Thursday, May 8, 2014

Historia e Pislit, revolta dhe ekzekutimi i një emigranti të ‘99

Pengmarrja 20-orëshe e autobusit në Greqi përfundoi me vrasjen e Flamur Pislit nga Burreli dhe pengut Jorgos Kulluri në afërsi të Elbasanit. Mediat e huaja publikuan videon e operacionit policor  
pilsiMë 28 prill 1999, Flamur Pisli, një emigrant shqiptar rrëmbeu një autobus grek në sheshin qendror të një qyteti të vogël, ku jetonte dhe punonte prej vitesh. Pas një arratie prej 20 orësh në veri të Greqisë dhe në jug të Shqipërisë, Pisli dhe një nga pengjet greke, Jorgos Kulluris, u qëlluan për vdekje nga snajperët shqiptarë jashtë qytetit të Elbasanit. Si një parashikim që bëhet realitet i një gjëje që mund të ndodhë, pengmarrja shkaktoi

PD rihap pengmarrjen e ’99: Artan Didi vrau një të pafajshëm, të hetohet

komisioniPartia Demokratike i është rikthyer dje historisë së vrasjes së Flamur Pislit në prill të vitit 1999, duke akuzuar kryepolicin Artan Didi për ngjarjen. Të mbledhur pa praninë e mazhorancës në Komisionin parlamentar për Policinë, deputetët demokratë shfaqën videon e operacionit të para 15 viteve. “Personi që e udhëhoqi këtë operacion, ku mbeti i vrarë edhe një pasagjer, është Artan Didi.

Gazetari grek rrëfen videon: E vërteta e vrasjes së Pislit dhe pengut


Gazetari grek që ka ndjekur nga afër pengmarrjen e autobusit nga Flamur Pisli më 1999, thotë se nuk ka pasur asnjëherë dyshime që i riu grek që humbi jetën bashkë me pengmarrësin u qëllua nga policia dhe se kjo duket qartë në videon e Reuters dhe madje edhe në kameran e tij të vogël. “Nuk e di pse ju po e përmendni fjalën dyshime,

Friday, May 2, 2014

Dhora Leka dhe loja e sigurimit me dosjet e spunllikut....


Letra  e Dhora Lekës për Enver Hoxhën në ‘67: “Si e futa në kurthin e Sigurimit Ismail Kadarenë
NGA ADMIRINA PEÇI
NGA ADMIRINA PEÇI
Zbulohet dokumenti prej 12 faqesh, ku kompozitorja  i rrëfen Hoxhës se si u bë bashkëpunëtore e Sigurimit dhe si ngriti kurthin për shkrimtarin Kadare nën pseudonimin Lindita...

Një dokument tronditës, prej 12 faqesh, me shkrim dore, i datuar me 21 qershor 1967, drejtuar Enver Hoxhës, zbulon për herë të parë, vetëdeklarimin

‘Bayerni ende klubi më i mirë në botë’

Trajneri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp ka insistuar se Bayern Munchen mban ende epitetin e klubit më të mirë në botë, pavarsisht humbjes nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve. 

Bavarezët u eliminuan në gjysmëfinale nga Real Madridi të mërkurën, duke dështuar të shkruajnë historin për të mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve.

Nëse nuk e bën dot hapin e parë të ndryshimit në tetë muaj, nuk e bën dot as në tetëdhjetë vjet

Nga Spartak Ngjela,   Disa te huaj me pyeten sot se, “cila eshte sipas jush filozofia e kesaj qeverie?” Me erdhi per te qeshur se brendshmi ne fillim ngaqe nuk kisha se cfare te thosha, por edhe dicka duhej t’u thosha. Mandej e kapa veten tek u kujtova se nje gje statike nuk mund te kete filozofi; dhe ju thashe idene se: “nje dicka qe nuk gjeneron asgje, nuk mund te kete filozofi”, e cila eshte maksime e njohur tani,

Spiunët e spiunëve

Nga Nebil Çika
Spiunët dhe spiunllëqet e diktaturës komuniste janë rikthyer edhe një herë ne debatin publik shqiptar pasi media “zbuloi” një letër që “spiunia e Sigurimit të Shtetit Dhora Leka i dërgonte diktatorit Hoxha ku ankohej se e kishin dënuar padrejtësisht pasi e kishte provokuar shkrimtarin Ismail Kadare me porosi të Sigurimit të Shtetit” . Sigurisht që nuk e vë në dyshim faktin

Thursday, April 17, 2014

Intervistë e ish kryeministrit Berisha dhënë për ABC News

Pyetje: Sot mbushen 15 vjet nga eksodi i kosovarëve, genocidi serb ndaj popullit të Kosovës, mikpritja e shqiptarëve, një histori që ndoshta nga ky moment ishte më e keqja e kosovarëve por filloi të përmirësohej më pas. Sot Kosova është e pavarur çdo vit ka një përkujtim në Kukës për këtë ngjarje. Si e përjetoni ju, si e përcillni dhe cili është edhe mesazhi juaj për popullin shqiptar por edhe atë të Kosovës?

Sunday, April 13, 2014

Zgjedhjet në PD, zbardhet udhëzimi: Deputetë dhe të zgjedhur vendorë jashtë gare

NGA: ELDA MENGATIRANE-Deputetët demokrat apo të zgjedhurit vendor të djathtë përjashtohen nga gara për kryetar dege të PD. Në udhezimin e ri i cili mban firmën e kryedemokratit Basha dhe u është shpërndarë të deleguarve në rrethe theksohet se: “në propozimin e kandidatëve për kryetar dege të PD, duhet të respektohet mospajtueshmeria e mandatit të kryetarit të degës së PD, me mandatin e të zgjedhurve: deputet, kryetar këshilli apo qarku, kryetar bashkie apo kryetar komune.

Monday, March 31, 2014

Rruga e Kelmendit

Rama u nis per tek fototeka Marubi por zbulon Plave e Guci!

Te dashur miq, nje projekt prej 320 mije euro, i siguruar nga qeveria e PD per fototeken Marubi per rindertimin e nderteses se blere 520 mije dollare dy vite me pare per sistemimin e kesaj kryevepre te trashegimise sone, ishte shkaku i tre takimeve per tre muaj te Rames ne Shkoder vetem per kete çeshtje. Por ne fjalen e tij, Rama harroi fototeken dhe dha sihariqin se ai ka vendosur te lidhe Shkodren me Plave e Guci. Mirepo kjo deklarate, qe i erdhi si frymezim nga zana e Kelmendit qe pa ne fotot e Marubit, shkaktoi ilaritet te madh ne Shkoder dhe ne Malsine e Madhe, madje dhe ne Plave dhe Guci.

Nje inxhinier, socialist i thekur, qe ndodhej afer Fuges pyet Manarin:

Sunday, March 30, 2014

SHBA: Jo Enver Hoxhës, Jo “Vorio Epirit në1950 ”

Nga Thanas Mustaqi
Plani grek i Vorio-Epirit për një konfederatë greko-shqiptare.
Telegrami TOP SECRET i ambasadorit amerikan në Athinë: Plani grek është afatgjatë dhe Ministri i Jashtëm grek mendon se plani mund të zhvillohet vetëm kur të ketë një Shqipëri të saktë dhe të qetë, dhe me nismë shqiptare.
Kundërshtimi i Uashingtonit dhe lëvizjet paralele kundër diktatorit komunist, i cili kishte nisur rusifikimin e Shqipërisë

Nacionalizmi i ngjalave, shpella e zezë e mafies kombëtare


Ish-Kryeministri thotë se opozita duhet të lobojë me bindjen e plotë, se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat, por, sipas tij, çdo dhunim i shtetit ligjor, është para së gjithash dhunim i opozitës dhe i lirive e të drejtave të qytetarëve. Ai e akuzon Ramën për bllokimin e procesit të integrimit, duke kujtuar se “për Edvinin, shqipja e Naimit është gjuha e Enverit!”

Mehdi Frashëri më 1944: Duam shtet greko-shqiptar


Nga Dr. i Shkencave historike, Stavri J.Dajo   Në vitin 1949, ish-kryeministri i Zogut dhe i dënuar nga Gjyqi Special i Tiranës në pranverë të vitit 1945 me 30 vjet heqje të lirisë, Koço Kota, vdiq në burgun e Burrelit, pas shumë torturash. Menjëherë pas vdekjes së tij, ithtarët zogistë dhe vetë i biri i Kotës, Nuçi Kota ndodhur në SHBA, jepte një sërë intervistash dhe nxiste emisione radiofonike kryesisht për të justifikuar në plan propagandistik qëndrimin e të atit lidhur