Tuesday, April 9, 2024

“Piranja” Eglantina Zere, 7 vite bëri kërdinë me të ardhurat e parkimeve; SPAK e la të lirë

 


Në gusht 2023 kur u emërua Drejtoreshë e Pastrim-Gjelbërimit të Tiranës, ajo i shkarkoi të gjithë punonjësit dhe i riktheu brenda 24 orësh kundrejt gjobës 300 Euro për punonjësit e 500 Euro për përgjegjësit, ndërsa firmave private u zhvaste 1000 Euro në muaj...

Në grupin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, të arrestuar e me masë “Detyrim paraqitje”, për marrje tenderësh nga sektorët që drejtonin vetë dhe nëpërmjet sektorëve të tjerë, është dhe Eglantina Zere, Drejtoreshë e Përgjithshme e Pastrim-Gjelbërimit të Tiranës.

Egla e famshme e Bashkisë- Tiranë, në gusht 2015 u emërua krye këshilltare e Erjon Veliajt, ndërsa prej muajit korrik 2016 e deri në gusht 2023 ka qenë drejtoreshë e “Tirana Parking”.

SPAK e ka marrë nën hetim drejtoreshën për korrupsion me 5 tenderë dhënë drejtorëve të arrestuar, por mbështetur në provat që ka mbledhur BKH gjatë hetimit 8 mujor, rezulton se ajo ka bërë kërdinë me të ardhurat e parkimeve në Tiranë.

Referuar provave zyrtare, krye hajdutja Eglantina Zere duhej të ishte e arrestuar,  por SPAK nuk kërkoi masë arresti në burg për të; dyshim që po qarkullon në Bashkinë e Tiranës, se për mos arrestimin e saj ka ndikuar një dorë e fortë pushteti e përlyer me të.

Më pikënisje Raportin Nr. 161, datë 18.01.2019 të KLSH në “Tirana Parking”, hetuesit  e BKH kanë kaluar në skaner aktivitetin financiar të “Ardhura-Shpenzime-Fitime” të parkimit në Tiranë për periudhën shkurt 2016-korrik 2023, kur ka drejtuar drejtoresha nën hetim, Eglantina Zere.

Ekipi i KLSH, konstatoi se  “Tirana-Parking”, në vitet 2017-2018 ka arkëtuar vetëm 30% të të ardhurave faktike, ose 40% të planifikimit nga Bashkia e Tiranës, që janë 9.3 milionë Euro vjedhje, me persona përgjegjës drejtoreshën Eglantina Zere si titullare dhe Shefin e Financave të “Tirana-Parking”, Amarildo Muça si nëpunësi autorizuar për administrimin e të ardhurave.

Por në vend që Eglantina Zere të shkarkohej e kallëzohej penalisht, ajo forcoi aq shumë pozitat në kupolën e Bashkisë-Tiranë, sa për të fshehur dhe lejuar vazhdimin e vjedhjeve të saj. Planifikimi i të ardhurave nga parkimi për vitet 2019-2020, u bë sa 30% e të ardhurave reale, aq sa kishte deklaruar e arkëtuar drejtoresha Eglantina Zere në vitet 2016-2018.

Sipas të dhënave, vjedhja e të ardhurve ka vazhduar gjatë viteve 2021-2023 dhe gjatë vitit 2024, duke planifikuar 33% të të ardhurave reale nga parkimet, shifër që Eglantina Zere e pasqyronte në bilance false dhe e deklaronte si zbatim 100%, për të krijuar përshtypjen se nuk ka vjedhje.

Në territorin e Bashkisë së Tiranës ka 2 kategori tarifash: Parkim me kontrata, planifikuar 1.7 milionë Euro në vit; dhe parkim me bileta të planifikuar 5.1 miliardë lekë në vit; kur të ardhurat faktike janë 3 herë më tepër, mbështetur në fizibilitetin e 129 segmenteve rrugore, 2 bulevardeve, 197 shesheve, 1890 shesh-pushimi mes blloqeve të banimit dhe parkingu nëntokësor.

Një nga mashtrimet që ka përdorur Eglantina Zere, për të fshehur vjedhjet, është ky: në 4 zona parkimi të territorit të Tiranës, ajo ka deklaruar sikur 65%-75% të mjediseve të këtyre zonave parkimi është falas, kur vetëm në 12% të mjediseve ka parkim falas.

Pas arrestimit të drejtorëve, në SPAK ka shkuar dhe ky denoncim: Në gusht 2023 kur Eglantina Zere u emërua Drejtoreshë e Pastrim-Gjelbërimit të Tiranës, i shkarkoi të gjithë punonjësit dhe nëpërmjet sekserit A. Muça, i riktheu brenda 24 orësh kundrejt gjobës 250 Euro nga punëtorët dhe 500 Euro nga përgjegjësit, ndërsa firmave të pastrimit u zhvaste 1500 Euro në muaj.

Do vijojmë, me pasuritë që Eglantina Zere, nën hijen e atyre që e mbajnë si “kanakare”, ka marrë banesa sociale në kulla si e pastrehë dhe apartamente e lokale me emra të tjerë, në pallatet e ri-ndërtuar në Tiranë e banesa në Farkë- Mullet- Petrelë, si gjoja të dëmtuar nga tërmeti./Pamfleti

Pjesë e dosjes "5D"/ Kush është Eglantina Zere, e ‘përkëdhelura” e Bashkisë Tiranë që është pasuruar me paratë e korrupsionit!
Zere, një nga të ‘përkëdhelurat’ e bashkisë së kryeqytetit më parë ka qenë në krye të Tirana Parking. Poste këto që ajo i ka shfrytëzuar për të grumbulluar një pasuri me vlerë të konsiderueshme, që ligjërisht nuk arrin ta justifikojë.

“Zjarri” i SPAK në Bashkinë në Tiranë, nxori zbuluar vjedhjet galoponte që janë bërë vitet e fundit.

Një nga personat e dosjes “5D”, e përfshirë në skemën korruptive bashkë me ish-drejtorë dhe ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë është Eglantina Zere.

Ajo u ndalua dje me kërkesë të SPAK për vjedhje dhe korrupsion në tenderë. Zere për të cilën GJKKO vendosi masën ‘detyrim paraqitje’ mbante postin e drejtoreshës në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit.

Zere, një nga të ‘përkëdhelurat’ e bashkisë së kryeqytetit më parë ka qenë në krye të Tirana Parking.

Poste këto që ajo i ka shfrytëzuar për të grumbulluar një pasuri me vlerë të konsiderueshme, që ligjërisht nuk arrin ta justifikojë.

Burime për ‘Pamfletin’ bëjnë me dije se Zere e ka fshehur ‘thesarin’ e vjedhur nga puna në bashki nëpërmjet palëve të treta.

Kujtojmë që Zere mospajtimet me ligjin i ka të kahershme. Në një raport të ILKDPI në vitin 2016, ajo ishte në listën e zyrtarëve që nuk kanë deklaruar pasurinë brenda afatit.

Asokohe drejtoreshë në Bashkinë Tiranë, Zere është gjobitur me 100 mijë lekë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit te Interesit.

Hetimi i SPAK si drejtoresha Zere ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Janë mbledhur provat e nevojshme që provojnë faktin se shtetasja Eglantina Zere në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja Eglantina Zere ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor Muhametllari, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.”, njoftoi dje SPAK për Zeren./ Pamfleti

No comments: