Në një intervistë për emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në
televizionin A1Report, kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi,
njëherësh ish-president i Republikës komentoi çështje aktuale të
politikës shqiptare, të cilat njëkohësisht kanë pasur edhe vëmendjen e
ndërkombëtarëve.
Vetëm pak ditë më parë
Shqipërisë iu mohua statusi i vendit kandidat për herë të tretë. I pyetur nga gazetari Babaramo se kush mban përgjegjësi për këtë refuzim, kur të dyja palët, opozita dhe mazhoranca fajësojnë njëra-tjetrën, Topi u përgjigj se faji mbetet mbi të dyja. Ish-presidenti thekson se Partia Socialiste duhej t’i kishte votuar 3 ligjet që kërkojnë 3/5 në Parlament (kush prej Komisionit Evropian për marrjen e statusit), por sipas tij, nuk është ky problemi i vetëm. Mazhoranca, thekson Topi, ka përgjegjësi më të mëdha se opozita. Mbi këtë konstatim, Topi i referohet faktit që sipas tij, administrata është me të meta. “Unë fajësoj të dyja palët. Kur të dyja fajësojnë njëra-tjetrën i japin shansin palës së tretë të pranojë ato që thonë ato. Opozita duhet t’i kishte votuar 3 ligjet, por fakti që Parlamenti ka të meta, ka mungesë të lirisë, duke mos u respektuar deputeti dhe duke u penguar të shprehë atë që ai ka detyre...fakti që administrata ka problemet e veta...janë probleme që Evropa i shikon dhe nuk është indiferente”, theksoi kreu i FRD-së. Sipas Topit, në krye të administratës “ka njerëz militantë që nuk kanë funksionin e duhur. S’ka meritokraci. Shkojmë gjithmonë e më shumë në sinkron me shprehjen e Dritëro Agolit kur Fatos Nano ishte kryeministër”.
Topi i dha të drejtë pretendimit të opozitës se ligjet në Shqipëri nuk zbatohen (arsye të cilën PS e përdor edhe ndaj mosvotimit të 3 ligjeve me 3/5). “Është e vërtetë ajo që thotë opozita se ka ligje por nuk zbatohen”, tha kreu i FRD. Sipas ish-presidentit të Republikës, Evropa nuk kërkon retorikën vulgare të përdorur në Parlament, sipas tij prej mazhorancës. “Nuk mund të akuzohet vetëm njëra palë për statusin, kur mazhoranca përdor një gjuhë vulgare, rruge, dhe Evropa kërkon tjetër gjë”, u shpreh Topi.
Bamir Topi theksoi se nuk do të bëjë koalicion me partitë e vjetra, duke iu referuar Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Duke përjashtuar aleancën me këto dy parti, Topi tha se FRD është e hapur të bëjë aleancë me çdo parti tjetër, edhe pse sipas tij është ende herët për të menduar për koalicion kur FRD është krijuar së fundi si parti. “FRD nuk është parti e një grupi individësh është një parti që do ketë parime shumë të forta të funksionimit të saj”. I pyetur se nëse do merrte vota nga “të mërziturit e Partisë Demokratike”, Topi tha se në kohën kur kandidonte si deputet i PD-së në zonën bashkiake numër 9 në Kryeqytet (para se të bëhej president), arriti të merrte 10 mijë vota. “Unë mora më shumë sesa të gjithë së bashku, në kalkulim dilte që unë kisha marrë jo vetëm votat e PD me rezultate më të mira por mora 5 mijë më shumë. Që do të thotë se është një pjesë e elektoratit që ne se kemi llogaritur”, -tha ish-presidenti.
Në fokus të intervistës u vunë edhe festimet me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Për kreun e FRD-së, kjo festë u përdor për qëllime elektorale. Sipas tij qeveria monopolizoi 100-vjetorin dhe ndau shqiptarët. “Ai që është patriot dhe që dëshiron të respektojë të gjithë shqiptarët, nuk i ndan shqiptarët. Festime duhet të kishte në çdo qytet të Shqipërisë dhe dominanti duhej të ishte në Vlorë. Nuk duhet të kishte tentativa për ta monopolizuar festën”, - theksoi ish-presidenti Topi
I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo lidhur me Rezolutën për çështjen çame të sjellë në kuvend nga PDIU-ja (e cila nuk u mor në shqyrtim në Parlament), Topi u shpreh sërish kritik ndaj deklaratave nacionaliste të kryeministrit Ai tha: “Ata që flasin për nacionalizmin, heshtin për Rezolutën çame.”
I pyetur lidhur me deklaratat nacionaliste të bëra publike kohët e fundit nga Kryeministri Berisha, kreu i FRD tha se Shqipëria nuk ndikohet fare nga ky element, në momentin kur faktori shqiptar në Ballkan po vjen duke u forcuar. Rikthimi në “parullat nacionaliste”, siç i cilësoi ish-presidenti është i panevojshëm. “Shqiptarët kanë një gen që i kanë rezistuar situatave mjaft të vështira, një popull që ka rilindur plotësisht dhe në kohët moderne është bërë faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në Rajon. Më shumë se 700 mijë shqiptarë janë në Greqi si pjesë e emigracionit. Janë kthyer në faktor të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve. Rikthimi në retorikën nacionaliste do ta bënte të panevojshme kur faktori shqiptar në Ballkan po vjen duke u forcuar”, u shpreh Topi. Sipas kreut të FRD-së “profilet me dominancë nacionaliste nuk i shkojnë më kohës.”
Topi bie dakord me shqetësimin e ambasadorit amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu lidhur me këto deklarata. “Është shqetësimi i përfaqësuesit të SHBA të cilat janë investuar në mënyrë të jashtëzakonshme në rajonin ballkanik”, u shpreh Topi.
Duke komentuar deklaratën e shefit të qeverisë lidhur me premtimin për shtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, ish-presidenti i Republikës tha se nuk është kundër kësaj iniciative, por ai shprehet dyshues me faktin nëse Berisha do të mbajë fjalën për çka thotë. Sipas Topit, kjo është një marrëdhënie institucionale, por sipas tij janë bërë edhe deklarata të mëparshme të cilat nuk janë mbajtur. Për kreun e FRD-në e rëndësishme është të premtohet ajo që mund të realizohet.
CENSUSI “duhej të ishte shumë më serioz. Mesa duket ky regjistrim ka pasur problematikën e vet. Dhe për ketë më shumë e vendos theksin tek paaftësisë, sesa tek diçka e qëllimshme.

No comments:
Post a Comment