmonise dhe idealeve me te shenjta te shqiptarise. Ai ne gjithe karrieren e tij artistike pati vecse lartesine e nje kantautori qe nuk deshironte te dukej mburravec por me zerin e fjalen e hedhur ne telat e ciftelise dhe me veshjen karakteristike te nje malesori krijoi autoritetin e padiskutueshem te etnokultures shqiptare e ne vecanti ate malesore.
Por gjithsesi duhet pranuar se kete parsonalitet artistik, kulturor e etnografik nuk mund ta bente pa patur “shinat ku do shtroheshin trasete” e ne rastin konkret pa patur nje popull te mrekullueshen shqiptar, pa patur nje Malesi krenare, pa patur nje Kosove heroike, pa patur nje Iliriade patriote, pa patur nje Cameri kreshnike. Ishin pikerisht keto rrethana e cilesi ku gjeti edhe frymezimin per te sjellur ato kenge qe pa asnje medyshje tashme jane bere hymne per te gjitha trevat shqiptare e per gjithe shqiptaret kudo jetojne e punojne.
Ashtu sic lenia e gjithe asaj vepre ne te kenduar e te shkruar ne cd, kaseta, dvd, libra etj., apo gjithe ate lidhje te ngushte miqesore, shoqerore, familjare etj. detyrimisht qe te sjell frymezime ndaj dua te pergezoj mikun e ngushte te Sali Manit e njekohesisht e njekohesisht edhe i imi kengetarin e mirenjohur Kol Nikprelaj qe ia kushtoj kete kenge magjike Sali Manit, per te cilet si i aferm i Sali Manit deshiroj tu uroj ciftit Kol e Hane Nikprelaj jete sa me te gjate, lumturi te perhershme ne familjen e tyre dhe suksese te vazhdueshme ne rrugen e bukur te kenges qe me zerin e tyre melodioz na sjellin vecse kenaqesi. Perjete mirenjohje, respekt e dashuri nga ana jone.
Por me kete rast nuk mund te le pa permendur e uruar edhe Ju z. Rush Dragu qe me portalin Albdreams.net po i jepni kenaqesine e duhur gjithe shqiptareve e ne vecanti malesoreve per te shpreh lirshem e plot emocione fjalen e lire. Perjete mirenjohje.
Njekohesisht dua te pershendes ( por pa permendur emra pasi ato jane te shumte e mund te harroi pa dashje ndonjerin ) te gjitha ata shoke, miq, koleg te Sali Manit te cilet i qendruan afer deri ne momentet e vdekjes e si malesore e shqiptare te mire nuk mbeten me kaq por moren persiper edhe rolin e familjariteteve duke i bere kusheririt tone e Artistit te Merituar Sali Mani gjitha nderet qe i takojne si ne Amerike ashtu edhe ne vendin e tij te lindjes ne Malesi te Madhe. Perjete mirenjohje, respekt e dashuri nga ana jone.
Nuk mund te le pa uruar e pershendetur ( meqenese jam ne kete linje ) edhe kengetaret e mirenjohur si Nikoll Nikprelaj, Nik Carku, Fran Kodra e Ndue Shytani, Jonuz Delaj etj. qe kane bere me te miren e mundshme te tyre qe fjalet e shpirtit ti hellin ne telat e cistelise e duke kenduar kenget kushtuar Artistit te Merituar Sali Mani. Per jete mirenjohje, respekt e dashuri nga ana e jone.
Rrespekt, mirenjohje e dashuri te pakufishme u dergoj edhe ju te gjithe malesoreve e shqiptareve kudo qe jeni qe mbani kurdohere te paharruar emrin e vepren e Sali Manit ( (Artist i Merituar). Pasi duke u bazuar te kujtimet Tuaja, te fjalet Tuaja, te shkrimet Tuaja, te kenget Tuaja u hodhen bazat e marrjes ne shqyrtim te propozimit qe Sali Manit ti jepet titulli ” Qytetar Nderi ” i Bashkise Koplik. E per kete vleresoj edhe Keshillin e drejtuesit e Bashkise Koplik per vendimin unanim te marre per kete rast.
Faleminderit te gjitheve.
Me respekt Sytki Ndrecaj (kusheri i Sali Manit)
N/Prefekt i Malesise se Madhe.

No comments: