Saturday, April 9, 2011

Shmanget kriza buxhetore

Obama foli për
Obama foli për "shkurtimin më të madh buxhetor në historinë e SHBA"

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është evituar në minutat e fundit paralizimi financiar i qeverisë. Pak para mesnatës, udhëheqësit e Kongresit amerikan ranë dakord për buxhetin e financimit të qeverisë federale.

Presidenti Barak Obama, tha se janë bërë shkurtime të ndjeshme buxhetore në marrëveshjen e arritur mbrëmë, shkurtime që kapin vlerën e 38 miliardë dollarëve, që do të zbriten nga buxheti i vitit 2011. Senati ka miratuar fondet e përkohshme, me të cilat qeveria do të financohet deri të enjten. Votimi për buxhetin e plotë pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme. Presidenti amerikan barack Obama, deklaroi se kompromisi u arrit sepse amerikanë me qëndrime të ndryshme u bënë bashkë.

John Boehner, kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve

Vendim historik

Obama foli për "shkurtimin më të madh buxhetor në historinë e SHBA". John Boehner, kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve deklaroi se nëpërmjet shkurtimeve për të cilat po merren tani vendimet, do të arrihen dekadën e ardhshme kursime në nivelin e 500 miliardë dollarëve. "Ajo që ne po realizojmë është një gjë historike", tha kryetari i demokratëve në Senat, Harry Reid, i cili po ashtu ka marrë pjesë në bisedime. Do të ketë disa shkurtime të dhimbshme, tha Obama më tej. Një pikë e vështirë ishte kërkesa e republikanëve që të mos i jepet më para institucionit për planifikimin familjar Planned Parenthood, sepse sipas konservatorëve, paratë mund të përdoren për aborte. Megjithëse, ligjet sigurojnë që ndërprerjet e shtatzanisë me pak përjashtime, të mos financohen me paratë publike. Po ashtu demokratët argumentojnë se pjesa më e madhe e punës së Planned Parenthood ka të bëjë me përkujdesjen mjekësore ndaj grave.

Me objektiv në zgjedhje

Duke patur parasysh zgjedhjet presidenciale dhe ato për Kongresin që zhvillohen vitin e ardhshëm, për të dy partitë rreziku ishte i madh. Nëse nuk do të ishte arritur kompromisi, qindra mijëra punonjës do të ishin dërguar në pushime të detyrueshme. Parqet kombëtare dhe muzetë shtetërore do të kishin qendruar të mbyllura. Kujt do i vihej faji për këtë, nuk dihet. Në mbylljen e fundit të tyre 15 vjet më parë, përfitoi presidenti në post, Bill Clinton. Në atë kohë republikanët mbanin shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat.

Kryetari i demokratëve në Senat, Harry ReidKryetari i demokratëve në Senat, Harry Reid

Bisedimet në Kongresin amerikan ishin më të ashprat e zhvilluara ndonjëherë midis republikanëve dhe demokratëve. Republikanët fituan vitin e kaluar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve me premtimin e shkurtimit të shpenzimeve shtetërore dhe deficitit buxhetor. Politikanët konservatorë kërkonin shkurtime në nivelin e 61 miliardë dollarëve në shpenzimet e autoriteteve qeveritare, për gjashtë muajt e ardhshëm. Ky plan nuk kaloi në Senatin e dominuar nga demokratët.

Autor: DW/ Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti
Ligj kalimtar deri në marrëveshjen përfundimtare

Për të penguar mbylljen e autoriteteve Senati vendosi vetëm pak minuta pas marrëveshjes për një ligj kalimtar që do të sigurojë ligjërisht financimin. Në Dhomën e Përfaqësuesve u punua për të deri pas mesnate. Nga pikëpamja teknike, autoritetet federale ishin një kohë të shkurtër pa mjete financiare.

Autor: DW/ Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti

No comments: