Wednesday, November 9, 2011

Bulku flet pas padisë: E vërteta e marrëdhënieve të mia me Ismail Kadarenë

Intervista/ Aktorja rrefen historine e njohjes me shkrimtarin, pas akuzave te Myftarajt per lidhje intime.
“Me familjen Kadare kam miqësi prej 30 vitesh, Helena mbante në krahë vajzën time”.
“Me familjen Kadare kam një miqësi prej 30 vitesh. Kemi pasur hyrje-dalje familjare të ngushta dhe fëmijët tanë kanë lozur bashkë…”. Teksa përsërit disa herë këtë fjali, Rajmonda Bulku duket se ende nuk e ka marrë veten nga lajmi i disa ditëve më parë, ku gazetari dhe kolumnisti Kastriot Myftaraj aludon se ajo është njëra prej protagonisteve në historitë e dashurisë së Ismail Kadaresë në librin autobiografik “Kohë e pamjaftueshme” të bashkëshortes së tij, Helena. Aludime, të cilat tashmë do të sqarohen me vendim gjykate, pasi aktorja e karrierës, njëkohësisht dhe deputete e PD-së, ka bërë padi penale ndaj Myftarajt. E, deri atëherë, kurioziteti është i madh, por që mund të zvogëlohet menjëherë pas kësaj interviste dhënë prej saj ekskluzivisht për gazetën “Panorama”…
Një gazetë e përditshme në Tiranë ka botuar një shkrim me autor Kastriot Myftaraj, ku aludohet për një lidhje dashurie mes jush dhe shkrimtarit Ismail Kadare. A është e vërtetë?
Ju më pyesni, por mua më vjen zor edhe nga pyetja. Është abuzim që nuk njeh kufij, por që unë do t’ia tregoj shumë shpejt kufijtë nëpërmjet ligjit. Me familjen Kadare unë kam një miqësi prej 30 vitesh, kemi pasur hyrje-dalje familjare të ngushta dhe fëmijët tanë kanë lozur bashkë. Mbase nuk do të isha indinjuar kaq shumë, nuk do të isha fyer e revoltuar kaq thellë në shpirt sikur të bëhej fjalë për ndonjë thashethem tjetër, por prekjen e një miqësie të tillë nuk e toleroj dot.
Kur e keni njohur për herë të parë Kadarenë?
Nuk e mbaj mend saktë, por ka qenë viti 1978. Mbase edhe 1977, nuk më kujtohet mirë, por di që ka qenë pas xhirimit të filmit të katërt “Emblema e dikurshme”.
Po Helenën?
Thuajse njëkohësisht, pasi kisha luajtur në filmin me skenar të saj “Nusja dhe shtetrrethimi”. Megjithatë, në ato kohë sapo ishim njohur dhe me kalimin e viteve miqësia jonë erdhi dhe u forcua gjithnjë e më shumë. Tani që po flasim për Helenën, më kujtohet një episod i thjeshtë, por që nënkupton shumë për miqësinë tonë. Ime bijë, Hega, i hidhej vazhdimisht në qafë Helenës dhe kur kjo e pyeste se “kush je ti?”, vajza i përgjigjej: “Jam Hëna”. Pra, fëmijët e mi janë rritur në atë familje.
Në shkrimin e së përditshmes aludohet se lidhja ka nisur në fillim të viteve ‘70…
Sërish me këtë? A e kuptoni se çfarë thoni?! Jam shokuar, jam shokuar, jam shokuar se deri ku shkon perversiteti mendor i disa të ashtuquajturve gazetarë apo analistë. Gjithnjë kam qenë tolerante ndaj medias, por këtë nuk kam për ta falur kurrë. Jua sqarova të vërtetën dhe çdo pyetje e juaja që i kthehet sërish kësaj teme mua më duket fyerje.
Kështu është shkruar tek e përditshmja…
Përmendja emrin asaj gazete që ka shpifur, quhet gazeta “Sot”. Se edhe atë e kam hedhur në gjyq bashkë me Myftarajn. Por shpifjet e tij janë aq të ulëta, aq tendencioze, aq dashakeqe, sa bie në gropë me këmbët e veta. Ai fantazon, krijon halucinacione për një kohë kur unë kam qenë fëmijë. Miqësia familjare me Kadarenë ka nisur në fund të viteve ’70, është forcuar pas viteve ’80 dhe asgjë nga ato çfarë shkruan Myftaraj, duket qartë nën dritë të diellit që është një blof dashakeqës. Duket që nuk e di aspak jetën time. Bëjini vetë llogaritë, kam qenë fëmijë, minorene për kohën kur baltos Myftaraj dhe as e kam njohur fare Kadarenë për kohën kur ai del në konkluzione me çmenditë e tij.
Na del dhe një Kadare i akuzuar për pedofili atëherë?
Po ç’janë këto, se na çmendët…?! Nuk e kam mbledhur akoma veten nga budallallëqet, tani më nxirrni të tjera.
Po fëmijët tuaj si e kanë përballuar gjithë këtë histori?
Fatmirësisht fëmijët e mi janë aq mendjehapur, sa të mos merren me thashetheme. Janë edukuar e rritur në mes intelektualësh e artistësh dhe shpifje të tilla nuk janë “brumë” për ta. Me një nënë aktore si unë, djali dhe vajza ime nuk marrin për bazë çdo gjë që dëgjojnë. Nuk them dot që nuk ishin të mërzitur, dhe kjo jo për faktin se çfarë kishin lexuar aty, por që më panë mua tejet të prekur.
Po bashkëshorti juaj, Fatos Pashko, si ka reaguar?
Fatosi heshti në fillim dhe e shikoja të menduar, por kur i thashë që do të bëj padi ndaj gazetës dhe Myftarajt, atëherë iu çel fytyra. E kishte pritur këtë dhe e kishte dashur më shumë se sa unë këtë padi.
Pse keni bërë padi penale, dhe jo civile?
Sepse unë nuk kam qëllim në vetvete të shtoj të ardhurat me padinë, as të pasurohem. Zgjodha padinë penale sepse ajo parashikon dëmin që më është shkaktuar mua, jam gjakosur e vrarë në shpirt. A nuk është kjo njësoj me plagosje dhe vrasje trupi?! Për mua, madje, është më tepër kjo që më bëri Myftaraj. Morali dhe psikika janë primare për mua, nuk ka pasuri që ma lehtëson dëmin shpirtëror.
Mendoni se do t’ju pranohet padi penale për shpifje?
Po, e parashikon Kodit Penal. Po ashtu, baza ligjore për këtë padi garantohet edhe nga nenet 59 dhe 60 të Kodit të Procedurës Penale, më saktë, neni 45 dhe 120/2 i Kodit Penal. Nuk kam bërë padi në ajër, e kam menduar mirë dhe do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje.
Megjithatë, Myftaraj aludon dhe e ka shkruar qartë se “mund të jetë Rajmonda Bulku” dhe jo që “është Rajmonda Bulku”…
Një fjalë nuk mund ta shpëtojë Myftarajn nga faji. Kjo “mund” nga fundi i shkrimit nuk e justifikon shpifjen ndaj emrit tim, cenimin e dinjitetit që më është bërë. Myftaraj ose të shkojë në spital psikiatrik për ato që shkruan, ose të mbajë përgjegjësi.
Nëse ai ju kërkon falje dhe përgënjeshtron shkrimin, do ta tërhiqni padinë?
As që bëhet fjalë. Jua thashë, kësaj çështjeje do t’i shkoj deri në fund dhe nuk ka rëndësi se sa kohë do të zgjasë. Është e çuditshme, në Shqipëri është shumë kollaj të baltosësh një femër, ta nëpërkëmbësh me shpifje, me ç’të të vijë nëpër mend dhe askush nuk mban përgjegjësi. Kjo padi do të jetë një fitore jo vetëm ndaj personit tim si Rajmonda Bulku, por për të gjitha gratë si unë, të cilat kanë rënë viktima të thashethemeve të tilla. Ka ardhur koha që të reagojmë me të gjitha mekanizmat ligjorë. Mjaft më me përbaltje të figurave të femrave, ndërsa meshkujt krehin bishtin si fitimtarë të përbaltjes!
Ju jeni deputete e PD-së dhe Kryeministri Sali Berisha ishte i pari që në vitin 2008 mori iniciativën kundër heqjes së padisë penale ndaj mediave dhe gazetarëve. A jeni konsultuar me Berishën para se ta dorëzoni padinë në Gjykatën e Tiranës?
Jo, nuk jam konsultuar.
I bie që keni marrë një iniciativë kundër vendimit të Berishës?
Aspak, nuk kam marrë asnjë vendim kundër tij. Unë kam marrë një vendim që ka të bëjë me Rajmondën e 30 viteve më parë. Një vendim për përbaltjen e figurës sime që nga adoleshenca, rinia, martesa, familja e Rajmonda aktore. Nuk kam bërë një padi si Rajmonda deputete e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe as po merrem me akuza që kanë të bëjnë me profesionin si politikane, por si grua. Si një nënë që i është cenuar familja. Si një mike që i është cenuar shoqëria. Si një femër që i është cenuar feminiliteti. Derisa nuk ka pasur ndonjë reagim nga Grupi Parlamentar demokrat rreth këtij vendimi, do të thotë që edhe ata e kanë kuptuar linjën e padisë sime.
Pas gjithë kësaj historie, si kanë reaguar miqtë tuaj?
Në mënyrën më të mrekullueshme. Më kanë telefonuar pa fund duke më thënë se janë pranë meje, njerëz që i njoh, por edhe që nuk i njoh. Celulari im është tejmbushur nga mesazhe të intelektualëve më elitë të Tiranës dhe disa prej tyre kanë qenë të cenuar si unë nga i njëjti person. Pra nga Myftaraj. Ata më thoshin vazhdimisht që të mos ia vija veshin, ta lija të fliste ç’të donte, por unë isha e vendosur. Më pas, kur bëra padinë, më kanë përgëzuar të gjithë dhe më thanë: “Shumë mirë ia bëre, veç mos e lër pa e çuar deri në fund”.
Po familja Kadare, jeni në dijeni si ka reaguar rreth kësaj padie?
Di të them vetëm kaq, që janë gëzuar që e bëra atë padi.

Aktorja: Burg për Myftarajn

Zbardhet padia e plotë penale e deputetes së PD: Nuk dua para, autori në psikiatri
“Isha fëmijë në kohën që gazetari aludon për lidhjen”.

Faksimile e padisë së Bulkut ndaj Myftarajt
Rajmonda Bulku, aktorja dhe deputetja demokrate që nga viti 2009, ka bërë padi penale ndaj Kastriot Myftarajt, autorit të shkrimit që supozon për një histori dashurie mes saj dhe Ismail Kadaresë. Me një kërkesë drejtuar Gjykatës së Tiranës, ajo e cilëson artikullin e tij “kundërvajtje penale”, duke përdorur nenin 120, i cili parashikon shpifjen botërisht si vepër penale. I njëjti nen që saktëson që, nëse vërtetohet akuza, atëherë dënimi është gjobë ose burg deri në dy vjet. Dhe në këto dy alternativa, aktorja kërkon burgun për Myftarajn dhe nuk është e interesuar për dëmshpërblim në të holla, pasi për një rast të tillë ajo mund të kishte zgjedhur më lehtë padi civile. Arsyen ajo e sqaron gjatë në padinë që ka bërë, të cilën po jua sjellim të plotë…
Kërkesë/ Për gjykimin e kundërvajtjes penale
Kërkuese: E dëmtuara akuzuese Rajmonda Bulku, e bija e Skënderit dhe e Arditës, lindur më 16.08.1958, banuese në adresën: Rruga “Dervish Hima”, ADA TOWER, 1/32 Tiranë, deputete në Kuvendin e Shqipërisë.
Objekti: Kërkohet gjykimi i çështjes penale në ngarkim të:
1. Gazeta “SOT”, adresa “Sitki Çiço”, Tiranë.
2. Kastriot MYFTARAJ, gazetar në gazetën “Sot”, për kundërvajtjen penale të “shpifjes” së bërë botërisht në dëm të së dëmtuarës akuzuese, e parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Baza Ligjore: Nenet 59 dhe 60 të Kodit të Pr. Penale. Neni 120/2 i Kodit Penal. Ligji me Nr.9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”
Para: Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë!
E nderuara Gjykatë! Gazeta e përditshme “SOT”, në numrin e saj të datës 01 nëntor 2011, ka botuar një shkrim të Kastriot Myftarajt me titull “Cilët janë emrat e dashnoreve të Ismailit, që Helena i përmend në librin e saj, përse i rrëfen tani”. Midis të tjerash, në shkrim thuhet: “Në romanin ‘E penguara’, të botuar në 2009-n, Ismail Kadare pohon një tjetër histori dashurie të tij. Në roman rrëfehet një histori e vërtetë, ajo e vajzës së Liri Belishovës (Çomo), Drita Çomo. Vajza, e cila gjendej e internuar me nënën në Cërrik, kishte një shoqe të ngushtë në shkollën e mesme të këtij qyteti, atë që më pas do të bëhej aktorja e njohur Rajmonda Bulku. Kjo e fundit e pohoi këtë gjë publikisht edhe me rastin e promovimit të romanit. Drita adhuronte Ismail Kadarenë dhe donte që ta njihte, por nuk mund të shkonte në Tiranë, se nuk mund të lëvizte lirisht. Ndërkohë, Rajmonda Bulku, e cila falë bukurisë së saj kishte filluar që të luante në filma, u njoh dhe u miqësua në Tiranë me Ismail Kadarenë dhe i foli për shoqen e saj. Në roman, shkrimtari Rudian St., i cili ka shkruar romanin ‘Dimri i suferinës së madhe’, aluzion i qartë për romanin e Kadaresë ‘Dimri i vetmisë së madhe’, njihet me një vajzë të re me emrin Migena, e cila posa ka mbaruar shkollën e mesme dhe që kërkon të hyjë në shkollën e arteve në Tiranë. Në këtë kohë Migena bëhet e dashura e shkrimtarit, të cilit i flet për shoqen e saj në provincë me emrin Linda B., e cila është e internuar. Kur Migena shkon në provincë, shoqja e saj i kërkon që t’ i tregojë për shkrimtarin dhe dashurinë me të. Qartësisht, pas Migenës qëndron Raimonda Bulku, me të cilën Ismail Kadare u njoh, siç thotë vetë, kur erdhi në Tiranë dhe filloi të luante në filma artistikë. Bulku do të ishte aktorja që do të kishte rolet kryesore femërore praktikisht në të gjitha filmat që u bënë sipas librave të Ismail Kadaresë. Në filmin me seri ‘Emblema e dikurshme’, sipas novelës me të njëjtin titull të Kadaresë. Bulku kishte rolin kryesor femëror, atë të Anës (Ana e përhershme) së dashurës së personazhit kryesor. Ajo pati rolin e Zanës, të një prej personazheve kryesorë në filmin ‘Ballë për ballë’, me skenar sipas romanit të Kadaresë ‘Dimri i Madh’, pati një rol në filmin ‘Radiostacioni’, me skenar sipas romanit të Kadaresë ‘Nëntori i një kryeqyteti’, pati një rol në filmin ‘Kthimi i ushtrisë së vdekur’, një version i ri i ‘Gjeneralit të ushtrisë së vdekur’, si dhe pati rolin e Dianës, gruas së shkrimtarit, në filmin ‘Të paftuarit’, një film sipas romanit të Kadaresë ‘Prilli i thyer’.
Më pas, në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në TV KLAN, më datën 04.11.2011, Kastriot Myftaraj i ftuar në këtë emision pikërisht lidhur me shkrimin e botuar në gazetën ‘Sot’, i ka ripohuar dhe ka këmbëngulur në ato që kishte botuar tri ditë më parë në këtë gazetë”.
E nderuar Gjykatë! Të gjithë këto thënie të botuara në gazetën “SOT” dhe të pohuara prej Kastriot Myftarajt disa ditë më vonë në një emision televiziv janë të pavërteta dhe synojnë të cenojnë nderin dhe personalitetin tim. Unë, kërkuesja, jam e martuar që prej vitit 1979 me Fatos Pashkon, kemi dy fëmijë të rritur, Jozel, 31 vjeç dhe Hega, 28 vjeçe. Kam punuar shumë vite në Teatrin Kombëtar si aktore dhe aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve angazhimet e mia si aktore dhe aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë lënë asnjëherë mënjanë impenjimet e mia bashkëshortore dhe si nënë, ndaj këto marrëdhënie nuk janë lëkundur asnjëherë gjatë këtyre viteve. Hamendësimet dalin nga një mendje e sëmurë, si ajo e të akuzuarit Kastriot Myftaraj, e botuar nga e përditshmja “SOT”, që janë shpifje të kryera prej tyre botërisht në dëmin tim, pasi lidhjet që përpiqen të krijojnë të akuzuarit me atë shkrim nuk kanë të bëjnë fare as me jetën time si aktore dhe as me jetën time intime. Thëniet e mësipërme, për të cilat edhe të akuzuarit e dinë mirë që nuk janë të vërteta, janë bërë me qëllim për të cenuar, midis të tjerash, edhe nderin e personalitetin tim, duke konsumuar kështu të gjitha elementet e kundërvajtjes penale të shpifjes, e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Për këtë shkak kërkojmë gjykimin e personit juridik gazeta “SOT” dhe të shtetasit Kastriot Myftaraj për kundërvajtjen penale të shpifjes, e kryer botërisht në dëmin tim, Rajmonda Bulku, parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Në pritje të caktimit të seancës gjyqësore, me respekt Rajmonda Bulku.

Kastriot Myftaraj: “Bulku të padisë Kadarenë dhe jo mua”

Gazetari i qëndron vërtetësisë së shkrimit.

Kastriot Myftaraj
Kastriot Myftaraj është autori i shkrimit me titull “Cilët janë emrat e dashnoreve të Ismailit, që Helena i përmend në librin e saj, përse i rrëfen tani”, i botuar në datën 1 nëntor 2011, në gazetën “SOT”. Në këtë shkrim, ndër të tjera, kolumnisti dhe publicisti Myftaraj aludon se Rajmonda Bulku ka qenë një ndër këta emra dhe këtij aludimi i qëndron deri në fund. Nuk ka ndër mend ta përgënjeshtrojë lajmin, sepse gjithçka e konsideron të vërtetë. Të paktën sipas asaj çfarë ka lexuar dhe interpretuar më pas pjesa e librit autobiografik të Helena Kadaresë, “Kohë e pamjaftueshme”. “Nuk kam ndër mend ta hedh poshtë shkrimin tim e as të përgënjeshtroj ndonjë pjesë të tij. Unë kam cituar vetëm dëshmi të Helena Kadaresë, që rrëfen rreth historive rozë të të shoqit, lidhjeve të tij”, thotë Myftaraj, i pyetur nga gazeta “Panorama”. Sipas tij, në gjithë këtë ngjarje nuk është ai që duhet paditur, por Ismail Kadareja ose bashkëshortja e tij. “Zonja Bulku të padisë autorin ose autoren e librit. T’i çojë në gjykatë ata që e kanë përgojuar e përfolur në ato dëshmi, dhe jo mua. Kjo njihet edhe si praktikë botërore. Të prekurit dhe të dëmtuarit drejtpërdrejt nga historitë autobiografike padisin shkrimtarin dhe nëse gjykata u jep të drejtë, atëherë hiqen të gjithë librat nga qarkullimi”, sqaron Myftaraj, i cili duket se nuk e ka problem padinë që i është bërë në gjykatë. “Ajo ka punën e saj, unë punën time”, e mbyll Myftaraj këtë çështje.
ELISABETA ILNICA


Rajmonda Bulku: Abuzimi me lirine duhet te ndeshkohet
Respekti per median dhe lirine e saj nuk ulet aspak, nese nje media dhe nje artikullshkrues i saj perballet me drejtesine, nese ka kaluar caqet dhe etiken e gazetarise duke abuzuar pikerisht me ate qe eshte me e shtrenjte jo vetem per to por per kedo, lirine. Keshtu vlereson artistja e njohur shqiptare, Rajmonda Bulku, aktualisht deputete e Kuvendit. Nisur nga nje shkrim i publikuar ne nje te perditshme te Tiranes, Bulku ka vendosur te beje padi duke kerkuar ndjekje penale ndaj Kastriot Myftaraj dhe botuesit te perditshmes "Sot". Shkrimi erdhi si koment i Myftaraj pas botimit te librit "Kohe e pamjaftueshme" te Helena Kadare.

Duke folur me gazeten "Koha Jone", pasi dorezoi ne Gjykaten e Tiranes, padine penale per shpifje te kryer boterisht, Bulku thote se shkrimet e Myftarajt, sa i takon aludimeve per lidhje te mundshme te saj me shkrimtarin Kadare jane shpifje dashakeqe, te cilat e kane demtuar rende ate. Bulku u detyrua te beje kallezimin penal pasi artikullshkruesi e atakonte duke aluduar se ajo ka qene e dashura e Ismail Kadarese. E shokuar, sic thote, nga fantazite e Myftaraj (Myftari), Rajmonda Bulku thote se "deklarimet dhe shkrimet e tij kane tejkaluar cdo fantazi halucinante" duke pohuar edhe se "shpifja ne drejtimin tim, ne mjedise mediatike dhe publike me ka sjelle nje shqetesim te madh". Ne fakt, shkrimi i Myftarajt mori me teper jehone ne emisionin "Zone e Lire" te Arian Canit ne Tv Klan, ku ishte i ftuar.

Duke theksuar se ajo e kupton edhe kur gazetaret e teprojne ndonjehere ne shkrimet dhe pretendimet e tyre, Bulku shton se "nuk mund te toleroj qe halucinacionet dhe shpifjet te arrijne deri ne kete grade duke u thene te tilla gjera ne drejtimin tim".

"Nuk me dukej e arsyeshme te rrija indiferente. Me gjithe respektin qe kam per lirine e medias, ka nje cak. Ashtu si media deshiron te kete sa me shume liri, ashtu edhe cdo njeri do te mbrohet dhe te jete i lire brenda nje morali te te gjithe shoqerise. Pavaresisht faktit qe tani ushtroj nje funksion, ne formimin tim une jam artiste dhe jam shume here me e ndjeshme ndaj te tilla frazash qe jane thene nga i padituri ne drejtimin tim. Nuk mund te mos beja nje padi penale, pasi deklarimet dhe shkrimet e tij kane tejkaluar cdo fantazi dhe shpifja ne drejtimin tim, ne mjedise mediatike dhe publike me ka sjelle nje shqetesim te madh", thote artistja, duke siguruar me tej: "Dua t'i shkoj deri ne fund kesaj ceshtjeje, pasi dua qe te jete drejtesia ajo qe t'i jape pergjigjen e merituar ketyre shpifjeje halucinante bere ne drejtimin tim".

Me celjen e procesit penal, artikullshkruesi duhet te ballafaqohet ne gjykate dhe nese shpallet fajtor, Bulkut i lind e drejta te hape proces civil per te kerkuar demshperblim moral dhe financiar.

Pjesa e shkrimit te Kastriot Myftaraj, ku permendet Rajmonda Bulku

..."Ne romanin "E penguara", te botuar ne 2009-en, Ismail Kadare pohon nje tjeter histori dashurie te tij. Ne roman rrefehet nje histori e vertete, ajo e vajzes se Liri Belishoves (Como), Drita Como. Vajza e cila gjendej e internuar me nenen ne Cerrik, kishte nje shoqe te ngushte ne shkollen e mesme te ketij qyteti, ate qe me pas do te behej aktorja e njohur Rajmonda Bulku. Kjo e fundit e pohoi kete gje publikisht edhe me rastin e promovimit te romanit. Drita adhuronte Ismail Kadarene dhe donte qe ta njihte, por nuk mund te shkonte ne Tirane, se nuk mund te levizte lirisht. Nderkohe, Rajmonda Bulku, e cila fale bukurise se saj kishte filluar qe te luante ne filma, u njoh dhe u miqesua ne Tirane me Ismail Kadarene, dhe i foli per shoqen e saj. Ne roman, shkrimtari Rudian St., i cili ka shkruar romanin "Dimri i suferines se madhe", aluzion i qarte per romanin e Kadarese "Dimri i vetmise se madhe", njihet me nje vajze te re, me emrin Migena, e cila posa ka mbaruar shkollen e mesme dhe kerkon te hyje ne shkollen e Arteve ne Tirane. Ne kete kohe Migena behet e dashura e shkrimtarit, te cilit i flet per shoqen e saj ne province, me emrin Linda B., e cila eshte e internuar. Kur Migena shkon ne province, shoqja e saj i kerkon qe t'i tregoje per shkrimtarin dhe dashurine me te. Qartesisht, pas Migenes qendron Rajmonda Bulku, me te cilen Ismail Kadare u njoh, sic thote vete, kur erdhi ne Tirane dhe filloi te luante ne filma artistike...

Monday, November 7, 2011

Meidani: Kritikat kundër meje në Kongres, retorikë mjerane


Ish-presidenti Rexhep Meidani e cilëson Kongresin e PS-së si kthim me këmbë në tokë, vlerëson riafrimin e figurave të mënjanuara më 2005 dhe shpjegon arsyet e mungesës së tij. “Ftesën-mandat të kongresit ma dha roja e natës e SIGAL-it, kur erdha në shtëpi pas orës 21.00, pra pas promovimin të Blushit”. Zgjedhjet e 2013-it? Nga PS-ja kërkohet një kontribut politik i drejtpërdrejtë, nxitje qytetare dhe mbi të gjitha bashkim.
Intervistoi: Arion Sulo
Një furtunë në gotë uji, e pasuar nga retorika mjerane. Kështu i ka cilësuar ish-presidenti Meidani sulmet kundër shkrimit të tij për 300 mijë vendet e reja të punës, të artikuluara para dhe gjatë Kongresit të PS-së. Në këtë intervistë për MAPO-n, Meidani tregon se arsyeja e mungesës së tij në Kongres lidhet me mbërritjen vonë të ftesës, të cilën e kishte marrë prej rojes së godinës në orën 21:00 të mbrëmjes së premte. Nga ana tjetër, ish-Presidenti e vlerëson përmbajtjen e Kongresit si tradicionale, ose kthim me këmbë në tokë.
Zoti Meidani, Kongresi i djeshëm i PS-së është komentuar këto dy ditë me vlerësime të ndryshme, ndoshta sipas interesit politik të palëve. Rama e quajti më të bukurin; Blushi, kongresin e vetëkorrigjimit; kritikët e Ramës, si mundësi për hapje reale të PS-së; mbështetës të kryetarit, si kongresi që solli programin dhe shtroi shinat drejt pushtetit... Po sipas jush, si mund të cilësohet ky kongres; i bashkimit, i vazhdimit të përçarjes, i kursit të ri, apo... ?
Ndoshta, duke mbledhur pak nga të gjitha. Megjithatë, vlerësimi im është shumë më i thjeshtë – një kalim meteorik nga një lloj besimi me “ngjyrosje mesianike” në atë me përmbajtje deri diku tradicionale, d.m.th. me këmbë në tokë. Kjo edhe pse mbeten aty këtu “shenja mesianike”, si puna e atij pohimit të habitshëm të llojit binomial: “e treta, e vërteta!”...
Kryetari i PS premtoi se do të hapë e bashkojë partinë dhe se asnjë socialist nuk do të përjashtohet. Por nga ana tjetër, kërkoi etikë përfaqësimi nga të zgjedhurit, sepse kritikat për mungesë lirie në PS, siç tha ai, i shërbejnë kundërshtarit politik. Si mund të zbërthehet kjo taktikë; edhe tërheqje edhe sulmi, që të paktën la në të njëjtat pozita tre anëtarët e mendimit ndryshe: Islami, Malaj e Harasani...
Në pluralizëm, një parti politike përfaqëson atë grup vullnetar njerëzish që grumbullohen, organizohen e aderojnë së bashku në një formacion politik, në bazë të disa parimeve të përgjithshme të përbashkëta, pikërisht për të synuar realizimin ose kontrollin e qeverisjen, për të ndikuar në politika publike konkrete apo për të zbatuar disa programe të veçanta. Si bashkime vullnetare individësh, ato mund t’i realizojnë më mirë këta objektiva nëpërmjet fitimit të zgjedhjeve dhe mbajtjes së zyrave publike. Po ashtu, në botën e sotme, partitë politike gjithnjë e më shumë po i largohen disiplinës së dikurshme. Madje, dhe organizimi i tyre, në përputhje me strukturat zgjedhore, po bëhet mjaft i zbehtë. Sidoqoftë, edhe si parti elektorale, ato ruajnë struktura kombëtare (brenda vendit apo në emigracion), struktura në nivel shtetëror dhe ato në nivel lokal. Mbi të gjitha, po ravijëzohet gjithnjë e më qartë një proces decentralizimi në linja të ngjashme me atë të organizimit të vetë pushtetit (qendror e vendor). Vetëkuptohet që përjashtimi në kushte të tilla është krejt pa kuptim, madje tepër i dëmshëm, sidomos kur bëhet fjalë për përfaqësues partie me përvojë të veçantë apo deputetë. Në fakt, gjithçka varet dhe duhet të varet nga angazhimi e vullneti i individit, por dhe interesi konkret i tij. Ndërkohë, “stërkëmbçat” janë gjë tjetër, ata mund të realizohen në mënyra të ndryshme, në kohë të ndryshme, nga drejtuesi i partisë në qendër e bazë apo dhe “entourage”-et e tyre. Problemi bëhet akoma më i mprehtë kur përzgjedhja në drejtim dhe avancimi në karrierë bëhet jashtë kërkesave të meritokracicë, por thjesht përzgjedhje kryetari, larg përgatitjes e përvojës, jashtë parametrave e kritereve cilësore, kapaciteteve aftësore.
Në Kongres ra në sy mungesa juaj, e zotit Nano dhe Andis Harasanit. Cila ishte arsyeja në rastin tuaj?
Pa më të voglën qejf-mbetje, thjesht mund të pohoj se ftesën-mandat të kongresit ma dha roja e natës e SIGAL-it, kur erdha në shtëpi pas orës 21.00, pra pas veprimtarisë së organizuar për promovimin e librit të tretë të B. Blushit, “Shqipëria”, dhe pirjes së një kafeje me miq në “Sheraton”... Madje, atje, si me shaka e përmenda faktin e mos pasjes së një mandati votimi për të nesërmen. Ndoshta, kjo mjaftoi që dikush të informonte për këtë gjë dhe ta nisnin mandatin menjëherë tek adresa ime. Disi si vonë!...
Ndërkohë, ndaj një analize të bërë prej jush para disa ditësh, ku premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës e konsideronit të pamundur, në Kongres pati adresime të forta. Kreu i PS dhe deputetja Kodheli e kanë kundërshtuar argumentin, duke e krahasuar reagimin tuaj me atë të Berishës apo si akuzë (akuza për mashtrim) që nuk mund t’i bëhet familjes politike së cilës i përket. Cili është komenti juaj?
Një ditë para kongresit të PS-së, në shumë kanale televizive u zhvilluan debate politike-ekonomike. Kjo më pëlqeu, madje për këto debate ka nevojë politika e qytetari. Në një mënyrë apo tjetrën, m’u duk se dhe unë kisha dhënë kontributin tim në nxitjen dhe zhvillimin e tyre, nisur dhe nga një shkrim i një dite më parë në gazetën “Panorama”, me titullin tim “A mund të hapen 300 000 vende pune brenda një mandati qeverisës!?...” Pavarësisht “lojës politike-redaktoriale”, apo “zhyerjes” në të zezë të një pjese të materialit në shtypshkronjë (të paktën në kopjet që unë dhe disa miq të mi patën në dorë!), ai mishëronte me germa, me pika e presje të gjithë atë që unë mendoja dhe argumentoja me shifra e llogaritje konkrete për çështjen në fjalë. Pa dyshim, pa pretenduar për një të vërtetë absolute timen. Ama, duke u bazuar në një përllogaritje të përafërt mbi koston e një vendi pune, kosto që në vetvete nuk është çështje retorike politike, por mbi të gjitha një çështje numrash. Çudia e madhe ishte nisja e një furtune në gojë uji kundër këtij artikulli. Për më tepër, deri tani nuk kam ndeshur ndonjë llogaritje konkrete kundërshtuese ndaj asaj llogaritje, por veçse shpalosje politike e retorikë mjerane. Ndoshta, nëse e keni mundësinë ribotoheni këtë artikull, ashtu siç unë e kam dërguar te “Panorama”, përbri intervistës sonë... Sidoqoftë, le të shpresojmë për më shumë kohë e axhustim nga propagandistë-specialistët! Unë arrita në atë përfundim për një kohë të shkurtër, kurse ata, ndoshta, duan më shumë kohë dhe muajt e deri tanishëm nuk u kanë mjaftuar! Veçse po të ishte kaq e thjeshtë, në vende tepër të zhvilluara nuk do të planifikohej një ulje prej 1-2% të shkallës së papunësisë gjatë një mandati, por sa kjo e planifikuara prej PS-së, që lëviz nga afro 30% (lidhur me shifrën zyrtare të forcës së punës prej gati një milion) në atë prej afro 20% (të llogaritur sipas shifrës së dhënë prej PS-së në kongres prej 1.7 milion). Natyrisht, më erdhën në vesh dhe ca “zhurma” të orientuara qartësisht kundër, por kjo nuk përbën për mua një shqetësim. Në fakt, shqetësimi im i vërtetë lidhet (me dashje apo pa dashje) me ngatërrimin partiak të përmbajtjes së konceptit dhe rolit të specialistit me atë të propagandistit, mishërimit në praktikë të tij. Këtu është dhe gabimi, këtu nis paaftësia e inkapaciteti, aty projektohet dështimi! Aq më tepër, që gjatë disa debateve televizive apo përpjekjeje shkrimore, kjo çështje u shfaq në mënyrë të dukshme për përfaqësuesit e partive kryesore, të ftuar si specialistë dhe të shndërruar, si në mjaft raste të tjera, nën urdhrin e njëshit, në thjesht propagandistë. Krejt ndryshe nga analiza aspak partizane e shumicës së përfaqësuesve të shoqërisë civile apo medias neutrale...
Zoti Meidani, në listën e kandidatëve për Asamblenë e PS binte në sy rikthimi i disa ish-deputetëve apo ish-drejtorëve të administratës socialiste, që pas 2005-ës u shmangën dhe u zëvendësuan me njerëz të rinj nga Rama. Si e shihni këtë lëvizje, a sjell kjo më shumë cilësi apo kohezion në opozitën e PS?
Për mua, lidhja shpirtërore dhe përvoja janë domosdoshmëri për realizimin e suksesit të një partie politike. Me të lidhet dhe alternimi i drejtë i brezave dhe balancimi i suksesshëm i tyre. Kjo u deformua tej çdo mase, por tani, qoftë dhe pjesërisht, diçka është kuptuar, ama pas 6-7 vjetëve hallakatjeje dhe orientimi të dezorientuar. Gjithashtu, kërkohet akoma punë për ta kuptuar, se, nga ana tjetër, për një parti politike, në vend të teatrit e skenimit artistik kërkohet bark, shpirt, zemërgjerësi e njerzillëk, mirëkuptim e respekt i ndërsjellë midis anëtarëve, pavarësisht pozicioneve të tyre partiake apo anëtarësisë së thjeshtë....
Problemi i bashkimit të opozitës ka bërë që dy zgjedhjet e fundit të përgjithshme PS-ja me gjithëse partia më e votuar të mbetet në opozitë. Dje përveç ndonjë zëri minor, ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk pati artikulim as për mirë as për keq. Po kështu nuk pati ndonjë platformë të veçantë për aleatët e tjerë. Si e shihni ju këtë sjellje politike?
Ka akoma kohë deri në zgjedhjet e vitit 2013 për të arritur në aleanca, organizime e mirëkuptime konkrete. Veçse, për të arritur aty, PS-ja duhet të riformatojë thellësisht vetveten, jo me artificialitete e teatralitete, por me realizëm, tolerancë e mirëkuptim midis anëtarëve të saj të vjetër apo të rinj. Po aq i rëndësishëm është dhe koncepti i federimit, sidomos kur veçoritë midis palëve janë të dukshme, përfshirë dhe të gjitha forcat politike të konsideruara si të spektrit të majtë apo të qendrës.
Pas prezantimit dhe miratimit të programit politik, lidershipi i PS duket i kënaqur me impaktin që ai ka shkaktuar në opinionin publik. Duket si një film i parë, më 2005 me programin e bujshëm të PD dhe më 8 Maj me premtimet e Bashës. Shumë zëra e vlerësojnë atë si sipërfaqësor, pasi theksojnë problemin e gjetjes së fondeve. Ndërkohë, të tjerët kërkojnë që të mos paragjykohet, por të diskutohet me qëllim pasurimin e përmirësimin. Cili është mendimi juaj për të?
Në gjykimin tim, ai duhet t’i nënshtrohet gjykimit të anëtarësisë së partisë dhe atij popullor, për ta kolauduar dhe përmirësuar. Kjo duhet kuptuar, madje ai sekretar që e quajti të mbyllur këtë punë në kongres, kot mban një detyrë të tillë partiake. Në këtë mënyrë procesi i zhvillimit permanent të programit politik bëhet realist, depërtues dhe kooperues. Aq më tepër që pas pseudo-tezës së gabuar të ndërtimit të programit politik prej bazës, tani duhet të kuptojmë drejt dhe të realizojmë sa më mirë tezën e gjithë pranuar të kolaudimit të programit të hartuar nga specialistët më të mirë prej anëtarësisë së partisë dhe vetë qytetarëve...
Cili do të jetë impakti i këtyre ngjarjeve brenda opozitës nën dritën e zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës?
Shifrat elektorale të deritanishme flasin disi ndryshe, prandaj kërkohet shumë më shumë punë, seriozitet e angazhim, bindje dhe besim. Po ashtu, kërkohet nga PS-ja një kontribut politik i drejtpërdrejtë, një pjesëmarrje institucionale e nxitje qytetare; dhe mbi të gjitha, bashkim, bashkim dhe vetëm bashkim...

Protestojnë topless në Vatikan, policia shpërndan vajza


Aktivistet e lëvizjeve fëministe kanë tentuar të organizojnë sot demonstratën e tyre në sheshin “Shën Pjetri” në Romë. Ndryshe nga protestat e mëparshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Francë përpara shtëpisë së Dominique Strauss-Kahn, në Itali policia ka ndërhyrë duke i shpërndarë vajzat për shkak se ato ishin topless. Tre vajzat ishin vendosur shumë afër hyrjes së selisë së Vatikanit ku po protestonin. 

Claudia Schiffer, një trup për tu patur zili


Claudia Schiffer duket se është e bekuar me gjenet e saj që i sigurojnë një formë perfekte pavarësisht moshës së saj. Këtë e dëshmon edhe në setin e fotove të fundit që publiku mund të shohë dhe ku modelja shfaqet gjithnjë e më në formë. Fotografitë mësohet se janë realizuar nga fotografi Max Vadukul dhe ajo çka duhet të biem dakord është se Schiffer nuk e tregon moshën e saj. Shumë femra më të reja do të kishin zili një trup të tillë. 

Fotot, Imogen Thomas tregon kofshët dhe të brendshmet

Ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së paparacëve që prej pjesëmarrjes së saj në shfaqjen e njohur “Big Brother” në Britaninë e Madhe por asnjëherë Imogen Thomas nuk është treguar bujare me median për të treguar pjesët intime. Këtë herë paparacët e kanë fiksuar teksa argëtohej për festën e Halloween. Modelja britanike ka qenë e veshur me një fustan të shkurër dhe jo vetëm fustani por edhe trupi i saj ishte i ngjyer vende vende me të kuqe si shenja gjaku. Në momentin kur Imogen është ngjitur në makinë fustani është ngritur dhe paparacët kanë festuar. Të brendshmet e Imogen Thomas kanë dalë në pah ashtu sikurse edhe kofshët e saj. Një teprim i Imogen që padyshim i ka reklamuar një pjesë tjetër të trupit. 

Trupi joshës i Olivia Wilde


Në mund të themi se nuk e kemi parë asnjëherë filmin që titullohet “The Change-Up” por gjithsesi nuk do mund të qëndrojmë larg tij pasi të kuptojnë se aty shfaqet edhe Olivia Wilde me linjat e saj joshëse. Në këto foto aktorja tregon format trupore ndërsa një palë të brendshme që mban veshur e bëjnë edhe më tërheqëse. Mbase duhet të përpiqeni ta gjeni filmin për ti hedhur një sy? 

Rama: Të larguarit për çdo arsye nga PS, të ftohen për të diskutuar mbi programin


Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e cilësoi një sukses Kongresin e kësaj force politike duke thënë se ka entuziazëm. “Programi i shpalosur në Kongres nuk është fjala jonë e fundit por hapi i parë në rrugën që ju ofrojmë shqiptarëve. Nga nesër libri i programit do ti shpërndahet organizatave nga Bajram Curri në Konispol. Do nisim kontaktet intensive për të diskutuar mbi programin. Mbledhja e organizatave për diskutimin e programit do të bëhen të hapura”, theksoi Rama. Sipas tij, hapja e diskutimit për programit do të shkojë paralelisht me hapjen e partisë dhe do nisë puna për objektivin e rritjes me 30% të anëtarësisë së PS deri në vitin 2013. “Vet Partia Socialiste duhet të bëhet shtëpia e më shumë shqiptarëve. Të gjithë të larguarit për çdo arsye të ftohen për të marrë pjesë në diskutimet e programit në organizata. Në këto diskutime duhet të ftohen gjithë ata mbështetës, simpatizantë, të reja e të rinj të interesuar për tu bërë pjesë e kësaj familje politike”, u shpreh Rama.“Dua ti propozoj komisionit të ligjeve një hap të ri për nxitjen e procesit legjislativ për projektet që kërkojnë 3/5 e votave. Të dorëzojmë një axhendë të specifikuar pune me rend çështjesh e afatesh siç e kemi propozuar në parim por këtë herë në detaje. Për të mos i lënë më asnjë mundësi palës tjetër që ti ikë përgjegjësive të veta  e ti bishtnojë paktit që kemi ofruar ne e jo një Pazar me ta. Të gjitha komisionet të përshpejtojnë punën për debatin mbi projektbuxhetin 2012”, theksoi Rama.

Agjende e ngjeshur e ekipeve kombëtare

Kombëtarja shqiptare do të luajë më 11 nëntor një ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit. Sfida do të luhet në “Qemal Stafa” në orën 18:00. Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin në datën 6 nëntor dhe do të akomodohen në hotel “Durrah” të Durrësit. Katër ditë më pas, më 15 nëntor do të luajmë ndaj Maqedonisë në Prilep. Lista e lojtarëve, në mungesë të trajnerit është hartuar nga FSHF-ja.

* * *

Kombëtarja e Azerbajxhanit do të mbërrijë në Shqipëri, katër ditë përpara takimit të “Qemal Stafës”, pra në datën 7 nëntor dhe do të akomodohet në hotel “Adriatik”, në Durrës. Programi i tyre parashikon stërvitje në Durrës dhe Kavajë, si dhe një seancë njohëse në impiantin ndërkombëtar të kryeqytetit, më 10 nëntor, ku një ditë më pas do të luhet edhe miqësorja. Në tri ndeshje kundër Azerbajxhanit, Shqipëria ka fituar dy të tilla: 1-0 (Kupa “Rothmans”, 8 shkurt 2000, në Maltë) dhe 2-1 (miqësore, më 17 gusht 2005, në Teheran), si dhe ka barazuar 1-1 (miqësore, 19 nëntor 2008, në Baku).





* * *

Ekipi i Shpresave, tashmë nën drejtimin e Skënder Gegës do të luajë më 10 dhe 14 nëntor kundër Rusisë dhe Portugalisë, dy ndeshje këto të vlefshme për eliminatoret e Euro 2013. Ndeshja kundër Rusisë do të luhet në “Niko Dovana” (16:00). Ekipi rus do të mbërrijë me çarter në Shqipëri më 9 nëntor dhe do të largohet menjëherë pas ndeshjes. Edhe takimi me Portugalinë do të luhet në Durrës, por në orën 19:00.


Portugalia mbërrin në orën 23.55 të datës 12 nëntor dhe do të kryejë stërvitje njohëse në orën 19:00 një ditë më pas. Ekipi ynë do të akomodohet në hotel “White Dreams”, në dalje të kryeqytetit.

Më datë 8 nëntor është parashikuar dhe një ndeshje testuese me Kamzën (15:00) në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Në tri ndeshjet e para nën drejtimin e ish-trajnerit Artan Bushati, Shqipëria U-21 ka arritur një fitore me Moldavinë (4-3, në Korçë) dhe dy humbje me Poloninë (3-0 në Korçë dhe 4-3 në Grudziadz).


Shqipëria U-21 renditet në vendi e parafundit në grupin 6 me tri pikë pas tri ndeshjesh. Grupi ynë kryesohet nga Polonia (7 pikë, 4 ndeshje), Rusia (6 pikë, 2 ndeshje), Portugalia (4 pikë, 2 ndeshje).

* * *

Miqësore U-17, Shqipëri-Kosovë


Shqipëria U-17, e drejtuar nga boshnjaku Xhemal Mustedanagiç, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me homologen e saj nga Kosova. Ndeshja do të luhet, më 17 nëntor në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 14:00. Përfaqësuesja jonë do të grumbullohet në datë 14 nëntor dhe do të akomodohet në hotel “Tropikal”. Seancat stërvitore do t’i zhvillojë në kompleksin e Kamzës.

Vata e pranon: Vllaznia duhet “kolauduar”






Rudi Vata është trajneri i ri i Vllaznisë, duke zëvendësuar kështu Mirel Josën, te shkarkuar pas javës së 6-të, Flamurtari-Vllaznia (1-0) për rezultatet e dobëta; atmosferës jo të mirë të krijuar në rradhët e futbollistëve dhe mungesa e frymes se grupit; pamundësisë së menaxhimit teknik të ekipit si  dhe qëndrimit publik në kundërshtim me objektivat që kishte shpallur shoqëria Vllaznia Sh.a, që administron 9 herë kampionët e Shqipërisë.

Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare (59 ndeshje/5 gola), dhe një nga kandidaturat e përfolura si pasuesi i Josip Kuzhesë, do të drejtojtë për herë të parë një skuadër nga pozitat e trajnerit, duke e nisur këtë aventurë të bukur, por dhe shumë të vështirë me skuadrën ku është formuar si futbollist.

Në fakt, telenovela e zëvëndësimit të Mirel Josës zgjati të paktën dhjetë ditë, ndërsa në vend të ish-kampionit të Tiranës (2003-2004), u komandua ndihmësi i tij, Elvis Plori, që arriti të fitojë 1-0 me Pogradecin në javën e 7-të.

Projekti i Rudi Vatës, tepër ambicioz dhe më kërkesa profesionale, bindi mesa duket drejtuesit e klubit shkodran, të cilën e përzgjodhën agjentin e licencuar të FIFA-s, edhe pse kontaktuan direkt apo indirekt me Sulejman Starovën, Shkëlqim Muçën, Ramadan Shehu, dhe madje një kontakt patën edhe me ish-trajnerin e Skëndërbeut, Shpëtim Duro.

Gjithsesi, me Rudi Vatën që nënshkroi një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, Vllaznia synoi rikthimin e aromës shkodrane në drejtimin e skuadrës.

Në sezonin e fundit, drejtuan malazezi Mojash Radunjoviç, i pasuar nga Mirel Josa, ndërkohë që dy sezone më parë kishin drejtuar Agim Canaj, Roland Luçi dhe Edi Martini.

“E njoh mirë Vllazninë. Është qyteti ku kam lindur dhe kam hedhur hapat e parë karrierën time të gjatë si futbollist. E konsideroj një sfidë speciale”, - tha ish-mbrojtësi i njohur, i cili vitin e kaluar pati dhe një ofertë nga skuadra qipriote, APOEL Limasol.

Vata, i cili në Shqipëri ka veshur edhe fanellat e Dinamos (kampion 1989-1990) dhe Tiranës (kampion 2002-2003), tha se është optimist për atë çka mund të japin kuqeblutë, 9 herë kampionë të Shqipërisë.

“Vllaznia është një skuadër që gjithmonë ka qenë pretendente dhe me objektiva të qarta në të dyja kompeticionet. Ka individë shumë të talentuar, dhe besoj se grupi do të funksionojë”, - theksoi Vata, i cili ka luajtur në Francë, Skoci, Gjermani, Qipro, e madje në Japoninë e largët.

Rudi Vata është edhe themeluesi i “Vata Vision Football Mangament”, si dhe është agjent i licencuar i FIFA-s.

Pas shtatë javëve të para, Vllaznia ndodhet në vendin e gjashtë më 10 pikë, duke pasur një bilanc të dobët për emrin e saj, 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Ndeshja e parë e Vllaznisë me Rudi Vatën trajner do të jetë ajo kundër Bylisit në “Loro Boriçi”, ndaj të cilit paraardhësi i tij, Elvis Plori, barazoi 0-0 në ditën e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë.

Në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia e Vatës do të përballet me Dinamon (23 nëntor). Në dy takimet e para, fitoi 4-2 me Elbasanin në “Ruzhdi Bizhuta” dhe barazoi 0-0 me Bylisin në “Loro Boriçi”.

Rudi Vata është trajneri i tretë zëvendëues në tetë javët e para, që do të drejtojë një klub të Superligës gjatë këtij sezoni.


Çeku Stanislav Levi zëvendësoi Shpëtim Duron në bankinën e  Skënderbeut pas javës së 4-t, ndërkohë që Eqerem Memushi pasoi Përparim Daiun në stolin e Tomorit, po pas kësaj jave.

Gjithsesi, te Apolonia, në protokollin e ndeshjes, nga java e 4-t,  trajner njihet Dhimitër Papaçiu, pasi Stavri Nica është pezulluar nga drejtimi i skuadrës për një periudhë tremujore.


SEZONI 2011-2012
NDESHJET E VLLAZNISË



Java 1     Vllaznia-Laçi        3-1
Java 2    Kamza-Vllaznia         1-0
Java 3    Vllaznia-Teuta        3-1
Java 4    Kastrioti-Vllaznia    2-1
Java 5    Vllaznia-Tirana        2-2
Java 6    Flamurtari-Vllaznia    1-0
Java 7    Vllaznia-Pogradeci    1-0

Bilanci: 7 ndeshje, 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, 10 pikë


Lëvizjet e sezonit 2011-2012


TOMORI
Përparim Daiu (java 1-4), Eqerem Memushi (nga java e 5-të)

SKËNDERBEU

Shpëtim Duro (java 1-4), Stanislav Levi (nga java e 5-të)

VLLAZNIA

Mirel Josa (java 1-6), Elvis Plori (java e 7-të), Rudi Vata (nga java e 8-të)

APOLONIA
Stavri Nica (në bankinë nga java 1-3), Dhimitër Papuçiu (në bankinë nga java e 4-t)

KONFIGURIMI AKTUAL I BANKINAVE

Tirana        Hulian Rubio (spanjoll)
Teuta            Hasan Lika
Kastrioti        Ramadan Ndreu
Flamurtari        Edmond Lutaj
Laçi            Nevil Dede
Shkumbini        Kristaq Mile
Bylis         Naxhi Shensoj (kosovaro-turk)
Vllaznia        Rudi Vata
Pogradeci        Ylli Çekiçi
Skënderbeu        Stanislav Levi (çek)
Apolonia        Stavri Nica
Tomorri        Eqerem Memushi
Kamza            Ernest Gjoka
Dinamo        Faruk Sejdini
KUPA E SHQIPERISE

GRUPI D
Vllaznia, Bylis, Dinamo, Elbasani

18 tetor
Bylis-Dinamo        2-1
Shënues: Dimo 31’ (p), Xhafa 54’/ Shehu 87’
Elbasani-Vllaznia     2-4
Shënues: Halilaj 77’, Olatunji 90’/ Vajushi 42’ (p), Sukaj 65’, 75’, Djepaxhia 81’

26 tetor
Vllaznia-Bylis 0-0
Dinamo-Elbasani 1-2
Shënues: Lala 78’/ Gava 38’ (P), Tafani 73’

23 nëntor
Dinamo-Vllaznia
Bylis-Elbasani

30 nëntor
Vllaznia-Dinamo
Elbasani-Bylis

14 dhjetor
Dinamo-Bylis
Vllaznia-Elbasani

21 dhjetor
Bylis-Vllaznia
Elbasani-Dinamo

RENDITJA
1. Vllaznia     2    4
2. Bylis        2    4
3. Elbasani    2    3
4. Dinamo        2    0

Sunday, October 30, 2011

Shkrihen akujt Rama-Blushi, takimi 2-orësh pranë selisë së PS-së

SHKRUAN: Fejzi Braushi 
Një javë para Kongresit të 5 nëntorit, lideri i PS-së, Edi Rama, dhe deputeti Ben Blushi qëndrojnë rreth 2 orë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Takimi, mesazh bashkimi para kongresit, por edhe për qëndrestarët e LMN-së. Projekti për një rol më aktiv të Blushit në PS, ku nuk përjashtohet rikthimi si kreu i grupit parlamentar
Në kongresin e 5 nëntorit kreu socialist Edi Rama do të shkojë me një “kundërshtar” më pak. Pas më shumë se dy vite marrëdhëniesh politike të ngrira, kreu socialist ka mundur të “thyejë akujt” me Ben Blushin dhe dje për gati dy orë kanë biseduar bashkë në kafen pranë Partisë Socialiste. Takimi ka qenë “kokë më kokë” dhe duket se më shumë se, çështjet e diskutuara gjatë tij, rëndësi i është kushtuar mesazhit të “paqes”, përcjellë për socialistët, përfshi këtu edhe atyre zërave kritikë në kupolën rozë, në këtë prag-kongresi. Burime pranë protagonistëve pohojnë se nuk përjashtohet mundësia që në këtë takim informal dy figurat kryesore të PS-së të kenë biseduar edhe për një rol më aktiv të Ben Blushit në PS.
Takimi
Pas një sërë tentativash afrimi, të ndodhura larg syve të publikut me ndërmjetësimin edhe të figurave të tjera të PS-së, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe ish-kryetari i grupit parlamentar të kësaj force Ben Blushi kanë vendosur dje që të takohen publikisht. Takimi i tyre ka zgjatur rreth dy orë dhe ai është zhvilluar pa praninë e individëve të tretë. Për rrjedhojë dhe informacioni mbi tematikën e bisedës ka qenë i vështirë të merret. Megjithatë, njerëz të afërt pranë dy drejtuesve të lartë socialistë kanë mundur të zbulojnë disa detaje dhe qëllimin e këtij takimi. Mësohet se jo pa qëllim, për t’u takuar ata kanë zgjedhur një vend tepër të rrahur nga mediat dhe nga mbështetësit socialistë, siç është lokali “Austria”, ngjitur me selinë rozë. Arsyeja duket se qëndron te mesazhi i bashkimit, që u përcillet 1 javë para Kongresit socialistëve, si për të vënë në dukje se ai nuk mund të shërbejë për të përkeqësuar situatën brenda radhëve të PS-së. Por më shumë se për këdo tjetër, ky mesazh duket se ka qenë për tre “qëndrestarët” e Lëvizjes për Mendim Ndryshe, Arben Malaj, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, të cilët kohët e fundit kanë ndërmarrë dhe një tur në bazë për demokratizimin e partisë. “Mesazh për 3 mosketierët, që kanë ngelur pa D’Artagnianin”, - e kanë komentuar këtë takim njerëz në PS, duke lexuar në të mesazhin e bashkimit të dy prej figurave kryesore në PS. Megjithatë, burime të tjera kanë konfirmuar se nuk përjashtohet mundësia që në këtë takim të jetë biseduar edhe për një rikthim të Blushit në pozicionin e tij të mëparshëm, atë të kreut të grupit parlamentar, megjithëse zëra për një gjë të tillë kanë kohë që qarkullojnë në selinë rozë. Mësohet se situata aktuale politike, si dhe mesazhi që duhet të përcjellë Kongresi dhe rinovimi i strukturave drejtuese të PS-së që do të pasojë atë, kanë qenë gjithashtu objekt i bisedës së tyre.
Marrëdhëniet
Kjo është dalja e parë publike e Edi Ramës me Ben Blushin, që pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur dhe nisi një përplasje e gjatë e në distancë mes tyre. Fill pas zgjedhjeve parlamentare të atij viti, ende pa dalë rezultati përfundimtar, Blushi nxitoi të pranojë humbjen e PS-së, ndërsa nuk ngurroi të kërkojë dhe zbatimin e normës statutore për dorëheqjen e Ramës, çka ky i fundit e bëri, por duke rikandiduar sërish në një kongres të kritikuar ashpër në atë kohë nga Blushi dhe deputetët e tjerë të LMN-së, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani dhe Marko Bello. Madje, në atë kohë Blushi shfaqi dhe ambicien për të konkurruar për kreun e partisë, por nga e cila hoqi dorë shumë shpejt, pas vendimit të Ramës për të rikandiduar. Më pas, marrëdhëniet vijuan të ishin të ngrira, ndërsa përplasja mes tyre vazhdoi në distancë nëpërmjet deklaratave dhe debatit publik. Blushi dhe mbështetësit e tij brenda grupit parlamentar nisën në atë kohë dhe një tur në bazë, ndërsa u vetëquajtën si “Lëvizja për Mendim Ndryshe”. Por pas disa takimesh, Blushi do të tërhiqej në heshtje, ashtu si dhe Marko Bello nga ana tjetër, ndërsa Malaj, Harasani dhe Islami do ta vijonin betejën e tyre deri në këtë moment.

Gegnishtja, gjuha e përdhunueme, standardi nuk e bashkon popullin e përçan

Marian Z. Shestani
Gegnishtja asht problem gjuhësor i unitetit të kombit, për aq sa i takon gjuhës të jetë. Si dukunia ma kryesore dhe evidente e identitetit të kombit. Dhunimi i randë i gegnishtes në Standardin e 1972-shit, deri në mohim e perjashtim të plotë të saj, ja, ky asht problem gjuhësor i unitetit të kombit. Dhe jo shmangjet dhe mosrespektimi fanatik i atij standardi që, ma në fund, duhet me u kuptue e me u pranue se nuk mundet me qenë Standard perbashkues, pa praninë e mjaftueshme e të domosdoshme të shumë elementeve të gegnishtes, të cilat atij, padrejtësisht e fatkeqësisht i janë mohue. Pa praninë e këtyne elementeve, në ato permasa që imponohen shkencërisht e sociolinguistikisht, konsensusi gjuhësor i kombit nuk ka me gjetë kurrë prehjen e nevojshme, të domosdoshme e jetike per një komb. Siç nuk po gjen prehje në vazhdimësi ende sot, kur problem i Standardit të pakonsoliduem, ky “organ” që nuk po pranohet të “transplantohet” në trupin gjuhësor të shumicës së shqiptarëve, bahet shkas me ngacmue ndjeshmënitë e tyne, edhe nga nivele të ndryshme të politikës, deri tek presidenti i Republikes, që aq shumë po komentohet, tue mbjellë kështu përçamje ndër shqiptarë. Në të tilla raste, kur nga keqdashës që i fryjnë ernave të përçamjes, spekullohet me ndryshimet dialektore, të Urtit e politikës e të shoqnisë, vendas e të huej, keshillojnë e kërkojnë të gjindet e të perdoret gjuha e bashkimit. Po cila asht kjo gjuhë? Në aspektin politik e social kjo do të thotë të gjinden urat e komunikimit që bashkojnë dhe të hiqet dorë prej asaj gjuhe që ngrejnë mure ndamjeje. Në rrafsh gjuhësor kjo kërkesë asht e lidhun, jo me diktatin e dhunshëm me respektue një standard të parespektueshem, por detyrimisht me konsensusin e vërtetë e gjithëpërfshirës për standardin gjuhësor. Ky asht kusht kryesor e vendimtar. Shqipja e dy dialekteve me aq pak ndryshime e ka plotësisht të mundshëm realizimin e një standardi konsensual e gjithëpërfshirës. Ai kërkon vetëm respektimin rigoroz të kritereve shkencore për me ba të mundun atë shkrimje, atë koine gjuhësore që thuhet e që duhet realisht të realizohet. Çdo rrugë tjetër e dhunshme ka me lanë gjithmonë problemet hapët e përmes tyne shkaset e spekullimeve e të përçamjes. Babagjyshët e baballarët e gjuhësisë shqiptare, që nga ata që punuen së hershmi në mugujt e Mesjetës për gjuhën shqipe, Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani, me synimin e shejtë për “nëse dashunit të botës sane” e deri tek pasuesit e tyne dinjitozë, Da Leçe, Kristoforidhi, Fishta, Gurakuqi, Mjeda, Kruja, Rrota, Xhuvani, Cipo, Dizdari, Xanoni, Cabej, Ashta, Pipa, Camaj, Riza, Domi, Demiraj, Kastrati, Podgorica, e në vazhdimësi të traditës së madhe gjuhësore shqiptare, gjeneratat ma të vona, Topalli, Beci, Luka, Ismaili, Osmani, Gokaj, Kotrri e të tjerë punuen shumë me e naltue gjuhën shqipe dhe gjithë elementet përbasë të saj në nivele që të konvergojnë në atë koine e standard ma përfaqësues e gjithëpërfshise, ma shkencor e të pranueshëm për shqiptarët. A nuk e provojnë ma së miri këtë përpjekjet dhe evenimentet e mëdha e të randësishme të këtyne dashamirësve të gjuhës shqipe si Kongresi i Manastirit, Shoqnia “Bashkimi”, ajo “Agimi”, Komisia Letrare e Shkodrës, përpjekjet për shkollën shqipe e botimet e shumta për to? Janë të shprehuna e të njoftuna qëndrimet dhe ekzigjencat shkencore të Xhuvanit e Çabejt e të shumë gjuhëtarëve të tjerë për problemin e standardit gjuhësor, deri në fillimin e viteve ’60. Por mbas këtyne viteve këto qëndrime u nëpërkambën, tue i imponue dhunshëm atyne kriteret politike të atij Kongresi politik të 1972-shit, që la mbas vetes problem ende të pazgjidhuna, por që detyrimisht diktojnë nevojën e ndryshimit. Asht e pafalshme që shekuj ma parë e deri në vitet ’60 të shekullit të 20-të këto gjuhëtarë e dashamirë të gjuhës, të kenë qenë ma të qartë për domosdoshmëninë e përcaktimit të drejtë dhe të zbatimit rigoroz të kritereve ma të qensishme për standardin e gjuhës shqipe, se sa ata të organizmave gjuhësore të katër dekadave të shtetit komunist që e politizuen problemin e standardit. Për një gjuhë dhe standard që i bashkon shqiptarët dhe jo për një që i ndan e i përçan ata. Nëse nuk ndiqen e nuk respektohen kriteret e vërteta shkencore dhe ligjet e evoluimit të gjuhës, për një rishikim e pasunim të standardit, ai ka me mbetë gjithmonë shkas problematikash të atilla që pengojnë probleme kapitale e jetike të bashkëjetesës së një kombi. Nuk mund të jetë standard i gjuhës shqipe ai Standard i 1972-it, standard që vetë ai nuk respektoi atë bazë shkencore që reklamoi që të jetë: një bashkëveprim ndërdialektor, një koine “sui generis” i shqipes, të cilin përkundrazi, dhunshëm e në diktat politik e devijoi dhe e mashtroi. Ai Kongres politik nuk qe eveniment i unitetit gjuhësor, siç u reklamue e siç rezultoi e po rezulton të jetë, por instrument përçamjeje. Asht fakt se edhe sot, mbas 40 vitesh të atij standardi, ka kaq shumë prova se ai nuk u ba dhe nuk mund të bahet trupi i vetëm e unik i gjuhës së të gjithë shqiptarëve. Ai kështu nuk mund të jetë kurrë faktor uniteti, kur 5/7-tat e shqiptarëve janë gegë, të privuem nga elementet pandashmërisht të ndashme nga gjuha e tyne e nanës. Ai standard ka shmangë ekzigjenca të pashmangshme shkencore e sidomos vlera e pasuni të pakontestueshme e të papërjashtueshme që dialekti gegë ka e ruen në fondin e tij tue lanë jasht standardit fenomene e elemente të tilla gjuhësore si paskajorja, kuantiteti i zanoreve, nazalizmi, konotacioni e muzikaliteti i zanoreve të zashme gege, dikur fenomene të përbashkëta të mbarë shqipes, këta e të tjerë fenomene gjuhësore si problem i rotacizmit, apo pasunia e vlertë e leksikut dhe frazeologjisë gege, në vend që, me prezencën e tyne në standard ta pasunonin gjuhën e shkrimit, me shmangjen e përjashtimin e tyne, e kanë vorfnue dhimbshëm atë. Thuhet rëndom nga establishmentet konservatore të standardit se ata, ndonëse gjuhëtarë të pregatitun, nuk pranojnë çuditnisht evoluimin e pasunimin e gjuhës, siç po ngjet sot me sociolektin, këtë dëshmi prezente në stadet e sotme të migrimit të shqiptarëve në qytetet e mëdha të vendit. Standardi ekzistues, ashtu siç ka marrë ata shumë pak elemente të gegnishtes, siç janë emnat e tipit mësues, rrenues, lavrues e jo mësonjës, rrënonjës, lavronjës. Nuk kërkohet e nuk bahet fjalë me ngritë shkodranishten në standard, por me pasunue standardin me vlera të mbarëgegnishtes së lavrueme aq bukur nga modelet ma të mira të Mjedës, Camajt e shumë të tjerëve. Thuhet se me prekë standardin preket uniteti i kombit. Asht e kundërta, standardi, tue përjashtue shumë elemente të vlerta të së folmes së shumicës së shqiptarëve, ka prekë unitetin në një komponente të randësishme, në të folmen ma të përgjithshme. Nuk mund të jetë standard përbashkues ai që asht ngritë mbi kritere politike, por vetëm ai që respekton kriteret shkencore e ma përfaqësuese të gjuhës së një kombi. Kujtojmë se Çabej e Xhuvani patën thanë se na bajmë gjuhë për të mirën e gjithë shqiptarëve, që donte me thanë se ky kriter duhet respektue. E këtu mund të shtojmë edhe faktin se, disa nga vlerat e ruejtuna të gegnishtes janë provat e mëdha të përkatësisë indoeuropiane të gjuhës shqipe, ashtu siç janë edhe vlera, mbi të cilat, tue rrëmue përtej mureve të shkrimit, po kontribuohet shkallë-shkallë e gradualisht edhe në zbardhje të mjaft dukunive të prehistorisë së popujve. Gegnishtja asht trashiguesja ma besnike e vazhdimësisë gjuhësore të shqipes, që ka ruejt elemente të vjetra e të vlerta, shumë prej të cilave e pasunojnë e do t’i jepnin edhe ma shije gjuhës së sotme shqipe. Për me i përfshi shumë prej tyne në një standard të rishikuem e të pasunuem që, së bashku me elemente të standardit ekzistues, me plotësue disa nga elementet e vlerta e të bukura që ajo ka humbë rrugë së shekujve. Me të tilla vlera gjuha shqipe studjueme në thellësi të kohës rezulton se afrohet ma shumë me gjuhët klasike ballkanike, tue u shndërrue kështu në objekt ma të vëmendshem studimi në historinë gjuhësore të popujve indoeuropianë.
Konferenca shkencore mbarëkombëtare e Durrësit,e organizueme në dhetor 2010 nga Qendra e Studimeve Albanologjike, ishte një përpjekje e parë e randësishme për trajtimin shkencor jasht politikës të problemeve të standardit gjuhësor, nga gjuhëtarë të paimplikuem e të paindoktrinuem politikisht. Ajo mori në shqyrtim probleme të evoluimit e të pasunimit të standardit të shqipes, mbi bazë të ligjësive të zhvillimit të saj. U evidentuen aty jo pak inkonsekuenca të vetë standardit, si dhe mjaft realitete gjuhësore që koha tashma i ka kapërcye e që kërkojnë pasqyrim në standard. Mendojmë se Konferenca e Durrësit ishte një fazë e parë e suksesshme që i paraprinë stadeve të tjera të veprimtarive shkencore në të mirë të pasunimit e perfeksionimit të standardit të shqipes. Për ta vendosë atë në baza ma shkencore e për të realizue një gjuhë vertetë të njësueme. Njësia e përdhunueme, pa bazë shkencore nuk bashkon, por vetëm ndanë. Ne duhet me synue e me punue për me e kapërcye natyrshëm ketë moment të zhvillimeve tona gjuhësore, në të mirë të unitetit të kombit, përmes një gjuhe realisht të njësueme.
Në zhvillimet socialpolitike e kulturore, e vërteta historike ka randësi parësore për themelet e një kombi. Vetë ajo asht bazament i vlerave të qëndrueshme të kombit. Në fushën e gjuhës, ligjësitë e zhvillimeve gjuhësore e respektimi i tyne, përbajnë të vërtetën e historisë saj. Ata detyrimisht duhen përfillë e respektue. Nëse e duem kombin tonë vërtetësisht të bashkuem, të riparojmë sa ma parë padretësitë historike që janë ba me standardin. Janë këto padrejtësi që mbajnë të tejzgjatuna perçamjet e çdo të keqe tjetër që rrjedh prej tyne. Kërkohet ma në fund drejtësi historike. Standard pa standard nuk ka. Një standard i pasaktë e përjashtues vlerash, nuk asht standard. Pa kritere shkencore e pa riparue padrejtësitë historike, që i janë ba padrejtësisht, nuk ka standard. Kambëngulja e establishmentit konservator për me ruejtë të paprekur standardin ekzistues, pa e pasunue atë me vlerat që padrejtësisht i janë mohue e pa perfillë vlerat që sjellin ligjësitë e evoluimit të gjuhës, një kambëngulje e tillë antishkencore pra, nuk ka me ba gja tjetër veçse ka me mbetë një mallkim përçasë e kurrë përbashkues. Nuk asht fatalitet ky, asht realitet katërcipërisht i provuem për ata që duen me pa. Dhuna impunuese e diktaturës, nuk mund të gëlltitet ma në demokraci. As sot e as mot. Nuk mund të vazhdohet ma me përjashtimin nga standardi të vlerave të qendrueshme e të pazevendësueshme të gegnishtes.

Pirja e alkoolit rrit shanset për të mbijetuar nga një sulm në zemër

Tiranë, 30 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Femrat, të cilat dëshirojnë të shijojnë një pije të përditshme, qoftë një gotë verë, mund ta gëzojnë atë duke ditur se është duke ndihmuar zemrën e tyre, pretendojnë studiuesit.

Studimi është bërë i mundur nga Shkolla Harvard Medical, është përqendruar në më shumë se 1000 gra dhe është botuar në Gazetën Amerikane të Kardiologjisë, duke aprovuar në këtë mënyrë faktin se, alkooli mund të nxisë shëndetin e zemrës.

“Një e dhënë interesante është se, ne nuk shohim dallime në mes llojeve të ndryshme të pijeve.”- tha kreu i studimit, Joshua Rosenbloom.

Studiuesit anketuan më shumë se 1.200 femra në spital, të shtruara për shkak të një sulmi në zemër. Ata bënë pyetje rreth asaj se ç’sasi të alkoolit kishin konsumuar zakonisht, si edhe pyetje të tjera shëndetësore, në lidhje me ecurinë e jetesës së tyre.

Pas të paktën 10 vite studimi, ekipi zbuloi se 44 nga çdo 100 gra, të cilat nuk kishin përdorur alkoolin, ndërruan jetë.

Kjo krahasuar me 25 në 100 femra, të cilat kishin konsumuar pije të lehta alkoolike, si edhe 18 nga çdo 100 gra, të cilat kishin konsumuar pije të rënda alkoolike.

Kjo do të thotë se, personat të cilët konsumojnë alkool kanë një shans 35 për qind më të ulët për të ndërruar jetë, pas një sulmi në zemër, në krahasim me ata që nuk pinë kurrë alkool.

Pavarësisht studimit dhe të dhënave të pretenduara, NOA nuk promovon pirjen e alkoolit dhe as e stimulon atë.

a.k/NOA