Friday, January 27, 2012

Kadareja urrejtje të përjetshme për Arshi Pipën, Agollin, Trebeshinën dhe Xhaferrin

Në prag të 76 vjetorit të ditëlindjes së tij, Kadare ndihet shumë pak i penduar për armiqësitë e shumta që ka lënë në gjurmët e jetës së tij, ku fama e madhe e shkrimtarit nuk mundi dot që të shmangte keqkuptimet. Nëse do të ndjehej i penduar plotësisht, ai mund të ngrinte telefonin për t’i bërë një “zile” Agollit, apo Trebeshinës, të cilët janë ende gjallë. Ndërsa dy të tjerët, Pipa dhe Xhaferri nuk jetojnë më dhe pajtimi me ta është një mision i pamundur. Gatë gjithë jetës së tij, Kadare ka pasur shumë adhurues, ndofta me miliona, por tepër pak miq të vërtetë të cilët mund t’i ketë mbajtur gjatë. Ndërkaq, historia e marrëdhënieve të tij me të tjetër është e mbushur me një listë të gjatë armiqësie, ku padyshim vendin e parë e zënë shkrimtarët dhe më tej, një pjesë e madhe e politikanëve. Në rradhët e para të kësaj liste qëndrojnë Arshi Pipa, Bilal Xhaferri, Dritëro Agolli dhe padyshim Kasem Trebeshina. Ndërkohë shumë shkrimtarëve të tjerë, ose nuk i ka përmendur ndonjëherë, duke bërë sikur nuk i njeh fare, ose i ka lënë të fyer nëpërmjet mospërfilljes së tij, prej titani.
Përplasja me Arshi Pipën
Keqkuptimet e Kadaresë me Arshi Pipën kanë nisur herët dhe kanë vazhduar tepër gjatë. Gjatë njëfarë kohe Kadareja nuk linte rast pa përdorur për të fyer Arshi Pipën, duke e cilësuar atë si provokator. Ndërsa më vonë e ka akuzuar si letërshkruesin e parë kundër Kadaresë, në jurinë e Stokholmit, për të sabotuar çmimin “NOBEL”. Por në thelb, misteri i së vërtetës për këtë grindje është tepër i thjeshtë. Arshi Pipa, në fillimet e viteve ‘80, përktheu librin e Kadaresë, “Kronikë në Gur”, me një parathënie të tijën, ku thoshte midis të tjerave se ky libër përbën një disidencë të pastër kundër shtetit komunist dhe Enver Hoxhës. Këtë e botoi më pas, më 1987, edhe në revistën “Telos” të Nju Jorkut. Botuesi i librit e kundërshtoi parathënien e Pipës dhe madje krejt, botimin e librit të Kadaresë. Në këtë parathënie Pipa e cilësonte Kadarenë si “antikomunist”. Por Kadareja u acarua shumë nga kjo ngjarje e cila atij iu duk si provokim. Dhe për këtë shkak, pa e lexuar parathënien, Kadareja nisi sulmin, duke e sharë Pipën me epitete të rënda. Kështu sherri midis tyre u përhap shumë dhe megjithë indiferencën e përgjithshme të botës letrare jashtë shtetit shqiptar, sot do të ishte interesante të rilexohej mllefi I tyre kundër njëri tjetrit. Por më vonë rreth vitit 1988, Kadareja deklaron se e lexoi parathënien e Pipës dhe nisi të pendohet për sharjet e tij ndaj Pipës. Për këtë gjë më vonë në momentet e pendesës Kadareja ka shkruar: “Normalisht unë duhej të isha mirënjohës ndaj profesor Pipës për përkthimin. Dhe kam qenë, në fillim, tepër mirënjohës. Unë duhet t’i isha mirënjohës gjithashtu edhe për parathënien tepër interesante, por nëse do të mund ta takoja, atëherë do t’i thosha: “Profesor, ju faleminderit për vlerësimin tuaj, por ju keni theksuar jashtëzakonisht shumë tingëllimin antikonformist të romanit tim. Ju e nxirrni atë si një vepër disidente, antikomuniste, që denoncon luftën e klasave e terrorin komunist, madje demaskon personalisht shefin e këtij terrori, Enver Hoxhën. Thënë ndryshe, ju keni mbiçmuar shumë meritat e mia si shkrimtar liberal, madje më quani haptas “rebel”. Asnjë shkrimtar në Shqipëri nuk mund të shkruante një vepër të atillë siç e mendoni ju kaq haptas kundër regjimit e aq më pak kundër Enver Hoxhës”. Në këtë mënyrë Kadareja ishte përgatitur t’i kërkonte një ndjesë të thellë dhe publike Arshi Pipës. Por pikërisht në vitin 1989-90, atëhere kur Kadareja mendonte se ishte bërë “antikomunist” Arshi Pipa, në “Zërin e Amerikës”, e sulmoi ashpër Kadarenë, duke e akuzuar si një komunist të pandreqshëm. Thelbi i akuzave të Pipës ishte ky: “Kadare, meqenëse s’ka bërë asgjë për demokracinë nuk ka të drejtë të flasë për të”! Natyrisht kjo e tërboi fare Kadarenë, i cili brenda vetes po përgatiste pajtimin me Pipën. Por kjo nuk ndodhi asnjëherë. Sepse edhe pas ardhjes në Shqipëri, Arshi Pipa nuk u interesua asnjëherë për Kadarenë, ndërkohë që ky i fundit i ndiqte me kujdes intervistat e Arshi Pipës gjatë vizitave të fundit. Kësisoj, ata të dy mbetën dy armiq enigmatikë dhe misteriozë me njëri tjetrin.
Me Bilal Xhaferrin
Historia e sherrit të Kadaresë me Bilal Xhaferrin është e mbushur me të vërteta dhe të pavërteta. Midis gjërave më të besueshme që thuhen për ta është fakti se ata të dy ishin nga shkrimtarët më premtues të realitetit shqiptar, ndërkohë që i përkisnin dy shtresave të ndryshme shoqërore. Kadareja quhej i përkëdheluri i sistemit, ndërsa Bilal Xhaferrit, shteti komunist i kishte pushkatuar babanë. Një gjë është e sigurtë: Todi Lubonja i donte që të dy dhe librat e tyre i lexonte me zell. Madje, Bilal Xhaferrin e lexonte qysh në dorëshkrim. Kaq e vërtetë është kjo, saqë njëra prej akuzave ndaj Lubonjës në mbledhjen e Byrosë Politike ishte se kishte mbajtur afër një poet, babanë e të cilit e kishte pushkatuar regjimi komunist. Në këtë mënyrë sherri midis dy shkrimtarëve të rinj e të talentuar nisi në formën e një zilie dhe ambicieje midis tyre. Kjo ishte më e dukshme tek Bilal Xhaferri, i cili në diskutimin e romanit, “Dasma”, në prani të Fadil Paçramit, e kritikoi rëndë romanin e Kadaresë. Ndërsa Fail Paçrami i tronditur nga kjo ngjarje iu drejtua Bilalit me fjalët: “Rri urtë se ty të kemi pushkatuar babanë”. Pas kësaj mbrëmjeje, nisi rrokullisja e madhe e Bilal Xhaferrit, i cili nisi të shihej prej të gjithëve si “armik i Kadaresë”. Atëherë, thuhej vazhdimisht në mjediset e shkrimtarëve se “Kadareja është inatçi” dhe “po të mori inat Kadareja të shkatërron karrierën dhe jetën”. I njëjti fat ndoqi edhe Bilal Xhaferrin pas përplasjes me Kadarenë, por deri tani nuk është vërtetuar se për fatkeqësitë e mëvonshme të Xhaferrit ka “gisht” Kadareja.
Grindjet me Kasem Trebeshinën
Ndaj Kasem Trebeshinës duket se Kadareja ka një urrejtje të përjetshme. Po kështu ndodh edhe në anën e Trebeshinës, i cili e quan vazhdimisht Kadarenë si njërin prej shkaktarëve kryesorë të fatkeqësive të tij. Madje e akuzon edhe për shkatërrimin e fatit të shumë shkrimtarëve apo poetëve të tjerë. “Ai u ka shkatërruar jetën shumë shkrimtarëve”, thotë Kasemi. Ndërsa Kadareja e akuzon Trebeshinën si themeluesin e Sigurimit të Shtetit, por para së gjithash ai e akuzon si vrasës për dy vrasje të bëra në vitin 1943 dhe44. Për këto vrasje Kadareja shkruan . ”Vrasja e kryer prej tij te bregu i kënetës, në vitin 1943, sado që në pamjen e parë mund të duket e rëndomtë për një kohë të tillë lufte, është një vrasje e veçantë. Është një krim fondator, siç u tha, një gjak i derdhur në themelet e tiranisë së ardhshme shqiptare. Vrasjet pas shpine të vitit 1943, shumica e të cilave nuk janë zbuluar ende gjer më sot, ishin programi i parë i krimit mbi të cilin do të bazohej gjithë ngreha e rendit komunist. Vrasje pas shpine me motivin e përjetshëm të smirës, të fshehta, të maskuara me tjetër motiv, do të ishin thelbi i historisë së padukshme të diktaturës. Nga rrëfimi i vrasësit nuk mbetet asnjë pikë dyshimi për krimin”. Përveç të tjerave mllefi dhe urrejtja e Kadaresë për Trebeshinën është shprehur edhe në shumë raste të tjera, brenda librave të tij, ose në bisedat e përditshme. Por edhe Trebeshina nga ana e tij, ka bërë të njëjtën gjë. Duket se marrëdhëniet e dy shkrimtarëve nuk do të njohin asnjëherë pendesë, apo pajtim në asnjë rast dhe në asnjë lloj rrethane.
Përplasja me Agollin
Të dy kanë qenë shokë gjimnazi në shkollën “Asim Zeneli”, të Gjirokastrës. Pastaj, kanë ecur njëkohësisht në rrugën e letërsisë duke bërë garë me njeri-tjetrin, por secili në korsinë e vet. Të dy kanë studiuar në Bashkimin Sovjetik dhe më pas kanë ndenjur bashkë për shumë kohë. Aq e vërtetë është kjo gjë, saqë Dritëro Agolli është njohur me bashkëshorten e tij, Sadije Agolli, pikërisht në dasmën e Kadaresë, ku ajo ishte e ftuara e Helena Kadaresë. Më tej, ata rrinin gjatë me njëri tjetrin, duke qenë shpesh të shoqëruar edhe me gratë e tyre. Më vonë ishin edhe komshinj në një pallat, ku Agolli banonte një kat sipër Kadaresë, diku në kryqëzimin e rrugës së Dibrës. Dëshmitë e të dyve shprehin qartë disidencën e bisedave ku përfshihej humori për Enver Hoxhën, apo për Byronë Politike. Por sherri i tyre ka nisur në vitin 1983, kur sipas Kadaresë, Agolli u bë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Sipas Kadaresë këtu përfunduan bisedat disidente kundër diktaturës dhe Dritëro Agolli mori pamjen e një zyrtari institucional. Por Agolli nga ana e vet e quan të pashpjegueshme sjelljen e Kadaresë ndaj tij, duke kërkuar që gjërat të vihen në vend duke rikthyer paqen midis të dyve.
Ilir Bushi

Wednesday, January 25, 2012

Kriza ul çmimet e ndërtimit, Tiranë- Elbasan 110 mln euro më pak



Sabina Veizaj
Maxhoranca dhe opozita kanë miratuar me konsensus dje në komisionin e Ekonomisë dhe Financave marrëveshjen prej 50 mln dollarësh, kredi e dhënë nga banka Abu Dhaib për ndërtimin e autostradës Tiranë- Elbasan. Diskutimi rreth marrëveshjes ka nxitur debate mes mazhorancës dhe opozitës, pasi nëndrejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Skënder Çota deklaroi se kostoja e rrugës Tiranë- Elbasan do të kushtojnë 110 mln dollarë më pak se parashikimi. Para që i kursehen buxhetit të shtetit. “Kjo është mënyra e ndërtimit të një vepre madhore që synon të shkurtojë kostot për buxhetin, mënyra e prokurimit e bën më të qartë dyshimin e ndërtimit të 56 km të tjerë dhe ndërtimit të rrugës Durrës- Kukës”, – u shpreh deputeti socialist, Erion Braçe, anëtar i komisionit kuvendor të Ekonomisë. Opozita hodhi hije dyshimi mbi uljen e shpenzimeve të kësaj vepre madhore, duke theksuar se për veprat të tilla gjithmonë është kërkuar rritje shpenzimesh dhe jo më ulje. Opozita kërkoi që me gjithë uljen e kostos së rrugës prej 110 mln dollarësh të mos abuzohet me cilësinë e saj, pasi ajo është pasuri e qytetarëve. Skënder Çota, nëndrejtor i Përgjithshëm i Rrugëve, argumentoi se kursimi prej 110 milionë dollarësh vjen si rezultat se segmente të caktuara të rrugës janë kërkuar për t’u ndërtuar nga kompani të ndryshme, gjë që ka sjellë uljen e kostos. Pra, autostrada Tiranë-Elbasan nuk do të kushtojë më 400 milionë dollarë sipas projektit fillestar, por 290 milionë dollarë. Kursimi prej 25 për qind të shpenzimeve të parashikuara, që ndryshe do të thotë 110 milionë dollarë më pak të shpenzuara nga buxheti i shtetit, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve ka ardhur si pasojë e kërkesës së lartë të kompanive për të marrë pjesë në ndërtimin e segmenteve në dy anët e tunelit të Krrabës. Sipas Çotës, ulja e kostos së ndërtimit të kësaj vepre nuk reflektohet në uljen e cilësisë së punimeve. Nëndrejtori Cota bëri me dije se deri tani punimet i kanë superuar të 41 % të projektit. Aktualisht po punohet me 0.5-1 % progres çdo ditë. Ndërsa kryetari i komisionit kuvendor të Ekonomisë dhe Financave, Edmond Spaho e argumentoi shkurtimin e kostos për ndërtimin e autostradës Tiranë – Elbasan me reflektimin e krizës ekonomike globale, gjë që ka sjellë kërkesa të firmave të ndërtimit me kosto më të ulëta. Sipas Spahos, ky është efekti i parë pozitiv i krizës ekonomike për vendin tonë. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave pritet që të diskutojë edhe një kredi tjetër në vlerën e 24 milionë dollarëve, që jepet nga fondi i OPEC-ut. Pritet që tuneli i Elbasanit të jetë gati për 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit. Autostrada Tiranë – Elbasan është 26.9 km e gjatë. Sipas projektit, rruga është e ndarë në tri lote, nga të cilat: loti i parë fillon nga Unaza e Madhe deri në kilometrin e 13-të; loti i dytë është tuneli, ndërsa loti i tretë është nga dalja e tunelit në qytetin e Elbasanit.

Sommario

“Kjo është mënyra e ndërtimit të një vepre madhore që synon të shkurtojë kostot për buxhetin. Mënyra e prokurimit e bën më të qartë dyshimin e ndërtimit të 56 km të tjerë dhe ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës”, – u shpreh deputeti socialist, Erion Braçe



Disa nga parametrat e autostradës Tiranë-Elbasan

Shpejtësia e projektimit është     100-120 km/h
Gjerësia e një vije kalimi është     3.75 m
Gjatësia e rrugës në mbushje     18.5 km
Gjatësia e rrugës në gërmim     17.4 km
Gjatësia totale e viadukteve     4.65 km
Gjatësia totale e tuneli për të dy tubat 4.3 km
Numri i mbikalimeve         7
Numri i nënkalimeve         4
Numri i viadukteve         21
Numri i kryqëzimeve në disnivel

Ina Rama-Kuvendit: Provat tona kundër Ballës, Doshit dhe Bares

Prokurorja e Përgjithshme i kërkon Kuvendit imunitetet e 3 deputetëve socialistë. SMS për Taulant Ballën: Çfarë të bëjmë tani? Pse u tërhoq shumica? Filmimet për Tom Doshin: Lin dhe Gjin Ndreu, para se të konfrontohen me policinë kontaktojnë me deputetin. Kërkesa e Bares: Nuk përcaktoi drejtuesit e tubimit dhe ndihmësit e tyre

Tiranë Një sms telefonik i Taulant Ballës, pamjet filmike të Tom Doshit dhe përgjegjësia për tubimin e Besnik Bares, kanë veçuar tre deputetët socialistë prej kolegëve të tyre, në hetimin e Prokurorisë për organizatorët e demonstratës së dhunshme. Në kërkesat dërguar Kuvendit për heqjen e imuniteteve të deputetëve Balla, Doshi dhe Baraj, Prokurorja e Përgjithshme zbardh hetimet e kryera deri më tani në këtë pistë, si dhe dyshimet që implikojnë tre deputetët me “axhendën” e një pjese të protestuesve. “MAPO” boton kërkesën e Prokurores së Përgjithshme për deputetët socialistë, e cila është diskutuar dje në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve në Kuvend.
Unë Ina Rama, Prokurore e Përgjithshme e Republikës, pasi u njoha me aktet e procedimit penal nr. 285/20, të vitit 2011, të regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimin për shpalljen e moskompetencës lëndore dhe kalimin e akteve për këtë procedim Prokurorisë së Përgjithshme, konstatova:
Nga hetimet e kryera rezulton e provuar se më datë 21.01.2011, në intervalin kohor midis
orës 13:30-17:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë, para godinës së
Kryeministrisë është zhvilluar një demonstratë protestë, e njoftuar më parë nga subjekti  politik, Partia Socialiste e Shqipërisë. Gjatë këtij grumbullimi masiv njerëzish, persona të  ndryshëm, pjesëmarrës në protestë, kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të forcave të caktuara për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike, si dhe objektit ku ndodhen zyrat e  Këshillit të Ministrave. Në një moment,  nga efektivat që kishin marrë nën mbikëqyrje objektin e Këshillit të Ministrave, është qëlluar me armë zjarri. Nga kryerja e veprimeve hetimore për këtë ngjarje është evidentuar se, si pasojë e  përdorimit të armëve luftarake kanë gjetur vdekjen shtetasit Ziver Veizaj, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe janë plagosur 6 persona të tjerë, prej të cilëve shtetasi Aleks Nika ka gjetur vdekjen pas disa ditësh. Nga ana tjetër rezulton se, si pasojë e veprimeve të dhunshme të pjesëmarrësve në protestë, janë dëmtuar me mjete të forta 36 punonjës të forcave të policisë, efektivave të Gardës së Republikës, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në pasuri shtetërore dhe private. Për një numër të konsiderueshëm shtetasish pjesëmarrës në protestë, të cilët rezultojnë të kenë goditur me gurë dhe me sende të tjera të forta në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit dhe efektivave të Gardës së Republikës, është proceduar me arrestimin e tyre në kushtet e flagrancës, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të goditjes për shkak të detyrës dhe shkatërrim të pronës. Materialet provuese në ngarkim të këtyre shtetasve, mbi bazën e së cilave është vendosur arrestimi i tyre në kushtet e flagrancës, kanë qenë pamjet filmike që disponoheshin nga ekspertët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si dhe raportet e shërbimit, të mbajtura nga strukturat e policisë. Në kuadër të këtij procedimi penal, nisur nga pasojat tepër të rënda të verifikuara në vendngjarje, organi i akuzës ka kryer veprime hetimore për të zbardhur nëse personat që
kanë kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit, kanë qenë të organizuar, dhe nëse po,  identifikimi i tyre. Nga të dhënat e grumbulluara gjatë hetimit janë evidentuar të dhëna dhe indicio që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, zotërinjtë Tom Doshi, Taulant Balla, Besnik Baraj, me veprimet e tyre gjatë tubimit të datës 21.01′.2011, kanë konsumuar veprën penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal.
  1. Nga pamjet filmike të administruara në këtë procedim penal evidentohet se personat përpara objektit të QNK (Piramidës), në krah të selisë së Këshillit të Ministrave, pranë të cilëve ka qenë edhe deputeti Taulant BALLA, kanë qëlluar me gurë e sende të tjera në drejtim të objektit të Kryeministrisë.
Pokështu, sipas procesverbalit të këqyrjes së telefonit celular nr. 069 58 51 808, që i
përket shtetasit Igers Vangjeli, rezulton se ky i fundit ka qenë në kontakt me deputetin
Balla, pasi është evidentuar një sms me këtë përmbajtje: “Taulant, çfarë të bëjmë tani? Pse u tërhoq shumica?” Ky tekst mesazhi na bën të dyshojmë për një
lloj varësie të disa protestuesve nga orientimi i këtij deputeti. Referuar këtyre të dhënave ngrihen dyshime se deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Taulant BALLA ka kryer veprime, të cilat mund të kenë shtyrë një numër të caktuar protestuesish për të ndërmarrë veprime të dhunshme kundër forcave të policisë.
2-Referuar deklarimit të deputetit Tom DOSHI, dhënë me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit datë 21 shkurt 2011, rezulton se ai ka organizuar pjesëmarrjen e personave nga komunat Bushat, Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Oblik etj, në tubimin e protestës të datës 21 janar 2011. Nga pamjet filmike të administruara në funksion të këtij procedimi penal, evidentohet se shumë protestues të ardhur nga Shkodra apo zona të tjera përreth, janë organizuar nga ana e deputetit Tom DOSHI për të marrë pjesë në tubimin e protestës së datës 21 janar 2011. Po nga të njëjtat pamje filmike mund të dallohet se shtetasit Lin Ndreu dhe Gjin Ndreu, tashmë të dënuar me vendim të gjykatës, por edhe shtetas të tjerë pjesëmarrës në këtë protestë, përpara se të konfrontohen me forcat e policisë, kontaktojnë në mënyrë të përsëritur me deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, shtetasin Tom DOSHI.
3-Si përfaqësues i subjektit politik Partia Socialiste e Shqipërisë, kryetari i kësaj partie për Tiranën, deputeti Besnik BARAJ, me shkresën nr. 2 prot, datë 19.01.2011, ka njoftuar Drejtorinë e Policisë Tiranë për kryerjen e një tubimi proteste më datë 21 janar. Në përgjigje të kësaj kërkese, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë i është drejtuar kërkuesit me shkresën nr. 430/14 prot., datë 20 janar 2011, duke i bërë me dije se në respekt sa parashikon ligji Dr. 8773 datë 23.04.201 Për Tubimet“, kërkuesi duhet të përcaktojë drejtuesit e tubimit dhe ndihmësit e tij, duke i pajisur këta me shenja dalluese, konform nenit 10 të këtij ligji. Gjithashtu, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë është kërkuar edhe përcaktimi i orarit të përfundimit të tubimit, si edhe itinerari që do të ndiqej nga pjesëmarrësit. Në vijim të korrespondencës, z. Baraj, me shkresën nr. 3 prot., datë 20.01.2011, e njofton përsëri Drejtorinë e Policisë për zhvillimin e tubimit, por duke shpërfillur kërkesat e nenit 10 të ligjit nr. 8773, datë 23.04.201 Për Tubimet, pasi nuk ka përcaktuar se kush do të ishin personat konkretë që do drejtonin tubimin dhe as ndihmësit e tyre, të cilët dhe do të garantonin mbarëvajtjen e tubimit. Kështu, siç dhe kishin njoftuar, më datë 21 janar 2011, subjekti politik kërkues zhvilloi tubimin e protestës, i cili nga pjesëmarrësit degradoi në veprime të dhunshme ndaj forcave të policisë, të Gardës së Republikës dhe pasurisë shtetërore dhe private. Në kushtet kur deputeti Besnik Baraj është përfaqësuesi i subjektit politik që merr përsipër zhvillimin normal të një tubimi paqësor dhe për shkak të mosmarrjes së masave të nevojshme në përputhje me ligjin për tubimet, shpërfillje e cila ndikoi në degradimin e protestës në akte të dhunshme, janë fakte të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se ai ka konsumuar elementët e veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme“, parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal. Në referencë të rrethanave të përmendura rezulton se ekzistojnë të dhëna dhe indicio, për të cilat çmohet e nevojshme të zhvillohen hetime për sqarimin e pozicionit të deputetëve Taulant Balla, Tom Doshi e Besnik Bare në raport me këtë vepër penale.


Protestuesi nga Librazhdi: Ja pse i shkrova deputetit Balla
Dëshmia e Igers Vangjelit, i cili kishte ardhur nga Maqedonia për demonstratën e 21 janarit. “U arrestova në momentin që po nisesha për në Librazhd me autobusin pa lekë”

Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetime, Igers Vangjeli, ditëlindja 24.05.1990. Me vullnetin e tij të lirë, ai deklaroi: U njoha me shpjegimet e mësipërme, e kuptova se ndaj meje zhvillohen hetime për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësit të policisë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur pranë Kryeministrisë Tiranë. Për momentin nuk kërkoj avokat në hetim. Unë vetë jam student në Maqedoni, vazhdoj arsimin e lartë në këtë shtet. Më datë 17.01.2011 jam kthyer nga Maqedonia në Shqipëri për në banesën time, të cilën e kam në Librazhd. Jam simpatizant i Partisë Socialiste, pra kam bërë përpjekjet e mia që të aderoj dhe të afirmohem në këtë parti. Pasi jam kthyer në banesë në Librazhd, nga biseda që kam bërë me shokët e mi, simpatizantë të PS-së, e kemi lënë që në datën 21 janar të merrnim pjesë në protestë. Së bashku me mua në këto bisedime që bëra me shokët e mi në Librazhd ishte i pranishëm edhe shoku im Marjuz Golemi. Më datë 21 janar 2011, rreth orës 11:00, unë së bashku me Marjuzin jemi nisur nga Librazhdi me një furgon ngjyrë jeshile, pronarin e furgonit nuk e njihja, për të marrë pjesë në protestë. Në Tiranë, unë dhe Marjuzi kemi arritur në orën 13:20 dhe kemi zbritur nga furgoni në rrugën e Elbasanit. Pasi kemi zbritur nga furgoni, unë dhe Marjuzi kemi shkuar në banesën e një mikut tim në Tiranë, i cili quhet Bujar Bici. Kemi ngrënë bukë te shtëpia e Bujarit dhe më pas së bashku me Marjuzin kemi dalë në demonstratë. Me Marjuzin, si vendndodhje ndodheshim te ‘Kullat Binjake’. Kur dolëm te demonstrata ku kishte shumë njerëz, kam dëgjuar disa krisma dhe më pas ka shpërthyer një re tymi me ngjyrë të bardhë. Protestuesit janë larguar me vrap nga vendi ku doli tymi, se të shkaktonte djegie nga sytë. Së bashku me protestuesit jam larguar edhe unë. Në këtë kohë nxjerr telefonin nga xhepi dhe i shkruaj një mesazh deputetit të Librazhdit, Taulant Balla, me këtë përmbajtje: ‘Pse u tërhoq shumica e protestuesve dhe çfarë do të bëjmë?’ Protestuesit, pasi janë larguar nga tymi që të shkaktonte djegie të syve, janë afruar prapë. Pas përdorimit të tymit nga ana e policisë, kam parë një zjarrfikëse, e cila po lagte me presion protestuesit para Kryeministrisë. Duke qenë se presioni i ujit ishte i lartë dhe të dëmtonte nga ana shëndetësore, unë dhe Marjuzi kemi kaluar në pjesën e prapme të ‘Kullave Binjake’, me qëllim që të mos na kapte presioni i ujit. Kam parë protestues të ndryshëm që qëllonin me gurë ndaj Kryeministrisë dhe punonjësve të policisë; kam parë se po djegin makina. Godisnin me shkopinj dhe mjete të tjera të forta punonjës të policisë dhe makina. Më vonë, duke qenë se autobusi i protestuesve që kishin ardhur nga Librazhdi ishte pa lekë, jam nisur për të hipur në autobus, por më kapi policia. Kam për të sqaruar se në vendin ku ndodhesha unë në demonstratë kishte edhe persona të tjerë që kishin ardhur nga Librazhdi për të protestuar. Unë gjatë gjithë kohës në demonstratë kisha me vete Marjuzin. Unë mora pjesë në këtë demonstratë sepse kisha dëshirë të afirmohesha në forumet e Partisë Socialiste, pasi më datë 29 janar 2011 do të merrja pjesë në Asamblenë e Forumit Rinor, ku do të flisja në emër të rinisë socialiste të Librazhdit. Për këtë gjë kisha vënë në dijeni edhe deputetin e zonës sonë dhe ai ishte dakord që unë të merrja pjesë në këtë mbledhje dhe të flisja. Procesverbalin e deklarimit, pasi e lexoj dhe konstatoj se thëniet e mia janë shkruajtur ashtu siç u shpreha në hetim, e nënshkruaj pa vërejtje.

Sms në telefonin e Igers Vangjelit
1-Gersi. Taulanti jam, po ju kërkoj kudo, më ço një sms kur ta hapësh.
Mesazhi i dërguar nga numri 06820…në emër të shtetasit Taulant Balla, datë 21.01.2011 ora 23:49:58
2-Taulant, çfarë të bëjmë tani? Pse u tërhoq shumica?
Dërguar në numrin 06820… në emër të shtetasit Taulant Balla

Wednesday, January 18, 2012

A e meritonte Ded Gjo Luli një përmëndore?

Po.Pasi faktori politik shqiptar në Mal të Zi nuk kishte arritë të siguronte një shesh publik për vëndosjen e një shtatorë të Ded  Gjo Lulit,por edhe ai shoqeror jo se jo,pasi ishin mjaftuar vetem me fjalë e vetem fjalë. Pater Pashko Gojçaj ndryshon,ai nuk është kryekomunar,nuk është deputet,nuk është politikan,ai është misionar i zotit i cili për kohën,mundësinë dhe vëndin ka  bâ ma të mirën e mundëshme.
Vetem flasim e zihemi si gratë e kqija. Unë fala tokë për të ndërtuar një kishë në Shqiperi.
Intervistë e Rush Dragut gjatë qëndrimit në Shqiperi për gazeten “Shqiperia Etnike”.
Gazetari:Po largoheni nga Shqiperia, si u shkuan ditët e pushimit.
R.D. Shumë mirë vetem se ishin pak dhe ato shkuan rrufeshem.Kisha dashtë të qëndroja se paku deri në fund të janarit,por puna dhe fillimi i shkollës së djemve me detyroj të kthehem
Gazetari: Ku i kaluat festat?
R.D. Natën e krishtlindjeve e kalova në Kroaci me njerzit e mi të afërm ndersa natën e viti të ri 2012 në Shkoder.
Gazetari:  Çfarë veçoni nga vizita juaj e fundit në atdhe?
R.D. Jam i lumtur që arrita të kuptohem me drejtuesin e kishave katolike në Kelmënd  Fra.Vladimirin për vëndin dhe planimetrinë e ndertimit të një kishe të re në Qafe të Predelecit, Kelmënd,pikrisht aty ku vit pas viti organizohen festat e “Shna Pretes”,”Shna Rrokut” dhe manifestimi folklorik ndoshta i vetem nga forma në Qarkun e Shkodres, “Logu i Bjeshkeve” një spektakel që ka brënda këngë,e lojra popullore, të gershetuara më muzike të kultivuar popullore dhe konkursin e bukurise së vajzavë të Kelmendit por jo veç kaq edhe të vajzave nga Plava,Gucia e Rugova të cilat çdo vit vijnë më shume vajza për të marrë pjesë në këtë “gare” bukurije.
Gazetari: A mund të na thuash diçka më tepër në lidhje më kishën e Qafës së Predelecit?
R.D. Po,vëndi ku organizohet “Logu i Bjeshkeve” dhe i gjithë pejsazhi ndër më të bukurit e Shqiperisë për rreth,janë pronë e familjes timë.Aty janë edhe varrezat e dy fshatrave.Pranë tyre në drejtimin nga veriu,unë para tre vitesh i pata prëmtuar Fratit Serggio Gazzea ( dua të shtoj se është një mik i mirë imi por i gjithë kelmendasve) se do të falja aq toke sa duhet për të ndertuar një kishë të bukur me një oborr funksional,pikrisht në tokën time.
Gazetari: Eshtë folë se ju keni ndërruar mëndim,pra keni tërheqë prëmtimin tuaj për të falë tokën për kishën?
R.D. Për thashethemi,jemi një popull që ndoshta nuk na e kalon kush. Asnjëhere nuk me ka shkue në mendje  një gjë të tille puna flet vete.
Disa janë ngutur,të flasin kundër meje sikur unë të mos ekzistoja dhe bile edhe të rrahin gjoksin e të flasin me “kopetencë’ në emer tim.Një praktikë e tillë shpesh herë na ka marrë në qafë e punët nuk kanë shkua mirë.
Gazetari: Atehere si qëndron e verteta sipas jush?
R.D. E thashë edhe pak më parë,tokën e kisha premtuar pak vite më parë,bile më mirë për ta saktësuar me një bisedë telefonike në mes meje dhe Pater Serggios,i cili në atë kohe sherbente në Kelmënd,ai ishte me pushime në Itali dhe unë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës ku jetoj me familje.
Ai me  tha se si mund të bënim një marrveshje për ti shitur pak tokë Dioqezes Katolike për të ndertuar një kishë në Predelec? I thashë me lejo të mëndohem. Pasi bisedova me njerzit e mije të familjes ramë dakort që 500 metra kateror ( gjysem dylymi) toke tja falnim kishes për të ndertuar kishën,plus që edhe 500 metra kateror të tjera para 10 vitesh ja kishim falë për varrezat e dy katundeve për të rritë siperfaqen e tyre.

Gazetari:  Po, por në verën e vitit që sapo lamë pas,kur kardinali përuroj gurin themeltar të kishes u tha së ju,nuk do të lëjonit të ndertohej kisha.Pra nuk do t’ja falni tokën që kishit prëmtuar?
R.D. Njerzit janë të lejuar të flasin, pasi ketë të mirë (por edhe shumë e shumë të tjera) ua ka dhënë demokracia.E verteta është se une kam biseduar me Fra.Vladimirin (kuptohet nepermjet telefonit) dhe e kam sqaruar se jam dakort dhe në një moment sa më të volitëshem timin do të jemë në Shqiperi për të diskutuar hollësite e marrveshjes (pra çeshtje teknike) dhe pse jo dhe për ta konkretizuar në terren. Ai,gjithëmonë ka qënë dakort  dhe ashtu ka ngele.
Edhe një gjë, fondet nuk kanë qënë të gjitha (edhe nuk janë) për të filluar punë.
Gazetari: U takuat me misionarin katolik në Kelmënd?
R.D. Po, në kishën e Tamarës,pas krishtlindjeve 2011,së bashku me djalin e axhes timin,në zyrën e tij biseduam hollësite dhe planimetrinë e ndertimit dhe të dyja palet rame dakort që të filloj sa me parë ndertimi i saj. Gjithashtu u diskutua edhe mundesia e nje vizite te Fratit Vladimir në Shtetet e bashkuar për të lypë fonde që kisha të ndertohet sa më parë.
Gazetari: A nuk është e mundur që edhe pa ardhe frati në Amerikë të grumbullohen ato fonde?
R.D. Është plotësisht e mujtun,por xhelozija që zotron tek malcoret se kush e kush me kënë i pari e kush më kënë me ju përmendë emni ban që shpesh herë nisma të tilla të deshtojnë.Kjo ka treguar me nismen e rrethimit të varrezave në Predelec,që vetëm për kapadilleqe të njerit ose të tjetrit ,duke qënë edhe investitori i gatëshëm, të mos thuren deri tash,një turp se në çfarë gjëndje janë e si i patën rrethuar,si vathë dhishë,para tre kater vitesh.
Gazetari : Unë ju falenderoj për bamirësinë që keni bërë dhe vazhdoni të punoni për të realizuar projekte të tjera edhe më ambicioze.
R.D. Sigurisht që po.Tash e ndjej vetën deri diku i çliruar nga ajo mjegull që njërez me dashje apo si “të verbër” që bëhën nga njehere kanë hape lloj lloj thashethemesh ndaj nesh.
Gazetari: A mund të ndërroj pak temën e bisedës?
R.D. Sigurisht që po.
Gazetari : Ju ishit në Tuz dhe takuat Pater Pashko Gojçaj,biseduat edhe për monumentin e Ded Gjo Lulit dhe për vëndosjen e monumentin e Tij në atë shesh ?
R.D. Pater Pashko Gojçaj na rezervoj një pritje të shkelqyer.Përveçse biseduam për monumentin ai na shoqëroj në të gjitha mjediset kishtare e mbi të gjitha më bëri përshtypje një biblioteke e madhe me një fond të vjeter librash në gjuhën shqipe por edhe në gjuhë të tjera që bëhët fjalë për shqipen e Shqiperinë.
Gazetari : Biseduat rreth kontestimit te punës se bërë për vëndosjen e përmendores dhe më mirë për sheshin dhe flamujt që janë në atë shesh?
R.D. Dëgjo, kurë unë se bashku me komisionit ( në atë kohë isha Kryetar i Komunës Kelmënd) vëndosem Përmëndoren e Prek Calit në një nga kryqëzimet kryesore të qytetit Shkoder,shumë nga bashkekelmëndasit e mijë janë munduar më të gjitha mënyrat për të pënguar vëndosjen e saj në Shkoder.
Kishte “mëndje të ndrituna” që kërkojshin për ta vëndosë në Bjeshket e Kuqe ,nja 5-6 ore nëpër pyje larg qëndrës  se Vermoshit.Vertetë, sipasojë e perpjekje  të kelmëndasve e të Prekës janë sotë ato pyje një “thesarë” i çmuar i Shqiperisë por të vëndosej përmendorja atje që një hërë në pesë vite i kalon rruga një udhetari ishtë diçka që nuk “kapërdihej”.
Bile patën thânë se duke e vëndosë përmëndoren në Shkoder,pikrisht,aty ku diktatura e Enver Hoxhes e kishte pushkatuar,thanë se po e pushkatoni për here të dytë.
Gazetari: Po ama ndryshon diçka ketu.Prek Cali është vëndosë në një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare,ku dashje pa dashje historia e tij dhe luftetarve kelmëndas kujdohet nga çdo qytetar i Shkodres pse jo çdo ditë,ndërsa Ded Gjo Luli nuk e ka një shesh të tillë
R.D. Më vjen mirë kurë shkoj në Shkoder e njerzia e atjeshme thonë: Ku po takohemi ? Te sheshi Prek Cali.Nuk është pak kjo për një figurë që për 50 vjet rresht është qitë vetëm baltë mbi të biles edhe nga hartat e shkolles në kohën e diktatures ka qënë hjekë emni Malësia e Kelmëndit sikurë shkruhej për bashkmotrat e saj,Kastrat e Shkrel.
Në këtë rast,nuk mund të bëhët analogji,pasi edhe ne kemi pase veshtersi në gjetjen e atij sheshi,jemi sorallatur më shumë se një vit nëpër të gjitha instancat e shtetit,ndërsa puna e Pater Pashko Gojçaj ndryshon,ai nuk është kryekomunar,nuk është deputet,nuk është politikan,ai është misionar i zotit i cili për kohën,mundësinë dhe vëndin ka  bâ ma të mirën e mundëshme. 
Gazetari:  Ded Gjo Luli është vëndosë në një shesh,pavarsisht se qëndrorë ,por ama është shesh i kishës kurse Prëkë Cali është në një qytet e aq më tepër në Shkoder ku është nderë për ta pasë monomentin çdo figurë kombetare? 
Pjesa e parë e bisedës..klik..
R.D. Edhe kryengritja e Malësisë së Madhe të vitit 1911 e ka një kompozim monometal,biles në një  nga akset kryesore të rrugës që lidhe Shqiperinë me Evropen, atë Shkodër Hani i Hotit,pavarsisht së tash 20 vjet ajo ka mbetë në gjëndjë për të deshiruar,por ama monomenti është aq sa i Shpalljes së Pavarsisë në Vlorë (po deshe fotografinë që ta botosh e kam e mund ta publikosh ku të duash). Për Ded Gjo Lulin nuk mund të mbaj përgjegjësi një prift katolik se pse nuk i është gjetë një shesh publik,jashtë oborrit të kishës,pasi e thashe edhe më parë ai nuk është pushtetarë.
Gazetari: Por nga fisi i Ded Gjo Lulit e kanë kundërshtuar pikrisht vëndosjen e monomentit në atë vënd
R.D. Dedvukajt janë një fis i nderuem jo vetëm në Hot por në të gjithë malësinë. Si fis që ka nxjerrë burra me emer e ndër ta edhe Ded Gjo Lulin kanë kontribua financiarisht në ndertimin e veprës monumentale,ketë e  tregon edhe një fletpalosje që ishtë e afishuar në oborrin e kishë së Tuzit,ku spikantin emrat e Dedvukajve me shuma të konsiderueshme dollaresh.
Gazetari : Jeni në dieni të nje shkrimi kunder Pater Pashko Gojçaj,i cili ka qarkulluar në internet për disa kohë.
R.D. Ndër të paret që e kam lexuar atë shkrim ndoshta jam unë dhe kam qënë taksativisht i prerë që të mos publikohet.Ma merr mëndja se ka qënë nxitim dhe mosnjohje e mirë e situatës nga ata që kane ideuar shkrimin. Mua dhe miqtë me të cilet isha në famullinë e Tuzit,Pater Pashku na priti si shqiptar i mirë dhe si burre Hoti.Kam vrejtë me shumë vëmëndje deri edhe në detaje,në zyrë,në korridore,në biblioteke por pashë kudo veç shqiptarizem e pikrisht për ketë e quaj edhe tash atë leter  ngutje të autorve . Unë i kam respektuar dhe i respektoj ata,pasi di edhe për vuajtjet e tyre në burgjet malazeze por fajtori është diku gjetke jo tek ai që madherisht ka ideuar dhe zbatuar me rastin e 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë Madhe një monumënt për trimin Ded Gjo Luli,familja e të cilit ka derdhë gjak për flamurë e liri kombetare.
Gazetari : Faleminderit,për biseden dhe videointervistën me Pater Pashko Gojçaj ?
R.D. Faleminderit Pater Pashkut dhe Ju.

Thursday, January 12, 2012

Patriotë të dëshpëruar

Anjola Hamzaj
Si është e mundur të krijohet një raport absurd mes njeriut politik dhe vetë politikës? Si është e mundur që kjo më pas arbitrarisht të quhet normale?

Është e mundur në kategori të caktuara, por që fatkeqësisht për ironi të fatit, të përditshmërisë, të gabimeve të vogla që pjellin plagë të mëdha, të ekzistojnë grupime të tilla. Ai më i freskëti është Albin Kurti dhe filozofia e tij. Duket i freskët, por me origjinë dhe bazë të vjetër.

Dhe në fakt të dëshpëruarit e kanë të vështirë të jetojnë të vetëm.

Ndryshe ndodh me njerëzit e mëdhenj, ku vetminë e bekojnë dhe janë të dashuruar në mënyrë fanatike, sepse vetëm janë të realizuar, vetëm krijojnë, vetëm jetojnë, por që puna e tyre është pjesë e universit. Me të dëshpëruarit është një botë tjetër. Ata kërkojnë miq, aleanca, sepse të vetëm do të ishin hiç.

Kjo nevojë e të dëshpëruarve ka krijuar grupin Vetëvendosje dhe Kuq e Zi. Edhe pse çdo lëvizje e tyre është përpjekje për pushtet, çudi që një nismë ekstreme për të bllokuar kufijtë me Serbinë të gjejë mbështetje pikërisht nga kjo forcë e re politike, e cila është krijuar nga fundërrinat.

Dhe me këtë i referohem nacionalizmit donkishotesk. Edhe fakti që në Shqipëri paska grupe që janë organizuar pikërisht për këtë nismë të Vetëvendosjes, është ose optimizëm televiziv, ose ndjekës të dëshpëruarve në këmbim të 100 eurove. Këto hapësira që më saktë do të quheshin vrima për pak pushtet po krijohen mbi një filozofi asgjësuese, shkatërruese dhe të dhunshme. Këta njerëz që kanë zgjedhur të jenë brenda politikës dhe shtetit po keqpërdorin njerëzit dhe vendet e tyre.

Tani është më e qartë edhe panorama e krijuar e partisë Kuq e Zi, ku në fokus ka krijimin e armiqve ose prishjen e marrëdhënieve me fqinjët. Kjo parti që në fillimet e saj, edhe pse do të votohet në Shqipëri, fushatën e bëri më shumë në Kosove duke shfrytëzuar ndjeshmërinë e popullit kosovar ndaj çështjeve kombëtare ose edhe gjendjen delikate mes Serbisë dhe Kosovës. Atje ishte një bum i madh, ku skena më patetike ishte përlotja e vetë liderit të kësaj partie para turmës së militantëve. Ky skenar u ideua dhe krijua për t’i bërë një copë vend presidentit Topi në të ardhmen kur te mbetet pa punë.

Dhe si president, karriera paskëtaj duhej të mendohej mirë që të ishte patjetër lider i një partie, sepse funksionar nuk mund të jetë një ish-president sipas mentalitetit politik në vendin tonë.

Duke thyer çdo parim, duke kapërcyer çdo limit, duke keqpërdorur besimin dhe dashurinë për të ardhmen, këta janë gjuetarët e dëshpëruar të pushtetit.

Si të mos mjaftonin absurditetet e politikës së ashtuquajtur normale, lindin grupe të tilla ku e kërkojnë të keqen me aq pasion, sa kthehen shekuj pas. Kthehen të kufijtë në kohën kur flitet për globalizim, për heqje barrierash për universalizimin e vlerave nëpërmjet identitetit të kulturave.

Në këtë realitet nuk bëhet fjalë më për këmbim rregullash apo lojë politike, as për pazare, as për koalicione të pandershme. Të shkosh te kufijtë ke shkuar larg, ke shkuar në absurd. Ky rit është jashtë kohës, jashtë çdo llogarie politike, është jashtë vetë politikës. Por edhe pse larg dhe jashtë kohës, është i njohur dhe po kthehet dominues. Nuk është i largët realiteti që krijoi lideri socialist për dy vjet rresht në qëllim të interesave personale. Protestat e organizuara i kaluan kufijtë, kaluan përtej tyre duke shqetësuar mbarë Europën. Protestat e Vetëvendosjes, padyshim këtë qëllim kanë: krijimin e tymit, të zhurmës, për të thënë me zë të lartë që ne jemi këtu, ekzistojmë.

Pavarësisht mënyrës, këta elementë të shtrembër politik dhe social këtë e arrijnë. Por vetëm këtë: zhurmën dhe tymin.

Tashmë këtë metodë e njohim falë eksperiencës dy vjeçare të PS, fundi është i njëjtë për kategori të njëjta. Të dëshpëruarit e Shqipërisë dhe të Kosovës janë bashkuar, por janë thjesht të dëshpëruar edhe pse të bashkuar. Përjashto dëshirën e tyre për shkatërrim të raporteve që mbajnë në lëvizje një vend, vlera dhe sensi universal politik, fillimisht është human.

Sunday, January 8, 2012

Publicisti Ardian Klosi tenton vetëvrasjen, shtrohet në psikiatri

TIRANE - Publicisti Ardian Klosi tenton vetvrasjen me një grusht ilaçesh qetësuese. Në fillim të javës që sapo lamë pas ai është sjellë me urgjencë në spitalin Neurologjik.

Pas masave paraprake të marra nga mjekët, ai është shtruar në Psikiatri, pasi gjendja nuk paraqitet ende e stabilizuar. Lajmin e konfirmojnë burime pranë Qendrës spitalore universitare, të cilët shtojnë se prej disa kohësh publicisti merrte ilaçe antidepresive. Sipas mjekëve gjendja e publicistit Ardian Klosi ende nuk është e stabilizuar.

Ai është marrë në trajtim me një prej mjekëve neurologë më të mirë në Shqipëri, Afrim Dangëllia. Burime nga QSUT, thonë se publicisti është vendosur në një dhomë të veçantë në repartin psikiatrik dhe është në mbikëqyrje të veçantë. Ardian Klosi është një ndër publicistët e njohur shqiptar dhe ish-drejtues për një kohë të shkurtër i Radio-Televizionit Shqiptar. Ai është i martuar me fotografen e njohur gjermane Jutta Benzenberg me të cilën ka dhe fëmijë.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Thursday, December 15, 2011

Demeti: Si e dëboi Pashko Edi Ramën nga PD në 1990

Rrëfen protagonisti i Dhjetorit ’90, Arben Demeti.
Doja të rrija në PPSH për të kontribuuar, sepse ajo parti kishte nevojë për reformim”.
Është një ndër anëtarët e shumtë që dezertoi nga PPSH-ja në ditët më të vështira të saj, për t’iu bashkuar themelimit të PD-së, por ndër të rrallët që flasin hapur. Në diktaturë ishte pedagog që referonte edhe tema të edukimit politik, aktualisht zëvendësministër i Mjedisit. Pa komplekse dhe pa klishe, protagonisti i ngjarjeve historike që përmbysën komunizmin në Shqipëri, Arben Demeti, vjen sot në gazetën “Panorama” me një rrëfim origjinal sipas togfjalëshit “mbaj mend”. I njëjti stil që është përdorur edhe nga 49 autorë të tjerë, që së bashku ia kanë besuar në një libër kujtimet dhe refleksionet e tyre Bislim Ahmetajt, kryetarit të grupimit “Dhjetor ’90″.  Si grupimi, quhet edhe libri. Të 50-të autorët sjellin dëshmi të pastra, autentike, nga të gjitha auditorët: të Universitetit të Tiranës, atij të Shkodrës, Universitetit Bujqësor, atij Ushtarak etj. Raportime nga kryqëzimi para Liceut Artistik, nga rrugët dhe hyrjet e ngushta për në Qytetin Studenti, nga sheshi “Demokracia”, nga Godina 15 e Qytetit Studenti, nga salla e pritjeve të Pallatit të Brigadave, nga mensat 7-8, nga Amfiteatri i ILB-së, nga Kinoklubi i Qytetit Studenti, nga auditorët e Shkodrës, nga sheshi “Skënderbej” etj. Pra, nga ajo çfarë flitej “nën dritën e diellit” e deri te bisedat sekrete në skutat më të thella të Tiranës. Nga të gjitha këto vende kemi përzgjedhur me shkurtime momentet më interesante të kujtimeve të Arben Demetit, pikërisht atë çfarë ai vetë mban mend…| ELISABETA ILNICA
Pas mbarimit të degës Elektrike në Fakultetin e Inxhinierisë, në periudhën 1978-1988 kam punuar si inxhinier elektrik në TEC-in e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Viti 1990 më gjeti në këtë pozicion pune… Në pranverën e vitit 1990, gjatë zborit ushtarak të fakultetit, isha caktuar të referoja tema të edukimit politik. Kjo më dha mundësinë që të flisja për disa tema të guximshme për kohën. Ndërkaq, ngjarjet e 2 korrikut të ambasadave patën rëndësi dhe ndikim të jashtëzakonshëm.
Në shtator filloi viti i ri akademik. Në atë periudhë kryheshin zgjedhjet e rinisë. Unë isha i deleguar nga organizata e Partisë në disa organizata rinie. Vura re që studentët i kishin përjetuar shumë fort ngjarjet e 2 korrikut, ishin të traumatizuar dhe të terrorizuar. Populli kishte fituar një natyrë reflektive dhe vetëmbrojtëse. Konstatova një apati të theksuar te studentët. Përpiqesha t’i nxitja me pyetje, por shihja pandjeshmëri të plotë nga çdo lloj ngacmimi. Këtë apati e shpjegoja me faktin se studentët, si dhe një pjesë e madhe e popullit, ishin në një fazë vetëmbrojtje. Data 25 tetor, largimi nga Shqipëria i shkrimtarit të madh Ismail Kadare, shënoi një pikë kulmore ndaj periudhës apatike disamujore. Kjo ngjarje i dha një shtysë të jashtëzakonshme ndërgjegjes së brendshme qytetare për të arritur drejt një ndryshimi të madh politik. Kam ndjekur me detaje çdo element që kishte lidhje me këtë ngjarje. Largimi i Kadaresë pati ndikim shumë të madh në mjediset universitare. Studentët u çliruan nga koraca vetëmbrojtëse, aktiviteti i tyre u gjallërua, reagimi ndaj situatës u kanalizua në drejtimin e duhur. Në javën e fundit të nëntorit, në Fakultetin e Inxhinierisë u publikua një letër e hapur që i drejtohej kryeministrit së asaj kohe, Adil Çarçanit. Kjo letër, e shkruar në një format të madh, në formë fletë-rrufeje, ishte afishuar te dera e Fakultetit. Në këtë letër, hartuar në emër të Komitetit të Rinisë së Fakultetit, renditeshin disa kërkesa ekonomike, të cilat nuk kishin të bënin vetëm me përmirësimin e kushteve të jetesës në Qytetin Studenti, por edhe me përmirësimin e kushteve të familjeve shqiptare në të gjithë vendin. Në letër dallohej, midis rreshtave, edhe një frymë tjetër me nënkuptimin që për t’i plotësuar këto kërkesa, duheshin bërë ndryshime thelbësore, dhe kjo shprehej nëpërmjet një batute të tipit “nuk mund të bëhet xhaketë e re me copë të vjetër”. Kjo mund të interpretohej në mënyra të ndryshme. Unë pata dëshirën dhe interesin ta interpretoja në kuptimin e gjerë këtë letër. U interesova se kush e kishte shkruar dhe afishuar. Më thanë se e kishte shkruar Pandeli Majko, sekretar i Komitetit të Rinisë së Fakultetit, student në vitin e katërt të Inxhinierisë Mekanike. Unë nuk e njihja Pandeli Majkon, por nëpërmjet dy studentëve të mi, e takova. Isha shumë i interesuar për të zbuluar të gjitha elementet e letrës, sidomos ato “pas fasadës”. E pyeta rreth letrës, e pyeta se kush e kishte shkruar, e pyeta nëse e kishin shkruar letrën me mendimin dhe iniciativën e tyre, apo i kishte udhëzuar njeri se si ta shkruanin. Ai më tha se e kishin shkruar ata vetë, ashtu siç e kishin menduar. E pyeta specifikisht për shprehjen e “xhaketës së vjetër”. Ai nuk kishte atë interpretim që prisja unë, por gjithsesi, ishte pozitiv, i qëndronte letrës dhe kishte vendosmërinë që të mbronte ato që ishin shkruar. Letra bëri efektin e duhur. Qeveria u shqetësua nga kjo afishe. Kryeministri Adil Çarçani dërgoi këshilltarët e tij për të marrë kontakt me studentët, kontakte të cilat kishin natyrë presioni më shumë, sesa interes për të dëgjuar shqetësimet e studentëve. Përgjatë dy javëve, para 8 dhjetorit, një ekip i Kryeministrisë ishte në kontakte të vazhdueshme me studentët, në Fakultetin e Inxhinierisë dhe në konviktet e Qytetit Studenti, për plotësimin e kërkesave të studentëve me qëllim që ajo të mos zgjerohej dhe shpërthente. Unë mbaja kontakte me autorët e letrës, Pandeli Majkon dhe dy studentë të Inxhinierisë Elektrike, Petrit Zeqiri dhe Arben Tahiri, djem të shkëlqyer, shumë të vendosur dhe me kontribut të jashtëzakonshëm në ato ngjarje. Në biseda me të tre ua bëra të qartë se kjo lëvizje nuk duhet të rrudhet, sepse mund të ketë pasoja për ata. Unë këshillova që lëvizja të masivizohej me biseda nga të gjitha grupet e studentëve nëpër auditorë, ku të trajtohej letra me këto kërkesa dhe të zbërtheheshin idetë e saj. Ata nisën menjëherë takimet duke shfrytëzuar orët e leksioneve në sallat e mëdha dhe me prezencë masive të studentëve. Në atë kohë, orët e mësimit ishin 90-minutëshe. Ata, si përfaqësues të Komitetit të Rinisë, i kërkonin paraprakisht pedagogut përkatës që t’i lejonte që të zhvillonin një bisedë me studentët në auditor. Në disa prej këtyre bisedave kam qenë i pranishëm. Këto ishin takime shumë interesante, mjaft të përparuara dhe të guximshme për kohën. Biseda detyrimisht kanalizohej edhe në elemente të sistemit politik. Pandeli Majko fliste për pluralizëm mendimi, kuptohet, për aq sa ishte artikuluar në takimin e presidentit Ramiz Alia me intelektualët në gusht 1990. Idetë e tyre ishin shumë pozitive, por të pamjaftueshme për të dhënë një goditje elektrizuese dhe për të nxitur një situatë cilësisht të re.
Themelues i PD, anëtar i PPSH
Në datën 13 dhjetor, me iniciativën e dy studentëve, u organizua një takim në sallën e rektoratit me pyetje-përgjigje nga studentë, pedagogë dhe intelektualë. Nga salla jam pyetur se cili do të ishte qëndrimi im në vazhdim, pasi unë isha anëtar i PPSH-së. Kam thënë se isha shumë i lumtur që kishim fituar pluralizmin politik, kishim krijuar PD-në, që kisha dhënë kontributin tim në këto ngjarje historike, por kam deklaruar se do të vazhdoja të qëndroja në Partinë e Punës për të dhënë kontributin tim atje, sepse kjo parti kishte shumë nevojë për reformim të thellë. Studentët reaguan fort duke më thënë që të shkoja në PD. Studenti i Elektronikës, Spiro Curra, ishte më insistuesi. Them me bindje se ishte takim i jashtëzakonshëm, ndonëse nuk është folur për të. Është takimi më i famshëm në historinë e sallës së madhe të Rektoratit të Universitetit të Tiranës. Pasditen e 13 dhjetorit u organizua një mbledhje e madhe në sallën e mbushur plot të Kinoklubit të Qytetit Studenti, ku ishin të pranishëm jo vetëm drejtuesit e Lëvizjes, por edhe studentë, intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë të Tiranës. Mbledhja u drejtua nga një presidium i improvizuar i përbërë nga Sali Berisha, Azem Hajdari e Arben Imami. Qëllimi i mbledhjes ishte për të zgjedhur forumin drejtues provizor të Partisë Demokratike. Ky forum u quajt edhe Komisioni Nismëtar i PD-së.
Saliu propozoi kryetar të Komisionit Nismëtar Azem Hajdarin, i cili kishte fituar statusin e liderit të Lëvizjes Studentore. Propozimet për në Komisionin Nismëtar u bënë nga presidiumi ose nga persona në sallë dhe u aprovuan me votim të hapur nga të gjithë të pranishmit. Përbërja fillestare e tij prej 15 vetash ishte: nga 6 studentë – Azem Hajdari, Shenasi Ramaj, Arben Lika, Blendi Gonxhe, Tefalin Malshyti dhe Alma Bendo (Mimoza Ferraj); nga 5 intelektualë: Arben Imami, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Preç Zogaj dhe Motro Çela; si dhe nga 4 përfaqësues të klasës punëtore: Ilir Myftari, Sokrat Nesturi, Merita Zaloshnja dhe Zenel Hoxha. Në përbërjen fillestare të Komisionit mungojnë emrat e Eduard Selamit, Aleksandër Meksit, Genc Rulit, Edmond Budinës, Bardhyl Resos, Petrit Dodbibës, Arben Sulës, Arben Meçes etj., të cilët kanë qenë që në fillim pjesë aktive e këtij forumi drejtues. Personalisht kërkova që të mos propozohem për t’u zgjedhur, pasi do të vazhdoja jetën partiake për reformimin e Partisë së Punës.
Ardhja dhe dëbimi i Edi Ramës
Mbledhja e parë (e zgjeruar) e Komisionit Nismëtar u mbajt në një zyrë në katin e dytë të Drejtorisë në Qytetin Studenti. Mbledhja u drejtua nga Gramoz Pashko. Mbledhja pati për qëllim që të bënte një ndarje të parë të detyrave për organizimin e ardhshëm të partisë, për përgatitjen e statusit, të programit elektoral, për dokumentacionin, për shtypin, për financat, për shërbimet etj. Në mbledhje u krijuan disa grupe pune, si: grupi elektoral organizativ, grupi i shtypit, grupi i financave, grupi i sekretarisë etj. Genc Pollo u caktua zëdhënës i PD-së.
Gjatë kësaj mbledhjeje, papritur hyri Edi Rama. Ai ishte një figurë e njohur në rrethet intelektuale, pedagog i pikturës, protagonist në veprimtaritë progresive me studentët në Institutin e Lartë të Arteve. Kontributi i tij pozitiv në lëvizjen demokratike ishte i padiskutueshëm, por ai mungoi në ditët më të stuhishme të Lëvizjes së Dhjetorit dhe shpalljes së pluralizmit politik në Shqipëri. Ai na tha se kishte qenë jashtë shtetit dhe ishte kthyer në Shqipëri atë ditë, pra më 13 dhjetor. Ne e mirëpritëm Edi Ramën për shkak të emrit dhe kontributit të tij pozitiv në lëvizjen demokratike. E ftuam që të merrte pjesë në mbledhje dhe e ulëm në krye të tavolinës bashkë me Gramoz Pashkon. Gjatë gjithë kohës, ndërsa ne diskutonim me shqetësim e përgjegjësi, Edi Rama ndërhynte me arrogancë duke na ndërprerë e kundërshtuar vazhdimisht. U krijua një situatë e papranueshme. Ai, ndonëse kishte munguar në ato ditë të stuhishme me një intensitet shumë të lartë ngjarjesh e që sollën një realitet politik cilësisht të ri, nuk kishte as minimumin e modestisë, maturisë dhe përgjegjshmërisë. Ne, të gjithë, gjithsesi të kujdesshëm, filluam të shfaqnim shenja kundërshtimi dhe nervozizmi. Kur Edi Rama pa që po kundërshtohej nga të gjithë, në një moment tha: “Po të jetë kështu, unë po iki fare”. Në atë moment, Gramozi, të cilit i kishte ardhur në majë të hundës, i tha gjithë duf: “Epo, mirë, ik o Edi, se na mërzite”. Ai u ngrit duke folur me zë të lartë, përplasi derën dhe u largua. Prania e tij në mbledhje zgjati 20-30 minuta. Ky ka qenë kontakti i parë dhe i vetëm i Edi Ramës me PD-në. Ai nuk ka pasur më asnjë kontakt tjetër institucional.
Bashkimi im zyrtar me PD
Të nesërmen, më datë 14 dhjetor, shkova në fakultet. Më njoftojnë për një mbledhje të Organizatës Bazë të Partisë. Mbledhja ishte thirrur posaçërisht për mua. Aktiviteti intensiv për pluralizmin politik dhe krijimin e Partisë Demokratike, sidomos takimi i bujshëm i datës 13 dhjetor në sallën e madhe të Rektoratit, nuk mund të kalonte aq lehtë. Që në fillim të mbledhjes m’u kërkua që të shpjegoja hollësisht veprimtarinë time të ditëve të fundit. Për rreth 45 minuta, me mjaft qetësi e siguri, shpjegova konceptin tim për pluralizmin politik, duke e lidhur me aktivitetin e ditëve të fundit. Shpreha bindjen se pluralizmi politik ishte fitore madhështore që do të ndikonte shumë pozitivisht në demokratizimin e jetës së vendit, por theksova se “unë jam këtu sepse Partia e Punës ka shumë nevojë për korrigjime dhe reformim të thellë”. Vërshuan pyetjet, shumë prej të cilave mund të përmblidheshin në një të vetme: Si ka mundësi që ti, duke qenë anëtar i PPSH-së, të punosh kaq aktivisht për krijimin e një partie tjetër? Në vazhdim m’u kërkua në mënyrë të përsëritur që të shpjegohem më mirë dhe të reflektoja për veprimtarinë time. Me qetësi e vendosmëri theksova se kisha shpjeguar gjithçka, gjykoja se nuk kisha bërë asnjë gabim dhe prandaj nuk kisha se për çfarë të reflektoja. Ky ishte qëndrimi im, ata të vepronin si ta mendonin. Ata hezitonin, nuk e di çfarë udhëzimesh kishin. Më në fund konkluduan: “Shko, dëgjo fjalën e shokut Ramiz dhe reflekto! Nesër do të mblidhemi përsëri dhe do të vendosim”. Pas shpalljes së pluralizmit politik, Ramiz Alia kishte mbajtur një fjalim (rreth një orë) për situatën e re në një forum të PPSH-së. Ky fjalim dëgjohej i regjistruar në mënyrë të organizuar për çdo një orë, me grupe kuadrosh komunistë në Komitetin e Partisë së Tiranës (sot godina e PS-së), në sallën e madhe të mbledhjeve (sot restorant).
Në orën 18:00 ishte radha e kuadrove komunistë të Universitetit të Tiranës. Unë shkova bashkë me pedagogun Myrteza Braneshi, i cili banonte në Qytetin Studenti. Ishte hera e parë që shkelja në atë godinë. Në pritje, në hollin e madh të mbushur plot me pedagogë nga të gjitha fakultetet, ndieja shumë vështrime armiqësore; më konsideronin sikur isha “macja e zezë” në atë ambient. U ulëm qetësisht diku nga mesi i sallës, në fillim të rreshtit. Në dukje indiferent, po dëgjoja me shumë vëmendje fjalën e Ramiz Alisë, jo vetëm përmbajtjen, por edhe tonin e timbrin e zërit. Pas disa minutash nuk po u besoja veshëve për atë çfarë dëgjoja. Presidenti Ramiz Alia i datës 12 dhjetor ishte tjetërsuar krejtësisht si Sekretar i Parë i KQ të PPSH. Aty nga mesi i fjalimit i them në vesh shokut tim: “Myrto, e vendosa. Nuk mund të rri më këtu. Do të kthehem me ty në Qytetin Studenti për t’u bashkuar me PD-në”.
Atë mbrëmje u ktheva në Qytetin Studenti. Një dhomë, në katin e parë të Godinës Nr. 15, ishte kthyer në zyrën e parë të PD-së. Në korridorin e ngushtë u përballa me Sali Berishën. “U ktheva unë, Doktor. Nuk mund të qëndrohej më atje”, i thashë, duke shpjeguar shkurtimisht mbi fjalimin e Ramiz Alisë. “Shumë mirë bëre, Arben”, më tha ai duke më përqafuar. Ky ishte përqafimi i parë dhe i vetmi me Sali Berishën. Data 15 dhjetor shënon shkëputjen time përfundimtare nga Partia e Punës dhe fillimin zyrtarisht të detyrës së shefit të Organizimit të PD-së. Aktiviteti i parë ishte një takim me kuadro në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan…
“Refleksionet”  e Ramës
Në ato ditë dhjetori, në Institutin e Lartë të Arteve organizoheshin seanca të një aktiviteti shumë interesant: “Refleksionet” e Edi Ramës dhe Ardian Klosit me studentë dhe qytetarë të Tiranës. Duke qenë se ne ishim shumë të interesuar për çdo lloj aktiviteti publik, sidomos ato me pjesëmarrje të studentëve, unë i kam ndjekur personalisht në sallë thuajse të gjitha seancat e “refleksioneve”. Nuk ka asnjë dyshim se “refleksionet” ishin një aktivitet shumë i mirë dhe me efekt mjaft pozitiv për kohën, por ishin vënë re disa elemente të parakohshme që mund ta acaronin situatën dhe ta radikalizonin atë, gjë për të cilën PD-ja nuk ishte aspak e interesuar. Edi Rama kishte mbetur praktikisht jashtë politikës. Për këtë arsye, në pozitat e anarkistit të papërgjegjshëm, ai luante rolin e “radikalit” duke artikuluar teza të parakohshme dhe të rrezikshme, që mund të çonin në konflikt social. Ai ishte thjesht një individ që përgjigjej vetëm për veten e tij, por në rast se situata radikalizohej, ai me siguri “do të fshihej mbas gaxhoit”. Në të kundërt, PD-ja kishte një përgjegjësi shumë të madhe për mbarëvajtjen e zhvillimeve demokratike në vend.
Në këto kushte, ndoshta në javën e fundit të dhjetorit, me kërkesën time dhe me ndërmjetësinë e Arben Imamit, u organizua një takim në sallën e madhe të shfaqjeve të Institutit të Lartë të Arteve, të mbushur plot, kryesisht me studentë të Arteve. Në presidium ishin: Arben Imami, Edi Rama dhe unë. Qëllimi kryesor i takimit ishte ballafaqimi i tezave të Edi Ramës me qëndrimet e PD-së. Ne synonim që ta mposhtnim dhe neutralizonim Edi Ramën pikërisht “në fushën e tij dhe para spektatorëve të tij”. Takimi ishte shumë i suksesshëm. Në ia arritëm plotësisht qëllimit. Pas takimit, Edi Rama u izolua thuajse plotësisht dhe u bë praktikisht i parrezikshëm. Ai pati edhe një tentativë tjetër të veçuar personale. Në një miting te stadiumi “Qemal Stafa” rrëmbeu mikrofonin dhe u bëri thirrje njerëzve për t’iu sulur Bllokut qeveritar. Situata u bë shumë e rrezikshme, por me ndërhyrjen e aktivistëve të PD-së dhe të qytetarëve të përgjegjshëm, ajo u qetësua dhe u normalizua, duke u shmangur kështu ndoshta një gjakderdhje me pasoja të paparashikuara. Dhjetori ’90 dhe ditët në vijim ishin një periudhë kohe e papërsëritshme, e një pune madhështore shumë intensive, mbushur me ngjarje të panumërta, nga më të ndryshmet. Në atë periudhë koha kishte tjetër dimension: dita dukej javë, java dukej muaj, muaji dukej vit. Pas zgjedhjeve parlamentare të datës 31 mars 1991, kisha ndjesinë se periudha dhjetor ’90 – mars ’91 kishte zgjatur disa vite. Këtë ndjesi vazhdoj ta kem edhe sot.

vijon…
Ministria e Drejtësisë
“Zyrtarisht PD-ja është themeluar më 19 dhjetor”

Partia Demokratike është pranuar tashmë se është themeluar më 8 dhjetor 1990, por zyrtarisht duket se ajo është pranuar nga Ministria e Drejtësisë vetëm 5 ditë më vonë. Të paktën kështu rrëfen Arben Demeti teksa kujton një episod rreth kësaj historie: “Dokumentacioni për legalizimin e PD-së u dorëzua në Ministrinë e Drejtësisë më datë 15 dhjetor. Më datë 19 dhjetor kishim organizuar një mbledhje të gjerë në sallën e Kinoklubit të Qytetit Studenti, njoftohemi për t’u paraqitur në Ministrinë e Drejtësisë; Eduard Selami, Genc Ruli dhe unë dolëm nga salla dhe u nisëm për atje. Eduardi dhe Genci u ngjitën për në zyrën e Enver Halilit, atëherë ministër i Drejtësisë (sot ndërtesa e Gjykatës së Tiranës), ndërsa unë prita në makinë. Pas pak ata u kthyen gjithë gëzim. Partia Demokratike ishte legalizuar. Pra, në datën 19 dhjetor 1990″.  Ndërkaq, ai vetë, pas anëtarësimit zyrtar në PD, është nisur drejt Elbasanit, ku ka hapur degën e kësaj force politike atje. Po ashtu, ai ka dhënë kontribut edhe për organizimin e evenimenteve të tjera të PD-së, sidomos me ish-të përndjekurit dhe burgosurit politikë.
ARBEN DEMETI

Sunday, December 11, 2011

Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes (1919)


Gjergj Fishta në Paris
Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve.
Sot kjo familje asht shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi dhe u zhduk përbrenda gërmazave të pangishëm të vorbujve te historisë, e kështu nuk mundi ma, ç’më atë ditë kur Gentiusi, mbreti i mbramë i Ilirëve, më 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucë Emil Palit për me pa diellin e majes së lumnisë së vet të hershme.
Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore. Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.
Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.
Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë. Por çka se, simbas teorisë wilsonjane (të Presidentit amerikan Willson) për me mundë nji popull me u sundue në vetvete, përpos kombësisë, duhet të mirret para sysh edhe ndërgjegja e tij kombëtare. Tashti, për në qoftë se si ndërgjegje kombëtare duhet të kuptohet ndjesia për liri si edhe ai dëshir që mund të ketë nji popull për t’u zhdrivillue në vetvete, gjithnji përmbrenda qarkut të forcave të veta, unë them se edhe në këtë pikpamje Konferenca duhet t’ia njohë Shqipnisë pamvarësinë si dhe sovranitetin e vet. E njimend, e po thomëni, cili popull në Ballkan ka ndjesi ma të thella për lirinë e vet sesa populli shqiptar ?
Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenë kurrë zotnuesa mbi shqiptarë. Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinës dhe me trathti në shtëpinë e qytetarit të paqtë e, si shtjen mbrenë drojen dhe pshtjellimin, del jashtë pa mundun kurrë me thanë se ka sundue aty mbrendë: njashtu hynë pushtuesit e huej në Shqipni pa mujtë kurrë me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarët. E mos kujtoni, zotni, se unë këtu jam tuj ju thanë sende të cilat mos t’i kenë vu re edhe shkrimtarë të huej me vlerë. Kështu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotë në nji libër të vetin mbi Shqipni :
“Pushtime të hueja janë përshkue mbi komb shqiptar, por të gjitha kanë kalue pa lanë kurrfarë gjurme, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës”.
Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin. Fakti veç që shqiptari në mes të sa ndollive dhe te papriturave politike e për nji periudhë kaq të gjatë shekujsh, ka mbrrijtë me e ruejt gjuhën, doket dhe karakterin e vet kombëtar, – dhe këtë jo vetëm në Shqipni, por edhe jashtë kufijve të sajë, – kjo difton çiltas se ai asht dhe don të mbesë shqiptar. E gjithë kjo ngjet sepse ndërgjegja kombëtare ka lëshue rrajë të thella në shpirt të tij. Por ma mirë se kurrkund njeti, dashunia e popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi kombëtare, duket në faqet e historisë, për të cilën mundemi me thanë se asht e endun vetëm prej luftash për liri e pavarësi. Unë këtu, për mos me e vu fort në provë durimin e Zotnisë suej, po ju përmend vetëm punët e mëdha, që ndërgjegja kombëtare e këti populli, kreu që prej të XV qindvjetë e mbrapa.
Botën mbarë në zi do ta mbështillte. – Të flegruem droje shuejtën zanin mbretnitë e Europës. Kur qe, mbi kep të Krujës titanike, po del nji hije burri, vetullat ngërthye si dy hulli rrufeje, me dy sy zjarmi e nji mjekër të thinjtë, e cila shtëllungë gjatë nofullës i derdhej, si ajo mjegulla rreth nji shkëmbu të thepisun. Mbi krye trishtueshëm flakë i shkëlqen tarogëza përkrenarja me brirë që tmerrshëm kah i vezullon nën rreze të diellit, kometë zharitëse danë ndër sytë e armikut. Ai asht fatosi i ndimun Gjergj Kastrioti, i madhi Gjergj Kastrioti, Skanderbegu. Me flamurin kuq e zi shpalosun përpara, poshtë rrëmoreve të maleve të thepisuna, stuhi bore prej ndonji kulmi të rrëmbyeshëm, vërsulen vetëtimthi mbi formacionet e turqve, të cilët, prej së largu tuj ua pa hovin, thonë se kulshedra me dragoj po u turret.
Por mundet ndokush me më thanë se Skanderbegu këto lufta i ka ba për qëllime fetare, dhe jo i shtymë prej nji ndërgjegjeje kombëtare, pra për me i dalë zot lirisë dhe pamvarësisë së vendit të vet.
E mos kujtoni se me dekë të Skanderbegut u shue ndjesia e lirisë dhe e pamvarësisë në shpirtin e shqiptarëve. Historia e Turkisë ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje të mëdha të cilat gjatë rrjedhjes së katër shekujve kombi shqiptar i bani qeverisë otomane ose për me pshtue prej zgjedhës së sajë, ose për me e ngushtue që mos t’ia mohonte të drejtat e tija. Edhe pamvarësia e Greqisë asht nji lule e rimuun me gjak të shqiptarit. Zhavellët dhe Boçarët kanë qenë shqiptarë e shqip kanë folë dhe me trimëni shqiptare kanë luftue. Jo besa, por Greqinë e kanë lirue shqiptarët dhe jo ma pak janë mundue se sa disa Pushtete të mëdha të cilat aso kohe bajshin spekullime mbi Greqi, njashtu si do Zoti po bajnë sot edhe mbi Shqipni. Këtë punë, me pasë për ta pyet si dijetar dhe jo si diplomat, kishte me ju a vertetue edhe Venizellos vetë; por, në mos dashtë me ju a thanë ai, ja u kallzon Lamartine, i cili, tuj folë mbi pamvarësi të Greqisë, thotë se kjo nuk qe tjetër veçse rezultati i reaksionit të elementit shqiptar kristjan mbrenda Greqisë kundra elementit turk.
Arsyeja pra pse kombi shqiptar nuk mujti me dalë shtet në vete, nuk qe puna se ati i mungonte ndërgjegja kombëtare ose ndjesia për liri e pamvarësi, por qe fakti se shi ditën në të cilën ai ishte gati me fitue lirinë e vet, Shtetet e Ballkanit ia ngjitën kthetrat dhe e banë rob nën zgjedhë të veten. Dhe këtë e banë jo për me e mbajtë nën shërbim e robni të veten, por për me e shue shqimit e me e qitë faret. Kështuqë prej kësaj pikpamje duhet me e thanë se shqiptarët gabuen, dhe gabuen randë fort, që u çuen aso kohe kundra Turkisë, sepse për ta do të kishte qenë dam fort ma i vogël me u vue nën zgjedhë të Turkisë, se sa me u gri prej kristjanëve.
Po e shoh, Zotni, se kjo fjalë në gojën time disi po ju a vret veshin dhe po ju duket nji paradoks në vetvete. Janë faktet që më japin arsye. Në vitin 1478 turqit marrin Shkodrën dhe me te mundet me u thanë se u pushtue e tanë Shqipnia. Por megjithëkëtë, turku ia njohti Shqipnisë nji farë autonomie: na e la gjuhën dhe kanunet tona, – por askund nuk lexohet në histori se ky mbyti qindra mija shqiptarë përnjiherë, sadoqë populli hoqi zi e si asht me zi prej tij. E tash ndini si u suell kristiani me Shqipni e me shqiptarë. Në vjetin 1912 kërcet lufta turko-ballkanike dhe ballkanikët pushtojnë Shqipninë. Nji herë mbysin pak me thanë dyqindmijë shqiptarë, vrasin meshtarë katolikë sepse nuk ndigjonin me e mohue fenë ; grijnë mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalë dinit. Rrenojnë me themel qindra e qindra katunde, veçse si e si me e farue kombin shqiptar. Në vjetën 1914, ushtritë ndërkombëtare, mbas sa intrigash të poshtra, pushtojnë Shkodrën. Në këto ushtri kombi shqiptar ka pasë mbështetë gjithë shpresën e vet, sepse këta ishin demek të shprehunit e forcës që do të rregullonte botën dhe, si të thuesh, ata ishin pasqyra të qytetnisë europiane. Por megjithëkëtë ata nuk sollën kurrnjisend përsëmbari në Shqipni. Ndrye mbrenda qarkut dhetë kilometrash në Shkodër, as që e çilën nji rrugë, as që e lëshuen nji urë, as hapën nji shkollë, nji gjykatore, nji spital, nji send të vetëm që t’i vyente përparimit dhe qytetnimit të popullit shqiptar. I gjithë kujdesi i tyne për Shqipni, përmblidhet në këta: kurrsesi mos me e lanë Shkodrën me ba pjesë në Shqipninë tjetër dhe që në Statutin e Shtetit Shqiptar t’u qitte nji paragraf i posaçëm me të cilin të njiheshin në Shqipni çifutnit nji tagri me shqiptarë, sadoqi aso kohe nuk kishte në Shqipni me thanë asnji çifut. Mandej, kur doli prej Shkodre, Komanda Nderkombëtare dogji të gjitha aktet dhe arkivat e veta.
Në vjetën 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën me rrethina, sadoqi Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallë luftë me kurrkend. Në fillim të vjetës 1915, italianët pushtojnë Vlonën, kinse për qëllim që me u përkujdesë për shqiptarët e sëmutë të Shqipnisë jugore. Në 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninë. Me e thanë me fjalë të tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninë si nji krahinë të veten. Për ma tepër: grekët dogjën 360 katunde në Shqipninë jugore, tuj i mbytë të gjithë ata që dishmoheshin shqiptarë.
E sot Konferenca e Paqes lypë që shi ndër ndër këto vise të bahet plebishiti për të caktue kufijt e Shqipnisë. Ç’ironi e helmueme!
Prej këtyne punëve, – për mos me folë për të tjera, – duket çiltas se shqiptarët, prej pikpamjes kombëtare, kanë pasë arsye me drashtë ma shumë kristjant se sa turqit. Turku, si për princip, si në teori, ia ka pasë njohtë Shqipnisë nji farë autonomie, sadoqë me Skanderbeun e pat kundërshtue përparimin e tij në Ballkan.
Thonë armiqt tonë, si dhe do mbrojtësa të tyne, se vërtetë që kombi shqiptar asht ma i vjetri ndër popuj të Ballkanit dhe se ka nji dashuni të gjallë për liri dhe pamvarësi të veten; veçse shka se megjithëkëto, Shqipnia nuk mund të qitet shtet më vete sepse shqiptarët janë :
a) barbarë,
b) nuk janë të zotët me përparue dhe me u qytetnue vetë dhe se
c) eksperienca ka tregue se në kohën e Princ Widit, Shqipnia nuk mund të mbahet shtet më vete dhe krejt i pamvarun…
Pra, simbas mendimit të armiqvet tonë, ose ma mirë me thanë, simbas fjalëve të vetë atyneve, lypset që Shqipnia të coptohet e t’u jepet atyne në dorë për me e sundue dhe për me vu rregull, – meqë shqiptarët janë barbarë e të egër e nuk janë popull që di me qitë shtet më vete, pra me qeverisë. Për me thanë të vërtetën, po të marrim parasyshë mjetet e mënyrën me të cilat ka nisë e vijue lufta e madhe evropiane, kisha me thanë se barbarësia dhe egërsia e popujve ka pak ose aspak të përpjekun me dëshirën për liri e pamvarësi të tyne. Kur popuj e kombe, në emën të “qytetnisë” kanë vra e pre fëmijë, gra, pleq e të mbetun që kanë ba me vdekun prej urie e gazepit me mijëra njerëzish të pafat në ditë; që kanë djegë e rrenue, jo vetëm katunde e qytete, por mbarë krahina të pamatuna; që kanë thye çdo të drejtë ndërkombëtare dhe njerzore dhe kanë pre në besë me qindra mijëra robsh të ramë në dorë, – e megjithate sot ata munden me qenë shtete të lira; – po atëherë, pse nuk mundet me qenë Shqipnia e lirë ku, nëmos tjetër, gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji të vdekuni urie, ku ndorja e besa edhe ndaj armikut janë të pathyeshme?


Kongresi i Versajës më 1919
Serbt, në kohën e luftës Ballkanike, me shpata ua kanë çelë nanave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanë ndezë flakada porsi pisha për me shndritë natën me to, dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhësinë e shtetit të tyne. Grekët kanë kryqzue gjinden shqiptare bash ne të XX qindvjetë, ndersa sot Konferenca e ka menden me ia dhanë mandatin që me i shtrue e me i qytetnue disa kombe të tjera, kupto, Shqipninë. Pra tash, shqiptari, i cili nuk i njef këto “qytetni” në veten e vet, pse s’mundet me dalë shtet më vete, i lirë e i pamvarun? Por edhe me pasë për ta marrë barbarinë si shprehje vetore të shpirtit të njeriut, unë mundem me thanë pa droje kundershtimi, se kombi shqiptar nuk asht diftue aspak ma i egër e barbar se disa kombe të tjera të qytetnueme, kur këta kanë qenë po me ato garanci që ka pasë kombi shqiptar. Ah, po, duket çiltas, se nuk “duen” me e qitë Shqipninë shtet më vete e të pamvarun, dhe kjo jo sepse shqiptarët na qenkan barbarë e të egjër, por sepse këta nuk kanë sot për sot nji ushtri e nji flotë të veten me të cilën të mund t’u dalin zot tagreve të veta. Ose thanë ma qartë, u vehet kamba shqiptarëve vetëm sepse këta janë ma të ligësht ushtarakisht dhe jo sepse janë ma barbarë se kombet e tjera të Ballkanit.
Asht gabim me thanë se të marrunit e gjakut shënon barbarinë e nji kombi, në qoftë se ne nën fjalën barbari kuptojmë egërsinë ose breshtninë e shpirtit të tij, ashtu siç duen me e kuptue kundërshtarët e tonë, kur e kanë fjalën për kombin shqiptar. Të marrunit e gjakut buron prej ligjeve të jashtme dhe prej të metave të organizimit shoqnor të nji kombi, dhe jo gjithmonë prej gjendjes shpirtnore të tij. E vërteta e këtyne fjalëve përcaktohet edhe prej historisë së popujve për të cilët nuk mund të thohet se kanë qenë të egër e breshtnorë. Në Biblën shenjte lexohen këto fjalë : Në se dikush godet një tjetër me gur dhe mund t’i shkaktojë vdekjen, ai asht një vrasës dhe asht i dënuem me vdekje. Njeriu i ngarkuem me hakmarrë viktimën, e vret vrasësin me rastin e parë. (Num. XXXV, 19, 21) Po kështu edhe në Iliadë, në librin e IX, gjejmë këto vargje që unë po i la simbas përkthimit të Montit:”… Il prezzo qualcuno accetta del’ucciso figlio o del fratello; e l’uccisor, pagata del suo fallo la pena, in una stessa citta dimora col placido offeso.” (Ndëshkimin sejcili e pret si të drejtë për vrasjen e të birit ose të të vëllait; dhe ai që e bën këtë vrasje për shpagim, mund të jetojë pastaj i qetë në të njejtin qytet me atë familje së cilës i bëri vrasjen – fyerjen e parë.)
Duket pra mirëfilli se prej të marrunit të gjakut – vendetta – nuk mund të thohet se kombi shqiptar asht barbar e që nuk asht i zoti me u qeverisë në vetvete dhe i pamvarun. Por “JO!” thonë kundërshtarët tonë. Të metat e organizimit shoqnor, si dhe të marrunit e gjakut në Shqipni, nuk janë të shkaktueme prej faktoreve të jashtëm, por rrjedhin prej gjendjes shpirtnore të egër të kombit shqiptar. Me fjalë të tjera, shqiptari vret njeriun për instikt dhe jo për nji arsye e cila edhe mbas mentalitetit e bindjes së tij, të jetë e mbështetun mbi nevojë të të ruejtunit të jetës, të gjasë ose të nderit të vet. E për në qoftë se asht e vërtetë, – sikurse njimend asht e vërtetetë! – se poezia popullore asht pasqyra e shpirtit të nji kombi, kjo duket çiltas, – thonë ata, – prej kangëve popullore shqipe, sepse të tana, ose gati të tana, tregojnë punë të veçanta vrasjesh ose gjaku.
Përpara se ndokush mund ta thonte me arsye se kombi shqiptar nuk shfaqet kurrë i bashkuem në nji shtet, kishte me u dashtë ma parë që historia të caktonte se nga e ka rrajën ky komb, kë ka fis e vëlla mbi botë, – sepse ky nuk ka mbijt vetvetiu mbi botë, – e se deri ku përfshihej vendi i tij. Por këto historia ende s’i ka përcaktue, e kushedi se kur ka me mujt me i përcaktue, sepse historia e kombit tonë gjindet e shtjellueme mbrenda hijeve të muzgëta të kohëve ma të vjetra. Masandej do të ishte dashtë që historiografët e hershëm, mbi të cilët mbështeten historianët e sotshëm, t’i kishin dajtë me nji emen të vetëm të tanë elementet prej të cilit përbahet ky komb. Kush mundet me e thanë me siguri se shqiptarët, ilirët, maqedonasit, thrakejt, epirotët janë që të gjithi të nji fisi apo jo? Prandaj kurrkush nuk mund ta thotë me siguri se shqiptarët s’kanë qenë kurrë të bashkuem më nja dhe s’kanë qenë shtet më vete. Por edhe po e zamë se shqiptarët s’kanë qenë kurrë të bashkuem në nji shtet të vetëm. Megjithkëtë armiqt tonë nuk kanë arsye kur thonë se për këtë shkak kombi shqiptar nuk duhet qitë shtet më vete, por ky vend duhet nda ndërmjet tyne si gja e pazot. Kush i mban mend grekët të bashkuem nën nji skeptër dhe kunorë mbretnore përpara së XIX qindvjetë? Sa jetë ka flamuri i Greqisë? Jo vetëm që grekët edhe në kohën ma të lumnueshme të historisë së tyne s’kanë qenë të bashkuem nën nji shtet, por këta kanë thirrë ushtritë e hueja për me shtypë shoqishoqin bash mbrenda kufijve të vet.
E pse pra shqiptarët, të cilët gjithmonë ia kanë vu pushkën të huejve, dhe që qenë faktori ma i parë i pamvarësisë greke, nuk duhet të kenë liri dhe pamvarësi për arsye se s’na paskan qenë kurrë të bashkuem në nji shtet? Siç e dishmojnë vetë diplomatët e sajë, Franca ka hy në luftë botnore vetëm për me i dalë zot integritetit dhe pamvarësisë së Serbisë. Epo, aso kohe, serbt nuk kanë qenë të bashkuem me Kroaci e Mal të Zi e Sloveni, me të cilët sot po thohet se na qenkan të tanë prej nji fisi. Mirpo nuk po kuptohet qartë arsyeja përse sot shqiptarët do të bahen rob të serbëve dhe të grekëve. A për arsye se deri dje edhe kombi i tyne nuk ka qenë i bashkuem në nji shtet të pamvarun?
Mandej, sa për atë fjalën tjetër që thonë kundershtarët tonë, se kombi shqiptar duhet mbajtun për barbar për arsye se asht i ndamë nder krahina dhe fise, nuk duket se asht ma me themel se ato të shpifunat e tjera mbi të cilat u fol ma sipër. Tuj qenë e themelueme jeta shoqnore mbi bashkësi të interesave, prej vetit vjen si rrjedhojë se shteti, i cili ngallitet (mbahet gjallë) prej asajë bashkësie, nuk mund të përshtrihet ma përtej se sa i mbërrin forca që do t’i mbrojë ato interesa. Tash, tuj qenë se populli shqiptar, për shkak të pushtimeve të huej të vazhdueshme, nuk mujt me i organizue forcat e veta në mënyrë qi me mbrojtë e me drejtue interesat e përbashkëta të kombit, këtij iu desh domosdo me u nda në disa grupe ma të vogla, e aty, përmbrenda qarkut të mundësisë që natyra dhe pozicioni gjeografik u jipte do familjeve me u vëllaznue dhe me i mbrojtë interesat e veta, me modelue “shtetin” e me organizue jetën e vet shoqnore. Dhe ky ishte i vetmi sistem jete shoqnore që mund të realizohej deri më sot në Shqipni. Në njanën anë shqiptari nuk donte t’i shtrohej pushtuesit të huej, në anën tjetër pushtuesi i huej nuk e lente shqiptarin me i organizue forcat e veta në mënyrë që ky ta shtrinte pushtetin e vet mbi të gjithë kombin. Shqiptarit iu desh me e lokalizue pushtetin e vet në krahina të veçanta tuj i mbajtë së bashku parimet e kanunit kombëtar si rregull jete. Prandej fakti që kombi shqiptar gjindet i ndamë ndër fise, nuk rrjedh prej shpirtit të tij ekcentrik dhe barbar, por prej faktoreve të përjashtme të cilat ai nuk kishte mënyrë se si me i shndërrue. E, me e vertetue se kombi i ndamë në shumë fise nuk asht gjithmonë barbar, mundet me u vërtetue edhe prej historisë. Sllavët e Malit të Zi, ku prej forcës së pozicionit gjeografik të vendit, ku edhe se vetë e kanë zanat pushkën, gjithmonë kanë qenë të lirë e më vete. E për ma tepër, për ma se 50 vjet rrjesht, sa mbretnoi mbi ta Nikolla i I-rë, kanë pasë nji formë qeverie të thuesh kryekëput si nder kombe të tjera të qytetnueme. E mirë pra atëherë: Në të tanë Malin e Zi, kur ka nisë lufta turko-ballkanike, ka qenë vetëm nji shtypshkrojë e vetme qeveritare si dhe kanë pasë nji të vetme fletore politike, e edhe kjo qeveritare. Por nuk ka pasë asnji shkollë të mbajtun me paret e popullit. Ndërsa që në Shqipni, që prej viti 1908, kur qe shpallë Konstitucioni i Turkisë, e deri në fillim të luftës ballkanike, pra në ma pak se katër vjet, u ngrefën shtatë shtypshkronja, u themeluen ma se njizet fletore politike e të përkohshme, u çelën nji shkollë Normale e nja tridhjetë të tjera fillestare, e të tana të veçanta e të mbajtuna vetëm me pare të kombit shqiptar.
U përpiluen të tana tekstet për shkollat fillestare e disa edhe për shkolla të mesme. E kështu, sot më sot, mësimi jepet shqip ndër të gjitha shkollat e Shqipnisë. Janë botue edhe shumë vepra letrare me randësi të cilat e kanë çue nalt ndjesinë kombëtare tuj i dhanë në pak kohë shumë zhdrivillim gjuhës shqipe, fakt ky që, në kohë të pushtimit austro-hungarez, kjo gjuhë qe përdorue për gjuhë zyrtare ndër të gjitha zyrat administrative. Mbrenda kësaj kohe qenë mbajtë tre Kongrese Gjuhësie ( pra nuk është Kongresi i parë i gjuhës shqipe ai i mbajturi në vitin 1972) si dhe qenë disa shoqni letrare, e tj. e tj… E gjithë kjo veprimtari asht zhvillue pa kurrnji ndihmë prej anës së qeverisë.
E po përse tash, inteligjenca sllave, e cila në Mal të Zi, gjatë 50 vjetëve jetë kostitucionale nuk përfton kurgja të re në lamë të qytetnisë, na duhet sot të mbahet si ma e naltë dhe ma e hollë se inteligjenca shqiptare e cila në pak vjet krijoi nji gjuhë letrare dhe asht e ngjizun me nji mentalitet të ri për kombin? Zotni! Le të lihet nji herë në paqe shqiptari dhe le t’i jepet kohë me nxanë, dhe atëherë ju keni me pa se ai ka me shkue gjurmë më gjurmë ( hap pas hapi ) me kombe të tjera të Ballkanit gjatë rrugës së qytetnimit dhe të përparimit.
Kombi shqiptar i ka dhanë burra në za për urti perandorisë së Bizancit. Diplomatët ma të mirë dhe gjeneralët ma të vlefshëm të mbretnisë së turkisë, shqiptarë kanë qenë. Shqiptar ka qenë edhe statisti italian Françesk Krispi, kështu shqiptar ka qenë edhe Papa Klementi i XI-të si edhe Kardinal Albani. E në se bazohemi në memorandumin e shkruem nga Venizellosi, të cilin ia ka paraqitë Konferencës së Paqes, shqiptari asht sot edhe gjeneralisimi i ushtrisë greke.
Por, për me ju a mbushë mendjen edhe ma mirë se kombi shqiptar nuk e ka namin ma të vogël se kombet e tjera të Ballkanit, këtu due me ju pru fjalët që shkrimtarë me vlerë kanë lanë të shkrueme mbi shqiptarët. Shkrimtari francez Hecquard, në librin e vet “ Histoire et descriptions de la Haute Albanie” , ka shkrue se në histori të shqiptarëve “ndeshen prova të lumnueshme energjie, inteligjence dhe aktiviteti.” Ma poshtë thotë: “Ata kanë ruejt doket e burrninë ashtu si vetëm mund ta ruejshin burrat e hershëm të cilëve u këndohet kanga. Për ma tepër, githmonë këta i kanë dhanë burra në namë e në za Greqisë së hershme, Perandorisë së Bizancit, Turkisë e Greqisë së kësokohshme”. Mandej Lordi Bajron gërthet nga ana e vet: “Përmbi karpa të Sulit e gjatë bregut të Pargës, ka burra si veç motit i bajshin nanat dorike; atje ka ende do familje për të cilat kisha me thanë se janë të fisit e të gjakut të Heraklidëve.” Dëshmi janë këto, Zotni të mij, të cilat kishin me ja shtue namin edhe nji kombit ma të madh e të qytetnuem.

Tash, Zotni, mbasi ju diftova se kush janë dhe shka janë shqiptarët, më duhet t’ju flas për të drejtat e tyne. E po ju tham se shqiptarët kanë të drejtë
a) për nji pamvarësi politike;
b) gjithnji mbrenda kufijve gjeografikë e etnografikë të Shqipnisë. Mbi pamvarësi të kombit shqiptar nuk kam shumë fjalë me ju thanë. Dihet se kjo e drejtë ka qenë njohtë, sigurue dhe dorëzanue me nji traktat të Pushteteve të Mëdha të Antantës, pra, me fjalë të tjera edhe prej Francës, që prej Nandorit të vitit 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Këto Pushtete mandej ia kanë ba me dijtë botës mbarë se traktatet ndërkombëtare ata nuk i mbajnë për shtupa letre, por i respektojnë si akte të cilat prekin nderin e kombeve që i kanë nënshkrue. E njimend, po e zamë se anglezi thotë se ja ka nisë nji lufte të përgjakshme e të shëmtueme, por këte e ka ba vetëm për erz të firmës që ai e ka pasë vu për pamvarësi dhe neutralitet të Belgjikës. Pamvarsia e kombit shqiptar pra, në se do marrë si nji punë e kryeme dhe e dorëzanueme mbi erz të kombeve të mëdha të Europës, tash ne nuk na mbetet tjetër veçse me folë për kufij të natyrshëm të shtetit shqiptar, dhe kjo asht nji çashtje po aq me randësi sa edhe ajo e pamvarësisë.Pushtimet e hueja dhe intrigat e paemen të nji diplomacie bakalle të pashpirt e të pazemër, kaq fort ia kanë shndërrue dhe perçudnue fizionominë gjeografike dhe etnologjike Shqipnisë, saqë sot nji i huej, sado i drejtë dhe i papajambajtas (që nuk mban anë) memzi mundet me e njohtë me nji të këqyrun. Edhe nji nanë shpesh e ka të vështirë me e njohtë fytyrën e të birit kur këtë t’ia ketë përçudnue me varrë e me përgjakje arma e armikut. – Prandaj lypset të përcaktojmë ma përpara disa kritere të sigurta mbas të cilave mandej me përskajue kufijt e natyrshem të Shqipnisë. Simbas parimit të autodeçizionit, sejcili popull që mund të thotë se ka nji homogjenitet të pakëputun e të pandamë në vetvete, ashtu si ky përcaktohet prej klauzolave të teorive willsonjane, ka të drejtë, ose në mos tjetër do të kishte të drejtë që ai vetë me e nda kuvendin mbi sharte të veta politike e ekonomike dhe me u nderue si shtet i lirë dhe i pamvarshëm. Ky shtet, masandej, gjeografikisht do të përshtrihej deri ku kapet kombësija e pandame e vijueshme e atij populli. E në rast se në ndonji skutë toke të këtij shteti gjinden të shartuem elemente të huej, aty vullneti i popullit do të vertetohej nëpërmjet të nji plebishiti, mandej liria e tij do të jetë e dorëzanueme dhe e sigurueme siç duhet dhe sa duhet.
Simbas këtyne parimeve, asht punë e arsyeshme që shteti shqiptar të përshtrihet gjeografikisht deri ku mbërrin kombësia e popullit shqiptar e vijueshme dhe e pandame prej centrit të vet. Sepse tagri i autodeçizionit nuk asht e lidhun me individë ose me grupe të caktuem njerëzish, por me nji “avrom” të gjithëmbarshëm prej të cilit përbahet kombi. Prandaj çdo zvoglim që i bahet tokës së Shqipnisë, i pambështetun mbi këto parime, do me thanë se ai i bahet dhunshëm dhe me të padrejtë. Por në bazë të cilit kriter ka për të mujt me u caktue të përshtrimit e kombësisë shqiptare? Mbas gjuhës, i vetëm ky në këtë rast asht kriteri ma i patundshëm dhe që nuk mund të lihet kurrsesi mbas dore. Populli shqiptar flet nji gjuhë krejt të veten që, tuj lanë mënjanë transformimet e natyrshme të elementëve të cilëve nuk i ka pshtue asnji gjuhë tjetër deri më sot, kurrfare nuk mund të unjisohet me gjuhë të tjera keltike, latine, gjermanike, sllave ose helenike, me përjashtim ku puqet me to me rranjë të bashkueme indo-gjermane. Prej këtej pra rrjedh që që të gjithë ata që e flasin këtë gjuhë, kanë një kombësi krejt më vete e krejt të ndame prej asaj të kombeve të tjera të Europës. Sepse nuk ma merr mendja që nji tjetër popull i gjallë i Europës t’ia ketë imponuar shqiptarit nji gjuhë që dhe as nji tjetër popull europian mos ta ketë folë. Për ma tepër, nji gjuhë e dekun, nuk i imponohet nji populli mbarë. Por as populli shqiptar nuk ka mujt me ia tatue popujve të tjerë gjuhën e vet.
Gjuha tatohet ose me forcë të armëve, ose me forcën e kulturës e të qytetnimit. Por si prej njanës, si prej tjetrës pikpamje, shqiptari nuk ka qenë ma i fortë se popujt që ka përbri. Prandej nuk ka si të mohohet se të gjithë ata që flasin shqip, janë të kombësisë shqiptare. E për këtë arsye, shteti sqiptar, duhet të përshtrihet gjeografikisht deri ku përfshin gjuha shqipe. Tuj pasë caktue këto parime ose kritere, të shohim tash se cilët do të jenë kufijt gjeografikë të shtetit shqiptar. Por, per me u diftue krejt të papajamajtshëm në këtë çashtje plot me gënjeshtra si dhe aq pahijshëm shoshitë prej armiqve, këtu unë due me ia lanë fjalën, Zotni, shkrimtarit tuej të sipërpërmendun, z. Rene Pinon i cili ka qenë në Shqipni dhe e ka pa vetë me sy tuj e prekë vetë me dorë se kush mundet me pasë arsye mbi këtë çeshtje.
Zotni Pinon pra, në artikullin që prumë prej “Revue des deux mondes”, tuj folë mbi kufijt e Shqipnisë, thotë: “Prej fushave të Vardarit e deri në Adriatik, prej Thesalisë e deri në Mal të Zi, zot toke asht shqiptari, në daç sepse ky hyni këtu mbrendë ma i pari, në daç sepse ky ndolli ma i forti”. E tanë krahina e Kosovës e cila prej Konferencës së Londonit (1913) i qe lëshue Serbisë, dhe mbarë Çamëria, “Epiri i Nordit”, të cilin e lakmon aq shumë Greqia, janë të banueme kryekëput prej shqiptarësh dhe prandaj e drejta e lypë që të numrohen me shtet shqiptar. “
Dhe mos të mendohet se zotni Pinon asht shty tepër me këto fjalë, sepse e vërteta e këtyne fjalëve duket çiltas edhe prej statistikave të cilat qysh prej vitit 1909 e tektej, janë ba përmbi proporcione etnologjike të popullsisë së Shqipnisë. Prej këtyne statistikave zyrtare del në shesh se në krahinat e lëshueme prej Konferencës së Londonit serbëve dhe grekëve, të paktën, 80 përqind të popullsisë janë thjesht shqiptare. Serbt na thonë se banorët e Kosovës me prejardhje janë të gjithë sllav, por, gjithnji siç thonë ata, përdhuni dhe me kohë janë çoroditë tuj u kthye në shqiptarë. Këtë fjalë e thonë edhe grekët për banorët e Epirit të nordit. Por ata nuk thonë të vërtetën sepse, po të ishte e njimendët se banorët e Kosovës janë sllavë dhe ata të Epirit të nordit grek, atëherë serbia nuk do të kishte mbytë e gri deri më sot afro dyqind mijë vetë në Kosovë dhe Greqia nuk do të kishte djegë ma se treqind e gjashtëdhjetë katunde në Epir të nordit tuj e kryqëzue gjinden përsëgjalli, posë atyne pesëdhjetë mijë vetave që i kanë vra dhe i kanë lanë me dekë prej urie dhe sikletit.
Popujt e qytetnuem munden, po, në furinë e nji kryengritjeje me vra në trathti mbretënt e mbretneshat e veta e me i dhunue trupat e tyne mbas vdekjes, por nuk mbrrijnë kurrë me gri – e në ç’mënyrë mandej! – me qindra e mijëra vëllazën “bashkëqytetarë” të vet. Qyshse serbt kanë vra me qindra mijëra njerëz në Kosovë, dhe grekët kanë djegë qindra e qindra katunde në Epir të nordit, dëshmon qartë se as banorët e Kosovës nuk duhet të kenë qenë serb, as ata të Epirit të nordit nuk kanë qenë grek.
Jo jo, Zotni të nderuem! Janë vra gjindja me qindra mijëra në Kosovë dhe janë djegë me qindra e qindra katunde të Epirit të nordit për të vetmen arsye se grekët e serbët duen me e shue farën shqiptare në ato krahina për me mujt me i thanë mandej Konferencës së Paqes se atje nuk ka shqiptarë. Oh, sa arsye ka pasë ai i moçmi kur ka thanë: “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant.” Pra, sa ta kenë shkretnue vendin, do të venë mandej paqen.
Por për me i forcue ma tepër fjalët e z. Rene Pinon mbi kufijt e Shqipnisë, këtu due me ju përmendë se çka shkruente mbi këtë çashtje Lordi Fritznaurice, mis i Komisjonit të Rumelisë Lindore, mbi Foreign Office e që masandej qe botue në nji Libër Bleu (në diplomaci – asnjanës) të vjetës 1880. Ai shkruen: “Për me folë se shka asht kombi shqiptar, i bie me u përshtri edhe mbrenda kufijve të Serbisë e të Malit te Zi. Krahina e Kosovës, shka merr prej Mitrovice e poshtë, asht krejt shqiptare dhe ka vetëm nji skundill fort të vogël serb. Statistikat bullgare e greke, mbi të cilat qeveritë e Sofjes e të Athinës themelojnë pretendimet e veta mbi Monastir, Ohër e Korçë, janë mbështetë në rrena e leni ma ato pretendime të Greqisë që janë ba pa kurrfarë turpi.”
Qe pra, Zotni, se deri ku duhet të përshtrihet Shqipnia e ç’kufij duhet të ketë shteti shqiptar. Mbas dëshmisë së këti diplomati ingliz në za, Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni të përgjakshme po nuk e nxuer e nuk ia ktheu Shqipnisë ato tokë të cilat Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi e drejtësie, në vitin 1913 ia shkëputi Shqipnisë për me ia lëshue grekëve dhe serbve.
Tuj ju falë nderit me gjithë zemër për mirësi që keni dashtë me më dëftue në këtë rasë, do ta mbyll këtë ligjeratë të përvujtë me ato fjalë që me 24 nandor 1880 thonte në Parlamentin italian Madero Savini kur Europa pat çue anijet e veta përpara Ulqinit për me e ngushtue Turkinë që me ia lëshue Malit të Zi tokët e Shqipisë. E qe çka foli në atë rasë deputeti italian: “Pse francezve nuk u mbushet mendja me heqë dorë nga Alsace-Loren? Pse nuk do të guxojshit ju, deputetë italianë, me heqë dorë prej viseve italiane që gjinden nën Austri ? Pse i keni dalë zot Greqisë kundra Turqisë në Kongresin e Berlinit ? Vetëm mbështetun në parimin e kombësisë! E pra, kujtoj unë, se, për me qenë burra fjale, ne na duhet me thanë edhe për Shqipni ato çka thamë edhe për të tjerë në Paris, Romë, Athinë, Varshavë… Në mos paça harrue, siç kam ndi prej profesorëve të mij, Grotius ka pasë thanë se tashma asht ba si zanat me ua shndrrue zotin popujve. Por përkundrazi, Jan-Jacques Rousseau gërthet: “Ani, ndërrojani zotat, por të paktën pyetni këto bagëti njerëzore që quhen popull !”

Kalërimi i Blendi Fevziut me librin e Enverit në dorë


Nga Pirro Prifti
Publiciteti i paprecedent i librit për Enver Hoxhën me të dhëna arkivore `të papara`, me shfaqje butaforike `të papara` në mjedise sociale, universitare  e politike, të Blendi Fevziut, po japin një imazh të çuditshëm të këtij kalorësi që na kujton të shkuarën tonë  të hidhur.
Efektet e publicitetit të këtij libri të zakonshëm janë duke dhënë efekte paradoksale përsa i përket qëllimit dhe mesazhit që jep ky libër biografik dhe për mendimin tim – krejtësisht të njëanshëm përsa i përket jetës dhe marëdhënieve të diktatorit gjatë asaj periudhe  kur e drejtoi me grusht të hekurt Shqipërinë dhe shqiptarët. Përse paradoksale?
Së pari, publiciteti është duke u bërë për qëllime thjesht komerciale, por duke përdorur fjalën kyc-Enver Hoxha, emër që tërheq vëmëndjen dhe sot e kësaj dite, sepse ende në shoqërinë shqiptare, në politikën shqiptare, në zhvillimin ekonomik të shtetit shqiptar, janë duke drejtuar, jetojnë dhe marrin pjesë aktorë dhe faktorë të rëndësishëm, që e kanë jetuar atë periudhë, e rrjedhimisht ende nuk është rreshtur interesi ndaj kësaj figure gjithashtu paradoksale.
Së dyti, brendia e librit e trumbetuar për dokumente arkivore të veçanta, për histori të veçanta e për ngjarje të veçanta, është një fiasko e plotë. Në të nuk ka dokumente arkivorë me të vërtetë të rrallë, por ka thashetheme që ne i përmëndnim që në kohën e merhumit. Nuk ka histori të veçanta, por ka histori të perifrazuara ndryshe, nuk ka ngjarje të veçanta, por ka pasqyra filmike që japin reminishencën e së kaluarës.
Së treti, për personin e diktatorit janë shkruar, janë duke u shkruar dhe do të shkruhen histori e libra të tjerë (ashtu sikurse shkruhen edhe për personalitete historike të vëndeve të ndryshme), dhe secili nga autorët e pasqyron personalitetin përkatës sipas këndvështrimit të tij. Në këtë libër, duket qartë cinizmi dhe keqdashja për të sharë, thjesht për të shkarkuar ato emocione negative të asaj kohe, por tashmë pas 20 e ca vitesh, duke krijuar përshtypjen e njohur e të  përcaktuar aq bukur nga presidenti çek Vlaslav Havel, për komunistët e kohës së demokracisë  se, `ata janë më antikomunistë se antikomunistët`, duke vërtetuar kështu në këto raste edhe teorinë e njohur të kompleksit të inferioritetit : `shaje sa më shumë që të barazohesh në vlerë absolute me të sharin`.
Së katërti, në libër, sidomos kapitulli i 18 për Nënë Terezën, ka të pavërteta, por dhe shtrembërime të tjera historike, që për mendimin tim janë të paargumentuara me dokumentet arkivore, ashtu si  pretendon autori.
Po të hidhemi tek efektet që po shkakton ky publicitet i marrë, mund të them se publiciteti i paprecedent i Fevziut po shkakton  të ashtuquajturin `efekt Flutur` në mjediset sociale, politike, profesioniste, e të tjera jashtë vendit.  Sikurse dihet, për ata që nuk e dinë, efekti Flutur është një term që e përdorin shkencëtarët për të spjeguar teorinë e Kaosit, term i gjetur saktë nga matematikani Edward Lorenc. Përse?
Sepse tek historianët dhe studiuesit, libri nuk sjell asgjë të re, përveçse frazave plot mllef alla Fahri Balliu.
Tek populli, publiciteti jonormal dhe për mendimin tim tërësisht tregtar, përmendja e Enver Hoxhës, ngjall kureshtje sipas komuniteteve, p.sh: atyre të persekutuar thonë: ..po ky ç`m.. ka që na kujton qafirin…?
Kurse tek komunitetet që kanë patur dobi, thonë: ..ë, më ja lumsha Blendit, ja ky do të ishte një komunist i vërtettë në atë kohë,  por ja do puna ta shajë…
Tek politikanët shqiptarë, libri është nostalgjik, por ata shtojnë se.. ‘më mirë do të ishte të mos na i kujtonte këtë emër, e sidomos tani që po integrohemi..’
E së fundmi në Kosovën e lirë për nga pushtuesi serb, por ende e robëruar nga fanatizma fetare dhe imazhi mistik i Enver Hoxhës, libri është një sukses thjesht për kuriozitetet që ata nuk i dinë dhe as nuk i kanë dëgjuar.
Ndërsa për pjesën kur flet për homoseksualizmin e Enver Hoxhës, mund të them se  është krejtësisht e gabuar nga ana e shkencës mjekësore.  Në psikiatri, homoseksualët në përgjithësi nuk janë agresivë, prepotentë, arrogantë, intrigantë dhe nuk përfshihen në politikë si lidera. Për Enver Hoxhën, termi më i mirë, sipas historisë personale të tij (gjithashtu të dëgjuar nga të gjithë me thashetheme, sepse nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë këtë akuzë), mund të quhet biseksual. Këta po, janë të 99-ave.
Në përfundim, mund të them që është për të ardhur keq që libra të mirëfilltë letraro- artistikë, historikë, fantastiko-shkencore dhe për fëmijë, nuk po e gjejnë  lexuesin shqiptar, pikërisht sepse publiciteti, ashtu sikundër dhe në shumë aspekte të tjera të shoqërisë shqiptare, është në dorë të politikës dhe jo në dobi të lexuesit.
Këtu kanë përgjegjësi sigurisht organizuesit e panaireve, shtëpitë botuese tërë borxhe, mediat televizive të blera nga politika, universitetet private që nuk promovojnë literaturën profesionale të pedagogëve të tyre, por merren me shkrues të tipit Vanjek etj, etj. Le të shpresojmë se libri i vërtetë artistik, ai historik, dhe zhanre të tjera letraro-artistike, të fillojnë të rivlerësohen dhe të marrin atë që u takon nga shoqëria dhe lexuesi, në vend që të vazhdojmë të qëndrojmë në efektin flutur të politikës, e cila ka eklipsuar tërë shoqërinë shqiptare, aq sa ne  shohim edhe sot njëlloj sikundër dhe në kohën e Enverit, me dyshim të huajt e BE, kur ata na kritikojnë për probleme të ngjashme, duke na udhëzuar se:..” standartet arrihen nëpërmjet profesionistëve, teknokratëve, meritokratëve, dhe jo nëpërmjet politikanëve allasoj shqiptarë”.