Thursday, April 11, 2024

Nuk është meme/ Alibeaj: Vetëm unë dhe Luzim Basha po e mbrojmë SPAK-un


 Enkelejd Alibeaj, përfaqësuesi i grupit të deputetëve të Lulzim Bashës, deklaroi se vetëm ata po e mbrojnë SPAK-un nga sulmet që po i bëhen Prokurorisë së Posaçme nga ajo që ai e konsideroi si “politika e vjetër”, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e Rithemelimit.

Alibeaj dukej i keqardhur që Gazmend Bardhi vendosi që të rikthente në grupin parlamentar demokrat deputetët e përjashtuar më herët nga Lulzim Basha.Për Alibeaj, kërkesa e Bardhit për bashkimin e deputetëve dhe miratimi nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, përbën një akt që tregon “pazaret” mes grupimeve më të mëdha në Kuvend.

Sipas tij, vendimi i mëparshëm i Bashës për përjashtimin e një grupi të konsiderueshëm deputetësh nga grupi opozitar ishte një vlerë e shtuar për parlamentarizmin, në përpjekjet për luftën kundër korrupsionit.

No comments: