Gazetari grek që ka ndjekur nga afër pengmarrjen e autobusit nga Flamur Pisli më 1999, thotë se nuk ka pasur asnjëherë
dyshime që i riu grek që humbi jetën bashkë me pengmarrësin u qëllua
nga policia dhe se kjo duket qartë në videon e Reuters dhe madje edhe në
kameran e tij të vogël. “Nuk e di pse ju po e përmendni fjalën dyshime,
por nuk ka pasur asgjë të kësaj natyre dhe asnjë mendim të dytë”, – thotë Panos Haritos për “Mapo”, që atëherë ndiqte luftën e Kosovës për Televizionin Publik grek. Ai shton se në atë vend nuk ka pasur asnjë njeri tjetër përveç autobusit dhe policisë. Haritos tregon se ai në atë kohë është telefonuar për të ndjekur pengmarrjen dhe ka qenë pas autobusit në kohën që ai u bllokua nga policia me një pengesë natyrore. “Nga këndvështrimi im, e gjithë prita e policisë ishte joprofesionale dhe këtë e kam raportuar si dëshmitar okular”, thotë gazetari i luftës. Sipas tij, snajperat e policisë nuk kishin pasur pamje të qartë në momentin e ndërhyrjes dhe as kohë të mjaftueshme për ta përgatitur atë dhe kjo sipas tij shpjegon edhe pse pati viktima gjatë ngjarjes. Ai tregon ndërkohë se pamjet e servirura nga opozita shqiptare ditën e djeshme janë bërë prej një kameramani të Reuters, që po ashtu si ai ndodhej në vendin tonë për të ndjekur luftën e Kosovës. “Unë telefonova Reuters në Tiranë se më duhej një kamera dhe ata sollën kameran”, thotë Panos. Kameramani në këtë rast ka qenë nga Afrika e Jugut dhe Panos thotë se ai quhej Lior. Pamjet më pas janë bërë publike nga Reuters dhe kanë qenë të aksesueshme nga televizionet në Greqi apo Tiranë. Ai shpjegon po ashtu se autoritetet shqiptare i kanë pasur në zotërim pamjet që prej asaj kohe dhe nuk ka asnjë dyshim që ngjarja ka qenë e qartë. Por ai shpjegon se në Greqi nuk ka pasur në atë kohë ndonjë reagim të ashpër kundër policisë shqiptare, kjo edhe sepse një pjesë e fajit i mbeti Ministrisë së Brendshme Greke që nuk diti të administronte situatën. “Nga ana tjetër autoritetet greke (Ministria e Rendit për shembull) ishin të sigurt që rasti nuk do të kishte një fund të mirë, kështu që ata ia hodhën pataten e nxehtë palës shqiptare kur e lejuan autobusin të kalonte kufirin dhe hynte në Shqipëri”, thotë Panos. Sipas gazetarit të luftës, në çdo rast pengmarrjeje standardi bazë i policisë është që ajo nuk duhej të plotësonte kërkesat e pengmarrësit. Gazetari kujton se policia shqiptare kishte vetëm elementë bazikë për këtë operacion. Sa i përket vrasjes së një civili dhe plagosjes së një gruaje, Panos thotë se gjithçka është mjaft e qartë në pamjet e Reuters dhe madje edhe në kameran e vogël që ai ka përdorur gjatë ngjarjes. Panos kujton po ashtu se veç filmimit ishin edhe pengjet që konfirmuan se nuk pati asnjë të shtënë nga brenda autobusit. “Vetëm nga jashtë”, – thotë ai. Ai gjithashtu thotë se pengjet kanë treguar se shqiptari ishte një djalë i sjellshëm dhe se nuk i kishte lënduar dhe se ata kishin pasur biseda mjaft interesante gjatë kohës që ishin në autobus. Ai gjithashtu konfirmon se edhe si dëshmitarë okularë i ka parë personat që kanë qëlluar. Është e trishtë. Nuk ka rëndësi se çfarë njerëzit bëjnë gabim në jetë. Pasi një jetë humbet, duhet të kesh respekt për të. Dhe në këtë rast ata nuk e kanë trajtuar si duhet incidentin dhe nuk kanë respektuar kështu as kujtimin e djalit grek dhe as të shqiptarit”, – thotë ai duke komentuar faktin se qeveria shqiptare e kohës kishte pretenduar se pengu ishte vrarë nga të shtënat brenda autobusit.

No comments:
Post a Comment