Nga Alfred Lela/Fotot: Armand Sallabanda/ Revista Mapo mumri i Shkurtit
Intervista / Princi Leka flet për amanetin e të atit dhe për dëshirën që të jetë i pari në Dinastinë Zogu që do të bëhet gjysh. Lidhjen e tij me Mbretëreshën Geraldinë dhe kujtimi i Mbretit Zog.
Faleminderit për pyetjen, sigurisht që kjo varet nga konteksi, në rastin konkret mund të më drejtoheni edhe thjesht me emrin Leka, por sipas protokollit me titullin Naltmadhëri i drejtohen vetëm Mbretit, ndërsa djalit të tij, Princit, i drejtohen me termin Lartesë.
Lartesë. Nëse do të bënit një kategorizim të njerëzve që u drejtohen, secili me një nga këto cilësime që përmenda më sipër, si do i ndanit ata?
Së pari, askënd nuk do të ngarkoja me faj për mosnjohjen e terminologjisë protokollare, sigurisht duke përjashtuar në këtë rast diplomatët, ndërsa për pjesën tjetër kjo mosnjohje është e justifikueshme, pasi për rreth gjysëm shekulli kjo terminologji sipas ideologjisë komuniste përbënte herezi.
Si u drejtohet e fejuara Juaj? A ka ajo ende një emër ‘përkëdhelës’ për Ju?
Sigurisht që brenda çiftit nuk ka protokolle.
Titulli që unë trashëgoj është Naltësia e Tij Mbretërore Princ i Kurorës Leka II i Shqiptarëve.
Dua të ndalem te betimi Juaj si Mbret. A ka ndodhur ky betim mbi varrin e Mbretit Leka I, siç e tha shtypi, apo më shumë ishte një fjalë lamtumire?
Betimi im nuk ishte zyrtar, por lidhej me amanetin e Tij dhe detyrimin tim si djalë dhe si Princi i Shqiptarëve për të ndjekur rrugën e Tij.
Cili ishte ky amanet? A mund të bëhet publik?
Amaneti i tij ishte shumë i thjeshtë: Të vazhdoj me devotshmëri rrugën e tij!
Ç’parashikon Statuti i Mbretërisë kur, ku, dhe si do të ndodhë betimi i Princit Leka si Mbreti Leka II?
Kurorëzimi im, pavarësisht se kur, do të bëhet në përputhje me vullnetin e lirë të shqiptarëve.
Ç’doni të thoni me ‘vullnet i lirë i shqiptarëve’?
Me votën e tyre të lirë, nëpërmjet Parlamentit ose një referendumi të pamanipuluar.
Ju përmendet fjalën “amanet” dhe besoj se ia dini kuptimin, pra shqiptarët nuk do ta pranonin kurrë mosmbajtjen e amanetit. Familja Mbretërore nuk është vetëm e imja, por i përket të gjithë shqiptarëve.
Amaneti është që Ju të betoheni si Mbret dhe të bëni çdo përpjekje për rikthimin e Monarkisë si formë regjimi…
Amaneti nuk është i lidhur vetëm me sistemin. Për mua do të thotë të jem i përkushtuar në çështjen kombëtare. Do të thotë të punoj dhe të jetoj për Vendin tim, për të gjithë Shqiptarët pa dallim. Që edhe fëmijët e mi të flasin Shqip dhe ta shikojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Të jem në Shërbim, siç kanë qenë të gjithë paraardhësit e mi.
Gjatë diktaturës komuniste të gjithë shqiptarët ishin të pafat, ndërsa sot unë e shoh veten me fat, pasi më në fund Familja Mbretërore u kthye në Atdhe.
Babai im, Mbreti Leka I, gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe besoj se përfaqësoi mëse miri simbolin e unitetit kombëtar. Si pasardhësi i Tij i jam mirënjohës, pasi atdhedashurinë ma ka kultivuar edhe mua që në fëmijëri.
Më thoni Ju lutem, dhe nëse mundeni, cili ka qenë reagimi i parë kur e patë apo u thanë se babai Juaj kishte mbyllur sytë përgjithmonë?
Më lejoni të mos i përgjigjem kësaj pyetjeje.
A jeni besimtar në përgjithësi? Ju jeni pjesë e një familjeje dybesimëshe por, cila fe ka luajtur rol më të madh nën jetën Tuaj, Krishtërimi apo Muhamedanizmi?
Une besoj në Zot,dhe të dyja besimet me të cilat jam rritur më kanë hapur më shumë horizont drejt kulturave që secila prej tyre përfaqëson.
(Qesh) Ndoshta keni të drejtë, por unë e dua këtë vend siç është,edhe me paradokset e tij. Përsa u përket tipareve dhe fizikut tim mendoj se jam një malësor i vërtetë.
Unë nuk besoj se do i shmangeni frerëve të të qenit ‘politikisht korrekt’, por nganjëherë, shqiptarët, që në një situatë tjetër mund të ishin nënshtetasit tuaj, a nuk janë, deri diku, të paqeverisshëm?
(Qesh) Barcaletë: Mbreti Zog, Bulevardin e ndërtoi shumë të gjerë që autobusët të ecnin horizontalisht, kjo pasi çdo shqiptar dëshiron të ulet në vendin e parë. Por, le të kthehemi seriozë: ndoshta hapësirat duhen zgjeruar që secili individ të gjejë vendin e tij.
Në Burgajet shkoj vazhdimisht dhe ndjehem shumë i lidhur me zonën e Matit.
Ka një mendim që qarkullon prej dekadash dhe që i ka rrënjët te qëndrimi i komunistëve ndaj Mbretit Zog, sipas të cilit, ky i fundit e tradhëtoi vendin kur u largua më mërgim, në vend që të rrinte këtu e të luftonte…
Kjo është më tepër një çështje e propagandës së sistemit komunist. Parlamenti shqiptar vendosi largimin e përkohshëm të Mbretit, pasi qëndrimi i tij rrezikonte pavarësinë e shtetit. Mbreti Zog nuk pranoi të bëhej një vegël e pushtuesve dhe të mbretëronte nën bajonetat e tyre. Mbreti Zog ishte rasti me unikal në Europë që nuk u rreshtua në rradhët e koalicionit nazifashist.
Ndërkohë, qëndrimi ndaj Mbretëreshës Geraldinë, qoftë edhe nga komunistët, ka qenë i butë, ose më pak mohues. Pse mendoni se ka ardhur kjo?
Me sa duket, pas 10 vitesh mbretëri, shqiptarët prisnin me padurim Mbretereshën e tyre e cila do te simbolizonte vazhdimësinë e kësaj familjeje. Përveç kësaj, ajo që në fillim u angazhua për t’i shërbyer Shqipërisë dhe i qëndroi deri në fund besnike idealeve të Mbretit Zog. Ajo e deshi këtë vend dhe dëshira e saj ishte të prehej në tokën shqiptare. Jam shumë i lumtur që kjo dëshirë iu realizua!
Na flisni pak për Mbretëreshën Geraldinë, gjyshen tuaj, në nivel personal. Cila ka qenë marrdhënia Juaj me të?
Unë kam qenë shumë i lidhur me gjyshen time. Ajo më donte shumë, më tregonte historitë e familjes, më fliste për dashurinë e saj për Mbretin Zog, për Shqipërinë që e kujtonte me aq mall! Unë jam rritur me gjyshen time pranë dhe për këtë jam me fat. Ajo ka qenë frymëzim për ne dhe për të gjithë shqiptarët që sakrifikuan dhe e lidhën fatin e tyre me fatin e Familjes Mbretërore.
A Ju ‘vizitojnë’ në ëndrra të afërmit tuaj që kanë ndërruar jetë: babai Juaj, gjyshi, gjyshja, nëna? A vijnë ata si bartës të amanetit mbretëror, apo thjesht si njerëz të gjakut tuaj?
Nuk ëndërroj shpesh të afërmit e mi, por janë gjithnjë në mendimet e mia. Nukmund të them që vijnë nëpër ëndrra, por mund të pohoj se prindërit e mi janë gjithmonë prezent. I kam dashur shumë dhe vazhdoj t’i ndjej pjesë të jetës time, dhe kështu do të jetë gjithmonë.
Disa ditë më parë isha duke parë me interes pemën e familjes dhe kam vënë re që asnjë anëtar i familjes së linjës Zogolli, nuk është bërë asnjëherë gjysh. Nisur nga kjo kam shumë dëshirë të ndryshoj fatin e familjes. Padyshim që e ndjej mungesën e prindërve, dhe sidomos të një motre apo vëllai, me të cilët do të ndaja gëzimet dhe hidhërimet! Por jam i lumtur që kam pranë Elian, e cila me kupton dhe me është gjendur pranë në çdo kohë. Fëmijët janë vullneti i Zotit, por ajo që unë do të doja shumë është të bëhem një ditë gjysh, gjë të cilën nuk e arriti dot as Mbreti Zog dhe as babai im, Mbreti Leka.
Mendoj se pyetja juaj e ka vetë përgjigjen brenda, prandaj dhe unë besoj në idealin e Mbretërisë Kushtetuese, si një sistem që siguron stabilitet politik, ekonomik e social, dhe kjo u provua jo vetëm gjatë kohës së Mbretërisë në Shqipëri, por edhe nga përvoja e shteteve më të përparuara të Europës.
Nga disa, shihet si shenjë ‘tërheqjeje’ ose ‘dorëzimi’ fakti se Ju jeni zyrtar i Republikës? A shihni ndonjë paradoks te kjo: dikush që pret të betohet si Mbret u shërben strukturave republikane të shtetit?
Detyra ime është të jem në shërbim të vendit tim në çdo rrethanë, përvoja institucionale do më shërbejë edhe më shumë për të ardhmen.

Në një natë të acartë shkurti, bashkë me Edi Lesin, një koleg që ka punuar me Princin Leka në ministrinë e Jashtme, bëjmë për nga Pallati Mbretëror. Edi ka luajtur rolin e ndërmjetësit për një bisedë me Trashëgimtarin e fronit, dhe falë tij, shmangen ato momentet mbushur me siklet e kortezi kur bashkëbiseduesi të është jo vetëm i panjohur, por edhe një i panjohur emri i të cili shoqërohet me titullin Princ.Në fillim si duhet t’Ju drejtohemi, pra cila është etiketa e duhur sipas ceremonialit, dhe si u pëlqen Ju personalisht, Naltmadhni, Princ Leka…?
Faleminderit për pyetjen, sigurisht që kjo varet nga konteksi, në rastin konkret mund të më drejtoheni edhe thjesht me emrin Leka, por sipas protokollit me titullin Naltmadhëri i drejtohen vetëm Mbretit, ndërsa djalit të tij, Princit, i drejtohen me termin Lartesë.
Lartesë. Nëse do të bënit një kategorizim të njerëzve që u drejtohen, secili me një nga këto cilësime që përmenda më sipër, si do i ndanit ata?
Së pari, askënd nuk do të ngarkoja me faj për mosnjohjen e terminologjisë protokollare, sigurisht duke përjashtuar në këtë rast diplomatët, ndërsa për pjesën tjetër kjo mosnjohje është e justifikueshme, pasi për rreth gjysëm shekulli kjo terminologji sipas ideologjisë komuniste përbënte herezi.
Si u drejtohet e fejuara Juaj? A ka ajo ende një emër ‘përkëdhelës’ për Ju?
Sigurisht që brenda çiftit nuk ka protokolle.
Në çift sigurisht që jo, por Protokolli i Oborrit ruhet në praninë në bisedë të Sulejman Gjanës, zv kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe me sa duket këshilltar i Princit. Gjana duket si një nga ata burrat e ardhur nga një kohë tjetër. Është i gjatë, i zbardhylët ka sy të çelët dhe është i veshur me kostum e kravatë. Shto këtu edhe një shall bezhë që sikur shkrihet me dritën e zbehtë të dhomës me kubaturë të lartë. Gjana flet në një gegnishte të qashtër dhe thotë se ka lindur në Belgjikë. Po të mbyllësh sytë për një moment e të shkëputesh në kohë, Gjanën mund ta zëvendësosh me një prej shoqëruesve të Ahmet Zogut ndërsa Princin me gjyshin e tij. Kjo dhomë mund të jetë kudo: në një hotel në Francë apo një kështjellë në rrethinat e Londrës. Çdo gjë që ka ndodhur e do të ndodhë me monarkinë, shqiptarët patjetër do ta lidhin me Mbretin Zog dhe trashëgiminë e tij.Kur të ndodhë betimi Ju do të emërtoheni Leka, Mbret i Shqiptarëve siç pat bërë edhe gjyshi juaj, për të shenjuar ‘shqiptarët’ dhe jo veç Shqipërinë?
Titulli që unë trashëgoj është Naltësia e Tij Mbretërore Princ i Kurorës Leka II i Shqiptarëve.
Dua të ndalem te betimi Juaj si Mbret. A ka ndodhur ky betim mbi varrin e Mbretit Leka I, siç e tha shtypi, apo më shumë ishte një fjalë lamtumire?
Betimi im nuk ishte zyrtar, por lidhej me amanetin e Tij dhe detyrimin tim si djalë dhe si Princi i Shqiptarëve për të ndjekur rrugën e Tij.
Cili ishte ky amanet? A mund të bëhet publik?
Amaneti i tij ishte shumë i thjeshtë: Të vazhdoj me devotshmëri rrugën e tij!
Ç’parashikon Statuti i Mbretërisë kur, ku, dhe si do të ndodhë betimi i Princit Leka si Mbreti Leka II?
Kurorëzimi im, pavarësisht se kur, do të bëhet në përputhje me vullnetin e lirë të shqiptarëve.
Ç’doni të thoni me ‘vullnet i lirë i shqiptarëve’?
Me votën e tyre të lirë, nëpërmjet Parlamentit ose një referendumi të pamanipuluar.
Në dekorin e madh që shoqëron Familjen Mbretërore Shqiptare, referendumi i vitit 1997, me pyetjen ‘a jeni për Monarkinë apo për Republikën?’ është një moment i errët. Zgjedhjet e 1997-ës ishin më tronditëset në historinë post-komuniste të Shqipërisë. Mbretërorët fituan bindshëm në disa zona të vendit dhe me po kaq bindje kontestuan rezultatin final, të cilin e konsideruan të manipuluar. Pjesë e kësaj proteste ishte edhe ‘bravadoja ushtarake’ e të ndjerit Mbreti Leka, i cili u shfaq i armatosur, bashkë me ndjekësit, në afërsi të Pallatit të Kongreseve. Kaosi që pasoi prodhoi një të vdekur në anën e Mbretërorëve dhe një urdhër arresti për Mbretin Leka që u detyrua të largohej nga Shqipëria. I njohur me këtë dekor e këtë histori, ndoshta Princi Leka duhet të ketë patur mëdyshje në lidhje me rolin e tij të ardhshëm.A keni menduar ndonjëherë: unë nuk dua të jem Mbret ‘i një mbretërie që s’ekziston’. Dua t’i jap fund këtu dhe të vazhdoj jetën si pasardhës i Mbretit Zog, por pa etiketimet e ceremonitë, thjesht si qytetar i vendit të tij dhe timit?!
Ju përmendet fjalën “amanet” dhe besoj se ia dini kuptimin, pra shqiptarët nuk do ta pranonin kurrë mosmbajtjen e amanetit. Familja Mbretërore nuk është vetëm e imja, por i përket të gjithë shqiptarëve.
Amaneti është që Ju të betoheni si Mbret dhe të bëni çdo përpjekje për rikthimin e Monarkisë si formë regjimi…
Amaneti nuk është i lidhur vetëm me sistemin. Për mua do të thotë të jem i përkushtuar në çështjen kombëtare. Do të thotë të punoj dhe të jetoj për Vendin tim, për të gjithë Shqiptarët pa dallim. Që edhe fëmijët e mi të flasin Shqip dhe ta shikojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Të jem në Shërbim, siç kanë qenë të gjithë paraardhësit e mi.
Kur i bën një vijë fati Familjes Mbretërore Shqiptare, ajo, dashur pa dashur, të lidh me fatin e monarkive të tjera europiane të pas Luftës së Dytë Botërore. Në mërgim, duke pritur, herë në dritë, por më shumë në hije, i gjen të gjithë mbretërit, mbretëreshat apo princat europianë: italianët, grekët, jugosllavët, bullgarët e të tjerë. Ata parakalojnë në sytë e opinionit publik fatin e trishtë të përmbysjeve të mëdha që solli Lufta e Dytë në Europë. Shkëlqimi i tyre është i një kohe tjetër dhe brenda kësaj drite që birret e birret ata përcjellin njëri –tjetrin. Aty janë edhe mbretërorët shqiptarë, që zhvendosen sa nga një cep i Europës në tjetrin, për të marrë në sy edhe Amerikën e për të provuar si destinacion përfundimtar të largëtën Afrikë të Jugut. Në këtë zhvendosje brenda lëkurës tëndë, si i thonë, nuk mund të mos ndjehesh leqelëshuar e fatalist.Familja Juaj, por në përgjithësi shumica e familjeve mbretërore në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, mund të konsiderohet e pafat? A ndjeheni Ju i pafat?
Gjatë diktaturës komuniste të gjithë shqiptarët ishin të pafat, ndërsa sot unë e shoh veten me fat, pasi më në fund Familja Mbretërore u kthye në Atdhe.
Kur nuk jam pjesë e bisedës i hedh sytë rreth e rrotull dhomës ku jemi ulur. Princi e kap këtë dhe shpjegon se dhomat në Pallat janë me dekoracione të ndryshme dhe kjo ku po rrimë është me motive afrikane. Familja e Tij ka kaluar shumë vite në Afrikën e Jugut dhe nëse historia e mbretërorëve shqiptarë në kontinentin e errët mund të shpejgohej përmes këtyre maskave të varura nëpër mure, ato do të pikonin trishtim. Ato maska, në një mënyrë a tjetër shërbejnë, jo vetëm si ‘historik i shpejtë’ i një pjese të jetës së Familjes Mbretërore, por edhe si urë lidhëse mes Mbretit Leka dhe Princit Leka. Mes të atit me të birin.Nëse do e përshkruanit me disa fjali babanë Tuaj, Mbretin Leka I, cilat do të ishin ato?
Babai im, Mbreti Leka I, gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe besoj se përfaqësoi mëse miri simbolin e unitetit kombëtar. Si pasardhësi i Tij i jam mirënjohës, pasi atdhedashurinë ma ka kultivuar edhe mua që në fëmijëri.
Më thoni Ju lutem, dhe nëse mundeni, cili ka qenë reagimi i parë kur e patë apo u thanë se babai Juaj kishte mbyllur sytë përgjithmonë?
Më lejoni të mos i përgjigjem kësaj pyetjeje.
A jeni besimtar në përgjithësi? Ju jeni pjesë e një familjeje dybesimëshe por, cila fe ka luajtur rol më të madh nën jetën Tuaj, Krishtërimi apo Muhamedanizmi?
Une besoj në Zot,dhe të dyja besimet me të cilat jam rritur më kanë hapur më shumë horizont drejt kulturave që secila prej tyre përfaqëson.
Princi Leka është një djalë i gjatë. Ky vertikalitet trembës zbutet megjithatë nga manierat e tij, e folura e qetë, sytë e paqtë dhe një theks anglez në të folur që e bën të duket më shumë një Windsor se sa një Atilë.Ju jeni një individ ekzotik, edhe për një vend plot ekzotizma si Shqipëria: keni theks të huaj në të folur, jeni shumë më i gjatë se mesatarja e shqiptarëve; keni tipare më të zbardhylëta se sa mesatarja e vendit e cila, mund të thuhet, është ‘e zeshkëta’ dhe; jeni zëbutë, në një vend ku më hapësirë gjejnë bërtimat e çirrjet. A ndiheni nganjëherë ndopak si i huaj? Si dikush i cili nuk e ka vendin këtu?
(Qesh) Ndoshta keni të drejtë, por unë e dua këtë vend siç është,edhe me paradokset e tij. Përsa u përket tipareve dhe fizikut tim mendoj se jam një malësor i vërtetë.
Unë nuk besoj se do i shmangeni frerëve të të qenit ‘politikisht korrekt’, por nganjëherë, shqiptarët, që në një situatë tjetër mund të ishin nënshtetasit tuaj, a nuk janë, deri diku, të paqeverisshëm?
(Qesh) Barcaletë: Mbreti Zog, Bulevardin e ndërtoi shumë të gjerë që autobusët të ecnin horizontalisht, kjo pasi çdo shqiptar dëshiron të ulet në vendin e parë. Por, le të kthehemi seriozë: ndoshta hapësirat duhen zgjeruar që secili individ të gjejë vendin e tij.
Një zgjerim i mundshëm i hapësirave do të ishte Shqipëria e bashkuar, që së fundi etiketohet me emra të ndryshëm në varësi të atij apo asaj që e artikulon predispozitën: E Madhe, Natyrale, Etnike e të tjera. Për këtë, Princi Leka, kur të kurorëzohet, ashtu si i gjyshi dhe i ati do të quhet Mbreti Leka II i Shqiptarëve. Sigurisht mund të flasim për hapësirë të zgjeruar, ëndrra dhe idelae të mëdha të matjanit Ahmet Zogu nga Burgajeti që u shpall Mbret i Shqiptarëve.A keni qenë në Burgajet të Matit, në vendlindjen e gjyshit Tuaj? Cilat janë ndjesitë që patët kur vizituat tokën e të parëve?
Në Burgajet shkoj vazhdimisht dhe ndjehem shumë i lidhur me zonën e Matit.
Ka një mendim që qarkullon prej dekadash dhe që i ka rrënjët te qëndrimi i komunistëve ndaj Mbretit Zog, sipas të cilit, ky i fundit e tradhëtoi vendin kur u largua më mërgim, në vend që të rrinte këtu e të luftonte…
Kjo është më tepër një çështje e propagandës së sistemit komunist. Parlamenti shqiptar vendosi largimin e përkohshëm të Mbretit, pasi qëndrimi i tij rrezikonte pavarësinë e shtetit. Mbreti Zog nuk pranoi të bëhej një vegël e pushtuesve dhe të mbretëronte nën bajonetat e tyre. Mbreti Zog ishte rasti me unikal në Europë që nuk u rreshtua në rradhët e koalicionit nazifashist.
Ndërkohë, qëndrimi ndaj Mbretëreshës Geraldinë, qoftë edhe nga komunistët, ka qenë i butë, ose më pak mohues. Pse mendoni se ka ardhur kjo?
Me sa duket, pas 10 vitesh mbretëri, shqiptarët prisnin me padurim Mbretereshën e tyre e cila do te simbolizonte vazhdimësinë e kësaj familjeje. Përveç kësaj, ajo që në fillim u angazhua për t’i shërbyer Shqipërisë dhe i qëndroi deri në fund besnike idealeve të Mbretit Zog. Ajo e deshi këtë vend dhe dëshira e saj ishte të prehej në tokën shqiptare. Jam shumë i lumtur që kjo dëshirë iu realizua!
Na flisni pak për Mbretëreshën Geraldinë, gjyshen tuaj, në nivel personal. Cila ka qenë marrdhënia Juaj me të?
Unë kam qenë shumë i lidhur me gjyshen time. Ajo më donte shumë, më tregonte historitë e familjes, më fliste për dashurinë e saj për Mbretin Zog, për Shqipërinë që e kujtonte me aq mall! Unë jam rritur me gjyshen time pranë dhe për këtë jam me fat. Ajo ka qenë frymëzim për ne dhe për të gjithë shqiptarët që sakrifikuan dhe e lidhën fatin e tyre me fatin e Familjes Mbretërore.
A Ju ‘vizitojnë’ në ëndrra të afërmit tuaj që kanë ndërruar jetë: babai Juaj, gjyshi, gjyshja, nëna? A vijnë ata si bartës të amanetit mbretëror, apo thjesht si njerëz të gjakut tuaj?
Nuk ëndërroj shpesh të afërmit e mi, por janë gjithnjë në mendimet e mia. Nukmund të them që vijnë nëpër ëndrra, por mund të pohoj se prindërit e mi janë gjithmonë prezent. I kam dashur shumë dhe vazhdoj t’i ndjej pjesë të jetës time, dhe kështu do të jetë gjithmonë.
Në oborr të Pallatit shfaqen edhe dy qen të mëdhenj. Në hyrje, te porta kryesore, qëndrojnë dy roje. Shto këtu këshilltarin e Princit, të fejuarën dhe këta, pak a shumë, këta duhet të jenë rezidentët e përhershëm të Pallatit. Të paktë për të mbushur një hapësirë të tillë dhe në kontrast të fortë me Oborrin e dikurshëm mbretëror ku gjezdiste Princ Tati, Princeshat motra, nëna Mbretëreshë, Mbretëresha Geraldinë, adjutantë e shërbëtorë të ndryshëm. Vetmi. A nuk vjen era vetmi?A ndiheni i vetmuar? Ju jeni fëmija i vetëm i një Mbreti i cili ishte gjithashtu fëmija i vetëm i një mbreti tjetër. A do të jeni edhe Ju një Mbret njëfëmijësh, si paraardhësit Tuaj, apo do të shohim një Oborr Mbretëror plot e përplot? A keni folur për këtë me të fejuarën?
Disa ditë më parë isha duke parë me interes pemën e familjes dhe kam vënë re që asnjë anëtar i familjes së linjës Zogolli, nuk është bërë asnjëherë gjysh. Nisur nga kjo kam shumë dëshirë të ndryshoj fatin e familjes. Padyshim që e ndjej mungesën e prindërve, dhe sidomos të një motre apo vëllai, me të cilët do të ndaja gëzimet dhe hidhërimet! Por jam i lumtur që kam pranë Elian, e cila me kupton dhe me është gjendur pranë në çdo kohë. Fëmijët janë vullneti i Zotit, por ajo që unë do të doja shumë është të bëhem një ditë gjysh, gjë të cilën nuk e arriti dot as Mbreti Zog dhe as babai im, Mbreti Leka.
Asnjë prej atyre që e kanë pasuar nuk mund t’i shpëtojë krahasimit me të. Ai ishte Mbreti Absolut, Zogu I i Shqiptarëve, i pamëshirshëm me armiqtë dhe i kujdeshëm me miqtë, përllogaritës gjakftohtë dhe trim sipas një stili shqiptarësh të vjetër; njohës i mendjes shqiptare dhe përdorues mjeshtëror i saj; interpretues i Kanunit, fesë, sentimenteve, por edhe shtetndërtues, me aq lëndë të pakët sa të ofron një hapësirë ku fisnorja bën ligjin dhe ku ligji nuk njihet për mbret. Mbret i një kohe tjetër sigurisht, por edhe Mbret për çdo kohë, gjithashtu. Por Princi Leka duket se ka nga ajo lënda tjetër, një lloj qetësie dhe durimi, një lloj vetëdije se t’i japësh kohë kohës është gjithashtu një gjest mbretëror. Mes Zogut I dhe Lekës II shtrihet, e paanë, historia. Por të gjithë e dimë se ajo merr kthesa kur të gjithë shpresojmë se asgjë nuk ndryshon më brenda saj. Princi Leka, ky Mbret i pashpallur, ky Mbret në pritje, e ka në të atë genin zogollian dhe duket se gjyshi i ashpër do të gjejë brenda butësisë së vet kohën e duhur për të bërë aleancë me historinë.Gjyshi Juaj, Mbreti Zog, është identifikuar si njohës i psikologjisë shqiptare dhe rrjedhimisht një menaxhues i mirë i ndarjeve fetare, krahinore e klanore ndër shqiptarë. Kjo cilësi, veç të tjerash, e ndihmoi atë të formonte shtet aty ku shtet nuk kish patur më parë. A është kjo psikologji shqiptare më kompatibël me një formë të qeverisuri si monarkia, dhe pse?
Mendoj se pyetja juaj e ka vetë përgjigjen brenda, prandaj dhe unë besoj në idealin e Mbretërisë Kushtetuese, si një sistem që siguron stabilitet politik, ekonomik e social, dhe kjo u provua jo vetëm gjatë kohës së Mbretërisë në Shqipëri, por edhe nga përvoja e shteteve më të përparuara të Europës.
Nga disa, shihet si shenjë ‘tërheqjeje’ ose ‘dorëzimi’ fakti se Ju jeni zyrtar i Republikës? A shihni ndonjë paradoks te kjo: dikush që pret të betohet si Mbret u shërben strukturave republikane të shtetit?
Detyra ime është të jem në shërbim të vendit tim në çdo rrethanë, përvoja institucionale do më shërbejë edhe më shumë për të ardhmen.
Bashkë me Edin çapitemi përmes një nate të acartë shkurti pasi jemi përshëndoshur me Princin Leka këshilltarin e tij dhe me rojet te porta. Pedonalja ka pak lëvizje. Në të djathtë gjendet ministria e Brendshme, ku princi Leka punon si këshilltar. A ka një paradoks te kjo: një trashëgimtar që synon fronin mbretëror punon si zyrtar i Republikës? Përgjigjen e kësaj e morët pak më lart, por çdo përgjigje, në fund të fundit, do të kishte qenë e pamjaftueshme. E mjaftueshme duket se është vetëm koha në dispozicion të Princit. Ai ka kohë për të gjitha: të martohet, të lindë trashëgimtarë, ta zgjerojë Oborrin dhe të punojë në pritë të historisë. A nuk pat bërë të njëtën gjë edhe parardhësi i tij, Mbreti Zog?
No comments:
Post a Comment