Wednesday, March 23, 2011

Kronologji te ngjarjeve Kombetare

Nga legjendat:

Pellazget themelojne Dodonen.

Kelket themelojne Ulqinin.

Pirro Neoptolemi, i biri i Akilit, bahet mbret i Epirit dhe themelues i dinastise se Parideve.

Heleni, i biri i Priamit, themelon Butrintin.

Kliniku, i biri i Hyllit, mbret iliresh, u con 72 anije grekeve per rrethimin e Trojes.

Enea zbret nder brigje t’Epirit, ne Butrint.

Selet ruejne orakullin e Dodones.

Tre vllazen ngrehin keshtjellen Rozafat ne Shkoder.

Nga Historia:

635 para Krishtit – Gorgi, i biri i Çipselit, me korcirasit themelon Arten.
627 para Krishtit – Korcirasit themelojne Durresin; ma vone Korinthasit themelojne Himaren, Pojanin e Qerfozin.
- Dionizi i Sirakuzes themelon Lezhen
600-550 para Krishtit – Segovezi, prijesi i Galeve, pushton Epirin.
435 para Krishtit – Durresi dhe Arta, se bashku me korintas e taulante luftojne kunder korcirasve.
- Galet pershkojne dhe grabisin Ilirine.
- Leke Mollosi sundon n’Epir.
350 para Krishtit – Disa fise ilire mesyjne Filipin e Maqedonise, i cili i then.
356 para Krishtit – Agroni shtron Epirin dhe merr Qerfozin.
356 para Krishtit – Linde Leka i Madh.
356 para Krishtit – Bardhyli, mbret i ilireve mesyne Maqedonine.
355 para Krishtit – Lufta me “Lidhje”.
336 para Krishtit – Leka i Madh hype ne fron.
334 para Krishtit – Te bijte e Bardhylit, Kliti e Glauku cohen kundra Lekes se Madh.
326 para Krishtit – Vdes Leke Mollosi.
326 para Krishtit – Vdes Leka i Madh.
305 para Krishtit – Pirroja ne lufte t’Ipsit kunder Dhimiter Poliorcetit.
287 para Krishtit – Pirroja mund romaket e Kartagjenasit pushtojne “Magna Greacia”, Lybien. Pirroja themelon Berenicen (Prevezen).
280 para Krishtit – Pirroja mund romaket ne Herakle.
279 para Krishtit – Pirroja ne krye te ushtrise greko-siciliane kunder Kartagjenasve e Mamertineve.
275 para Krishtit – Lufta ne Benevent.
272 para Krishtit – Vdekja e Pirros n´Argos. Vijne mbas tij Leka, Pirroja II e Ptolemeu.
250 para Krishtit – Iliret fitojne pavaresine nen Glaukun, mbas tij vjen i biri Pleurati.
- Agroni pushton Epirin, Qerfozin e lufton kunder “Lidhjes etolike”.
- Shkodra kryeqytet i Ilirise.
232 para Krishtit – Teuta sundon Ilirine ne emen te Pineut
230 para Krishtit – Teuta shtron ishujt e Dalmacise e te Liburnies. Teuta pushton Durresin dhe Qerfozin. Teuta pret krenarisht te derguemit romake, C. Junius dhe L. Coruncanius; ky i fundit vritet ne kthim.
229 para Krishtit – Iliret luftojne kunder romakeve qe duen me i pushtue.
228 para Krishtit – Roma i shpall lufte Teutes.
221 para Krishtit – Vdes Teuta; Dhimitri pushton krejt Ilirine e romaket vejne Pineun.
220 para Krishtit – Iliret shklasin perseri Maqedonine.
219 para krishtit – Etolianet mesyjne Epirin e rrethojne tempullin e Dodones.
216 para Krishtit – Dhimitri pushton Vlonen e tjera qytete te Ilirise.
205 para Krishtit – Paqja e Durresit.
200 para Krishtit – Fillojne luftat kunder Ilirise.
198 para Krishtit – Genci hype ne sundim.
168 para Krishtit – Genci ndryhet ne Shkoder dhe dorezohet ne Medeon (Medun). Iliria dhe Epiri province romake.
167 para Krishtit – Vdes Genci n´Iguvium (Spolet) Itali.
153 para Krishtit – Kryengritja e madhe ilire nen kryesine e trimit Bato qe zgjati 6 vjet.
83 para Krishtit – Vlona qender shkencash; ketu kryen mesimet Oktaviani.
48 para Krishtit – Mark Antoni zbarkon ne Nymphaeu (Shen Gjin) del ne Lezhe ne ndihme te Pompeut.
II. 48 para Krishtit – Mark Antoni pushton Lezhen.
31 para Krishtit – Oktaviani themeloi Nikopolin (Prevezen).
- Lindja e Jezu Krishtit.
59 mbas Krishtit – Sh’Pali pershkon Ilirine dhe Epirin me Maqedoni dhe Sh. Ndreu nga Akaja kalon n’Iliri.
98 mbas Krishtit – Vdiq i martirizuem Sh´Asti, ipeshkev i Durresit.
178 -193 mbas Krishtit – Shen Eleuteri epirotas, Pape shqiptar.
267 mbas Krishtit – Gotet shklasin Ilirine.
Shek. III mbas Krishtit – Martirizimi i Shen Izaurit dhe i Inocentit athinas ne Pojan se bashku me Bardhin e Porozvinin e Herminin pojanas.
287 mbas Krishtit – Vizigotet pershkojne Ilirine.
282 mbas Krishtit – Probi, peranduer romak dhe fis iliras, nenshtron Gotet n’Iliri.
283-296 mbas Krishtit – Karli Pape, nga Salona e Ilirise.
3.II.316 mbas Krishtit – Martirizimi i Shen Vlashit ne Sebaste t’Arbenit.
III.320 mbas Krishtit – Martirizimi i 40 martireve ne Sebaste t´Arbenit.
368 mbas Krishtit – Sundon Valentiniani, i fisit Iliras. Valentiniani dekreton ligjin qe populli i vogel i krahines iliriane te kete nga nje “defensor plebis” (Mbrojtes).
370 mbas Krishtit Krishtenimi i perhapun gjithkund neper Shqipni dhe i organizuem plotesisht.
374 mb. Kr. Kuadet e Sarmatet shklasin Shqipnine.
376 mb. Kr. Gotet me leje te Arkadit bijne ne Epir.
387 mb. Kr. Shkodra Seli Arqipeshkvnore.
395 mb. Kr. Iliria bahet krahine romake e thirret Praevalitane.
395 mb. Kr. Shqiperia nen mbreten romake te Bizantit, sundon Honori.
396 mb. Kr. Durresi metropol i Ilirise.
Shek.IV-Shen Donati ipeshkev i Evorese n’Epir (kohen e Theodozit te Madh). Shen Prokuli e Shen Martiri (kohen Licinit) ne Ulpianen e Dardanise-Iliri.
402-417- Rufi, ipeshkev i Salonikut, sundon dioqezet e Ilirise dhe t’Epirit.
30.IX. 420-Vdekja e Shen Jeronimit, iliras nga Stridonja

431- Imzot Senecioni, Arqipeshkev i Shkodres merr pjese ne Koncilin e Efezit.
481- Ostrogotet rrethojne Durresin. Nje pjese Shqipnie nen Teodorikun.
493- Justiniani, sundon per do kohe ne Ballkan. Ne Epir ngrehe keshtjellen dhe nderton nje akuedukt.
Shek.V- Shen Niceta, ipeshkev ne Remeziane (kohen e Shen Paulinit nga Nola.
553 – Justiniani, me fis iliras, debon Ostrogotet nga Iliria.
600 – 650 – Serbet, mandej Kroatet dynden ne Shqipni.
601 – Shkodra seli ipeshkvnore.
640 – 642 – Gjoni IV pape iliras nga Dalmacia.
687 – Kononi pape nga Thrakja.
920 – Simeoni car i Bullgareve shtrine sundimin deri ne Butrint, Himare e Vlone.
990 – Samueli i Bullgarise pushton Durresin.
Shek.XI – Normanet, te prime nga Robert Guiskardi e i biri i tij Boemundi, pushtojne Shqipnine.
1019 – Bizantinet i therrasin shqiptaret albanoi, fis te cilin e permend Ptolemeu me 150 mbas Krishtit.
1050 -1080 – Shqipnia e Veriut nen Serbine.
1081 – Durresi, Vlona, Janina dhe Shkupi ne dore te Normaneve.
1085 – Venecianet mundin Normanet afer Butrintit ku vdiq Guiskardi. Bizantinet prape pushtojne Shqipnine, por Durresin dhe pak qytete.
1094 – Emni Albanoi permendet nder kombe perendimore.
1110 – Thema Dyrrachion province ne vedi me kryeqytet.
1180 – Mbreti serb Stefan Nemanji, pushton Durresin.
1185 – Guljemi II norman, merr Durresin, Shkodren, serbet zaptojne Shqipnine.
1202 – Mehill Ejlluer Komneni pushton Epirin.
1210 – Venediku pushton Durresin e brigjet e Detit Adriatik.
1215 – Theodor Ejllori qet venedikasit jashte Shqipnie.
1218 – Abati Pjeter Dokne asiston ne themelimin e Kishes se Shirqit.
1218 – 1241- Jovan Ahseni II Car i Bullgareve pushton Shqipnine e Eperme.
1240 – Themelimi i Kuvendit Franceskan te Lezhes.
1245 – Mbahet Koncili i Lionit.
1259 – Mehill Ejllori i jep se bijes, Helene, si paje Vlonen, Janinen, Beratin, Durresin dhe Qerfozin.
1271 – Mehilli II dhespot n’Epir.
1272 – Karl Andoni merr Durresin dhe Beratin.
1272 – Themelohet Kisha e Shen Rrokut.
1274 – Durresi rrenohet prej termetit.
1330 – Stefan Uroshi II pushton Shqipnine e mesme dhe Epirin. Vdiq n´Uri i Lumi Francesk.
1288 – Franceskanet ngrehin se parit Kuvendin e tyne ne Shkoder.
1290 Helena e Rashes nderton kishen e Shirqit
9.IV.1302 – Me urdhen te Senatit te Venedikut lirohet Ambasadori i Turqise i arrestuem ne Lezhe nga proveditori i atij qyteti.
1304 – Filipi, princ i Tarantit merr Durresin.
1312-1318-Shqiptaret lidhen me Filipin e Tarantit kundra Uroshit II e e ngushtojne ne Shkup me i dhane liri.
1319 – Shqiptaret e veriut hidhen kunder Milutinit dhe me arme ne dore nxjerrin disa te drejta te mohueme deri atehere.
1336 – Kryengritje kunder Car Dushanit.
22.I.1346 – Kunorezimi i Car Dushanit.
1346 – Nder dokumentat e Klementit VI permendet Katedralja e Shkodres.
1358 – Pjeter Loshe Mazrreku dhespot i Nartes.
1358 – Nise sundimi i deres se Balshajve.
1361 – Vdes Balsha I
1361 – 1401 – Te bijte e Balshes I pushtojne Republiken e Tivarit dhe vejne seline ne Shkoder.
1363 – Karl Topia pushton Durresin dhe mbyte Niceforin.
1370 – Balshajt pushtojne Kaninen dhe Vlonen.
1372 – Balshajt u marrin serbeve Pejen, Prizrenin, Ohrin dhe Kosturin.
1375 – Gjin Bue Shpata pushton Morene e bahet sundues i saj.
1383 – Balshajt pushtojne Durresin.
1385 – Otomanet qesin Balshajt jashta Durresit ku hyn Karl Topia. Vdes Balsha II i mbytun.
1389 – Gjergji II Balsha ike ne Ulqin e Tivar.
1392 – Turqit duken per here te pare ne afersinat e Shkodres. Venedikasit marrin Durresin prej Gjergj Topise.
1393 – Nikete Toia ne Kruje.
1393 – Dukagjinasit permenden si dere sunduese.
1394 – Ndertohen te parat saranxha ne keshtjellen Rozafat.
II.1395 – Gjergj Strazimir Balsha i shfaqe dishirin Venedikut me i leshue Shkodren.
IV. 1396 – Gjergji II Balsha then Radiq Cernojeviqin e Malit te Zi. Gjergji II Balsha ia shet Shkodren e Drishtin Venedikut. Venediku pushton Shkodren.
21.VI.1399- Meremetime ne keshtjelle te Lezhes. Vdes Gjin Bue Shpata. Vjen mbas tij Maurik Bue Shpata, dhespot ne Narte. Venediku merr Vlonen, Butrintin dhe Pargen.
1401 – Venediku merr masa mbrojtese ne keshtjelle te Shkodres.
2.II.1403 – Gryka e Bunes forcohet nga Venediku. Maurik Bue Shpata qet greket jashte Janine.
6.V.1403 – Nga sundimtari venedikas merren masa mbrojtese per Shkodren.
1408 – Helena Balsha dhe Strazimir Balsha zgjedhin kontin Topia si arbiter per cashtjet e linduna ne mes tyne dhe Venedikut.
1409 – Shkodra cohet me arme kundra Venedikut. Venediku con ushtri per mbrojtje te Shkodres dhe t’Ulqinit nga kercnimi i turqve.
1412 – Lindja e Gjergj Kastriotit ne Kruje.
1422 – Mbahet Koncili i Kostances.
1418 – Karl Toci mbyte Maurik Bue Shpaten e bashkon dhespotatin e Janines e t’Artes.
1419 – Gjon Kastrioti, princi i Krujes mundet prej Evrenoz Pashes te cilit i jep peng kater bijte.
31.I.1430 – Humanisti shkodran Gjon Gazulli merr doktoraten n’Universitetin e Padoves. Venediku con fuqi te reja per mbrojtjen e Shkodres e t’Ulqinit nga turqit.
1431 – Janina bie ne duer te turqve.
1434 – Shqipnia Veriore cohet ne lufte kunder Turqise.
1443 – Skanderbegu largon Turqit nga Sfetigradi
1.III.1444 – Lidhja e Lezhes ku marrin pjese edhe Dukagjinet, Shpatet, Dushmanet, Altisferet e Dejes, Arianitet, etj.
12.VII.1445- Skanderbeu i shpalle lufte Sulltan Muratit II.
1447-Skanderbeu, mbas luftes me Venedikun, xen rob ne Mirdite Mustafe Pashen.
22.VI.1449 – Skanderbeu ban paqe me Venedikun. Skanderbeu then Muratin II. Zjarr i madh n’Shkoder qe mberrin deri ne dyert e keshtjelles.
II.1452 – Pal Dukagjini shperblehet prej Venedikut me merita patriotike.
1453 – Skanderbeu then Hamza Kastriotin e Mois Golemin.
4.I.1454-Sundimtaret venedikas mblidhen ne Durres per te bisedue mbi masat mbrojtese dhe fortifikuese kunder Turqise dhe shtrohet se si me i ndihmue Skanderbeut.
6.II.1453-Rektori i pergjithshem venedikas urdhenohet me bashkue forcat me Skanderbeun kunder turqve.
1459- Skanderbeu shkon ne ndihme te Ferdinandit t’Aragones ne Bari.
1460-1461-Skanderbeu kthehet me vrull nga Italia dhe mund kater ushtri turke njena mbas tjetres.
1461-Bahen fortifikime ne keshtjellen e Shkodres.
1462-Formula e Pagezimit.
VIII.1463 – Skanderbeu then ushtrite turke afer Ohrit.
1464-Afer Gurit te Bardhe Jakup Pashe Arnautin Skanderbeu e then dhe e mbyte.
1466 – Skanderbeu then ushtrine turke i prime prej Ballaban Bader Pashes qe mbet vdekun n’at lufte.
1467-Skanderbeu then sulltan Mehmetin dhe e ngushton me dale prej Shqipnie i koritun. Mblidhet Kuvendi II i Lezhes.
I.1468-Vdes ne Lezhe Gjergj Kastrioti, Skanderbeu. Imzot Pal Ejllori, Arqipeshkev i Durresit merr sundimin e Shqipnise.
17.V. 1474 – Qarkimi i pare i Shkodres nga turqit, sundimtar Anton Loredani.
20.6.1478-Turqit pushtojne Krujen dhe mbysin Kontarinin dhe Leke Dukagjinin. Mbas nje lufte te rrepte Lezha bie ne dore te turqve.
1479 – Shkodra ne dore te turqve te cilet bajne lidhje me Venedikun.
1480 – Pushtimi i plote i Shqipnise nga turqit.Sulltan Mehmeti del n’ Otranto.
1481 – Gjon Kastrioti II pushton shume vende te Shqipenise me ndihmen e himarioteve.
1481 – 1492 – Mergimi i shqiptareve ne Sicili (Itali).
1488 – Gjon Kastrioti mundohet me i debue turqit nga Shqipnia.
1493 – Themelimi i ma se pares shtypshkronje n’Obot afer Rijeke, ma e para ne Ballkan.
1499 – Fr. Bernardini, frat shkodran, i shkruen Senatit te Venedikut tue e lute te formonte nje ushtri e tue bashkue me forcat shqiptare nen urdhenat e Skanderbeut te ri, te birit te Gjergjit dhe me pjesemarrjen e Dukagjinasve, t´u forcojshin ne Lezhe e prej andej me mesye Shkodren dhe Krujen.
1501 mb. Kr.- Durresi ne dore te turqve.
1503 – Kane fillue luftat e papreme te shqiptareve kunder turqve.
1504 – Gjergji Negro, ambasador i Venedikut ne Stambolle, cakton kufijte e Shqipnise se Veriut dhe ato t’Ishullit te Lezhes.
1505 – Ishulli i Lezhes bie ne duer te Turqve.
1545-47 – Mblidhet Koncili i Trentit.
1555(5.I.) – Del ne drite “Meshari” i Gjon Buzukut.
1566 – Linde Dom Pjeter Budi nga Guri i Bardhe.
1571 – Turqit marrin Ulqinin e Tivarin.
1572 – Shqiptaret cohen kunder Turqise. Ibrahim Pasha i Pejes cohet kunder Turqise.
1577-Kryengritje e madhe dhe lufta kunder Turqise ne Shkoder te Lama e Spahijve. Vendosja si sundimtar vendas e Begollejve te Pejes.
1583 – Franceskanet kane pese kuvende; ne Rubik, Lezhe, Sebaste, Kep te Rodonit dhe ne Memel (Hajmel apo Menele).
1592 – Kryengritje e pergjithshme ne Shqipeni.
23.7.1602 – Mbledhje e madhe ne Sh’Llezhder te Mirdites ku marrin pjese 2656 krene dhe kerkojne lidhje me Venedikun kunder Turqise dhe mbrenda tri diteve mblidhen 100.000 luftetare, por Venediku nuk bezane.
1606 – Linde ne Sape Frang Bardhi, shkrimtar dhe autor i nje fjalori ne gjuhen shqipe.
1607 – Nje tjeter kryengritje popullore kunder Turqise.
1614 – Hoti, Kuci e Shkreli lidhin besen kunder Turqise dhe rrokin armet per liri.
1621 – Imzot Pjeter Budi organizon nje kryengritje kunder Turqise ku marrin pjese 300.000 vete.
1623 Р38-Fiset e Kelmendit cohen kunder Turqise dhe thejne Sulejman Pashen. Me t̻ bashkohet edhe Kuci.
1624 – Martirizimi i Dom Mark Kishaj, famullitar i Shkodres.
1630 – Linde Imzot Pjeter Bogdani, ne Gur te Hasit te Thate te Dukagjinit.
1626 – Imzot Frang Bardhi ne Venedik i pergjigjet Imzot Gjon Tomak Maranoviqit, tue mbrojte shqiptarizmin e Skanderbeut.
1638 – Hoti cohet ne lufte kunder Turqise.
1644 – Franceskanet misionare P. Pali nga Mantova dhe P. Salvatori nga Affida, qene mbyte e hjedhe ne Cem. Ai vend sot quhet Pellgu i Fratit. Mbyte me thika.
1648 – P. Ferdinandi nga Albisola e P.Jaku nga Sarnane, misionare franceskane, ngulun mbi huj per fe ne Pazar te Shkodres nga Turqit. P. Ferdinandi ndei gjalle tri dite tue predikue.
1645 – Kelmendasit qesin jashte Turqit.
1674 – Dom Nikolle Vladanji thote meshen e pare ne Kishen e Pdhanes. Me 1693 bahet ipeshkev i Lezhes.
1687 – Kelmendi e Kuci dhe Himarjotet cohen kunder Turqise.
1696 – Mbare krahina e Hotit lufton kunder Venedikut per ceshtjen e Ulqinit.
1698 – P. Filip Shkodra cele shkolle nefamiljen Kamsi, ne Shkoder.
1699 РKelmendi ne lufte kunder Turqise, bashkohet me t̻ Ulqini e Tivari.
1700 – Imzot Anton Zezaj (Negri), ipeshkevi i Shkodres, vjerre ne konop per fe ne pazar – Teqe.
1700 – Klementi XI Albani Pape shqiptar i lindun n’Urbino.
1703 – Koncili i Pare Shqiptar ne Merqi i kryesuem nga Imzot Zmajeviqi, arqipeshkev i Tivarit.
1718 – P. Antoni nga Sora, franceskan, vare ne konop per fe, afer Shkodre.
1739 – Malesoret e Mbishkodres vrasin Mahmut Pashe Begollin prej Peje.
1740 – Zi e madhe buke ne te gjithe Shqipenine. Don Karlo i Napolit dergon grune. Çmimi: Nje kale arrine 16.000 aspra, ceniku i orizit 40 oka e djathe 40 aspra dhe oka e mishit 20 aspra.
1743 – Dom Gjon Nikolle Kazazi boton librin e tij.
1745 – Permenden nga rregjistri i Imzot. Pal Kamsit keta lagje dhe rrethe te Shkodres, Tophana, Remaji, Kazena, Sh’Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh.
1747 – Kryengritje e madhe kunder Turqise.
1755 – Çaushollajt qiten jashte Shkodre.
1764 – Themelohet ne Shkoder shoqnia e Shen Andout.
1769 – Mehmet Pashe Plaku i Deres Bushatlijve emnohet sundimtar i Shkodres.
1775 – Per tre muej rresht shi i madh e dame te panumer sidomos ne Pult, Shosh, Nikaj- Mertur, Selce, Drisht. Shkodra u mbyt n’uje. Dom Jak Tanushi Zorba, nderton Kishen e Shkrelit. Mehmet Pasha me te birin e me 15.000 ushtare niset me zhbi Kucin.
1778 – Mustafe Pasha shkon ne More e vdes.
1779 РPrej 6 Kallnorit deri me 29 prill asnje pike shi dhe u b̢ korrje e ganishme.
1784 – Pazari i Shkodres mbushet me drithe dhe cmimi qe ishte prej 3000-2400 aspra huni, ra ne 1500-1200 dhe ky bollek vazhdoi deri me 1789.
1786 – Kara Mahmuti then ushtrine turke qe kishte ardhe me rrethue Shkodren.
1787 – Kara Mahmuti pajtohet me Mirdite.
1787 – Imzot Gjergj Radovani shuguron ipeshkev Imzot Frano Borcin, prift shkodran, ne kishen e Shen Merise Magdalene.
1787 – Ne qafe Dardhe xehet ne befasi dhe i pritet kryet Kara Zeqir Pashes, Vezir i Rumelise prej anmiqve te tij.
1887 – Mahmut Pasha me sulm del e zbret nga keshtjella ku ishte ngujue, then ushtrine qarkuese, vret Mehmet Pashe Çaushollin dhe ndjek ushtrine boshnjake deri ne Kotorr.
1787 – Mehmet Pashes i pritet kryet.
IV. 1788 – Vritet Tahir Age Juka dhe i biri i kapidan Pashe Shpuzes, anmiq te Mahmut Pashes.
1788 – Mberrijne ne Shkoder tre delegate te Zefit II t’Austrise dhe ndryhen ne keshtjelle per bisedime me Mahmut Pashen.
1788 – Te percjellun prej besnikeve te Mahmut Pashes,tre delegatet austriake nisen kah Kraja, por afer Muriqit, vriten ne befasi, u priten krenet dhe i vorrosin ne Mjet, ne nje grope nder suka te Liqenit; Mahmut Pasha i con ne Stambolle krenat e tyne.
1789 – Kremtime te medha ne Shkoder, per gezim qe Sulltani kishte fale Shkodren. Keshtjella u ndez flake nga krismat e topave, qe shprazeshin me galdim.
1789 – Mahmut Pasha niset me shtype levizjen e Bosnjes; popullit te krishtene i vehen taksa te randa; pasanikeve 150 grosh, te mesemve 70-80 grosh, te vorfenve 30 grosh, ndersa klerit katolik, nder te cilet priftenve te Tophanes, ipeshkvijve te Lezhes, famullitareve te Lezhes, Merqise, Manatise, Bulgrit nga 100 grosh. Zadrimes i muer dy heresh pagesat e taksavet.Per t’u shtie tmerrin atyne qe s’kishin ndigjue me shkue ne lufte, si edhe atyne qe dezertojshin, me 7 shtator i qe pre kryet nje katolikut nga Shpori dhe me 9 te atij mueji nje myslimanit nga Myselimi.
1789 – Bollek i madh ne Shkoder. 6 pare oka e miellit te grunit, 2 pare ajo e misrit. Lagjja Bahcellek thirret Babaik.
1789 – Mahmut Pasha shkon me te nipin ne Bosnje, Novi Pazar e Vidin.
1791 – Mahmut Pasha i pret kryet Kole Mirditorit.
1792 – Mahmut Pasha shkon ne Prizrend e Prishtine.
1796 – Kara Mahmutit i pritet kryet ne lufte.
1796 – Mahmut Pasha shkon ne Piper ku mbet i vrame.
1796 – Vdes ne Piper te Kucit bashke me Mahmut Pashen, nipi i tij.
1798 – Mehmet Pashe Bushati shkon ne Vidin. Ne Shkoder bie murtaja.
1801 – Dom Simon Kamsi i mbiquejtun Signoreja kah fundi i dhetorit mbledhe ne Shkoder nje sasi te madhe te hollash per te pague haracin e madh qe sundimtari u kishte vu fshatareve laramane te Jubanit, Ganjolles, Gajtanit, Gurit te Zi e Rrencit.
1803 – Bie murtaja ne Shkrel.
1804 – Brahim Pasha shkon ne Anadoll me luftue per Sulltanin.
1809 – Vdes Brahim Pashe Bushati.
1814 – Shkreli cohet kunder Mustafe Pashe Bushatit.
1815 – Sulejman Hoti mundohet me mbyte Mustafe Pashen, por vret kushrinin e tij, Tahir Pashen.
1817 – Murtaje e madhe ne Shkoder e Shkrel; viktime e sherbimit fetar e shoqnor, vdes Dom Jak Tanush Zorba ne Shkrel.
1819 – Ali Pashe Tepelena, si shtron krejt Epirin, merr Pargen.
1820 – Mustafe Pashe Bushati, i emnuem vezir, shkon me luftue ne More.
1821 – Dy ushtri turke mesyjne Shqipnine.
1821 – Nen kryesine e Mark Bocarit, shqiptaret luftojne per lirine e Greqise.
1822 – Hurshit Pasha i Morese xen e mbyte trathtish Ali Pashen e Janines.
1823 – Prenge Bibe Doda shtron Dibren, Llezhi i Zi, princ ne Mirdite.
1829 – Mustafe Pasha shkon ne Vidin ne lufte.
1830- Linde P.Leonard de Martino, italo-shqiptar, franceskan i cili qe misionar ne Zadrime. Me 1881 botoi vepren “Arpa” e nje italo- shqiptari; mesoi edhe ne shkollen franceskane ne Shkoder.
1831 – Mustafe Pasha i shpalle lufte Turqise, i del para ushtrise turke ne Perlep me 20.000 vete.
1831 – Mustafe Pasha dorezohet dhe cohet ne mergim ne Stambolle.
1835 – Kryengritje e madhe ne Shqipeni.
1834 – Kryengritje fshatare kunder Turqise kryesue nga Dasho Shkreli, Osman Pasha ndryhet ne keshtjelle dhe i shtrenguem jep disa lehtesina.
1827 – Linde Pashko Vasa, shkrimtar i Rilindjes.
1837 – Termet i forte ne Shkoder.
1839 – Malazezet mesyjne Hotin dhe Kelmendin, Gruden.
1840 – Mblidhet Kongresi i Londres. Mehmet Ali Pasha, shqiptar.
1848 – Kryengritje e madhe kunder Tanzimatit.
1849 – Kryengritje fshatare kunder Turqise.
1852 – Tjeter kryengritje malsore kunder Turqise.
1854 – Kryengritje e armatosun ne Shkoder. Mirditasit dallohen ne luften turko-ruse ne Krime.
1855 – Termet i forte ne Shkoder.
1856 – Kremtime te medha ne Shkoder per nenshkrimin e paqes. Per nje ore rreth u zbrazen top e pushke nga keshtjella e kodrat e Tepes.
1856 – Hamz Age Kazazi u prine disa fanatikeve me shkue e me rrethue Seminarin Papnuer te Jezuitevet.
1856-Arrijne ne Shkoder pese delegatet e qeverise austriake dhe u ndryen ne keshtjelle ku biseduen me sundimtarin per ceshtjen e damtimit te Kolegjes dhe me 16 dolen nga Shkodra pa u marre vesh se cka u vendos.
1856-Vjen ne Shkoder i derguemi fuqiplote i Stambolles dhe pati bashkefjalime me Konsullin e Austrise, Ipeshkevin e Pashen. Mustafe Pashe Menehmeni dergon ne mergim Hamz Age Kazazin me disa paresi Shkodre. Mali i Zi pushton Kucin. Krijohet ne Shkoder Komisioni Xhibalit ne krye te te cilit vihet Haxhi Age Lohja.
1857 – Qeverija turke zbret nga Keshtjella e zen vend ne shtepi te Dervish Beg Koplikut.
1858 – Hidhet guri i pare i themelit te Katedrales se Shkodres.
1858 – Kushe Micja cele shkollen per vajza shkodrane.
1859 – Linde ne Shkoder poeti i Rilindjes Filip Shiroka.
1859 – Themelimi i Seminarit Papnuer te Shkodres me nxanesat: Prenge Doci, Ndue Bytyci.
1860 – Linde ne Shkoder artisti piktor Kole Arsen Idromeno.Vdiq me 12. XII. 1919.
VIII.1861- Franceskanet ngrehin Kuvendin e tyre ne Shkoder.
1862 – Lidhja shqiptaro-greke per kryengritjen ne Janine e Durres. Lufta e Konices me humbje te Turqise. Oficeret e keshtjelles lejohen me ndeje lirisht ne qytet, me urdhen te Ferik Mustafe Pashes. Shugurimi i Imzot Dario Bucciareli ne Katedralen e Shkodres nga Imzot Karl Pooten. Dalin ne drite botimet e Dom Ejell Radojes.
1864 – Linde ne Shkoder arsimtari e shkrimtari Mati Logoreci.
2.1866 – Linde ne Shkoder poeti e shkrimtari Dom Ndre Mjedja.
5.1866 – Vdes ne Kallmet shkrimtari Dom Pjeter Zarishi.
12.1866 – Krijohet i Treti Urdhen ne Shkoder.
II.1867 – Shkodra bahet Seli Arqipeshkvnore.
1870 – Dom Pashko Junki boton librat e tij.
1871 – Zef Jubani Ndokillia boton disa rapsodi shqiptare.
1.XI. 1871 Koncili II Shqiptar, kryesuem nga Imzot Karlo Pooten, Metropolit i Tivarit dhe Arqipeshkev i Shkodres.
10.1874 – Çelet shkolla e Shirokes nga Dom Zef Ashta.
1869 -1870 – Mbas shinave dhe vershimeve te shumta Drini kthen ne shtratin e vjeter kah Shkodra.
12.1874 – Shkrepe moti n´oren 5.15 ne depon e municionit te keshtjelles qe merr flake dhe mbesin te vdekun 97 vete.
24.6.1875 – Linde Imzot Benardin Shllaku.
7.1875 – Themelohet Kuvendi i Franceskaneve ne Gjuhadol.
X.1875 – Themelohet Kongregacioni i Zojes Nunciate ne Shkoder.
X.1877 – Jezuitet celin Kolegjen Saveriane ne Shkoder.
2.1878 – Malet e Veriut protestojne kunder qeverise se Athines per ceshtjen e Epirit.
4.1878 – Themelohet “Lidhja e Prizrendit”.
1878 – Fuqite e armatosuna te “Lidhjes” mesyejne Malin e Zi qe don me pushtue Plave e Guci.
1878 – Lidhja e Prizrenit proteston me memorandum kunder vendimeve te Kongresit te Berlinit. Shkodra proteston prane Kongresit te Berlinit per shkeputjen e Podgorices, Tivarit, Plaves dhe Gucise.
18.6.1878 – Mirdita, Malsia e Lezhes dhe Lura i luten Kongresit te Berlinit me i dhane autonomine.
13.7.1878 – Traktati i Berlinit i leshon Malit te Zi, Ulqinin e Tivarin, Plave, Guci e Triepsh dhe Greqise nje pjese te Epirit.
11.1878 – Nga frika qeveria turke rrethon Shkodren me 20.000 ushtare.
2.1879 – Linde ne Shkoder patrioti dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi.
1879 – Ushtrite malazeze thehen keqas nga vullnetaret shqiptare qe mbrojne Plave e Guci.
1880 – Plave e Guci i hiqen Malit te Zi.
1880 – Malit te Zi i leshohen vendet qe nga Tivari deri ne Breg te Bunes. Vdes ne Venedik Imzot Ejell Radoja, shkrimtar e famullitar i Shkodres. Tina e Nikes cele shkollen e punes se dores per vajza. Botohet libri i Dom Ndre Logorecit “Doktrina e Krishtene”. Ulqini bie ne dore te Malit te Zi. Arta i leshohet Greqise. Ate Jak Jungu boton “Kulshedren e Shpirtit” dhe disa poezi te Dom Ndre Mjedes: “Shahiri elierz”. Ma vone ne vitin 1895 boton edhe fjalorin “Shqip-Italisht”. Dom Pashko Babi (Sheqeri) boton ne Shkoder “Vakinat e te shkruemit shejte”. Lidhja Hot-Grude-Shkrel-Kastrat me shty kufinin e Shqipnise.
1879 – Krijohet Kuvendi i Murgeshave Stigmatine ne Shkoder. Themelimi i shkolles Stigmatine per vajza.
1882 – Çelet Kolegja Serafike Franceskane ne Shkoder.
1885 – Linde ne Shkoder shkrimtari Hile Mosi.
1887 – Shugurohet ne Kishe te “Zojes se Shkodres” Imzot Ndre Logoreci, ipeshkev e mandej me 24.8. 1887 Arqipeshkev i Shkupit. Themelohet Kongregacioni i Zojes se Lurdit per gra.
1887 – Krijohet Kuvendi i Franceskaneve te Arra e madhe (Shkoder).
1888 – Krijohet Misioni Shetites ne Shkoder.
1899 Imzot Prenge Doci, Abat i Mirdites themelon ne Shkoder Shoqnine Letrare “Bashkimi”.
1889 – Themelohet Kompania e “Zojes Rruzare” te Arra e Madhe.
1889 – Krijohet shoqnia bamirese “Rrethi i Shen Jozefit” ne Kolegjen Saveriane.
1889 – Vdiq Imzot Pashko Junki, famullitar i Shkodres e shkrimtar.
1889 – Çelet spitali i Motrave te Meshires ne Shkoder.
6.1895-Koncili III Shqiptar nen kryesine e Imzot Pashko Guerinit, Arqipeshkev Metropolit i Shkodres.
28.6.1897 – Murgeshat Stigmatine celin kopshtin per femije te vogjel me dreke, falas.
1899 – Vdes Ate Jak Jungu, shkrimtar, themelues i Kongregacionit te “Zojes Nunciate”, te Kongregacionit te “Zojes se Lurdit” dhe te Uratores se “Zemres se Krishtit.”
1902 – Shkolla franceskane jep mesimet ne gjuhen shqipe.
1903 – Me alfabet te Shoqnise “Agimi” shtypen tekstet e shkollave fillore.
1903 Shtjefen Maci mesues ne Dajc te Bregut te Bunes.
1904 – Lush Kola nga Barbullushi meson ne fshatin e tij. Pse perhape idena nacionale, pushohet nga puna.
1904 – Hile Agustini cele shkollen ne Bushat.
13.6.1904 – Imzot Jak Serreqi krijon qelen e re famullitare ne Serreq.
6.I.1905 – Termet i madh ne Shkoder, ne oren 5,30 te mengjesit. Dame te medha ne Shkoder.
8.12.1905 – Bekimi i Kishes Franceskane te Gjuhadolit.
1907 – Themelohet azili i jetimeve nga motrat Saleziane ne Shkoder; ma vone dhe i pleqve te vorfen.
1908 – Vellaznit e shkollave Schulbrüder hapin internatin per femijet e vorfen ne Shkoder.
31.8.1908 – Shpallja e Konstitucionit nga Sulltan Hamiti. Kremtime te medha ne Shkoder.
1908 – Shkodra merr pjese ne Kongresin e Monastirit ku dergohen: Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hile Mosi.
- Krijohet klubi “Gjuha Shqipe” ne Shkoder.
1909 – Zef Ndoc Ndreka, fshatar nga Spaci i Mirdites meson aty.
1909 – Del ne Shkoder gazeta “Koha” e “Bashkimi”. Kerkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit te detyrueshem, sherbimi ushtarak ne vend, e nje sundimtar i pergjithshem shqiptar…
24.7.1910 – Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodren.
1910 – Lufte ne Kacanik ndermjet shqiptareve dhe turqve. Kryengritje e Malsise se Madhe.
26.7.1910 – Shefqet Turgut Pasha vjen ne Shkoder me shtrue Malsine. Luftime te pergjakshme ne Qafe t’Agrit e ne Qafe Shtame te Shales ndermjet dukagjinasve dhe ushtrise turke.
1911 – Plase kryengritja e Malsise se Madhe, ne Kastrat.
6.4.1911 – Dede Gjo’ Luli ngule ne Bratile ne maje te Deciqit flamurin kombetar dhe Malsia e Madhe lufton per pavaresi e liri.
18.5.1911 – Kryengritesit shqiptare i pergjigjen Shefqet Turgut Pashes se nuk perulen e se do te luftojne tue derdhe gjakun deri ne fitimin e plote te lirise.
5.7.1911 – Kryengritje e pergjithshme kunder Turqise per liri.
X.1912 – Plase lufta Ballkanike. Ne Shkoder shprazen tre topat e fundit turq per shpallje lufte.
X. 1912 – Niset rrethimi i Shkodres nga malazezet.
28.11.1912 – Shkodra merr pjese me Luigj Gurakuqin ne Shpalljen e Pavaresise shqiptare ne Vlone, ne Qeverine e perkohshme nen kryesine e Ismail Qemalit.
30.1.1913 – Esad Pashe Toptani shtien e vret trathtisht Hasan Riza Pashen, dalezotes i Shkodres, i cili donte me ngrite flamurin kombetar shqiptar ne keshtjelle e ne kumbonare te Katedrales se Shkodres.
2 3. 4.1913 – Esad Pasha ia shet Shkodren malazezve per dy milion florinta, te cilet futen ne qytet ne tri drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga Bardhanjoret.
14.4.1913 – Malazezet djegin Pazarin e Shkodres, mbasi e grabiten, dhe dalin ketej tue i a leshue vendin ne dore t’ushtrise nderkombetare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).
13.6.1913-Naltohet ne keshtjelle te Shkodres Flamuri Kombetar Shqiptar atdhetari Karlo Suma mban fjalimin. 7.1913 – Esad Pasha shpallet sundues i Shqipnise se Mesme.
12.3.1914 – Princ Vilhelm von Wied, vjen ne Shqipni si princ i shqiptareve dhe zbret ne Durres.
14.5.1914 – Pader Marian Prela themelon shoqnine “Te Bijat e Zojes”.
15.6.1914 – Ushtria kombetare me malsoret e Mbishkodres luftojne ne rrethina te Durresit kunder trathtareve, ku vdes koloneli holandez Thomson.
4.7. 1914 – Plase Lufta I Botnore.
5.9. 1914 – Princ Wiedi len Shqipnine.
X. 1914 – Esad Pasha futet ne Durres.
1914 – Vdes Ate Dede Pasi, themelues i “Misionit Shtetites shqiptar”.
1915 РNe Shkoder ngrehet nje qeveri e perkohshme, por ̢sht ma teper anarki. Zhvillohen luftime midis lagjeve ndermjet nacionalistave dhe perkrahesve te Esad Pashe Toptanit.
4.1915 – Kryengritje kunder Esadit ne Durres, i cili ike andej.
5.6. 1915 – Krajl Nikolla Petroviq I, krajl i Malit te Zi, se bashku me ushtrine e tij pershkohet neper Shkoder e del n´Itali.
2.1915 – Vdes ne Shkoder Pader Anton Xanoni, shkrimtar i lindun ne Durres me 1863.
6.1915 – Ushtrite serbe te thyeme pershkohen neper Shkoder.
6.1916 – Rusia proteston kunder veprimeve te paligjshme te malazezeve neper Shqipni. Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkev i Pultit, shpeton Dukagjinin nga rrethimi kercenues i ushtrive serbo-malazeze ne ikje e siper.
1916 – Pararoja e ushtrise austriake futet ne Shkoder.
23.1.1916 – Ushtrite austro-hungareze, si pushtojne Shqipenine e Veriut, Serbine e Malin e Zi, dalin ne Durres.
3.1916 – Vizite zyrtare ne Shkoder nga ana e Arqidukes Karl Salvator i Habsburgve.
1917 – Krijohet ne Shkoder “Komisija Letrare”.
30.X. 1918 – Ushtrite austro-hungareze lane Shkodren e Shqipenine.
11.1918 – Hyjne ne Shkoder ushtrite aleate.
11.1918 – Hoti e Gruda, me nje Memorandum dergue ne Washington, Londer, Paris e Rome, lypin lirine.
1919 – Themelohet Shoqnia “Bogdani”.
1920 – Kongresi i Lushnjes ku Shkodra dergon perfaqesuesi e vet.
2.1920 – Dalja e ushtrise franceze nga Shkodra. Shkodra bashkohet me qeverine qendrore kombetare. Lufta e Koplikut.
3.1920 – Hapet i pari Parlament Shqiptar.
4.1920 – Avni Rustemi vret ne Paris Esad Toptanin.
1920 – Themelohet Orfanotrofi i “Zemres se Krishtit” nga Ate G. Della Pietra.
8.1920 – Lufta e Vlones.
12.1920 – Legata shqiptare ne Konferencen e Paqes ne Versailles, ne te cilen ban pjese Imzot Luigj Bumci e Luigj Gurakuqi, Fishta mbrojne te drejtat e kombit shqiptar. Lidhja e Kombeve pranon Shqipnine si anetare te saj.
1921 – Kryengritja e Mirdites.
5.1921 – Plase kryengritja e Matit.
1.1922 – Arriti ne Shkoder i pari delegat apostolik ne Shqipni Imzot Ernest Cozzi.
21.1.1924 – Hapet Asambleja Konstituente ne Tirane.
- Revolucioni borgjez kryesue nga Fan Stilian Noli.
12.1924 – Kthimi i Ahmet Zogut ne Shqipni. Ne Shkoder krijohet gjyqi ushtarako-politik. Fillojne burgimet, internimet kunder nacionalistave.
2.2.1925 – Vritet ne Bari, Itali, patrioti Luigj Gurakuqi.
11.1926 – Kryengritja e Shales kunder rregjimit te Zogut. Gjyqi denon me varje disa pjestare te kryengritjes.
8,1937 – Vdes ne Shkoder poeti lirik Dom Ndre Mjedja.
1929-Vritet ne Zymb, Pader Shtjefen Gjecovi arkeolog dhe perpilues i “Kanunit te Leke Dukagjinit”.
4.1939 – Luftime te rrepta te Ura e Drinit kunder ushtrive fashiste qe vijne me pushtue Shkodren.
1939 – Vdes Imzot Pjeter Gjura, Arqipeshkev i Durresit.
30.7.1952 – Aprovohet Statuti i Kishes Katolike Shqiptare, nen kryesine e Imzot Bernardin Shllaku.
11.1956 – Vdes Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkev i Pultit.
Burimet historike

C. Becker; “L´Albanie e les albanais” fq. 14
M. Sufflay: “Serbet e Shqiptaret”, fq. 58, 59, 38.
N. Thalloczy: “Acta e diplomata”, I nr. 648.
Cordignano – Valentini : ” Saggio di un regesto storico” fq. 4.
Tajani: “Le istorie albanesi”, II, fq. 50, 51, III, fq. 26.
A. Gegaj: ” L´Albania et l´Invasion turque au XV-e siecle fq.30,33, 48.
Pagine della Dante ; XLIV, 1937, fq. 38, 39, 40.
Kersopoulos: Chronologie, etj. 40, 42, 43.
A. Ghika: fq. 42, 60, 61.
Hecquard: “Haute Albanie”, fq. 145.
F. Bianconi: “Carte…”,etj. fq. 18.
P. Chiara: “L’Epire”, fq. 129, 132.
Q. Spellanzon “Vinti”, fq. 254.
Mocenigo : “Albania”, fq. 52, 53.
E. Durham : “Twenty ye ars”, fq. 206, 216, 221.
A. A. Rappaport : ” Au pays des martyres”,fq. 97.
J. Godard: “L’Albanie”, fq. 116.
L. Viezzoli: “Shqipnija”, fq. 158, 159, 165.
Revista “L.E.K.A.”, ” Te drejtat e Shqypnise etnike, I”.
Marin Sirdani: “Shqipnija…” etj.
Justin Rrota: “Leteratyra shqipe”, fq. 156.
“Histori e Shqipnise”, Ministria e Arsimit, 1954-1955.
Jorga: “Breve histoire”, fq. 1
Römische, etj. Vell. III, nr. 6
“Kalendari” i V.P. 1914-1927.
G.Berri: “L’assedio di Scutari”.
D.K. Kalendari 1933, fq. 120-137.
Gj. Radovani: Doreshkrime.
Gj: Sheldija: “Shkodra”, Pj. I.II.III.
M. Sammutius – Annalis.
Gelchich: “Zedda”, fq. 38, fq. 4.
Jorga : “Re de l’Orient”, IV, fq. 235-236.
P.G. Golubovich: Bib. Bio. Bibliog. VI.V. fq. 339.
Orb. Seraphicus: Tom. II. fq. 697,4.
Gonzaga: “De orign. Seraphicae…”, etj. 1587, fq. 47-548.
Thalloczy etj. Illyrich.Albanische. Forschungen. VI.V. 207, A.D.V. I nr22

No comments: