Saturday, July 31, 2010

Biel ‘çmendet’ pas djathit

Jessica Biel raportohet se ajo ka dobësi për djathin. Aktorja ka thënë se ajo nuk mund ta frenojë veten nga djathi, edhe pse mundohet në maksimum për të shmangur ushqimin e pa-shëndetshëm për të mbetur në formë. “Kam një dietë të mirë, shumë të mirë, kur punoj. Kur nuk punoj, kjo del jashtë kontrolli. Jam një person që më pëlqejnë shijet. Më pëlqen pica, buka, pastat dhe djathi. Djathi mbi djathë! Është gjëja më e mirë”, ka thënë Biel. Aktorja së fundi ka qenë në Britaninë e Madhe për të promovuar filmin e saj të ri “The A-Team” dhe ka shpjeguar se i pëlqen edhe ushqimi britanik.

Biel ‘çmendet’ pas djathit

No comments: