Wednesday, February 19, 2014

Ngjela: Rama shpërdori besimin e SHBA, humbi atë të shqiptarëve dhe partisë. Gabon rëndë me reformën territoriale

Kryetari i Patisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela i kërkon Ramës  që të rregullojë me çdo çmim marrëdhëniet me SHBA.
 “Ne nuk kemi mundësinë që, pa ndihmën e aleatit strategjik, i cili dihet që është i tillë, të mundemi të bëjmë hapa të tillë drejt Perëndimit. Rama nuk po e kupton që ftohja me ta është në dëm të Shqipërisë. Ashtu sikurse nuk po bën asnjë përpjekje  për të përmirësuar marrëdhëniet e tij personale. Duhet të kuptojmë një gjë, që marrëdhëniet me SHBA nuk janë marrëdhëniet Amerikë-Shqipëri

Rusofilia e serbofilia s’duhet të zëvendësohen me turkofili

Është qesharake të shtrojmë pyetjen a ishin më pak mizor serbët, turqit apo grekët? Është më e arsyeshme të përqendrohemi në aleancat properëndimore më ata që s’na përgjakën asnjëherë gjatë historisë.
 Nga – Gani MEHMETAJ
 “Në përputhje me traditën që ekzistonte më parë… të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt

Nëse Rama provokon, bën gabimin më të rëndë

Për ish-Kryeministrin Sali Berisha protesta e sotme e opozitës është fillimi i fundit të qeverisjes Rama. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ish-Kryeministri Berisha tha se, nuk mund të pranohet një Kryeministër që shkel mbi dinjitetin e shqiptarëve. Përtej garancive që protesta do të jetë civile, Berisha i bëri thirrje Edi Ramës, të mos provokojë lëvizjen popullore. Ish-Kryeministri, e cilësoi procesin për reformën administrative territoriale si tërësisht politike dhe sipas Berishës, nëqoftëse kjo reformë miratohet

Kastriot Myftaraj:Skenari i destabilizimit në 20 shkurt në Tiranë, nga bandat e Hashim Thaçit me uniformë të Policisë së Shtetit të Shqipërisë

Bedri Islami, një ish-gazetar i “Zërit të Popullit” që është njëlloj i afërt me Edi Ramën dhe me Hashim Thaçin, ka botuar sot në gazetën “Dita” shkrimin e “bujshëm” me titull “Çfarë do të ndodhë në 20 shkurt: mbi një promemorje shqetësuese në Bruksel dhe disa ekstreme të LDK-së që do të udhëtojnë nga Prishtina në Tiranë”. Shkrimi ka rëndësi për shkak të marrëdhënieve speciale që ka Bedri Islami me Edi Ramën dhe Hashim Thaçin. Bedri Islami u dërgua nga Partia Socialiste në 1992 në Europën Perëndimore

Sunday, February 16, 2014

Shtyhet patenta me pikë, ligji do të ndryshojë

TIRANE-Bërja funksionale e patentës me pikë do të fillojë sapo të bëhen ndryshimet ligjore që janë propozuar për Kodin Rrugor.

Deri tani ky ka qenë një nga projektet më ambicioze, por edhe më i ngadaltë ku problemet kanë qenë të lidhura me bazën e të dhënave, softin apo edhe ngërçe ligjore. Një pjesë e këtyre pengesave janë kaluar dhe sistemi është i plotësuar. Mbetet vetëm të bëhen përcaktimet e fundit ligjore. Në një intervistë për gazetën 'Panorama',

Miranda Haxhia, Sot u takova me një tjetër të pushuar nga puna, vëllain tim.

“Hë, si të duken ditët ashtu, si pa pikë vlere? Mirë mua, i thashë, se me “damkën” e së Djathtës - do të endem e dënuar si Shën Pali nëpër rërën e shkretëtirës me kufomën mbi shpatulla, po ty, nga ta gjetën anën, se ne jemi njëqind kilometra larg.
-Kollaj. Më thanë:- Lëre, lëre, ti e ke qelbur fare, çupa jote dhe mbesa e asaj Miranda Haxhisë që shkruante në gazetën RD, i ka dhuruar

Thanë politikanët për Vaçe Zelën...

Presidenti Bujar Nishani: Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të këngëtares së papërsëritshme shqiptare, Vaçe Zela. -“Në këto çaste dhimbjeje, kur mbarë kombi ynë po përjeton me hidhërim të thellë humbjen e këngëtares së papërsëritshme Vaçe Zela, dëshiroj të shpreh, edhe në emër të shtetit shqiptar, ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta. Vaçe Zela ishte magjia

Kimete Berisha, Shqiptaret tani po njohin Fenë e tyre

Hoxhë Irfan Salihu me shokë, dhe në krye me imamin Shefqet Krasniqin, e kanë për mision që ta njoftojnë popullin shqiptar me fenë e tyre, të cilën e kanë pranuar, pa e njohur fare. Përndryshe, është habi botërore pse shqiptarët janë të vetmit myslimanë që befasohen, çuditen e mbesin pa mend sa herë që ua shpalosin të vërtetat islame hoxhë Irfan Salihu me shokët e tij të profesionit. Mbas shekujsh besimi të koduar arab, aktualisht hoxhallarët më të popullarizuar në Kosovë po

Monday, February 10, 2014

Dashamir Shehi: LSI kërkon vota me “5 heronjtë e Vigut”, figura e Enver Hoxhës nuk mund të vlerësohet



Propozimet e shpeshta të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për vlerësimin e Luftës Nacionalçlirimtare dhe së fundi rikthimin e “5 heronjve të Vigut” në qendër të Shkodrës, ka ngjallur reagime në arenën e politikës shqiptare. Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në një prononcim për gazetën “Sot”, propozimin e LSI e konsideron si kapital politik.

Sali Shehu: Ja çfarë u diskutua në darkën Rama-Topi, FRD do të zëvendësojë PD në opozitë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht një prej drejtuesve të FRD, Sali Shehu, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka komentuar situatën aktuale politike, ku është ndalur kryesisht te darka Rama-Topi, marrëveshja mes PS dhe FRD, reforma territoriale, mbarëvajtja e procesit të votimit në 23 Qershor dhe vjedhja e votës, ngritja

Sunday, February 9, 2014

Thjeshtë dhe qartë: ne vijojmë të jemi në fundin e fundit

 Afrim Krasniqi
Atëherë kur vendi ishte nën diktaturë kishim disa gjëra që na “mbanin gjallë”, na argëtonin dhe na merrnin pjesën e madhe të kohës së lirë. Dikush me libra, dikush me muzikën, dhe shumica me sportin. Futbolli ishte argëtimi kryesor dhe ndeshjet e rëndësishme ishin ngjarje kombëtare! Kush nuk ka festuar si i çmendur pas golit të Sokol Kushtës në Beograd apo Vasil Rucit në kulmet e Flamurtarit? Pas 24 vitesh ende luhet futboll, ende kemi kampionat, madje e quajmë “superiore”, kemi federatë

Saturday, February 8, 2014

Fejesa, Eduart Selami unazë diamanti Ilva Tares

TIRANE-Listës së beqareve VIP, i pakësohet sot një nga personazhet më të dashura të ekranit. “Bluetooth” ka mësuar se Ilva Tare, gazetarja e mirënjohur e debateve të nxehta politike, jeton prej disa kohësh një histori të bukur dashurie, me një prej figurave më të spikatura në politikën e viteve ‘90, i rikthyer së fundmi nga Amerika për t’iu bashkuar sërish së djathtës si deputet. Eduart Selami, kryetari i Partisë Demokratike në vitet ’92 – ’95, është mashkulli që i ka vjedhur zemrën Ilva Tares...

Sunday, February 2, 2014

Viti 1944, si u dha urdhëri për luftë në Jugosllavi

Gjin Marku, Komandant i Divizionit VI-S.
Lufta në Jugosllavi

Formimi dhe përbërja e Divizionit VI Sulmues
Në fundin e vitit 1944, në Shkodër u formua Divizioni VI-S, në përbërje të të cilit ishin katër brigada, përkatësisht: Brigada VI-S, Brigada VII-S, Brigada VIII-S dhe Brigada XXII-S. Komandant i këtij Divizioni ishte Gjin Marku, i cili, duke qenë në krye, komandoi veprimet luftarake të tij edhe jashtme kufirit për çlirimin e Jugosllavisë, gjatë dhjetorit 1944 deri në verë të vitit 1945.