Dom Gjergj Meta
Në tonin e shakasë një herë një ipeshkvi i bënë pyetjen se pse është aq i suksesshëm me mediat e ai u përgjigj: sepse i lë gazetarët të bëjnë pyetjet që duan ata e unë jap përgjigjen që dua vetë. Pyetja e kësaj jave në “Mapo Weekend” mund t’i bëhej më mirë një analisti politik se sa një prifti katolik. Megjithatë, në rastin konkret unë nuk do ta shmang pyetjen, por do të mundohem ta ngre atë në një nivel tjetër, me anë të përgjigjes. Kur bëhet fjalë për politikë partiake nuk mund të merrem me emra konkretë, pasi (sidomos në Shqipëri) janë subjekt metamorfoze në bazë stinësh apo ngimjesh kulinare, por me atë çka tejkalon momentin dhe e hedh shikimin drejt një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Kam qenë gjithnjë i mendimit se në Shqipëri mungon një dialektikë e mirëfilltë si burim zhvillimi e rritjeje. Kjo për arsye të mungesës së një kulture të atij logos-i fillestar i cili, pasi ka zënë vend në mendjet dhe zemrat e njerëzve, në takimin dhe debatin mes këtyre të fundit, kthehet në ide, projekt dhe vullnet për ta realizuar atë. Në 20 vite postkomunizëm ende Shqipëria radhitet ndër vendet europiane me standard të ulët të një kulture dialoguese. Logjika monologuese e Partisë së Punës vazhdon ende të ketë përparësi në nënvetëdijen e shumë njerëzve, sidomos në anatemimin e kundërshtarit dhe shpalljen e tij si armik. Baza konfliktuale e shoqërisë sonë, që na shtihet si për dhuni qysh në shpërgenj, pasqyrohet dukshëm në shumë sektorë të jetës. Jo rrallëherë në këto vite ne kemi dashur e kemi kërkuar arbitër për lojën që zhvillohej në shtëpinë tonë. Edhe raport- progresi i KE-së është rezultati i një arbitri, i cili presim të kushtëzojë jetën tonë këtu. Edhe një herë më shumë ka rëndësi se çfarë thonë disa letra të mbushura herë me objektivitet e herë sipas oreksit, se sa çfarë në të vërtetë ka nevojë Shqipëria. Ndikimi i një raport-progresi ka vlerë sa koha e një palë zgjedhjeve, fatkeqësisht, por jo si një detyrë shtëpie për të ardhmen.
Nuk jam ndër euroskeptikët, por as nuk më entuziazmon fort kjo lloj Europe që po ndërtohet, e cila më shumë i jep rëndësi shifrave se sa vlerave, që me relativizmin (diçka ndryshe nga pluralizmi) e saj etik dhe fetar, është aq e brishtë saqë nuk e di se ç’e ardhme e pret. Dikur kam menduar që Europa është ajo e katedraleve, universiteteve mesjetare, manastireve, katedrave të filozofisë e të shkencave. Sigurisht që është edhe ajo, por sot bindem që ajo po shket gjithnjë e më shumë drejt disa standardeve të brishta, të vendosura në aula parlamentesh e në zyra teknokratësh. Kështu që në Europë ne mund të hyjmë, dhe do të ndodhë shumë shpejt, por kjo vetëm sepse kemi bërë një makijazh të mirë e jo sepse brenda nesh ka ndodhur një metamorfozë e thellë, apo një metanoia (kthim) e mendësisë. Kjo është shumë e qartë sa herë që merr telekomandën në dorë e dëgjon një edicion lajmesh a një debat. Të lodh gjuha e dhunshme që përdoret, të streson e të krijon boshllëk duke të hequr shpresat. Raport-progresi dhe reagimi ndaj tij është shumë i parashikueshëm, nuk ka asnjë surprizë dhe loja do të vazhdojë e vrazhdë e pa fryt. Qofsha profet i rremë!
Ndërkohë ende sa shoh unë, ne në Shqipëri kemi lidhur ngushtë e pashmangshmërisht integrimin me politikën e ç’është më e keqja me politikën partiake. Pse jemi aq të interesuar se çfarë mund të prodhojë një raport-progres në luftën politike në Shqipëri? Pse nuk e pyesim veten se sa ndikon në njerëzit e thjeshtë ky raport-progres? Apo sepse jemi të lidhur ngushtë me idenë se mjafton partitë të shkojnë mirë, pa ne rrimë edhe pa bukë? Integrimi politik është vetëm një pjesë e integrimit të vërtetë europian e ky i fundit nuk mund të varet vetëm nga vullneti politik i liderëve. Pse duhet patjetër lidhur ngushtë kjo gjë?Popër integrimin kulturor, arsimor, shkencor, juridik etj? Sa pak flitet për këto aspekte. A mjafton që partitë të shkojnë mirë e të bëjnë një palë zgjedhje të ndershme për t’u integruar?
I rikthehem edhe diçkaje tjetër. Si gjithmonë na kushtëzon ajo çka të tjerët thonë për ne dhe jo çka ne themi për veten tonë. Arbitri ende na duhet pasi nuk kemi besim në lojën e ndershme të kundërshtarit. Sa keq! Kjo tregon papjekuri të thellë e këtë populli ynë nuk e meriton.
Në vazhdën e asaj çka thashë më sipër, neve ndoshta do na duhej një koalicion i madh për integrimin europian, i cili nuk është vetëm një fakt partiak, por një e drejtë e shqiptarëve pavarësisht ngjyrës politike. Si i tillë, ky koalicion nuk mund të bëjë pa një bashkëpunim të të gjithëve. Unë utopikisht ëndërroj një koalicion ndërmjet të gjithë njerëzve me vullnet të mirë, ndërmjet partive, shoqërisë civile dhe çdo grupi interesi, qoftë edhe komunitetet fetare me kontributin e tyre specifik. Duke ia lënë fatin e integrimit vetëm partive politike, ne kemi humbur shumë herë trenin që na çon në Europë. Cicmic-et politike dhe partiake janë kthyer në pengesë për një afrim sa më të shpejtë të vendit me strukturat europiane. Them me strukturat, se me shpirtin europian që e nisi Europën, ndoshta nuk janë as vetë europianët.
A e keni vënë re se askush nga njerëzit që pyeten nëpër rrugë apo studio televizive në lidhje me ngjarjet e pritshme politike, nuk përgjigjet: “E ku ta di unë?!”. Ose: “Unë nuk jam profet!”. E habitshme, apo jo? Të gjithë mendojmë se e zotërojmë atë shqisën e gjashtë si organ “thuajse-statistikor” që na e mundëson përllogaritjen e probabilitetit të ndodhshmërisë së një ngjarjeje. Me anën e kësaj tentakule, pa ndihmën e intervistave apo sondazheve, njeriu mesatar nuk heziton t’iu përgjigjet pyetjeve të tilla si “a mendoni se në të ardhmen njerëzit do të…?”Askush ama nuk e di nga buron kjo veti ekskluzivisht humane. Edhe kokat më të zgjuara të këtij vendi, merri nga akademia, universiteti, organizata, qeveria a ku di unë, e kanë problem të gjejnë një përkufizim për këtë. Fundja, ç’rëndësi kanë përkufizimet! Në raste të tilla, kur vihesh nën presion për të dhënë përkufizime në lidhje me gjëra që dihen, të vjen në mendje përkufizimi që Potter Stewart i bën pornografisë: “I know it when I see it!”
Mjafton fakti që jemi përmbytur nga parashikimet. Kaq përvëluese është kjo dëshira e njerëzve për të mësuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kaq përmasa të mëdha mund të marrë kjo dëshirë, saqë mund t’i detyrojë gazetarët të na pyesin mua, një pedagog universiteti, dhe Dom Gjergj Metën, një prift katolik, se çfarë do të ndodhë pas progres-raportit të KE, se çfarë do të bëjë Ilir Meta, me kë do bëjë koalicion ai para apo pas zgjedhjeve, e të tjera si këto!
Të pajisur me tentakulën që vibron papushim në mjedisin social disa individë, duke menduar se Zoti i ka bekuar me aftësinë për ta ndarë forcën e tyre parashikuese publikisht me të tjerët, kanë krijuar një biznes me aftësinë njerëzore për të parashikuar. Në gazeta, blogje, libra, radio e televizion, ekspertët e gjykimit politik e ekonomik bëjnë parashikime se si do vejë puna e euros, e dollarit, sa do jetë rritja ekonomike, kush do fitojë zgjedhjet, me kë do shkojë Ilir Meta, Bamir Topi e Nard Ndoka. Ka raste kur ekspertët e prognozave politike ngrenë shikimin e tyre larg, larg në horizonte dhe na tregojnë se si do jetë Shqipëria, politika dhe ekonomia e saj pas 10 vitesh. Duhet thënë se këta ekspertë gëzojnë një popullaritet të madh dhe trajtohen nëpër media me të njëjtin adhurim, të cilin grekët e lashtë ia jepnin orakullit të Delfit. Por ndryshe nga artikulimet e vagullta të Delfit, pohimet e analistëve tanë janë të sakta e precize (siç ishte për shembull parashikimi i atij ekspertit të prognozave politike se Edi Rama do të fitonte me 20 000 vota më shumë në zgjedhjet e 2011 për Bashkinë e Tiranës) dhe, duke gjykuar mbi bazën e seriozitetit joverbal me të cilin transmetohen në publik, ato nuk të krijojnë kurrfarë dyshimi për vërtetësinë e tyre. Mirëpo vërtetësia e tyre mund të verifikohet. Dhe meqë jemi tek verifikimi, rekordi i dështimit të parashikimeve politike nga analistët shqiptarë është perfekt!
Cili nga këta ekspertë parashikoi se brenda entuziazmit për fitoren e zgjedhjeve të 1996-ës qëndronte tharmi i katastrofës së 1997-ës? Kush arriti të parashikonte se Berisha do ringrihej nga gërmadhat e kësaj katastrofe për t’u bërë më i fortë se të gjithë kundërshtarët e tij më të flaktë? Cili nga këta analistë, edhe pse kishin nxirë të përditshmet me skemat dhe koalicionet e mundshme paszgjedhore arriti të parashikonte se, pas zgjedhjeve të 2009-ës Berisha do të qeveriste në koalicion me Metën? Askush! E, megjithatë e gjithë kjo armatë njerëzish të zgjuar vazhdon të bëjë parashikime për sjelljen politike të njërit apo tjetrit politikan shqiptar. E prapëseprapë gazetarët vazhdojnë të shtrojnë nëpër studiot televizive pyetjen: “Si e parashikoni rezultatin për zgjedhjet e …?”
Si është e mundur që gjatë këtyre dy dekadave askush prej analistëve politikë nuk ka dalë njëherë të vetme të pranojë publikisht se të gjitha parashikimet e tij ishin një bullshit për të përligjur honoraret, thjesht një ushtrim gjimnastikor i mendjes për të fituar bukën e gojës?
Duhet t’ia bëjmë si Philipp Tetlock, profesor në University of Californianë Berkley! Tetlock, i cili mund të konsiderohet si një ekspert i ekspertëve të parashikimit, ka vendosur të mbajë shënim çdo parashikim që del nga goja e këtyre ekspertëve dhe ta verifikojë atë duke ia nënshtruar provës së kohës. Në vitin 2005 ai ka botuar një libër me titullin “Expert political Judgement. How good is it. How can we know”, në të cilin ai dokumenton rreth 82 mijë parashikime të bëra gjatë dy dekadave nga 284 ekspertë. Rezultati? Aspak frymëzues! Parashikimet e ekspertëve ishin, mesatarisht, pak sa më të mira se hamendësimet e njerëzve të zakonshëm.
Çfarë do bëjë Ilir Meta? Ndoshta as ai vetë nuk e di! Siç nuk e dinte, besoj, që në 2009-ën do të bashkëqeveriste me njeriun, të cilin në 2002 e kishte arrestuar. Sigurisht, edhe ky akt ishte përtej parashikimeve të çdo eksperti politik të asaj kohe. Sipas Tetlock, suksesi i ekspertëve për të parashikuar me saktësi ngjarjet politike apo sjelljet e aktorëve politikë është ekuivalent me probabilitetin për sukses të një shimpanzeje, e cila rreket të godasë me shigjetë një tabelë.
Dhe ju mendoni se, pas këtij krahasimi, unë me Dom Gjergjin duhet t’i përgjigjemi pyetjeve tuaja në lidhje me ngjarjet e pritshme politike shqiptare?
Në tonin e shakasë një herë një ipeshkvi i bënë pyetjen se pse është aq i suksesshëm me mediat e ai u përgjigj: sepse i lë gazetarët të bëjnë pyetjet që duan ata e unë jap përgjigjen që dua vetë. Pyetja e kësaj jave në “Mapo Weekend” mund t’i bëhej më mirë një analisti politik se sa një prifti katolik. Megjithatë, në rastin konkret unë nuk do ta shmang pyetjen, por do të mundohem ta ngre atë në një nivel tjetër, me anë të përgjigjes. Kur bëhet fjalë për politikë partiake nuk mund të merrem me emra konkretë, pasi (sidomos në Shqipëri) janë subjekt metamorfoze në bazë stinësh apo ngimjesh kulinare, por me atë çka tejkalon momentin dhe e hedh shikimin drejt një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Kam qenë gjithnjë i mendimit se në Shqipëri mungon një dialektikë e mirëfilltë si burim zhvillimi e rritjeje. Kjo për arsye të mungesës së një kulture të atij logos-i fillestar i cili, pasi ka zënë vend në mendjet dhe zemrat e njerëzve, në takimin dhe debatin mes këtyre të fundit, kthehet në ide, projekt dhe vullnet për ta realizuar atë. Në 20 vite postkomunizëm ende Shqipëria radhitet ndër vendet europiane me standard të ulët të një kulture dialoguese. Logjika monologuese e Partisë së Punës vazhdon ende të ketë përparësi në nënvetëdijen e shumë njerëzve, sidomos në anatemimin e kundërshtarit dhe shpalljen e tij si armik. Baza konfliktuale e shoqërisë sonë, që na shtihet si për dhuni qysh në shpërgenj, pasqyrohet dukshëm në shumë sektorë të jetës. Jo rrallëherë në këto vite ne kemi dashur e kemi kërkuar arbitër për lojën që zhvillohej në shtëpinë tonë. Edhe raport- progresi i KE-së është rezultati i një arbitri, i cili presim të kushtëzojë jetën tonë këtu. Edhe një herë më shumë ka rëndësi se çfarë thonë disa letra të mbushura herë me objektivitet e herë sipas oreksit, se sa çfarë në të vërtetë ka nevojë Shqipëria. Ndikimi i një raport-progresi ka vlerë sa koha e një palë zgjedhjeve, fatkeqësisht, por jo si një detyrë shtëpie për të ardhmen.
Nuk jam ndër euroskeptikët, por as nuk më entuziazmon fort kjo lloj Europe që po ndërtohet, e cila më shumë i jep rëndësi shifrave se sa vlerave, që me relativizmin (diçka ndryshe nga pluralizmi) e saj etik dhe fetar, është aq e brishtë saqë nuk e di se ç’e ardhme e pret. Dikur kam menduar që Europa është ajo e katedraleve, universiteteve mesjetare, manastireve, katedrave të filozofisë e të shkencave. Sigurisht që është edhe ajo, por sot bindem që ajo po shket gjithnjë e më shumë drejt disa standardeve të brishta, të vendosura në aula parlamentesh e në zyra teknokratësh. Kështu që në Europë ne mund të hyjmë, dhe do të ndodhë shumë shpejt, por kjo vetëm sepse kemi bërë një makijazh të mirë e jo sepse brenda nesh ka ndodhur një metamorfozë e thellë, apo një metanoia (kthim) e mendësisë. Kjo është shumë e qartë sa herë që merr telekomandën në dorë e dëgjon një edicion lajmesh a një debat. Të lodh gjuha e dhunshme që përdoret, të streson e të krijon boshllëk duke të hequr shpresat. Raport-progresi dhe reagimi ndaj tij është shumë i parashikueshëm, nuk ka asnjë surprizë dhe loja do të vazhdojë e vrazhdë e pa fryt. Qofsha profet i rremë!
Ndërkohë ende sa shoh unë, ne në Shqipëri kemi lidhur ngushtë e pashmangshmërisht integrimin me politikën e ç’është më e keqja me politikën partiake. Pse jemi aq të interesuar se çfarë mund të prodhojë një raport-progres në luftën politike në Shqipëri? Pse nuk e pyesim veten se sa ndikon në njerëzit e thjeshtë ky raport-progres? Apo sepse jemi të lidhur ngushtë me idenë se mjafton partitë të shkojnë mirë, pa ne rrimë edhe pa bukë? Integrimi politik është vetëm një pjesë e integrimit të vërtetë europian e ky i fundit nuk mund të varet vetëm nga vullneti politik i liderëve. Pse duhet patjetër lidhur ngushtë kjo gjë?Popër integrimin kulturor, arsimor, shkencor, juridik etj? Sa pak flitet për këto aspekte. A mjafton që partitë të shkojnë mirë e të bëjnë një palë zgjedhje të ndershme për t’u integruar?
I rikthehem edhe diçkaje tjetër. Si gjithmonë na kushtëzon ajo çka të tjerët thonë për ne dhe jo çka ne themi për veten tonë. Arbitri ende na duhet pasi nuk kemi besim në lojën e ndershme të kundërshtarit. Sa keq! Kjo tregon papjekuri të thellë e këtë populli ynë nuk e meriton.
Në vazhdën e asaj çka thashë më sipër, neve ndoshta do na duhej një koalicion i madh për integrimin europian, i cili nuk është vetëm një fakt partiak, por një e drejtë e shqiptarëve pavarësisht ngjyrës politike. Si i tillë, ky koalicion nuk mund të bëjë pa një bashkëpunim të të gjithëve. Unë utopikisht ëndërroj një koalicion ndërmjet të gjithë njerëzve me vullnet të mirë, ndërmjet partive, shoqërisë civile dhe çdo grupi interesi, qoftë edhe komunitetet fetare me kontributin e tyre specifik. Duke ia lënë fatin e integrimit vetëm partive politike, ne kemi humbur shumë herë trenin që na çon në Europë. Cicmic-et politike dhe partiake janë kthyer në pengesë për një afrim sa më të shpejtë të vendit me strukturat europiane. Them me strukturat, se me shpirtin europian që e nisi Europën, ndoshta nuk janë as vetë europianët.
I know it when I see it!
Gilman BakalliA e keni vënë re se askush nga njerëzit që pyeten nëpër rrugë apo studio televizive në lidhje me ngjarjet e pritshme politike, nuk përgjigjet: “E ku ta di unë?!”. Ose: “Unë nuk jam profet!”. E habitshme, apo jo? Të gjithë mendojmë se e zotërojmë atë shqisën e gjashtë si organ “thuajse-statistikor” që na e mundëson përllogaritjen e probabilitetit të ndodhshmërisë së një ngjarjeje. Me anën e kësaj tentakule, pa ndihmën e intervistave apo sondazheve, njeriu mesatar nuk heziton t’iu përgjigjet pyetjeve të tilla si “a mendoni se në të ardhmen njerëzit do të…?”Askush ama nuk e di nga buron kjo veti ekskluzivisht humane. Edhe kokat më të zgjuara të këtij vendi, merri nga akademia, universiteti, organizata, qeveria a ku di unë, e kanë problem të gjejnë një përkufizim për këtë. Fundja, ç’rëndësi kanë përkufizimet! Në raste të tilla, kur vihesh nën presion për të dhënë përkufizime në lidhje me gjëra që dihen, të vjen në mendje përkufizimi që Potter Stewart i bën pornografisë: “I know it when I see it!”
Mjafton fakti që jemi përmbytur nga parashikimet. Kaq përvëluese është kjo dëshira e njerëzve për të mësuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kaq përmasa të mëdha mund të marrë kjo dëshirë, saqë mund t’i detyrojë gazetarët të na pyesin mua, një pedagog universiteti, dhe Dom Gjergj Metën, një prift katolik, se çfarë do të ndodhë pas progres-raportit të KE, se çfarë do të bëjë Ilir Meta, me kë do bëjë koalicion ai para apo pas zgjedhjeve, e të tjera si këto!
Të pajisur me tentakulën që vibron papushim në mjedisin social disa individë, duke menduar se Zoti i ka bekuar me aftësinë për ta ndarë forcën e tyre parashikuese publikisht me të tjerët, kanë krijuar një biznes me aftësinë njerëzore për të parashikuar. Në gazeta, blogje, libra, radio e televizion, ekspertët e gjykimit politik e ekonomik bëjnë parashikime se si do vejë puna e euros, e dollarit, sa do jetë rritja ekonomike, kush do fitojë zgjedhjet, me kë do shkojë Ilir Meta, Bamir Topi e Nard Ndoka. Ka raste kur ekspertët e prognozave politike ngrenë shikimin e tyre larg, larg në horizonte dhe na tregojnë se si do jetë Shqipëria, politika dhe ekonomia e saj pas 10 vitesh. Duhet thënë se këta ekspertë gëzojnë një popullaritet të madh dhe trajtohen nëpër media me të njëjtin adhurim, të cilin grekët e lashtë ia jepnin orakullit të Delfit. Por ndryshe nga artikulimet e vagullta të Delfit, pohimet e analistëve tanë janë të sakta e precize (siç ishte për shembull parashikimi i atij ekspertit të prognozave politike se Edi Rama do të fitonte me 20 000 vota më shumë në zgjedhjet e 2011 për Bashkinë e Tiranës) dhe, duke gjykuar mbi bazën e seriozitetit joverbal me të cilin transmetohen në publik, ato nuk të krijojnë kurrfarë dyshimi për vërtetësinë e tyre. Mirëpo vërtetësia e tyre mund të verifikohet. Dhe meqë jemi tek verifikimi, rekordi i dështimit të parashikimeve politike nga analistët shqiptarë është perfekt!
Cili nga këta ekspertë parashikoi se brenda entuziazmit për fitoren e zgjedhjeve të 1996-ës qëndronte tharmi i katastrofës së 1997-ës? Kush arriti të parashikonte se Berisha do ringrihej nga gërmadhat e kësaj katastrofe për t’u bërë më i fortë se të gjithë kundërshtarët e tij më të flaktë? Cili nga këta analistë, edhe pse kishin nxirë të përditshmet me skemat dhe koalicionet e mundshme paszgjedhore arriti të parashikonte se, pas zgjedhjeve të 2009-ës Berisha do të qeveriste në koalicion me Metën? Askush! E, megjithatë e gjithë kjo armatë njerëzish të zgjuar vazhdon të bëjë parashikime për sjelljen politike të njërit apo tjetrit politikan shqiptar. E prapëseprapë gazetarët vazhdojnë të shtrojnë nëpër studiot televizive pyetjen: “Si e parashikoni rezultatin për zgjedhjet e …?”
Si është e mundur që gjatë këtyre dy dekadave askush prej analistëve politikë nuk ka dalë njëherë të vetme të pranojë publikisht se të gjitha parashikimet e tij ishin një bullshit për të përligjur honoraret, thjesht një ushtrim gjimnastikor i mendjes për të fituar bukën e gojës?
Duhet t’ia bëjmë si Philipp Tetlock, profesor në University of Californianë Berkley! Tetlock, i cili mund të konsiderohet si një ekspert i ekspertëve të parashikimit, ka vendosur të mbajë shënim çdo parashikim që del nga goja e këtyre ekspertëve dhe ta verifikojë atë duke ia nënshtruar provës së kohës. Në vitin 2005 ai ka botuar një libër me titullin “Expert political Judgement. How good is it. How can we know”, në të cilin ai dokumenton rreth 82 mijë parashikime të bëra gjatë dy dekadave nga 284 ekspertë. Rezultati? Aspak frymëzues! Parashikimet e ekspertëve ishin, mesatarisht, pak sa më të mira se hamendësimet e njerëzve të zakonshëm.
Çfarë do bëjë Ilir Meta? Ndoshta as ai vetë nuk e di! Siç nuk e dinte, besoj, që në 2009-ën do të bashkëqeveriste me njeriun, të cilin në 2002 e kishte arrestuar. Sigurisht, edhe ky akt ishte përtej parashikimeve të çdo eksperti politik të asaj kohe. Sipas Tetlock, suksesi i ekspertëve për të parashikuar me saktësi ngjarjet politike apo sjelljet e aktorëve politikë është ekuivalent me probabilitetin për sukses të një shimpanzeje, e cila rreket të godasë me shigjetë një tabelë.
Dhe ju mendoni se, pas këtij krahasimi, unë me Dom Gjergjin duhet t’i përgjigjemi pyetjeve tuaja në lidhje me ngjarjet e pritshme politike shqiptare?
No comments:
Post a Comment