TIRANE - S’mund të ndërhyjnë në
Himnin Kombëtar. Ka mjaft hapësira për të respektuar të drejtat e gruas.
Kjo do të cenonte rëndë momentin historik, të vërtetë, traditën...
Akademiku Rexhep Qosja, ka reaguar ashpër dje pas një deklarate të
Avokatit të Popullit për përshtatje në tekstin e himnit kombëtar. Për
“Shqiptarja.com”, Akademiku Qosja sjell këtë intervistë telefonike, ku
argumenton mbi të drejtat dhe barazinë gjinore, dhe deri ku mund të
shkojnë ato, pa e prekur traditën dhe të vërtetat historike.
Profesor, a kemi të drejtë të ndërhyjmë sot, tek Himni Kombëtar?
Jo, them se jo. Nuk bëhen këto ndërhyrje në himnin kombëtar. Ai është krijuar atëherë kur është krijuar. Ka një emër, ka nj autor, ka një traditë, s’mundet... Unë nuk e përfill një propozim të tillë.
A shkelet e drejta e autorit në këtë rast?
Absolutisht po. Shkelet rëndë.
Po si dokument historik, a cënohet?
Si dokument historik kemi të bëjmë me një ndërrim të autenticitetit, origjinalitetit, vlerës. Atëkohë është menduar ashtu. Pse burrë? Kanë luftuar burrat, nuk kanë luftuar gratë. Ka edhe raste të veçuara që kanë luftuar gratë, si në rastin kur partizanët i futën në radhët e luftës edhe gratë, pak a shumë. Por jo, s’ka qenë traditë për shqiptarin. Nuk mund ta ndërrojmë të kaluarën. Ka qenë e këtillë.
Nuk më duket propozim i arsyeshëm.
Me këtë arsyetim, mos dalim kundër barazisë gjinore?
Kemi mundësi të tjera, hapësira të tjera, fusha të tjera, shumëçka tjetër ku gratë mund të ndihen në pozita të barabarta. Dhe ka dashur zoti, siç thotë populli, po bëhen realitet këto gjëra. Gruaja shqiptare sot është e liruar prej zakoneve e diskriminimeve që pësonte dikur. Nuk kemi nevojë të bëjmë ndërhyrje në himnin kombëtar për një parullë politike.
Po nëse ky propozim shkon paralelisht me propozimet e BE-së për integrim?
Jo, të ndërrojmë himnin!!! Le të plotësohet gjithçka që kërkon Bashkimi Evropian. Megjithëse ata kërkojnë që të jetë prania e grave 30 përqind në kuvend. Po pse nuk e bëjnë 50 përqind nëse duan të jenë plotësisht të barabartë. Përse nuk e kanë bërë vetë këtë gjë në vendet e tyre? Pse vetëm Suedia ka një përqindje të lartë, pothuajse të barabartë mes meshkujve e femrave në Parlament? Jam absolutisht për një barazi të plotë të gruas me burrin, por jo të ndërrohet himni kombëtar.
Kjo ndërhyrje është kërkuar në kontekstin e 100-vjetorit të Pavarësisë. A e përligj ky përvjetor këtë ndërmarrje?
Asgjë nuk e arsyeton ndërhyrjen apo ndryshimet në himnin kombëtar. Kurrëfarë përvjetori, as 100 as 200-vjetor, sikur të ishte. Jo jo... Është 100-vjetori i pavarësisë. Le ta kremtojmë në mënyrë sa më të bukur, sa më të arsyeshme, sa më të ndershme, sa më të plotë. Por jo ta ndërrojmë historinë. Ka qenë e tillë, me të mirat e të këqijat, fitoret dhe dështimet. Pse, për hir të 100-vjetorit të bëjmë edhe ndryshime në himnin kombëtar? Asnjë politikë serioze nuk do ta kërkonte këtë.
Në këtë rast ideja është hedhur nga avokati i popullit...
E kam ndjekur shpesh në televizion Avokatin e Popullit. Më ka lënë përshtypje shumë të mira. Por ky propozim i tij, nuk më duket për përshtypje të mirë.
Profesor, kundërshtimi juaj, mos lidhet pak me lidhjen shpirtërore që ju keni me Asdrenin si tekstshkruesin e himnit, nj autor që e keni studiuar gjerësisht dhe i keni kushtuar vite të tëra pune?
Nuk ka lidhje. Unë e kam studiuar Asdrenin siç do të studioja çdo shkrimtar tjetër. Unë madje e them se ai himn kombëtar, i cili nuk është plotësisht origjinal, është adoptim i një vjershe rumune, si tekst letrar nuk është antologjik, nuk është i shkëlqyer, por është bërë himn kombëtar dhe tekstet e himneve kombëtare të shumë popujve nuk janë tekste antologjike, janë të atilla, siç janë bërë në një moment të caktuar historik, dhe popujt i nderojnë, i respektojnë, nuk i ndryshojnë.
Unë kështu mendoj. E di se ka të tjerë që mendojnë ndryshe. Demokraci është. Le të urdhërojnë e të mendojnë ndryshe, mendimi im është i këtillë. Pra jo se e ka shkruar Asdreni. Edhe po ta kishte shkruar Naim Frashri, Zef Serembe, Fan Noli, apo Lasgush Poradeci, që mund të kishin bërë një vjershë mbase edhe më të bukur, por e ka dashur puna ashtu, dhe e ka shkruar Asdreni. Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, kanë qëlluar në Bukuresht kur kanë ardhur të shpallin Pavarësinë në Vlorë. Iu është dashur Himni dhe Asdreni e ka bërë tekstin për himnin kombëtar, iu është dashur flamuri dhe një grua e ka qëndisur edhe flamurin. Kështu ka ndodhur atëherë e ne duhet ta respektojmë atë moment historik, atë kohë, ata njerëz.
(ap/im/shqiptarja.com)

No comments:
Post a Comment