Aktorja e njohur Rajmonda Bulku dhe njëkohësisht deputete e PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, ka depozituar dje në Prokurori një padi civile për shpifje ndaj Kastriot Myftarajt. Padia e Bulkut vjen pas deklaratave të gazetarit Kastriot Myftaraj për lidhjet e shkrimtarit Ismail Kadare, pas publikimit të librit nga bashkëshortja e këtij të fundit. Sipas deputetes Bulku deklaratat e Myftarajt për një lidhje të mundshme mes saj dhe Ismail Kadaresë, nuk janë gjë tjetër veçse shpifje. Në shkrimet, apo edhe në daljet vizive, Myftaraj e ka përforcuar këtë deklaratë edhe me një tjetër pasazh në të cilin shprehet. “Mund të jetë aktorja shqiptare e cila që në vitin 1976 deri në 1989 ka luajtur praktikisht në çdo film që është mbështetur në librat e Kadaresë”.Nga
Wednesday, November 9, 2011
Rajmonda Bulku padi Kastriot Myftaraj

Padia, Bulku: Gazetari shpifi. Myftaraj: Tërhiq padinë brenda 72 orësh
Deputetja e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku ka shpjeguar dje detaje të padisë që ka bërë në gjykatë kundër gazetarit Kastriot Myftaraj, i cili e ka cilësuar si e dashura e Ismail Kadaresë. E kontaktuar nga “Shekulli”, Bulku tha se e ka marrë si një fyerje personale, familjare dhe shoqërore dhe si të tillë nuk mund ta pranonte. Ndërkohë vetë Myftaraj i kontaktuar nga “Shekulli” i ka qëndruar asaj që ka botuar në gazetë duke thënë se gjithçka është e vërtetë dhe se Rajmonda Bulku ka qenë e dashura e Ismail Kadare.
Bulku
“Deklaratat e Kastriot Myftarajt janë një shpifje. Unë pretendoj në bazë të të drejtave të mia dhe që sigurisht, janë të drejta ligjore, që drejtësia të vihet në vend dhe të tregohet se shpifja ka një ndjekje penale. Nuk është kollaj të shpifësh. Shpifja është thashethem, shpifja është ndjekje penale. Unë këtë kam bërë”,- tha dje Rajmonda Bulku.
Ajo shpjegoi se nuk ka dashur që të merret vetë me Kastriot Myftarajn dhe për këtë arsye ka bërë padinë në gjykatë në mënyrë që të merret gjykata me këtë çështje. “Përpara ligjit jemi të dy njësoj. Unë nuk jam një qytetare e thjeshtë, jam një aktore, që nesër shkoj në gjyq me atë njeri. Ai mund të pretendojë se ka të drejtë që të shkruajë ku të dojë dhe çfarë të dojë, atëherë unë kam të drejtën e një njeriu të lirë, që në bazë të disa ligjeve, të mbrojë personalitetin tim. Nuk jam marrë me asgjë tjetër, unë jam Rajmonda Bulku që nuk e përballova dot si fyerje. Ajo nuk është vetëm personale, është familjare, është shoqërore”,- tha Bulku.
Ajo sqaroi që pret nga gjykata një proces të shpejtë dhe që çështja e saj të shihet me precedencë. “Jam menduar për këtë gjë. Që të hesht, më duket se tallem me veten. Nuk kam pse e bëj këtë gjë, prandaj bëra padinë në gjykatë”,- tha Bulku.
Myftaraj
Padia në gjykatë duket se nuk e ka shqetësuar gazetarin Kastriot Myftaraj, i cili nga ana e tij nuk ka ndryshuar asnjë presje nga ajo që ka thënë më parë. Madje Myftaraj i ka lëshuar një ultimatum Bulkut ku i kërkon që të tërhiqet ose në rast të kundër do të botojë materiale të tjera për të.
“Në rast se zonja Bulku nuk e tërheq padinë brenda 72 orësh, atëherë në muret e selisë së parlamentit do të ngjiten të gjithë fletët e librit të Ismail Kadaresë ku tregohet se si zonja Bulku ka qenë dashnore e Ismail Kadaresë.. Kjo do ndodhë ditë për ditë, çdo ditë deri në përfundim të mandatit të zonjës Bulku”,- tha dje Kastriot Myftaraj për “Shekullin”.
Myftaraj: Bulku ka qenë e dashura e Ismail Kadaresë
Zanafilla e kësaj përplasje ligjore mes gazetarit Myftaraj dhe aktores së njohur deputetes Bulku është një shkrim i tetë ditëve më parë që Kastriot Myftaraj ka botuar ku analizon disa pjesë të kujtimeve të Helena Kadaresë botuar këto ditë dhe i “përkthen” personazhet e përmendura në ato kujtime në emra konkretë. Mes të tjerave, në atë shkrim, Myftaraj thotë se edhe Rajmonda Bulku në rininë e saj ka qenë një nga historitë e dashurisë së shkrimtarit Ismail Kadare.
Myftaraj e ka shpjeguar pohimin e tij me këto fjalë: “Në romanin “E penguara”, të botuar në 2009, Ismail Kadare pohon një tjetër histori dashurie të tij. Në roman rrëfehet një histori e vërtetë, ajo e vajzës së Liri Belishovës (Çomo), Drita Çomo. Vajza e cila gjendej e internuar me nënën në Cërrik, kishte një shoqe të ngushtë në shkollën e mesme, të këtij qyteti, atë që më pas do të bëhej aktorja e njohur Raimonda Bulku. Kjo e fundit e pohoi këtë gjë publikisht edhe me rastin e promovimit të romanit. Drita adhuronte Ismail Kadarenë dhe donte që ta njihte, por nuk mund të shkonte në Tiranë, se nuk mund të lëvizte lirisht. Në ndërkohë, Raimonda Bulku, e cila falë bukurisë së saj kishte filluar që të luante në filma, u njoh dhe u miqësua në Tiranë me Ismail Kadarenë, dhe i foli për shoqen e saj.
Në roman, shkrimtari Rudian St. i cili ka shkruar romanin “Dimri i suferinës së madhe”, aluzion i qartë për romanin e Kadaresë “Dimri i vetmisë së madhe”, njihet me një vajzë të re, me emrin Migena, e cila posa ka mbaruar shkollën e mesme dhe që kërkon të hyjë në shkollën e arteve në Tiranë. Në këtë kohë Migena bëhet e dashura e shkrimtarit, të cilit i flet për shoqen e saj në provincë, me emrin Linda B. e cila është e internuar. Kur Migena shkon në provincë, shoqja e saj, i kërkon që t’ i tregojë për shkrimtarin dhe dashurinë me të. Qartësisht, pas Migenës qëndron Raimonda Bulku, me të cilën Ismail Kadare u njoh, siç thotë vetë, kur erdhi në Tiranë dhe filloi të luante në filma artistikë…”. – shkruan Myftaraj.
Helena Kadare: Ndodhia e Ismailit me këngëtaren X
Tradhtitë e Ismail Kadaresë janë trajtuar në librin që pritet të dalë në treg këto ditë (copa të librit janë botuar ndërkohë thuajse përditë nëpër gazeta) me autore Helena Kadarenë. Në librin e saj autobiografik ajo tregon raste të ndryshme kur është tradhtuar nga i shoqi, por nga ana tjetër shpjegon se ndër vite është mësuar me atë që znj.Kadare e quan “besnikëri relative” me të cilën ajo thotë se është mësuar. Edhe Helena Kadare, si vetë Kastriot Myftari ka konstatuar se shkrimtari vendos kryesisht veten e tij dhe personazhe realë të jetës së vet në romanet e tij.
Por ajo i shënon këto raste në librin e saj me gërma si X apo Y, kurse Myftaraj i ka rimarë dhe “zbërthen” X-in duke i vendosur emrin që fshihet, sipas tij, pas këtyre grave.
Më poshtë është pjesa se si Helena Kadare përshkruar rastin e gruas “X”, e cila, sipas Myftarajt është këngëtarja ***ana Kondakçi:
HELENA KADARE:
“…Një ditë, duke folur bashkë me Is për atë që pëshpëritej tashmë për të, ai, ngaqë nuk e kishte të lehtë të gënjente, ose ngaqë s’i ishte dashur ndonjëherë ta bënte këtë, më dha një shpjegim aq të turbullt, sa m’u duk më e arsyeshme të mos e dëgjoja më tej. Tha se shumë burra të tjerë tërhiqeshin nga bukuria e “X”-it, kështu që s’qe ndonjë çudi që edhe ai të bënte pjesë midis tyre…
Një ditë, një shoqja ime, duke kujtuar se e kishte zbuluar misterin, më tha se “X”- i nuk ishte gjë tjetër veçse personazhi i Ana Krasniqit, grua e bukur, që ai e kishte përshkruar në dy romane të tij. Pra, lidhja paskësh qenë e vjetër, aq më tepër që në të dyja romanet, Ana Krasniqi kishte një histori dashurie me shkrimtarin Bermema, një tjetër personazh…
Ndërkaq, nuk ishte e vështirë të kapje se kishte diçka midis tyre. Njëherë dukeshin me sjellje tërë përkujdesje e vëmendje dhe herën tjetër plot nervozizëm, prishje humori e gati për grindje.
Mbaj mend se në një nga darkat e Vitit të Rim që po e festonim te një nga miqtë tanë, ndodhi diçka e paparashikueshme. Vendi ishte i ngushtë, vallëzonim të gjithë pothuajse ngjitur, në një ambient të ndriçuar fare pak. Pata përshtypjen se Is dhe “X”-i, që po vallëzonin së bashku, u shkëputën befasisht dhe tërë nervozizëm nga njëri-tjetri. Kur pak më vonë ajo ishte tërhequr e pizmosur në një kënd, kurse ai kishte dalë në ballkon, u kuptua qartë se kishte ndodhur një nga ato acarimet e zakonshme në festa të tilla…
Megjithatë, unë u mundova të mos e lëshoja veten para miqve tanë, që, si zakonisht, në këto raste hidhnin e prisnin romuze, që në të vërtetë s’përbënin ndonjë ngacmim të keq, veç qëllimit të mirë të shtendosjes së situatës.
Pas darkës, rrugës për në shtëpi, ngaqë unë s’po e hapja gojën të thosha qoftë dhe një fjalë të vetme, Is iu duk se isha e zemëruar për atë që kishte ndodhur… Mbajti këmbët dhe me zë të lartë tha: Dëgjo këtu! Ti e ke mendjen atje, por dije një gjë: të betohem për kokën e dy vajzave se unë nuk kam fjetur me atë grua.
Nuk e kisha dëgjuar kurrë të bënte ndonjëherë be për vajzat dhe kushedi, ndoshta nga kjo mënyrë e pazakontë e betimit të tij, e besova. Por ai vazhdonte të ishte tërë nerva. E more vesh tani? – bërtiti. Nuk kam fjetur! Këtë herë përdori një fjalë tepër vulgare. Një grumbull i gëzueshëm njerëzish që vinin prapa, kthyen kryet. “…Gjynah, mor burrë, thirri njëri përmes të qeshurave….”
Kastriot Myftaraj
“Helena në libër tregon se dikur, në vitet tetëdhjetë, ajo bisedonte me një mikeshën e saj, për atë se cila femër mund të ishte pas personazhit të Ana Krasniqit, në romanin “Dimri i Madh” të Ismail Kadaresë. Kjo është me të vërtetë qesharake, se romani “Dimri i Madh” nuk është gjë tjetër veçse romani “Dimri i Vetmisë së Madhe”, i ripunuar. Në versionin e parë të romanit, të botuar në 1973, personazhi i Ana Krasniqit del me emrin Ana Kondakçi. Ky ishte praktikisht emri, paksa i shkurtuar, i një këngëtareje të re, shumë të bukur dhe shumë të njohur në Shqipërinë e kohës. Në roman, Ana Kondakçi është një vajzë e bukur me sjellje të lirshme, e cila është e dashura e shkrimtarit Skënder Bermema, i cili shkruan romanin për prishjen sovjeto-shqiptare.
Në personazhin e Bermemës, Kadare qartësisht ka paraqitur vetveten, dhe në personazhin e Ana Kondakçiut, kishte paraqitur personin real që kishte emrin “Ana” në tre germat e fundit të emrit, dhe që e kishte mbiemrin “Kondakçiu”. Kur u botua romani “Dimri i Vetmisë së Madhe” në 1973, ai u shit shumë shpejt dhe bëri bujë të madhe jo për ngjarjet ideologjike që paraqiste, se shqiptarët qenë ngopur me historitë e viteve 1960-1961 nga propaganda e regjimit komunist.
Romani bëri bujë se Kadare në të kishte bërë atë quhet në frëngjisht mise en abyme, ose në anglisht a story within a story,domethënë se brenda subjektit të romanit kishte paraqitur historinë e tij të dashurisë, në mënyrë të pagabueshme, duke shkruar qartë emrin e së dashurës së tij. Ky ishte problemi më serioz që Ismail Kadare pati me këtë libër. Natyrisht se regjimi komunist nuk fliste hapur për një çështje të tillë. Kadarenë thjesht e detyruar që në ribotimin e librit ta ndryshonte emrin e personazhit dhe ai e bëri Ana Krasniqi. Kështu që Helena e dinte mirë se cila femër qëndronte pas personazhit të Ana Krasniqit (Kondakçiut)…”
Helena Kadare: Si e kapa Ismailin me balerinën
Në librin e saj Helena Kadare përmend një rast kur e ka kapur të shoqin në flagrancë duke u puthur me një vajzë të re që nuk e njihte. Madje e kishte parë edhe e ëma e saj, vjehrra e Ismail Kadares, por ky i fundit me arrogancë kishte mohuar gjithçka. Grindja kishte përfunduar me largimin e Helenës nga shtëpia.
Helena Kadare
“Një incident i rëndë ndërkaq ndodhi në dhjetor të vitit 1969, në ditëlindjen e Gresës. Në apartamentin tonë kishim ftuar, përveç familjarëve, shumë miq të njohur. Bëheshin rreth 40 veta. Megjithëse vendi ishte shumë i ngushtë, ishte bukur. Hajet e pijet i kishim shtruar në dy tryeza të mëdha në dhomën tonë të gjumit, që e kishim boshatisur nga mobiliet dhe në gjysmën tjetër të apartamentit, njerëzit vërtiteshin e vallëzonin.
Aty pas mesnate, fare rastësisht vura re fytyrën e nënës sime tepër të shqetësuar. E pyeta ç’kishte, por ajo nuk m’u përgjigj. Kërkova me sy Is, që e kisha humbur nga sytë për njëfarë kohe, gjersa e gjeta në një kënd të aneksit të kuzhinës, që bënte sikur vallëzonte me një vajzë, por në të vërtetë ishin përqafuar e po putheshin. Tronditja ishte e jashtëzakonshme. I hoqa sytë dhe u largova tutje, nga tmerri se mos e gjente njeri në atë gjendje. E gjeta nënën, por s’kisha nevojë t’ia thosha ç’kisha parë, se ajo ma preu fjalën: Lëre, lëre. E pashë dhe unë, m’u nxi jeta.
Is e kishte lënë më në fund këndin ku ishte dhe qe futur bashkë me partneren midis të tjerëve. Ai vallëzonte zakonisht bukur, por s’më kishte qëlluar të shihja një partnere që t’i përshtatej aq mirë. Me bisht të syrit u përpoqa të gjej se ç’qe ajo vajzë apo grua, që, te këndi i kuzhinës, ndriçuar vetëm nga një abazhur vënë përdhe, nuk e kisha dalluar dot. Vajza ishte një bionde simpatike, elegante dhe krejtësisht e panjohur.
Më erdhi të thërrisja: nga kishte mbirë kjo femër, kush e kishte ftuar dhe si guxonte të sillej ashtu?
Im vëlla, Berti, që gjithashtu kishte vënë re sjelljen e Is, më tërhoqi mënjanë.
-Është një balerinë e Teatrit të Operës, më tha. E ka sjellë me vete ai tutkuni, shoku im, Xhelali. Xhelati, balerin dhe ai, në Teatrin e Operës, ishte shok i vjetër i tim vëllai. Besnik, i sjellshëm dhe fjalëmbël si rrallëkush. Edhe ai u përpoq të shfajësohej dhe ta zhdramatizonte gjendjen.
- E mi goc, foli tironse, si zakonisht, mos e boj kaq të modhe. Ka kthy tjetri dy gota dhe ka ardh në qejf.
- Ik, more horr, i thashë në një mënyrë të vrazhdë, siç s’kisha folur kurrë ndonjëherë. Nuk e gjeja dot nëse të tjerët e kishin vënë re se ç’kishte ndodhur. Fyerja më dukej e padurueshme. Pas pak pashë Is. Kaloi përbri me ca sy si i verbër.
-Mbaje një çikë veten, i thashë.
Ai m’u kthye si i habitur.
-Çfarë?
-Mbaje një çikë veten, përsërita, dhe mos bëj marrëzira. -S’të marr vesh, tha dhe vuri dorën te tëmthi, siç bëjnë njerëzit kur duan të thonë: mos ke luajtur?
Kjo m’u duk kulmi i poshtërsisë. Nuk mund ta prisja kurrë një sjellje të tillë prej tij. I vetmi justifikim ishte po të qe i dehur. E keqja ishte se Is e duronte shumë pijen. Edhe kur dehej, gjë që kishte qëlluar shumë rrallë, nuk kuptohej fare. Nuk i merreshin këmbët, as goja.
-Ç’ishte ajo femër? Thashë sapo mbetëm vetëm.
Ai bëri sikur nuk e kuptonte ku e kisha fjalën.
-Mor mashtrues, i thashë, duke u dridhur nga zemërimi i qëndrimit të tij. Unë të pashë me sytë e mi kur po putheshe me të.
-S’është e vërtetë, më tha, në mënyrën më të pafytyrë që mund të bëhej.
E shava me ca fjalë, që nuk besoja kurrë se do të përdoreshin në shtëpinë tonë. Për çudi, atij nuk i bënin asnjë përshtypje. I thashë prapë se i kisha parë me sytë e mi te këndi i aneksit të kuzhinës kur po putheshin.
-Mashtrues, i thirra prapë. Si kujton se mund të ma hedhësh me këto profka?
Por ai ngulte këmbë si mushka. Sipas tij, ai s’kishte asnjë faj. Ishte ajo që e kishte përqafuar gjatë vallëzimit dhe e kishte puthur. Kështu që ai s’kishte ç’të bënte. O Zot, mendoja, si kishte mundësi që ky njeri të ishte vërtet kaq i pafytyrë? Ku e gjente këtë gjakftohtësi e këtë cinizëm të mbrapshtë?!…
I thashë që le t’ia hidhte ndonjë tjetri ato dokrra. Ai m’u përgjigj se unë s’kuptoja asgjë nga bota dhe s’do mend, ashtu do të ndodhte gjersa shoqërohesha me ca gra, që e kishin mendjen të shkurtër. Kjo fyerje për shoqet e mia, fyerje që përsëritej prej vitesh, tani m’u duk se kishte arritur në kulmin e abuzimit… Ngrita dorën ta qëlloj, por, e pamësuar me këtë, nuk e mata si duhet dhe goditja më shkoi huq. Ai qëndroi si i ngrirë. Në çast u tmerrova dhe kujtova se do të më godiste dhe ai. Me aq sa e njihja, kisha bindjen se nuk do ta kishte të vështirë të ma kthente. Por, për çudinë time, nuk lëvizi fare. U largua në dhomën tjetër dhe grindja u mbyll. Të nesërmen, pa pritur që të zgjohej, mora vajzën, mora dhe një valixhe me plaçka dhe u nisa në Elbasan…”
Kastriot Myftaraj
“Helena Kadare në librin e saj me kujtime flet për dashurinë e Ismail Kadaresë me një balerinë të Teatrit të Operas dhe Baletit të Tiranës, gjë të cilën ajo e mësoi në 1969. Pak vite më vonë u botua romani i Ismail Kadaresë, “Nëntori i një kryeqyteti”, i cili bëri bujë për shkak se në të kishte një tjetër mise en abyme. Në roman, ngjarjet e të cilit zhvillohen në 1944, tregohet historia e dashurisë mes shkrimtarit Adrian Guma dhe spikeres kryesore të Radio Tiranës, e cila në roman quhet Miriam Morina. Por, Miriam Morina ishte emri i një balerine shumë të njohur në Tiranë, në kohën që u botua libri…”
INTERVISTË/ Kastriot Myftaraj: Rajmonda Bulku duhet të hedhë në gjyq Helena Kadarenë dhe jo mua
Zonja Bulku duhet të paraqitet vetë në
seancat gjyqësore dhe ajo duhet t’i përgjigjet 100 pyetjeve që kam
përgatitur për të”. Kështu u shpreh dje, gazetari i njohur Kastriot
Myftaraj, i cili gjatë ditës së djeshme është paditur në gjyq, nga
aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit shqiptar, Rajmonda Bulku.
Lidhur me procedurat e e këtij procesi ai tha se: “Ajo duhet të hedhë në
gjyq Helena Kadarenë dhe jo mua, sepse unë nuk kam thënë asgjë për të”.
Zoti Myftaraj, aktorja e njohur
dhe deputetja Rajmonda Bulku ju ka paditur në gjykatë për shkrimin tuaj
me titull ”Cilët janë emrat e dashnoreve të Ismailit që Helena i përmend
në librin e saj, përse i rrëfen tani”, të botuar në gazetën “Sot”, në 1
nëntor 2011. A keni ndonjë deklaratë, për të bërë me këtë rast?
Deklarata ime me këtë rast është, se zonja Bulku, me rastin e botimit të librit, me kujtime të zonjës Helena Kadare, ku vetë, bashkëshortja e shkrimtarit na bën me dije, se Ismail Kadare e kishte zakon që pas personazheve të librave të tij, të paraqiste emrat e të dashurave të tij, duhej që të kishte paditur shkrimtarin Ismail Kadare, për shkak se ai në romanin “E penguara”, paraqet fakte që e implikojnë qartësisht, zonjën Bulku.
Sipas jush, përse u krijua një zhurmë kaq e madhe pas shkrimit tuaj, ku vetëm numri i klikimeve në internet i ka kaluar mijra klikimet, si dhe shkrimi ka qarkulluar në forumet, në gazetat e tjera, apo është shpërndarë në rrjetet sociale, si facebook etj.?
Kjo më duket e natyrshme, se në Shqipëri kjo është një temë e paeksploruar. Lexuesit e gazetave dhe teleshikuesit këtu, janë të informuar me tema të tilla, nga jeta e shkrimtarëve të mëdhenj ndërkombëtarë, deri edhe nobelistë, por nuk flitet fare, për këtë dimension të jetës së shkrimtarëve shqiptarë. Sa më i shquar të jetë shkrimtari, aq më shumë shqyrtohet jeta e tij, nga kjo pikëpamje, në botë. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Zonja Helena Kadare bëri një akt historik, duke e prekur vetë, këtë temë, dhe ajo na hapi rrugën të gjithëve, që ta shqyrtojmë veprën e Ismail Kadaresë, nga ky këndvështrim. Natyrisht, nëse një vëzhgim i tillë ka vlerë, nëse nxjerr emra konkretë, se për të folur në përgjithësi, ose, me gjëagjëza, është e e lehtë dhe e padobishme.
Cila është arsyeja që ju publikuat këtë shkrim, i cili duket se ka tronditur shumë njerëz?
Ndoshta do të të ishte më me vend, që të pyetej se përse media, gazetat dhe televizionet nuk bënë asnjë përpjekje për të zbuluar se cilët janë emrat që qëndrojnë pas të dhënave që jep zonja Kadare, çka do të ishte gjëja më e natyrshme, që do të ndodhte në cdo vend të botës, ku do të botohej një libër i tillë, si ai i zonjës Kadare. Pra, arsyeja e publikimit të shkrimit tim, natyrisht, është botimi i librit të Zonjës Helena Kadare. Prej tij, mora shkas unë, për të bërë këtë shkrim, për të bërë përqasjen mes të dhënave, që jep Zonja Kadare dhe veprës së Ismail Kadaresë. Nga një shqyrtim i tillë, unë kam arritur në përfundimet që paraqiten në shkrim. Sa për njerëzit që janë tronditur, unë parapëlqej të them, se shkrimi ka kthjelluar më tepër njerëz.
A nuk mendoni se dëmtohet imazhi i zonjë Bulku dhe personave të tjerë, të përmendur në shkrimin tuaj?
Unë mendoj se ky është një problem mes Zonjës Bulku, në veçanti dhe këtyre personave në përgjithësi, nga njëra anë, si dhe Zonjës Kadare dhe Ismail Kadaresë, në anën tjetër. Në rast se imazhi i zonjës Bulku është dëmtuar, këtë e ka bërë Ismail Kadare me librin e tij.
Si e shikoni vazhdimin dhe përfundimin e këtij ballafaqimi mes jush dhe Zonjës Bulku?
Zonja Bulku ka bërë një padi dhe kjo do të thotë, se do të zhvillohet një proces gjyqësor,i cili do të zhvillohet sipas rregullave, që ka një proces i tillë. Pra, zonja Bulku do të jetë e detyruar, që në cilësinë e paditëses, t’ u përgjigjet pyetjeve të mia, që kanë lidhje me çështjen, jo avokatët e saj, por personalisht, zonja Bulku. Unë kam përgatitur njëqind pyetje, për të cilat gjykata nuk mund të thotë, se nuk kanë lidhje me çështjen, dhe të cilave zonja Bulku, duhet që t’ u përgjigjet, personalisht. Nëse ajo nuk paraqitet në gjyq dhe avokatët e saj, thonë se nuk janë në gjendje që t’ u përgjigjen pyetjeve të mia, atëherë, seancat gjyqësore duhet që të shtyhen, derisa, zonja Bulku të paraqitet personalisht, në gjykatë. Unë parashikoj që kjo pjesë e gjyqit, të jetë më interesante për median. Në Shqipëri, ende nuk ka një jurisprudencë për një çështje të tillë, pra, nuk ka një praktikë gjyqësore, kur në Europë, ka prej mëse një shekulli. Unë do të sjell edhe shembuj, për këtë, dhe ato flasin kundër zonjës Bulku.
Po sikur t’ u hedhin në gjyq edhe femrat e tjera, që përmenden në shkrim, si dot reagonit?
Njëlloj, problemi i vërtetë ekziston mes tyre dhe Ismail Kadaresë, jo mes tyre dhe mua. Intervistoi Ilir Bushi

Fragment nga shkrimi “Cilët janë emrat e dashnoreve të Ismailit që Helena i përmend në librin e saj, përse i rrëfen tani”, i Katriot Myftarajt datë 1 nëntor 2011-11-08
“Në romanin “E penguara”, të botuar në 2009, Ismail Kadare pohon një tjetër histori dashurie të tij. Në roman rrëfehet një histori e vërtetë, ajo e vajzës së Liri Belishovës (Çomo), Drita Çomo. Vajza e cila gjendej e internuar me nënën në Cërrik, kishte një shoqe të ngushtë në shkollën e mesme, të këtij qyteti, atë që më pas do të bëhej aktorja e njohur Raimonda Bulku. Kjo e fundit e pohoi këtë gjë publikisht edhe me rastin e promovimit të romanit. Drita adhuronte Ismail Kadarenë dhe donte që ta njihte, por nuk mund të shkonte në Tiranë, se nuk mund të lëvizte lirisht. Në ndërkohë, Raimonda Bulku, e cila falë bukurisë së saj kishte filluar që të luante në filma, u njoh dhe u miqësua në Tiranë me Ismail Kadarenë, dhe i foli për shoqen e saj. Në roman, shkrimtari Rudian St. i cili ka shkruar romanin “Dimri i suferinës së madhe”, aluzion i qartë për romanin e Kadaresë “Dimri i vetmisë së madhe”, njihet me një vajzë të re, me emrin Migena, e cila posa ka mbaruar shkollën e mesme dhe që kërkon të hyjë në shkollën e arteve në Tiranë. Në këtë kohë Migena bëhet e dashura e shkrimtarit, të cilit i flet për shoqen e saj në provincë, me emrin Linda B. e cila është e internuar. Kur Migena shkon në provincë, shoqja e saj, i kërkon që t’ i tregojë për shkrimtarin dhe dashurinë me të. Qartësisht, pas Migenës qëndron Raimonda Bulku, me të cilën Ismail Kadare u njoh, siç thotë vetë, kur erdhi në Tiranë dhe filloi të luante në filma artistikë. Bulku do të ishte aktorja që do të kishte rolet kryesore femërore praktiktikisht në të gjitha filmat që u bënë sipas librave të Ismail Kadaresë. Në filmin me seri “Emblema e dikurshme”, sipas novelës me të njëjtin titull të Kadaresë. Bulku kishte rolin kryesor femëror, atë të Anës (Ana e përhershme) së dashurës së personazhit kryesor. Ajo pati rolin e Zanës, të një prej personazheve kryesore në filmin “Ballë për ballë”, me skenar sipas romanit të Kadaresë “Dimri i Madh”, pati një rol në filmin “Radiostacioni”, me skenar sipas romanit të Kadaresë “Nëntori i një kryeqyteti”, pati një rol në filmin “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”, një version i ri i “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur”, si dhe pati rolin e Dianës, gruas së shkrimtarit, në filmin “Të paftuarit”, një film sipas romanit të Kadaresë “Prilli i thyer”. K.MyftarajBulku flet pas padisë: E vërteta e marrëdhënieve të mia me Ismail Kadarenë
Intervista/ Aktorja rrefen historine e njohjes me shkrimtarin, pas akuzave te Myftarajt per lidhje intime.
“Me familjen Kadare kam miqësi prej 30 vitesh, Helena mbante në krahë vajzën time”.
“Me familjen Kadare kam një miqësi prej 30 vitesh. Kemi pasur hyrje-dalje familjare të ngushta dhe fëmijët tanë kanë lozur bashkë…”. Teksa përsërit disa herë këtë fjali, Rajmonda Bulku duket se ende nuk e ka marrë veten nga lajmi i disa ditëve më parë, ku gazetari dhe kolumnisti Kastriot Myftaraj aludon se ajo është njëra prej protagonisteve në historitë e dashurisë së Ismail Kadaresë në librin autobiografik “Kohë e pamjaftueshme” të bashkëshortes së tij, Helena. Aludime, të cilat tashmë do të sqarohen me vendim gjykate, pasi aktorja e karrierës, njëkohësisht dhe deputete e PD-së, ka bërë padi penale ndaj Myftarajt. E, deri atëherë, kurioziteti është i madh, por që mund të zvogëlohet menjëherë pas kësaj interviste dhënë prej saj ekskluzivisht për gazetën “Panorama”…
Një gazetë e përditshme në Tiranë ka botuar një shkrim me autor Kastriot Myftaraj, ku aludohet për një lidhje dashurie mes jush dhe shkrimtarit Ismail Kadare. A është e vërtetë?
Ju më pyesni, por mua më vjen zor edhe nga pyetja. Është abuzim që nuk njeh kufij, por që unë do t’ia tregoj shumë shpejt kufijtë nëpërmjet ligjit. Me familjen Kadare unë kam një miqësi prej 30 vitesh, kemi pasur hyrje-dalje familjare të ngushta dhe fëmijët tanë kanë lozur bashkë. Mbase nuk do të isha indinjuar kaq shumë, nuk do të isha fyer e revoltuar kaq thellë në shpirt sikur të bëhej fjalë për ndonjë thashethem tjetër, por prekjen e një miqësie të tillë nuk e toleroj dot.
Kur e keni njohur për herë të parë Kadarenë?
Nuk e mbaj mend saktë, por ka qenë viti 1978. Mbase edhe 1977, nuk më kujtohet mirë, por di që ka qenë pas xhirimit të filmit të katërt “Emblema e dikurshme”.
Po Helenën?
Thuajse njëkohësisht, pasi kisha luajtur në filmin me skenar të saj “Nusja dhe shtetrrethimi”. Megjithatë, në ato kohë sapo ishim njohur dhe me kalimin e viteve miqësia jonë erdhi dhe u forcua gjithnjë e më shumë. Tani që po flasim për Helenën, më kujtohet një episod i thjeshtë, por që nënkupton shumë për miqësinë tonë. Ime bijë, Hega, i hidhej vazhdimisht në qafë Helenës dhe kur kjo e pyeste se “kush je ti?”, vajza i përgjigjej: “Jam Hëna”. Pra, fëmijët e mi janë rritur në atë familje.
Në shkrimin e së përditshmes aludohet se lidhja ka nisur në fillim të viteve ‘70…
Sërish me këtë? A e kuptoni se çfarë thoni?! Jam shokuar, jam shokuar, jam shokuar se deri ku shkon perversiteti mendor i disa të ashtuquajturve gazetarë apo analistë. Gjithnjë kam qenë tolerante ndaj medias, por këtë nuk kam për ta falur kurrë. Jua sqarova të vërtetën dhe çdo pyetje e juaja që i kthehet sërish kësaj teme mua më duket fyerje.
Kështu është shkruar tek e përditshmja…
Përmendja emrin asaj gazete që ka shpifur, quhet gazeta “Sot”. Se edhe atë e kam hedhur në gjyq bashkë me Myftarajn. Por shpifjet e tij janë aq të ulëta, aq tendencioze, aq dashakeqe, sa bie në gropë me këmbët e veta. Ai fantazon, krijon halucinacione për një kohë kur unë kam qenë fëmijë. Miqësia familjare me Kadarenë ka nisur në fund të viteve ’70, është forcuar pas viteve ’80 dhe asgjë nga ato çfarë shkruan Myftaraj, duket qartë nën dritë të diellit që është një blof dashakeqës. Duket që nuk e di aspak jetën time. Bëjini vetë llogaritë, kam qenë fëmijë, minorene për kohën kur baltos Myftaraj dhe as e kam njohur fare Kadarenë për kohën kur ai del në konkluzione me çmenditë e tij.
Na del dhe një Kadare i akuzuar për pedofili atëherë?
Po ç’janë këto, se na çmendët…?! Nuk e kam mbledhur akoma veten nga budallallëqet, tani më nxirrni të tjera.
Po fëmijët tuaj si e kanë përballuar gjithë këtë histori?
Fatmirësisht fëmijët e mi janë aq mendjehapur, sa të mos merren me thashetheme. Janë edukuar e rritur në mes intelektualësh e artistësh dhe shpifje të tilla nuk janë “brumë” për ta. Me një nënë aktore si unë, djali dhe vajza ime nuk marrin për bazë çdo gjë që dëgjojnë. Nuk them dot që nuk ishin të mërzitur, dhe kjo jo për faktin se çfarë kishin lexuar aty, por që më panë mua tejet të prekur.
Po bashkëshorti juaj, Fatos Pashko, si ka reaguar?
Fatosi heshti në fillim dhe e shikoja të menduar, por kur i thashë që do të bëj padi ndaj gazetës dhe Myftarajt, atëherë iu çel fytyra. E kishte pritur këtë dhe e kishte dashur më shumë se sa unë këtë padi.
Pse keni bërë padi penale, dhe jo civile?
Sepse unë nuk kam qëllim në vetvete të shtoj të ardhurat me padinë, as të pasurohem. Zgjodha padinë penale sepse ajo parashikon dëmin që më është shkaktuar mua, jam gjakosur e vrarë në shpirt. A nuk është kjo njësoj me plagosje dhe vrasje trupi?! Për mua, madje, është më tepër kjo që më bëri Myftaraj. Morali dhe psikika janë primare për mua, nuk ka pasuri që ma lehtëson dëmin shpirtëror.
Mendoni se do t’ju pranohet padi penale për shpifje?
Po, e parashikon Kodit Penal. Po ashtu, baza ligjore për këtë padi garantohet edhe nga nenet 59 dhe 60 të Kodit të Procedurës Penale, më saktë, neni 45 dhe 120/2 i Kodit Penal. Nuk kam bërë padi në ajër, e kam menduar mirë dhe do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje.
Megjithatë, Myftaraj aludon dhe e ka shkruar qartë se “mund të jetë Rajmonda Bulku” dhe jo që “është Rajmonda Bulku”…
Një fjalë nuk mund ta shpëtojë Myftarajn nga faji. Kjo “mund” nga fundi i shkrimit nuk e justifikon shpifjen ndaj emrit tim, cenimin e dinjitetit që më është bërë. Myftaraj ose të shkojë në spital psikiatrik për ato që shkruan, ose të mbajë përgjegjësi.
Nëse ai ju kërkon falje dhe përgënjeshtron shkrimin, do ta tërhiqni padinë?
As që bëhet fjalë. Jua thashë, kësaj çështjeje do t’i shkoj deri në fund dhe nuk ka rëndësi se sa kohë do të zgjasë. Është e çuditshme, në Shqipëri është shumë kollaj të baltosësh një femër, ta nëpërkëmbësh me shpifje, me ç’të të vijë nëpër mend dhe askush nuk mban përgjegjësi. Kjo padi do të jetë një fitore jo vetëm ndaj personit tim si Rajmonda Bulku, por për të gjitha gratë si unë, të cilat kanë rënë viktima të thashethemeve të tilla. Ka ardhur koha që të reagojmë me të gjitha mekanizmat ligjorë. Mjaft më me përbaltje të figurave të femrave, ndërsa meshkujt krehin bishtin si fitimtarë të përbaltjes!
Ju jeni deputete e PD-së dhe Kryeministri Sali Berisha ishte i pari që në vitin 2008 mori iniciativën kundër heqjes së padisë penale ndaj mediave dhe gazetarëve. A jeni konsultuar me Berishën para se ta dorëzoni padinë në Gjykatën e Tiranës?
Jo, nuk jam konsultuar.
I bie që keni marrë një iniciativë kundër vendimit të Berishës?
Aspak, nuk kam marrë asnjë vendim kundër tij. Unë kam marrë një vendim që ka të bëjë me Rajmondën e 30 viteve më parë. Një vendim për përbaltjen e figurës sime që nga adoleshenca, rinia, martesa, familja e Rajmonda aktore. Nuk kam bërë një padi si Rajmonda deputete e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe as po merrem me akuza që kanë të bëjnë me profesionin si politikane, por si grua. Si një nënë që i është cenuar familja. Si një mike që i është cenuar shoqëria. Si një femër që i është cenuar feminiliteti. Derisa nuk ka pasur ndonjë reagim nga Grupi Parlamentar demokrat rreth këtij vendimi, do të thotë që edhe ata e kanë kuptuar linjën e padisë sime.
Pas gjithë kësaj historie, si kanë reaguar miqtë tuaj?
Në mënyrën më të mrekullueshme. Më kanë telefonuar pa fund duke më thënë se janë pranë meje, njerëz që i njoh, por edhe që nuk i njoh. Celulari im është tejmbushur nga mesazhe të intelektualëve më elitë të Tiranës dhe disa prej tyre kanë qenë të cenuar si unë nga i njëjti person. Pra nga Myftaraj. Ata më thoshin vazhdimisht që të mos ia vija veshin, ta lija të fliste ç’të donte, por unë isha e vendosur. Më pas, kur bëra padinë, më kanë përgëzuar të gjithë dhe më thanë: “Shumë mirë ia bëre, veç mos e lër pa e çuar deri në fund”.
Po familja Kadare, jeni në dijeni si ka reaguar rreth kësaj padie?
Di të them vetëm kaq, që janë gëzuar që e bëra atë padi.
“Isha fëmijë në kohën që gazetari aludon për lidhjen”.

Rajmonda Bulku, aktorja dhe deputetja demokrate që nga viti 2009, ka
bërë padi penale ndaj Kastriot Myftarajt, autorit të shkrimit që supozon
për një histori dashurie mes saj dhe Ismail Kadaresë. Me një kërkesë
drejtuar Gjykatës së Tiranës, ajo e cilëson artikullin e tij
“kundërvajtje penale”, duke përdorur nenin 120, i cili parashikon
shpifjen botërisht si vepër penale. I njëjti nen që saktëson që, nëse
vërtetohet akuza, atëherë dënimi është gjobë ose burg deri në dy vjet.
Dhe në këto dy alternativa, aktorja kërkon burgun për Myftarajn dhe nuk
është e interesuar për dëmshpërblim në të holla, pasi për një rast të
tillë ajo mund të kishte zgjedhur më lehtë padi civile. Arsyen ajo e
sqaron gjatë në padinë që ka bërë, të cilën po jua sjellim të plotë…
Kërkesë/ Për gjykimin e kundërvajtjes penale
Kërkuese: E dëmtuara akuzuese Rajmonda Bulku, e bija e Skënderit dhe e Arditës, lindur më 16.08.1958, banuese në adresën: Rruga “Dervish Hima”, ADA TOWER, 1/32 Tiranë, deputete në Kuvendin e Shqipërisë.
Objekti: Kërkohet gjykimi i çështjes penale në ngarkim të:
1. Gazeta “SOT”, adresa “Sitki Çiço”, Tiranë.
2. Kastriot MYFTARAJ, gazetar në gazetën “Sot”, për kundërvajtjen penale të “shpifjes” së bërë botërisht në dëm të së dëmtuarës akuzuese, e parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Baza Ligjore: Nenet 59 dhe 60 të Kodit të Pr. Penale. Neni 120/2 i Kodit Penal. Ligji me Nr.9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”
Para: Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë!
E
nderuara Gjykatë! Gazeta e përditshme “SOT”, në numrin e saj të datës
01 nëntor 2011, ka botuar një shkrim të Kastriot Myftarajt me titull
“Cilët janë emrat e dashnoreve të Ismailit, që Helena i përmend në
librin e saj, përse i rrëfen tani”. Midis të tjerash, në shkrim thuhet:
“Në romanin ‘E penguara’, të botuar në 2009-n, Ismail Kadare pohon një
tjetër histori dashurie të tij. Në roman rrëfehet një histori e vërtetë,
ajo e vajzës së Liri Belishovës (Çomo), Drita Çomo. Vajza, e cila
gjendej e internuar me nënën në Cërrik, kishte një shoqe të ngushtë në
shkollën e mesme të këtij qyteti, atë që më pas do të bëhej aktorja e
njohur Rajmonda Bulku. Kjo e fundit e pohoi këtë gjë publikisht edhe me
rastin e promovimit të romanit. Drita adhuronte Ismail Kadarenë dhe
donte që ta njihte, por nuk mund të shkonte në Tiranë, se nuk mund të
lëvizte lirisht. Ndërkohë, Rajmonda Bulku, e cila falë bukurisë së saj
kishte filluar që të luante në filma, u njoh dhe u miqësua në Tiranë me
Ismail Kadarenë dhe i foli për shoqen e saj. Në roman, shkrimtari Rudian
St., i cili ka shkruar romanin ‘Dimri i suferinës së madhe’, aluzion i
qartë për romanin e Kadaresë ‘Dimri i vetmisë së madhe’, njihet me një
vajzë të re me emrin Migena, e cila posa ka mbaruar shkollën e mesme dhe
që kërkon të hyjë në shkollën e arteve në Tiranë. Në këtë kohë Migena
bëhet e dashura e shkrimtarit, të cilit i flet për shoqen e saj në
provincë me emrin Linda B., e cila është e internuar. Kur Migena shkon
në provincë, shoqja e saj i kërkon që t’ i tregojë për shkrimtarin dhe
dashurinë me të. Qartësisht, pas Migenës qëndron Raimonda Bulku, me të
cilën Ismail Kadare u njoh, siç thotë vetë, kur erdhi në Tiranë dhe
filloi të luante në filma artistikë. Bulku do të ishte aktorja që do të
kishte rolet kryesore femërore praktikisht në të gjitha filmat që u bënë
sipas librave të Ismail Kadaresë. Në filmin me seri ‘Emblema e
dikurshme’, sipas novelës me të njëjtin titull të Kadaresë. Bulku kishte
rolin kryesor femëror, atë të Anës (Ana e përhershme) së dashurës së
personazhit kryesor. Ajo pati rolin e Zanës, të një prej personazheve
kryesorë në filmin ‘Ballë për ballë’, me skenar sipas romanit të
Kadaresë ‘Dimri i Madh’, pati një rol në filmin ‘Radiostacioni’, me
skenar sipas romanit të Kadaresë ‘Nëntori i një kryeqyteti’, pati një
rol në filmin ‘Kthimi i ushtrisë së vdekur’, një version i ri i
‘Gjeneralit të ushtrisë së vdekur’, si dhe pati rolin e Dianës, gruas së
shkrimtarit, në filmin ‘Të paftuarit’, një film sipas romanit të
Kadaresë ‘Prilli i thyer’.
Më pas, në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në TV KLAN, më datën 04.11.2011, Kastriot Myftaraj i ftuar në këtë emision pikërisht lidhur me shkrimin e botuar në gazetën ‘Sot’, i ka ripohuar dhe ka këmbëngulur në ato që kishte botuar tri ditë më parë në këtë gazetë”.
E nderuar Gjykatë! Të gjithë këto thënie të botuara në gazetën “SOT” dhe të pohuara prej Kastriot Myftarajt disa ditë më vonë në një emision televiziv janë të pavërteta dhe synojnë të cenojnë nderin dhe personalitetin tim. Unë, kërkuesja, jam e martuar që prej vitit 1979 me Fatos Pashkon, kemi dy fëmijë të rritur, Jozel, 31 vjeç dhe Hega, 28 vjeçe. Kam punuar shumë vite në Teatrin Kombëtar si aktore dhe aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve angazhimet e mia si aktore dhe aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë lënë asnjëherë mënjanë impenjimet e mia bashkëshortore dhe si nënë, ndaj këto marrëdhënie nuk janë lëkundur asnjëherë gjatë këtyre viteve. Hamendësimet dalin nga një mendje e sëmurë, si ajo e të akuzuarit Kastriot Myftaraj, e botuar nga e përditshmja “SOT”, që janë shpifje të kryera prej tyre botërisht në dëmin tim, pasi lidhjet që përpiqen të krijojnë të akuzuarit me atë shkrim nuk kanë të bëjnë fare as me jetën time si aktore dhe as me jetën time intime. Thëniet e mësipërme, për të cilat edhe të akuzuarit e dinë mirë që nuk janë të vërteta, janë bërë me qëllim për të cenuar, midis të tjerash, edhe nderin e personalitetin tim, duke konsumuar kështu të gjitha elementet e kundërvajtjes penale të shpifjes, e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Për këtë shkak kërkojmë gjykimin e personit juridik gazeta “SOT” dhe të shtetasit Kastriot Myftaraj për kundërvajtjen penale të shpifjes, e kryer botërisht në dëmin tim, Rajmonda Bulku, parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Në pritje të caktimit të seancës gjyqësore, me respekt Rajmonda Bulku.

Kastriot Myftaraj është autori i shkrimit me titull “Cilët janë emrat
e dashnoreve të Ismailit, që Helena i përmend në librin e saj, përse i
rrëfen tani”, i botuar në datën 1 nëntor 2011, në gazetën “SOT”. Në këtë
shkrim, ndër të tjera, kolumnisti dhe publicisti Myftaraj aludon se
Rajmonda Bulku ka qenë një ndër këta emra dhe këtij aludimi i qëndron
deri në fund. Nuk ka ndër mend ta përgënjeshtrojë lajmin, sepse gjithçka
e konsideron të vërtetë. Të paktën sipas asaj çfarë ka lexuar dhe
interpretuar më pas pjesa e librit autobiografik të Helena Kadaresë,
“Kohë e pamjaftueshme”. “Nuk kam ndër mend ta hedh poshtë shkrimin tim e
as të përgënjeshtroj ndonjë pjesë të tij. Unë kam cituar vetëm dëshmi
të Helena Kadaresë, që rrëfen rreth historive rozë të të shoqit,
lidhjeve të tij”, thotë Myftaraj, i pyetur nga gazeta “Panorama”. Sipas
tij, në gjithë këtë ngjarje nuk është ai që duhet paditur, por Ismail
Kadareja ose bashkëshortja e tij. “Zonja Bulku të padisë autorin ose
autoren e librit. T’i çojë në gjykatë ata që e kanë përgojuar e përfolur
në ato dëshmi, dhe jo mua. Kjo njihet edhe si praktikë botërore. Të
prekurit dhe të dëmtuarit drejtpërdrejt nga historitë autobiografike
padisin shkrimtarin dhe nëse gjykata u jep të drejtë, atëherë hiqen të
gjithë librat nga qarkullimi”, sqaron Myftaraj, i cili duket se nuk e ka
problem padinë që i është bërë në gjykatë. “Ajo ka punën e saj, unë
punën time”, e mbyll Myftaraj këtë çështje.
ELISABETA ILNICA
Duke folur me gazeten "Koha Jone", pasi dorezoi ne Gjykaten e Tiranes, padine penale per shpifje te kryer boterisht, Bulku thote se shkrimet e Myftarajt, sa i takon aludimeve per lidhje te mundshme te saj me shkrimtarin Kadare jane shpifje dashakeqe, te cilat e kane demtuar rende ate. Bulku u detyrua te beje kallezimin penal pasi artikullshkruesi e atakonte duke aluduar se ajo ka qene e dashura e Ismail Kadarese. E shokuar, sic thote, nga fantazite e Myftaraj (Myftari), Rajmonda Bulku thote se "deklarimet dhe shkrimet e tij kane tejkaluar cdo fantazi halucinante" duke pohuar edhe se "shpifja ne drejtimin tim, ne mjedise mediatike dhe publike me ka sjelle nje shqetesim te madh". Ne fakt, shkrimi i Myftarajt mori me teper jehone ne emisionin "Zone e Lire" te Arian Canit ne Tv Klan, ku ishte i ftuar.
Duke theksuar se ajo e kupton edhe kur gazetaret e teprojne ndonjehere ne shkrimet dhe pretendimet e tyre, Bulku shton se "nuk mund te toleroj qe halucinacionet dhe shpifjet te arrijne deri ne kete grade duke u thene te tilla gjera ne drejtimin tim".
"Nuk me dukej e arsyeshme te rrija indiferente. Me gjithe respektin qe kam per lirine e medias, ka nje cak. Ashtu si media deshiron te kete sa me shume liri, ashtu edhe cdo njeri do te mbrohet dhe te jete i lire brenda nje morali te te gjithe shoqerise. Pavaresisht faktit qe tani ushtroj nje funksion, ne formimin tim une jam artiste dhe jam shume here me e ndjeshme ndaj te tilla frazash qe jane thene nga i padituri ne drejtimin tim. Nuk mund te mos beja nje padi penale, pasi deklarimet dhe shkrimet e tij kane tejkaluar cdo fantazi dhe shpifja ne drejtimin tim, ne mjedise mediatike dhe publike me ka sjelle nje shqetesim te madh", thote artistja, duke siguruar me tej: "Dua t'i shkoj deri ne fund kesaj ceshtjeje, pasi dua qe te jete drejtesia ajo qe t'i jape pergjigjen e merituar ketyre shpifjeje halucinante bere ne drejtimin tim".
Me celjen e procesit penal, artikullshkruesi duhet te ballafaqohet ne gjykate dhe nese shpallet fajtor, Bulkut i lind e drejta te hape proces civil per te kerkuar demshperblim moral dhe financiar.
Pjesa e shkrimit te Kastriot Myftaraj, ku permendet Rajmonda Bulku
..."Ne romanin "E penguara", te botuar ne 2009-en, Ismail Kadare pohon nje tjeter histori dashurie te tij. Ne roman rrefehet nje histori e vertete, ajo e vajzes se Liri Belishoves (Como), Drita Como. Vajza e cila gjendej e internuar me nenen ne Cerrik, kishte nje shoqe te ngushte ne shkollen e mesme te ketij qyteti, ate qe me pas do te behej aktorja e njohur Rajmonda Bulku. Kjo e fundit e pohoi kete gje publikisht edhe me rastin e promovimit te romanit. Drita adhuronte Ismail Kadarene dhe donte qe ta njihte, por nuk mund te shkonte ne Tirane, se nuk mund te levizte lirisht. Nderkohe, Rajmonda Bulku, e cila fale bukurise se saj kishte filluar qe te luante ne filma, u njoh dhe u miqesua ne Tirane me Ismail Kadarene, dhe i foli per shoqen e saj. Ne roman, shkrimtari Rudian St., i cili ka shkruar romanin "Dimri i suferines se madhe", aluzion i qarte per romanin e Kadarese "Dimri i vetmise se madhe", njihet me nje vajze te re, me emrin Migena, e cila posa ka mbaruar shkollen e mesme dhe kerkon te hyje ne shkollen e Arteve ne Tirane. Ne kete kohe Migena behet e dashura e shkrimtarit, te cilit i flet per shoqen e saj ne province, me emrin Linda B., e cila eshte e internuar. Kur Migena shkon ne province, shoqja e saj i kerkon qe t'i tregoje per shkrimtarin dhe dashurine me te. Qartesisht, pas Migenes qendron Rajmonda Bulku, me te cilen Ismail Kadare u njoh, sic thote vete, kur erdhi ne Tirane dhe filloi te luante ne filma artistike...
“Me familjen Kadare kam miqësi prej 30 vitesh, Helena mbante në krahë vajzën time”.
“Me familjen Kadare kam një miqësi prej 30 vitesh. Kemi pasur hyrje-dalje familjare të ngushta dhe fëmijët tanë kanë lozur bashkë…”. Teksa përsërit disa herë këtë fjali, Rajmonda Bulku duket se ende nuk e ka marrë veten nga lajmi i disa ditëve më parë, ku gazetari dhe kolumnisti Kastriot Myftaraj aludon se ajo është njëra prej protagonisteve në historitë e dashurisë së Ismail Kadaresë në librin autobiografik “Kohë e pamjaftueshme” të bashkëshortes së tij, Helena. Aludime, të cilat tashmë do të sqarohen me vendim gjykate, pasi aktorja e karrierës, njëkohësisht dhe deputete e PD-së, ka bërë padi penale ndaj Myftarajt. E, deri atëherë, kurioziteti është i madh, por që mund të zvogëlohet menjëherë pas kësaj interviste dhënë prej saj ekskluzivisht për gazetën “Panorama”…
Një gazetë e përditshme në Tiranë ka botuar një shkrim me autor Kastriot Myftaraj, ku aludohet për një lidhje dashurie mes jush dhe shkrimtarit Ismail Kadare. A është e vërtetë?
Ju më pyesni, por mua më vjen zor edhe nga pyetja. Është abuzim që nuk njeh kufij, por që unë do t’ia tregoj shumë shpejt kufijtë nëpërmjet ligjit. Me familjen Kadare unë kam një miqësi prej 30 vitesh, kemi pasur hyrje-dalje familjare të ngushta dhe fëmijët tanë kanë lozur bashkë. Mbase nuk do të isha indinjuar kaq shumë, nuk do të isha fyer e revoltuar kaq thellë në shpirt sikur të bëhej fjalë për ndonjë thashethem tjetër, por prekjen e një miqësie të tillë nuk e toleroj dot.
Kur e keni njohur për herë të parë Kadarenë?
Nuk e mbaj mend saktë, por ka qenë viti 1978. Mbase edhe 1977, nuk më kujtohet mirë, por di që ka qenë pas xhirimit të filmit të katërt “Emblema e dikurshme”.
Po Helenën?
Thuajse njëkohësisht, pasi kisha luajtur në filmin me skenar të saj “Nusja dhe shtetrrethimi”. Megjithatë, në ato kohë sapo ishim njohur dhe me kalimin e viteve miqësia jonë erdhi dhe u forcua gjithnjë e më shumë. Tani që po flasim për Helenën, më kujtohet një episod i thjeshtë, por që nënkupton shumë për miqësinë tonë. Ime bijë, Hega, i hidhej vazhdimisht në qafë Helenës dhe kur kjo e pyeste se “kush je ti?”, vajza i përgjigjej: “Jam Hëna”. Pra, fëmijët e mi janë rritur në atë familje.
Në shkrimin e së përditshmes aludohet se lidhja ka nisur në fillim të viteve ‘70…
Sërish me këtë? A e kuptoni se çfarë thoni?! Jam shokuar, jam shokuar, jam shokuar se deri ku shkon perversiteti mendor i disa të ashtuquajturve gazetarë apo analistë. Gjithnjë kam qenë tolerante ndaj medias, por këtë nuk kam për ta falur kurrë. Jua sqarova të vërtetën dhe çdo pyetje e juaja që i kthehet sërish kësaj teme mua më duket fyerje.
Kështu është shkruar tek e përditshmja…
Përmendja emrin asaj gazete që ka shpifur, quhet gazeta “Sot”. Se edhe atë e kam hedhur në gjyq bashkë me Myftarajn. Por shpifjet e tij janë aq të ulëta, aq tendencioze, aq dashakeqe, sa bie në gropë me këmbët e veta. Ai fantazon, krijon halucinacione për një kohë kur unë kam qenë fëmijë. Miqësia familjare me Kadarenë ka nisur në fund të viteve ’70, është forcuar pas viteve ’80 dhe asgjë nga ato çfarë shkruan Myftaraj, duket qartë nën dritë të diellit që është një blof dashakeqës. Duket që nuk e di aspak jetën time. Bëjini vetë llogaritë, kam qenë fëmijë, minorene për kohën kur baltos Myftaraj dhe as e kam njohur fare Kadarenë për kohën kur ai del në konkluzione me çmenditë e tij.
Na del dhe një Kadare i akuzuar për pedofili atëherë?
Po ç’janë këto, se na çmendët…?! Nuk e kam mbledhur akoma veten nga budallallëqet, tani më nxirrni të tjera.
Po fëmijët tuaj si e kanë përballuar gjithë këtë histori?
Fatmirësisht fëmijët e mi janë aq mendjehapur, sa të mos merren me thashetheme. Janë edukuar e rritur në mes intelektualësh e artistësh dhe shpifje të tilla nuk janë “brumë” për ta. Me një nënë aktore si unë, djali dhe vajza ime nuk marrin për bazë çdo gjë që dëgjojnë. Nuk them dot që nuk ishin të mërzitur, dhe kjo jo për faktin se çfarë kishin lexuar aty, por që më panë mua tejet të prekur.
Po bashkëshorti juaj, Fatos Pashko, si ka reaguar?
Fatosi heshti në fillim dhe e shikoja të menduar, por kur i thashë që do të bëj padi ndaj gazetës dhe Myftarajt, atëherë iu çel fytyra. E kishte pritur këtë dhe e kishte dashur më shumë se sa unë këtë padi.
Pse keni bërë padi penale, dhe jo civile?
Sepse unë nuk kam qëllim në vetvete të shtoj të ardhurat me padinë, as të pasurohem. Zgjodha padinë penale sepse ajo parashikon dëmin që më është shkaktuar mua, jam gjakosur e vrarë në shpirt. A nuk është kjo njësoj me plagosje dhe vrasje trupi?! Për mua, madje, është më tepër kjo që më bëri Myftaraj. Morali dhe psikika janë primare për mua, nuk ka pasuri që ma lehtëson dëmin shpirtëror.
Mendoni se do t’ju pranohet padi penale për shpifje?
Po, e parashikon Kodit Penal. Po ashtu, baza ligjore për këtë padi garantohet edhe nga nenet 59 dhe 60 të Kodit të Procedurës Penale, më saktë, neni 45 dhe 120/2 i Kodit Penal. Nuk kam bërë padi në ajër, e kam menduar mirë dhe do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje.
Megjithatë, Myftaraj aludon dhe e ka shkruar qartë se “mund të jetë Rajmonda Bulku” dhe jo që “është Rajmonda Bulku”…
Një fjalë nuk mund ta shpëtojë Myftarajn nga faji. Kjo “mund” nga fundi i shkrimit nuk e justifikon shpifjen ndaj emrit tim, cenimin e dinjitetit që më është bërë. Myftaraj ose të shkojë në spital psikiatrik për ato që shkruan, ose të mbajë përgjegjësi.
Nëse ai ju kërkon falje dhe përgënjeshtron shkrimin, do ta tërhiqni padinë?
As që bëhet fjalë. Jua thashë, kësaj çështjeje do t’i shkoj deri në fund dhe nuk ka rëndësi se sa kohë do të zgjasë. Është e çuditshme, në Shqipëri është shumë kollaj të baltosësh një femër, ta nëpërkëmbësh me shpifje, me ç’të të vijë nëpër mend dhe askush nuk mban përgjegjësi. Kjo padi do të jetë një fitore jo vetëm ndaj personit tim si Rajmonda Bulku, por për të gjitha gratë si unë, të cilat kanë rënë viktima të thashethemeve të tilla. Ka ardhur koha që të reagojmë me të gjitha mekanizmat ligjorë. Mjaft më me përbaltje të figurave të femrave, ndërsa meshkujt krehin bishtin si fitimtarë të përbaltjes!
Ju jeni deputete e PD-së dhe Kryeministri Sali Berisha ishte i pari që në vitin 2008 mori iniciativën kundër heqjes së padisë penale ndaj mediave dhe gazetarëve. A jeni konsultuar me Berishën para se ta dorëzoni padinë në Gjykatën e Tiranës?
Jo, nuk jam konsultuar.
I bie që keni marrë një iniciativë kundër vendimit të Berishës?
Aspak, nuk kam marrë asnjë vendim kundër tij. Unë kam marrë një vendim që ka të bëjë me Rajmondën e 30 viteve më parë. Një vendim për përbaltjen e figurës sime që nga adoleshenca, rinia, martesa, familja e Rajmonda aktore. Nuk kam bërë një padi si Rajmonda deputete e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe as po merrem me akuza që kanë të bëjnë me profesionin si politikane, por si grua. Si një nënë që i është cenuar familja. Si një mike që i është cenuar shoqëria. Si një femër që i është cenuar feminiliteti. Derisa nuk ka pasur ndonjë reagim nga Grupi Parlamentar demokrat rreth këtij vendimi, do të thotë që edhe ata e kanë kuptuar linjën e padisë sime.
Pas gjithë kësaj historie, si kanë reaguar miqtë tuaj?
Në mënyrën më të mrekullueshme. Më kanë telefonuar pa fund duke më thënë se janë pranë meje, njerëz që i njoh, por edhe që nuk i njoh. Celulari im është tejmbushur nga mesazhe të intelektualëve më elitë të Tiranës dhe disa prej tyre kanë qenë të cenuar si unë nga i njëjti person. Pra nga Myftaraj. Ata më thoshin vazhdimisht që të mos ia vija veshin, ta lija të fliste ç’të donte, por unë isha e vendosur. Më pas, kur bëra padinë, më kanë përgëzuar të gjithë dhe më thanë: “Shumë mirë ia bëre, veç mos e lër pa e çuar deri në fund”.
Po familja Kadare, jeni në dijeni si ka reaguar rreth kësaj padie?
Di të them vetëm kaq, që janë gëzuar që e bëra atë padi.
Aktorja: Burg për Myftarajn
Zbardhet padia e plotë penale e deputetes së PD: Nuk dua para, autori në psikiatri“Isha fëmijë në kohën që gazetari aludon për lidhjen”.
Faksimile e padisë së Bulkut ndaj Myftarajt
Kërkesë/ Për gjykimin e kundërvajtjes penale
Kërkuese: E dëmtuara akuzuese Rajmonda Bulku, e bija e Skënderit dhe e Arditës, lindur më 16.08.1958, banuese në adresën: Rruga “Dervish Hima”, ADA TOWER, 1/32 Tiranë, deputete në Kuvendin e Shqipërisë.
Objekti: Kërkohet gjykimi i çështjes penale në ngarkim të:
1. Gazeta “SOT”, adresa “Sitki Çiço”, Tiranë.
2. Kastriot MYFTARAJ, gazetar në gazetën “Sot”, për kundërvajtjen penale të “shpifjes” së bërë botërisht në dëm të së dëmtuarës akuzuese, e parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Baza Ligjore: Nenet 59 dhe 60 të Kodit të Pr. Penale. Neni 120/2 i Kodit Penal. Ligji me Nr.9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”
Para: Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë!
Më pas, në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në TV KLAN, më datën 04.11.2011, Kastriot Myftaraj i ftuar në këtë emision pikërisht lidhur me shkrimin e botuar në gazetën ‘Sot’, i ka ripohuar dhe ka këmbëngulur në ato që kishte botuar tri ditë më parë në këtë gazetë”.
E nderuar Gjykatë! Të gjithë këto thënie të botuara në gazetën “SOT” dhe të pohuara prej Kastriot Myftarajt disa ditë më vonë në një emision televiziv janë të pavërteta dhe synojnë të cenojnë nderin dhe personalitetin tim. Unë, kërkuesja, jam e martuar që prej vitit 1979 me Fatos Pashkon, kemi dy fëmijë të rritur, Jozel, 31 vjeç dhe Hega, 28 vjeçe. Kam punuar shumë vite në Teatrin Kombëtar si aktore dhe aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve angazhimet e mia si aktore dhe aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë lënë asnjëherë mënjanë impenjimet e mia bashkëshortore dhe si nënë, ndaj këto marrëdhënie nuk janë lëkundur asnjëherë gjatë këtyre viteve. Hamendësimet dalin nga një mendje e sëmurë, si ajo e të akuzuarit Kastriot Myftaraj, e botuar nga e përditshmja “SOT”, që janë shpifje të kryera prej tyre botërisht në dëmin tim, pasi lidhjet që përpiqen të krijojnë të akuzuarit me atë shkrim nuk kanë të bëjnë fare as me jetën time si aktore dhe as me jetën time intime. Thëniet e mësipërme, për të cilat edhe të akuzuarit e dinë mirë që nuk janë të vërteta, janë bërë me qëllim për të cenuar, midis të tjerash, edhe nderin e personalitetin tim, duke konsumuar kështu të gjitha elementet e kundërvajtjes penale të shpifjes, e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Për këtë shkak kërkojmë gjykimin e personit juridik gazeta “SOT” dhe të shtetasit Kastriot Myftaraj për kundërvajtjen penale të shpifjes, e kryer botërisht në dëmin tim, Rajmonda Bulku, parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Në pritje të caktimit të seancës gjyqësore, me respekt Rajmonda Bulku.
Kastriot Myftaraj: “Bulku të padisë Kadarenë dhe jo mua”
Gazetari i qëndron vërtetësisë së shkrimit.
Kastriot Myftaraj
ELISABETA ILNICA
Rajmonda Bulku: Abuzimi me lirine duhet te ndeshkohet
Respekti per median dhe lirine e saj nuk ulet aspak,
nese nje media dhe nje artikullshkrues i saj perballet me drejtesine,
nese ka kaluar caqet dhe etiken e gazetarise duke abuzuar pikerisht me
ate qe eshte me e shtrenjte jo vetem per to por per kedo, lirine. Keshtu
vlereson artistja e njohur shqiptare, Rajmonda Bulku, aktualisht
deputete e Kuvendit. Nisur nga nje shkrim i publikuar ne nje te
perditshme te Tiranes, Bulku ka vendosur te beje padi duke kerkuar
ndjekje penale ndaj Kastriot Myftaraj dhe botuesit te perditshmes "Sot".
Shkrimi erdhi si koment i Myftaraj pas botimit te librit "Kohe e
pamjaftueshme" te Helena Kadare.
Duke folur me gazeten "Koha Jone", pasi dorezoi ne Gjykaten e Tiranes, padine penale per shpifje te kryer boterisht, Bulku thote se shkrimet e Myftarajt, sa i takon aludimeve per lidhje te mundshme te saj me shkrimtarin Kadare jane shpifje dashakeqe, te cilat e kane demtuar rende ate. Bulku u detyrua te beje kallezimin penal pasi artikullshkruesi e atakonte duke aluduar se ajo ka qene e dashura e Ismail Kadarese. E shokuar, sic thote, nga fantazite e Myftaraj (Myftari), Rajmonda Bulku thote se "deklarimet dhe shkrimet e tij kane tejkaluar cdo fantazi halucinante" duke pohuar edhe se "shpifja ne drejtimin tim, ne mjedise mediatike dhe publike me ka sjelle nje shqetesim te madh". Ne fakt, shkrimi i Myftarajt mori me teper jehone ne emisionin "Zone e Lire" te Arian Canit ne Tv Klan, ku ishte i ftuar.
Duke theksuar se ajo e kupton edhe kur gazetaret e teprojne ndonjehere ne shkrimet dhe pretendimet e tyre, Bulku shton se "nuk mund te toleroj qe halucinacionet dhe shpifjet te arrijne deri ne kete grade duke u thene te tilla gjera ne drejtimin tim".
"Nuk me dukej e arsyeshme te rrija indiferente. Me gjithe respektin qe kam per lirine e medias, ka nje cak. Ashtu si media deshiron te kete sa me shume liri, ashtu edhe cdo njeri do te mbrohet dhe te jete i lire brenda nje morali te te gjithe shoqerise. Pavaresisht faktit qe tani ushtroj nje funksion, ne formimin tim une jam artiste dhe jam shume here me e ndjeshme ndaj te tilla frazash qe jane thene nga i padituri ne drejtimin tim. Nuk mund te mos beja nje padi penale, pasi deklarimet dhe shkrimet e tij kane tejkaluar cdo fantazi dhe shpifja ne drejtimin tim, ne mjedise mediatike dhe publike me ka sjelle nje shqetesim te madh", thote artistja, duke siguruar me tej: "Dua t'i shkoj deri ne fund kesaj ceshtjeje, pasi dua qe te jete drejtesia ajo qe t'i jape pergjigjen e merituar ketyre shpifjeje halucinante bere ne drejtimin tim".
Me celjen e procesit penal, artikullshkruesi duhet te ballafaqohet ne gjykate dhe nese shpallet fajtor, Bulkut i lind e drejta te hape proces civil per te kerkuar demshperblim moral dhe financiar.
Pjesa e shkrimit te Kastriot Myftaraj, ku permendet Rajmonda Bulku
..."Ne romanin "E penguara", te botuar ne 2009-en, Ismail Kadare pohon nje tjeter histori dashurie te tij. Ne roman rrefehet nje histori e vertete, ajo e vajzes se Liri Belishoves (Como), Drita Como. Vajza e cila gjendej e internuar me nenen ne Cerrik, kishte nje shoqe te ngushte ne shkollen e mesme te ketij qyteti, ate qe me pas do te behej aktorja e njohur Rajmonda Bulku. Kjo e fundit e pohoi kete gje publikisht edhe me rastin e promovimit te romanit. Drita adhuronte Ismail Kadarene dhe donte qe ta njihte, por nuk mund te shkonte ne Tirane, se nuk mund te levizte lirisht. Nderkohe, Rajmonda Bulku, e cila fale bukurise se saj kishte filluar qe te luante ne filma, u njoh dhe u miqesua ne Tirane me Ismail Kadarene, dhe i foli per shoqen e saj. Ne roman, shkrimtari Rudian St., i cili ka shkruar romanin "Dimri i suferines se madhe", aluzion i qarte per romanin e Kadarese "Dimri i vetmise se madhe", njihet me nje vajze te re, me emrin Migena, e cila posa ka mbaruar shkollen e mesme dhe kerkon te hyje ne shkollen e Arteve ne Tirane. Ne kete kohe Migena behet e dashura e shkrimtarit, te cilit i flet per shoqen e saj ne province, me emrin Linda B., e cila eshte e internuar. Kur Migena shkon ne province, shoqja e saj i kerkon qe t'i tregoje per shkrimtarin dhe dashurine me te. Qartesisht, pas Migenes qendron Rajmonda Bulku, me te cilen Ismail Kadare u njoh, sic thote vete, kur erdhi ne Tirane dhe filloi te luante ne filma artistike...
Monday, November 7, 2011
Meidani: Kritikat kundër meje në Kongres, retorikë mjerane
Intervistoi: Arion Sulo
Një furtunë në gotë uji, e pasuar nga retorika mjerane. Kështu i ka cilësuar ish-presidenti Meidani sulmet kundër shkrimit të tij për 300 mijë vendet e reja të punës, të artikuluara para dhe gjatë Kongresit të PS-së. Në këtë intervistë për MAPO-n, Meidani tregon se arsyeja e mungesës së tij në Kongres lidhet me mbërritjen vonë të ftesës, të cilën e kishte marrë prej rojes së godinës në orën 21:00 të mbrëmjes së premte. Nga ana tjetër, ish-Presidenti e vlerëson përmbajtjen e Kongresit si tradicionale, ose kthim me këmbë në tokë.
Zoti Meidani, Kongresi i djeshëm i PS-së është komentuar këto dy ditë me vlerësime të ndryshme, ndoshta sipas interesit politik të palëve. Rama e quajti më të bukurin; Blushi, kongresin e vetëkorrigjimit; kritikët e Ramës, si mundësi për hapje reale të PS-së; mbështetës të kryetarit, si kongresi që solli programin dhe shtroi shinat drejt pushtetit... Po sipas jush, si mund të cilësohet ky kongres; i bashkimit, i vazhdimit të përçarjes, i kursit të ri, apo... ?
Ndoshta, duke mbledhur pak nga të gjitha. Megjithatë, vlerësimi im është shumë më i thjeshtë – një kalim meteorik nga një lloj besimi me “ngjyrosje mesianike” në atë me përmbajtje deri diku tradicionale, d.m.th. me këmbë në tokë. Kjo edhe pse mbeten aty këtu “shenja mesianike”, si puna e atij pohimit të habitshëm të llojit binomial: “e treta, e vërteta!”...
Kryetari i PS premtoi se do të hapë e bashkojë partinë dhe se asnjë socialist nuk do të përjashtohet. Por nga ana tjetër, kërkoi etikë përfaqësimi nga të zgjedhurit, sepse kritikat për mungesë lirie në PS, siç tha ai, i shërbejnë kundërshtarit politik. Si mund të zbërthehet kjo taktikë; edhe tërheqje edhe sulmi, që të paktën la në të njëjtat pozita tre anëtarët e mendimit ndryshe: Islami, Malaj e Harasani...
Në pluralizëm, një parti politike përfaqëson atë grup vullnetar njerëzish që grumbullohen, organizohen e aderojnë së bashku në një formacion politik, në bazë të disa parimeve të përgjithshme të përbashkëta, pikërisht për të synuar realizimin ose kontrollin e qeverisjen, për të ndikuar në politika publike konkrete apo për të zbatuar disa programe të veçanta. Si bashkime vullnetare individësh, ato mund t’i realizojnë më mirë këta objektiva nëpërmjet fitimit të zgjedhjeve dhe mbajtjes së zyrave publike. Po ashtu, në botën e sotme, partitë politike gjithnjë e më shumë po i largohen disiplinës së dikurshme. Madje, dhe organizimi i tyre, në përputhje me strukturat zgjedhore, po bëhet mjaft i zbehtë. Sidoqoftë, edhe si parti elektorale, ato ruajnë struktura kombëtare (brenda vendit apo në emigracion), struktura në nivel shtetëror dhe ato në nivel lokal. Mbi të gjitha, po ravijëzohet gjithnjë e më qartë një proces decentralizimi në linja të ngjashme me atë të organizimit të vetë pushtetit (qendror e vendor). Vetëkuptohet që përjashtimi në kushte të tilla është krejt pa kuptim, madje tepër i dëmshëm, sidomos kur bëhet fjalë për përfaqësues partie me përvojë të veçantë apo deputetë. Në fakt, gjithçka varet dhe duhet të varet nga angazhimi e vullneti i individit, por dhe interesi konkret i tij. Ndërkohë, “stërkëmbçat” janë gjë tjetër, ata mund të realizohen në mënyra të ndryshme, në kohë të ndryshme, nga drejtuesi i partisë në qendër e bazë apo dhe “entourage”-et e tyre. Problemi bëhet akoma më i mprehtë kur përzgjedhja në drejtim dhe avancimi në karrierë bëhet jashtë kërkesave të meritokracicë, por thjesht përzgjedhje kryetari, larg përgatitjes e përvojës, jashtë parametrave e kritereve cilësore, kapaciteteve aftësore.
Në Kongres ra në sy mungesa juaj, e zotit Nano dhe Andis Harasanit. Cila ishte arsyeja në rastin tuaj?
Pa më të voglën qejf-mbetje, thjesht mund të pohoj se ftesën-mandat të kongresit ma dha roja e natës e SIGAL-it, kur erdha në shtëpi pas orës 21.00, pra pas veprimtarisë së organizuar për promovimin e librit të tretë të B. Blushit, “Shqipëria”, dhe pirjes së një kafeje me miq në “Sheraton”... Madje, atje, si me shaka e përmenda faktin e mos pasjes së një mandati votimi për të nesërmen. Ndoshta, kjo mjaftoi që dikush të informonte për këtë gjë dhe ta nisnin mandatin menjëherë tek adresa ime. Disi si vonë!...
Ndërkohë, ndaj një analize të bërë prej jush para disa ditësh, ku premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës e konsideronit të pamundur, në Kongres pati adresime të forta. Kreu i PS dhe deputetja Kodheli e kanë kundërshtuar argumentin, duke e krahasuar reagimin tuaj me atë të Berishës apo si akuzë (akuza për mashtrim) që nuk mund t’i bëhet familjes politike së cilës i përket. Cili është komenti juaj?
Një ditë para kongresit të PS-së, në shumë kanale televizive u zhvilluan debate politike-ekonomike. Kjo më pëlqeu, madje për këto debate ka nevojë politika e qytetari. Në një mënyrë apo tjetrën, m’u duk se dhe unë kisha dhënë kontributin tim në nxitjen dhe zhvillimin e tyre, nisur dhe nga një shkrim i një dite më parë në gazetën “Panorama”, me titullin tim “A mund të hapen 300 000 vende pune brenda një mandati qeverisës!?...” Pavarësisht “lojës politike-redaktoriale”, apo “zhyerjes” në të zezë të një pjese të materialit në shtypshkronjë (të paktën në kopjet që unë dhe disa miq të mi patën në dorë!), ai mishëronte me germa, me pika e presje të gjithë atë që unë mendoja dhe argumentoja me shifra e llogaritje konkrete për çështjen në fjalë. Pa dyshim, pa pretenduar për një të vërtetë absolute timen. Ama, duke u bazuar në një përllogaritje të përafërt mbi koston e një vendi pune, kosto që në vetvete nuk është çështje retorike politike, por mbi të gjitha një çështje numrash. Çudia e madhe ishte nisja e një furtune në gojë uji kundër këtij artikulli. Për më tepër, deri tani nuk kam ndeshur ndonjë llogaritje konkrete kundërshtuese ndaj asaj llogaritje, por veçse shpalosje politike e retorikë mjerane. Ndoshta, nëse e keni mundësinë ribotoheni këtë artikull, ashtu siç unë e kam dërguar te “Panorama”, përbri intervistës sonë... Sidoqoftë, le të shpresojmë për më shumë kohë e axhustim nga propagandistë-specialistët! Unë arrita në atë përfundim për një kohë të shkurtër, kurse ata, ndoshta, duan më shumë kohë dhe muajt e deri tanishëm nuk u kanë mjaftuar! Veçse po të ishte kaq e thjeshtë, në vende tepër të zhvilluara nuk do të planifikohej një ulje prej 1-2% të shkallës së papunësisë gjatë një mandati, por sa kjo e planifikuara prej PS-së, që lëviz nga afro 30% (lidhur me shifrën zyrtare të forcës së punës prej gati një milion) në atë prej afro 20% (të llogaritur sipas shifrës së dhënë prej PS-së në kongres prej 1.7 milion). Natyrisht, më erdhën në vesh dhe ca “zhurma” të orientuara qartësisht kundër, por kjo nuk përbën për mua një shqetësim. Në fakt, shqetësimi im i vërtetë lidhet (me dashje apo pa dashje) me ngatërrimin partiak të përmbajtjes së konceptit dhe rolit të specialistit me atë të propagandistit, mishërimit në praktikë të tij. Këtu është dhe gabimi, këtu nis paaftësia e inkapaciteti, aty projektohet dështimi! Aq më tepër, që gjatë disa debateve televizive apo përpjekjeje shkrimore, kjo çështje u shfaq në mënyrë të dukshme për përfaqësuesit e partive kryesore, të ftuar si specialistë dhe të shndërruar, si në mjaft raste të tjera, nën urdhrin e njëshit, në thjesht propagandistë. Krejt ndryshe nga analiza aspak partizane e shumicës së përfaqësuesve të shoqërisë civile apo medias neutrale...
Zoti Meidani, në listën e kandidatëve për Asamblenë e PS binte në sy rikthimi i disa ish-deputetëve apo ish-drejtorëve të administratës socialiste, që pas 2005-ës u shmangën dhe u zëvendësuan me njerëz të rinj nga Rama. Si e shihni këtë lëvizje, a sjell kjo më shumë cilësi apo kohezion në opozitën e PS?
Për mua, lidhja shpirtërore dhe përvoja janë domosdoshmëri për realizimin e suksesit të një partie politike. Me të lidhet dhe alternimi i drejtë i brezave dhe balancimi i suksesshëm i tyre. Kjo u deformua tej çdo mase, por tani, qoftë dhe pjesërisht, diçka është kuptuar, ama pas 6-7 vjetëve hallakatjeje dhe orientimi të dezorientuar. Gjithashtu, kërkohet akoma punë për ta kuptuar, se, nga ana tjetër, për një parti politike, në vend të teatrit e skenimit artistik kërkohet bark, shpirt, zemërgjerësi e njerzillëk, mirëkuptim e respekt i ndërsjellë midis anëtarëve, pavarësisht pozicioneve të tyre partiake apo anëtarësisë së thjeshtë....
Problemi i bashkimit të opozitës ka bërë që dy zgjedhjet e fundit të përgjithshme PS-ja me gjithëse partia më e votuar të mbetet në opozitë. Dje përveç ndonjë zëri minor, ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk pati artikulim as për mirë as për keq. Po kështu nuk pati ndonjë platformë të veçantë për aleatët e tjerë. Si e shihni ju këtë sjellje politike?
Ka akoma kohë deri në zgjedhjet e vitit 2013 për të arritur në aleanca, organizime e mirëkuptime konkrete. Veçse, për të arritur aty, PS-ja duhet të riformatojë thellësisht vetveten, jo me artificialitete e teatralitete, por me realizëm, tolerancë e mirëkuptim midis anëtarëve të saj të vjetër apo të rinj. Po aq i rëndësishëm është dhe koncepti i federimit, sidomos kur veçoritë midis palëve janë të dukshme, përfshirë dhe të gjitha forcat politike të konsideruara si të spektrit të majtë apo të qendrës.
Pas prezantimit dhe miratimit të programit politik, lidershipi i PS duket i kënaqur me impaktin që ai ka shkaktuar në opinionin publik. Duket si një film i parë, më 2005 me programin e bujshëm të PD dhe më 8 Maj me premtimet e Bashës. Shumë zëra e vlerësojnë atë si sipërfaqësor, pasi theksojnë problemin e gjetjes së fondeve. Ndërkohë, të tjerët kërkojnë që të mos paragjykohet, por të diskutohet me qëllim pasurimin e përmirësimin. Cili është mendimi juaj për të?
Në gjykimin tim, ai duhet t’i nënshtrohet gjykimit të anëtarësisë së partisë dhe atij popullor, për ta kolauduar dhe përmirësuar. Kjo duhet kuptuar, madje ai sekretar që e quajti të mbyllur këtë punë në kongres, kot mban një detyrë të tillë partiake. Në këtë mënyrë procesi i zhvillimit permanent të programit politik bëhet realist, depërtues dhe kooperues. Aq më tepër që pas pseudo-tezës së gabuar të ndërtimit të programit politik prej bazës, tani duhet të kuptojmë drejt dhe të realizojmë sa më mirë tezën e gjithë pranuar të kolaudimit të programit të hartuar nga specialistët më të mirë prej anëtarësisë së partisë dhe vetë qytetarëve...
Cili do të jetë impakti i këtyre ngjarjeve brenda opozitës nën dritën e zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës?
Shifrat elektorale të deritanishme flasin disi ndryshe, prandaj kërkohet shumë më shumë punë, seriozitet e angazhim, bindje dhe besim. Po ashtu, kërkohet nga PS-ja një kontribut politik i drejtpërdrejtë, një pjesëmarrje institucionale e nxitje qytetare; dhe mbi të gjitha, bashkim, bashkim dhe vetëm bashkim...
Protestojnë topless në Vatikan, policia shpërndan vajza
Claudia Schiffer, një trup për tu patur zili
Fotot, Imogen Thomas tregon kofshët dhe të brendshmet
Trupi joshës i Olivia Wilde
Rama: Të larguarit për çdo arsye nga PS, të ftohen për të diskutuar mbi programin
Agjende e ngjeshur e ekipeve kombëtare
Kombëtarja shqiptare do të luajë më 11 nëntor një ndeshje miqësore
kundër Azerbajxhanit. Sfida do të luhet në “Qemal Stafa” në orën 18:00.
Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin në datën 6 nëntor dhe do të
akomodohen në hotel “Durrah” të Durrësit. Katër ditë më pas, më 15
nëntor do të luajmë ndaj Maqedonisë në Prilep. Lista e lojtarëve, në
mungesë të trajnerit është hartuar nga FSHF-ja.
* * *
Kombëtarja e Azerbajxhanit do të mbërrijë në Shqipëri, katër ditë përpara takimit të “Qemal Stafës”, pra në datën 7 nëntor dhe do të akomodohet në hotel “Adriatik”, në Durrës. Programi i tyre parashikon stërvitje në Durrës dhe Kavajë, si dhe një seancë njohëse në impiantin ndërkombëtar të kryeqytetit, më 10 nëntor, ku një ditë më pas do të luhet edhe miqësorja. Në tri ndeshje kundër Azerbajxhanit, Shqipëria ka fituar dy të tilla: 1-0 (Kupa “Rothmans”, 8 shkurt 2000, në Maltë) dhe 2-1 (miqësore, më 17 gusht 2005, në Teheran), si dhe ka barazuar 1-1 (miqësore, 19 nëntor 2008, në Baku).
* * *
Ekipi i Shpresave, tashmë nën drejtimin e Skënder Gegës do të luajë më 10 dhe 14 nëntor kundër Rusisë dhe Portugalisë, dy ndeshje këto të vlefshme për eliminatoret e Euro 2013. Ndeshja kundër Rusisë do të luhet në “Niko Dovana” (16:00). Ekipi rus do të mbërrijë me çarter në Shqipëri më 9 nëntor dhe do të largohet menjëherë pas ndeshjes. Edhe takimi me Portugalinë do të luhet në Durrës, por në orën 19:00.
Portugalia mbërrin në orën 23.55 të datës 12 nëntor dhe do të kryejë stërvitje njohëse në orën 19:00 një ditë më pas. Ekipi ynë do të akomodohet në hotel “White Dreams”, në dalje të kryeqytetit.
Më datë 8 nëntor është parashikuar dhe një ndeshje testuese me Kamzën (15:00) në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Në tri ndeshjet e para nën drejtimin e ish-trajnerit Artan Bushati, Shqipëria U-21 ka arritur një fitore me Moldavinë (4-3, në Korçë) dhe dy humbje me Poloninë (3-0 në Korçë dhe 4-3 në Grudziadz).
Shqipëria U-21 renditet në vendi e parafundit në grupin 6 me tri pikë pas tri ndeshjesh. Grupi ynë kryesohet nga Polonia (7 pikë, 4 ndeshje), Rusia (6 pikë, 2 ndeshje), Portugalia (4 pikë, 2 ndeshje).
* * *
Miqësore U-17, Shqipëri-Kosovë
Shqipëria U-17, e drejtuar nga boshnjaku Xhemal Mustedanagiç, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me homologen e saj nga Kosova. Ndeshja do të luhet, më 17 nëntor në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 14:00. Përfaqësuesja jonë do të grumbullohet në datë 14 nëntor dhe do të akomodohet në hotel “Tropikal”. Seancat stërvitore do t’i zhvillojë në kompleksin e Kamzës.

Vata e pranon: Vllaznia duhet “kolauduar”
Rudi Vata është trajneri i ri i Vllaznisë, duke zëvendësuar kështu Mirel Josën, te shkarkuar pas javës së 6-të, Flamurtari-Vllaznia (1-0) për rezultatet e dobëta; atmosferës jo të mirë të krijuar në rradhët e futbollistëve dhe mungesa e frymes se grupit; pamundësisë së menaxhimit teknik të ekipit si dhe qëndrimit publik në kundërshtim me objektivat që kishte shpallur shoqëria Vllaznia Sh.a, që administron 9 herë kampionët e Shqipërisë.
Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare (59 ndeshje/5 gola), dhe një nga kandidaturat e përfolura si pasuesi i Josip Kuzhesë, do të drejtojtë për herë të parë një skuadër nga pozitat e trajnerit, duke e nisur këtë aventurë të bukur, por dhe shumë të vështirë me skuadrën ku është formuar si futbollist.
Në fakt, telenovela e zëvëndësimit të Mirel Josës zgjati të paktën dhjetë ditë, ndërsa në vend të ish-kampionit të Tiranës (2003-2004), u komandua ndihmësi i tij, Elvis Plori, që arriti të fitojë 1-0 me Pogradecin në javën e 7-të.
Projekti i Rudi Vatës, tepër ambicioz dhe më kërkesa profesionale, bindi mesa duket drejtuesit e klubit shkodran, të cilën e përzgjodhën agjentin e licencuar të FIFA-s, edhe pse kontaktuan direkt apo indirekt me Sulejman Starovën, Shkëlqim Muçën, Ramadan Shehu, dhe madje një kontakt patën edhe me ish-trajnerin e Skëndërbeut, Shpëtim Duro.
Gjithsesi, me Rudi Vatën që nënshkroi një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, Vllaznia synoi rikthimin e aromës shkodrane në drejtimin e skuadrës.
Në sezonin e fundit, drejtuan malazezi Mojash Radunjoviç, i pasuar nga Mirel Josa, ndërkohë që dy sezone më parë kishin drejtuar Agim Canaj, Roland Luçi dhe Edi Martini.
“E njoh mirë Vllazninë. Është qyteti ku kam lindur dhe kam hedhur hapat e parë karrierën time të gjatë si futbollist. E konsideroj një sfidë speciale”, - tha ish-mbrojtësi i njohur, i cili vitin e kaluar pati dhe një ofertë nga skuadra qipriote, APOEL Limasol.
Vata, i cili në Shqipëri ka veshur edhe fanellat e Dinamos (kampion 1989-1990) dhe Tiranës (kampion 2002-2003), tha se është optimist për atë çka mund të japin kuqeblutë, 9 herë kampionë të Shqipërisë.
“Vllaznia është një skuadër që gjithmonë ka qenë pretendente dhe me objektiva të qarta në të dyja kompeticionet. Ka individë shumë të talentuar, dhe besoj se grupi do të funksionojë”, - theksoi Vata, i cili ka luajtur në Francë, Skoci, Gjermani, Qipro, e madje në Japoninë e largët.
Rudi Vata është edhe themeluesi i “Vata Vision Football Mangament”, si dhe është agjent i licencuar i FIFA-s.
Pas shtatë javëve të para, Vllaznia ndodhet në vendin e gjashtë më 10 pikë, duke pasur një bilanc të dobët për emrin e saj, 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.
Ndeshja e parë e Vllaznisë me Rudi Vatën trajner do të jetë ajo kundër Bylisit në “Loro Boriçi”, ndaj të cilit paraardhësi i tij, Elvis Plori, barazoi 0-0 në ditën e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë.
Në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia e Vatës do të përballet me Dinamon (23 nëntor). Në dy takimet e para, fitoi 4-2 me Elbasanin në “Ruzhdi Bizhuta” dhe barazoi 0-0 me Bylisin në “Loro Boriçi”.
Rudi Vata është trajneri i tretë zëvendëues në tetë javët e para, që do të drejtojë një klub të Superligës gjatë këtij sezoni.
Çeku Stanislav Levi zëvendësoi Shpëtim Duron në bankinën e Skënderbeut pas javës së 4-t, ndërkohë që Eqerem Memushi pasoi Përparim Daiun në stolin e Tomorit, po pas kësaj jave.
Gjithsesi, te Apolonia, në protokollin e ndeshjes, nga java e 4-t, trajner njihet Dhimitër Papaçiu, pasi Stavri Nica është pezulluar nga drejtimi i skuadrës për një periudhë tremujore.
SEZONI 2011-2012
NDESHJET E VLLAZNISË
Java 1 Vllaznia-Laçi 3-1
Java 2 Kamza-Vllaznia 1-0
Java 3 Vllaznia-Teuta 3-1
Java 4 Kastrioti-Vllaznia 2-1
Java 5 Vllaznia-Tirana 2-2
Java 6 Flamurtari-Vllaznia 1-0
Java 7 Vllaznia-Pogradeci 1-0
Bilanci: 7 ndeshje, 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, 10 pikë
Lëvizjet e sezonit 2011-2012
TOMORI
Përparim Daiu (java 1-4), Eqerem Memushi (nga java e 5-të)
SKËNDERBEU
Shpëtim Duro (java 1-4), Stanislav Levi (nga java e 5-të)
VLLAZNIA
Mirel Josa (java 1-6), Elvis Plori (java e 7-të), Rudi Vata (nga java e 8-të)
APOLONIA
Stavri Nica (në bankinë nga java 1-3), Dhimitër Papuçiu (në bankinë nga java e 4-t)
KONFIGURIMI AKTUAL I BANKINAVE
Tirana Hulian Rubio (spanjoll)
Teuta Hasan Lika
Kastrioti Ramadan Ndreu
Flamurtari Edmond Lutaj
Laçi Nevil Dede
Shkumbini Kristaq Mile
Bylis Naxhi Shensoj (kosovaro-turk)
Vllaznia Rudi Vata
Pogradeci Ylli Çekiçi
Skënderbeu Stanislav Levi (çek)
Apolonia Stavri Nica
Tomorri Eqerem Memushi
Kamza Ernest Gjoka
Dinamo Faruk Sejdini
KUPA E SHQIPERISE
GRUPI D
Vllaznia, Bylis, Dinamo, Elbasani
18 tetor
Bylis-Dinamo 2-1
Shënues: Dimo 31’ (p), Xhafa 54’/ Shehu 87’
Elbasani-Vllaznia 2-4
Shënues: Halilaj 77’, Olatunji 90’/ Vajushi 42’ (p), Sukaj 65’, 75’, Djepaxhia 81’
26 tetor
Vllaznia-Bylis 0-0
Dinamo-Elbasani 1-2
Shënues: Lala 78’/ Gava 38’ (P), Tafani 73’
23 nëntor
Dinamo-Vllaznia
Bylis-Elbasani
30 nëntor
Vllaznia-Dinamo
Elbasani-Bylis
14 dhjetor
Dinamo-Bylis
Vllaznia-Elbasani
21 dhjetor
Bylis-Vllaznia
Elbasani-Dinamo
RENDITJA
1. Vllaznia 2 4
2. Bylis 2 4
3. Elbasani 2 3
4. Dinamo 2 0
Tuesday, November 1, 2011
Subscribe to:
Posts (Atom)