Saturday, August 6, 2011

ZHVISHEN “Top Modelet” shqiptare Rrëfehen konkurrentet e “Albanian’s Next Top Model”

Do të flasin sot 8 nga konkurrentet e “Albanian’s Next Top Model”, për emocionet e pjesëmarrjes në këtë kompeticion. Veç përjetimeve dhe përshtypjeve të para, vajzat ngrenë në piedestal modelen dhe drejtuesen e këtij formati, Aurela Hoxhën, të cilën duken se e kanë edhe idhull… Cilat janë paskuintat e spektaklit më të suksesshëm të modës? I zbulojmë bashkë përmes copëzave të shkurtra të rrëfimeve…

Sidorela Hamzaj

Duke mos pasur mundësinë të merrja pjesë në edicionin e parë për shkak të shkollës, provova në këtë edicion të dytë të ‘Albania’s Next Top Model’ dhe provova të realizoj një ëndërr timen për të cilën sot luftoj me disa vajza të tjera, me të cilat ndaj shtëpinë ku zhvillohet ky reality shoë. Pjesëmarrjes sime në këtë kompeticion i shtohet edhe kënaqësia të njihja Aurelën nga afër e cila dukej shumë e rreptë duke e parë në edicionin e parë nga shtëpia, përkundrazi duke përjashtuar faktin që është një femër shumë e bukur, ajo di të jetë një DIVA e vërtetë… Uroj që nga ky kompeticion të arrij në finale dhe pse jo me një çmim të mirë.

Dorina Gegici

Ky reality shoë vitin e kaluar ishte një risi për botën e modeleve në Shqipëri. Duke qenë se u afeksionova shumë me këtë format vendosa të konkurroj në edicionin e dytë të tij. Përveçse të merrja pjesë në këtë reality, mezi prisja të njihja Aurelën nga afër e cila më dukej shumë e bukur, por edhe shumë mendjemadhe. Tani që e kam njohur nga afër është njeriu më i ëmbël dhe i dashur në këtë reality. Nga ky kompeticion pres që në të ardhmen të jem një modele profesioniste dhe e kompletuar në të gjitha aspektet.

Rezina Gjergjaliaj

Unë e kam ndjekur të gjithë ‘Albania’s Next Top Model’ edicioni i parë dhe më ka pëlqyer shumë, më është dukur mundësia më e mirë për vajzat që duan të bëhen modele profesioniste dhe që atëherë vendosa të konkurroja për atë të dytin. Fakti që ikona e këtij reality është Aurela Hoxha, një emër me shumë vlera, por dhe shumë e thjeshtë e shumë miqësore kur e njeh nga afër të bën të nisesh e bindur për të qenë pjesë e këtij kompeticioni. Nga ky reality pres që të bëhem një modele profesioniste, të jem shpesh nëpër revista të ndryshme dhe të sfiloj për marka të njohura.

Eranda Hazizaj

Duke parë rastësisht në internet disa nga pjesët e edicionit të parë vendosa që ky reality do të jetë mundësia për realizimin e ëndrrës sime. Më pas komunikova në Facebook me një nga ish-konkurrentet e edicionit të parë dhe ajo më tregoi se të gjitha organizimet ishin më të duhurat dhe nga kjo bisedë kuptova se kjo ishte mundësia e artë për një vajzë që ëndërron të futet në botën e modës. Pastaj duke parë që ky reality drejtohej nga Aurela e cila është vërtet një femër e kompletuar dhe tashmë që e njoh nga afër them me plot bindje që është edhe shumë e dashur. Jam e sigurtë që ky kompeticion ishte surpriza më e madhe e jetës sime dhe uroj vërtet të më hapen dyert për t’u bërë pjesë e botës së modës.

Dorisa Kaçorri

Realizimi i ëndrrës së çdo vajze. Ëndërr e ruajtur në sirtar që shumë pak persona mund ta kenë shansin ta provojnë një eksperiencë të tillë. Jam shumë e lumtur që sot ndodhem në ‘Albania’s Next Top Model’ ku më jepet mundësia të hedh hapat e mija në pasarela të vërteta mode, e rrethuar nga mijëra drita, përballë shumë njerëzve që të shikojnë me vëmendje dhe të falin buzëqeshje dhe duartrokitje. Kush nuk do dëshironte diçka të tillë? Kush nuk do të dëshironte të njihte atë femër të cilën e shohin nga ekrani dhe ju duket e bukur shumë, por mendjemadhe dhe egoiste që në të vërtetë duke e njohur nga afër ti sheh që ajo përveçse është akoma edhe më e bukur se në ekran, është edhe shumë e përkryer nga të gjitha anët, e dashur dhe me personalitet të lartë e me një karakter të fortë, ku thjeshtësia e bën atë një femër me bukuri mahnitëse. Aurela është unike… Uroj shumë që nga kjo eksperiencë e veçante të bëhem dikushi në këtë rrugë që kam nisur.

Elena Lika

Duke krijuar përshtypje shumë të mira nga edicioni i parë vendosa të marr pjesë në edicionin e dytë meqenëse gjithmonë më ka intriguar bota e modës. Duke parë që nga edicioni i parë dolën modele shumë të mira falë kësaj shkolle të mirfilltë, thashë me vete pse jo?! Duke u bërë pjesë e këtij formati, njoha edhe Aurelën, të cilën e shihja gjithmonë nga Tv dhe më dukej krejt ndryshe nga kjo vajzë e ëmbël, e realizuar dhe kaq të bukur. Ajo është njeriu i parë që shqetësohet për ne konkurrentet, për gjënë më të vogël, gjithashtu është gjithmonë shumë e gatshme për të na dëgjuar dhe për të na ndihmuar. Kjo është një eksperiencë shumë e veçantë në jetë. Punojmë me profesionistë të vërtetë të fushës së modës, dhe uroj që kjo të më ndihmojë për të arritur në finale dhe për t’u bërë një modele profesioniste.

Atjola Hajdari

Kam ëndërruar përditë të sfiloj për pasarela të mirfillta dhe të pozoj për revista mode. ‘Albania’s Next Top Model’ më duket mundësia e vetme për të bërë ëndrrën realitet dhe prandaj vendosa të konkurroj në këtë kompeticion. E sapo hyra në këtë reality më goditi syrin bukuria e padrones së këtij kompeticioni. Aurela duke e njohur nga afër është një femer plot vlera. Uroj që pjesëmarrja ime në këtë kompeticion të më lejoj t’i ngjaj sado pak asaj nga ana profesionale.

Erma Balla

Duke ndjekur edicionin e parë shikoja gjithmonë punen e arrirë të këtyre vajzave nëpër sfilata apo fotografi. Vendosa të konkurroj, sepse ëndrra ime për të qenë një modele profesioniste vetëm këtu mund të realizohet. I drejtuar ky reality nga Aurela Hoxha, një vajzë perveçse shumë e bukur edhe shumë e dashur dhe e sjellshme na e bën edhe më të lehtë që puna jonë të ketë fryte të mira. Dëshiroj vërtet që të arrij në finale dhe pse jo edhe çmimin e madh…

No comments: