Friday, October 29, 2010

Si do ishte bota pa “Rolling Stones”?!


Rrëfim jetësor

Ron Wood është një legjendë për shumë arsye. E para është për shkak të bashkëjetesës së tij të gjatë me Keith Richards dhe Mick Jagger te “Rolling Stones”. Arsyeja e dytë, jo më pak e rëndësishme, lidhet me faktin se në ndryshim nga shumë yje të shfaqura në vitet ‘70 në Angli dhe SHBA, Wood u përpoq shumë të ishte një njeri me këmbë në tokë. Nuk ka investuar asgjë për të ndryshuar pamjen e tij të vjetër dhe nuk hoqi dorë së bëri një jetë të shfrenuar. Me pak fjalë, është një ndër të paktët që ndjek akoma rregullin “sex&drugs&rock’n’roll”. “Jo, nuk janë të vërtetë këto që thuhen. Në të vërtetë unë prej shtatë muajsh nuk kam pirë asnjë gllënjkë alkool”, thotë ai. Në të vërtetë betejën e tij me alkoolin Wood nuk e ka fituar kurrë. Është shtruar në klinika rehabilitimi plot shtatë herë në shtatë vitet e fundit. Madje vitin e kaluar u arrestua pas një episodi dhune që çoi në prishjen e lidhjes dhe ndarjen nga shoqja e tij Ekaterina Ivanova. Pikërisht kjo e fundit pati deklaruar se Wood pinte më shumë se një litër alkool në ditë dhe më shumë se 50 cigare, madje merrte edhe kokainë. “Nuk jam shenjtor, nuk kam pretenduar kurrë se jam i tillë. Por di edhe që nuk mund të eci përpara kështu. Sigurisht që këta muaj pa alkool kam qenë shumë i lumtur, ndaj dua të vazhdoj në këtë mënyrë. Sigurisht që jam një njeri më i mirë kur nuk pi, sepse e kam kuptuar që me pijen nuk mund të ndryshoj për mirë, vetëm sa mund t’i përkeqësoj gjërat”. Nëntë vjet pas albumit të tij fundit, Wood do të nxjerrë një tjetër album si solist nën titullin “I feel Like playing”. I shtati dhe padyshim një ndër më të mirët në karrierën e tij muzikore. Përkrah vetes do të ketë shumë yje: nga Slash te Flea i “Red Hot Chilly Pepers”, nga miku i vjetër Ian McLagan tek Ivan Neville, nga Eddie Vedder te Pearl Jam, Kris Kristofferson e shumë të tjerë akoma.

Zoti Wood, nëntë vjet janë shumë. Me çfarë jeni marrë për kaq shumë vjet me radhë?

Sigurisht me “Rolling Stones”. Kemi punuar kaq shumë së bashku, saqë edhe kur kisha pak kohë të lirë, nuk kisha më energji dhe dëshirë për të shkuar në studiot e regjistrimit, ose në ndonjë turne, i vetëm. Por edhe piktura ka luajtur një rol të rëndësishëm, sepse më përfshiu komplet dhe më mori edhe atë pak kohë të lirë që kisha. Dy vjet më parë, teksa ndodhesha në Los Angelos, më telefonoi Steve Bing, producenti i filmit për “Rolling Stones”, “Shine a light”, dhe më tha: “Do më pëlqente të të dëgjoja teksa luan në kitarë. Eja te studioja ime në ‘House of Blues’. Aty do të takosh Jim Keltner dhe Ivan Neville. Mund të bëni diçka të bukur së bashku”. Ashtu bëra. Shkova ta takoja dhe si pa e kuptuar se çfarë po ndodhte, u gjenda me një disk të përfunduar në dorë.

Megjithatë, mes këtyre miqve nuk ka asnjë të “Rolling Stones”?

Kështu ndodhi, nuk ishte zgjedhja ime. Charlie Watts ishte i zënë me bandën e tij të xhazit, Keith po xhironte një film me piratë, Mick Jagger ishte në Francë, apo në Karaibe, nuk më kujtohet mirë. Por me ata shkoj gjithmonë shumë mirë, janë pak a shumë si familja ime. Ndoshta ngaqë po jetoj një lloj lirie të re në jetën time private dhe albumi pa shokët e “Rolling Stones” erdhi në momentin e duhur.

Do të dëshironit të kishit më shumë hapësirë si autorë tekstesh të “Rolling Stones”?

Do të isha i çmendur po të thosha jo. Por në fund të fundit, nuk më ka ecur edhe aq keq, duke menduar se sa e fortë është dyshja Jagger-Richards. Në repertorin e gjithë grupit gjenden me dhjetëra këngë të miat. Mendoj se gjërat mund të ecin edhe më mirë dhe unë jam gati të ofroj ndihmën time në çdo lloj momenti.

Është një album që do ta cilësonit autobiografik?

Po, pse jo. Flas për veten, për jetën e re që fillova tani, edhe pse në moshën 63-vjeçare. Ashtu siç them në një këngë, unë e ndiej veten një “lucky man”, një njeri vërtet me shumë fat. Kjo shihet apo jo. Edhe pse në këtë moshë nuk kam asnjë thinjë në flokë.

Po bashkëpunimi me “Stones”?

Do të zgjasë deri sa të mundemi. Do ecim përpara deri sa të kemi akoma njerëz që e pëlqejnë muzikën tonë. Ne nuk do të plakemi kurrë.

Si ka qenë muzika që keni bërë dikur nën efektin e alkoolit dhe drogës? E mirë apo e keqe?

Shpesh ka qenë vërtet shumë e mirë. Kokaina më bënte që ndonjëherë të më vinin ide që në kushte normale do të ishte e pamundur t’i kishe. Por edhe pse mund të flas për “efektet” e saj pozitive mbi muzikën time, dua t’u jap një këshillë të gjithëve: të heqin dorë sa nuk është ende vonë.

Cilat janë albumet tuaj të preferuar nga “Rolling Stones”?

“Beggars Banquet”, “Exile on Main Steet” etj.

Keni në shtëpi ndonjë Ipod, duke qenë se i përkisni një brezi tjetër?

Kjo nuk ka lidhje me brezin. Sigurisht që e kam një të tillë, ku kam regjistruar më shumë se 5000 këngë. Kam gjithçka aty. Nga Mozart tek Amy Winehouse. Pikërisht kjo është e mira e këtyre mjeteve të reja teknologjike, sepse mund të dëgjosh atë që ke ti dëshirë, jo atë që duan të tjerët.

UEFA penalizon Serbinë: Itali-Serbi 3:0 në tavolinë gjobë për Federatat

NION- Serbia do të humbasë 3-0 ndeshjen në tavolinë, do të luajë një takim pa tifozë dhe një me kusht, ndërsa do të paguajë edhe 120 mijë euro gjobë. Ka qenë ky vendimi i Komisionit Disiplinor të UEFA-s për ngjarjet e dhunshme të 12 tetorit, kur në Xhenova të Italisë u dogj flamuri shqiptar, ndërsa ndeshja mes Italisë vendase dhe Serbisë u ndërpre për shkak të përleshjeve të huliganëve serbë me policinë. Këto akte, që shkaktuan një valë polemikash dhe akuzash mes dy vendeve, ndërsa ishin në qendër të vëmendjes së të gjithë opinionit futbollistik ndërkombëtar. Ndërkohë, penalizimit nuk i ka shpëtuar as Federata Italiane, e cila është dënuar me një ndeshje me kusht dhe 100 mijë euro gjobë për mosmarrje të masave të sigurisë. Në këtë rast, kushti është që nëse në Itali, nuk ndodh asgjë, dënimi do të hiqet.

Përfaqësuesit e Serbisë dhe të Italisë ishin të premten që në mëngjes në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, ku është zhvilluar edhe një ballafaqim mes palëve. Takimi ka zgjatur 4 orë dhe i pari që ka folur ka qenë arbitri skocez Tompson, i cili ka shpjeguar arsyet përse e mori vendimin për ndërprerjen e ndeshjes Itali-Serbi. Më pas ishte radha e delegatit të UEFA-s, që ka nënvizuar bashkëpunimin shumë të mirë me Federatën Italiane. Ndërkohë, pala italiane i ka mëshuar faktit se nuk kishte marrë asnjë lloj informacioni nga Serbia për rrezikshmërinë e ultrasëve në stadiumin e Xhenovas.

E ndërkaq, përfaqësuesit e Serbisë kanë akuzuar sërish Federatën Italiane për mosmarrje masash. Në fund, është marrë vendimi, që është zbardhur rreth orës 15. Përveç dënimeve të mësipërme, Serbia do të luajë një ndeshje tjetër me kusht, pra nëse ndodh diçka, fusha do të jetë automatikisht e pezulluar. Pas këtij vendimi, Federata Serbe ka kohë deri të hënën të bëjë apelimin, ndërsa ekziston edhe mundësia që çështja të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Ndeshja Itali-Serbi e 12 tetorit u ndërpre pas vetëm 6 minutash për shkak të akteve të dhunës të ndërmarra nga huliganët serbë. Një person i quajtur Ivan Bogdanov dogji flamurin shqiptar në sytë e gjithë botës, ndërsa më pas ai u arrestua në bagazhin e një autobusi. Ky akt i dha jetë një vale protestash në Shqipëri e Kosovë nga ana e shqiptarëve. Në Tiranë, para Ambasadës Serbe, u dogj dy herë flamuri i Serbisë.

(m.a/A.LatifiBalkanWeb)

Dasma Ramaiste me imazh beteje!





Written by Gazeta Sot
Thursday, 28 October 2010 00:00

Nga Edip SHIROKA

Që nga lashtësia vjen marrëdhënia njerëzore që pas çdo beteje të egër, të pamëshirshme dhe të përgjakshme, në mes forcash kundërshtare për territore, për influenca apo për përfaqësime të grupeve të ndryshme sociale, i jepej kohë kundërshtarit dhe vetes

për të mbledhur të plagosurit ose për të nderuar të vrarët, sipas zakonit respektiv. Kjo quhej armëpushim dhe nderim për të rënët, ishte kohë për grumbullim forcash, përpunim strategjish të reja urgjente dhe e domosdoshme për përgatitjen e betejës së radhës. Në ato vite, koha për përgatitjen e betejës së radhës, nuk ishte kohë për përgatitjen e dasmës së radhës. Falë zotit dhe faktorit politik botëror, betejat e atij lloji nuk ekzistojnë më, por betejat për dasmën e radhës mund të ndodhin shumë shpejt, kjo është e pesta herë, e ndoshta edhe pas 8 Majit 2011, mund të kemi të gjashtën. Edhe dasma Ramaiste, jo socialiste, kishte imazhin e një beteje. Dukej si një betejë, në mes dasmorëve Ramaiste e makinave luksoze mbi 800 syresh, në mes dasmorëve Ramaiste e lavazheve, për të qenë sa më të lustruar, pikave të karburantit, për të qenë full, që vetëm atë ditë patën një xhiro të rritur prej rreth 35 mijë litrash, në mes dasmorëve Ramiste e butikëve firmato, në mes dasmorëve Ramaiste e souvenirëve, se kush e kush të kompletojë garsonierën e marrë me “qira” te Rrapushi. Mbase dikush mendoi edhe për pagesën e qirasë për një vit aq sa çifti princo-politik të jetë pa trashëgimtar të përbashkët, se me të tretët i kanë nga një. Në kohët e lashta, të rënët apo të lënduarit kishin vështirësi në identifikimin e tyre. Në dasmë-betejën Ramaiste, kjo bëhej tejet e thjeshtë edhe falë teknikës HD, përkundër asaj të porositur nga princi i kaltër, medemek socialist, që u shpërnda kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, duke kujtuar se kurrkush nuk e merr vesh, se kush vritet e kush plagoset, apo lëndohet në këtë dasmë-betejë. Iku koha e privacisë, është koha e facebook-ut. Dasmë-beteja Ramaiste (prapashtesa ste, nuk ka lidhje me përkatësinë socialiste), si çdo betejë tjetër, pati edhe kjo të rënët dhe të lënduarit e saj. Të rënët ishin shumë, akoma më shumë ishin të lënduarit. Aq e vërtetë është kjo sa do ishte më mirë që kjo dasmë-betejë të hapej me frazën, “të dashur të lënduar e të lënduara”. Nuk është e udhës që ti japim vlerë se sa më shumë ishin të lënduara se të lënduar. Këtë e dinë mirë ato që e hoqën në shpinën e tyre, e për të tjerët e do një kohë, të paktën deri me 8 Maj 2011. Deri atëhere, që për këtë dasmë-betejë të shprehet sovrani, (sapo filloi me Trebinjën) besohet se do kemi edhe ndonjë dyzinë opinionistësh, paparacësh,qytetarësh, intelektualësh e pa dyshim edhe politikanësh për të bërë diferencën. Nuk ka nevojë për ekuacione matematike të shkallës së lartë të vështirësisë, pasi kemi të bëjmë me të “panjohurën” e vetme që e njohin të gjithë, Rama e fenomeni i tij. Pas kësaj besohet se nuk do kemi më justifikime trashanike apo pretendime foshnjarake. Terreni ku u zhvillua dasmë-beteja Ramaiste, është mjaftueshmërisht i njohur me klanin rreth princit të kaltër. Si një çiflig i vërtetë, sot duket si një fermë e pronë e përbashkët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Ramaiste. Kaq e vërtetë është kjo saqë anëtarët e asamblesë kombëtare Ramaiste, nuk kishin nevojë për ftesa, për guidë destinacioni. Është shumë i rëndësishëm fakti që kjo dasmë-betejë ndikoi fuqishëm duke përmirësuar koeficientët ekonomikë të zhvillimit të vendit. Ndihmoi në rritjen ekonomike për këtë tremujor duke rregulluar GDP dhe ulur inflacionin. Në zërin shërbime pati një rritje në masën 5 %, në zërin konsum 10 % (këtu futen të gjitha shpenzimet e dasmë-betejës, shpenzimet e transportit, hoteleri dhe akomodim, souvenire e dorovitje, si dhe shpenzime plotësuese të patatueshme). Organizimi ishte një qëllim në vetvete. Cifti princo-politik nuk e kishte për herë të parë, e kishin llogaritur mjaft mirë deri në detaj edhe se kush do “vritej” e kush do “lëndohej”. Në raport me të “vrarët” të “lënduarit” ishin me shumë. Të piketuarit për tu “vrarë” falë edhe intuitës dhe përvojës së tyre i kishin marrë masat mbrojtëse dhe u mjaftuan vetëm me përfaqësimin e tyre nëpërmjet buqetave të freskëta me karafila, apo dërgimit të mesazheve përshëndetëse. Kush nuk e kuptoi këtë, përfundoi në parkingun e “Xibrakut”, ku dukeshin qartë bodyguard-ët rreth targës 0001, që me thënë të vërtetën naiviteti i çiftit presidencial përzihej me lumturinë e çiftit princo-politik, e kur shijuan tortën e dasmë-betejës së pestë, të jepnin përshtypjen e fëmijëve të gëzuar që për hir të shijes së ëmbël të tortës ishin të gatshëm të shijonin edhe ndonjë tjetër diku pas një viti. Asgjë nuk është e pamundur pasi tashmë ja kanë zënë dorën, “Xibraku” është aty, te Rrapushi ka akoma garsoniere me qira, 2012 po vjen. Të lënduarit e të lënduarat e kësaj dasmë-beteje janë shumë, shumë shpejt pjesën kryesore të tyre koha do i shërojë, për ti kthyer në një jetë normale e pjesëmarrje aktive në jetën politike të këtij vendi, që ka shumë nevojë edhe për kontributin e tyre.

Imuniteti i vlerës së krimit, që ruan mandatin





Written by Gazeta Sot
Thursday, 28 October 2010 00:00

Nga Besi BEKTESHI

Ka disa herë që zoti Berisha, bën thirrje te opozita për të votuar së bashku, largimin e imunitetit në përfaqësuesit e popullit. Unë besoj se opozita e sotme nuk ka për ta votuar dhe kjo jo pse nuk duan, apo ngaqë janë të pasigurtë (kjo edhe mundet), por kryesisht se

kur nuk bashkëpunuan edhe atëhere kur deshën amerikanët, imagjinohet lehtë tani kur ju duhet të largojnë një mbrojtje më tepër, që ligji ju ka siguruar. "Të heqim imunitetet dhe të dëshmojmë se e ndjejmë veten të barabartë me qytetarët, kur vjen puna te fondet publike", tha Berisha. “I bëjmë thirrje kreut të PS të mos frenojë heqjen e imunitetit, por të ndihmojë për të, si një akt përgjegjësie ndaj qytetarit të thjeshtë shqiptar, si një akt ndaj donatorëve që ndihmojnë këtë vend, të ndihmojë heqjen e imunitetit dhe të mos ta ndalojë këtë. Ne këtë ligj, do ta kalojmë së shpejti në Parlament”. Në të vërtetë, kryesocialisti Rama ka lënë të kuptohet qartë se po “numëron dhe numëron” shifra, dhe deputetë, për të bërë të mundur ndonjë tip rrokade politike, me anën e alkimive që ka siguruar edhe modeli i kodit zgjedhor që i afron shumë pozitën me opozitën, pikërisht me numra. Rama edhe pse thotë protesta, duhet të ketë marrë vesh se ky popull nuk do dhe nuk ka për ta rrëzuar Berishën, sepse, nuk është e drejtë dhe e udhës, por edhe një model i mirë demokratik. Pastaj, Berisha nuk është person që trembet shumë, dhe e dyta, demokracia e sotme i lejon protestat, nuk i shtyp ato, dhe ato si zakonisht, shuhen në mënyrë të posaçme, duke mos marrë aq shumë dhe miratimin e të huajve. Në qoftë se korifejtë e lartësisë socialiste, besojnë se ky popull do të paralizojë çdo veprimtari pse Rama dhe Ngjela apo Zogaj thonë “diktatori Berisha, krimi, ekonomia, jeta e vështirë, familja dhe të tjera si këto”, mund edhe të vazhdojnë utopinë e sjelljes si në Francë apo Greqi, por në Shqipëri e kanë parasysh mirë, se çfarë përgatitën po të tillë njerëz, edhe ndoshta akoma më të përgatitur në ‘97-tën dhe në vitin 2005, Berisha ju kthye Kryeministër, për të vazhduar edhe për shumë vite të tjera. Nuk ka gjë më të dobët, se sa kujtesa e keqe. Prandaj Rama, edhe pse në mënyrë jo kaq të përbuzshme, po përgatitet të luajë numra në Kuvend. Nuk e di sa më i zoti se sa Berisha mund të jetë, por duke pasur parasysh se karizma e Edit nuk është ajo e viteve kur PS-ja kishte demokraci brenda, nuk ma merr mëndja se do të luajë “shah” më mirë se Berisha i cili ka edhe një fant te LSI-ja dhe një torre socialiste herë këtu dhe herë në Vienë. Pastaj është edhe vetë sa për një ushtri dhe këtu mbyllet puna. Ka mbi 250 akuza politike dypalëshe dhe shumë palëshe të bëra vetëm vitin e fundit. Megjithëse Berisha i bën thirrje dhe iu jep leje Kryeprokurorisë dhe prokurorive, atyre nuk ua mban të maten me “jakat e bardha”. Në fakt “Silvia Konti” ka kujtuar se është në film, jo në jetë dhe për këtë gjë është nevrikosur edhe Topi. Në këtë pikë, e gjithë kjo gjurulldi akuzash bëhet në erë, sepse Prokuroria e Përgjithshme nuk ka asnjë lloj b...the të përballet, me përfaqësuesit e popullit, që kanë edhe jaka të bardha, sepse ka frikë dhe burrnia deri këtu i shkon. Por në fakt, akuzat janë të jashtëzakonshme dhe në vendin kur bëhet akuza e shtetit tmerrohen, se po kërkuan largim imuniteti dhe të akuzojnë, do t’ju vihen në shpinë dhe aty dikush pastaj do të shkojë për lesh!! Por, kur është kështu puna, atëhere është rruga më e mirë të mos ketë imunitet. Edhe këtë e kanë kërkuar amerikanët dhe pse jo edhe evropianët, por! Por Rama justifikohet se ai nuk ka imunitet, ligjërisht edhe pse është i zgjedhur me votat që zgjidhen shumë deputetë! Megjithëse akuzon dhe akuzon, nuk do të lejojë zgjidhjen e imunitetit të deputetëve.
Është shumë kollaj, të thuash që “imunitetin” e shfrytëzon ai që ka vlera krimi. Është e lehtë, por edhe e vërtetë. Pse nuk u dashka të largohet sot ai imunitet, që e bën drejtësinë të frenohet në momentet kur akuza është më lart se sa kurrë? Por “imuniteti i vlerës së krimit” nuk i duhet askujt. I duhet vetëm atyre që bëjnë demagogji. Që e kanë filluar shumë e shumë vite më përpara, kur deklaronin se “nuk jam për këtë përpara”, por pastaj dilnin përpara. Asnjë lloj imuniteti nuk duhet pasur sot, megjithëse unë jam për të pasur një diçka më tepër përfaqësuesi i popullit, se sa populli. Normalisht, që ai duhet të jetë njeriu numër një, që duhet të tregojë barazinë ndaj ligjit, dhe pastërtinë e moralit dhe figurës së tij. Ndryshe ai ndyn edhe figurën e popullit, që medemek përfaqëson. Largimi i imunitetit, është një liri e drejtësisë, për të pasur kontakt me “jakat e bardha” në zyrat e drejtësisë. Kurse Rama sot, nuk do, sepse do të bëjë provën e forcës me Berishën për punë numrash alkimikë, që të thotë pastaj “Berisha nuk ke numra”. Po, natyrisht, që është edhe kjo. E fundi, është se nuk lëshohet dot imuniteti për disa aty. Sepse, sepse, pastaj me të vërtetë që numrat ndoshta edhe mund të mos lëvizin, por njerëzit po. E kjo është kryesorja e kryesoreve. Drejtësisht, janë disa që duhet të lëshojnë një karrige, që është e mjeruar kë mban sipër saj. Janë disa, dhe po vazhdojnë prosperitetin e tyre në saj të jo vetëm imunitetit, por edhe mungesës së lojës normale të demokracisë në Shqipëri. Po të mos ekzistonte imuniteti, ndoshta ligji, drejtësia, do të shpejtonin dhe do të ndaleshin aty ku nuk mban më pilafi ujë. Ku korrupsioni dhe krimi ekonomik apo financiar, evazioni, e deri krimi i organizuar vazhdojnë të jetojnë të qetë. Të qetë dhe të mbrojtur nga imuniteti.

Martin Camaj, "Nderi i Kombit"


Nga Express

Shkrimtari Martin Camaj u vlerësua sot në mesditë me titullin “Nderi i Kombit”.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi me titullin e lartë personalitetin e shquar të letërsisë shqipe në një ceremoni zyrtare në Presidencë, me të ftuar familjarë, dashamirës e përkrahës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin propozuesit për këtë titull nderi për Camajn, familjarë e shoqata kulturore, të ftuar nderi si dhe botues e studiues të veprës së Martin Camajt.

Menjëherë pas dekorimit në ambientet e Qendrës së Studimeve Albanologjike u çel edhe një ekspozitë mbi Martin Camajn.

Ekspozita, e cila është realizuar në bashkëpunim me bashkëshorten e shkrimtarit, Erika Camaj dhe shoqatën kulturore “Camaj” në Mynih, sjell për shikuesit dokumente, dorëshkrime, botime të rralla, foto e objekte materiale të shkrimtarit.

Vetëm pak javë më parë, në 85-vjetorin e lindjes së Camajt, u promovua e gjithë vepra letrare e tij, gjithë sa kishte botuar më parë, si dhe veprat e lëna postume. Ato u mblodhën në dhjetë vëllime, që shterojnë veprën letrare të Camajt si poet lirik, prozator, tregimtar, dramaturg.

Botimi i plotë i veprës së Camajt ishte një projekt i Degës së Albanologjisë në Universitetin e Mynihut, një trashëgimi për të cilën Camaj kontribuoi deri pak para se të ndërronte jetë. /noa/

Te pathenat e Kadarese: Une, mes Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise

INTERVISTA/Shkrimtari i madh shqiptar, flet per diktaturen, marredheniet me diktatorin Hoxha, letren derguar presidentit Ramiz Alia, para takimit me intelektualet, largimin nga Shqiperia, pse nuk u perfshi ne politike si dhe per tranzicionin shqiptar Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare ne nje interviste te gjate ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, ne TV Klan ka prezantuar para publikut tere shqetesimet e tij ne kohen e diktatures, duke i bere nje zberthim te plote gjithe ketij mekanizmi kriminal, qe nga diktatori Hoxha e deri tek pasuesi i tij, Ramiz Alia. I cili per te, megjithese ishte me i bute, nuk levizte nga linja e ashper e diktatures. Kadare flet per letren e derguar Ramiz Alise, ku i rendiste te gjitha rezervat per situaten ne vend, nderkohe qe takimin me intelektualet ne vitin '90 qe erdhi me pas, e quan nje farse. Njeheresh Kadare sqaron dhe arsyet pse u largua nga vendi si dhe tere zhvillimet politike qe kane prekur Shqiperine, ne tere keto vite te tranzicionit. Zoti Kadare, kane kaluar pothuajse 20-vjet qe nga rrezimi i komunizmit, ndryshimi i regjimit komunist ne Shqiperi. Ne momentin kur Enver Hoxha vdiq, ne prill te vitit 1985 dhe kur mendohej qe ai nuk do te jetonte me gjate, kishit iluzion se Shqiperia do te hapej? Po natyrisht. Si te gjithe. Mund te thuash se te gjithe kishin iluzione. Nga vinte ky iluzion? Iluzioni eshte instiktiv. Kur ka nje tirani te zgjatur, cdo vdekje e tiranit krijon iluzione ne menyre te padiskutueshme. Sa me e eger te jete tirania, sa me e gjate te jete ajo, aq me i forte eshte iluzioni. Eshte i paarsyeshem disa here. Me teper eshte i arsyeshem se sa i paarsyeshem, por mjafton dhe ai i paarsyeshmi per te krijuar atmosfere iluzive absolute. Enver Hoxha e kishte shenjuar ne nje fare mase pasardhesin e tij. Ishte Ramiz Alia, qe ne ate kohe e drejtonte shtetin edhe "de jure", por edhe "de fakto", pasi pas vdekjes se Enver Hoxhes, ishte Presidenti i vendit dhe u be dhe sekretar i Pare i Komitetit Qendror. Ju e keni njohur Aline edhe para vdekjes se Enver Hoxhes, cili ishte mendimi qe kishit per te? Mendimi per Ramiz Aline ka qene disi jo brenda klisheve te sistemit komunist. Ishte e rralle per ate sistem, pasi zakonisht pasardhesi modelohej sipas diktatorit. I ngjan qofte nga xhestet, qofte nga fjalet, qofte nga hija. Zgjidhet si i tille, qe te mos krijoje zhgenjim, zhgenjimin e zbutjes. Per habi, Ramiz Alia nuk e jepte kete peshe te diktatorit. Ishte ndryshe? Po flasim per pjesen jo zyrtare..? Ishte nje natyre qe te jepte pershtypjen qe ishte i modelueshem. Ishte me i bute se cdo diktator. A ishte i hapur drejt Perendimit, qofte ne biseda, qofte menderisht? Jo. Me teper ishte nje hapje thjesht qe vinte si mungese karakteri, ose nje karakter i trajtueshem, i perthyeshem. Nuk ishte si rezultat i nje bindje te tij te brendshme. A kishte pasur ferkime mes jush? Po Per arsye te letersise? Po, per arsye te letersise. Por me ate ishte e lehte te kishe ferkime. Cfare do te thote kjo? Qe nuk krijonte ate peshe qe thashe me pare. Mund t'i thoshe gjera, per te cilat mund te pendoheshe me vone, te thoshe, "ku dreqin ja thashe kete gje", por ne menyre te natyrshme nuk kishe frike pse ia kishe thene. A mund te thuhet se Ramiz Alia, ishte pasardhesi me "pozitiv", sa mund te thuhet pozitiv per nje njeri qe zevendeson nje diktator, nga ata qe Enver Hoxha dukej se do te linte pas? Po keshtu dukej, sidomos ne fillim. Ose ashtu perfytyrohej ne mendjet e shumices se shqiptareve, por ne fakt ai ishte nje pasardhes i stilit te bute. Cfare do te thote kjo? Domethene i stilit kinse te bute, por qe si perfundim ishte e njejta gje. A keni pasur raste te takoni dhe te flisni me Ramiz Aline, pas viteve 90? Po sigurisht. Keni arritur te beni biseda me delikate se sa ato normalet? Po absolutisht. Me te mund t'i beje bisedat, te vije ne shtepi e t'i thoshe gruas ose njeriut te afert, qe biseduam kete dhe kete dhe per cudi arritem te bisedonim. Te linte gjithmone nje shprese se dicka do te ndodhte. Por me vone, shume shpejt, vinte zhgenjimi, gjithmone. Nuk ka ndodhur vetem me mua, por edhe me te tjere qe me kane treguar, ka ndodhur e njejta gje. Pra Ramiz Alia, te priste mire por nuk reagonte? Si duket, ne ate cast ai kur ishte me ty, pesonte nje lloj pershtatjeje. Ka natyra te tilla qe per arsye karakteriale, me shume se sa bindjeje politike apo ideologjike, arrinte nje lloj pershtatjeje me ty. Dhe pastaj kjo pershtatje, dehje e castit, venitej dhe i linte vendin nje shterpesie te zakonshme te komunizmit. A mund te thuhet qe Ramiz Alia, ishte i kontrolluar dhe i pamundur te vepronte si pasoje e nje grupi konservator brenda Partise se Punes, apo ishte mos deshire e tij per te vepruar? Ne keshtu mendonim, se ne fillim ishte i kushtezuar apo i kapur si te thuash nga nje grup konservatoresh, i cili me sa duket nuk ekzistonte. Sepse te gjithe ishin sic thuhej ne ate kohe qe konservatori me i madh ne Byrone Politike, ishte Enver Hoxha dhe njekohesisht liberali me i madh ishte po ai. Domethene, qe cdo varej nga humori i tij dhe te gjithe te tjeret kishin aftesine e te pershtaturit me te. Cili ka qene momenti i pare, ne te cilin ju jeni zhgenjyer me Ramiz Aline? Zhgenjimet kane qene te herepashershme. Por si te thuash, te durueshme. Ne kuptimin qe si te thuash, ne fund te fundit, kot e pate kete iluzion sepse nuk kishte se si te ndodhte ndryshe. Ky sistem, krijon brumin e njerezve te vecante, te cilet jane te pandreqshem nga nje pikepamje. Mirepo njeriu ka gjithnje prirjen te besoje se dicka do te thyhet, ndryshoje. Po zhgenjimi final? Zhgenjimi final ishte kur une kam bere dy takime me te, ne fillim te vitit 90, ku i kam trajtuar probleme jashtezakonisht delikate. Pak a shume, ato qe i kam shkruar dhe i kam botuar ne letren time dhe i kam trajtuar me goje. Takimet i kishit kerkuar ju apo Ramiz Alia? Me duket une. Sepse ka qelluar dicka e tille, qe une do te perfitoja nga nje takim per te biseduar gjate me te. Ju vendoset ta takonit per t'i folur hapur? Po absolutisht. I kam folur hapur per te gjitha problemet qe kam shkruar ne leter. Duke filluar nga problemet me te renda te nje diktature, sic eshte terrori. I kam folur hapur, se ne vendin tone ka terror, ka vrasje, ka tortura, ka shkelje te ligjit, shkelje te te drejtave te njeriut, e te gjitha, te gjitha. A ishte shume e rende qe tek diktatori, te trokisje dhe te vije gishtin mbi plaget e ketij regjimi? Jo. Me te, cuditerisht ne ate kohe, nuk ishte ndonje guxim i madh qe te thuash po vete, e po ja them keto gjera. Jo. Shkova me gjakftohtesi. Madje kam ende sot ne arkivat e mia, kam shenimet, pyetjet qe do t'i beja, te dhjeta faqet me shenime dhe pikat qe do te bisedoja me te. Domethene me gjakftohtesi i kam menduar te gjitha. Problemin e Stalinit, problemin e Marksizem-Leninizmit ne shkalle boterore, problemin e fese. Por kryesisht ishin problemet e shtrengeses dhe te terrorit. Cili ishte reagimi i tij? Reagimi i tij, nuk mund te them se ishte fare i keq. Kishte rezerva, domethene, qe jo po nuk eshte ashtu, ndoshta ke mungese informimi, po kjo gje ka filluar te korrigjohet. Ishte relativisht pozitiv. Aq sa mund te ishte, nga nje shef komunist. Por pas 3-4 javesh, une vendosja t'ia shkruaj te gjitha ato qe i thashe, sepse papritur fillova te dyshoj se nuk ishte ashtu sic e kisha menduar une. Duke pritur me padurim shenjat e ndryshimit qe ai dha te kuptohej se do te behen, per habi shikoj se asnje nuk po ndryshonte. Une i shkrova ne leter, te gjitha ato qe kisha thene. Ne letren time, ka se paku dhjete emra qe denoncohen, emra te rendesishem duke perfshire edhe anetare te Byrose Politike, qe praktikisht denoncohen si kriminele. Lihet te kuptohet qe po bejne krime, po torturojne njerez, po krijojne vrasje ne kufi etj. Reagimi i tij ishte i ndryshem nga ai ne zyre? Reagimi i tij ishte katastrofik. Pergjigjja ishte nje shemtire morale, e paperfytyrueshme. Ne castin qe une kam marre letren e tij, i kam thene time shoqe Helenes, qe ne duhet te ikim nga ky vend menjehere sepse ketu nuk ndryshon asgje. Une dua te gjej nje tribune qe t'i them keto mendime. Ishte e pamundur qe keto mendime t'i thoshit ne Shqiperi, publikisht? E pamundur, absolutisht. Si mund te thoshe ne Shqiperi, qe shefi i sigurise, me emer, Zylyftar Ramizi, e urrejne gjithe shqiptaret sepse torturon njerez. Ramiz Alia thote se ju ka thirrur ju, ne nje takim me intelektualet dhe ka kerkuar nga ju nje mendim per pluralizmin politik...? Kjo eshte nje nga genjeshtrat me te medha qe ka ndodhur ne vitet 90'. Takimi me intelektualet ishte nje farse e gjitha. Si mendoni ju, se une nuk do kisha guximin ti thosha Ramiz Alise dy fjale per terrorizmin, kur i kisha shkruar gjithe ato te "zeza" ne leter. Perse ishte nje farse takimi me intelektualet? Ishte nje farse, ishte ndertuar i gjithi si nje skenografi e keqe per te hapur te nesermen ne te gjithe Tiranen, qe 'Ramiz Alia, donte te liberalizonte vendin, ta demokratizonte, por medet e penguan intelektualet dhe ne radhe te pare shkrimtaret'. Mund te mendohet ne ndonje vend, qe nuk ka ndodhur kurre ne kete bote, qe nje diktator, pak me i bute, por megjithate nje diktator, te kerkoje te liberalizoje vendin dhe te dalin shkrimtaret ta pengojne. Nuk ka bere vaki ndonjehere. Kjo ishte thelbi pse u organizua ky takim. Pse ju nuk folet hapur ne takimin me intelektualet, nderkohe qe kishit folur shume hapur ne takimet vetem per vetem me te? Sepse ai me dha mua nje pergjigje paralajmeruese dhe sepse ai beri nje paralajmerim shume te keq ne ate mbledhje. Paralajmerim, qe zhduku nga te gjitha dokumentet dhe qe njerezit, per turp te tyre, nuk kane guximin ta thone ende sot. Ai ka thene keto mendime, tre kater fraza qe perpara se te bisedojme per pluralizmin, dua te them nje informacion sipas te cilit 'nga informacionet qe ka shteti shqiptar, duhet te dini se nepermjet kesaj parulle, borgjezia nderkombetare me agjentet e saj ne Shqiperi, do qe te permbyse pushtetin'. Domethene, qe ai na quajti ne, qe kishim ndermend te flisnim. Ata qe thone se ishte konsultim i hapur, genjejne te gjithe. Po te shikoni, teksti im atje eshte pa kuptim. Teater absurd. Ka 3-4 fraza te miat qe jane atje ne ate dokumente. Dy fraza, jane qe une nuk e di cdo te thote kjo fjale!!. Ju mendoni se mund te pergjigjet ndonje shkrimtar ne kete menyre?. Mund te pergjigjesha une me nje fraze te tille?! Dhe ai thoshte: Po si more nuk e dini se cfare eshte pluralizmi!!. Dhe une them prape se, nuk e di si kuptohet ketu kjo fjale, ju na quajtet ne agjente. Une kisha vite qe e dija se me quanin agjent, e dija fare mire kete. Fraza ime e trete dhe e fundit ishte, se ky diskutim eshte teper i renduar politikisht. Ku eshte i renduar ky diskutim politikisht?. Aty nuk del asgje. Diskutim i renduar politikisht, do te thote se ai beri paralajmerime, se ata qe flasin per pluralizmin, jane agjente. Une kisha dhjete vjet qe mendoja dhe e dija qe me quanin agjent. Bashkim Shehu, djali i Mehmet Shehut, ne librin e tij "Vjeshta e Ankthit", deklaron se i ati i tij, kryeministri Shehu dhe nje nga njerezit me te ashper te regjimit, i kishte deklaruar se ju ishit agjent i Perendimit. A eshte pak paradoksale kjo situate? Kryeministri ju quante agjent te Perendimit, ju vazhdonit te botonit librat tuaj. Ne fund te vitit 1990, kishit nje raport shume komod ne lidhje me regjimin. Ju zgjodhen ne Frontin Demokratik, kishit te drejte t'ia thoshit Ramiz Alise gjerat hapur. Cka ndodhur realisht? A eshte e vertete qe Bashkim Shehu e ka bere kete bisede me ju? Eshte plotesisht e vertete. E ka shkruar ne librin e tij "Vjeshta e Ankthit". Libri eshte botuar edhe ne gjuhe te huaja. Eshte nje deshmi e jashtezakonshme. Ka ardhur tek une ne shtator te vitit 1981 dhe me tha se kam nje bisede te rendesishme, qe ti duhet ta dish patjeter, pasi une nuk mund te fle i qete po nuk ta thashe. Dhe ma tha me dy fjale: Im ate, dje eshte grindur me mua dhe me ka thene, nuk do ta takosh me, se ai ishte shkrimtar i ri dhe takohej me mua dhe me tregonte tekstet e tij, qe nuk do ta takosh me Ismail Kadarene, sepse sipas mendimit tone, ai eshte agjent i Perendimit. Kete duhet ta dish me tha dhe une e degjova. Kjo ishte kambana qe binte? Sigurisht. Une e kisha degjuar kete gje nga sigurimsat, nga keta idiotet e diktatures, nga lloj, lloj njerezit qe kercellinin dhembet, ah keta shkrimtaret, ti kemi ne dore pa jua rregullojme neve. Njihej kjo gje, nuk ishte ndonje gje, une e kam shkruar edhe ne letrat e mia. E kam shkruar 20-vite perpara, se si perceptohen shkrimtaret dhe intelektualet nga njerezit e sigurimit. Cdo te thote per nje diktature, qe nje shkrimtar te jete agjent i Perendimit? T'ju saktesoj dicka. Bashkim Shehu, iken i tronditur dhe vjen pas nje ore prape dhe me thote, se dua ta plotesoj ate qe te thashe, sepse prape nuk jam i qete. Nuk eshte vetem mendimi i tim eti tha, por kete mendim ma tha dje pasi ka dale nga zyra e Enver Hoxhes. Cdo te thote te degjosh kete akuze? U trembet? U paralizova me teper se u tremba per nje moment. Por ngaqe e dija kete gje, cuditerisht po te them qe nuk u tremba, s'do te me besoje, askush nuk me beson. Une nuk e di se cfare ka qene, por ka qene me teper nje paralize, si njeriu kur del nga nje spital ku merr vesh se ka nje semundje te rende. Nje njeri ne nje diktature, kur merr vesh qe e shohin me sy te keq, sigurisht qe ka pakenaqesi. Kur merr vesh qe e shohin me nje sy shume te keq, sigurisht qe ka nje tronditje edhe me te madhe, dhe kur merr vesh se i bejne nje akuze kaq te rende, gjeja e pare eshte qe ai duhet te bjere ne depresion. Une nuk kam rene ne depresion dhe kjo me jep te drejten te them, qe ajo trembje ka qene disi e nderlikuar. Ne c'kuptim e nderlikuar? Ka qene e nderlikuar ne kuptimin qe, kjo ishte verifikimi i dickaje qe une e dija. Por e dija si nje mendim i pjeses me vulgare te diktatures, mendim i delenxhinjve, sherbetoreve. Ne fakt nuk ishte keshtu, ishte mendimi edhe i njerezve me te rendesishem te regjimit? Ishin kryesoret, qe e kishin kete mendim. Prape une mendova se ky mendim, nuk mund te ishte i rastit, i tanishem. Duhet te ishte disi i vjeter dhe instikti me tha, qe une kam jetuar me kete akuze, me kete semundje. Nga nje pikepamje, une do te them tani dicka qe mund te duket paradoksale, sac me beri keq ne cast, ky lajm i tille ashtu sic erdhi, gjithashtu mua me ka bere mire. Pse me ka bere mire? Sepse une kuptova qe une kete shtet, mund te jetoj edhe me kete akuze supreme. Qe ishte paradoksi me i madh. Ne mendjen e tyre, une jam shkrimtar, jam njekohesisht agjent, por qe te jem i sinqerte, nuk e besoja se ata e besonin kete gje. Po ata eksitonin veten, sepse ishte me mire qe te isha vertete nje agjent, sepse se paku te isha i qete se jam nje agjent qe i sherbeja dickaje, se kam nje mbrojtje te huaj, te burimit ndaj te cilit jam agjent. Kjo ishte me paradoksalja. Por nga ana tjeter, une u mesova me kete gje. Kalonin muajt, kalonin vitet, une botoja normalisht. Me e gezueshme ishte per qenien time, qe une nuk rashe ne depresion, por vazhdova qe te shkruaja normalisht. Cili eshte shpjegimi, magjia, po e quaj keshtu sepse eshte gati magjik fakti qe ju nuk u ndeshkuat dhe arritet te mbijetonit ne diktature? Nuk eshte kaq magjike, eshte dukuri shume e njohur. Shkrimtaret teper te njohur denohen me shume veshtiresi. Sa denohen me aq lehtesi disa here, po keshtu nuk denohen me aq lehtesi qe mund te kujtohet. Po te shikojme pervojen ruse, sovjetike, shkrimtaret jane denuar ne menyren me ekstreme, me te skajshme, flas per shkrimtare te njohur, por eshte gjithashtu mbyllur syri per shkrimtare po aq te njohur dhe po aq te rrezikshem ne menyre po te skajshme. Nese regjimi nuk reagoi ndaj jush zoti Kadare, a tentoi t'ju joshte, t'ju jepte privilegje? A ishit ju, i privilegjuar nga ai regjim? Privilegji edhe terrori shkojne bashke te dyja. Te gjithe shkrimtaret, artistet apo intelektualet e njohur, ne nje sistem tiran, ne diktature, jane ne nje fare menyre te privilegjuar. Ekzistojne personalitete te njohur te privilegjuar, sepse ndodh qe regjimi te ta prese cdo burim dhe ti te mos mundesh te kesh asnje akses ne njohje. Vogelsia e Shqiperise ne kete rast, e bente pak te veshtire kete gje. Ishte nje cilesi pozitive e vogelsise. Nuk ishte aq e lehte, qe te menjanoje nje shkrimtar te njohur, nje artist te njohur, filozof te njohur. Gje qe ishte shume e lehte ne vende si Rusia apo vende si Kina. Pra ishte kjo gje, qe per sa kohe qe ti botoje dhe shkruaje, ti ishe i privilegjuar ne thelb dhe nuk mund te thoshe kurre qe jam nje njeri i persekutuar, sepse persekutimi ishte kaq i eger dhe kaq i dukshem ne shtresat e tjera te popullsise, sa fakti qe kishe nje publikim ti kishe nje privilegj te madh. Raportet tuaja kane qene problematike me nje pjese te regjimit apo dhe vete me Enver Hoxhen? Misteri ose magjia e mbijeteses ne nje regjim te tille, varet nga sunduesi kryesor dhe une ate mbrojtje e kam pasur. Po. E kam pasur. Ne arkivat e Sigurimit te Shtetit, dosja juaj figuronte si nje nga me te trashat. Ju e kishit vene re qe ndiqeshit? Jo. Por e merrja me mend se duhej te ndiqesha, pra une u mesova me kete gje. Dosja figuron se eshte hapur shume vjet perpara...? Me intuite e dija. Si cdo shkrimtar i njohur, une kisha qene ne Moske. Kisha mesuar shume sekrete te sistemit stalinist, sepse bisedohej atje midis studenteve dhe kam mesuar shume gjera, si pergjoheshin shkrimtaret, dite e nate, megjithate jetonin normalisht. Si pergjoheshin shkrimtare te medhenj. E dinit kush ju spiunonte? Jo. E merrja me mend disa here. Qellonte qe dallonit ndonje njeri ndonjehere qe vinte t'ju nxirrte ndonje informacion, apo vinte per t'ju provokuar? Qellonte, por per cudi nuk me shqetesonte shume, sepse fakti qe pak a shume e dija dhe dyshoja me ndihmonte. Ka pasur raste kur ndonje njeri i sigurimit me ka paralajmeruar. Pa me njohur fare, thjesht nga dashuria per letersine, me ka paralajmeruar. Madje nje here me ka thene edhe diten kur "do te vije nje spiun nga ne dhe keni kujdes". Dhe erdhi spiuni? Erdhi spiuni dhe duke me thene madje, kujdes se ka regjistrues me vete. Nje njeri qe nuk e njihja madje, me tha edhe emrin dhe me ane te nje ndermjetesi ma beri kete gje. Une nuk e njihja personin, por ai qe me paralajmeroi me dergoi nje njeri qe e kishte shok dhe une e kisha shok. E gjeti tha, dhe i tha qe do e thuash nga ana ime, ndonese une me siguri pushkatohem. Personin qe erdhi, ju e njihnit? Po e njihja. Ishte nje shkrimtar dhe une isha i paralajmeruar per kete. Mbaj mend edhe diten, ka qene e merkure, tek "Flora". Dhe biseda rrodhi normalisht? Po dhe biseda eshte nje histori shume e nderlikuar, ne fund te fundit eshte nje histori e bukur njerezore, sepse ai ishte nje nga shoket e mi me te mire dhe mua me erdhi shume trishtim kur degjova qe do te vinte ai. Por nje ndjesi me thoshte, qe nuk eshte per keq kjo pune. Nuk do te demtoje. Pra, njeriu qe ju prisnit se do te vinte si i sigurimit, ishte nje miku juaj i vjeter? Shume mik i vjeter, i shkolles. Qe erdhi me porosi te regjistronte biseden me ju? Po dhe une e dija. Dhe pastaj komentet qe i beri bisedes sime, ishin qe te me lehtesonte mua sa me shume. Po, sepse une s'mund te beja me te nje bisede te ndryshme nga ato qe kisha bere me te dhjetera here. Pra nuk ndryshuat, pavaresisht se e dinit se ai kishte regjistrues? Nuk eshte kaq e lehte te shpjegohet, por une e mendova se si duhet te sillem. Te sillem ne ate menyre qe te isha i besueshem. Thashe ato pakenaqesi te thjeshta, shume te thjeshta qe shpreha, ishin pakenaqesi qe nje shkrimtari i faleshin. Madje i quheshin shyqyr qe ka kaq e nuk ka me teper. Se pakenaqesine supreme duhet ta kishe kunder Enver Hoxhes. Gje qe ju nuk e benit? Jo. Kisha shume kujdes. Cilat kane qene raportet tuaja me bashkeshorten e Enver Hoxhes? Shume te ftohta. Ajo ka qene mosbesuese, dihej ajo pune. Por kjo gje nuk me shqetesonte. Dhe gjate viteve 1989-1990? As me interesonte fare, sepse kisha nje armiqesi pothuajse te hapur me te. Kur ishte momenti qe ju e ndjenit se mund te flisnit publikisht dhe te mos ndeshkoheshit? Asnjehere. Ende jo. Sepse ne vitin 1990 ishin te dyja dhe nje lloj lirimi dhe nje rrezikim nga nje diktature ne panik. Nje diktature ne panik eshte shume e rrezikshme. A ishit i konfrontuar me Sigurimin e Shtetit shume fort ne ate kohe, pas botimit te romanit "Thikat" dhe sulmet qe i keni bere ne letren e dorezuar Ramiz Alise? Kishte presione nga Sigurimi i Shtetit ne ate kohe? Jo. Une nuk kam pasur ndonje konfrontim te hapur asnjehere. Dhe ne letren time une i shkruaja Ramiz Alise, se une nuk kam ndonje obsesion per policine ose per zbulimin shqiptar. Por nga ana tjeter qe te jem i sinqerte, nuk kam ndonje respekt, sepse kam 20 vjet qe letrat e mia hapen. Pra nuk keni pasur asnje raport me ta? Jo. Ata me shmangeshin mua. Nuk mund te ankohem, s'kam pasur asnje konfrontim direkt. Kur filluat ta ndjenit se regjimi ne Shqiperi, nuk qendronte me? Ne faza varet, sipas gjendjes shpirterore. Here dukej sikur i kishte ardhur fundi, here dukej sikur jo, here te tjera sikur u gabuam here sikur ja tani s'do gabohemi me. Nuk mundet asnje njeri te gjykoje sot, se ne i parashikonim gjerat. Pas rrezimit te Murit te Berlinit dhe ndryshimeve ne Evropen Lindore, ishit te sigurt se edhe ne Shqiperi do te ndodhte ndryshimi? Po, isha i sigurt. A tentuat ju ne ate kohe, qe te dilnit publikisht dhe te krijonit nje lloj disidence? Ishte krejtesisht e pamundur. Une nuk njoh asnje qe ka tentuar. Po ju do te kishit deshire ta benit, apo ishit indiferent? Natyra ime ka qene e papershtatshme per angazhime publike qe duan nje vrull, nje kontakt publik me masa, me turma. Sepse ne raste te tilla, qe t'i hysh kesaj gjeje, duhet te perballesh me to. Ka qene e huaj per mua. Kjo eshte vertetuar kur une kam pasur mundesine te kem poste te tilla te larta, shume te larta dhe me sinqeritetin me te madh i kam shmangur, refuzuar dhe nuk kam pasur asnje grimce pendimi. Pra kam vertetuar se nuk e kam dashur asnje here kete karriere. Ne fillim te vitit 1990, filluan te shfaqet format e para te revoltes, ndonese embrionale. Ne Shkoder, u tentua te rrezohej busti i Stalinit, ne Tirane u be ajo qe konsiderohet demonstrata e heshtjes ne 28 janar, diten e ditelindjes tuaj, madje keni dale ate dite ne Bulevard dhe me pas ne ngjarjet e Kavajes. A patet ndonje moment qe patet frike se situata ne Shqiperi mund te kishte nje transformim te dhunshem? Po, me eshte dukur se mund te ndodhte kjo gje dhe gjithmone kam pasur mendimin se do te ishte nje gje shume e keqe. Do te ishte nje gje e keqe? Po te kishte nje konfrontim te dhunshem, po. Nga se ju vinte kjo frike? Per natyren e raporteve shoqerore shqiptare, do te kishte nje dhune qe nuk do te mbyllej kollaj nga te dy anet. Them une. Ketu fanatiket e diktatures, e donin fshehtas nje gje te tille, qe te kishin nje shkas per te bere nje pergjakje. Por fitimi nga kjo pergjakje ne krahasim me demtimin e rende te Shqiperise, do te ishte shume i vogel. Cili ishte qendrimi i klases intelektuale ne ate kohe? Ishte i mpire pak a shume, ne pergjithesi. Nuk kishte asnje tradite te nje lirie minimale. Ne mars ose ne prill te vitit 1990, ju botuat ne gazeten "Zeri i Rinise" nje interviste, ne te cilen benit apel per ate qe mund te quhet, rehabilitim i figurave te lena ne heshtje apo te denuara ne ate kohe si Fishta, Konica, Koliqi dhe nderkohe qe benit fjale per nje raport me te hapur, te politikes shqiptare ndaj Perendimit. Cfare reagimi pati pas kesaj? Une nuk e quaj ndonje artikull shume te rendesishem kete. Ishte me e pakta gje qe mund te behej ne ate kohe. Nuk ishte ndonje guxim i madh, ishte nje gje e thjeshte relativisht. Cfare reagimi pati? Pati nje fare reagimi. Kam frike se u mistifikuan disa shkrime qe u bene ne ate kohe. Ishte dicka, por ishte fare pak. Po i rikthehem edhe nje here takimit me Ramiz Aline. Ju thate se shkruat ne mbi dhjete faqe, pikat qe do te diskutonit me Ramiz Aline. Pas takimit me te, a patet bindje se Ramiz Alia kishte ne dore ta ndryshonte dhe a donte ta ndryshonte sistemin? Pasi me dha pergjigjen, une kuptova se ky njeri absolutisht eshte fatkeqesi e Shqiperise. Per mundesite qe kishte dhe qe ai nuk kreu asnje prej tyre, e shnderruan ne nje fatkeqesi. Koha e tregoi me vone, se ishte vertete keshtu. Dhe une, qe ate dite qe kam marre pergjigjen e tij, kam pritur vec rastin te largohem dhe per te folur haptazi per punet e Shqiperise. Mendonit se ne Perendim mund te flisnit me hapur se sa ne Shqiperi? Jo me hapur, por fare hapur. Nderkohe qe korrik te vitit 1990, nje pjese e madhe e qytetareve te Tiranes, me shume se 5000 vete u futen ne ambasadat e huaja. Si e mbani mend kete moment? Si e perjetuat? E mbaj mend shume mire. Ishte nje aksion i madh, pas te cilit regjimit ishte shansi i fundit qe i jepej per te bere ate ndryshim, qe ishte pritur prej kohesh. Qendrimi ndaj kesaj ngjarjeje te rendesishme, ishte nga me ciniket, me idiotet dhe nga me te egrit qe mund te mendohet. Nderkohe qe nje pjese e intelektualeve te asaj kohe e denuan xhestin e emigranteve publikisht ne Televizionin Shqiptar? Midis zerave qe qarkullonin, thuhej se edhe ju i keni quajtur si jashteqitja e kombit...? Ishte nje nga shpifjet me te ndyra te sigurimit shqiptar. Te sigurimit dhe te partise bashke, edhe te shtetit. Ishte kryekeput nje genjeshter. Ju nuk e keni thene kurre kete fjale? Absolutisht jo. Perkundrazi, ne ate kohe, gjeja e pare qe bera kur une kam shkuar ne France, ishte mbrojtja e emigranteve shqiptare. A u ftuat ju te merrni pjese ne mitingun qe u organizua per largimin e emigranteve, ne korrik te vitit '90? U ftuam te merrnim pjese disa shkrimtare por asnje nuk mori pjese, nuk shkoi. Ajo tribune, ende sot, asnje here nuk eshte afruar per te pare se kush ka qene vertete atje. Sic duket, dikush eshte i interesuar qe te mos dalin ata, ne menyre qe shpifje te tilla te vazhdojne te qarkullojne. Perhapja e kesaj shpifjeje kaq masive, tregonte se sa shume agjente kishte sigurimi, kudo. Pra ndaj them se gjeja e pare qe kam bere ne France, ishte e kunderta, sepse aty mberriten emigrantet shqiptare, te cilet u trajtuan nga nje pjese e shtypit si arrogante. Ishte nje akuze e cuditshme dhe mua me kujtohet nje nga intervistat e para qe me kane marre dhe kam pasur nje konfrontim tamam per kete gje me gazetaret franceze. Sapo kam ikur, pas dy-tre javesh, kam botuar disa nga faqet me tronditese per ti mbrojtur ata. Kjo dihet. Eshte bere dhjete here ky pergenjeshtrim dhe keto shpifje vazhdojne te qarkullojne. Kjo tregon se sa te forta jane rrenjet e te keqes ne Shqiperi, shpifja e fabrikuar nga sistemi. Hapja e viteve 1990 ishte edhe traumatike per Shqiperine? Sigurisht qe ishte traumatike. Ne c'kuptim? Cdo tirani kur bie eshte traumatike. Dehja e lirise mund te jape disa here efekte te kunderta, te papritura, te befasishme. Ne fakt nuk ndodhi ndonje hata. Shpesh here degjojme qe zhgenjim i madh, ai qe prisnim nuk ndodhi etj. Nuk ndodhi ndonje gje, qe mund te vesh duart ne koke. A ishte Perendimi indiferent ne vitin 1990? Ose, e la izolimin ne Shqiperi dhe nuk u more, sa u more me vendet e tjera te Evropes? Kjo teze permendet shpesh, pra shperfillja e Perendimit. Mendoj se ne duhet te heqim dore nga zakoni i keq qe, per te gjitha te keqijat fajesojme shume vete, boten dhe kryesisht Evropen. Natyrisht qe ka pasur shperfillje per nje regjim, i cili ka pasur ne baze te tij shkeputjen nga Evropa. Sigurisht qe do te kesh nje shpagim per kete, ndonese une nuk e mendoj kurre se kjo eshte nje hakmarrje evropiane, por vetvetiu, ajo krenaria jone e shemtuar, qe jemi anti-evropiane, as e cajme koken per ate bote, qe kemi miq tane, kemi zakonet tona te neveritshme ne kete rast, politike, sigurisht qe ne do te na zgjatej dora me kursim. Dhe kur na u zgjat dora, i famshmi shansi gjerman, qe here pas here kujtohet edhe sot dhe ka gjithmone avokate qe thone se nuk ka qene i vertete. Ka qene krejtesisht i vertete. Une kam biseduar ketu, para disa vitesh, me djalin e Shtrausit dhe i kam bere tamam kete pyetje. Qe ne Shqiperi ka ende pikepyetje se kjo eshte nje mit, pra shansi gjerman dhe me tha nuk ka qene nje mit. Im ate me tha, ka ardhur disa here dhe kishte ne dore te hapte nje rruge per Shqiperine. Por ketu tha, ajo qe ndodhi ishte nje nga krimet e medha te bere nga njerezit, qe ende nuk u del emri qe i bene. Ne arkivat e Ministrise se Jashtme dhe te Komitetit Qendror, duhet te gjenden emrat e krimineleve qe e sabotuan shansin gjerman dhe te cilet kishin tmerr nga shansi evropian. Nuk donte regjimi shqiptar te kishte miqesine e Evropes. Regjimi shqiptar, nje nga problemet kryesore qe kishte pasi ra, pasi vdiq Enver Hoxha, ishte te mos afrohej me Perendimin. Perendimi ishte vdekja e tij dhe ndaj i mori te gjitha masat. Ne nuk deshem ne radhe te pare dhe perendimi u tregua i pakujdesshem na dha nje ndeshkim. Ne vitin 1990, kur ju thoni se Ramiz Alia reflektoi negativisht ndaj letres tuaj, u moren disa hapa te rendesishem, sic ishte rivendosja e marredhenieve diplomatike me SHBA dhe Bashkimin Sovjetik, qe ishin nje tabu per lidershipin e asaj kohe, gjysme lejimi i fese, pra u tolerua feja dhe nderkohe u kthyen dy vendime te rendesishme, u hoq neni i agjitacion propagandes dhe u hoq arratisja, si tradhti ndaj atdheut...? Keto ishin gjera aq te vockla ne krahasim me tmerret qe kishin ndodhur ne Shqiperi, sa qe eshte e turpshme qe ti kujtosh si suksese ndaj kesaj diktature. Hic fare, nuk ishte as hapje. Ishte nje surrogat, shembelltyre gjoja e hapjes, se nuk ishte hapje. Ishte thjesht per te shtyre kohen. Une kam ngritur tezen qe nuk ma ka pranuar asnje njeri, qe sipas mendimit tim, komunistet shqiptare kishin hyre ne lidhje me pucistet ruse e sovjetike, jo me shtetin sovjetik te Gorbacovit, por me pucistet te cilet kishin pushtuar diplomacine ne Rusi dhe Ministrine e Brendshme, pra dy pikat kryesore. Pra kishin arritur te krijonin lidhje me kastat e vjetra komuniste. Ne Shqiperi ekzistonte nje fryme pro sovjetike? Absolutisht. Une kam marre vesh per takime te fshehta qe krijoheshin ne ate kohe dhe zhvilloheshin diku nga Turqia, Turkistani, Kazakistani, qe mos binin ne sy. Midis nesh dhe pucisteve te Bashkimit Sovjetik. Pucistet ishin gjysme legale dhe gjysme ilegale, ata qe rrezuan Gorbacovin dhe ata do te vinin ne Rusi dhe nje nga lajmet e para qe do te jepnin, do te ishte kthimi i dy deleve te zeza, Jugosllavise dhe Shqiperise. Zoti Kadare, dukej se te gjitha keto ishin te pamundura ne nje kohe kur i gjithe blloku Lindor ekonomikisht ishte i rrenuar...? Une nuk besoj ne kete determinizmin ekonomik. Shume njerez e shpjegojne kolapsin, nepermjet ekonomise. Nuk eshte e vertete. Ketu ishte nje vullnet i eger politik qe nuk lejonte asgje, nuk ishte ekonomia. Shqiperia do ta shtynte me ate varferi qe ishte mesuar, mund ta shtynte edhe 3-4 vjet. Kjo pi uje per vendet e zhvilluara, qe kane nje strukture te madhe ekonomike, te fuqishme e cila mund te bjere ne kolaps. Por ne cfare kolapsi do te binte Shqiperia? Cfare do ti mungonte kaq, sa mos te shtynte disa jave, disa muaj. Asgje. Njerezit do te varferoheshin disa me teper, por ne krahasim me varferine qe kishin pasur, nuk do te ishte ndonje gje e madhe. Ju thate se me te marre pergjigjen e Alise, ne maj te vitit 1990, vendoset te iknit nga Shqiperia. Kur e realizuat kete plan? Ne rastin me te pare. Une nuk do te kaperceja ndonje mal apo ndonje liqen, sigurisht do te prisja ndonje ftese nga botuesi im, nga dalja e librit tim ne shtator. Prandaj, ne ate mbledhjen e famshme te intelektualeve, une nderkaq kisha pasaporten ne xhep, per te dale jashte dhe per te ikur. Gjendja ime shpirterore, ishte e kushtezuar edhe nga kjo gje. Me veten time thosha, per Ramiz Aline, "fol se shume shpejt do te bisedojme edhe per kete gje". Cdo me thene kjo? Do te thote, shume shpejt une do te kem rastin, se ishte fund i gushtit ne ate kohe dhe une ikja ne shtator, do ta marresh vesh kete qe po na pyet tani me kaq dinakeri. Si ju lejoi regjimi komunist qe te largoheshit me gjithe familjen? Ka qene nje lloj nderlikimi i bere me qellim. Erdhi botuesi im me gjithe gruan e tij dhe une ftesen e kisha bashke me time shoqe ne promovimin e librit dhe njera nga vajzat kishte kohe qe bente nje stazh ne France dhe gjithe puna ishte per vajzen e dyte. Erdhi botuesi vetem per kete gje, sepse e lajmeroi vajza e madhe, erdhi te merrte vajzen e vogel si mysafire. Ne ate kohe, perfitova nga nje fare heqjeje vemendjeje, sepse u hap lajmi se Ramiz Alia do te shkoje ne Amerike. Si te thuash, pati ketu nje lloj shthurje te vigjilences dhe vajza ime shkoi atje. E moren ata burre e grua, u duk e besueshme kjo gje, keshtu qe qelluam atje te gjithe. Ne shkuam ne shtator atje. Madje po hap nje paranteze, nuk e kam percjelle aspak Ramiz Aline, sic thote tani andej ketej, se me percolli Ismail Kadare ne aeroport. Une kam qene ne France ne ate kohe. Ramiz Alia thote qe ju mban mend ne aeroport, se ju ka dhene doren? Bejuni pak kurioz, shkoni e gjeni arkivat dhe po e pate fytyren time atje. Une kam qene ne France, ne Paris e them me pergjegjesi te plote. Ne fillim te shtatorit ju keni qene ne France, nderkohe qe vendimin per t'u larguar e keni marre ne 25-26 tetor. Per se pritet nje muaj e gjysme? Prita pikerisht nga udhetimi i Ramiz Alise ne Amerike. Une nuk e besoja se ky udhetim do te behej vertete. Por kur e mesova qe u be vertete, atehere i thashe sime shoqeje, mos ka ndodhur ndonje mrekulli. Se perderisa Presidenti shqiptar shkon ne Shtetet e Bashkuara, dicka qe nuk e dime mund te kete ndodhur. Mendova se ndoshta ka ndodhur ndonje zhvillim pozitiv jashtezakonisht i forte. Ne fakt, ai ka qene nje udhetim blof. Me sa di une, nuk ka qene fare udhetim zyrtar, asgje. E kam marre vesh nga diplomatet tane ne Paris, kur me treguan per te famshmen qe paskam thene nje here e u be buje, se e kane shoqeruar shqiptaret e armatosur. Po eshte e vertete. Une jam revoltuar nga kjo gje sepse une e kuptova se ishte nje udhetim blof. Diplomatet me thane se ishte nje sukses i madh vizita e Ramiz Alise ne Amerike, se shkoi shume mire dhe e shoqeronin shqiptare te armatosur. Nga kjo kuptova se ishte nje blof. Ketu rikonfirmova vendimin per te ikur, se ne kete vend nuk behet asgje. Dhe e bete publik ne kohen kur ne Shqiperi po zhvillohej mbledhja e Ministrave te Jashtem te Ballkanit? Te them te drejten, kete nuk e kam bere me qellim, e kam bere pa dashur. A kishte informacione regjimi, se ju do te mbeteshit ne France? Nuk besoj. S'ka se si. Mund te dyshonte. Dikush mund te thoshte se ky po vonon shume, eshte me gjithe familjen atje. A u konsultuat me perfaqesues te shtetit francez? Po sigurisht. E para, botuesi im e dinte qe 2-3 muaj me pare dhe nuk besoj se botuesi im te ishte kunder meje ne asgje. Por besoj, se botuesi im gjithashtu te ishte si cdo intelektual i shquar te vinte ne dijeni shtetin francez per dicka qe ishte pozitive, s'kishte asgje te keqe. Diten qe vendoset te kerkonit strehim politik, u takuat me ministrin e Jashtem francez? Pikerisht, me Roland Dyman. A patet nje diskutim per zhvillimet politike ne Shqiperi? Sigurisht. Patem rreth nje ore e gjysme bisede. Cili ishte mendimi i tij? Te them te drejten, per punet e Ballkanit qe biseduam, pershtypja ime ishte qe informimi i tij ose ishte dicka i pasakte ose ishte i tille qe mua nuk me la nje pershtypje shume te mire. Po une nuk i dhashe rendesi. Qe do te thote? Ne ate kohe, mos harroni ministri i Jashtem francez, ishte nje nga njerezit me te afert te Presidentit ne Tirane, i cili ishte gjithashtu, nje president i Frances, i dalluar per nje afri tradicionale me Serbine. Po ne raport me regjimin komunist ne Shqiperi? Ai kishte mendimin e pergjithshem, qe ishte nje regjim qe duhet te binte. Nje paranteze brenda kesaj logjike. A eshte e vertete qe Franca e ka mbeshtetur indirekt, regjimin komunist ne Shqiperi pergjate disa dekadave ne kohen e Hoxhes? Kam frike se kjo eshte nje mit. Franca ka qene nje nga vendet e pakta me te cilen kishim marredhenie diplomatike dhe sigurisht ka qene nje post i Perendimit, qe te mos terhiqej teresisht perendimi nga Shqiperia. Ishin dy vende, Franca dhe Italia. Pra nuk ka qene nje afrim i Frances me regjimin komunist? Jo, ishte thjesht nje alibi me teper per te justifikuar ate rolin e saj qe ky vend te mos ngelej si shkretetire, jashte cdo vemendjeje Perendimore. Kete rol e kryente Franca dhe alibia ishte e besueshme per shkak te nje sentimentalizmi te fryre pak ne Shqiperi lidhur me Enver Hoxhen, i cili kur i interesonte, donte disa here te mos e fshihte ate luster frankofilie te lehte, per te ngjallur shpresa tek ato shtresa intelektualesh, qe nuk ishin te pakte, te deklasuarish, ose te njerezve te rrezuar nga pushteti, qe ulej pak ajo fryma rebeluese, ne qofte se ngjallej diku. Ju thate se kur u larguat, ishit i bindur se do te rreshtoheshit kunder regjimit, bete nje deklarate me rastin e largimit dhe i rate shume fort, por me pas thuajse heshtet. Nuk reaguat me publikisht ne France...? Nuk besoj se kam heshtur. Por nuk ka qene rasti se besoj se pas nje deklarate ku tregon nje program se pse ke ikur nga vendi jone dhe se cfare denon dhe cfare pret, nuk kishte rast me duket mua per te bere nje deklarate te dyte dhe te trete. A kishit ndonje projekt konkret, se si do te angazhoheshit ne France? Jo, nuk kisha ndonje projekt. Te them te drejten nuk doja te beja, kisha sinjale te luaja ndonje rol. Por une doja te luaja vetem rolin tim si shkrimtar. Pra mos prisni nga une qe te filloj te krijoj nje parti, ose te marr pjese ne ndonje parti, ose grupim apo aleance politike etj. Nuk ishte natyra ime kjo. Pati tentativa nga regjimi per t'ju kerkuar, gjate kohes qe ju kishit kerkuar strehim politik ne France? As mund te mendohej nje gje e tille. Nuk pati. Une nuk kam asnje dijeni per kete gje. Ju vete nuk keni marre asnje sinjal? Absolutisht jo. Nuk mundesha, nuk me gjenin dot njehere, kurre. Ju ruheshit nga shteti francez ne ate kohe? Jo, une kam preferuar te mos jem nen nje mbrojtje paranojake, nuk pata ndonje ruajtje kush e di se cfare. Thjesht kam pasur nje menjanim privat, qe ishte ndoshta me i sigurt se cdo menjanim. Momentin qe ju u larguat nga Shqiperia, qe perkonte me konferencen e Ministrave te Jashtem te Ballkanit, brenda 24 oreve, autoritetet shqiptare me nje kerkese te sigurimit, larguan te gjithe gazetaret e huaj qe ndodheshin ne Shqiperi. A e ndiqnit ju jehonen e ngjarjeve ketu? Jo nuk mund ta ndiqja ne fillim, kurrsesi. Telefonatat e para qe kam bere, kane qene me "Zerin e Amerikes", qe me informonin me ngjarjet qe ndodhnin. Ka qene nje heshtje e plote. Si e moret lajmin, qe ne Shqiperi kishin nisur protestat e studenteve? Lajmi i pare qe kam degjuar, perpara kesaj, ishte nje deklarate e Gramoz Pashkos, tek "Zeri i Amerikes", pak dite pasi une kisha ikur dhe jam habitur sepse mu duk si nje lajm shume i gezueshem. Sepse ky njeri, qe guxoi te mos flase kunder meje, po perkundrazi, ishte nje gezim i madh psikologjik e njerezor por edhe nje gezim intelektual e politik sepse kuptova se ne Shqiperi po leviz dicka. Ky ishte sinjali i pare. Ishte dita e dyte qe ne po kapnim ne ate vend qe ishim, sinjalin e Zerit te Amerikes, ne France. Nuk ishte e lehte. Ishte e papritur, ju nuk e dinit? Krejtesisht e papritur. Kemi qene befasisht shume te lumtur nga kjo gje, te gjithe. Pas disa ditesh, botuesi im me dha nje shuk te madh informacionesh, sinjale, letra dhe mesazhe nga Shqiperia. Cdo me thene nje shuk? Nje tufe te madhe gazetash franceze, kosovare, jugosllave dhe disa letra dhe mesazhe nga miqte e mi te shkruara, mesazhe telefonike te regjistruara. Ku thoshin se 'ne ju mbeshtesim'. Si e moret lajmin qe ne Shqiperi kishin nisur protestat e studenteve? E mora vesh. Ndodhesha ne Paris ne ate kohe. Kurse lajmi me i bujshem ishte rrezimi i statujes se Enver Hoxhes. Une kam qene ne Alpet e Zvicres dhe mbaj mend qe e kam degjuar te gjithe naten, ne dhjetera gjuhe te ndryshme. E kuptuat qe regjimi u rrezua? Po, qe kishte marre fund. Ky ishte momenti i pare qe kuptuat se regjimi u rrezua? Jo me pare, qe ne ngjarjet e Dhjetorit. Ne momentin qe u dekretua pluralizmi politik, a kuptuat qe regjimi tashme nuk mund te jetonte me? Po, absolutisht. A patet tundimin per t'u perfshire ne politike? Jo, asnjehere, absolutisht. A patet oferta nga opozita e asaj kohe? Po. Asnje moment nuk hezituat per te qene pjese e politikes? Asnje moment. Kam pasur oferta madje nga shtete te huaj, shume serioze dhe ua kam thene prere te gjitheve se, 'mos u merrni me kete gje, une nuk marr pjese". Perse kjo vendosmeri? Nuk e di, keshtu e kisha. Mendoj se ishte jo vetem nje trent por edhe ndoshta nje mision ne ate kohe..? Mund te ishte ne te gjitha kuptimet e mira te fjales, ose gjysme te mira, por une kete gje nuk e beja. Nje here kam mundur ta shpjegoj, nuk e di sa kam qene i besueshem, sepse kjo pyetje me eshte bere me dhjetera here. Kam gjetur me ne fund nje shpjegim qe luajti nje rol pozitiv qe se paku te mos ma benin me si pyetje. Sa ia kisha mbushur une mendjen vetes sime se eshte keshtu e vertete, pergjigjja ime ishte kjo: Nje shkrimtar, nuk eshte i pershtatshem per poste te tilla qe mendoni ju. Shkrimtari eshte nje qenie e vetmuar, qe punon i vetmuar, qe nuk pranon keshilla nga askush dhe nuk do te pergjigjet perpara askujt. Ai eshte pra jo demokratik ne thelbin e tij. Eshte i papershtatshem sidomos per demokracine. E kishit bere kete analize? Po, ja mbusha mendjen vetes se keshtu eshte. Nuk jam shume i sigurt, por mendoj se eshte keshtu. Pavaresisht vendimit racional, a patet brenda vetes nje tundim? Me dukej nje tmerr. Tmerri me i madh ne bote. Qe te merreshit me politike? Qe te merrem me drejtimin e politikes. Te jem drejtuesi. Zoti Kadare, ju jeni shkrimtar, por permes publicistikes keni trajtuar edhe tema qe merren me identitetin e shqiptareve, me Shqiperine, historine e Shqiperise. Nese ju pyes sot, 20-vjet me pas, cfare vendi ze viti 1990 ne historine e Shqiperise, a do te kishit nje pergjigje? Ze ate vend qe duhet te zinte nje vit i pashmangshem. Qe ne qofte se nuk do te ishte '90 do te ishte '91 dhe do te ishte me keq gjithmone. Po te ishte nje vit me pare se '90, do te ishte me mire. Ky vit ka shenuar ne nje fare mase edhe jeten tuaj. Deri ne ate vit, ju keni jetuar ne diktature dhe pas ketij viti ishit i lire te shkruanit, te flisnit te benit jeten tuaj. Diktatura mendonit se ju ishit agjent, por prape shkruanit, ndonese ishit i pergjuar. Mbas vitit 90, cfare humb dhe cfare fiton nje shkrimtar i mesuar te jetoje ne diktature dhe t'i mbijetoje diktatures, ne nje bote te lire? Kete kapercim nje shkrimtar e ka me te lehte se gjithkush. Ne qofte se shkrimtari, ka besim tek letersia, tek arti i tij, ai eshte njelloj tek te gjitha regjimet, pak a shume njelloj. Nuk ka ndryshim. Ka komente qe pjesa me solide e vepres tuaj, eshte ajo e krijuar ne diktature...? Misteri me i madh i kesaj pyetjeje, ne qofte se une pergjigjem si shkrimtar, jo si moralist, eshte se kjo nuk dihet. Cili regjim eshte me i lehte dhe cili regjim eshte me i keq. Mund te tingellonte cinike qe ta thuash kete, por per fat te keq ne universin e letersise ka gjera shpesh here paradoksale dhe cinike. Po ashtu eshte e verteta. Domethene, ti nuk mund ta dish kurre, per ty si krijues, cila kohe eshte me e mire dhe cila me e keqe. Arti shpesh bie ne kundershtim me jeten. Eshte njelloj si te them, kur mendojme te flasim per "Komedine Hyjnore" te Dantes, nuk eshte me interesante parajsa se sa eshte ferri. Pra ferri eshte dukshem me interesant, i mesem eshte purgatori, parajsa eshte interesante, por jo aq sa duhet te ishte. Prandaj ky eshte paradoksi i madh i artit. Kjo eshte pergjigjja e nje shkrimtari, qe ne kete rast mund te jete jo e pershtatshme per moralin njerezor. Jo e pershtatshme per te verteten ne jeten shoqerore. Ketu, letersia ndahet nga jeta. Ka disa te verteta qe jane te hidhura per jeten, nuk jane te favorshme per shkrimtaret, por nuk jane as te disfavorshme. Si do ta etiketonit ate kohe qe keni jetuar, thuajse 30-vjet, ju dhe shume shqiptare te tjere? Per Shqiperine ka qene nje kohe e humbur. Eshte nje tragjedi per nje vend. Ka qene nje kohe kur ne kete vend, u forcua e keqja, i dha rrenje te tjera te keqes. Ka qene nje e keqe shqiptare, qe ka ekzistuar gjithmone nje e keqe rumune, franceze, ruse, angleze, bullgare, cdo vend e ka te keqen e vet. E keqja shqiptare eshte se erdhi shume shpejt pas sundimit Osman, komunizmi. I la shume pak kohe te merrte fryme Shqiperia. Tani po behet perhere te dyte nje periudhe pauze. Nje periudhe qe Shqiperia shikon vetveten me ne fund. Ose qe duhet ta shikoje normalisht dhe qe per fat te keq, nuk e sheh dot ende normalisht. Kam vene re se ju jeni me optimist se sa shqiptaret e tjere, qe ankohen per menyren se si po zhvillohet dhe po ecen Shqiperia...? Une nuk kam ndonje optimizem kush e di se cfare, te them te drejten. Sepse une jam i ndergjegjshem per vetite dhe per theniet qe ka cdo popull. Une popullin shqiptar, e ve nder popujt qe nuk eshte as me i keq as me i mire nder te tjeret. Ngaqe e njoh pak a shume, ate qe quhet njerezim. Ne qofte se ky quhet optimizem, une e pranoj. Kaq. Populli shqiptar eshte si te tjeret dhe fatin nuk e ka as aq te zi sa e mendojne, as aq te lumtur sa e mendojne. Ka nje fat midis te dyve.

Prania i ngjan me shume maces


Nga Frrok Cupi
A je i pranishem?… Ca thone se jane, por ne fakt nuk jane. Gjysma e politikes se zgjedhur me vota popullor, ben sikur eshte e pranishme, por prapa gardhit. Gete, dijetari gjerman, e kishte gjetur edhe kete nocion filozofik diku ne mjedise rustike. I pranishem je kur je si mace, jo si qen- shkruan Gete. Stina politike edhe kesaj here mberriti me nje theater vjeshtor, asgje me shume. Opozita politike prape nuk ka prani, njesoj si ne maj, si ne prill, si ne mars, si ne qershor. Prape prapa gardhit. Ky eshte tipari, i njejte, edhe pse duket se dicka ka ndryshuar. Tani braktisin komisionet parlamentare, sic ndodhi pardje. Braktisin sallen e Parlamentit ose deklaroje se “ne qofte se nuk beni keshtu, ne shpallim lufte”. (Kujtoni frazen e Getes “si mace, jo si qen”, sepse qeni del prapa gardhi dhe kercenon edhe mikun). Sipas deklaratave, menjehere do te fillojne protestat ne rruge (perseri ne rruge, qe i bie te quhet prapa gardhit; rustika e Getes perseri). Gjate gjithe kohes- jashte sistemit, as ne parlament, as ne gjykate, as ne tryeza. (perseri pamja filozofike geteiane). Ne fund te prillit dhe ne maj ndodheshin ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, dmth., jo te pranishem ne sistem. Luften kunder korrupsionit po e zhvillojne me te njejten menyre: pa prezence. Akuzohet kryetari i PS, por ky nuk del para njerezve; ne vend te tij dalin ca te tjere, thone dhjete fjale dhe zhduken. Edhe kur akuzojne qeverine, del dikush “prapa gardhit”, dhe vetem kaq. Perseri nuk jane te pranishem ne gjykate apo ne parlament. Shoqeria politike, por edhe shoqeria civile po ngarkohen me simptomat e mos-pranise. I papranishem prindi, i papranishem partneri, i papranishem deshmitari, etj. Prania dhe mosprania jane e tera dhe pjeseza e botes, njekohesisht. Prania eshte perendia, thoshte Arthur Shopenhauer. Po kur e shmang pranine? Njerezit e dobet na duket sikur shtohen, dhe numerimi i tyre behet aty ku mungojne. Njeriu thote “nuk isha” kur pyetet per nje krim qe behet ne sy te tij; thote “nuk degjova, as pashe” po per te njejten pyetje. Edhe arti ka shume pak deshmitare; libri e kultura- gjithashtu. Pemet e pyllit nuk e gezojne deshmine e njerezve, as zogjte, as peshqit. Shoqerise i mungojne deshmite e hapura. Edhe pse ka nisur epoka e shoqerive te hapura, vazhdon kultura e shoqerise se mbyllur, izolacioniste. Opozita politike mblidhet grusht ne seline e saj dhe kercenon per separatizem ose per mosprani. OSBE, organizata me e madhe rajonale e sigurise dhe stabilitetit tha se gjysma e politikes se Shqiperise nuk ka perfillur pranine nderkombetare, qe do te thote se nuk eshte e pranishme ne zgjidhjen e ceshtjeve te medha te demokratizimit dhe stabilitetit te vendit. Komunistet e periudhes se Luftes se Ftohte, aplikuan metoden “Cohu, ikim nga tryeza” e armikut. Udheheqesit komuniste te Shqiperise jane cuar nga te gjitha tryezat e bisedimeve, qe nga Konferenca e Parisit, deri ne Moske e Pekin. Pse keta njerez nuk e duan pranine? Mosprania eshte politike. Ne mbledhjen e 81 Partive Komuniste ne Moske, 1959, delegacioni shqiptar shenoi thyerjen e “kampit”. Kjo ishte fraza e krenarise, por ne fakt ndodhi vetem nje gje e thjeshte: Tanet u ngriten e iken nga tryeza. Ne nje nga sallat e Kremlinit, lideri sovjetik, Hrushov, kishte ftuar kater udheheqesit me te larte te Partise Komuniste te Shqiperise dhe iu tha fjale mikluese “duhet e bejme me shume per ekonomine tuaj…, e dime se nuk kemi bere sa duhet… po ju pse kaq nervoze!” Ne ate moment kryeministri yne u ngrit dhe tha se “nuk shitet Partia per 10 aspra”. Kaq ishte. Ata u cuan, iken, dhe nuk ishin me as pjese e asaj bote qe kishte mbetur ne Lindje. Te gjithe u shpallen armiq, qe nga Hrushovi deri te Dolores Ibarruri. Akti i “carjes” perfaqesonte strategjine e Lindjes ne pergjithesi, qe kishte zgjedhur rrugen e rezistences, ne vend te levizjes qe zgjodhi bota tjeter. Paprania zbulon inferioritetin e inferioreve. Puna eshte keshtu: kush shikon perpara nje me te mire se veten, i shmanget rruges. Eshte njesoj si me femrat: Vajza e bukur nuk ka shume shoqe, sepse shoqet nuk e duan pranine me variantin e bukur te llojit te tyre. Keshtu ndodh ne gjithe fushen.. Partia Socialiste ka shume te drejte qe nuk behet e pranishme ne parlament, por te drejte sipas kutit te inferioritetit. Ka krijuar nje grup me deputete kliente, por jo te afte per te zhvilluar parlamentarizem; ka therritur parlamentare te shpallur si te korruptuar, te perziere ne krime, etj.; ka share te gjitha ato kolona qe Europa dhe njerezimi ketu i quajne pune te mbara. Pasi ka thene se nuk e do rrugen e Kukesit, pasi ka thene se nuk arrihet NATO, pasi ka thene se nuk e pranon gjykimin e Europes, pasi eshte kapur duke punuar kunder lirise se qytetareve shqiptare ne Europe… si mund te shfaqet ne Parlament?! Kur ve re superioritetin e tjetrit, mendon se tjetri te shikon me te njejten mase inferioriteti; ketu fillon urrejtja. Prania dhe mosprania jane njerezore. Kush nuk eshte i pranishem ne pergjegjesite publike, do te thote se kjo i vjen nga brenda, ne zakonet njerezore, individuale. Ai qe nuk eshte “mik shtepie” per shumekend, nuk mund te jete as “mik i zotit”. Pergjegjesit politike te vecuar nuk mbajne me vete cilesite njerezore te “mikut te shtepise”. Keta nuk cmojne se armiqte jane te sinqerte, por edhe miqte duhet te jene gjithnje te tille. Mosprania ne miqesi dhe armiqesi nuk i lejon te njohin veten. Shtepia dhe miqte e shtepise kane ligjesi pranie. Miku prezent i ngjan me shume maces, se sa qenit ne shtepi, shkruan Gete. Ose nuk je prezent dhe nuk je mik.

UDHËTIM ME PERSONAZHET E MARUBËVE


“Kush je? Jo. Jo. Nuk dua. Hajd, nuk dua“. Këtu mbyllet kërkesa, shoqëruar me mirësjelljen telefonike drejt Znj. Terezina, pinjolles më të afërt të familjes së Marubëve. Zhgënjimi është i madh e bash edhe më i hidhur zëri i saj. Për fat, ajo është ajo, pasi të parët e saj tashmë i janë drejtuar historisë. “Dakord Zonjë. Dakord”, i gjegjem në përpjekjen e pafatë për të folur pak më afër me një nga njerëzit e mbetur të Dinastisë së njohur fotografike për trashëgiminë e MARUBËVE…Kjo është një nga përfaqësueset e gjalla të tyre në Shkodrën e sotme.
…
Në një ditë të sotme tetori, ngarkuar me shiun shkodran, shkojmë më kot për të folur me pasardhësit e mbetur të familjes MARUBI. Pas telefonatës së hidhur, rrugën e bëjmë pa shpresë sepse për fat kemi siguruar një takim me drejtoreshën e Fototekës MARUBI, Znj. Semiha Osmani. Është e disata herë që shkoj aty, ndërsa për miqtë e mi gjermanë është thjesht hera e parë. E adhurojnë Shqipërinë prej Shkodrës dhe këtë të fundit prej MARUBI-t dhe gjithçka e kanë të lidhur me të. Më duket sikur çdo mjedis apo çdo personazh e lidhin me trashëgiminë e imazheve të MARUBIT. Kjo më bën të druhem dhe mos t’ua sjell fjalë për fjalë bisedën telefonike të një dite më parë me Znj. Terezina. Si për ironi, Shkodra e shiut duket njësoj e dalë si nga ndonjë negativ i tyre. Shi i papushimtë (tipik shkodran); Rrugë të zëna; makina që nuk respektojnë asgjë, njerëz që s’pyesin për rregulla dhe kuptohet kaos. Shumë kaos. Shkodra, me gjithë ndryshimet e mëdha të viteve të fundit, është qyteti më i paorganizuar urban i vendit. Të gjithë nguten të futen në qerthullin e tyre, që nuk të çon askund. Mbase kjo duhet ta ketë ngacmuar italianin Pietro, të parin e Marubëve kur erdhi në këtë vend. Të ketë menduar se duhet t’i fiksonte? Kush e di? Nuk ka kujtime prej tij, ndërsa Marubët e kultivuar nuk lanë gjë për historinë e tyre. Vetëm se na dhanë gjithë jetën dhe temperamentin e Shqipërisë, që derdhet prej këtyre njerëzve. Kam fiksuar dy apo tre foto me shi të tyre, ku mbase ka pasur shi po kaq, por kuptohet qarkullimi ka qenë më i lirë. Atëkohë në vend të makinave në këtë vend lëviznin qytetarët vendas zhytur në të përditshmen e tyre, malësorë të drobitur, që shisnin ndonjë gjë dhe tregtarët aq të njohur…që e mbushën me nam vendin.

Në qytet
Edhe pse me zulmë të madhe, tregtarë, konsuj, ushtri ndërkombëtare dhe madje edhe varreza internacionale, kryeqendra e veriut është zhgënjyese. Shiu i tetorit 2010 të përcjell menjëherë në kohën e dy Marubëve të parë. Nuk e di pse ka një ndjesi të mbetur që Shkodra të njihet gjithmonë nga ajo kohë, por ai duket edhe si të jetë plazmimi më i mirë prej Marubëve për Shkodrën. “Ktu asht horrllëk. Kena mbet si n’at kohë. Shih ku shesim?“ Në fakt, ajo kohë është para viteve ’90, kur Dinastia e kishte mbyllur qarkun e saj. Jemi ngucur te një nga pallatet afër kishës katolike dhe s’mund të bësh asgjë më shumë. Të rrish dhe të këqyrësh. Burri, që na flet, ka një kafkë të madhe, me ekzagoma të kërcyera dhe është ngërthyer bashkë me një grua me veshje zadrimore, që nuk ia përcaktoj dot moshën. Asgjë më shumë sesa vazhdojnë të bëjnë një bisedë absurde. Gruaja s’ka blerë dot miellin. Me sa kuptoj: i shoqi, se kush i ka futur në kokë, që në kohën kur ajo shet të luajë me paratë e fituara te vendet e sportit. Kur ia shpjegoj miqve të mi, ata mbesin pak si të habitur. Nuk arrijnë të formulojnë as edhe pyetjen. Të varfër dhe shkojnë në loto?! Ani, e harrojnë shpejt, sepse e kanë mendjen te MARUBI. U bëj një rikonjicion të thjeshtë për Shkodrën nga streha ku jemi. Gruaja, nuk ruhet shumë nga shiu, kurse vetë, kur mbaroj sqarimin, mendoj se si mund të jetë burri i kësaj gruaje, që e ka transformuar komplet veshjen duke i lënë pak elementë tradite. E hamendësoj sesi mund të jetë ky personazh, që ndoshta paratë e miellit i luan në bastore për Chelsea apo Bayern-in. E kush e merr vesh.. Di vetëm që në darkë ka Champions League. Nuk po orientohemi dot mirë dhe ndërsa mundohemi t’i ruhemi pak shiut, muhabeti i gruas me burrin ka gjetur një tel ndërlidhje me njëri-tjetrin, dhe tashmë vijon i paqëm. Na thonë se nuk i bezdisin për taksa, por edhe qytetarët nuk po e çajnë shumë kokën për të blerë. S’kanë. Pozojnë si ato personazhet e qëmotit në Albume. Shiu është shtuar dhe makinat ngrenë valë të mëdha uji që tutje, kurse në strehën që korrespondon me pallatin, janë afruar dhe dy gra të tjera, por tashmë të veshura më me shije me rrobat e Zadrimës. Janë pothuaj njësoj: Kanë shaminë, futën dhe sipër një xhup, mbi rrobën poshtë, që s’është më aq e bardhë. Për të gjitha pyetjet ka përgjigje moskuptuese. “Jo. As edhe kjo. Jo dhe kjo…”. Me çfarë e siguroni jetën?-I pyes. “Shesim. Tanë të mirat i kemi”, më thotë me qesëndi njëra prej grave më të moshuara, që ka këpucë të stërmëdha burrash dhe që i ka bërë edhe transformimin më të çuditshëm rrobës së Zadrimës, teksa mban sipër këmishës një si T-shirt…Dhjetë minuta më vonë, kur largohemi tutje në rrugën që të çon në varrezat katolike, dy motorë bëjnë garë para syve të njerëzve se kush do të përshkojë i pari një distancë hipotetike, ndërsa i afrohemi një pijetore, ku të papunë të shumtë i janë ngulur në këqyrje boshe një stacioni me muzikë turbo-folk. Pinë me gllënjka të vogël rakinë, ndërsa një burrë me kokën e shtogët jep e merr pa folur mes tyre duke u shërbyer. Intensiteti i shiut jep apo merr dhe ngritjen e zërave, por burrat me pamjen e lodhur nga jeta dhe gjërat, flasin pak. Nga predispozita dhe varfëria e tavolinave janë të denjë për armatën shqiptare të të papunëve. Kuptohet, shumë të ngeshëm. Zëmë vend dhe ne tek një tavolinë e cepit, që ka një mbulesë të pistë. Burri me kokët e rrafshët na vjen menjëherë dhe me një shkodranishte të qetë, na e rreshton të gjithë menynë e tij. Gjithçka është mish dhe tym. Kuptohet raki dhe birrë. E pyesim për një adresë. Zhgënjehet, që se begenisim. E sigurojmë se do të marrim diçka. Ndryshon diçka, por dhe ne nuk mund të humbasim këtë mrekulli. Fytyrat e MARUBIT nuk ke nevojë që ti kërkosh në arkiva. Ata janë kudo në Shkodër…dhe një dorë duket se i ka mbledhur këtu. Muhabeti vazhdon i zvargur kudo dhe burrat ndërrojnë me njëri-tjetrin bisedën. Nuk flasin shumë, por në ato pak gjëra që më kap veshi, janë të njëjtat fjalë fjalori. “Ikum…S’kam. Shkume…S’kishte. E ndiva. A ku me gjet?” Në Shqipërinë e vitit 2010 vërtet s’mund të bësh apoteoza por kjo e varfërisë së këtyre njerëzve është e frikshme. Fytyra të mpita dhe pa asnjë shpresë prej 20 deri në 60 vjeç, zhytur në varfëri pa shpresë. Duhet të ketë ndërruar në këtë klub vetëm dekori. Një vajzë me një gjok të bëshëm dhe si shumë e stisur, na shikon indiferente nga një mur që është krejt i zverdhur…Përballë në titrat e ekranit, të rinj që ndajnë mesazhe me përshëndetje dhe vajza gjithë afsh…që kërkojnë afrime. Djem që reklamojnë potencën e tyre…Dhe këta burra, që i këqyrin, si të dalë nga studioja e vjetër e Marubëve. Nuk e di sesi mund të kenë qenë paraardhësit e këtyre që kanë pozuar te MARUBËT dhe çfarë kanë pasur në mëndje. Vërtetë, s’e di por edhe nuk e besoj të ketë qenë ndonjë gjë e madhe. Dy miqtë e huaj janë gjithë ngacmim sepse shpresojnë të takojnë pinjollët e MARUBËVE. Dikush ka sjellë t’i dhurojë dhe një album…”A ke me e nez?”, më pyet dikush. Jo, ia kthej…

Te Fototeka
“Jo, merr këtej”, më tregon një burrë. Dua të dal në një rrugicë dhe që andej pastaj të shkoj më shpejt te Dugajet e Reja. Shkodranët janë të ngeshëm dhe në një ditë natyrale, që ata e gëzojnë në më pak se një të tretën, unë konsiderohem si një karrem i mirë, për të më ngatërruar. Edhe ne i kemi të kufizuar lëvizjet tona. Shkodra, si asnjë qytet tjetër në Shqipëri, nuk do t’ia dijë fare për rregulla qarkullimi. Të gjithë ecin pa rregulla dhe të gjithë rrotullohen. Sikur Marubi të vendoste stativin e tij dhe aparatin nuk do mbetej larg imazheve të tij. Kushdo prej tyre: I pari. I dyti. I treti. Kur mbërrijmë te Fototeka, tashmë është rrebesh. Dy të huaj, njëri prej të cilëve me një mushama gati ushtarake, rrinë te shkallët dhe kanë gjetur formën e futur dhe gati të harruar të Fototekës të mbrohen. I përshëndetim, ndërsa ata me kortezi tërhiqen pas. Fototeka e Marubëve është vërtetë në qendër të Shkodrës por në një zgëqe, e cila mund të konsiderohet shumë larg ëndrrës së madhe që kemi të gjithë për MARUBËT. Për fat, Semiha Osmani, drejtoresha, është vetë gjithnjë në punë dhe madje në zyrën e saj bën dhe skanimet. Punë që e bën dhe kur shkojmë ne. Është punonjësja më e vjetër e këtij institucioni dhe ka nisur punë me të fundmin e Dinastisë fotografike, duke e ndihmuar që të skedonin të dy. Drejtoresha, me aq të huaj sa ka parë, vazhdon duke punuar dhe me çlirësinë e saj na bën thjesht vend të ulemi. E shikojmë me adhurim jo thjesht për punën që bën, por edhe për mënyrën sesi punon. Ka një shprehje të forti, që e mban të ngjitur me tiparet shumë të këndshme të fytyrës. Çuditet se ajo që duam prej saj është thjesht të shikojmë. “Si, të shikoni?-pyet. “Thjesht. Kaq.”-i themi Njëri prej nesh prek me kujdes negativat, ndërsa ajo i shpjegon teknikën e vjetër dhe mënyrën e punës. Na premton se do të na fusë dhe në arkiv. Pak minuta më vonë, vërtet kur mbaron është e disponueshme për të folur, por që kuptohet jo me shumë valë të gjata. Di të shpjegojë mirë dhe pak me ton irritomi, që është i zakonshëm për njerëzit që e kanë punën më tepër se punë, por edhe pasion. Miqve tanë të huaj, që janë ende të shushatur, u shpjegon thjesht dhe teknikisht procese të ndryshme, dhe gruaja që di gati përmendsh kutitë ku ruhen negativat, i orienton nëpër sallë. Semihaja ka punuar me ndërgjegje dhe se ka humbur kohë me fjalë, si në shumë institucione në vend. Ka krijuar dhe mban një mjedis në kushte optimale ku ruhen të gjithë negativat në xhama Në këtë fototekë ndodhen 500 mijë negativë të Marubëve, Picit dhe Jakovës dhe 250 poza të Nënshatit. Të gjitha ndodhen në gjendje tepër të mirë. Këto negativë janë nga vitet 1858 deri në 1959. Në këto negativë janë të paraqitura dy luftërat e mëdha botërore nga Kel e Gegë Marubi; foto të Kraj Nikollës, në Mal të Zi dhe të familjes së tij mbretërore realizuar nga Pjetër dhe Kel Marubi; janë negativët e Dedë Jakovës dhe të Shan Picit, të gjitha që konsiderohen si një pasuri e rrallë kombëtare. I shpjegon shoqes sonë me imtësi gjithçka ndërsa harron se përballë ka një mjeshtre të kamerës. Kjo është arsyeja që gratë e gjejnë shpejt gjuhën dhe komunikojnë tashmë lirshëm me njëra-tjetrën. Si punonin?; Si i mbanin dhe madje si vinin kutitë? “Hajde këtu”, i thotë befas mikes sonë. Semihaja afrohet drejt dritës dhe me dorë i tregon një nga negativat…Të gjitha fotografitë po punohen në një skaner special dhe imazhet dixhitale të negativëve do të jenë shpejt të kompjuterizuara. “Jena duke i këqyr një nga nji pasi secila prej tyre ka një element që të bën të ndjesh më shumë traditën, kulturën dhe historinë e Shqipërisë. Për fat, në këtë fototekë po punohet shumë dhe për skedarin ose elementin informativ, që do ti orientojë më mirë studiuesit.”

Pak intermexo
Sipas studiuesve disa nga fotot e para në Shqipëri, ka të ngjarë të jenë, shumë të hershme. Pak vite pas fotos së parë të vitit 1858 të Pietro Marubit, që e themeloi dinastinë do të ishte në vitin 1863, fotografi vjenez Josef Székely, që udhëtonte me konsullin Johann Georg von Hahn (1811-1869), që na la një koleksion me pesëdhjetë pamje të Shkodrës, Prizrenit, Ohrit dhe Manastirit. Historia e “Marubit” fillon me Pjetër Marubin, (Pjetron). Ai lindi në Piaçenca të Italisë në vitin 1830. Garibaldisti dhe pjesëmarrës aktiv në luftën kundër pushtuesit austro-hungarez, ai u detyrua të ikte nga vendlindja e tij. Kërkoi azil politik pranë qeverisë osmane dhe gjeti si biznes të përshtatshëm fotografinë. Arkitekt, skulptor, piktor, Pjetri e kishte fillimisht artin e fotografisë një hobi, e më pas kjo do të bëhej profesioni i tij, duke hapur kështu jo vetëm të parën studio fotografike në Shqipëri, por ndoshta edhe në Ballkan në vitin 1858. Në po këtë vit, ai realizoi të parën fotografi në Shqipëri Hamza Kazazin. Disa prej tyre u botuan madje në The London Illustrated News, the La Guerra d’Oriente and L’Illustration. Marubi ndihmohej nga i riu Rrok Kodheli (1862-1881), që vdiq për fat të keq shpejt dhe pastaj edhe nga vëllai i tij Kel Kodheli (1870-1940), fëmijët e kopshtarit të shtëpisë së tij. Ky i fundit, më pas, mori të gjithë këtë biznes dhe pas vdekjes së Pietros. Ai arriti që të bënte fotografi jashtë studios me kamera shumë të avancuara. Thuhet se edhe piktori, arkitekti dhe fotografi Kolë Idromeno mësoi prej tij. Duke u kthyer te Marubët, që në atë kohë ishin shpirti i vërtetë i fotos shqiptare dhe që po përsosnin dora-dorës teknikën e tyre, brezi i tretë i tyre në familje ishte i biri i Kelit, Gegë Marubi që jetoi në tre sisteme në Shqipëri (1907-1984). Ai studio në Lion nga 1923 deri më 1927 në shkollën e parë të fotografisë dhe kinemasë, të themeluar nga vëllezërit Lumière dhe punoi në Shkodër si një fotograf profesionist. Ai ishte pionier i punës në celuloid dhe e zhvendosi punën e paraardhësve të tij që kishin punuar me pllakat e xhamit.

Pas Marubit
Gega ishte dhe njeriu që komunikoi gjithë kohën me Semihanë, atëherë atë vajzën e re simpatike që punonte në Fonotekë dhe që në një farë mënyre do të ishte dhe trashëgimtarja për ruajtjen institucionale të këtyre. Gruaja u rrit në Fototekë dhe në vitet e fundit ka bërë shumë punë për rritjen e saj cilësore dhe botimin, konform rregullave, të një pjese të trashëgimisë. Gruaja, që e kupton të ftohtin tonë tashmë në arkiv, prej kondicionerit, mundohet të ngutet. Na tregon një kuti bojë hiri dhe afrimin e një firme gjermane për të sistemuar sipas një projekti kutitë. Ka bërë luftë dhe ka lënë origjinalet dhe me dorë na tregon një mostër, e cila nuk mbyllet. “Dhëntë Zoti që kjo grua të jetë po kaq vitale gjithmonë, se vetëm kështu do t’ia dalë”, flasim me vete. I ftohti i Arkivës na është futur tashmë në asht dhe kjo na bën që tashmë realisht të ngutemi. Ajo që është e durueshme për negativat, s’është më për trupat tona. Ngrohemi disi në interiorin e Fototekës, dhe duke folur për fotot gati 150 vjeçare, mbledhim veten. E krijuar në vitin 1970, ajo është kthyer tashmë në simbolin e vërtetë të Shkodrës…Aty është edhe ndarja e fundit me Terezën, që tashmë edhe qesh me ne prej të ftohtit. S’ka më minuta për të. Duhet të kthehet.
…
Pak minuta më vonë jemi në shkallën e apartamentit të Terezinës. E fundmja direkte e Marubëve është krejtësisht e ftohtë. Shoqja jonë, një nga fotografet më të mira të 20 viteve të fundit në Shqipëri dhe një adhuruese e punës së tyre, dëshiron thjesht t’i japë dorën dhe t’i dhurojë një album të sajin. Jemi krejt të lagur, por gruaja është edhe më e prerë se në telefon. “Ti je ai që më more dje në telefon?”, po i përgjigjem. Tek dera ndërrojmë pak muhabet dhe përkthej në favor të shoqes sime. I them se ka ardhur thjesht për respekt dhe asgjë tjetër. Gruaja vendos pak buzën në gaz dhe kjo është shenja e vogël e kthesës së saj, por aspak e ndonjë mirëkuptimi të madh. Ikën pak dhe vjen me një kalendar të vitit të shkuar, stampuar me foto të MARUBIT. Kur mbyllet dera më fshihet çfarë mendoj për MARUBËT e gjallë. S’dua të prish kujtimin e tyre dhe profesionalizimin me sjelljen e saj arrogante. Këtë herë jam krenar për shtetin tim që po tregon kujdes për Fototekën e MARUBI-t dhe s’e ka lënë në dorën e saj. Mikja ime është e lumtur. Hapim pak rrugë në katin e parë, ku dy burra kanë sjellë gjithë mallin që s’kanë shitur dhe pozojnë drejt hiçit. Tutje, për herë të fundit me Shkodrën, tek Ura e Bunës, një peshkatar jep e merr me rrjetat. “Është kohë ideale, kur bie shi që të ketë peshq”, më thotë një burrë që mundohet i vetëm, të pastrojë vendin para klubit të tij. Ikim. Është vjeshta e dytë 2010.

*Shkrimi është mbështetur në të dhënat e nxjerra nga artikulli për historinë e fotografisë së Robert Elsie.

Albumi 6 botim i Fototekes Kombetare “Marubi”


Albumi Marubi-6 përbën një arritje në fushën e botimeve arkivistike. Ajo paraqitet me fondet e një prej arkivave më të vlerësuara në Europë, Fototekës Kombetare Marubi. Në faqet e këtij albumi parakalojnë dokumente, nga pasuritë më të mëdha të kulturës dhe historisë sonë kombëtare. Kemi të bëjmë me një arritje në lëmin e botimeve cilësore që plotëson një nevojë të kahershme për të afruar fondet e pasura të Fototekës Kombetare Marubi sa më pranë qytetarëve. Deri kohet e fundit kishin mbijetuar koncepte konservatore që përpiqeshin të përmbyllnin fondet e bibliotekave, arkivave, fototekave, muzeumeve sa më larg syrit të qytetarëve, duke i rrethuar ato me hekura, zinxhirë e mistere, në emër të sigurisë së fondeve, të çensurave ideologjive e gjithfarë pengesash absurde. Tani, në botë kanë lindur tendenca për institucione të hapura, për liberalizimin e praktikave menaxhuese, për t’i çliruar ato nga burgosja, për t’i afruar pranë studiuesve e njerëzve të thjeshtë. Këtë e kishin kuptuar punonjësit e Fototekës Kombetare Marubi me në krye drejtoreshën Semiha Osmani. E kishte nxitur edhe Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë e Sporteve , e cila i dha projekteve të fundit nxitjen e duhur. Dhe ja rezultati: sot kemi në dorë albumin Marubi-6, që plotëson serinë e albumeve Marubi, si dëshmi i këtij trendi të ri.

Albumi Marubi-6 tregon se Fototeka Kombetare Marubi, po i përgjigjet kërkesave të kohës për të bërë hapa në drejtim të sistemimit, përpunimit, dixhitalizimit e sistemeve mbrojtëse, si edhe për të proganduar e publikuar pjesë nga fondet e zgjedhura të saj. U hapën dyert për studiuesit, për qytetarët e thjeshtë, por edhe për atelietë e organizmat e huaja të interesuara për fondet e pasura të saj. Krahas punës për ruajtjen e dixhitalizimin e fondeve janë bërë hapa interesantë për publikimin e tyre, si kurimi dhe hapja e fotoekspozitave në Shkodër, Ulqin, Tiranë, Itali, Francë. Pas një pune të gjatë studimore, me fondet e përzgjedhura të Fototekës Kombetare Marubi, deri tani janë botuar gjashtë albume. I pari eshte “Gjurme Historike Kombetare ne Fototeken Marubi”, i dyti është realizuar në bashkëpunim me Atelienë franceze të Parisit. Më pas u realizuan, në edicione luksi, albumet e tjera të kuruara nga drejtoresha e Fototekës Kombetare Marubi,. Ka pese vjet që Fototeka Kombetare Marubi ka krijuar një traditë të re: T’u ofrojë bashkëkombësve kalendarin vjetor me pamje karakteristike të përzgjedhura nga fondet e Fototekës Kombetare Marubi, të cilët, gjithashtu, kanë shërbyer për propogandimin e tyre.

Fondet e pasura të Fototekës Kombetare Marubi, karakteri unikal i saj në Europë, si edhe publikimi i fondeve të saj me metodat nga më të ndryshmet ka bërë që të rritet interesimi i studiuesve, dhe rretheve kulturale, organizmave nderkombëtare për ruajtjen e modernizimin e kësaj fototeke. Janë edhe forma të tjera që do të shfrytëzohen në të ardhmen në fushë të publikimit e propagandimit.

Çfarë do të shohë syri i kurreshtarit kësaj radhe në Albumin Marubi-6 ? Si gjithnjë mjeshtrat e njohur të fotografisë së Shkodrës, Pjetër Marubi, Kel Marubi, Gegë Marubi, Shan Pici dhe Dede Jakova do të paraqesin punët e tyre të zgjedhura me kujdes e shije të kuruara me zotësi e kulturë profesionale nga Semiha Osmani. Bie në sy hapsira më e madhe që kanë zënë kësaj radhe fotografitë e Shan Picit. Ndërsa duken edhe punët profesionale-artistike të fotografëve të rinj Gegë Marubit dhe Dedë Jakovës. Fotografitë e vjetra të shekullit XIX i takojnë babait të fotografisë shqiptare, Pjetër Marubit. Janë theksuar veçoritë e secilit fotograf: kështu karakteri historik i fotografive të Kel Marubit, karakteri modern i fotografive të Dedë Jakovës, dhe Gegë Marubit, dominimi i botës së brendshme të personazhit dhe karakteri protagonist i natyrës në fotografitë e Picit. Pjesa më e madhe e fotografive i përkasin qytetit të Shkodrës, por areali i shpërndarjes përfshin edhe Alpet e Veriut, kryeqytetin e ri të Shqipërisë, Tiranën, portin e Durrësit, qytetin e vjetër shqiptar të Tivarit, si edhe Krujën e Elbasanin.

Tematika e albumit është e larmishme, por shihet qartë se kuratorja ka patur qellime të studiuara dhe ka përdorur metoda efikase pune. Aty ka etnografi, histori, urbanistikë, gjeografi e Shqipërisë, ekonomi, transport, art, etj. Albumi ka gjithejt 136 fotografi, 15% e të cilave i kushtohen plotësisht kostumeve të Veriut, që ndryshojnë për gratë, për nuset, për burrat, ndryshojnë sipas përkatësisë fetare, muslimane, katolike e apo ortodokse, ndryshojnë sipas moshës, sipas gjëndjes civile, të martuara, vajza fëmijë, për qytetin, për malësitë, apo për fushën. Edhe këto të fundit, ndara sipas krahinave, si Shala, Shoshi, Mirdita, Dukagjini, Zadrima. Por ka edhe fotografi me synime komplekse. Kjo sidomos kur fotografohet Pazari i Shkodrës, jepen elementet e urbanistikës, por edhe larmia e veshjeve e elementeve të tjera etnografike të banorëve të krahinave përreth Shkodrës, të cilat vinin për të bërë treg në Pazarin e Shkodrës. Ose kur ka fotografuar burra apo gra nga krahinat kanë dhënë jo vetëm veshjet apo elemente psikologjisë së portretit të tyre, por edhe elemente të natyrës, si për të theksuar se çdo banor ishte pjesë e produkt i atij mjedisi. Shpesh janë theksuar në mënyrën e fotografimit në grup të pjesëtarëve të një familjeje, mentaliteti i theksuar maskilist i strukturës së familjes malësore, ku vendin kryesor e kishte djali, si element i rëndësishëm i mbijetesës së kësaj familjeje. Në qendër të fotografisë renditeshin në menyrë tendencioze meshkujt, ndërsa vajzat e femrat në përgjithësi vendosen në pozita anësore, që mështeteshin dukshëm në supat e burrave.

Portreti është lavruar ndofta edhe për shkaqe të kërkesës që kanë patur studiot fotografike në Shkodër. Në këtë lamë janë dalluar Gegë Marubi dhe Shan Pici. Ato kanë kërkuar gjendjen sa më të natyrshme me qëllim që të nxjerrin sa më të plotë botën e brendshme të personazheve. Dallohet fotografia e Picit, me dy malësorë nga Dukagjini që pijnë duhan. Porteti i malësorit të parë dallohet për portetin e qeshur, ndërsa duart e shkathëta lidhin në mënyrë të vetëvetishme cingaren e duhanit. Malësori tjetër i ulur në tokë, është i përqëndruar në lëvizjet për fazën e fundit të lidhjes së cingares së duhanit. Kutija e duhanit qëndron e hapur, si për të treguar se zemrat e hapura mes dy miqve. Më tej në plan të dytë janë dy malësorë të tjerë që përshëndeten kokë për kokë, karaktersitikë kjo e malësorëve shqiptarë. Në plan të fundit janë malet me borë që qëndrojnë si symbol përjetësie. Pici ka bërë fotografi të plota të malësorëve apo grave të tyre, duke theksuar karakterin burrëror, krenarinë e ligjshme të malësorëve, zotër të vërtetë të trojeve të tyre. Ndofta të varfër, me veshje të grisura por të arnuara, të vjetra por plot sqimë, plot dinjitet e nur në fytyrat e tyre të thekuara nga dielli e shqota, ndofta nga dhimbjet e nga vuejtja, nga shtypja apo lodhja fizike. Por kuratorja ka mbajtur masën në këtë drejtim, duke dominuar në album notat optimiste, sidomos pasuria shpirtërore, aty ka shumë vend për portrete të personaliteteve të shquara të Shkodrës që kanë luajtur një rol të dukshëm në jetën artistike, shkencore dhe intelektuale të qytetit më të madh verior. Kështu dallohet fotoja e doktorit të parë të Shkodrës, Dr Basri Qallimit, i cili erdhi në Shkodër që në kohën e Turqise dhe ishte kirurg, patolog, ftiziatër, pediatër, gjinokolog e që bëri deri punën e mamis. Pastaj vijnë fotoja e klinikës së parë dentare në Shkodër, ajo e dentistit Hafiz Haxhi Hasan Kadukut, si dhe portretet e dr. Tasin Karagjozit, dr. Selaudin Mbrojes, dr. Bahri Kopliku, dr. Dhimitër Litos. Për të vazhduar me portretet e njohura në tërë vendin, ato të studiuesit Jup Kastrati, shkrimtarit Fadil Kraja, artistëve Tinka Kurti e Serafin Fanku, muzikantit Prenkë Jakova, trombistit Gjon Halili, farmacistit Pashko Ashiku, shkrimtarit Kristo Floqit, fotografëve Kel Marubi e Gegë Marubi, shkrimtarëve Risto, Llazar e Drago Siliqi, të reformatorit të ahengut shkodran Kolë Gurashit.

Me vlerë dokumentare historike janë fotot e anëtarëve të Këshillit të Bashkisë së Shkodrës, të deputetëve të parlamentit shqiptar, të anëtarëve të qeverisë Delvina, Vrioni, të anëtarëve të Doganës, të anëtarëve të policisë së qytetit, të shoqërive Bashkimi, Taraboshi, Lekë Dukagjini. Merr vlera historike sidomos fotografia fiksuar me rastin e ardhjes në Shkodër, të Tefta Tashkos e Lola Gjokës, krahas të cilave gjënden personalitete si Ernest Koliqi edhe Asdreni. Dallohen dy foto interesante: ajo e bibliotekës së qytetit të Shkodrës, me kryetarin e bashkisë së Shkodrës Zenel Prodanin, si dhe ajo e bibliotekës franceskane me Atë Gjergj Fishtën. Shumë interesante fotografia e një grupi intelektualësh shkodranë me Gjergj Fishtën në qendër. Shumë prej tyre luajtën një rol të dukshëm në lëvizjen mendore shqiptare, si folkloristi Kolë Gurashi, mësuesit veteranë Kolë Margjini, Luigj Shala, Gaspër Harusha, Kolë Zezaj, Gjush Sheldija, Kolë Mosi, Kel Ujka, Karlo Shiroka, Kolë Laca, Ndue Paluca, piktori i popullit Simon Rrota, piktorët Ndoc Shala, Duro Guri, gjuhëtari Kolë Kamsi, si edhe Etërit franceskanë Martin Gjoka,Ambroz Marlaskaj, Lekë Filipi, Bernardin Palaj, Marin Sirdani, Anton Harapi. Jeta artistike e Shkodrës paraqitet me fotot e aktorëve të dramës Mustafa Pasha dhe të komedisë Don Kishoti, pamje nga karnavalet e Shkodrës.

Urbanistika e qytetit përbën një nga temat më të dashura të fotografëve shkodranë, të cilët kanë fotografuar me një përkushtim të madh pjesë të rëndësishme të jetës urbane të qytetit. Kështu Kafja e Madhe, lulishtet e qytetit, posta, pjaca, qendra e qytetit, Fushë Çela, Truma e Dugajëve të Reja, Agjensija e udhëtarëve Shkodër-Tiranë, Durrës, Ura e Bunës, Ambulanca Tepeks, Pazari i Shkodrës, etj.. Alkbumi Marubi-6 ka pamje nga jashtë të Dajlanit, të Kështjellës Rozafat, Doganës së Shkodrës, pamje nga brenda të Kalasë së Shkodrës. Bie në sy se një pjesë e fotove duan të tregojnë prirjen liberale dhe civilizuese të qytetit të Shkodrës.

Kuratorja Osmani ka ruajtur masën në krijimin e hapësirave për fotot e të huajve që janë instaluar në qytet me shërbime të ndryshme, të konsujve të Rusisë, Austrisë, Francës, Italisë, Jugosllavisë, shpesh me gjithë familjarët e punonjësit e konsullatës. Aty kemi edhe fotot e inxhinierit Briot, Attilio Siminit, pronarit italian të fabrikës së bukës e të miellit, Giuseppe Scapinni. Kemi fotot e Pazarit të Shkodrës që vizitohet nga turistë të huaj, si edhe të shkollës amerikane në qytet.

Përveç Shkodrës kapitull i veçantë është edhe ai i Durrësit, Elbasanit, Krujës, Tivarit e në mënyrë të veçantë, ai i Tiranës. Janë tetë foto që i kushtohen Tiranës, kryeqyetit të ri të Shqipërisë: dy foto të rrugëve të Tiranës, një e qëndrës, foto e Kafe Europës, e Hotel Internacional, Pazarit Nacional, Sakakut të Bakërxhijve, shitja e lirit në Pazarin e Tiranës.

Albumi dallohet për dritën si edhe për vlerat artistike, shkencore, prezantuese. Seria e Albumeve Marubi, e bashkë me ta, Albumi Marubi 6 përbën një mjet efikas për prezantimin dinjitoz të Shqipërisë, sepse jep të dhëna efikase për të pasqyruar identitetin tonë, vlerat thelbësore të shqiptarëve.

Kuratorja e Albumit. Drejtoresha e Fototekës, studiuesja e zellshme e fotografisë shqiptare, Semiha Osmani po jep rezultate shumë të kënaqëshme me punën e saj këmbëngulëse. Nga albumi në album ajo po e rrit ndjeshëm profesionalizmin e saj aq sa ka arritur me kompetencë të kurojë e përgatisë për botim gjashtë albume fotografike me fonde nga thesaret e Fototekës Kombetare Marubi.