“Kërcënimet
e sotme në Kuvend kundër opozitës nuk mund të mos na kujtojnë se zoti
Rama është recidivist me historitë e tij të njohura të dhunës në
familje, të dhunës në bashki , të dhunës kundër institucionave dhe
punonjësve të shtetit” deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim
Basha në konferencë për shtyp.
Ai shtoi se “Vjedhja e dhunshme e votave nga Partia Socialiste në
qarkun e Lezhës në zgjedhjet e fundit, frymëzuar prej tij, është
projeksioni i natyrës së tij”.
Kryetari Basha ftoi të nderohet Parlamenti, të cilën e cilësoi
“Shtëpinë e përbashkët
të përfaqësuesve të popullit”, duke hequr dorë njeherë e përgjithmonë nga gjuha e mllefit dhe kërcënimeve, me të cilën nuk kemi asnjë shans të shkojmë në Europë.
të përfaqësuesve të popullit”, duke hequr dorë njeherë e përgjithmonë nga gjuha e mllefit dhe kërcënimeve, me të cilën nuk kemi asnjë shans të shkojmë në Europë.
“Në të kundërt do të përballeni me pasoja që mund ti merrni vetë me mend”, tha ai.
Nderkohe qe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha menjëherë
pas votëbesimit në Kuvend të qeverisë së re ka dhënë qëndrimin e tij mbi
diskutimet maratonë për pragramin me të cilin do të qeverisësn në këtë
mandat katër vjeçar.
Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, Bashës theksoi se
qeveria e Ramës mbeti në klasë në provën e gjykimit të shëndoshë dhe
profesional të opozitës.
Sipas tij, kjo është e para qeveri në historinë e demokracisë së re
shqiptare që starton pa program pune, pa program zhvillimi, pa
objektiva të mbështeur në burime konkrete, pa kalkulime konkrete, pa
afate.
Fjala e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashan në konferencën për shtyp
Nuk kisha ndërmend të dilja në këtë konferencë shtypi pas
votëbesimit të qeverisë; mendimet e mia për debatin parlamentar i bëra
publike pak para përfundimit të seancës.
Por zoti Rama ,ashtu siç e nisi me provokime të ulta, u kujdes
edhe ta mbyllte me një kërcënim pa precedent në adresë të opozitës
deputimin e tij në foltoren e Kuvendit, duke hequr maskën e dëgjuesit
të duruar dhe duke dalë para opozitës, publikut dhe të vetëve ai që
njohim, ai që është, ai që nuk ndryshoi dot as duke kaluar pragun e
tempullit të Kuvendit: I dhunshëm! Ushtrues i pashërueshëm i dhunës
verbale, që është motra binjake e dhunës fizike.
Deri sot, asnjë kryeministër në historinë e demokracisë sonë
parlamentare nuk ishte dëgjuar t’i thoshte opozitës së tij: Pretenduat
se ushtrova dhunë. Ju s'keni pare asgje akoma...
E gjithë kjo në përfundim të një debati që hyri në hullinë e
normalitetit falë përkushtimit të opozitës për të përmbushur misionin
e saj dhe gjithë deputetëve që thanë fjalën e tyre sovrane në foltoren e
Kuvendit.
Zoti Rama nuk paska qenë duke dëgjuar me veshin e arsyes oponencen
tonë në funksion të përmirësimit të programit të tij, siç shpresuam
ne, por paska qenë duke u mbushur e duke i dhënë formë mllefit të tij
teksa nuk arrin të durojë oponencën dhe kundërshtimin sy ndër
sy,parlamentarizmin.
Kërcënimet e sotme në Kuvend kundër opozitës nuk mund të mos na
kujtojnë se zoti Rama është recidivist me historitë e tij të njohura
të dhunës në familje, të dhunës në bashki , të dhunës kundër
institucionave dhe punonjësve të shtetit. Vjedhja e dhunshme e votave
nga Partia Socialiste në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e fundit është
frymëzuar prej tij, është projeksioni i natyrës së tij.
Kërcënimi i tij i sotëm i stilit më të vjetër kundër opozitës nuk
është një shpërthim i rastit. Zoti Rama ka mashtruar zgjedhësit.
Mashtrimet e tij elektorale do të thellohen si mashtrime qeverisëse.
I vetëdijshëm për ketë, i vetëdijshëm se nuk mund të ofrojë
Rilindjen që ka premtuar, ai mendon se mund të kënaqë zgjedhësit dhe
publikun shqiptar duke ofruar një strategji tensioni me opozitën, duke
kërcënuar opozitën, duke bërë testin e dhunës verbale, si paralajmërim
të dhunës tjetër. Që tu thotë votuesve: rroga, mirëqënie e çfarë u
premtova tjetër s’kam ku të marr, por opozitës do t’ja bëj njërën.
Gabon rëndë, zoti Rama.
Gabon rëndë sepse populli, sido të votojë, vetëm këtë nuk e
pranon, që të dhunohet opozita e tij, pasi e konsideron opozitën vlerë
të pazevendësueshme të demokracisë.
Gabon rëndë sepse Partia Demokratike dhe opozita e qendrës së
djathtë në Shqipëri është një kockë e fortë, e pathyeshme. Kjo opozitë
është pagëzuar e tillë dy dekada më parë në betejën me rregjimin me
të egër komunist në Europë dhe qëndron duke u përtërirë në këtë
katedër të lartë të guximit dhe vendosmërisë për t’i sherbyer
demokracisë.
Ju bëj thirrje të tërhiqni mënjeherë kërcënimin ndaj opozitës zoti Rama.
Ju ftoj të kërkoni ndjesë para publikut.
Parlamenti është shtëpia e përbashkët e përfaqësuesve të popullit.
Ju ftoj ta nderoni atë duke hequr dorë njeherë e përgjithmonë nga gjuha
e mllefit dhe kërcënimeve, me të cilën nuk kemi asnjë shans të shkojmë
në Europë.
Në të kundërt do të përballeni me pasoja që mund ti merrni vetë me mend.
No comments:
Post a Comment