Vllad Grinkeviç
Rusia ka vendosur rekord në vëllimin e eksportit të armëve. Në vend të 13.2 miliardë $ të planifikuar për këtë vit, vëllimi i kontratave i ka tejkaluar tashmë 14 miliardë dollarët. Të dhëna të tilla u artikuluan nga Presidenti rus Vladimir Putin në një mbledhje kushtuar bashkëpunimit tekniko-ushtarak.
Ky rezultat i mirë nuk ishte aspak një befasi. Më
parë, bordi drejtues i “Rosoboronexport” pat parashikuar vëllimin e
furnizimeve të huaja në nivelin rreth 14 miliardë $. Mbi tejkalimin e
planit të furnizimeve të huaja ushtarake qenë shprehur edhe në
komunitetin ekspert. Ja se çfarë thotë në lidhje me këtë fakt eksperti
ushtarak rus Anton Çernov:
- Tejkalimi i planit është
pritur meqenëse industrisë ruse, dhe veçanërisht ndërmarrjeve të
Kompleksit Ushtarako-Industrial (KUI), të angazhuara në aktivitetin e
ndërtimit të anijeve, iu bënë porosi suplementare nga partnerët e huaj.
Plus kësaj, prej forcave ruse u siguruan kontrata të shumta për
modernizimin e pajisjeve teknike të furnizuara më parë, sidomos atyre të
mbetura nga kohërat e ekzistencës së Bashkimit Sovjetik dhe që
vazhdojnë të përdoren deri tani në disa vende të botës.
Ekspertët
ia atribuojnë suksesin aktual të industrisë kombëtare të mbrojtjes
situatës mjaft komplekse gjeopolitike në botë. Sikur shumë vende, në
sfondin e acarimit të konflikteve, po rrisin blerjet e armëve.
Megjithatë, një faktor kyç i këtij suksesi, sipas mendimit të anëtarit
të Këshillit Publik pranë Kryetarit të Komisionit Industrialo-Ushtarak
Viktor Murahovski, u bë puna aktive e strukturave ushtarake ruse:
-
Kjo është e lidhur me vetë faktin se ne kemi një ofrues të vetëm të
produkteve plotësisht të gatshme të destinacionit ushtarak - ky është
“Rosoboronexport”. Së dyti, po vërehet një ringjallje aktive e
kompleksit ushtarako-industrial. Më kujtohet se në vitin 2006 tek ne u
rikrijua Komisioni Industrialo-Ushtarak pranë Qeverisë së Federatës
Ruse, i cili u shndërrua në një organ unik koordinues për kompleksin
ushtarako-industrial. Ai është i angazhuar edhe me çështjet e eksportit
dhe bashkëpunimit tekniko-ushtarak.
A do të dijë
vallë Kompleksi Ushtarako-Industrial rus të ruajë këto ritme të larta
edhe në të ardhmen? Një sërë ekspertësh tërheqin vëmendjen ndaj faktit
se shumica dërrmuese e armëve ruse të eksportit bazohet në mostrat e
zhvilluara që gjatë epokës sovjetike. Por teknika ushtarake sovjetike po
vjen duke u vjetëruar dhe çfarë do të bëhet pastaj? Viktor Murahovski
është mëse i bindur se Kompleksi Ushtarako-Industrial i Rusisë është
plotësisht në gjendje për t'iu përgjigjur sfidave të reja:
-
Në Kompleksin Ushtarak-Industrial të vendit po evodentohet periudha e
kalimit tek brezi i ri i armatimeve dhe teknikës ushtarake. Pas 5-7-10
vitesh armatimet dhe pajisjet ushtarake të brezit të pestë do të
sigurojnë pjesën më të madhe të vëllimit të eksporteve. Aktualisht ne
kemi një portofol të porosive të eksportit me shumë rreth 40 miliardë
dollarë. Kjo është për disa vjet përpara, por edhe perspektivat nuk janë
aspak të këqija gjithashtu.
Vladimir Putin i bëri thirrje
pjesëmarrësve të bashkëpunimit tekniko-ushtarak që të jenë proaktivë dhe
të promovojnë në mënyrë më efikase produktet ruse në tregjet botërore.
Në një radhë me dërgesat tradicionale të sistemeve moderne të
armatimeve, Kryetari i shtetit rus përcaktoi edhe drejtime të reja. Para
së gjithash, prodhimin e përbashkët të produkteve të destinacionit
ushtarak si dhe zhvillimin e mëtejshëm të kërkimeve shkencore.
No comments:
Post a Comment