Sergei Duz
Në Moskë, pranë derës së një prej hyrjeve të një pallati shumëkatësh, ishte ngjitur shpallja si vijon: "Në lidhje me afrimin e fundit të botës ju lutemi të paguani borxhet e pashlyera të qirasë së shtëpisë deri me datë 21.12.2012".
Afërsisht kështu, duke maskuar frikën me të
qeshur, e percepton shumica e rusëve zhurmën e bujën që ka plasur rreth
Apokalipsit, i cili gjoja është parashikuar në Kalendarin Mayan
(Kalendarin e civilizimit Maya) më 21 dhjetor të këtij viti.
Shakaja
shaka, por njerëzit janë duke blerë megjithatë shkrepëse, kripë dhe
sende të tjera të nevojës së parë me shumicë. Edhe pse pas fundit të
botës thjesht nuk do të ketë më se kush ta kripë ushqimin.
Duhet
thënë se amerikanët i kanë lënë shumë pas rusët në përgatitjet e
pritjes së 21 dhjetorit. Ata janë duke blerë masivisht armë dhe
municione duke u përgatitur për tu përballuar me të ashtuquajturin
zombies-apokalipsis: dhe të gjitha këto falë filmave të Hollywood-it për
"të vdekurit e gjallë", të cilët do të invadojnë në mënyrë masive Tokën
(pasi "në ferr nuk ka më vend"), dhe do të gllabërojnë banorët paqësorë
tokësorë. Ndërkohë priftërinjtë këshillojnë studimin e Shkrimit të
Shenjtë, sepse vetëm në të mund të gjendet rruga për shpëtimin e
vetvetes.
Këshillën për të rritur nivelin e arsimimit
dhe zgjerimin e horizontit ia japin gjindjes edhe dijetarët. Kurse
Drejtorja e Qendrës ruse për Studimin e historisë dhe kulturës së
civilizimit Maya, Galina Jershova, vë në dukje se në Kalendarin Mayan
nuk ka kurrfarë tekstesh: ai përfaqëson në vetvete një pllakë guri me
datat kalendarike të gdhendura në të që lidhen, me propabilitet të madh,
me lëvizjen e Hënës. Por në këtë pllakë nuk ka as edhe një "parashikim"
mbi fundin e botës.
Shpëtuesit kanë një qasje më
utilitare ndaj problemit. Ministri rus i situatave emergjente Vladimir
Puçkov tha në një intervistë për botimin "Rossijskaja gazeta" (russ.
«Российская газета») si vijon: "Dihet tashmë se katastrofat globale në
Tokë ndodhin afërsisht një herë në rreth 10-15 milionë vjet. Kërcënime
të karakterit natyror në të ardhmen e afërt mund të priten, por ato nuk
do të jenë globale megjithatë".
Drejtori i Qendrës
Hidrometeorologjike Kombëtare, Roman Vilfand, vë në dukje me ironi, se
në disa rajone ruse fundi i botës tashmë ka ardhur. Për shembull, në
Murmansk, në Norilsk koha e ditës me dritë është barazuar me zero orë
dhe zero minuta. Dhe ky fund bote do të përfundojë relativisht shpejt,
të themi, në Norilsk dita me drite do të vijë më 11 janar.
Ne jetojmë
duke mos ditur se çfarë mund të na presë madje në pesë minutat e
ardhshme (për të mos thënë pas disa ditësh, e aq më tepër pas disa
vitesh dhe dekadash). Mos do të thotë vallë kjo se për ardhjen e
Apokalipsit (thjesht vdekjes, pra) duhet të jemi gjithë kohës në pritje?
Të krishterët (po ashtu si dhe myslimanët, budistët e besimtarë të
tjerë) i përgjigjen kësaj pyetje në mënyrë afirmative. E përse të mos
pajtohemi atëhere me ta, në qoftë se ne të gjithë në thellësi të
shpirtit e kuptojmë për mrekulli se ekzistenca jonë është e fundme.
No comments:
Post a Comment