Gjermanët fitojnë 2-1 me spanjollët. Gjithçka e hapur në Madrid
Një fitore me vlera, e vendosur me golin e minutës së 90-të nga
golashënuesi më i mirë i Bajernit të Munihut, Mario Gomezh, pas asistit
të kapitenit Filip Lahm, që përfitoi në një mbulim i keq i Koentaros.
Duke parë kronikën e lojës, në minutën e 17-të, pas një goditjeje
këndi, francezi shënoi golin e gjermanëve, pasi Ramos nuk arriti të
pastrojë zonës.
Për mediat spanjolle, goli ishte i parregullt, pasi sipas tyre,
Luis Gustavo ishte në pozicion jashtë loje kur Riberi goditi topin. Në
pjesën e parë, Kristiano Ronaldo ekzekutoi disa goditje të lira, por pa
sukses. Mesfushori turko-gjerman i Realit të Madridit, Mesut Ozil,
barazoi rezultatin pas një asisti të Kristiano Ronaldos. Kur gjithçka
dukej se do të mbyllej në barazim 1-1, Mario Gomezh shpiku golin fitues
të Bajernit të Munihut, duke konfirmuar edhe një herë tjetër se është
“macja e zezë’ e madrilenëve.
Ia vlen të kujtojmë, se Reali i Madridit e fitoi Ligën e Kampioneve
në vitin 1998, 1-0 kundër Juventusit, duke pasur në bankinë pikërisht
trajnerin aktual të Bajernit të Munihut, Jup Hejnknes. Një ndeshje jo në
nivelin që pritej nga Reali i Madridit, ndërkohë që spanjollët e
Murinjos pësuan humbjen e parë në 11 ndeshje në Ligën e Kampioneve.
No comments:
Post a Comment