Është votëbesuar me 82 vota pro qeveria e re që do të drejtohet nga
Kryeministri Rama. Pas diskutimeve maratonë përgjatë dy ditëve, Kuvendi
rreth orë e 16 të pasdites së sotme kaloi në votim, ku nga 137 deputetë
të pranishëm, qeveria e re mori 82 vota pro dhe 55 kundër.
Genc Ruli: Për të realizuar një pjesë të programit do të duheshin 24 vjet, jo katër. Në asnjë pjesë të programit nuk gjen ndonjë argument konkret, se ku dhe si do te gjenden fondet ekstralarge për të realizuar ato që premtohen. Programi i qeverise është lajthitje, qeveria nuk njeh realitetin, mohon çdo arritje.
Arben Imami: E dimë se nuk do të ketë taksim të drejtpërdrejtë shëndetësor, por do të merret indirekt, në thelb e gjithë pesha do të bierë në kurriz të qytetarëve. Si do të rrisë kjo metodë integritetin e profesionistëve të shëndetësisë.
Eduart Selami: Është pozitiv fakti që marrin pjesë mjaft gra në qeverinë e re, kjo është një arritje. Edhe mosha e re është hap pozitiv, por kjo është bërë në mënyrë të panevojshme duke nënvlerësuar eksperiencën. Shqetësimi im serioz lidhet me masën e rritjes së qeverisë mbi 30%. Kjo është një rritje shumë e lartë.
Myqerem Tafaj: Keni përfshirë në program skemën e financimit të universiteteve. Ju përshëndes që keni ndërruar mendje, pasi e keni bllokuar për gjithë këtë kohë që ka qenë gati.
Përpara se të votëbesohej ai dhe kabineti që do të drejtojë, Rama
përmes një fjale të mbajtur në foltoren e Kuvendit, u përpoq që
përmbledhtazi t’i kundërpërgjigjet
deklaratave që erdhën nga ligjvënësit
demokratë, gjatë diskutimeve të sotme në Kuvend.
Në ditën e dytë të diskutimeve në Kuvend për programin qeverisës, diskutan me se shumti deputetë të djathtë.
Sali Berisha ka kërkuar shtyrjen e diskutimit parlamentar për
programin qeverisës të ekzekutivit Rama pasi, sipas tij, mungon pjesa
për 100 ditët e para.
“Unë mendoj dhe propozoj që qeveria, që dikush e quajti kabineti
privat dhe pjesërisht është e vërtetë, të marrë kohën, të shtyjmë
punimet. Pa 100 ditësh nuk ecet, nuk ka ndodhur kurrë. Merrni kohën dhe
ne jemi të gatshëm të vijmë përsëri të diskutojmë për 100 ditëshin”,
vuri në dukje Berisha.
Por kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nuk e pranoi kërkesën duke
shpjeguar se propozimi i Berishës lidhej me vizitën e Ramës të hënën në
Bruksel.
“Kam shqetësimin se zoti Berisha ka një merak tjetër, që
kryeministri i ri të shkojë si kryeministër i dekretuar në Bruksel dhe
ai në seancën tjetër të thotë si ka mundësi që një Kryeministër i
dekretuar të shkojë në Bruksel. Sa i takon 100 ditëshit, do të kalojë
100 ditëshi, do bëhet bilanci, do të kalojnë 300 ditët e kështu me
radhë” u shpreh Meta.
Qëndrimet në emër të grupeve parlamentare për porgramin
Ilir Meta: Kam dëgjuar këto dy ditë vërejtje të
ndryshme lidhur me programin e kësaj qeverie. Nuk mund ta kuptoj si mund
të atakohet kaq shumë si një premtim jorealist, ai i hapjes së 300 mijë
vendeve të reja të punës, kur ata që e kritikojnë kanë premtuar 250
mijë vende të reja pune. Nuk ka program perfekt, as qeveri perfekte, por
absolutisht që çelësi i suksesit është vullneti për tu përmirësuar çdo
ditë.
Edi Paloka: Pushteti i Ramës filloi me tentativë
për dhunimin e opozitës. Ky zotëria e urren opozitën, urren opozitën në
përgjithësi dhe ata që i dalin kundër dhe e kundërshtojnë. Nuk ka
ndodhur kurrë që të ndodhë të prezantohet një program qeverisës dhe
ministrat të mos lejohen të flasin asnjë fjalë. Ajo që ne morëm në
dorë, ishte një nga fjalimet e tua të fushatës elektorale. Rama me këtë
qeverisje, pret që të hyjë në histori.
Gramoz Ruçi: E majta ka një qasje tjetër edhe mbi
pronarët, arsimin, shëndetësinë, të përndjekurit dhe kjo është ajo që na
ndan, prandaj jemi ju andej djathtas dhe ne këtej majtas. Erdhëm pa
arrogancën e fituesit. Erdhëm dhe nuk ju etiketuam si armiq, siç na keni
etiketuar 8 vjet rresht. Por ju e keni cituar emrin e Ramës, 397 herë
këto ditë dhe ai nuk ka ndërhyrë asnjëherë, por ka respektuar fjalën e
çdo deputeti.
Debati Berisha-Blushi
Veç diskutimeve të gjata mbi programin nuk kanë munguar dhe
replikat mes ish kryeministri Berisha dhe deputetëve të mazhorancës. Më
shumë tërhoqi vëmendjen ligjerata e deputetit Blushi dhe replika mes tij
dhe Berishës. Blushi deklaroi në Kuvend se çelësi i suksesit të
mazhorancës është fakti se ajo është bashkuar rreth idesë për një
Shqipëri më të mirë, ndryshe nga opozita që sipas tij, është bashkuar
rreth një njeriu.
Duke i kërkuar qeverisë që të mos marrë më borxhe për të larë
borxhet e vjetra, deputeti i PS theksoi se në parlament do të mbrojë të
përbashkëtën nga e përveçmja dhe interesin publik mbi atë privat.
“I kërkoj qeverisë të mos marrë më borxh në emrin tonë, jam kundër
marrjes së borxheve duke larë borxhe. Besoj se Shqipëria mund të jetojë
pa marrë borxh të ekzagjeruar. Qeveria duhet ti administrojë vetë
pasuritë mbetura dhe deri diku të mjaftueshme. Për çfarë votuan
shqiptarët në 23 qershor, unë besoj se ata votuan për tu mbrojtur, për
të mbrojtur gjithçka që kanë nga privatizimi. Ne që fituam duhet ti
mbrojmë pasuritë e tyre. Deri tani kemi mundur vetëm PD-në, por nuk kemi
fituar mbi varfërinë, pabarazinë. Koha që kemi përpara është e
mjaftueshme për të qeverisur, por jo për të fituar”- vlerësoi Blushi.
Këtij qëndrimi i erdhi dhe një përgjigje e ish kryeministrit Berisha, i cili theksoi se asnjë demokrat nuk është i mundur.
“Të kërkosh sinqeritet tek Blushi është njëlloj si të kërkosh
rrethin në katror. As Sali Berisha dhe asnjëri prej tyre harroje ti se
është i mundur, jemi të pamposhtur. Këto janë premtime të cilat duhet ti
realizoni, pse, ju e çoni çështjen më në themel, themeli i të gjitha
themeleve është dinjiteti njerëzor. Ju morët besimin e qytetarëve
shqiptarë me këto premtime. Unë do ti votoj nëse i bini këtu, nëse nuk i
sillni do ketë betejë më të vendosur në 20 vite për dinjitetin e
shqiptarëve”, tha Berisha.
Por fjala e Berishës pati pas dhe një tjetër deklaratë të shkurtër të Blushit.
“Se kuptova pse dole këtu. Ti je njeri që lexon, por dua të të them
diçka që se ke lexuar; Kur Don Kishoti fillojë të lexojë, u bë
“xhentleman”, kur filloi të besonte ato që lexonte, u bë qesharak. Unë
kam një këshillë për ty, mos i beso të gjitha ato që lexon, qoftë edhe
nga programi i qeverisë”, deklaroi Blushi.
Genc Ruli: Për të realizuar një pjesë të programit do të duheshin 24 vjet, jo katër. Në asnjë pjesë të programit nuk gjen ndonjë argument konkret, se ku dhe si do te gjenden fondet ekstralarge për të realizuar ato që premtohen. Programi i qeverise është lajthitje, qeveria nuk njeh realitetin, mohon çdo arritje.
Arben Imami: E dimë se nuk do të ketë taksim të drejtpërdrejtë shëndetësor, por do të merret indirekt, në thelb e gjithë pesha do të bierë në kurriz të qytetarëve. Si do të rrisë kjo metodë integritetin e profesionistëve të shëndetësisë.
Eduart Selami: Është pozitiv fakti që marrin pjesë mjaft gra në qeverinë e re, kjo është një arritje. Edhe mosha e re është hap pozitiv, por kjo është bërë në mënyrë të panevojshme duke nënvlerësuar eksperiencën. Shqetësimi im serioz lidhet me masën e rritjes së qeverisë mbi 30%. Kjo është një rritje shumë e lartë.
Myqerem Tafaj: Keni përfshirë në program skemën e financimit të universiteteve. Ju përshëndes që keni ndërruar mendje, pasi e keni bllokuar për gjithë këtë kohë që ka qenë gati.
No comments:
Post a Comment