Monday, October 4, 2010

Sting: “Fëmijëve të mi u them se suksesi nuk është sinonim i lumturisë”


Ish-lideri i grupit “Police” mbushi dje 59 vjeç dhe momentalisht ndodhet në një turne 4 ditor. “Publiku të ndjek, nëse nuk e zhgënjen”

Dje mbushi plot 59 vjeç. “Nuk do të ketë asnjë festë për ditëlindjen time”, thotë Sting, ndërsa qëndron ulur në një kolltuk të rehatshëm, para se të dalë në skenë. “Dua të jap një koncert madhështor. Biletat u shitën për një javë, ndërkohë që janë shitur 50 kopje të diskut. Goxha arritje, apo jo?”. Sting e ka nisur turneun e tij në Europë për të publikuar albumin e ri, ku do të riinterpretojë këngët klasike të grupit “Police” dhe të karrierës së tij solistike.

Është më e vështirë ndërthurja me orkestrën? Kërkon më shumë disiplinë?

Disiplina është një fjalë që më pëlqen. Në fillim orkestra ishe si diçka abstrakte. Kishim frikë se nuk do të mund të sinkronizoheshim ashtu siç duhej me njëri-tjetrin. Tani gjithçka po shkon ashtu siç duhet. Unë kam pasur fatin e mirë të bashkëpunoj me një bandë profesioniste. Sa kompozitorë të zotë kanë pasur shansin të luajnë me një orkestër simfonike për një vit të tërë? Jo shumë. Do të isha një i çmendur nëse nuk do ta quaja veten me fat.

Fluturime të shpeshta, orare të mbingarkuara me punë, ndryshime klimatike... Si ja bëni që jeni kaq në formë?

Kujdesem shumë për veten. Ha pak, vizitohem te mjeku dhe nuk bëj budallallëqe. Motoja ime është disiplina. Nuk dua të heq dorë nga linjat që kam: bark të sheshtë, një fytyrë të cilën e njohin të gjithë dhe që ka filluar edhe mua të më pëlqejë.

A është e vështirë për një legjendë të muzikës pop të marrë vendime të guximshme, pa rrezikuar që të mos u pëlqejë të tjerëve?

Që kur grupi u nda, i kam marrë vendimet pa u vënë shumë në siklet. Publiku të ndjek nëse nuk e zhgënjen. Mund të më kishte braktisur kur u largova nga grupi, por nuk e bëri. Vazhdon të më ndjekë rregullisht.

Ribashkimi i grupit “Police”, dy albume me muzikë antike dhe tani një turne me këngë të vjetra. Mos vallë keni filluar të dembeloseni paksa si kompozitor?

Unë dembel? Ky po që është sakrilegj! Sa më shumë që kalon mosha, aq më i vështirë bëhet krijimi: ke më shumë përgjegjësi, je i vetëdijshëm dhe ke një nivel të lartë autokritike. Kur je i ri, siç janë fëmijët e mi, shkruan instinktivisht, pretendon që gjithçka që bën të jetë e mirë. Konkretisht e shoh veten të pasqyruar tek entuziazmi i Joe (që tani është në turne me bandën e tij, “Fiction Plane”), në frymëzimin e rrebeshtë të Coco-s (në nëntor do të publikojë albumin “The Constant”, me emrin “I Blame Coco”). Me plakjen ky proces rrallohet, por cilësia përmirësohet.

E keni dëgjuar diskun e vajzës suaj? Është e ashpër, thotë se nuk e miraton stilin tuaj të jetës...

Është fantastik, një pop i vërtetë. Më pëlqejnë ndërthurjet e ëmbla të kitarës. Ndoshta nuk i pëlqej, por unë jam babai i saj dhe për mua të dy fëmijët janë gjëja më e shtrenjtë në botë. Gjithçka e ka vendosur vetë, nuk ka ndjekur asnjë nga këshillat që i dhashë. Tani gazetat përpiqen t’i atribuojnë imazhin e “punk”, të vajzës rebele. Kjo nuk është e vërtetë. Ajo është shumë e dashur dhe e përkushtuar.

Fëmijët tuaj i janë futur botës së spektaklit. Çfarë ndjesie ju jep juve dhe bashkëshortes suaj kjo gjë?

Tashmë jemi mësuar. Nuk na bën shumë përshtypje. Pavarësisht se jemi përpjekur shumë t’i mbajmë jashtë “show”-t të biznesit, janë zhytur brenda deri në fyt. Dy janë bërë muzikantë, dy aktorë dhe një regjisor. Tani nuk më mbetet gjë tjetër veçse të shpresoj që Giacomo, më i vogli, të bëhet avokat. Joe-s dhe Coco-s u kam thënë gjithmonë: nëse doni të bëni muzikë, në fillim duhet të mendoni për kënaqësinë tuaj. Mos u nisni me idenë se do të bëheni të famshëm dhe do të fitoni shumë para. Përqendrohuni tek ajo çka muzika i dhuron shpirtit tuaj, sepse në të kundërt, rreziku për të përfunduar keq është tepër i lartë. Jemi krenarë për Coco-n. Duam që ajo të jetë e lumtur. E dimë se suksesi dhe lumturia nuk ecin në të njëjtin drejtim.

Për më tepër, industria e muzikës nuk lundron në ujëra aq të pastra...

Janë vite të vështira për muzikën pop. Duket se më e mira i përket së kaluarës. Është një krizë idesh. Por a nuk është e njëjta që po përjetojmë në nivel filozofik, fetar dhe politik?

Klasifikimet janë siguri e talenteve të reja, ndërkohë që shitjet kanë filluar të bien...

Spektakli amerikan “X-Factor” përdor stereotipat e muzikës pop për të krijuar shpresa të rreme. Për një të ri nuk ka asgjë më të dëmshme se sa të cilësohet si Sting-u i ri, Elton John-i i ri ose Beyoncé e re. Kurrë nuk kam dëgjuar ndonjë prej këtyre talenteve të thotë që unë jam vetvetja dhe si i tillë dua të lë gjumë në botën e muzikës. Kush janë ata që i gjykojnë këto talente? Fjalët që u thonë nuk janë të vërteta. Muzika është diçka krejt tjetër. Unë në televizor shoh vetëm futboll.

Vendimi për të dhënë koncert në Uzbekistan, një vend ku të drejtat e njeriut shkelen, ka ndezur shumë debate. Kryeartikullshkruesit anglezë janë nxitur edhe nga një fotografi që ju shfaq në një sfilatë mode krah përkrah me Gulnara Karimova-n, vajzën e një presidenti të akuzuar, mes të tjerave, edhe për shfrytëzim në punë të minorenëve. Nuk keni menduar që kjo gjë mund të përbaltë historinë tuaj të gjatë të të qenit aktivist?

Është e vërtetë, Uzbekistani është një vend që i shkel të drejtat e njeriut. Por nuk më rezulton të jetë subjekt i një embargoje kulturore, si Afrika e Jugut. Nëse do të ndodhte kjo gjë, shoqëria uzbeke do të bëhej më paranojake, më agresive ndaj nesh. Arti, gazetaria, sipërmarrja, qarkullimi i ideve të reja (dhe unë besoj në fuqinë e muzikës), janë të gjitha gjëra që u bëjnë mirë vendeve me regjim totalitar. Ndërsa për sa i përket Karimova-s, mesa duket do të jetë ajo që do ta qeverisë vendin një ditë, dhe të jeni të bindur se është më e ndjeshme se i ati ndaj kulturës. Atëherë pse jo? Përse të mos i lëmë dyert e hapura?

Në të ardhme do të luani sërish muzikë të vjetër?

Kam në mendje një spektakël teatror të bazuar te “The Soul Cages” (albumi i vitit 1991, i shkruar pas vdekjes së babait). Së fundmi ka shpërthyer mentaliteti që muzika duhet të jetë e lirë. Kështu që është më mirë të eksplorohen territore të reja, sepse ndoshta vitin tjetër do të hedh në treg një disk të ri./BotaSot/

PER PARA NJERZIT NENSHTROHEN.

Kemi shkëputur nga libri “Poezi Franceze” ketë poezi të ZHAN DE L’ESPIN PONT-ALEC ( Jean de l’Espine du Pont- Alletz) Fillim i shek XVI. Jetoi në Oborrin e mbretit Fransua I,Oborr të cilin e njohu kështu nga afër.Poet realist,i cili është novator në poezinë franceze,qoftë për guximin me të cilin rrok temat,qoftë për përdorimin e figurave poetike.E ka përkthyer Aurel PLASARI.

Solli në AlbDreams ,Rush DRAGU


PER PARA NJERZIT NENSHTROHEN.

Ja ai që i thotë vetes mbret,

Ja ai që vret edhe që pret,

Ja ai që nuk na lë rehat,

Ja ai që na rrjep e na zhvat,

Ja ai që luftën na ka sjellë,

Që në ferr të zi e marrtë djalli,

Për të na shpëtuar ne nga halli.

Kush ka para dhe luftë çon,

Kush ka para ndere këron,

Kush ka edhe qar,

Eshtë oborrtar,

Kush ka para ka mantenuta,

Kush ka para fle në të buta,

Kush ka para është kollonë

Sot e gjithmonë.,

Mbi çdo të gjallë pushtet ai ka,

Po të ligjve u duhen gjithmonë para.

Kush ka para e mbajnë të zgjuar,

Kush ka para ka botën në duar,

Kush ka para bërtet,këlthet

E s’ka siklet,

Kush ka para është kaluar,

Kush ka para nuk ka as halle,

Eshtë gjë e madhe

Të kesh para kur tjetri s’ka,

Po të ligjve u duhen gjithmonë para.

Kush ka para të gjithëve u pëlqen,

Kush ka para gjithë nga vetja I kthen,

Kush ka para nuk ka gabim

E as trazim,

Kush ka para ka ligjin me vete,

Kush ka para gjithë I shtron nën vete,

Kush ka para është prift,doktor

Dhe superior,

Kush ka para e çfarë s’ka,

Po të ligjve u duhen gjithmonë para.

Paraja bën gjithçka në jetë,

Ligjin e kthen qysh të dojë vetë,

Paraja bën zhurmë e rrëmete,

Paraja e ç’nuk bën ajo,

Tradhtarë,shtinjakë mbledh ngado.

Për para njerëzit priten,

Per para kështjella shiten,

Për para e shkuara harrohet,

Për para e liga ndreqet,

Për para i miri stërkeqet,

Për para nderi mohohet,

Për para njeriu nënshtrohet,

Vuan,heq,bile flijohet.


Simptomat dhe nja paketë këshillash për të luftuar spondiliatrozën

Një ndër sëmundjet më të shpeshta tek njerëzit është spondiliatroza. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Më parë njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së spondiliatrozës grumbullimin e një pjese të gjakut në tru, (që vinte nga palca kurrizore) por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, etj. Ekzistojnë dy tipa të kësaj sëmundjeje. Spondiliatroza lumbare, e cila ka vetëm dhimbje të shpinës dhe ajo cervikale e qafës. Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj, lokalizimi në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Domethënëse janë edhe përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e pacientit shumë të vështirë. Skematikisht mund të dallosh 2 tipa, midis të cilave spondiliatroza lumbare dhe ajo cervikale. Spondiliatroza cervikale godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjen mes kokës dhe qafës. Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet me emocionet intensive.

Spondiliatroza Lumbare
Spondiliatroza lumbare shoqërohet me dhimbje të forta të shpinës, që nuk lejon të bëjë as lëvizjen më të vogël. I sëmuri duhet të qëndrojë në krevat të fortë në mënyrë që të mos lejohet përkulja e vertebrave, duke vështirësuar lëvizjen.

Spondiliatroza Cervikale
Ky tip i dytë i spondiliatrozës shfaq dhimbje në qafë, përveç se ka dëmtim të vertebrave, ka edhe shenja të tjera si dhimbje koke, marrje mendsh, humbje të ekuilibrit, mpirje të krahut, shtrëngime të gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje ndërmjet shpatullave.

Shkaqet
Shkaku kryesor është dëmtimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, Dëmtimi vjen për pasojë të ngritjes së peshave të rënda, qëndrimi për një kohë të gjatë përpara televizorit, lodhjet e tepërta fizike dhe streset psikologjike.

Disa këshilla për të shmangur spondiliatrozën
Qëndroni në një ambient të ngrohtë për qetësimin e muskulaturës së kurrizit. Të këshillueshme janë banjat termale, të cilat janë shumë të mira për qetësimin e dhimbjeve të mesit. Nëse dhimbjet janë shumë të forta atëherë nevojitet ndihma e mjekut. Nëse nuk mund ta lëvizni kokën ose nuk mund të përkuleni duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku. Është mirë të mos ngrihen pesha shumë të rënda, që shkaktojnë dhimbje të mesit. Merruni me ushtrime gjimnastikore për mesin dhe ushtroni notin. Tenisi nuk është i rekomandueshëm. Shmangni qëndrimet për një kohë të gjatë përpara televizorit, pasi çon në dëmtim të shtyllës kurrizore.

Një paketë këshillash për të kuruar spondiliatrozën:
1- Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për
muskujt e qafës
2- Duhet të bëni në darkë dush me temperaturën e ujit mesatare
3- Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të
lartë
4- Pirja e çajrave të ndryshme, veçanërisht me mente bën mirë për
sëmundjen
5- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë
6- Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në
mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës
7- Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin
8- Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol
dhe aspirina

Nga se shkaktohet spondiliatroza
Spondiliatroza, është kryesisht sëmundje që prek të gjithë ata njerëz që kanë punuar në fabrika, uzina, në minierë. Kjo pasi helmet me të cilat punohet zakonisht në të tilla vende shkaktojnë dëmtime të sistemit nervor, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Specialistët tregojnë se spondiliatroza është edhe shfaqje e gjumit të keq në mënyrë të vazhdueshme, si dhe shfaqje e dëmtimit të sistemit nervor. Kohët e fundit është arritur në përfundimin se edhe ata njerëz të cilët nuk i mbajnë shpatullat e tyre drejtë dhe kanë probleme me mënyrën e qëndrimit, janë të “kërcënuar” nga spondiliatroza. Ajo shfaqet edhe në rastet kur ke punuar gjithë kohën në një ambient të mbyllur dhe nëse ke pasur kontakte të ndryshme me përbërje kimike, helme.

Ushtrimi fizik kuron spondiliatrozën
Ushtrimet aerobike dhe kohët e fundit fitnesi, është një ndër aleatët më të mirë për të larguar sëmundjen e spondiliatrozës. Sipas specialistëve, çdo njeri duhet të bëjë të paktën 10 minuta ushtrime në ditë për të vënë në lëvizje muskujt e kokës, që kanë edhe lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Sipas specialistëve çdo mëngjes koka duhet të lëvizet mbi 20 herë majtas-djathtas, dhe qafa duhet të rrotullohet po kaq herë, dhe menjëherë pas ushtrimeve duhet të bëhet një dush me temperaturë normale. Të gjitha këto shërbejnë për të evituar dhimbjet nga spondiliatroza gjatë ditës. Shkencëtarët kanë zbuluar se fizkultura është mënyra më e mirë për të luftuar sëmundjen.
Ajo ndihmon në ringjalljen dhe rifunksionin e muskujve dhe indeve.

Dhimbjet e shkaktuara nga spondiliatroza
Dhimbjet “zgjohen” lehtësisht nga stresi, emocioni, tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth. Një nga metodat e kurimit është psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Dhimbja në kokë, ka dy shfaqje karakteristike, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë, shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është simptomë i një sëmundjeje cerebrale si: ematomë, encefalite, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë. Për ata që vuajnë nga ngacmime të shpeshta është e këshillueshme një terapi e plotë, e cila përfshin një gamë të gjerë ilaçesh si: propanol, metirsegide, pizotifene, amitriptilina e fenelzin.

Moshat që prek spondiliatroza
Spondiliatroza godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës। Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjen mes kokës dhe qafës. Terapia kundër spondiliatrozës thellohet në teknikat e relaksimit, me anë të masazheve dhe psikoterapisë edhe pse nuk përjashton përdorimin e ilaçeve, sidomos sedativët dhe antidepresivët; ndërsa ilaçet më të rënda këshillohen vetëm kur dhimbjet janë të padurueshme. Kohëve të fundit në përdorim ka hyrë një ilaç: sumatriptan, që është një antagonis specifik selektiv ndaj receptorëve të serotoninës, që vepron në damarët kryesorë duke bllokuar krejtësisht krizat akute të migrenës.

/ Denisa Spaho /

Sunday, October 3, 2010

'Insider " CNBC: Michael Bloomberg Kryetari i Bashkisë New Yorkut, Sekretari i Thesarit : "A mund t'a ndryshojë Amerikën!?"

BEQIR SINA, New York
Obama ka zëvendësuar Rahm Emanuel dhe ka një sinjalë se ai “ në Shtëpinë e Bardhë si Sekretari i Thesarit mund të vendosë Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg'', por thotë analisiti i CNBC Larry Kudlow, as këto lëvizje të Obamës - " nuk do të ndryshojënë asgjë.!?"






WASHINGTON D.C: “Me atë që duket të jetë një zgjedhje shkatërruese, kanosëse për partinë e tij, është se Presidenti Obama, duket se po përpiqet të ndjeki gjurmët e njërit prej paraardhësve të tij dhe të moderuar drejt qendrës? Politikën që ndoqi Presidenti demokratë Bill Clinton” thotë analisti politik Larry Kudlow I kanalit televizivë American CNBC, sot paradite në emisionin “Insider”.



Sipas tij, “Jo, sepse ai nga një "njeri i ekstremit" arriti të zgjedhi një liberal të “fort” nga Senati, zotin Pete Rouse, për të zëvendësuar shefin e personelit Rahm Emanuel, është ndonjë shenjë e mirë,” . Kudlow Larry, analisti i CNBC's, në transmetimin emisionit më 1 tetor, mori një opinion të korrespondenti CNBC, nga Washingtoni, gazetarit John Harwood, I cili tha se “ Sekretari i Thesarit Timothy Geithner nuk që ai të jetë kudo, ku thotë Obama edhe me udhëheqjen e Departamentit të Tregtisë.”


Megjithatë, Kudlow, duke përmendur një lajm si "i brendshëm, dhe i besueshem lajm të thellë politikë," kishte bërë një parashikim(spekullim më mire me thënë” të ndryshëm nga ai se cfarë ka menduar Obama” për ndryshimet në Administratën e tij.



"Gjetja e Sekretarit të Tregtisë, është një ide e madhe dhe ju jeni me siguri të, të njëjtit mendim me mua, se do të jetë e drejtë, por unë e di se ju nuk dëshironi në këto momente që ndodhte që të dëgjoni ndonjë gjë te re, për këtë vendin e Sekretarit të Shtetit," tha Larry Kudlow. "Por, shtoi ai unë kam kaluar mbrëmë darkën në natën e kaluar me një njeri të brendshëm me njohuri të thellë politik në Shtëpinë e Bardhë,” i cili, më tha se Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, multi miliarderi Michael Bloomberg, është tjetër, emër që "vërvitet" si zgjedhje e postit të Sekretarit i Thesarit të Shtetit, nga Presidenti Obama. Kam dëgjuar se ky nuk është ndonjë spekullim dhe se kjo është një zgjedhje e brendshëme serioze, e cila, thuhet se është bërë në marrëveshje mes Presidentit Barack Obama dhe Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, në “ecje jaket” e shumta të tij. Sidomos në vizitën e tij të fundit në Nju Jork, por edhe atë në "takimin e papritur" që Bloomberg i bëri Obamës në pushimet e tija në ishujt Wayne në Masachusstess dhe një "vizitë top secret" në Shtëpinë e Bardhë,” është tjetër lajm se është biseduar për postin e Sekretarit i Thesarit "



Kudlow, pohon “Nëse e vërtetë, Bloomberg, është një zgjedhje interesante, por, është paksa si e pa besueshme dhe sa e vështirë, sepse dihet që Blomberg është një konservator. Në fakt, kryetari i Bashkisë së New Yorkut, mori një goditje e fortë nga lëvizja e Partisë çaj më parë, kur Bloomberg në në radioadresën e fundjavës në New York, "deklaroi se nuk ishte "një lëvizje politike" duke e quajtur atë "iracionale".


Më parë kur Kudlow, në të njëjtin emision kishte deklaruar se "Emanuel, ishte duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë", por njoftimi i tij ishte quajtur politik dhe si jo "i vërtet". Mirëpo, Kudlow deklaroi se këto veprime të Obamës, në muajt e ardhëshëm po bëheshin "që amerikanët të nënkuptojnë një moderim pro-biznesit, ashtu si administrata e Clinton në mandatin e dytë të tij që shkojë drejt liberalizmit të madh ekonomik ". Cka një dekad më pas “solli edhe “krizën ekonomike” më të madhe në Shtetet e Bashkuara pej kohës s recesionit ose depresionit sic është quajtur ajo atëhere.



"Nuk ka për të ndodhur asnjë ndryshim nëse ndodh edhe kështu, pra në Thesarin e Shtetit vjen një multimiliarder - Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg duke e marr detyrën e Sekretarit të Thesarit " tha Kudlow. "Se ashtu ndodhi edhe kur një i pasur ishte në administratën Clinton - ju kishte njerëz të lartë të biznesit si shef i shtabit të Administratës Clinton, si bizensmenët Mack McLarty, i cili pati kompaninë më të suksesëshme të naftës dhe gazit në Arkansas, dhe Erskin Bowles, i cili, ishte një bankier i shquar në pjesën Jugore të SHBA, dhe "nuk ndodhi asgjë e re "tha ai.
Tani amerikanët nga Obama, nuk shohin ndonjë lëvizje që mund të na sjell dicka të re. Ky shefi i i ri i Administratës, Pete Rouse, që ka zvëndësuar dje, Rahm Emanuel - nuk e di "se mund të na sjell ndonjë dicka ndryshe nga paraardhësi i tij,. Megjithse, ai është një politikan i dalë nga ana liberale e Senatit. Por, edhe nëse vjen edhe Bloomberg nuk do të ketë ndryshim ekonomik. "Unë mendojë, thotë Larry Kudlow, analistitt i CNBC'sit - asgjë nuk do të ndryshojë.
Nuk ka ndikim të politikës tek vizioni liberal i tyre për të përmendurat si më lart, sepse kjo është ajo që është duket si zgjedhje e Presidentit Obama në Administratën e re të Shtëpisë së Bardhë ", ndryshimi tha ai vjen vetëm “në se vijnë në krye të Senatit dhe Kongresit , Konservatorët e Republikanët, në zgjedhjet e 2 nëntorit”.

GJERMANIA FESTON 20-VJETORIN E RIBASHKIMIT

Precedent per Shqiptaret?

Nga Frank Shkreli

Gjermania po feston sot 20-Vjetorin e ribashkimit te saj. Populli dhe udheheqsit gjermane moren pjese ne festimet e ketij momenti historik, jo vetem per ta, por edhe per te gjithe Evropen e me gjere. Kancelarja Angela Merkel kryesoi ceremonite e shoqeruar nga Presidenti gjerman Christian Wulff dhe personalitete nderkombetare. Kancelarja Merkel, e cila lindi dhe u rrite ne Gjermanine Lindore ish-komuniste, lavderoi gjermano-lindoret per luften e tyre per liri dhe gjermano-perendimoret per solidarizimin me vellezerit e tyre ne Gjermanine Lindore gjate periudhes komuniste. "Jane keto perpjekje te perbashketa", tha ajo", "arsyeja qe ne kemi mundur te ndertojme vendin aq shpejt dhe ta bejme Gjermanine nje shtet qe perseri te respektohet ne bote".

Kancelarja Merkel dhe Ministri i mbrendeshem gjerman, Zoti Thomas de Maiziere zbuluan nje pllake me kete rast, per te cilen Ministri gjerman i Kultures, Zoti Bernd Neumann tha se " kejo pllake na kujton guximin e gjermano-lindoreve te cilet u ngriten kunder padrejtesise dhe shtypjeve te komunizmit, duke shtuar se "tradhetia dhe pabesia cnjerezore e shtetit komunist nuk mund te harrohen."

Presidenti gjerman, Zoti Christian Wulff, ne fjalimin e tij me kete rast tha se "perulemi para atyre qe kane luftuar per liri ... pasi guximi juaj tronditi boten". Ai tha se thirrjet e tyre, njezet vjete me pare se "ne jemi nje popull", ndersa regjimi komunist ishte duke dhene shpirt, "zgjoi ndjenjat kombetare qe ishin shuajtur per nje kohe te gjate, per arsye historike", pas periudhes se nacizmit. "Tashti, tha ai, nje vetbesim i ri vihet re ane e mbane Gjermanise, nje patriotizem i pa penguar, nje anagzhim i hapur per vendin tone, i cili ne te njejten kohe eshte ne dijeni te pergjegjsive per te kaluaren." Presidenti Wulff foli per ri-bashkimin e kombit gjerman si edhe per sfidat me te cilat Gjermania perballet sot dhe ne te ardhmen. Ai tha se pas 20-vjet ribashkimi, gjendemi para nje sfide te madhe per te gjetur nje solidarizim te ri, ne nje Gjermani qe ben pjese ne nje bote qe po ndryshon me ritme te shpejta. Presidenti Wulff tha se "Krishterimi eshte pjese e Gjermanise. Hebraizmi gjithashtu eshte pjese e Gjermanise. Kejo eshte historia jone judeo-kristjane. Por tani edhe Islamizmi eshte pjese e Gjermanise, nenvijoi udheheqesi gjerman. Ne fjalimin e tij, ai nguli kembe duke kerkuar nga ata qe jetojne ne Gjermani qe te respektojne kushtetuten e vendit, menyren e jeteses dhe te mesojne gjuhen.

Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Zoti Barack Obama i beri urimet e tij Gjermanise duke lavderuar "guximin dhe bindjet e popullit gjerman qe me ne fund perfunduan ne rreximin e Murit te Berlinit, duke i dhene fund keshtu vuajtjeve dhe ndasive artificiale."

Edhe kombi shqiptar eshte artificialisht i ndare, per nje shekull tashti. Arsyet e ndarjes se Gjermanise pas Luftes se Dyte Boterore ishin te ndryshme, dhe ndoshta te justifikueshme, ne krahasim me ndarjen e tokave shqiptare, ku fqinjet e pangopur kerkonin dhe moren me dhune tokat e Arberit me miratimin e fuqive te medha evropaine te kohes. Te gjithe njerezit e vullnetit te mire e dine se nuk ka Shqiperi te madhe e as Shqiperi te vogel -- ka vetem nje Shqiperi -- atje ku flitet shqip, mbrenda territorit me homogjen ne Evrope. Ndjenjat dhe shpresat e Shqiptareve per nje shtet per te gjithe Shqiptaret ne Ballkan e kane zanafillen tek Gjergj Kastrioti, ndjenja keto qe me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, te paret tane-- ne prag te rrezikut te copetimit te kombit -- i thane Evropes dhe botes, ndal se ketu ka Shqiptare. Fatet e Shqipaterve me pas dhe gjate shekullit te kaluar dihen.

Sot, Shqiptaret, si asnje here tjeter ne historine e tyre gezojne liri e demokraci dhe vetvendosje. Kaluan 20-vjete nga renja e komunizmit ne Shqiperi, nje prej formave me te ashpera te kesaj ideologjie krejtsisht te huaj per qenjen shqiptare. Kaluan 10 vjete nga clirimi i Kosoves nga nje prej regjimeve me te egera qe ka njohur Evropa dhe tani eshte shtet sovran e i pavarur. Shqiptaret ne trojet e veta ne Maqedoni, Mal te Zi e Presheve e ne Cameri -- megjthse nuk bejne nje jete te bararbarte me shtetasit e vendeve ne te cilat jetojne -- prap-se-prap -- gezojne nje nivel lirie dhe te drejtash qe nuk i kishin gezuar kurr me pare. Kufijte per shqiptaret ne Ballkan nuk perbejne me pengesa per ri-bashkimin e familjeve te ndara nga komunizmi, per pothuaj nje gjysem shekulli. Territori homogjen i shqiptareve ne Ballkan tashti eshte nje. Shqiperia eshte anetare e NATO-s, organizates me te forte ushtarake qe ka njohur ndonjehere bota, dhe eshte ne prag te liberalizimit te vizave dhe te bashkimit me Evropen. Kosova, si shtet i ri, eshte duke bere hapa drejte njohjeve te metejshme nderkombetare dhe realizimit te antaresimit ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, Aleancen e NATO-s dhe ne organizmat e tjera euro-atlantike. Sot , me ne fund, dhe si asnje here me pare ne historine kombetare, Shqiptari krenarisht thote: Une jam i zoti i ketij trualli! Por jo i bashkuar.

Ka njerez qe thone se nuk ka ardhur koha ende per bashkim. Kejo mund te jete e vertete tani per tani, por kejo nuk do te thote se shqiptaret nuk duhet, duke filluar nga sot, te veprojne qe te cojne ne vend enderren shekullore dhe natyrore te bashkimit te te gjithe Shqiptareve ne nje shtet. Ruset, Serbet e Greket ishin kunder pavaresise se Shqiperise me 1912, jane kunder pavaresise se Kosoves sot dhe do te jene kunder cdo levizjeje qe do te conte ne bashkimin e kombit shqiptar -- dhe neqoftse gjykojme nga historia, ata do te jene edhe kunder cdo interesi shqiptar ne te ardhmen. Rezerva kishte ane e mbane Evropes edhe per ri-bashkimin e dy Gjermanive, kunder te cileve kishin luftuar ne Luften e Dyte Boterore. Shkencetari politik belg, Dirk Rochtus ndoshta e tha me se miri kur u shpreh se "Bashkimi gjerman nenkputon bashkimin Evropian. Kejo eshte e qarte. Neqoftse bashkohen dy shtete gjermane, kejo nenkputon faktin se ne kemi kapercyer ndasite e Evropes. E kejo eshte nje gje e mire." Megjithse gjate dy dekadave te kaluara, eshte bere perparim i madh persa i perket arritjeve te kombit shqiptar, une them se ndasite e Evropes nuk jane kapercyer krejtesisht per derisa nuk ka bashkim te Shqiptareve.

Gjermanet u ri-bashkuan ne nje shtet pasi gjithe Evropa dhe bota ishte e bindur se Gjermanet ishin perballur dhe penduar me ato qe i kishin bere vetes dhe te tjereve gjate nacismit dhe komunizmit -- duke kerkuar falje dhe duke bere shperblime per krimet e tyre. Ribashkimi i Gjermanive nevojitete nje vullnet te forte dhe baze morale bindese se gjermanet ishin shkeputur njehere e mire nga e kaluara naciste dhe komuniste. Edhe ribashkimi eventual i kombit shqiptar nevojite nje angazhim dhe bindje te forte morale per tu perballe me te kaluaren e vet -- jo per ato qe u kemi bere te tjereve -- pasi gjate gjithe historise nuk kerkonim gje tjeter vecse te na linin rehat ne trollin tone, por te pranojme dhe te pendohemi sinqerisht per ato qe ka bere shqiptari kunder shqiptarit, sidomos gjate 50-vjetve te fundit. Shpresoj qe udheheqesit politike shqiptare, por edhe perfaqsues te segmenteve tjera te shoqerise dhe komuniteteve shqiptare ne Ballkan te perdorin, qysh sot, fuqine e trurit per nje te ardheme me te mire per kombin shqiptar, gjithmone ne baze te traditave te shendosha te kombit dhe pa asgjesuar tarshegimine dhe amanetin e te pareve per nje komb te bashkuar shqiptar.

Une kam bindjen e patundur se mbrenda nje periudhe jo te larget, ndoshta jo me larg se 20 vjete -- ashtu sic festoi sot kombi gjerman ri-bashkimin, edhe kombi shqiptar do te festoje ri-bashkimin e tij -- ne nje Shqiperi, me flamurin e Gjergj Kastriotit --Skenderbe, mbrenda kufijve te saj natyror, ne paqe e bashkpunim me fqinjte e saj, si pjese e pa-ndare e Evropes, ashtu sic eshte sot edhe kombi gjerman.

Poezi nga Mardena Kelmendi


Ne....



Ne peshperimat e ''Dashurise...!
fjalet shkunden nga trungu i lodhur i kohes

dhe me ne fund nje -Ah...dhimbjeje
perplasje zhurmash shpirterore

Toka e rrudhur per nje jave e pak ,
shtron mbi rruge eshtra qe kercasin

Planeti brenda universit tone fizik rrudhoset
marshim kalimtaresh shtrak shtrak .

Ne, ne te gjitha gjuhet bejme planin e shekullit..
Ne, gjethet e nje trungu me pluhur kozmik
Ne ,tipik ndares stinesh ecim pa frik,
shtrak shtrak
drejt fluturimit magjik ne koh pa stine
Me grimca eklipsesh ne aora
neper duar mbajme misterin
.......te hedhur ne shpine
Vdekshmerine!

venerdì 15 maggio 2009

Per miqte e miqesine






Tani shkoj te fle
...dhe pse eshte dite
qetesisht me doren tende futur ne shpirtin tim
duke lene te kuqte e mullages
puthur nga vesa e mengjesit ende jashte
Falem...
...falem qe ata shpirtera te shpetojne
shpirtrat e agimeve
mbas perendimeve ku mjegullat shtrihen ne kanalet e kujteses
pa trup, pa endrra
deshirat i le te lira si ushtaret antike
qe s'mundet ti kapin
cdo vale qe si ty kthehet dhe nje shpirt shkon
e neper vale ti shkon e nje shpirt kthehet
duke kapercyer furtunat e matane kohes
ti je perseri fjale e bukur e jetes ...
Miqesi!



Miqesise..

Ne rrugen e Durresit u ndame miqte e mi
duke rendur drejt kohes qe tabllo endrrash kishim krijuar
trotuarit tashme thyer i lame zerin tone jehone ''do te vij,,
duke qeshur e qare me ndjesite rinore pa shijuar

supit djaloshare derdheshin floket kacurela te mikes
buzen e lamtumires tatuazh sot ,gjoksit rrin
kur u ndame ,atje ku gjetem rrugen e ikjes
mbas mjegulles vjeshtake lame me te bukurin kujtim

Ate cope qiell me vehte e morrem si pentagram te kenges
tani larg
me ju miq e ndava pa menduar
rrugeve te ftohta do ecja ne rrudhat e gjalla te brenges
morra kitaren duke vene notat
sa me keni munguar
sa me keni munguar....

Kam ardhur te gjej kaq here nje lot te pa thare ende
sy mbeshtetur Dajtit, bulevardit, pazarit vjeter emrin e tyre belbezoj
sa vetmi, zhurme qe heshte brenda meje dhembeshem
rrjedha e lumit Lane ashtu lodhur derdhur ne dete
kengen e mallit per ju brigjeve te tjera ma dergoj

sjell perseri ketu zerin tim te kenges se malluar
dedikuar brezit tim ne emer te miqesise
me kete rini sot rritur prane meje merguar
te ndjej shijen e atdheut qiellin tim te dashurise


Dhe pastaj.miqesisht. ...

Shelgut lotderdhur degezat ja gershetoj...
te kesaj pranvere ja hedh kurore, lulet e shpreses...
portat e largimit ende rrine hapur....
ku hyjne e dalin renkimet e harreses
Miqte e mi...
......Une dhe stinet
rrime ulur... ,
...tryezes me mbulese kujtimesh i hedhim therrime malli
e gishterinjte ngjyejm tastierave te uritur cdo dite
nuk jemi vetem...ah.. . sigurisht
sepse me takimin e heshtur
...nuk mbushen udhet driteverbuese te largimeve
keshtu gjithmone malluar diku jemi sinqerisht!

Me pas...


Ne katin e peste te kohes

231 shkalle

ne ballkonin e kujtimit ,ngel lulja e jetes

e vetmja shenje qe i leme prekjes

nga dikush tjeter gdhendet emri ,

pastaj...

....ne Porten Infinite...

pas vdekjes!

"Qemal Stafa" bëhet ekstra-modern


Prishtinë, 1 tetor - Një stadium që do të bëjë krenar gjithë tifozët e Kombëtares shqiptare në futboll, do të nisë të ndërtohet në nëntor të këtij viti, ndërkohë që punimet do të përfundojnë në nëntorin e vitit 2012, si dhuratë për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë, për pak javë do të nisë së konstruktuari në tri faza dhe pamja përfundimtare e tij do të jetë magjepse. Bazuar në projektin e bërë nga firma spanjolle "RFA Fenwick Iribarren Architects" dhe të siguruar nga "Koha Ditore", nga lart stadiumi do të ketë pamjen e hartës së Shqipërisë, ulëset do të jenë tërësisht të kuqe, pista do të zhduket për t'i lënë hapësirë zgjerimit të kapacitetit të ulëseve. Nga brenda, stadiumi do të jetë katror i stilit anglez, me shumë hapësira VIP dhe kapaciteti do të rritet nga 18 mijë sa është tani në 33 mijë ulëse. Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Shqipërisë pohojnë se stadiumi do të jetë i rangut të pesë yjeve sipas standardit të UEFA-s dhe FIFA-s dhe se në të mund të zhvillohen edhe ndeshjet më të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.
"Kemi kohë që punojmë për këtë projekt. Është dhurata më e bukur, falënderojmë gjithë grupet e interesit, shtetin shqiptar, UEFA-n dhe FIFA-n. Shqipëria është i vetmi vend që s'ka stadium modern, por do ta ketë", ka thënë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, të enjten për "Sport Ekspres".
Vlera e këtij projekti llogaritet të jetë 30 milionë euro, 10 milionë euro do të ndahen nga buxheti i shtetit shqiptar, ndërkohë që 20 të tjera nga FSHF-ja, FIFA dhe UEFA. Sipas marrëveshjes, stadiumi do të jetë pronë e FSHF-së në mënyrë që ta lërë si hipotekë për të ngritur kredi të mëdha.

E ardhmja e seksit

Partnerë tredimensionalë të krijuar me laser dhe kompjuter, orgazma të telekomanduara, gara "sportive", efekte via-internet, kukulla robotë, superviagra... Po nis një erë e re kënaqësie?

Pas disa vitesh, për të pasur një orgazëm do të duhet vetëm të shtypësh një tip telekomande. Sinjali radio do të aktivizojë një elektrostimulator të madh si një kartë krediti të mbjellë nën lëkurën e një prej shpatullave dhe e lidhur me shtyllën kurrizore. Eksitimi, sipas kërkuesit që po studion sistemin, kirurgut anestezist Usa Stuart Meloy, është i siguruar dhe intensiv.

Në të njëjtën kohë, realiteti virtual do të bëjë të mundur seks tredimensional në distancë me efekte gjithnjë e më të rafinuara. Pomada afrodiziake, trashëgimtarë të Viagres së sotme, do të garantojnë sensacione të kënaqësisë, në bazë të kërkesave vetjake. Pak nga pak, seksi do të dalë nga dhoma e gjumit, për t'u transformuar, mbështesin sociologët, në një lloj sporti. Me shfaqje publike, gara dhe kampionate. Do të jetë një seks masiv, i mundur për të gjithë, por që nuk do të mundë të finalizohet me riprodhimin.

Dhe lamtumirë besnikëri: sipas zoo-biologut Robin Baker, autor i librit "Seks në të ardhmen", gratë dhe burrat do t'i kushtohen seksit thjesht për kënaqësi, edhe nëse i dashuri do të jetë me mijëra kilometra larg. Sipas Judith MacKay, konsulente e OMS (Organizates Botërore të shëndetësisë) dhe autore e një vëzhgimi mbi sjelljen seksuale njerëzore, zgjedhja e partnerit ka shumë mundësi që të bëhet në katalogë orolografikë tredimensional. Dhe, falë sensorëve që do të futen në trup ashtu si dhe pircing, në të ardhmen do të mund të kemi raporte edhe "brenda" një kompjuteri të lidhur me internet.

Seks me telekomandë
Elektrostimulatori i Stuart Meloy, për shembull, ekziston edhe pse ende nuk është bërë i përdorshëm me masë. Ky mekanizëm është i përbërë nga një gjenerator sinjalesh elektrike që të implantohen nën lëkurën e një pacienti, që vihet në punë me anën e një telekomande. Shpikja e realizuar nga Metodics, që kërkon një ndërhyrje kirurgjikale për t'u aplikuar, ka një mision mjaft të kufizuar. Ajo është e destinuar vetëm e vetëm për gratë, që në asnjë tjetër mënyrë nuk arrijnë orgazmën. Megjithatë, falë progresit të miniaturizimit, në të ardhmen ka mundësi të bëhet me pak e dhimbshme dhe më pak invadive, duke u përhapur si një ilaç mjekësor për gratë dhe burrat.

Pomada të mrekullueshme
Tani, të gjitha shtëpitë farmaceutike po hidhen në kërkim të një versioni të Viagres për gratë, 43% të të cilave, sipas një studimi të publikuar nga "Journal of the American medical association", vuajnë nga disfunksione seksuale. Dhe, në pritje që të vijë pilula rozë (jo më para 2004-es), në Amerikë ngushëllohen me ‘kremin e ëndrrës’, një pomadë e zbuluar nga Jed Kaminetsky, urolog në New York University Medical Center. E përhapur në vendet e duhura, duket se ajo lehtëson dhe i jep fuqi orgazmës femërore.

Nga kafeja tek ....
Por një "bum" të vërtetë ka pasur seksi telematik. Webkamerat e para kanë lindur në një kampus universitar, për të kontrolluar në distancë një makinë kafeje. Në fakt, webkamerat edhe sot janë përdorur për të bërë seks në largësi me një partner edhe të panjohur, nëpërmjet ekranit të kompjuterit: një mikrofon dhe germat e tastieres. Ti shtyp dhe ajo nis të zhvishet, ajo shtyp dhe largon çarçafët nga trupi yt, ti flet dhe ajo përkëdhelet...dhe kështu me radhë, derisa të shkëputet linja ose derisa mos të shpërthesh në të qeshur..

Aromë gruaje
Por shumë shoqëri, kanë kohë që punojnë për shpikje të tilla që janë në gjendje të stimulojnë elektronikisht edhe taktin (http//haptic.mech.neu.edu/). Dispozitivët më të komplikuar për aplikimin e realitetit virtual, tashmë të furnizojnë me iluzionin e të prekurit të një objekti të krijuar nga kompjuteri. Dhe nëse do t'i shtonim kësaj edhe aparate për riprodhimin e aromave që së shpejti do të hyjnë në treg, atëherë do të hapeshin horizonte të reja edhe për seksin virtual. "Shoqëria e parë e aftë të izolojë dhe të dekodifikojë qelizën e kënaqësisë mund ta përmirësonte atë, me pasojën që, kushdo që të ketë një orgazëm, duhet të paguajë, le të themi, 50 cent. Por është e mundur që në vend që të bëjmë seks, do të përfundojmë të stimulojmë drejtpërdrejt qendrat e kënaqësisë në tru dhe të ndajmë kënaqësitë në fantazitë e të tjerëve", thotë Lanier, një prej baballarëve të realitetit virtual.

Lodra të papërkryera
Në pritje të të tilla "mrekullive", realiteti i seksit kibernetik është shumë i ndryshëm. Deri tani, kufiri i seksit virtual, i quajtur "cyberdildonic", duket mjaft zhgënjyes. Lodrat për burrat mbetën më pak efikase dhe sensuale sesa pëllëmbët e duarve të tyre. Lodrat femërore, që të mund të përdoren njëkohësisht, ashtu siç edhe është parashikuar nga një prej shpikjeve të testuara, do të duhet të kesh aftësitë e një oktapodi. Më e thjeshtë është "Tuta kibernetike". Kanë dalë shumë modele. Por asnjëri, për momentin, është realisht funksional dhe për më tepër në shitje. Për shembull, shoqëria amerikane Vivid, e specializuar në filma erotikë, ka vënë në shitje në faqen e saj të internetit, për 200 dollarë, një tutë të tillë të bërë me neopren dhe të përshkuar nga sensorë që dridhen, duke ngrohur dhe masazhuar 36 zona erogjene të trupit (27 në versionin mashkullor). Mjafton që të futësh një dvd në kompjuter dhe, nëpërmjet mausit, të stimulosh partnerin tënd në distancë. Sa keq që është vetëm një gjetje publicitare.

Kukull me mikroçip
Sot për sot, mund t'i besosh vetëm realitetit pak makabër të RealDoll (Kukull e vërtetë), një lloj kukulle Barbi porno me madhësi natyrore. Firma prodhuese ka menduar ta pajise edhe me një mikroçip, në mënyrë që ta bëjë të kundërreagojë me partnerin njerëzor. Atij që vëren se një grua robot nuk është asgjë tjetër veçse personifikimi i fantazisë klasike mashkullore mbi gruan objekt, krijuesi i saj i përgjigjet: "Teknoseksi i është kundërvënë idesë së transformimit të gruas në një objekt; kuptimi i saj është të feminilizosh dhe të transformosh në grua një objekt. Përse të shtrëngosh dikë të bëjë diçka që nuk do, kur mund të ndërtosh diçka pikërisht me këtë qëllim?"

Lamtumirë martesë?
Pikërisht multiseksualiteti, riprodhimi artificial dhe seksi publik mund të groposnin institucionin e martesës. Por, nuk mund të përjashtohet, që për reaksion, të ndodhë pikërisht e kundërta. E përjavshmja "Time" përshkruan një të ardhme të ngjashme me atë të predikuar nga sekti fetar konservator i "Aktivistëve të krishterë", në të cilën, divorci, ... dhe aborti do të konsiderohen akte të jashtëligjshme. Dhe që të gjitha ilaçet për të favorizuar aktivitetin tënd seksual, do të të jepen vetëm kur të kesh treguar licencën e martesës. /Telegrafi/

Limitet në marrëdhëniet seksuale

Pse duket sikur disa njerëz bëjnë gjithçka që duan përmes romantizmit dhe intimitetit ndërsa të tjerët nuk mund të marrin edhe atë që duan? Të jesh seksualisht i suksesshëm nuk do të thotë të jesh i paraqitshëm, nuk ka rëndësi se sa vjeç je, apo sa fiton në muaj.

Suksesi seksual e ka theksin tek sjellja dhe aftësitë shoqërore. Disa nga sekretet të cilat ndihmojnë të krijoni romantizmin dhe intimitetin janë: tregoni kujdes në takimin e parë sepse ka shumë rëndësi. Kini paraqitjen tuaj më të mirë dhe veproni siç duhet. Kjo nuk do të thotë që duhet të përpiqeni të arrini majat e së përkryerës por t’i tregoni partnerit se jeni gati dhe të aftë për të kaluar një kohë të këndshme.

Jini i vëmendshëm
Merrni disa minuta kohë për të thithur më shumë informacion për partnerin tuaj. Përpiquni të kuptoni formimin e karakterit të tij, është i turpshëm apo agresiv? I hapur apo i rezervuar? Më pas përpiquni t’i afroheni karakterit të tij.

Bëni komplimente
Gjeni diçka për personin që ju pëlqen. A ka apo jo flokë të bukur, apo sy të bukur? Një figurë të madhe apo duar të mrekullueshme? A janë ata fetar? Inteligjentë? Gazmorë? Të mësosh të vlerësosh cilësitë e parterit është çelësi i suksesit i cili ju mundëson krijimin e një lidhje romantike.

Lëreni negativitetin mënjanë
Puthja e vdekjes është kur risillni në mend gjëra të këqija. Intimiteti romantik nënkupton gëzim, kënaqësi, qetësi dhe një lidhje të fortë me personin që keni në krah. Mos flisni për lidhjet e kaluara apo shqetësimet e punës. Fokusohuni në kohët e bukura që do të kaloni me parterin dhe lini pas kohët e këqija që keni kaluar më parë me të tjerë.

Flirtoni
Një libër i tërë mund të shkruhet për efektin pozitiv që ka flirtimi tek një njeri. Flirtimi përfshin dhënien e komplimenteve, të folurit rreth fantazive që keni kundrejt partnerit apo gjërave që do të donit të bënit me njeriun pas të cilit jeni i tërhequr. Mund edhe të bëni shaka, por nuk duhet të përdorni asnjëherë gjuhë fyese dhe terma të pisët.

Kërkoni atë që dëshironi
Të kërkosh nuk garanton se do të marrësh atë çfarë dëshiron, por sigurisht që shton numrin e shanseve. Tregojini apo thojini të dashurit/ës suaj cilat janë gjërat që ju eksitojnë më tepër. Nëse parterit tuaj do t’i duhet pak kohë për t’u mësuar me idenë atëherë filloni t’i bëni gjërat njëra pas tjetrës derisa të jepni goditjen përfundimtare.

Kontrolloni veten
Ndryshimi mes intimitetit romantik të “papjekur” dhe atij të “maturuar” qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë impulset e tyre. Eksitimi seksual nuk është një justifikim për forcuar dikë të bëjë gjëra që e bëjnë të dihet në siklet. Kur partneri thotë “jo” për diçka, pranojeni këtë jo dhe filloni të “hidhini vështrimin” tek diçka tjetër. Sjellja abuzive dhe e ashpër nuk është asnjëherë e pëlqyer.

Mos ngatërroni fantazinë me realitetin
Keni njohur një person shumë të dëshiruar dhe në mendjen tuaj e dini se do të mund të kishit në lidhje romantike shumë të bukur së bashku. Do të jeni me fat nëse do ta arrini këtë gjë. Por mos shkatërroni gjithçka duke u përpjekur ta bëni realitet këtë fantazi dhe ta detyroni tjetrin të përmbushë këtë dëshirë tuajën. Përpara se të hidheni në veprim sigurohuni që edhe personi të cilin simpatizoni të ketë të njëjtat dëshira dhe fantazi si ju. Vendosni limite mes njëri tjetrit dhe qëndrojini besnik atyre. Komunikoni hapur rreth asaj çfarë pëlqeni dhe jo , cilat fjalë apo fantazi janë eksituese dhe cilat jo. Nëse partneri juan u bën të ditur çfarë dëshiron apo jo mos u përpiqni ta detyroni parterin të bëjë atë vetëm sepse u pëlqen juve. Nëse personi me të cilin po dilni nuk u shkon përshtat, mos e detyroni atë të bëjë asgjë, mund të gjeni gjithmonë dikë i cili përputhet me ju, dëshirat dhe fantazitë tuaja.

Jini të sjellshëm
Disa nga fjalët më seksi në të gjitha gjuhët e botës janë “të lutem”, “faleminderit”. Sado e rëndë te jetë situata, sjellja e mirë tregon se keni respekt për partnerin dhe se vlerësoni shoqërinë e tij. Energjia juaj pozitive do t’i bëjë ata të besojnë më shumë dhe të jenë më të hapur për të provuar gjëra më eksituese me ju.

Kush komandon në shtrat
Kur jeni në shtrat nuk ekzistojnë parapërgatitjet? Gjithçka fillon menjëherë drejt e në temë? Atëherë ai është një egoist. Tashmë të gjithë dinë që femrat i adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet. Nëse ai nuk i praktikon, me siguri që shtiret sikur nuk e di që një femër nuk mund ta konsiderojë të tillë një akt seksual pa disa minuta pasionante me puthje, përqafime dhe fjalë të ndjera. Në këtë rast është e rëndësishme që të ndërhysh menjëherë, para se të jetë shumë vonë për të zgjidhur problemin. Nëse fjalët nuk pinë ujë, kalo direkt në veprim. Propozoi lojën e pasqyrës: Thuaji të bëjë si ti. Sikur të ishte një pasqyrë që reflekton imazhin tënd dhe fillo ta përkëdhelësh dhe ta puthësh në të njëjtën mënyrë që do të doje të bënte ai me ty. /Telegrafi/

Sekretet erotike të meshkujve

Deri më sot shumë pak njohim rreth mënyrës me të cilën gjinia e "fortë" i përjeton marrëdhëniet erotike. Zbulimet e reja shkencore na japin përgjigje të goditura dhe premtojnë zgjidhje rezultative për çrregullimet seksuale mashkullore.

Mbreti i seksit

Marrëdhënia e meshkujve me organin e tyre seksual është tepër misterioze. Sot, shumë janë ata që mbështesin faktin se Viagra përfaqëson kohën e "mekanizimit" të plotë të tij.
Mënyra me të cilën ne e simbolizojmë dhe e interpretojmë organin seksual mashkullor varet nga një periudhë e caktuar kohore.

Personaliteti, mënyra e sjelljes si dhe këndvështrimi në jetën e një mashkulli, ndikohet thellësisht nga ideja se ai disponon penis. Deri pak kohë më parë, të pakta ishin njohuritë rreth mekanizmave biokimikë që shkaktojnë ngritjen e tij. Pas shumë vitesh heshtjeje, shkencëtarët filluan të zbërthejnë lëmshin e pyetjeve rreth eksitimit mashkullor. Kështu ata provuan se gjithçka fillon nga truri dhe shkon në organin gjenital dhe anasjelltas.

Qendra e botës

"Mbreti" i seksualizmit mashkullor është padyshim objekt adhurimi. Nënshkrimet e para me simbole të tilla i takojnë 10.000 vjetëve më parë. Në shumë kultura organi seksual mashkullor konsiderohej si simbol i pjellshmërisë, gëzimit dhe fatit të mbarë.

Në kohët e lashta në Azinë e Vogël vendosnin simbole të organit seksual mashkullor në varre me qëllim që të mbronin të vdekurit. Madje ai përdorej edhe si objekt për t'u mbrojtur nga syri i keq, sidomos për fëmijët. Adhurimi ndaj tij nuk i dedikohet vetëm funksionit të tij riprodhues por ka të bëjë edhe me faktin se asnjë organ tjetër brenda vetëm disa sekondave mund të arrijë një nivel, përmasa dhe fortësi të tillë sa ai.

Bën sipas dëshirës

Shumë gjera janë shkruar, kohë pas kohe, për autonominë e tij. Historiani Dejvid Fridman në librin e tij "Me kokën e tij: Një histori kulturore e Penisit", thekson se industria e eksitimit ndryshoi natyrën e penisit si një "qenie e paparashikueshme".

Në shekullin e 16-të Leonardo Da Vinçi kishte thënë se "shumë herë mashkulli dëshiron ta përdorë penisin por ai nuk don. Shumë herë ky i fundit do por mashkulli ia ndalon". Shën Agustini e lidhi përzënien e njeriut nga Parajsa me rebelimin e këtij organi. Koha e Viagrës përfaqëson mekanizimin e plotë të tij. Por sido që ta marrim shumica e meshkujve krijojnë një lidhje të ngushtë me organin e tyre gjatë periudhës së adoleshencës.

Misteri i veterotizrnit

Ana pozitive dhe superiore e organit seksual mashkullor ndryshoi nën sundimin e kristianizmit. Ky organ u demonizua dhe çdo kontakt me të u konsiderua mëkat. Në kohën e Rilindjes masturbimi u konsiderua sëmundje të cilën e kuronin me allçi, elektroshok akoma edhe me acid.

Por krejtësisht i ndryshëm ishte konceptimi i kësaj çështjeje nga ana e egjiptianëve të lashtë që mbështesnin fjalët e shenjta: "E krijova vetë botën. Penisi mu bë gruaja ime". Masturbimi u konsiderua një mënyrë sjelljeje e pashpjegueshme, për shkak se realizohej shpërdorim i spermës.

Ankth për rezultate të mira

Sot shumica e meshkujve e njësojnë organin seksual me personalitetin e tyre mashkullor. Për këtë arsye edhe mosfunksionimi më i vogël ose dështi­mi i çon në krizë. "Nëse diçka nuk shkon mirë mashkulli rrallë akuzon partneren e tij. "Të paktën në fazën e parë, deri në një shkallë konsiderojmë se është një çështje për të cilën kanë të dy përgjegjësi"- theksojnë seksologët.

Pyetja tipike se si ishte seksi mund të mos shprehet gjithmonë hapur, por gjithmonë vërtitet në mendjen e meshkujve, sidomos në fillim të lidhjes. Sipas seksologëve vëmendja që ata tregojnë për rezultatet që kanë në seks ka lidhje me faktin se në shumicën e rasteve suksesi në këtë fushë do të thotë edhe sukses në të gjithë sferën jetësore. Por ekziston edhe diçka tjetër: meshkujt i shprehin ndjenjat e tyre përmes aktit seksual.

Sipas biologëve, kjo mënyrë sjelljeje i ka rrënjët tek evolucioni. Mashkulli nuk dëshiron që partnerja e tij të ketë eksperienca të tjera më të kënaqshme, për të qenë i sigurt se pasardhësit e tij do të jenë vërtet të tij.

Femër e zgjedhur

Shkencëtarët mbështesin faktin se evolucioni i racës njerëzore u ndikua në mënyrë të rëndësishme nga marrëdhënia e mashkullit me organin seksual. Nuk është e rastësishme se akoma edhe suksesi shoqëror i mashkullit ishte i lidhur ngushtë me numrin e pasardhësve të tij.

Nga lindja në lindje femrat preferonin meshkuj me organ më të madh, pasi jo vetëm elasticiteti, por edhe madhësia u ofronin shumëllojshmëri pozicionesh gjatë kontaktit.

Madhësia ideale

Penisi njerëzor arrin nga 13 deri në 16.5 cm. në fazë eksitimi. Një gjë të paktën është e sigurt: për meshkujt nuk është kurrë mjaft i madh ...! Ankthi i tyre i dedikohet ndjenjës që kanë gjatë kontaktit seksual. Ndërkohë që organi seksual femëror është tepër elastik, meshkujt kanë gjithë ankthin se nuk do të arrijnë ta "mbushin" dot.

Mësime prej arkitekti

Vallë çfarë do të ndodhte nëse me të vërtetë meshkujt do të dispononin organe me madhësi XXXL? Mundet që skena të ishte tepër eksituese për disa femra, veçse kontakti real do të ishte i mbushur me dhimbje. Dhe kjo për shkak të shtypjes që do të provojnë lidhjet që mbajnë mitrën në legen.

Përveç kësaj, kohëzgjatja e eksitimit varet nga raporti gjatësi-perimetër. Organi seksual mashkullor nëse është i ulët dhe i trashë mban më shumë peshë se disa të tjerë që janë të gjatë dhe të hollë. Raporti i ekuilibruar midis gjatësisë­gjerësisë ruan edhe nga probleme të çrregullimit seksual që shfaqen tek meshkujt. Megjithëse mund t'ju duket e çuditshme, penisi disi i shkurtër mund të shpëtojë mashkullaritetin e dëshiruar. /Telegrafi/

Kur mungon kënaqësia e përbashkët

Sipas studimeve kur femra arrin në orgazëm gjatë marrëdhënieve, atëherë kënaqësia e saj është pothuajse 10-fish më e fortë se ajo e mashkullit.

Sidoqoftë e vërteta është se në një përqindje të madhe të rasteve nga një marrëdhënie intime, femra del më e pakënaqur. Faktori kryesor i këtij fenomeni duket se është eksitimi i shpejtë i mashkullit, pa përjashtuar edhe moskujdesin e shumë meshkujve ndaj dëshirave të partnereve. Kjo gjë shumë herë shkakton probleme në çift, sepse femra fillon ankesat kurse mashkulli shumë herë pa të drejtë ndjehet sikur preket burrëria e tij, dhe anashkalon problemin. Dashuri midis një çifti do të ketë probleme nëse nuk ekziston një seksualitet i shëndetshëm dhe i pasur. Probleme të tilla shkaktohen edhe atëherë kur në marrëdhëniet seksuale meshkujt nuk arrijnë të plotësojnë dëshirat dhe kënaqësitë e partnereve.

Kënaqësia
Meshkujt që në moshë të vogël ndjejnë një farë problematizimi në lidhje me organin e tyre seksual. Fëmija në fillim e shikon organin e tij si lodër dhe me kalimin e kohës duke ardhur në kontakt me meshkuj të tjerë fillon njëfarë konkurrence mbi organin seksual. Kështu ekziston edhe një numër i madh meshkujsh që frikësohen se nuk mund të jenë partnerë të mirë përderisa nuk ndodhet në të njëjtat kondita si dikush tjetër. Ndërkohë që realisht nuk është kështu. Së pari aftësia e vet organit nuk varet përmasat. Së dyti aftësia e mashkullit në seks nuk varet vetëm nga aftësia e organit të tij, varet edhe nga sjellja e mashkullit, klima që krijon për femrën, aftësia e tij për të plotësuar dëshirat e partneres. Dhe së treti nga rezistenca e mashkullit gjatë marrëdhënieve seksuale. E rëndësishme është që të gjesh një vend të përshtatshëm dhe të këndshëm për të kryer marrëdhënie, në mënyrë që ti dhe partnerja të ndjeheni sa më mirë. Megjithatë nuk është e thënë që seksi është i mirë për një femër vetëm kur kryhet në një krevat, çdo femër, ashtu si çdo mashkull, mund të ketë preferencat e veta. Rëndësi kanë edhe lojërat seksuale, por duhet të kenë më tepër në epiqendër femrën, pasi mashkulli e ka më të lehtë eksitimin.

Aftësia seksuale
Dëgjohet kohët e fundit se kanë dalë një serë ilaçesh, madje bëhen edhe ndërhyrje kirurgjikale, të cilat forcojnë aftësinë dhe rezistencën e mashkullit në seks. Aftësia e njeriut në lidhje me seksin lidhet me psikologjinë e tij dhe këto ndërhyrje nuk janë absolutisht pozitive, pasi mund të kenë efekte anësore. Kështu fillimisht ajo që ka rëndësi është që mashkulli t’i shmanget frikës së tij në aspektin seksual kur kërkon rezistencën, kurse në rastin që atij i është larguar dëshira për seks, atëherë shkak kryesor janë streset e përditshmërisë. Për këtë është e këshillueshme të kërkohet qetësia si dhe ndihma e partneres, e cila mund t’iu ndihmojë për të dalë nga kjo situatë. Në rast se kjo gjendje vazhdon atëherë duhet që t’i drejtohet mjekut specialist. Tek rezistenca seksuale e mashkullit përveç psikologjisë së mirë ekzistojnë edhe një farë metodash të tjera.
Alkooli dhe duhani sipas seksologëve e ndihmojnë mashkullin momentalisht në seks, por nga ana tjetër konsumimi i tyre kronik i shkakton atij probleme shëndetësore, por edhe i “vret” atij aftësinë seksuale. Prandaj nëse i përdorni si mjet ndihmues, alkoolin dhe duhanin, por edhe masturbimin, duhet të jeni në dijeni të pasojave të tyre të dëmshme për vetë aktivitetin seksual. /Telegrafi/