![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgomV3UUzAVSSl6WtLJsPosoMeG0Ij1yhSfG4M6mifnFvIZHfHMDtXEjf6n077tMZ-D990Bx0dy4yFEw6cPYcJvkySsh44C-JFkQkEbY7kAkGU0rmkS9XQ7tfAPxTLOgx_VpXxjEvro0rIr/s320/vajza+e+Chris+de+Burgh.jpg)
Rosanna Davison, vajza e këngëtarit të famshëm Kris De bur ka zbuluar sekretet e familjes së saj teksa është rrëfyer në një intervistë për mediat. Sipas asaj çka ka thënë vajza, gjyshi dhe gjyshja e saj kanë qenë të përfshirë në luftën e ftohtë dhe në spiunazh. Ata mësohet se janë angazhuar në Maltë në trajnimin e britanikëve spiunë që do të luftonin për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri. E ëma e këngëtarit ka lindur në Argjentinë dhe më pas u vendos në Evropë. Ajo mbante mbiemrin e vajzërisë edhe pas martesës me kolonelin Charles Davison. Së bashku me burrin e saj morën pjesë në operacionet që zhvilloi shërbimi anglez për të hedhur në Shqipëri agjentë, ose siç njiheshin në atë kohë, diversantë. “Të rinjtë agjentë u tranuan në Maltë për të penetruar në regjimin komunist në Shqipëri dhe për të ja bërë jetën të vështirë autoriteteve komuniste”, tha vajza. Sipas saj pjesa tjetër e punës kishte të bënte me zbërthimin e mesazheve të koduara që vinin nga Shqipëria drejt Londrës. Ajo çka nuk i ishte thënë çiftit përpara se të mbërrinte nga Anglia në Maltë është se grupi i mëparshëm i spiunëve që ishin dërguar në Shqipëri u zbulua dhe u ekzekutua. Sipas rrëfimit të vajzës së këngëtarit mësohet se edhe grupi i dytë i agjentëve të dërguar në Shqipëri pati fatin e të parëve duke u kapur nga autoritetet dhe më pas u ekzekutuan. Më vonë u zbulua se agjenti Kim Filbi, që ishte dhe shefi i çiftit Davidsons ishte dhe sabotuesi i operacioneve në Shqipëri, për llogari të KGB-së.
No comments:
Post a Comment