Pengmarrja 20-orëshe e autobusit në Greqi përfundoi me vrasjen e Flamur Pislit nga Burreli dhe pengut Jorgos Kulluri në afërsi të Elbasanit. Mediat e huaja publikuan videon e operacionit policorMë 28 prill 1999, Flamur Pisli, një emigrant shqiptar rrëmbeu një autobus grek në sheshin qendror të një qyteti të vogël, ku jetonte dhe punonte prej vitesh. Pas një arratie prej 20 orësh në veri të Greqisë dhe në jug të Shqipërisë, Pisli dhe një nga pengjet greke, Jorgos Kulluris, u qëlluan për vdekje nga snajperët shqiptarë jashtë qytetit të Elbasanit. Si një parashikim që bëhet realitet i një gjëje që mund të ndodhë, pengmarrja shkaktoi
shumë zemërim dhe armiqësi që ishte mbledhur në shoqërinë greke gjatë viteve ’90 lidhur me figurën e emigrantit shqiptar, por edhe atë të punëdhënësit grek. Gazetarja greke, Penelope Papailias ka përmbledhur në një libër historinë e pengmarrjes dhe të gjitha të pathënat e saj, të zbuluara gjatë vizitës në Shqipëri dhe takimeve me bashkatdhetarët e Pislit.
Revolta e një emigrant të dhunuar
Në orën 10:30 të paradites së 28 prillit 1999, një autobus ndaloi në qendrën e Kate Scholarit, një fshat që ndodhet në periferinë e Selanikut. Pasagjerët, si zakonisht hipën në autobus, dhe mes tyre edhe Flamur Pisli, një fytyrë e njohur për disa prej atyre që ndodheshin aty. Pak minuta më pas, Pisli nxori një kallashnikov dhe dy granata, njërën me siguresë të hequr dhe urdhëroi shoferin ta çonte autobusin në rajonin e policisë në Selanik, ku ai akuzonte tre persona, një polic, një roje sigurie dhe pronarin e një fabrike këpucësh, se kishin sajuar akuzat kundër tij për armëmbajtje pa leje dhe e kishin çuar në burg, ku ai ishte torturuar dhe abuzuar seksualisht. Autobusi nisi të bënte një udhëtim të gjatë në veri të Greqisë, i shoqëruar nga makinat e policisë, ambulancat dhe gazetarët si dhe makina private. Pisli kërkoi kthimin e tri armëve kallashnikov që i ishin “dhënë” nga tre të akuzuarit, 50 milionë dhrahmive dhe kalim të sigurt në Shqipëri, ku ai kishte premtuar se do të lironte pengjet pasi të pinte një kafe matanë, në sheshin qendror të Tiranës. Kur paratë dhe armët iu siguruan, ai nuk pranoi t’i merrte, sepse tha se ato nuk ishin të njëjtat armë për të cilat ai ishte dënuar. Duke përdorur celularin e një pasagjeri, ai tha për publikun grek se ishte i pafajshëm, se e kishin dënuar në mënyrë të padrejtë dhe se ai do të rivendoste në vend nderin e tij e se nuk do t’u bënte asgjë pasagjerëve. Afër mesnatës, autobusi mbërriti dhe kaloi kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë me Pislin dhe nëntë pasagjerë të marrë peng.
Operacioni në Elbasan
Media greke e pasqyroi pengmarrjen si një histori të jashtëzakonshme, duke vënë në dukje pamundësinë e shtetit grek për të marrë nën kontroll situatën dhe nxjerrjen në pah të një shqiptari, në një kohë kur kufijtë mes dy vendeve kanë qenë përherë problem për shkak të historive të emigrantëve që donin të hynin në Greqi. Mendimet për pengmarrjen kanë qenë të shumëllojshme. Shumë grekë e konsideruan atë si një fiasko të medias, duke kritikuar përzierjen e pakujdesshme të gazetarëve në negociata. Disa të tjerë ishin në anën e Pislit, që e konsideronin si një njeri të dëshpëruar dhe të persekutuar. Ndërsa ngjarja sqarohej, gazeta ‘Elefterotipia’ shkruante: “Në zërin e tij ka pak ton histerie, por gjithçka që ai thotë ka logjikë dhe në fund ishte një njeri që luftoi për të drejtat e tij”. Ndërsa në Shqipëri, pengmarrja e tij konsiderohej si hakmarrja e Pislit ndaj brutalitetit grek. “Atë e torturuan duke i futur kaçavidat nën lëkurë. Nuk jemi në Vietnam këtu. Është vitit 2000 dhe jemi në Ballkan, e kjo ndodhi në një vend fqinj me ne”, – thonë shqiptarët. Pavarësisht të gjithave, historia e Pislit i ngjan pak të gjitha historive të jetesës së emigrantëve shqiptarë në Greqi. Trazirat politike dhe kriza ekonomike e kapi atë në një moshë të re, ishte vetëm 16 vjeç kur regjimi komunist u rrëzua. Rruga e vetme ishte emigracioni. Në Greqi ai nisi të punonte e të ndihmonte familjen, por aty ra pre edhe e shumë padrejtësive që ndodhnin në vend ndaj emigrantëve shqiptarë, tradhtia e punëdhënësit, vjedhja e fitimeve të tij, shkatërrimi i dokumenteve të tij, rrahja e torturat nga policët. Kur ishte kthyer një herë në Shqipëri, Pisli i kishte thënë të atit se preferonte të vdiste më mirë si burrë. Incidenti nuk u transmetua nga televizioni shqiptar dhe asnjë prej gazetave nuk e pasqyruan çështjen të nesërmen. Kryeministri shqiptar i asaj kohe, Fatos Nano ishte nën kritikë në atë periudhë për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta me grekët dhe mbylljen e syve ndaj problemeve të shqiptarëve emigrantë në Greqi. Duke e vajtuar publikisht djalin e tij, i ati i Pislit e ngriti zërin ndaj heshtjes zyrtare dhe kritikoi më shumë përgjegjësinë e shtetit sesa të djalit të tij për këtë tragjedi. Kur kishte kërkuar pagën e tij, bosët i kishin grisur dokumentet dhe e kishin akuzuar për armëmbajtje pa leje. Ata e degdisën në burg, ku Pisli ishte keqtrajtuar dhe abuzuar seksualisht. “Ai thjesht s’donte t’i bënte keq askujt, donte t’i përdorte pengjet për t’ia bërë të ditur çështjen e tij publikut”. Bashkëbiseduesit e mi më thanë se çështja më shumë se me grekët kishte lidhje me shtetin shqiptar. Fakti se polici shqiptar e vrau Pislin, e ktheu atë në një simbol të fuqishëm të lidhjes së shtetit me shtetasit e tij të brishtë.
No comments:
Post a Comment