Friday, July 30, 2010

YouTube rrit limitin e videove në 15 minuta

YouTube rrit limitin e videove në 15 minuta
YouTube ka zgjatur kufizimin për video të ngarkuara në këtë rrjet nga 10 minuta në 15 mintua.

Sipas një postimi të bërë të enjten në blogun e YouTube, thuhet se limiti është rritur për shkak se ka qenë një ndër veçoritë më të kërkuara nga përdoruesit e saj, megjithëse kjo është vonuar për shkak se kompania ka punuar në projekte tjera dhe në infrastrukturën prapa skenave.

Në mars për shembull, kompania ka bërë të ditur se 24 orë video ngarkohen çdo minut. Kjo para një viti ishte 6 orë video çdo minut. Duke pasur parasysh limitin e ri, kjo padyshim që do të vazhdojë të rritet.

Kur YouTube u lansua në vitin 2005, përdoruesit mund të ngarkonin klipe që ishin më të gjatë se 10 minuta. Megjithëse pa praninë e limiteve ishte e lehtë që të ngarkoheshin video materiale të gjatësisë së plotë dhe si rezultat i kësaj për të mos shkelur material të ruajtur me të drejta autoriale, YouTube krijojoi limitin si dhe shtoi tipe të reja të llogarive si “regjisor”, “komedian”, “muzikan” dhe “guru”, të cilat kërkonin hapa shtesë për regjistrim, por largonin kufizimin e periudhës prej 10 minuta.

Popullata tjetër e YouTube thjeshtë duhej të pështatej me limtin për të ndarë material në copëza 10 minutëshe, që do të funksiononin derisa filterët e YouTube do të gjenin shkelje ligjore.

YouTube ka thënë se përdoreusit që më parë kanë ngarkuar përmbajtje që ka qenë shumë e gjatë duhet ta fshijë atë, dhe më pas ta ringarkojë. Kompania gjithashtu është duke prezantuar një fushatë të quajtur “15 minuta famë” që do të veçohet me video 15 minutëshe të krijuara nga përdorues që përdorin etiketën “yt15minutes”.

No comments: