Sunday, January 26, 2014

GJYQI USHTARAK QE PRISHI PERFUNDIMISHT MARREDHENIET ME SHBA,


Dossier nga Uran Butka
Instalimi e diktaturës komuniste në Shqipëri ishte një proces  politik dhe ushtarak i dhunshëm dhe   i përgjakshëm, që nisi qysh gjatë Luftës NÇ, (kujto Kongresin e Përmetit, 24 maj 1944, ku u hodhën themelet e diktatures) dhe u formësua  në vitet e para të pasluftës në një shtet  totalitar , monopartiak, me ne krye vetëm PK, me organet e tmerrshme të diktaturës, veçanërisht Sigurimin famëkeq të shtetit, me ekonomi të mbyllur, inproduktive e të centalizuar, me pronë
gjithështetërore e kolektiviste dhe të drejta e liri të munguara e të dhunuara.
Me zgjedhjet jodemokratike të 2 dhjetorit 1945 dhe shpalljen e Kushtetutës të RPSH (1946), u mbyll çdo shteg e mundësi
për liri  e të drejta demokratike, pluralizëm politik, drejtësi e paqe sociale dhe marëdhënie  me Perëndimin.
Krijimi dhe funksionimi, qysh në fund të vitit 1944 dhe në vazhdim, i  gjyqeve ushtarake në çdo qendër rrethi e prefekture, sidomos në Tiranë, sipas përvojës ruso-jugosllave, bënë që të priteshin më shumë koka “armiqsh” sesa vetë lufta civile 1943-1945. Ishin një zgjatim i saj.
Duke filluar nga viti 1944 nisën gjyqet e bujshme ushtarake të drejtuar nga ish partizanët, me parrullën “Drejtësia levë e partisë”, kundër personave  civilë:  nacionalistëve e demokratëve që kundërshtuan  komunizmin (gjyqi special),  kundër opozitës së parë demokratike shqiptare “Bashkimi demokratik”  që kërkonte vendosjen e një rendi demokratik, pozitë-opozitë , zgjedhje të lira dhe  të drejta e liri politike në Shqipëri,   kundër grupit të deputetëve opozitarë që kundërshtuan vendosjen e një regjimi totalitar, kundër “agjentëve angloamerikanë”, sabotatorëve, klerit  reaksionar, et,  etj
Politika staliniste e shfarrosjes e partisë-shtet dhe  sidomos  gjyqet ushtarake që shkuan në gijotinë  elitën e kombit, asgjësuan të djathtën shqiptare  dhe bluan në mokrat e luftës së klasave një popull të tërë.U burgosën, u pushkatuan, u varën në litar, u internuan në kampe përqëndrimi me mijra intelektualë properëndimorësi si Musine Kokalari, Sami Qeribashi, Qenan Dibra, Sheh Ibrahim Karbunara, Gjergj Kokoshi, Shefqet Beja, Riza Dani, Sulo Klosi, Riza Alizoti, Abdyl Kokoshi, Dom Ndre Zadeja, etj.  E.Hoxha bënte thirrje nga tribuna e Kuvendit Popullor  për të luftuar pa mëshirë borgjezët, kundërshtarët politikë, opozitarët, deputetët demokratë, intelektualët që i quante armiq. “Me armikun s’ka kompromis, s’ka mëshirë.. Vetëm kështu do të forcohet atdheu, do të fuqizohet demokracia jonë popullore” [1]
Krahas instalimit të  diktaturës staliniste, si reagim kundër saj,  u demonstrua një rezistencë fillimisht politike e me mjete demokratike, mandej, kur u konsumuan ato,  edhe një rezistencë popullore me armë. Lëvizjet antikomuniste me armë nisën qysh në dhjetor të vitit 1944 dhe vazhduan për gati 10 vjet, kulmuan me lëvizjen e Malësisë së madhe dhe të Postribës( 1945-1946), lëvizja e luftëtarëve të lirisë deri në vitin 1954, e ashtuquajtur e diversantëve, e duke përfunduar ne luftën brenda llojit.
« Shqipëria ndodhet në për 13 muaj nën diktaturën më të tmerrshme  që ka parë historia » thuhej në notën e opozitës së parë shqiptare të vitit 1946, drejtuar misionevve diplomatike të SHBA dhe Britanisë së madhe në Tiranë.
Në shkurt të vitit 1945 në krye të misionit britanik në Shqipëri erdhi gjenerali Hodgson, ndërsa amerikanët dërguan një mision civil të kryesuar nga Xheikobs, me ndihmës Harri Fulcin. Ata bënë përpjekje që në Shqipëri të zhvilloheshin zgjedhje të lira, të fshehta dhe pluraliste, por dështuan serpse E.Hoxha nuk pranoi as opozitë, as zgjedhje të lira në Shqipëri., dhe as respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, siç e kërkonte Perëndimi
Qeveria e Hoxhës ndoqi politikën e armiqësimit me qeveritë demokratike dhe të ndarjes me Perëndimin. Madje, edhe ndihmat e UNRRA-s për të përballuar krizën ekonomike dhe varfërinë, të siguruara nga administrata  e Kombeve të Bashkuara, nuk i pranoi me pretekste qesharake, duke e lënë popullin shqiptar në një jetesë kolektive të mjerë. “ E lashë ( përfaqësuesin e UNRRA-s, kolonelin Okli Hill-  të priste nja dy javë, se nuk ia kisha ngenë!”- thotë me vetmburrje  E.Hoxha.[2]
Edhe ndërhyrjes së përfaqësuesit të SHBA, Xheikobs, për të pranuar ndihmat e UNRRA-s , e cila nuk ishte as organizatë angleze, as amerikane, por ndërkombëtare për popujt që kishin luftuar, Hoxha iu përgjigj në të njëjtën mënyrë arrogante: “Nuk i duam ndihmat e UNRRA-s. Nuk lejojmë as edhe një oficer të zbresë në mol!” [3]. Ai i tha, gjithashtu, Xheikobsit se qeveria shqiptare nuk do t’i njihte as marrëveshjet me SHBA të lidhura para luftës me shtetin shqiptar, ndërkohë që po lidhte traktate miqësie, bashkëpunimi në të gjitha fushat me Jugosllavinë, që e vinin Shqipërinë nën kontrollin e plotë të Jugosllavisë.
Pikërisht më 8 nëntor 1946,  filloi gjyqi kundër « sabotatorëve » të Maliqit,
Qëllimi i këtij gjyqi ishte, në radhë të parë për të vijuar politikën e asgjësimit të intelektualëve të mësuar e të specializuar në Perëndim, sepse dihet që pushteti  diktatorial  kishte  frikë nga intelektualët, aq më tepër nga ata properëndimorë.
Së dyti, (ndoshta kjo ishte e para), qeveria staliniste e Tiranës, donte t’i shkëpuste e t’i prishte  përfundimisht marëdhëniet me SHBA dhe Britaninë e madhe, për t’u kyçur përfundimisht në perandorinë e kuqe  komuniste, si një vend satelit i BS dhe si një shtojcë e Jugosllavisë. Në këtë gjyq u denoncuan hapur misionet anglo-amerikane për diversion në Shqipëri dhe qeveritë e tyre për ndërhyrje në punët ebrendshme të Shqipërisë, ndërsa inxhinierët e teknikët e Maliqit si agjentë angloamerikanë.Qeveritë e Britanisë së Madhe dhe të ShBA i tërhoqën misionet  diplomatike nga Shqipëria, madje Misioni amerikan u largua pas një jave nga nisja e gjyqit, pra më 14 nëntor 1946, kur ishin publikuar hapur akuzat kundër misionit amerikan dhe sidomos kundër Fulcit.
Së treti, për të justifikuar mostharrjen e kënetës në afatin e caktuar, realizuar me punën skllavëruese e të burgosurve politikë, rreth 3000, si edhe me punën vullnetare e të papaguar të vullnetarëve të detyruar, rreth 8000, por edhe për shkak të metodave çnjerëzore të drejtimit ( me qindra punëtorë , sidomos të burgosur politike,  vdiqën nga puna raskapitëse, apo u vranë nga rojet dhe përfunduan në barkun e kënetës apo u murosën në argjinaturën  e kanalit.) si edhe të mjeteve primitive të punës, kryesisht punë krahu me kazëm e lopatë, sepse qeveria refuzoi ndihmën dhe teknikën moderne të ofruar nga Perëndimi.
Së katërti, për të ushtruar e përhapur terror e frikë  në popull, në mënyrë të veçantë te klasat e përmbysura borgjeze e demokrate, sepse gjithçka frymëzohej nga deviza staliniste: pushtetin  e morëm me dhunë e me gjak e do ta mbajmë me dhunë e terror. Sipas E.Hoxhës, Koci Xoxes,  M.Shehutudhëheqësve kryesorë të partisë-shtet, nuk duhej zbutur klima e përgjakshme politike, por duhej ashpërsuar edhe më tej duke zbuluar e zhdukur armiq e duke vrarë njerëz të pafajshëm për të mbajtur e gëzuar pushtetin.(Terrorizëm, z.Ambasador!)
Arrestimet ishin bërë më parë dhe hetuesia për të imponuar provat nën torturë (24 lloje torturash, që s’i kishin bërë as nazifashistët)në birucat e sigurimit të Shtetit, ishte kryer nga hetuesit . Mbetej vetëm të gjykoheshin formalisht, sepse edhe gjyqet ishin të inskenuar edhe dënimet ishin të paravendosura.
Gjyqi u zhvillua nga Gjykata e lartë Ushtarake në kinena Nacional, ku u bë edhe gjyqi i kundër deputetëve opozitarë. Trupi gjykues po nga ish partizanë, asnjë jurist: N/kolonel Gaqo Floqi dhe dy kapitena të parë, që s’ilidhte gjë me drejtësinë. Prokuror ushtarak, kapiten I Nevzat Haznedari, edhe ky jojurist, kriminel,i cili nuk kënaqej me detyrën e prokurorit, por merrte pjese edhe në torturat ndaj të pandehurve.  Ky trup gjykues, pasi dëgjoi pretencën e prokurorit , mbrojtjen e avokatëve dhe dëgjoi fjalëne fundit të të pandehurve ( sepse nuk kishte nevojë për prova ligjore) , vendosi pas 10 ditësh gjyqi publik, që ndiqej nga Brenda me publik të zgjedhur që thërrisnin :Në litar! Në Litar! , dhe nga jashtë jepej me altoparlantë, që ta dëgjonte turma, vendosi më 18 nëntor 1946:
Ingjinerët Abdyl Sharra dhe kujtim Beqiri, me vdekje, duke u ekzekutuar me varje në litar.
Ing.Vasil Mano dhe e shoqja, Zyrika Mano, dhe italiani Eugenio Staturo, me vdekje, me pushkatim.
Gjeometrat Pandeli Zografi dhe italiani Mario Guarnieri,  me burgim të përjetshëm.
Mihal Stratobërdha  me 10 vjet burg, Anastas Risto me 2 vjet burg dhe Jani vasili me 1 vit burg kondicionel. ================
Sigurisht, për të tetë dënuarit e parë, urdhërohej  konfiskimi i pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbja e të drejtave qytetare e politike.
Me këtë vendim politik, dënoheshin me jetën e tyre jo vetëm ata vetë, poredhe familjet e tyre, të cilët mbeteshin pa pronë e katandi, sepse u sekuestrohej edhe pasuria e paluajtshme, deri te plaçkat e trupit, lugët e pirunjtë, ndërkohë që  internoheshin në kampet e punës e të përqëndrimit, rrethuar me tela dhe vdisnin në punë raskapitëse të papaguar, në tortura dhe në izolim të plotë.
Në gjyqin kundër « sabotatorëve » të Maliqit u goditën disa nga figurat e shquara atdhetare dhe intelektuale të Shqipërisë.
Abdyl Sharra, nga familja atdhetare Sharra e Vlorës, që kishte ndihmësuar në shpalljen e Pavarësisë dhe ngritjene Flamurit më 28 Nëntor 1912.. Kishte kryer shkollën teknike të Robert Kolegjit në Stamboll dhe Fakultetin e ingjinerisë së Ndërtimit në Romë. Emërohet kryeingjinier në ndërmarrjen për tharrjen e kënetës së Maliqit, por pas tre muajsh arrestohet i akuzuar  si armik i popullit dhe sabotator, i lidhur me misionin amerikan në Tiranë për dështimin e tharrjes së kënetës dhe i punëve ndërtimore në Shqipëri.
Kujtim Beqiri, bir i një familjeje patriote nga Vlora. Në vitin 1912 kreu shkëlqyeshëm shkollën teknike  në Tiranë. Fulci i thoshte se do të bëhej si Beniamin Franklini për Shqipërinë. Në vitin 1940 përfundon me medalje të artë  fakultetin e inxjhinierisë së ndërtimit Universitetin e Vjenës. Nacionalist, idhtar i Mid ;hat Frashërit, merr pjesë në veprimtaritë e Ballit Kombëtar në Vlorë. Si ingjiner i talentuar ndërton mjaft vepra të rëndësishme ndërtimore në Peshkopi, Prizren, Vlorë etj nndërton me sukses urrën e madhe të Rogozhinës,etj dhe drejton punimet në kantjerin e Maliqit, por akuzohet si sabotator.  Është e famshme përgjigja e tij në gjyq »Asnjë ndërtues nuk mund të sabotojë punën e tij » Fjala e tij para pushkatimit : Të rrojë Shqipëria ! të Rrojë Flamuri ! Të vërtetën do ta tregojë historia ! »
Namik Bardha, nga Preveza e Çamërisë,u arrestua më vonë si anëtar i grupit sabotator të Maliqit, si armik i popullit dhe agjent i imperializmit. Dhe, ndërsa i bëheshin në hetuesi tortura të pamëshirshme, ai qëndronte dhe thoshte : « Betohem se nuk kam bërrë asnjë sabotim. Kam punuar me gjithë energjitë e mia. Sigurisht e dënuan me vdekje , me pushkatim
Do të theksoj disa elementë që e bejnë edhe më tragjik këtë dënim, por edhe të pamëshirshëm sistemin politiko-ushtarak si edhe ashpërsinë e sadizmin e ekzekutorëve komunistë, duke filluar nga prokurori Haznedari e duke mbaruar tek Tasi Marko, drejtori kriminel i kampit të Vloçishtit në Maliq.
Fakti që u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua një grua, madje shtatzënë, pra bashkë me fëmijën e saj në bark, rrëfen se kemi të bëjmë me një regjim komunist shtazarak. Aq më tepër që ajo ishte e huaj, kroate, martuar me Ingjinier Manon. Regjimi i E.Hoxhës kishte fobinë ndaj çdotë huaji, i shihte si armiq, madje edhe gjeometrin Italian Mario Guarnieri dhe ekonomistin Skaturo Euxhenio. Shumë të huaj, janë dënuar pa asnjë faj nga gjyqet ushtarake në Shqipëri, siç është edhe Gjeologu me famë botërore, Stanislav Zuber, që ekzekutorët komunistë e burgosën dhe e torturuan mizorisht, gjersa dha shpirt .
Fakti tjetër rrëqethës, kur e varën intelektualin e niveleve evropiane, Kujtim Beqirin. Ai hipi vetë mbi arkën dhe nuk u dha kur i vunë në qafë litarin. Por, për të mos e zgjatur agoninë dhe poshtërimin, i ra vetë me këmbë arkës dhe u vetëvar. Prokurori Haznedari, nxitoi ta zhvarte, dhe mandej e vari sërish me duart e tij, pra me duart e shtetit.
Tasi Marko, ka urdhëruar torturimin dhe ekzekutimin e qindra të burgosurve politikë në kampin e Vloçishtit në Maliq. Një nga viktimat e tij është edhe intelektuali dhe atdhetari kosovar, Sulejman Vuçiterna. Për t’i dhënë fund punës skllavëruese dhe poshtërimit të përditshëm, ai e preu vetë këmbën me bel dhe u mbyt në gjak. Kur shokët deshën ta çonin në infernierinë e kampit, Tasi Marko briti, “Lereni atë kosovar  të vdesë si qen”.
Kjo është e vërteta e këtij gjyqi dhe e masakrës, që prishi përfundimisht marrëdhëniet me Perëndimin.

No comments: