Saturday, January 22, 2011

Akuza të ndërsjella qeveri-opozitë


Radio Evropa e Lirë
Tirana sot ka gdhirë e qetë, pas përleshjeve të djeshme ndërmjet protestuesve dhe policisë, që lanë tre të vrarë dhe afër 60 të plagosur.

Me gjithë qetësinë në rrugët e Tiranës, tensionet politike janë shumë të larta, sepse qeveria dhe opozita këmbejnë akuza të pandërprera.

Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar lidershipin e opozitës se do të përballet me pasojat për demonstratën e dhunshme të ditës së djeshme, që u mbyll me tri viktima.

Në një konferencë për shtyp, Berisha ka deklaruar se deklaratat për “të larë duart” nuk do ta shpëtojnë kryetarin e Partisë Socialiste.

“Dje, Edvin Kristaq Rama, pasi dështoi të merrte pushtetin me dhunë, u paraqit në orën 1 të natës disa herë në mediat e vendit, duke u përpjekur të lajë duart me krimin e tij të shëmtuar. Unë jam sot këtu për t’i thënë Ramës, Ruçit, Gjinushit, autorë të vërtetë të krimit të shëmtuar të djeshëm, se akti juaj antikushtetues ka vetëm emrin tuaj dhe për këtë ju do të përballeni me të gjitha pasojat”, ka pohuar Berisha.

Ai ka theksuar se aktet e dhunës kanë qenë një skenar i organizuar nga kryesocialisti Rama dhe njerëzit e afërt me të.

“Zoti Rama, skenari i puçit të djeshëm, sulmi për të pushtuar kryeministrinë u projektua dhe u pagua vetëm nga ti dhe lejtnantët e tu, Ruçi dhe Gjinushi. Je ti zoti Rama që je vërsulur i tërbuar pas karrikes së pushtetit për të pushtuar kryeministrinë dhe ke drejtuar të gjithë sulmin nga lokalet e Fidelit”, ka theksuar Berisha.

Kreu i qeverisë e ka akuzuar më tej Ramën se ka manipuluar mediat, duke i përdorur ato për të manipuluar videon Meta-Prifti dhe për të mos treguar pamjet reale të demonstratës.

“Je ti zoti Rama shkelja e parimeve kushtetuese, që montove videon për të akuzuar kryeministrin. Je ti Edvin Kristaq Rama që drejtove sulmin para kryeministrisë dhe që më pas mediat e kthyera në hanxharin tënd, dhanë pjesë të tjera”, ka theksuar Berisha, i cili ka paralajmëruar të gjithë, siç ka thënë ai, “mercenarët” e akteve të dhunës se do të përballen me drejtësinë.

Tiranë, 21 janar 2011
“Për çdo shkelje ligji, të gjithë mercenarët do të marrin përgjigjen dhe dënimin e merituar. Nuk ka forcë në botë që të pushtojë demokracinë e Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s”, ka shtuar Berisha.

Kryeministri shqiptar ka mohuar kategorikisht të jetë qëlluar me armë zjarri nga zyrat e kryeministrisë, si dhe ka paralajmëruar edhe mbajtjen e një mitingu paqësor ditën e mërkurë, "për të dhënë mesazhin që pret bota e qytetëruar nga Shqipëria dhe që aktet e shëmtuara të ditës së djeshme të fshihen sa më shpejt nga memorja".

Ndërkohë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një konferencë për shtyp, ka akuzuar përsëri qeverinë për aktet e dhunës, të regjistruara gjatë demonstratës së opozitës.

Rama ka ritheksuar se "protestuesit kanë qenë të paarmatosur dhe se ata janë sulmuar për shkak të keqpërdorimit të policisë nga ana e pushtetit".

“Demonstruesit nuk ishin të armatosur, nuk ishin as të rrezikshëm, ishin vetëm opozitarë”, ka pohuar Rama.

Sipas tij, "fakti që asnjë polic nuk është plagosur me armë zjarri, tregon se demonstruesit nuk kanë qenë të armatosur dhe se ka qenë pikërisht policia e keqpërdorur që ka hapur zjarr mbi ta".

Lideri i opozitës ka kërkuar një hetim të pastër nga prokuroria dhe ka premtuar se "drejtësia për personat e sulmuar herët a vonë do të vijë".

Por, akuza drejt Ramës ka adresuar edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në një deklaratë për shtyp, ai ka dënuar protestën e 21 janarit, duke bërë përgjegjës kreun e opozitës.

“Ajo që ka ndodhur dje, nuk është surprizë. Edi Rama donte të rrëzonte një qeveri legjitime, pasi u përpoq të blinte deputetë të mazhorancës me deputetë të blerë, duke qenë në fundin e tij si politikan. Duke humbur çdo lloj logjike dhe përgjegjësie politike, iu drejtua krimit të organizuar”, ka thënë Meta.

Ai ka kërkuar nga organet kompetente të zbardhin hetimet. Meta njëkohësisht i ka bërë thirrje kreut të PS-së të heqë dorë, pasi, siç ka thënë, "pushteti nuk merret me dhunë, me falangat e krimit të organizuar e krimit ordiner”.

Ndryshe, opozita, ditën e sotme e ka shpallur ditë zie në nderim të viktimave të përleshjeve të djeshme.

Wednesday, January 19, 2011

Mehmeti, nga Estrada në rrugë me gajde

Ermelinda Hoxhaj

Një mënyrë tepër origjinale për të fituar bukën e gojës ka gjetur Mehmet Xhelo. 60-vjeçari i bie gajdes, një instrumenti të lashtë muzikor, edhe pse ai nuk është gajdexhiu i vetëm që mbush me tinguj rrugët e kryeqytetit pasi si ai janë dhe 2-3 persona të tjerë. Ndofta diferencën mes tyre e bëjnë historitë e trishta që kanë pasur në jetë. E tillë është edhe historia e gajdexhiut që shpeshherë luan me instrumentin e tij në qendër të Tiranës pranë Muzeut Kombëtarë. Zanatin ia ka mësuar i ati, romi muzikanti më i njohur në gjithë Pogradecin. Ai tregon se babai, para vdekjes i la pasuri dy zanate, me të cilat mundohet të mbajë frymën gjallë. I mësoi si të përgatiste këtë vegël mijëravjeçare, por mbi të gjitha mënyrën e përdorimit të saj. Mehmeti çdo ditë ulet në ndonjë trotuar të populluar, për të kënaqur veshin e ndonjë kalimtari, i cili tregohet bujar duke i dhuruar ndonjë qindarkë.
Gajdexhiu
Tingujt e gajdes që i bie 60-vjeçari e njohin të gjithë kalimtarët në rrugët e Tiranës. Edhe pse ndofta nuk janë ndalur ta dëgjojnë dhe t'i japin ndonjë lekë, tingujt e lëshuara nga gajdja e tij u kanë vrarë veshin, edhe pse shpeshherë notat muzikore të saj tingëllojnë si migjeniane dhe të kaplojnë shpirtin. Teksa e dëgjon këtë të moshuar që lufton për bukën e gojës të zë trishtimi dhe muzika nuk të duket më e bukur, por një zë çjerrës, një trumbetim i fort karshi kalimtarëve dhe mbarë shoqërisë. Ej njerëz jam dhe unë! Ndofta këtë gjë duan të thonë tingujt e gajdes me lëkurë keci të Mehmet Xhelos. Një prej vendeve ku e gjen më shpesh është trotuari përpara Muzeut Kombëtarë, por edhe në urën pranë Bllokut në rrugën "Dëshmorët e 4 shkurtit", apo edhe në afërsi të "Zogut të Zi". "Lëviz shpesh në zona të ndryshme, në ato rrugë që janë më të populluara sepse dikush do e vë dorën në zemër për të më ndihmuar" - tregon 60-vjeçari. Prej disa vitesh profesioni i lypjes nëpërmjet tingujve të gajdes së tij disa vjeçare është burimi i vetëm i të ardhurave për Mehmetin. "Jam transferuar nga Pogradeci në Tiranë, kam disa vite. Dhe e vetmja mundësi për mua për të mbijetuar ishte kjo, të lypja në rrugë duke i rënë kësaj gajdeje, e cila është dhe mikja ime më e mirë" - thotë gajdexhiu. Por edhe në këtë punë ka ditë të mira dhe të këqija, ka raste që ai fiton shumë por ka raste dhe pak. Por në shumicën e rasteve fiton 4-5 mijë lekë të vjetra. "Varet nga ditët se sa fitoj, por shpesh herë më rastisin njerëz bujarë e të mirë dhe më falin para. Dita më shkon në 4-5 mijë lekë" - tregon Mehmeti duke shtuar se kalimtarët në rrugët e kryeqytetit janë ata që e mbajnë me bukë. Dikur ai ka qenë pjesëtar i Estradës së Pogradecit bashkë me gajden e tij. Për të ato ishin kohë të arta, sepse e ndiente veten një artistë të vërtet. Fatkeqësitë e tij nuk patën të sosur, pas vdekjes së të shoqes 20 vite më parë, duke i lënë pas pesë fëmijë, të cilët i rriti me mund humbi dhe shtëpinë. Por më e trishtë është se humbi dashurinë dhe respektin e fëmijëve. Ndaj prej vitesh jeton vetëm në Tiranë, ku të shpeshta janë netët që errësira e zë poshtë ndonjë ure.

"Si dëshmonte kundër meje Mihallaq Luarasi"

Nën peshën e dhunës" është libri dëshmi i Todi Lubonjës për vitet e burgut që bëri pasi u arrestua më 1974. Në këtë libër ai tregon se si u dënua dhe cilët ishin ata që i dolën dëshmitar. Lubonja, ka lënë një dëshmi të gjallë të asaj që ndodhte gjatë kohës së diktaturës, e për më tepër të asaj që ndodhte në burgjet e kësaj diktature, kur viktimat përdoreshin për dëshmitarë, ose kur viktimat e burgjeve tregonin zellin e tyre me dëshmitë kundër njërit apo tjetrit. Kjo është një aspekt i njohur i diktaturës komuniste, por që nuk pranohet haptazi nga njerëzit që ishin pjesë e këtij mekanizmi për shkak se dënimi i tyre do të zhvlerësohej për shkak të një apo shumë dëshmive. Rasti i dëshmitarit Mihallaq Luarasi, i cili dëshmoi ndaj Todi Lubonjës si në hetuesi ashtu dhe në gjyq nuk është i vetmi, historia e burgjeve në kohën e komunizmit njeh plot raste të tilla, raste e njerëz, që pas ardhjes së demokracisë arritën edhe majat e pushtetit. Todi Lubonja lindi më 13 shkurt të vitit 1923 dhe vdiq më 19 nëntor të vitit 2005. Ai u akuzua për frymë liberale në festivalin e 11, por u dënua pas plenumit të IV të partisë, së bashku me Fadil Paçramin.

Ali B, këtë radhë erdhi dhe më prangosi më herët se zakonisht. Kur hyra në dhomën e hetuesisë vërejtja se në të djathtë qëndronte një njeri me kurriz nga dera. Akoma pa u ulur mirë në karrige, Hasnedari më pyeti: "A e njeh këtë?" I hodha një vështrim ballore e i vërejtur u përgjigja: "Po!" - dhe shtova - : "Paska qenë qimekuq dhe unë nuk e dija". Kokëqethur Mihallaq Luarasi që mbante rroba doku bojë kafe të të burgosurve, kish ardhur aty "në bazë të planit të tij regjisorial". Ai kishte marrë vërtet pamjen e një krimineli ordiver. Ishte arrestuar tetë apo dhjetë muaj më parë se unë dhe ishte dënuar me 8 vjet burg.
M.L., kish qenë regjisori i dramës "Njolla të murrme" të dramaturgut Minush Jero, e cila më 1969 ishte bërë objekt i një suksesi të padëgjuar dhe njëkohësisht i një kritike dërrmuese. Inteligjent dhe mjeshtër në punën e tij, M.L. me vënien në skenë të kësaj drame arriti kulmin e famës dhe njëkohësisht dhe fillimin e mbarimit të tij. Festivali XI i Këngës në Radiotelevizion, ku ai mori drejtimin artistik regjisorial ishte i mjaftueshëm për t'i dhënë goditjen përfundimtare karrierës së tij. Burgu shënoi fundin e tij moral.
Hasnedari më kërcënoi pse e quajta dëshmitarin qimekuq pastaj... shtypi "sustën". Elokuent si gjithnjë M.L. filloi të flasë pa u qederosur për ato që thoshte. I ulur në kolltuk, Nevzati ndiqte me vëmendje dëshminë me shkrim që ai i kishte redaktuar e dorëzuar ndoshta para se unë të arrestohesha. Tepër besnik ndaj dëshmisë, ai vetëm dy a tri herë pati nevojë për ndërhyrjen e Nevzatit, kur ndërtoi dy hyrje të tjera në vend të atyre që kishe para syve të shkruara sufleri i tij. Për besë, regjisori dha një shembull edhe si aktor i mirë, pikërisht si ata që i preferonte ai vetë, regjisor Mihallaqi. Një ditë duke folur për kualitetin që duhet të ketë aktori, më çuditi me një mendim që shfaqi aty për aty dhe që unë e besova se po fliste sinqerisht. Kur i thashë më tepër për të nxitur mendimin e tij, se aktori duhet të ketë botë të pasur shpirtërore, kulture-e...ai ma preu: "Jo! - tha. Aktorët duhet të jenë si Edi (Edi ishte e shoqja, aktore e talentuar), kokëbosh; që t'ua mbush unë e të manovroj me ta si të dua". Ai nuk ishte ky viktimë e një paragjykimi apo çfarë?
...
Kur pat ardhur njëherë M/Shehu në Korçë më 1971, zhvilloi një bisedë me aktivin e rrethit për gjendjen ndërkombëtare. Në mes të tjerash duke folur për zhvillimet e reja që po merrnin marrëdhëniet kino-amerikane, ai theksoi: "Kina është një vend i madh dhe mund të ketë interes të vendosë marrëdhënie diplomatike me Amerikën, por ne, domethënë Shqipëria, këtë nuk do ta bëjë kurrë". Mbaja mend se këtë ia kisha thënë M.Luarasit. Ky birko në hetuesi, besoj se nën diktatin e Hasnedarit, e kishte transformuar. Nuk e di se pse, por ndoshta si "liberal" duhej të dilja edhe si përkrahës i politikës së re që Kina kish filluar të ndiqte në atë kohë. Ai kishte deponuar se unë kisha thënë se "Kina është një vend i madh dhe ka interesa politike dhe ekonomike të lidhet me ShBA-në". "Këtu, - mendova unë, - nuk ka në fund të fundit ndonjë sakrilegj, por për hir të së vërtetës thashë se - një gjë të tillë nuk e kisha thënë...
Pastaj M.L kaloi në një çështje të karakterit të brendshëm, por po aq delikat sa i pari. Tha se i kisha pohuar se fjalimi i Matiot mbajtur nga E.H ishte një paçavure. U përpoqa të kujtoj se si dhe kur mund t'ia kisha thënë, por ji, nuk më kujtohej...
- Ky, - thotë më tej M.L. - ka sharë apo ka përgojuar Pilo Peristerin, që është udhëheqës, por edhe ... kushëriri im...
Një ditë në tryezën e zyrës, kisha lënë librin "Ma vie" ("Jeta ime) të L.Trockit. ata ma kishin dërguar nga Tirana. Ishte libër i Ramizit. Pasi e kisha mbaruar së lexuari, e kisha lënë së prapthi mbi tavolinë. Në atë moment vjen M.Luarasi, i cili si njeri tepër kurioz, i hodhi një sy të shpejtë kopertinës së prapme ku me shkronja të dukshme botoheshin titujt e 13 vëllimeve të veprave ushtarake të autorit. Që ka qenë Trocki komisar i mbrojtjes e dija, por nuk dije sa ka pasur vepra teorike ushtarake. Kaq më duket se i pata thënë vërtetë M.Luarasit. Mirëpo injorancën time e ktheu në hetuesi në material dëshmues, se unë kam qenë simpatizant i L.Trockit. O Zot edhe kjo më duhej.
Me të tilla "gjepura" po me zarar, ishin mbushur rreth 27 faqe deponime që bënte ky njeri frikacak dhe pa karakter.
Pas tij erdhi autori i "Njollave të murme", i cili pasi tha se dramën ia kisha miratuar edhe unë, por i kisha bërë vërejtje që të rregulloheshin disa "fraza burokratike" gjanë një bisede që patëm bërë kur ishim një ditë në Shtyllë të Korçës bashkë me M.L dhe Dh.Xh. (Si ato të M.L. edhe fjalët e M.J e ca të tjera ishin si "fraza të pafajshme", por dalë ngadalë po lëshonin litarin në grykën time. Atëherë Hasnedari gjithnjë e më shpesh kishte filluar të më kërcënonte: "Në të mbetë koka mbi supe!")
"Këto godina, - thotë M.L u ndërtuan për vullnetarët që do të vinin nga klasa punëtore e Korçës për të punuar e jetuar në Shtyllë, në këtë fshat tepër malor. Në ato godina nuk kishte mbetur as edhe një kokërr nga ata "punëtorë" që kishin ardhur në fillim.
"Ata - u thashë unë - do të kenë qenë nga basifondet e Korçës". Gjatë rrugës Dh.Xhuvani filloi të më flasë me nostalgji për kohën kur kish qenë i dënuar me punë fizike; pardon, domethënë me punë të detyrueshme, pasi kish botuar romanin "Tuneli", i kritikuar rënë për gabime të mëdha ideologjike!".
"Fitoba kategorinë VI si saldator", - tha Xhuvani pak si me keqardhje se e kishin larguar pa marrë edhe atë të shtatën.
-Po e pate kaq merak - ndërhyra unë me shaka - bëj një "Tunel" tjetër dhe me siguri e merr edhe të shtatën."
Domosdo në hetuesi i hodha poshtë edhe këto...
Pas pak hyri trupi gjykues; kryetar Kiu Bozo, me dy ndihmës, njëri prej të cilëve farefis i familjes Keta, ku unë u strehova për herë të parë në ilegalitet. M'u duk se e kishin zgjedhur pikërisht si tregues të "tradhtisë" që i kisha bërë unë idealeve të rezistencës!...
Kiu, kryetari, kishte pamjen e një njeri të përgjumur.
Nuk ma merrte mendja që ai, një ish-luftëtar i vjetër, ta ndjente veten në atë pozitë, fare të qetë, duke më dënuar mua një ish-të njohurin dhe bashkëluftëtar. Megjithatë ai do të më dënonte "në emër të popullit". Po në "emër të popullit" ashtu siç kanë bërë e bëjnë fatkeqësisht të gjithë duke spekuluar me të dhe mbi të.
Prokurori qëndronte gati i padukshëm me një fytyrë majmuni në një kënd. S'e kisha parë kurrë. Tepër shëmtaraq, i ndërsyer, pa hyrë ende brenda në arenë për të "shpartalluar armikun".
"A e pranon akuzën? - pyeti kryetari i gjyqit me kokën e varur e sytë poshtë. Kjo është një pyetje që sipas zakonisht detyrimisht u bëhet të gjithë të akuzuarve. Me të fillon si të thuash, riti i gjykimit, paçka se përpara syve kryetari ka dosjen e cila flet qartë për qëndrimin e të pandehurit në hetuesi...
Nuk e di pse në atë moment m'u kujtua një ditë nga më të egrat që kam kaluar në hetuesi. Gjëja më e neveritshme ishin rastet kur hetuesit të provokonin. Unë tepër i revoltuar, u pata thënë njëherë se "këto i keni marrë nga arsenali i qelbur i hetuesisë". Në parantezë, të tilla akuza e plot insinuata kishte shumë, por ishte një çast shpërthimi nga ana ime. Nevzati i tërbuar goditi me shkelm një pupe që ishte aty pranë kolltukut. Ajo u shkund e tëra dhe qilimi u mbush me një pluhur të dendur të krijuar me sa duket nga brejtja që krimbat i kishin bërë dërrasës së saj. Irfan Shaqiri hetuesi i tretë, u afrua të më godiste me grushta ndërsa Koço Josifi me karrige...
Kryetari i gjyqit Kiu nuk kërkoi më sqarime. Pas kësaj filluan të vijnë njeri pas tjetrit dëshmitarët. Në rolin kryesor ishte doemos Mihallaq Luarasi. Ai më agresiv se në hetuesi shtoi diçka më tepër se ç'kishte thënë atje, si dëshmi për të treguar jo vetëm zell, por edhe besnikëri dhe devotshmëri. Më në fund, kur kujtoi se kishte bërë ç'është e mundur mendoi të më jepte goditjen e fundit duke thënë: "Ky ka qenë admirues i Kafkës". Për ta ofenduar dhe ulur pikërisht atje ku sedra e tij nuk duronte, pa i marrë leje trupit gjykues, ndërhyra e thashë"
"Ky flet badiava, se nuk di ç'është Kafka; ai s'ka lexuar asgjë nga ky shkrimtar". Gati sa s'ulëriu: "Kush unë?!"
Pas tij erdhi M.Jero i cili nuk tha ndonjë gjë kushedi se çfarë, sepse akuzën për "Njollat e murme" e bëri M.L. "Kur shtypi kritikonte "Njollat" si vepër revizioniste - tha ai, - ky thoshte: "Kjo është një dramë me vështrim sektar e dogmatik të problemit që trajton".
Dëshmitari kryesor M.Luarasi dhe M.J. vinin të dëshmonin në gjyq nga kampi i të burgosurve të Ballshit, pra me pranga ndër duar. Desha të shfrytëzoja këtë rast për të kritikuar këtë lloj drejtësie, prandaj ndërhyra duke iu drejtuar kryetarit, pa dashur të shfajësoj dëshmitarët: "Këta janë njerëz nën pranga dhe si të tillë nuk duhet të pranohen si dëshmitarë se nën presionin e hetuesisë ata mund të dëshmojnë për gjithçka, edhe pse i tremben dhunës së burgut". Kryetari Kiu si i zgjuar nga gjumi, nga që u prek në sedrën profesionale, pasi si me ironi e qesëndi m'u drejtua e tha "Paskle sugjerime edhe për organet e drejtësisë!". "Ta merr mendja", - iu përgjigja.
Unë, Korça dhe "Njollat e murme"
Korçë 1969. Ishte viti i 25-të i çlirimit të Atdheut nga okupacioni nazifashist. Po kaloja në një nga rrugët që kryqëzoheshin me atë që të çonte tek pazari i vjetër, kur shikoj Nidhën, drejtorin e teatrit të Korçës, që po ecte duke topalluar. Në njërën dorë mbante shkopin kurse në tjetrën një copë kartë.
-Ç'e ke këtë Nidha? - i thashë.
-Po ja, shoku Todi, - filloi Nidha duke buzëqeshur. - Po shkoj në shtypshkronjë që të jap për shtyp këtë fletë palosje për shfaqjen.
E mora në dorë dhe lexova: "Për nder të 25 vjetorit të Çlirimit". Drama që teatri sapo kishte përgatitur për të vënë në skenë titullohej "Njolla të murme". Vepër interesante e dramaturgut Minush Jero. Vura buzën në gaz dhe iu drejtova Nidhës"
-Po sikur nuk vete kështu bre, tingëllon pak si keq. Duket sikur për nder të 25 vjetorit po ju servirim ca njolla të murme. -
-Mirë thua, shoku Todi, - ia priti Nidha, - Na shpëtove! Të faleminderit, shoku Todi.
Ai nuk e shqiptonte mirë shkronjën "r". E hoqën fare atë "Për nder" dhe lanë vetëm "Njolla të murme".
Po si u zhvillua i gjithë procesi i vënies në skenë të kësaj drame deri tek varrosja e saj? Minushi autori i dramës, kishte përfunduar nuk e di sepse, mësues letërsie në një shkollë fshati në rrethin e Durrësit. Ish-oficer, më duket, i apasionuar pas letërsisë, u largua nga profesioni i tij dhe u kthye në Universitet si student. E mbaja mend sepse e pata takuar rastësisht në një rreth letrar të studentëve kur unë punoja me rininë. Ai ishte më i rritur ndër shokët dhe pak si fytyrëvrarë. Më pas, nuk kam pasur rast të takohem me të. "Njollat e murme" më bënë të njihem në rrethana të tjera.
Si regjisor të teatrit "A.Z.Çajupi" të Korçës kishin sjellë Mihallaq Luarasin. Ai njihej si i talentuar dhe, domosdo, dramaturgët duke kërkuar suksesin e dramave të tyre, gjenin edhe Mihallaqin. Kështu ndodhi edhe me Minushin e "Njolave të murme". Puna ma donte që të hyja edhe unë vetë në këtë valle. E lexova dramën dhe i thashë Mihalit se çështjen e shihja pak si me skepticizëm. Në fakt, drama, duke pasur në epiqendër një familje intelektuale, synonte të zbërthente dhe evidentonte konfliktin në mes mundësive reale dhe potenciale të zhvillimit të veseve të këqija "borgjezo-revizioniste" që vegjetonin në këto familje dhe reagimit të opinionit i cili i dënonte këto. Përshtypja që më la leximi i parë më shtyu ta rilexoja këtë dramë. Dyshimi po më shtohej. Në fillim pata mendimin se autori, i cili punonte i degdisur në një fshat të largët, kërkonte të arrinte me këtë dramë, medoemos suksesin: të largohej prej andej për të ardhur në një punë të përshtatshme në qytet. Mendova se këtu nuk kishte ndonjë gjë për t'u çuditur. Por nga sa mora vesh më vonë, halli nuk ishte vetëm aty. Një ditë Mihallaqi më tha se Minushi kishte ardhur në Korçë fshehurazi pa leje, kishte udhëtuar në karrocerinë e një kamioni dhe do të qëndronte vetëm sa për të asistuar në provën e dramës. Dhe ashtu bëri. Duket se nuk i kishte punët mirë me ata të Sigurimit. Këtë nuk e dinim. Më vonë morëm vesh gjithçka. Pra pa dyshim atij i duhej një dramë e suksesshme, por e suksesshme donte të thoshte së pari "të propagandonte mirë vijën e Partisë"! Vetëm kjo do ta lironte Minushin nga ankthi i pafund i ndjekjeve të Sigurimit të Shtetit, që i ishte qepur dhe nuk po i ndahej.
Për të më mbushur mendjen, (ndoshta se ai vuri re tek unë në mos tjetër, mungesë enthuziazmi), që të mos bëhesha pengesë për ta vënë në skenë, mendoi të luante një "kartë të fortë":
-Unë shoku Todi, - më tha, për të shkruar këtë drama jam frymëzuar nga fjalimi që shoku M.Shehu mbajti me arsimtarët pas Kongresit të 5-të të Partisë.
Ai deri atëherë nuk ishte kontestator i njohur prej meje.
Se ç'kishte Sigurimi me të, nuk e dija dhe nuk mund ta dija, por në dramë më duket propagandonte me sinqeritet dhe vërtetësi vijën e Partisë...
Në atë kohë teatri i Korçës ishte kompletuar me aktorë të rinj tepër të talentuar, si Edi Luarasi, Vangjush Furxhi, Minella Borova, Llazio Serbo e të tjerë aktorë të vjetër e me talent. Konkursi kombëtar i teatrove që do të zhvillohej në Tiranë për nder të 25-vjetorit të Çlirimit u bë stimul për t'iu përveshur një pune serioze përgatitore. M.Luarasi vërtet tip i zoti dhe ambicioz kërkont4e një trampolinë për të kapërcyer nga Korça në kryeqytet. Drama në Korçë u shfaq me shumë sukses.
Para se të nisej trupa e teatrit për të konturuar në Tiranë pata një bisedë me Nidhën dhe Mihallaqin. Që të dy ishin shumë të shqetësuar sidomos për konkurrimin. Dy vite më parë Korça kishte invaduar Tiranën me nga dy tabore "artistësh", por kishte pësuar fiasko të plotë. Që atëherë drejtuesve u kishte hyrë frika në palcë dhe nuk guxonin të bënin këmbë për në Tiranë. - E shoku Todi, si thoni si do të dalim? - më pyeti Nidha i shqetësuar.
- Mirë do të dilni.
M'u desh t'u them edhe disa fjalë inkurajuese, se "së bashku do ta mbajmë përgjegjësinë po të dilni keq dhe sigurimisht, po të dilni mirë, ju siguroj se të gjitha meritat do t'u mbeten juve, aktorëve, pa dyshim dhe dramaturgut", etj, etj. Kjo sikur i qetësoi. Atëherë drejtor Nidha u hodh në anën protokollare.
-Ne mendojmë të ftojmë shokun Haki Toska, meqenëse ka punuar këtu, po ashtu edhe Pirron.
-Ng akëta ftoni kë të doni, por në qoftë se doni të fitoni flamurin, ftoni Mehmet Shehun, - u thashë...
Si tek filmi "Viva Bellini"
Përgjithësisht Mihallaq Ziçishti ishte një mohues i neveritshëm i artit. Hiqej si amator i muzikës dhe i valleve popullore, por të them të vërtetën, as vallen e fshatit të tij nuk dinte ta kërcente si duhej. Mua më bënte përshtypje kur kisha rastin ta shikoja. Ndoshta e pengonte pak këmba, por dridhej dhe përdridhej dhe prishte ritmin e valles aq shpesh, sa të bënte t'i vije pranë dhe t'i thoshe: "Mjaft tani, se për perëndi, u lodhe dhe partia ka nevojë për ty, që të merresh me punë të tjera."
Nga teatri aq më pak merrte vesh. Por, për çudi, për "Njollat e murme" tregoi një zell aspak të zakonshëm për indiferentizmin që përgjithësisht e karakterizonte atë në manifestimet e artit. Unë çështjen e kësaj drame nuk e shpjegoj thjeshtë me atë që M.Ziçishti në gjyqin e tij ka pohuar se "Mehmet Shehu më kishte porositur njëherë në shtëpinë e tij, kur isha për drekë, se duhet medoemos të trajtojmë në skenë, me një shfaqje të goditur mirë artistikisht, një temë si ajo që trajtoi "Njollat e murme". Unë them se kam njohur shumë tipa që e kanë kaluar tërë jetën në batak dhe këtë pohim dyshoj se ai mund ta ketë bërë për batakçillëk. Por ai vetë, ashtu si shumë të tjerë, ishin të imp4enjuar si të thuash, me mendime sektare...I erdhi radha "Njollave...". në mbrëmje vonë bie zilja e telefonit në shtëpi ishte Nidha.
-Shoku Todi, - mezi merrte frymë Nidha - një triumf i vërtetë!
-Jo more!
-Të betohem, shoku Todi! - dhe për të më bindur, i varfëri, Nidha më thotë: "E ke parë atë filmin ku thërrisnin "Viva Bellini" Ja tamam ashtu kërceu publiku në skenë për të përshëndetur aktorët!"
-Bukur Nidha, bukur, urime!
-Në shfaqje asistuan kryeministri dhe shoku Ramiz.
-Epo fare mirë Nidha...
...
Që të mos largohem nga historia e "Njollave...", po e lëmë më mirë fatin e veprave fatkeqe që të jetojnë pak sa "gëzimin" e dollive që ngriheshin në sallën e madhe të shtëpisë së oficerëve, ku bëhej zijafeti. Pas fjalëve lavdëruese të Mehmet Shehut, shkrimtarët, poetë, kritikë arti dhe estetë, të gjithë me radhë, përpiqeshin të nxirrnin nga thesi xhevahire me karate sa më të larta që të mbështetnin së pari vlerësimet që bëri kryeministri, ta entuziazmonin dhe ta lëpinin ca edhe atë, e doemos të tregonin edhe erudicionin e tyre e ta siguronin se "me të tillë njerëz si ne, letërsia dhe artet e realizmit socialist kanë arritur majat më të larta të piramidës" së burokratizuar...
Maqinat që do të rrotulloheshin në Shqipëri me teatrin e Korçës me në krye Nidhën po ngrohnin motorët, por regjisori Mihali dhe dramaturg Minushi nuk kishin mbërritur ende në bazë. Në mbrëmje ata ishin bërë xurxull dhe i kishin faqet e mavijosura nga puthjet e dashamirësve të tyre, sepse e gjithë atmosfera kishte qenë e pompuar me parfum "sinqeriteti". Në një tavolinë aty kishte ngritur një shëndet edhe një që e ndjeja nga larg që nuk më donte dhe që dy vjet më vonë u dyshua se ishte pikërisht ai që i kishte drejtuar një letër anonime KQ kundër meje dhe Fadilit. Më në fund, Minushi bashkë me Mihalin kishin mbërritur dhe bashkë me ta mbërriti edhe urdhri që teatri të mos nisej, se do të jepte në mbrëmje shfaqje në teatrin popullor ku do të asistonte Enver Hoxha.
...
Që të mos zgjatem E.H. e mori me vete Ramiz Alinë dhe ministrin e Arsimit dhe të Kulturës, që duhej të luante rolin e tabelës "së qitje" kur "udhëheqësi i madh" do të fillonte të "zbavitej", por më tepër do të tregonte erudicionin e tij në lëmin e kulturës, artit dhe veçanërisht të dramaturgjisë. Dhe të nxirrte me këtë rast ndonjë xhevahir që do të rriste pa masë peshën e thesit marksist-leninist, që ai e shtonte vazhdimisht. Shfaqja mbaroi dhe Enver Hoxha u ngrit në këmbë duke duartrokitur, por e zgjati pak si tepër këtë gjest "bamirësie" sepse priste nga plateja të rrotullohej nga ai dhe të duartrokiste për të. Vetëm atëherë ndërpreu duartrokitjet, u rras në thellësinë e lozhës dhe tha, me sa duket ato fjalë që u morën vesh: "Shfaqja është e gabuar, por unë duartrokita lojën e aktorëve!" kaq tha ai dhe Nidhën e ndoqën me shkopin e tij bythëve...Pak rëndësi ka në këtë mes historia e "Njollave të murme". Rëndësi kanë pasojat tepër negative që solli ky qëndrim; ai çorientoi njerëzit dhe u kujtoi dhe njëherë shkrimtarëve, veçanërisht dramaturgëve, që në tryezën e punës të vendosin sentencën "terrori është kusht për fitore". Kjo do të thoshte që porsa të uleshin për të punuar, ta lexonin atë e t'u binte pena nga dora.
Pjesë marrë nga libri “Nën peshën e dhunës”

Monday, January 17, 2011

Misionar i Zotit apo i Djallit!?

Nga Alban Dega, Nju Jork
- Zot falua mekatet Pader Anton Kcira!
Gjithe bota shqiptare, nga Prishtina ne Wellingotn, nga Patagonia ne Tirane, nga Detroiti ne Copenhagen…. u trondit ditet e fundit nga deklaratat perbindeshe te Dom Anton Kcires, kreut te Kishes Katolike St’ Pauls ne Ditroit, Micigan. Ne nje fjalim te mbajtur ne mbledhjen e Shoqates se Intelektualeve Shqiptare per te denuar aktin monstrouz te tre shqiptareve te Maqedonise kunder bazes ushtarake amerikane te Fort Dix ne Nju Xhersi ne maj te vitit 2007
Fjale per fjale
Konkretisht!? Po riprodhoj fjale per fjale deklaratat e tij sic jane thene e filmuar nga njeri ose disa prej pjesmarresve ne takim. I lumte per aktin atdhetar.
“ …. Ne jemi e zeza e vetvetes. Ne nuk e kemi merituar lirine nga Beogradi.
Ne asht dashte me na rjepersic ka rrjepe Milloshevici 260 mije qej ne Shrebrenice.
Edhe ne Kosove eshte dashte me i rjepe 1 million e 900 mije qej. Kurrgja nuk ish ba me keq…. “
“E kam bere nga emocionet” , thote sot pa shprehur asnje pendese reale Pader Anton Kcira. E kam bere per shkak te revoltes ndaj aktitit te ketyre terrorist eve. Po a dinte Pader Antoni se asnjeri prej tyre nuk ishin nga Kosova!? Edhe po te ishin nga Kosova, a mund te fajesohej kolektikivisht gjithe nje popull per tre bastarde te tij, qe i kishin denuar vendosmerisht jo vetem babai por edhe te afermit e krejt familja e tyre, krejt shqiptaret kudo ne Bote!?
Ne vend te perdorte forcen a aresyes hyjnore dhe keshillen e shenjte Zotit per te gjykur tre fajtoret, Pader Anton Kcira, shprehet me nje histeri kunder krejt popullit e shqiptareve te Kosoves, megjithese asnjeri prej tre mekatarve te Cherry Hillit nuk ishte nga Kosova. Edhe dhenderri i tyre ishte shqiptar i Maqedonise i paraqitur si gjoja refugjat nga Kosova . Ne vend te perdorte gjuhen e Misionarit te Zotit, Pader Anton Kcira perdor gjuhen e misionarit te Djallit. Gjuha e tij eshte me te teper gjuha inkuizioconit se gjuha e predikuesit te paqes e miresise njerezore.
Do kishte qene mire qe secili pjestar ne ate takim, Menjehere te braktiste ate salle turpi sapo ka degjuar nje gjuhe te tille perbindeshe antishqiptare, ate gjuhe genocidi.
Vret plumbi. Vret pushka. Por edhe fjala vret. Nganjehere edhe me barbarisht se plumbi. Plumbi e pushka vrete per se vdekuri. Fjala e gjuha vrasin edhe per se gjalli edhe per se vdekuri.
Ku e fut veten pader Anton Kcira?
Ne vend te rrefehet para Kryqit te Shenjte dhe sakrificave madhore Jezus Krishtiane te popullit te vet , ne vend te perulet me pendese e kerkoj falje cdo burri e gruaje , cdo femije e plaku , vdo virgjereshe e qenie te gjalle te Kosoves se masakruar e kryqezuar nga xhelatet e Beogradit qe edhe sot pas 11 vjet lufte nuk u dihet as varri , Pader Anton Kcira vepron ne te kunderten. Ai u bashkohet, bile me fjalet e tij mekatare, Anton Kcira ua kalon me teprice edhe kryeterroristeve shteterore te Beogradit Sllobodan Milosevic e Sheshlit, Rankovicit e Pashicit krejt e xhalateve te popullit shqiptar te Kosoves, Malit te Zi, Maqedonise, Camerise.
Hapni e kontrolloni cdo fjalim e deklarate te shkruar te tyre, Jane armiqte me te eger dhe regjizoret e gencodit anti- shqiptar qysh prej nje shekulli e deri sot . Megjithate, asgjekundi nuk do te gjeni shprehje te tilla drakuliane si te Pader Anton Kcires…. Natyrshem, lind pyetja per te: nese 1’9 milione shqiptaret e Kosoves jane “qej” atehere ku e fut veten Pader Anton Kcira i lindur e me rrenje aty!? Zot ruajna nga gjuha e shpirti i djallit te mallkuar!
Misioni i Zotit dhe misioni i djallit
Misioni i cdo njeriu te Zotit, i cdo Prifti apo Hoxhe, Dervishi apo Popi, i cdo njeriu te vertete eshte te jape meshe, te keshilloje , te paqtoje, te cliroje nga pesha e krimit edhe kriminelin me te madh, edhe vrasesin me te pashpirt, edhe xhelatin me te eger cnjerezor para ekzekutimit e jo te shpertheje ne histeri e beje mekate vete kunder nje populli e kombi te tere. Eshte shume larg misionit te Zotit dhe per fat te keq ia kalon edhe misionit te Djallit.
Kjo eshte gjysma e se keqes. E keqja e madhe eshte se ai nuk ka as miresine e e as burrerine te shprehe pendese e te kerkoje falje per mega- mekatin e tij djallezor e antinjerezor, antikombetar e thellesisht antishqiptar. Perkundrazi. Ai perseri merr rolin e urryer e super- mekatar te inkuizitorit.
Me nje gjuhe mekatare e shume djallezore, ai qe duhet te kryente misionin e Zotit akuzon hapur e barbarisht nje shqiptar te nderuar e te sprovuar per atdhetarine e tij Z. Luigj Gjokaj, si gjoja sajuesin e deklaratave te tilla.
Cfare montimi mund te bente jo Luigj Gjokaj por as specialisti me i mire i trukimeve deklaratave tuaja personale te incizuara e te filmuara Zoti Kcira!? Pse nuk thua hapur e burrerisht se deklaratat tua antishqiptare jane pjese perberese e misionit tuaj te djallit kunder popullit tend!? Pse nuk pranon njerezisht se aty ka folur djalli brenda shpirtit tend dhe jo njeriu i Zotit.
Shpifja eshte mekat dhe krim
Cfare provash ke per Z. Luigj Gjokaj si spiun i UDB-se dhe regjimit Jugosllav. Ju permendi faktin se Luigj Gjokaj krijoi fondin “Vendlindja therret” per te ndihmuar e perkrahur popullin e Kosoves ne gazep e luften clirimtare te UCK e luftetareve te lirise se Kosoves se roberuar!? Vetem dega e ketij Fondi per Detrotin mblodhi rreth 1. 3 milione dollare per Kosoven, pohon Luigj Gjokaj….
Kete e quan mekat e deshmi te spiunimit te ketij atdhetarit te sprovuar qe ju e quani spiun!?. Kete e quan ti misionari i Zotit “marrje ne qafe te shume studenteve e shqiptareve!?
Shpifja eshte mekat Pader Anton Kcira … Mekat Pader mekat i rende i mendjes tende e i shpirtit tend prej inkuizitori.
Mos valle edhe per deklaratat tuaja mekatare e teper antishqiptare e krejt anti-njerezore e paska fajin Zoti Luigj Gjokaj qe i paska incizuar e filmuar, sipas teje, e jo ti qe i ke nxjerr nga goja dhe shpirti me nje urrejtje e mllef antinjerezor!? Mekat mbi mekat pader… Blasfemi!
Ku shkuan e kujt iu derguan ato!? Eshte minimumi qe duan te dine jo vetem besimtaret atdhetare te Detrotit qe i mblodhen ato, por edhe populli i Kosoves per te cilin ato u mblodhen!?
Cfare ndodhi me 27 000 dollaret e tyre qe ju i moret me vete per t’ua derguar refgugjateve ne Shqiperi e Kukes!? A u dhe qofte edhe nje biskote (jo pako) apo cope buke femijeve e pleqeve me buze te zhuritura apo jo!?
“Ua dhurova Kishes se Shkodres“, deklaruat ju kur besimtaret u kerkuan llogari!? A thua ato ndihma besimtaret e devotshem e atdhetare te Detrotiit i ndane prej bukes se femijeve e sofrave te veta per Kishen e Shkodres apo per refugjatet e mjere kosovare!?
Cliroje shpirtin Pader!
Apo mos valle edhe ateheere i keni shikuar e vleresuar ata si “ qej” sic e deklaron ashiqare ne majin e 2007 para intelektualeve shqiptare te Detrotit!? Pergjigju Pader!? Cliroje shpirtin nga mekatet!? Pastroje shpirtin nga zjarrmia e urrejtjes antishqiptare!?
E mos harro se Zoti i sheh , i di te gjitha… Edhe me shume se ti di per veten tende! Lehtesoje barren e mekateve Pader…. Sot. Neser eshte vone!
Rrefeju realisht popullin tend ne Toke dhe Zotit ne Qiell. E ke per detyre te shenjte.
Ju mburreni e ngrini ne qiell kontributin tuaj kombetar per clirimin e popullin e Kosoves!? Sa dollare e cfare ndihmash tuboi per Kosoven e popullin e saj Kisha St’ Pauls e Detrotit Pader!?
Atdhetaria eshte reale. Ka peshore teper te sakte per secilin! Ajo matet me vepra e kontribute konkrete jo me pallavra te ketij apo atij qofte edhe pader. Pallavrat jane pallavra. Faktet jane fakte.
Edhe sjellja kultura e larte, shpirti i madh i Dom Peter Popes ketu ne Nju Jork eshte shume domethenes….. Shembulli i madh i Fan Nolit, vepra madhore e Nene Terezes jane nje monument madheshtor i atdhetarizmit por edhe i humanizmit shqiptar.
Perca e sundo!
Jo vetem Dom Anton Kcira , por edhe disa shkarrashkrues te paguar apo te porositur ngrejne ne qiell adthetarine e kontributin e tij per kombin shqiptar e popullin e Kosoves. Ne letren e tij te hapur dhe ne rrefimin per gazeten prestigjioze te Kosoves ai i ngre nje permendore kesaj atdhetarie te munguar...
Fshati qe duket nuk do kallauz, thote populli yne i mencur. Edhe sikur Fan Nol apo Nene Tereze po te ishin, me deklaratet e majit 2007 I kishin rrenuar e hedhur per toke sikur te kishin qene nje keshtjelle prej rere. .
As librat e paguar as letrat e hapura, as komentet e porositura nuk mjaftojne per te krijuar kulte te pamerituara e per me teper te sajuara. E verteta vonon, por nuk harron! Shume shpejt ajo do te dale ne driten e Diellit sic eshte dhe jo sic sajohet!
Ate e nxjerr ne shesh edhe Pader Anton Kcira me rrefimin e tij e letren e hapur tek gazeta prestigjioze e Kosoves’ Express” kur sulmon e shpif jo vetem kunder Luigj Gjokes. “ Ai person e ka shpërnda (Luigj Gjoka), i ka çu hoxhës, hoxha ia ka çue presidentit të Kosovës, Myftiut Tërnava dhe pastaj në You-Tube”, thote fjale per fjale Dom Anton Kçira.Shume djallezore kjo deklarate e tij. Pse?
Per te shfajesuar vetveten Pader Anton Kcira hedh e nxit edhe percarjen nderfetare. Perca e sundo, eshte kulmi i makiavelizmit dhe jo detyre e nje misionari te Zotit. Kjo tregon se Pader Anton Kcira jo vetem nuk e ndjen aspak veten fajtor per deklaratat e vetvetes, por eshte gati, hedh benzine dhe orvatet te perdore edhe percarjet nderfetare si nje alibi per pastrimin e mekateve te vetvetes! Mekat mbi mekat… Tjeter Blasfemi!
Ku ka ze s’eshte pa gje!
Ai duhet te tregoje te verteten edhe per largimin e tij nga Kosova!? Kush e dergoi ne diaspore!? Cfare misioni iu dha? Cfare detyrash konkrete iu caktuan!? Rrefeju Padre, rrefehu.
Ka shume fakte qe hedhin poshte ose me e pakta vene ne dyshim alibite e tij per gjpja perndjekjen nga UDB-a dhe largimin e detyruar nga Kosova. Ka shume e shume dyshime pavaresisht disa deklaratave qe e kane burimin tek ai per atdhetarine e tij te munguar. Kush shfajesohet vetakuzohet, thone francezet!
Vete deklaratat e tij , vete arroganca e tij ne dhjejtra e dhjetra raste, vete gjuha e urrejtetjes qe ka shprehur ne Shtepine Zotit ne Kishe e publikisht para qindra besimtareve, ndaj luftetareve te lirise dhe UCK-se, ndaj shume personalitetetve te shquara politike e shteterore shqiptare qe nga ish- Presidentet shqiptar Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci, ish- kryeministrave Agim Ceku e Ramush Haradinaj, ish- liderit te Kosoves Mahmut Bakalli qe pavaresisht se kush ishte sakrifikoi karriken e njeshit te Kosoves vetem per te mos i njollosur demontratat e rinise e popullit te saj, jane nje prove e gjalle e veprimtarise se tij antishqiptare. Pse ofendove ne Kishe, Shtepine e Zotit Akademik Rexhep Qosen, Pader Kcira!? Pse nuk pranoi ai as te jepte doren e pajtimit kur ti ia kerkove privatesht pasi e kishe lincuar para rreth njemije besimtareve publikisht!? Po me Paskal Milon !?
Rrefeju pader rrefehu!? Pastroje shpirtin nga corba e prishur qe ke ngrene dikur e ishalla nuk vazhdon ta kaperdish edhe tani. Ti qe ke dhene meshe per qindra e mijera besimtare e mekatatet e tyre, e ke per detyre te rrefehesh edhe per mekatet e tua. Para Zotit jemi te barabarte te gjithe nga Papa e deri tek me i fundit besimtar katolik ne xhunglat e Afrikes, nga kenetat e mocalet e Indonezise e deri ne Seline Shenjte, nga Toka a zjarrte e deri ne akullnajat e perjtshme te Polit te Veriut….
Shtepia e Zotit dhe jo e politikes se mbrapshte
Prifti eshte misionar i Zotit por jo Zoti. Para Zotit ne Qiell e robit ne Toke ai eshte i barbart midis te barabarteve. Ai mund te jete aq i shejnjte e human sa edhe mektar e i denueshem, sic po e tregojne perdite mekatet deri madhore si abuzimet seksuale deri edhe me femije. Ndaj rrefeju Zotit por edhe robit, ti cobani i popullit. Eshte pjese misionit tend si njeri i Zotit.
Nuk eshte hera e pare qe ua japim nje keshille te tille Pader Anton Kcira. Qysh ne korrikun e vitit 1995 gazeta “Albanain Herald” e atdhetarit te sprovuar Gjok Martini e ka keshilluar krejt vellazerisht i ka terhequr vemendjen per deklaratat e tij thellesisht politike e idioteske jo per nje prift, por edhe per nje injorant te Hamtramckut. Ne shkrimin redaksional “ Komunizmi ne Shqiperi dhe Yugoslavia e ka luftuar Kishen e Detroitit qysh para Zbulimit te Amerikes …. Keshtu te pakten thote Dom Anton Kcira” autori i ketij shkrimi Alban Arberi , alias Alban Dega i sotem shkruan nder te tjera
“keshtu ndodh kur prifterinjt merren me shume me politike se ma punet e Zotit”
‘Shkencetaret amerikane duhet ti marrin seriozisht keto te dhena te Dom Anton Kcires dhe kronikanit te tij Julian Cefa dhe tu futen studimeve serioze rreth tyre ….. Sa mbrapa disa prfterinjve tane kane mbetur ata! Mund te jete edhe e kunderta!
Ndofta ndonje prift shqiptar nuk thote te verteten ! E Nese eshte keshtu atehere do te ishte mire qe ata te merren me shume me punet e Zotit se sa me poltiike! Ke ka nxjerre ne drite politika deri sot? Ndofta!kete duhet ta vertetetojne shkencetaret.
Sherbimi i fundit
Qe ethet politike na kane perfshire te gjithe ne shqiptareve kjo nuk ka dyshim. Kudo flitet vetem per politike, behet vetem politike, tirret vetem politike …. Fatkeqesia eshte se edhe njerezit e Zotit, Cobanet e popullit, sic jane ne baze te Bibles se Shenjte, te Ungjilit dhe Kuranit prifterinjt, hoxhallaret, Dervishet me shume po merren me politike se me misionet e tyre fisnike….” (“Albanian Herald “ Vulume 2 Nr. 6 faqe 11 Korrik 1995 )
Asnjehere ne veshin dhe shpirtin e Dom Anton Kcires nuk ka vend per kritika me vlere. Ato nuk i lejon te depertojne aty arroganca, brutaliteti, egersia , shkurt Misioni i Djallit qe e ka kapluar. Ne keto rrethana perseritjeje te fajeve pa fund, te mekateve madhore deri ne blasfesmi ndaj popullit te Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi, do te ishte ne te miren kombit tone qe pader Anton Kcira te rrefehej dhe kerkonte falje publike per te gjitha mekatet e tij tij.
Ky eshte hapi i pare! Hapi i dyte dhe sherbimi i tij i fundit real ndaj popullit dhe Zotit do te ishte largimi njehere e pergjithmone i Dom Anton Kcires nga Altari i Shenjte ! Ndryshe vetem “ qejte” do te rrefeshin apo faleshin para tij!
Nuk ka mekat me te madh per nje Misionar te Zotit se te behet Misionar e Djallit! Zot falua mekatet! Nuk dine se cfare bejne te gjoret!

Nga Alban Dega, Nju Jork

Gjyste Prëlja,Gjon Kaçaj,Fran Kaçaj







Kujtimet e sekretarit: “Toni Bler ngulmonte për ndërhyrje tokësore në Kosovë, më 1999”

“The Guardian”

Ish-sekretari për media i Tony Blairit zbulon në memuaret e tij sesi shpeshherë ish-kryeministri britanik lexonte Biblën para se të merrte “vendime vërtet të mëdha”, duke iu referuar vendimeve për bombardimin e caqeve ushtarake të Slobodan Milosheviqit në pranverën e vitit 1999. Alastair Campbell ka shkruar në ditarin e tij “Pushteti dhe njerëzit 1997-99”, se shpejtësia e bombardimit dhe beteja e NATO-s për të formësuar një mesazh të qartë kishte nxitur thashetheme në “Downing Street”. Ai thotë se kishte shprehur gatishmëri t’i ndihmonte ekipit të komunikimit të NATO-s, pas ishte shtuar frika se Aleanca “po humbte betejën e propagandës me serbët”. Gazeta britanike “The Guardian” ka shkruar të shtunën se Tony Blair ishte forca prijëse prapa misionit të NATO-s për dëbimin e forcave serbe nga Kosova, shembulli i parë i asaj që më vonë u njoh si “ndërhyrje liberale”. “Ai kishte folur me Clintonin për druajtjen e strategjisë ushtarake... Ai (Tony Blair) donte të jepnim mesazhin se ishim duke intensifikuar sulmet. I thashë se këtë e kemi thënë të mërkurën”, shkruan Campbell më 2 prill të vitit 1999, botuar në “The Guardian”, që ka siguruar të drejtën e publikimit të disa pjesëve të ditarit të ish-shefit për komunikim me publikun të Qeverisë së Tony Blairit. “Ushtarakisht NATO-ja është shumë më e fuqishme se Beogradi. Por Milosheviç ka kontroll të plotë mbi mediat e tij dhe mediumet tona janë të prekshme nga nxjerrja e informacionit prej tyre. Pra, ne mund të humbim luftën e opinionit publik dhe nëse dorëzohemi në disa vende të NATO-s do të kemi një problem të mbajmë këtë”, shkruan në faqet e së enjtes së tetë prillit.
Campbell ka shkruar se në takimin e 16 prillit me shefin e NATO-s për komunikim me publikun, Jamie Shea, ky i fundit e kishte pranuar se Aleanca Veriatlantike duhet ta ndryshonte politikën e komunikimit me publikun. “Dhe ai ishte i sigurt se kishte mësime që mund të merreshin nga ne”, thuhet në memoarin diplomatik. “Solana më tha se i pëlqente mënyra sesi Britania i kishte ‘urtuar’ mediat. Unë i thashë se nuk i kemi ‘urtuar’, por vetëm i kemi bërë ato të mendojnë se po”.
Madje ai thotë se në një moment edhe komandanti suprem i NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, kishte pranuar se lufta mediatike ishte shumë e rëndësishme, “sepse jemi buzë një katastrofe”.
Derisa fushata ushtarake po vazhdonte, Blair ishte i vendosur që NATO-ja duhej të përgatitej për dërgimin e këmbësorisë – që kishte zemëruar disa zyrtarë të lartë në Wshington. Blair kishte marrë rrugë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Samitin e 50-vjetorit të NATO-s, ku kishte diskutuar mundësinë e dërgimit të trupave luftarake në terren. “TB (Tony Blair) tha se duhej të gjeneronim më shumë paqartësi në mendjen e Milosheviqit nëse do të përdornim edhe trupat tokësore. Bill Clinton tha se nuk kishte qëndrim negativ si Sandy (Berger, këshilltar për sigurinë kombëtare). Ai tha se do të ishte e papërgjegjshme të mos bëheshin disa plane, por në njëfarë forme që nuk do ta përçanin Aleancën”, shkruan Campbell në datën e 21 prillit të vitit 1999, kur kishin nisur të shpeshtoheshin zërat që kërkonin një planifikim të sulmeve tokësore kundër forcave serbe, të cilat nuk ishin dorëzuar edhe pas pothuajse një muaj bombardimesh nga ajri.
E në natën e 25 prillit Tony Blair, i cili urdhëroi trupat britanike t’u bashkoheshin trupave amerikane në rrëzimin e diktatorit irakian, Saddam Hussein, nga pushteti në vitin 2003, kishte biseduar edhe një herë privatisht me Bill Clintonin.
“TB e çoi Billin në një dhomë private, vetëm ata të dy ishin aty, ku ai mundohej ta bindte atë për trupat tokësore, duke i thënë se duhet ta fiksojmë se nga po shkojmë, dhe kjo do të bëhej vetëm nëse Shtetet e Bashkuara do ta kishin të qartë se do të jenë aty kur do të vinte koha. Ai tha se Bill pas kësaj ishte bërë më i dëgjueshëm”.
Campbell shkruan se kancelari i atëhershëm gjerman, Gerhard Shroeder, ish-presidenti francez, Jasques Chirac, dhe ish-presidenti rus, Boris Yeltsin, ishin kundër përdorimit të këmbësorisë në Kosovë, “por ushtria thotë se nuk mund të fitohet pa ndërhyrje tokësore, tha Blair”.
NATO-ja i dha fund fushatës pas arritjes së Marrëveshjes së Kumanovës, më 10 qershor, pas një fushate 78-ditore. Dy ditë më vonë trupat amerikane marshuan në Kosovë nëpërmjet kufijve me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Sunday, January 16, 2011

Seksi me 17-vjeçaren, Berluskoni thirret në prokurorinë e Milanos


Prokurorët italianë kanë thirrur për dëshmi kryeministrin Silvio Berluskoni. Sipas një shkrese të dalë sot nga prokuroria e Milanos, kryeministri Berluskoni

duhet të paraqitet më 21, 22 ose 23 janar për të dhënë shpjegime për raportin e tij me vajzën e quajtur Karima El Mahroug e njohur si Rubi.

Prokurorët kanë pretenduar se Berluskoni e ka paguar vajzën për të kryer mardhënie seksuale kur ajo ishte në moshën 17 vjeçe, por avokatët e kryeministrit kanë thënë se agjë në këto akuza nuk është e vërtetë.

Sipas prokurorëve, Berluskoni e kishte shfrytëzuar pozitën e tij si kryeministër për të liruar vajzën e cila ishte arrestuar në Milano për një vepër penale.

Avokatët e Berluskonit kanë thënë se kjo është ndërhyrje e rëndë në jetën private të kryeministrit dhe lojë politike nga qarqe të caktuara të gjyqësorit.

Anna dhe roli i saj në rininë e Kremlinit


Ajo është një nga ato personazhe, që nëse nuk do të kishte ekzistuar me të vërtetë, me siguri që do të ishin shpikur nga autorët e filmit James Bond. I ka të gjitha cilësitë për të qenë e tillë, që nga pamja e jashtme, nga fakti se është spiune dhe shumë e zonja në lojën e shtratit, me të cilën duket se ka pasur sukses të madh në profesionin e saj.

Kjo është Anna Chapman, që verën e kaluar, pasi u zbulua në Shtetet e Bashkuara si spiune e fshehur, u rrit në atdheun e saj si heroinë dhe veçanërisht këtë pritje të ngrohtë ia rezervoi Kryeministri rus Putin, edhe ai një ish-spiun i KGB-së. E megjithatë, spiunet e vërteta të së shkuarës, sidomos ato ruse, nuk kanë qenë kurrë kaq seksi. Por në Rusinë e Vladimir Putinit e epoka e shëmtaraqeve ka përfunduar. Anna është shembulli më i mirë i kësaj epoke të re. Emri i saj i vërtetë është Anna Vasiljevna Kushçenko, por Chapman është mbiemri që e mori pas martesës me një britanik. Ajo ishte deri verën e kaluar pjesë e një rrjeti spiunazhi, që punonin të fshehtë në Shtetet e Bashkuara prej vitesh. Disa prej tyre, që në fakt kishin arritur deri në pika të larta dhe të rëndësishme të pushtetit ekonomik dhe politik, ishin spiunë të rregullt dhe aktivë, ndërsa të tjerët thjesht në pritje, ose në “gjumë”, siç quhet edhe në gjuhën profesionale.

Të paktën sipas FBI-së, ky rrjet spiunazhi u shkatërrua, por me t’u kthyer në Rusi, njëra nga eksponentet e tij më të flakta, Anna fitoi trajtimin e një superylli dhe një heroine kombëtare. Asaj sapo i është dhënë një pozicion drejtues në Gardën e Re që është edhe organizata e partisë së Putinit, Rusia e Bashkuar, e cila dominon gjerësisht dhe e vetme spektrin politik të vendit. Është e vështirë që këtë situatë ta perceptosh në një vend tjetër, pra që një spiune e kapur në pritë si heroinë dhe madje të këndojë nëpër karaoke me Kryeministrin e vendit, duke u konsideruar si një aset i çmuar i tij.

Mandej Anna shkon edhe më tej. Ajo pozon në pozicione erotike në revista të ndryshme ruse, duke shfaqur sensualitet të tepruar dhe madje tani kërkon që të bëjë edhe karrierë politike, të paktën këtë nënkupton pranimi që i ka bërë ftesës së Putinit për t’iu bashkuar organizatës rinore që ai drejton. Kjo organizatë rinore është një nga mekanizmat e krijuar nga aparati politik për të mbështetur partinë e vetme të fuqishme në vend. Ajo është tërësisht në dispozicion të regjimit dhe numëron në radhët e saj me mijëra anëtarë. Një nga motivet që i bën të rinjtë që të anëtarësohen në organizatë është mbështetja që një anëtarësim i tillë u jep në karrierat e tyre. Ata janë të indoktrinuar me propagandë antiperëndimore në “kampet verore”, ku u bëhet moral për epokën nostalgjike të Bashkimit Sovjetik dhe ku ushqehen me materiale nacionaliste. Të gjithë ata që kritikojnë regjimin në fuqi, qofshin këta aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë, apo opozitarë prezantohen si kriminelë nazistë. Garda e Re ka bërë aktivitete të ndryshme për të treguar forcën e saj, kryesisht ndaj përpjekjeve të opozitës brenda vendit, për t’iu dëgjuar zëri.

Vitin e kaluar kanë operuar në hije, por sipas veprimeve të fundit, duket se kanë ndërmend që të dalin sërish në pah para fushatës parlamentare këtë vit dhe asaj presidenciale për ardhjen sërish të Putinit në Kremlin në vitin 2012. Në atë vit, Putini do të ketë mundësi që të lërë mënjanë Medvedevin për të vazhduar atë që la në mes në vitin 2008, kur për shkak të Kushtetutës nuk mundi që të qëndronte në pushtet edhe për një mandat të tretë. Dhe Anna Chapman është në pozicion të shkëlqyer për të luajtur këtë vit, me rolin e një drejtueseje të kësaj organizate, në të gjitha aktivitetet e Gardës së Re. Pas kthimit nga Amerika korrikun e kaluar, së bashku me gjithë grupin e spiunëve, ajo u prit nga Putini, i cili organizoi një darkë të madhe për nderin e tyre. Gjatë kësaj darke u kënduan këngë patriotike dhe u rrëfyen tregime për punë prej spiunëve të mbuluar. Putin ka qenë për shumë vjet anëtar i elitës së kundërzbulimit të huaj pranë KGB-së.

Ajo madje thuhet se është duke shkruar një libër dhe ka zënë vend pune në një bankë të rëndësishme të vendit.

Por veprimtaria më e ashpër e Gardës së Re konsiston në cilësimin e gazetarëve që janë kundër regjimit në “tradhtarë”. Media ruse, veçanërisht televizioni, vendi ku rusët marrin pjesën më të madhe të informacionit të tyre, janë të mbushura me propagandë pro Kremlinit, por revistat e përjavshme, sajtet e internetit dhe gazetat e përditshme ende kanë në stafin e tyre gazetarë të guximshëm që përpiqen të hetojnë në lidhje me abuzimet e pushtetit në Rusi.

Anna në funksionin e saj të ri është një shkëlqim më shumë në propagandën që po përgatitet të risjellë Putin në Kremlin, vitin e ardhshëm.

Flasin juristët: A mjafton videoja për të dënuar Metën

Flamur Vezaj

TIRANË- Në kohën kur task-forca e antikorrupsionit në prokurorinë e kryeqytetit, po kërkon ndihmë nga ekspertët e FBI-së për të zbardhur vërtetësinë e përgjimit të kryer nga deputeti Dritan Prifti, mes juristëve ka nisur debati për vlerësimin apo jo si provë materiale të videos. Debati është përqendruar tek interpretimi i neneve 221 dhe 222 të Kodit të Procedurës Penale, që parashikojnë mënyrën e lejimit dhe përdorimit të përgjimit. Por, pavarësisht se çfarë shkruhet në këto dy nene, juristët penalistë kanë mendime të ndryshme të vlerësimit apo jo si provë materiale të "video-skandalit" të publikuar pak ditë më parë, që për pasojë solli dorëheqjen zv/kryeministrit z.Ilir Meta. Por, përveç mendimeve të ndryshme të juristëve të njohur penalistë, për raste të njëjta të mënyrës së përgjimit, edhe togat e zeza kanë mbajtur dy qëndrime të kundërta. Qëndrime këto, që për të huajt cilësohen si "drejtësi me dy standarde".



Rasti 1

Kështu, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet në fillim të vitit 2008 e kanë cilësuar të paligjshëm dhe kundërshtim flagrant me ligjin përgjimin që ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve z.Zija Teferiçi, kishte kryer në zyrën e tij, gjatë bisedës me shtetasin Edmond Rusmali vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmali. Sipas përgjimit të asaj kohe, biznesmeni Rusmali i kërkonte Drejtorit të Policisë së Burgjeve të favorizonte kompaninë që ai kërkonte për përfitimin e një tenderi në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Publikimi i kësaj video solli dorëheqjen e ish-ministrit të Drejtësisë së asaj kohe, Ilir Rusmali. Pas publikimit të kësaj videoje, prokuroria nisi hetimet duke i pushuar më pas, pasi Gjykata e kishte shpallur të pavlefshëm përgjimin e kryer nga ish-drejtori i policisë. Bazuar në këtë vendim, prokuroria mbylli procedimin penal ndaj vëllait të ish-ministrit Rusmali.



Rasti 2

Por, të njëjtën mënyrë përgjimi dhe filmimi, të kryer në zyrën e ish-prokurorit Musa Mulkurti nga shtetasi Zagol Muça me ndihmën e emisionit "Fiks-Fare", ku prokurori kërkonte një shumë të hollash nga babai i një të paraburgosurit, për të përfituar një masë më të butë dënimi, Gjykata e Kavajës e ka njohur si provë materiale. Bazuar në këtë përgjim, ku shfaqet prokurori duke numëruar paratë dhe të filmuar nga babai i të pandehurit, togat e zeza e kanë cilësuar të ligjshëm përgjimin duke dërguar prokurorin e pezulluar nga detyra në gjyq për akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Kështu që edhe prokuroria e Tiranës, në procedimin e nisur për "video-skandalin" e publikuar i është referuar këtij standardi të Gjykatës së Kavajës, për të nisur verifikimet ndaj bisedave të regjistruara dhe filmuar nga deputeti Prifti.


Avokati Agron Bajri
"Organi kushtetues që ushtron ndjekjen penale është organi i akuzës, e sanksionuar kjo në nenin 148 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ky organ kushtetues ka të drejtën dhe detyrimin ligjor të ushtrojë ndjekjen penale, përmes mënyrave të përcaktuara ligjërisht. Në kuadrin e ushtrimit të ndjekjes penale ndër mënyrat e përcaktuara ligjërisht janë fillimi i procedimit penal me ane të kallëzimit apo dhe me iniciativë të vetë organit të akuzës sipas nenit 280 të Kodit të Procedurës Penale. Barra e provës në bazë të rregullave procedurale i takon organit të akuzës. Provat sipas nenit 149 të K.Pr.Penale, merren prej burimeve të parashikuara në ligjin procedural, dhe në përputhje me rregullat e përcaktuara prej tij. Përgjimi në vetvete nuk përbën provë por është mjet i kërkimit të provës që rregullohet sipas neneve 221 e vijues të K.Pr.Penale. Rasti i përgjimeve të kryera në mënyrë të fshehtë dhe nga subjekte të cilat nuk kanë të drejtën e ushtrimit të ndjekjes penale proceduralisht interpretohet si rast ku rezultatet e përftuara nga përgjimi mundet të përdoren për fillimin e ndjekjes penale. Këto rezultate të çfarëdolloj qofshin ato, duhen verifikuar për efekt të përcaktimit të vërtetësisë së tyre, si dhe për efekt të provueshmërisë e cila mund të arrihet vetëm në rast se rezultati i përgjimit mbështetet në prova të tjera. Në bazë të legjislacionit tonë procedural, nuk lejohet që marrja e provës të bëhet nga subjekte të tjera, të cilat nuk janë të përcaktuara si subjekte që ushtrojnë ndjekjen penale. Në bazë të nenit 151 të K.Pr.Penale sanksionohet që provat merren nga organi që procedon gjatë hetimeve paraprake dhe në gjykim provat merren me kërkesë të palëve nga Gjykata. Në këtë kuadër, edhe përgjimi i kryer nga subjekte private nuk mundet të përbëjë provë, por vetëm shkak për fillimin e ushtrimit të ndjekjes penale. Përderisa legjislacioni ynë nuk lejon investigimin nga subjekte private, hapja rrugë për përdorimin e përgjimeve të kryera nga subjekte për interesa personale apo shkaqe të tjera, përbën një precedent të papëlqyeshëm dhe joefikas për sistemin tonë të drejtësisë. Në këtë këndvështrim, në këtë fazë në të cilën ndodhemi çdo mendim në lidhje me një konkluzion të mundshëm për rastin në fjalë është një mendim i nxituar, kjo e lidhur ngushtë dhe me detyrueshmërinë e respektimit të parimeve kushtetuese dhe procedurale. Sipas nenit 32/2 të Kushtetues së RSH-së askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme",-tha avokat Bajri për "Shekullin".


Avokat Sajmir Visha
"Në aspektin ligjor, Kodi i Procedurës Penale përcakton rastet, mënyrën dhe procedurën se si realizohen përgjimet, me qëllim që ato të përbëjnë provë të plotë. Në rastin konkret, përgjimi nuk është realizuar sipas kërkesave ligjore dhe për rrjedhojë është i paligjshëm. Kështu që pamjet filmike dhe zëri i transmetuar në media mes deputetit Prifti dhe Meta, nuk është prova materiale. Pasi është marrë dhe siguruar në kundërshtim të hapur me Kodin e Procedurës Penale. Prova me anë të përgjimit dhe filmimit merret vetëm me urdhër të prokurorit për një afat kohorë që më pas vlerësohet dhe vendoset nga Gjykata për tu njohur apo pranuar. Në rastin konkret, nuk është provë pasi mungon fakti kriminal. Nuk mund të procedohet nga prokuroria pasi nuk ka një fakt. Kështu që nuk ekziston si provë që të fillohet procedimi"-tha avokat Visha për "Shekullin" me cilësinë e kryetarit të avokatëve penalistë të Shqipërisë.



Jurist Igli Totozani (Pedagog i të Drejtës Publike)

Sipas legjislacionit procedural penal shqiptar, kur flitet per Provat, kemi, ndër të tjera, dy pjese te medha: I- Llojet e provave, ku hyjne: 1) Deshmia; 2) Pyetja e te pandehurit dhe e paleve private; 3) Ballafaqimet; 4) Njohjet; 5) Ekspertimi dhe 6) Eksperimenti; si dhe II- Mjetet e kerkimit te proves, ku hyjne: 1) Këqyrjet; 2) Kontrollet; 3) Sekuestrimet dhe 4) Pergjimi i bisedimeve ose komunikimeve.

Pra, nga sa me siper, ne teorine dhe praktiken e procedimit penal, pergjimi njihet si nje nga mjetet e kerkimit te proves (nenet 221 - 226 te Kodit te Procedures Penale). Si mjet per kerkimin e proves, pergjimi eshte dy llojesh: pergjim i bisedimeve ose komunikimeve telefonike dhe i formave te tjera te komunikimit dhe pergjimi ambiental, qe realizohet nepermjet degjimit dhe regjistrimit audio dhe video me aparatura te posaçme qe vendosen ne ambiente te ndryshme ose ne persona te caktuar.
Ne rastin ne fjale kemi te bejme me nje pergjim ambiental por eshte nje pergjim i kryer privatisht gje qe nenkupton regjistrimin ne audio dhe video pa nje vendim te gjykates (gjyqtarit). Eshte per tu ditur se pergjimi sipas Kodit te Procedures Penale lejohet vetem per disa kategori veprash penale apo kundravajtjesh dhe gjithmone me Vendim te Gjykates (Gjyqtarit) me kerkese te prokurorit ose ne "raste te ngutshme" nga vete prokurori i cili brenda 24 oreve duhet te njoftoje gjykaten dhe t'i kerkoje asaj vleftesimin e aktit.

Ne Komentarin e Procedures Penale (Halim Islami, Artan Hoxha, Ilir Panda, botimi i vitit 2010, faqe 286, ne paragrafin e gjashte te kesaj faqeje) gjejmë: "Pergjimet e kryera privatisht nuk mund te perdoren si prove, por ato mund te sherbejne si shkak per nisjen e procedimit penal kryesisht nga prokurori, i cili detyrohet te vertetoje faktin e pretenduar, duke marre çdo prove te nevojshme."



***


Dorëheqja e zv.kryeministrit Ilir Meta paraditen e djeshme ka habitur pothuajse të gjithë politikëndjekësit që jetojnë në Shqipëri dhe ata që e ndjekin nga jashtë.


Një ditë pas skandalit ai deklaroi me përgjegjësi të plotë që do të jepte dorëheqjen, por në vitin 2013. Të njëjtën gjë përsëriti edhe mbrëmjen e së enjtes nga studioja e një emisioni televiziv. I pyetur a kishte menduar dorëheqjen Meta u përgjigj: "Absolutisht nuk e kam menduar. Unë jam një politikan që kam dhënë dorëheqje disa herë.


Kam qenë kryeministër dhe për një arsye politike kam dhënë dorëheqjen, kur mund të bëja kompromise. Kam dhënë dorëheqje dhe nga ministër i Jashtëm dhe zv.kryeministër. Pse tani jo? Sepse nuk dua të vendos në politikën shqiptare një standard jo demokratik, pra një standard antidemokratik...".


Kërkesa për dorëheqje


Burime pranë Berishës pohuan dje se kjo deklaratë e Metës ka vënë në pikëpyetje të mëdha kryeministrin. Menjëherë pasi ka përfunduar emisioni, Berisha ka telefonuar Metën dhe e ka njoftuar për një bisedë më të gjerë mëngjesin e djeshëm. Sipas të njëjtave burime, në mëngjes Berisha ka komunikuar sërish me Metën duke i kërkuar seriozisht që të jepte dorëheqjen.


Kryeministri dhe zëvendësi i tij kanë diskutuar gjatë për rrezikun e publikimit të materialeve të tjera komprometuese për anëtarë të kabinetit Berisha. Nga ana tjetër ndërkombëtarët kishin nisur që të ushtronin presion mbi kryeministrin duke i kërkuar që Meta të mos shkonte përpara prokurorisë dhe më pas gjykatës me statusin e ministrit.


Atij i është kujtuar se kërkesa kryesore për marrjen e statusit të vendit kandidat ishte lufta kundër korrupsionit dhe për këtë arsye nuk mund të qëndronte në qeveri një ministër i akuzuar kaq hapur për një akt korruptiv.


Për të mos shkaktuar largimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni, gjë që do të sillte edhe humbjen e mazhorancës në Parlament, Berisha i ka premtuar Metës se pakti do të ishte në fuqi edhe pas dorëheqjes së tij.


"LSI do ketë postet që ka pasur, nuk ka asnjë ndryshim. Por ti nuk mund të rrezikosh të gjithë qeverinë. Duhet ta mendosh seriozisht dhe duhet të gjesh një mënyrë për tu larguar", mësohet t'i ketë thënë Berisha, Metës. Pak minuta më pas, Meta, nga selia e LSI-së, deklaroi dorëheqjen.


Negociata për zëvendësim


Pa humbur shumë kohë Ilir Meta ka nisur negociatat me stafin e tij për të përcaktuar zëvendësuesin në postin e ministrit të Energjetikës. Për postin e zv.kryeministrit Meta ka vendosur menjëherë emërimin e Edmond Haxhinastos, një person i afërt i tij, me të cilin kishte punuar në disa detyra të ndryshme. Problemi ishte emërimi i ministrit të Energjetikës.


Burime të LSI-së pohuan se fillimisht ishte menduar emërimi i Sokol Dervishajt. Por kjo kandidaturë ka hasur në kundërshtimin e dy deputetëve të tjerë të LSI-së, Lefter Koka dhe Nasip Naço. Dy të fundit mësohet ti kenë thënë kryetarit të tyre Meta se nuk do t'i japin më votën nëse shohin që anëtarë të thjeshtë emërohen në poste ministrore ndërsa ata si deputetë mbesin në vendnumëro.

Pasi është konsultuar edhe një herë me stafin e tij, Meta ka vendosur emërimin e Nasip Naços në postin e ministrit të METE. Kjo kandidaturë ka gjetur edhe pëlqimin e Kokës, i cili ka postin e kryetarit të grupit parlamentar.


Për të mbyllur emërimet, Meta ka menduar edhe për të ardhurin e fundit, Vangjel Tavo. Ish-deputeti i PS-së është emëruar nënkryetar i Kuvendit dhe do të drejtojë seancat sa herë të mungojë Jozefina Topalli.


***************************************

Ilir Meta jep dorëheqje, 'emëron' Naçon, Haxhinaston, Tavon

Menjëherë pas dorëheqjes së Ilir Metës nga dy postet që mbante atë të Zv/kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë janë propozuar edhe emrat e parë nga kryesia e LSI. Sipas burimeve nga LSI mësohet se është propozuar në postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naço i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të parlamentit. Ndërkohë që në vend të tij, numrin dy të parlamentit të jetë Vangjel Tavo.

Ndërsa ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, propozohet që të marrë përsipër edhe postin e zv.kryeministrit. Por këto propozime do t'i paraqiten kryministrit Sali Berisha, i cili pritet që të jap miratimin e tij për këto poste, duke bërë që të mbeten sërish të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

*****


Zv. Kryeministri, njëherësh Ministër I Ekonomisë, Tregtise dhe Energjitikes Ilir Meta jep dorëheqjen e parevokueshme në të dyja postet e tij në qeveri. Në një konferencë për shtyp Meta bëri publik vendimin duke e quajtur një vendim personal.


"Jap dorëheqjen e parevokueshme si ministër i Ekonomisë dhe si zëvendëskryeministër. Dorëheqjen ia kam komunikuar kryeministrit Berisha dhe pas këtij momenti jam në dispozicion të prokurorisë për hetim"-tha Meta


Sipas Metës, Shqipëria nuk mund të merret peng nga krimi i organizuar dhe monstra si Dritan Prifti, për të cilin u shpreh se ka një të kaluar kriminale.



Dorëheqja e ministrit Meta vjen 3 ditë pas publikimit të video-skandalit.

Saturday, January 15, 2011

Mesazhi i Fyhrerit, që i drejtoi popullit gjerman për t’i njoftuar luftën e filluar kundër Rusisë

NGA ALBERT KOTINI
(Berlin 22 qershor 1941- Gazeta “Tomori”, e martë 24 qershor 1941)



• Cenimi i hapur rus kundër paktë ve ndërkombëtare

• Përgjegjësia ruse në organizimin e komplotit jugosllav

• Intrigat sovjetike kundër Gjermanisë

• Durimi i deritanishëm i Boshtit

Lajmi që fuqitë e armatosura të Gjermanisë, në bashkëpunim me ushtritë finlandeze dhe rumune, kapërcyen këtë mëngjes kufijtë rusë, u mësua me kënaqësi nga populli i Gjermanisë. Lufta kundër Rusisë bolshevike është padyshim lufta më popullore që Gjermania nacional-socialiste mund të bënte. Që nga orët e para të mëngjesit, një turmë e madhe u grumbullua përpara Wilhelmstrasse, duke brohoritur për ushtrinë dhe aviacionin, jo vetëm për interesin gjerman, por për interesin e Evropës. Lajmi i vendimit historik u dha sot në mëngjes nga radioja berlineze, prej ministrit të Propagandës, doktor Gebels, i cili lexoi shpalljen e Fyhrerit për popullin gjerman.

Shpallja e Hitlerit

Shpallja e Hitlerit fillon duke kujtuar se Britania e Madhe, kur i dërgoi Berlinit shpalljen e luftës, përsëriti akoma edhe një herë qëllimin anglez që të ndalonte forcimin dhe ringjalljen e Evropës. Në fakt, propaganda angleze falsifikonte të vërtetën duke thënë se Gjermania kërcënonte disa popuj dhe u jepte këtyre përkrahjen e saj, për t’i lidhur me qerren e saj kundër Gjermanisë. Me këtë mënyrë Britania e Madhe, midis majit dhe gushtit 1939, i lëshoi botës sigurimin se Lituania, Estonia, Letonia, Finlanda, Besarabia dhe Ukraina, kërcënoheshin nga Rajhu. Një pjesë nga këto shtete u la të gabohej. Përkundrazi, kësaj gjendjeje Fyhreri u shtrëngua që t’i përgjigjet, duke u përgjigjur që të qetësonte fuqinë më të fortë lindore me deklaratën që parashikonte respektimin e sferës reciproke të interesave. Pasojat e traktatit që u lidhën në interesin e popullit gjerman, midis Gjermanisë dhe Rusisë, kanë qenë të rënda për banorët gjermanë në vendet e sipërme. Më shumë se 4 milionë gjermanë i shtrënguan që të lënë shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga regjimi sovjetik që i kërcënonte me mizerje më të madhe dhe me shfarosjen e plotë. Me mijëra gjermanë u zhdukën dhe ka qenë e pamundur që të merreshin për ta informata mbi fatin e tyre. Me gjithë këto, vëren Fyhreri, heshta, sepse ishte dëshira ime që të arrija në një paqësim definitiv dhe në një marrëveshje të plotë me Rusinë. Pasi mbaroi fushata jonë në Poloni, kryetarët sovjetikë krejt papritmas pretenduan në kundërshtim me marrëveshjet, Lituaninë.

Seri pretendimesh pa vend

Dhe kjo nuk ishte gjë tjetër, veçse fillimi i spekulimeve të dobëta që do të vazhdonin në kohën e ardhme. Pas fitores së Polonisë, që u arrit vetëm me ushtritë gjermanë, Anglia nuk e pranoi ofertën tonë për paqe, sepse shpresonte akoma në një mobilizim kundër Gjermanisë nga ana a bashkimit ballkanik dhe e sovjetëve. Marrëdhëniet midis Londrës dhe Moskës vazhduan edhe kur shtypi londinez u këshillua për arsye taktike që të heshtë. Në vjeshtën e vitit 1939, dhe në pranverën e vitit 1940, u shfaqën në të vërtetë, thotë shpallja, pasojat e para të politikës së ryshfeteve, që u inaugurua nga Rusia me aneksimin e Lituanisë. U shënua sulmi kundër Finlandës dhe shteteve baltike, me pretendimin e gënjeshtërt se do të mbronin këto shtete nga kërcënime të huaja. Aluzioni për Gjermaninë ishte i qartë.

Rusia grumbullon ushtri në kufijtë gjermanë

“Akoma edhe një herë, - deklaron Hitleri, - u detyrova të heshtja. Por qeveritarët e Kremlinit shkuan më tutje. Ndërsa Gjermania në pranverën e 1940, tërhiqte fuqitë e saj nga kufiri lindor, nga ana e Rusisë, grumbulloheshin trupa në një sasi që duhej të interpretohej një kërcenim kundër Gjermanisë. Vetë Molotovi, në shkurt të vitit 1940, pohoi se “në shtetet baltike gjendeshin 22 divizione ruse”. “Pas thyerjes se frontit britanik - vazhdon Hitleri, - grumbullimi rus në kufijtë lindorë vazhdoi me kërcënues. Duke filluar nga gushti 1940, e gjeta të nevojshme që Gjermania, nuk mund të mbetej përherë indiferente kundrejt grumbullimeve gjiganteske forcash ruse. Por në këtë mënyrë, realizohej qëllimi që ndiqej nga anglo-rusët, d.m.th të paralizohej një grumbull i madh forcash gjermane në lindje, në mënyrë që ta bënte të pamundur në komandën gjermane të arrinte në një përfundim rrënjësor të luftës. Sulmi rus kundër Rumanisë drejtohej për të vënë në dorë baza me rëndësi ekonomike jo vetëm gjermane, por edhe evropiane. Dhe ky gjest rus në lidhje edhe me aleancën anglo-greke, kërcënonte që të transferonte edhe në tokën rumune luftën”. “Për hir të paqes, - shton Hitleri - Gjermania e këshilloi qeverinë e atëhershme të Rumanisë që të cedontë në presionin rus. Por Gjermania i dha Rumanisë garancinë se nuk do të sulmohej më në tërësinë e saj tokësore. Dhe, kur Gjermania jep një garanci, di dhe t’i përgjigjet. Për të arritur përfundimisht në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe në kthjelltësimin e qëndrimit rus kundrejt Gjermanisë, u dërgua në Berlin ministri i jashtëm rus”.

Kërkesat e Molotovit

Molotovi bëri këto kërkesa. Pyetja e parë e Molotovit: Garancia gjermane për Rumaninë, në rast sulmi rus kundër Rumanisë, kishte për t’u dhënë edhe kundër Rusisë? Përgjigjja e Fyhrerit: Garancia gjermanë është një garanci e përgjithshme që na detyron në mënyrë absolute. Por Rusia nuk ka deklaruar kurrë që ka në Rumani interesa, përveç atyre që ka deklaruar. Kërkesa e dytë e Molotovit: Rusia e ndien veten përsëri të kërcënuar nga Finlanda dhe është e vendosur që të mos tolerojë më. Do të ishte e gatshme Gjermania, që të mos i japë ndihmë Finlandës, dhe sidomos dhe të tërheqë menjëherë trupat gjermane që kishin shkuar atje dhe të drejtuara për në veri? Përgjigjja e Hitlerit: Gjermania s’ka në Finlandë, asnjë interes politik, siç nuk kishte edhe më parë. Por lufta e re e Rusisë kundër popullit të vogël finlandez nuk mund të linte indiferente qeverinë e Gjermanisë. Ne, nuk duam absolutisht që Baltiku të bëhet edhe një herë zonë lufte. Pyetja e tretë e Molotovit: Do të jepte pëlqimin Gjermania që Rusia nga ana e saj t’i japë garanci Bullgarisë, duke dërguar për këtë qëllim edhe ushtri, dhe Rusia të deklarojë se nuk do të përfitojë nga rasti për të shfronësuar mbretin? Përgjigjja e Fyhrerit: Bullgaria është një shtet sovran dhe nuk më rezulton që Bullgaria të ketë lutur Rusinë, që të japë garancia, siç bëri aso kohe Rumania me Gjermaninë. Pyetja e katërt e Molotovit: Rusia ka nevojë absolutë që të kalojë përmes Dardaneleve dhe për sigurimin e saj kërkon edhe pushtimin e disa bazave me rëndësi të Dardaneleve dhe të Bosforit. Gjermania a do të ishte e disponuar që të pranonte këto kërkesa? Përgjigjja e Hitlerit: Gjermania është gati në çdo rast, me gjykimin e saj të mirë, që të garantojë një rishikim të statutit të Montreux, në favor të shteteve të Detit të Zi, por nuk është e disponuar që të japë aprovimin e saj në vënien këmbë të Rusisë në vende mbështetëse në të Ngushtat.

Qëllimet ruse kundër Gjermanisë

Kundrejt këtyre sendeve unë mora atë qëndrim që, si kryetar përgjegjës i rajhut gjerman dhe si përfaqësues i ndërgjegjshëm i qytetërimit evropian, mund të merrja. Si pasojë e këtij qëndrimi ka qenë dendësimi i veprimtarisë ruse drejtuar Gjermanisë; propaganda për të mënjanuar qeverinë bullgare, ndihma në elementë të papërgjegjshëm të legjionit rumun me qëllim që të përmbystë me një kryengritje “kondukatorin”, gjeneralin Antonesku dhe të krijonte në Rumani kaosin duke shkatërruar ose mënjanuar fuqinë legjionare. Përsëri edhe një herë u detyrova që t’i vija re të gjitha në heshtje. Pastaj erdhi dendësimi i mëpastajshëm i grumbullimeve të trupave sovjetike në ballin lindor gjerman me kërcënimin e natyrshëm të shtetit gjerman.

Komploti jugosllav

Ushtria dhe populli gjerman, - tha në këtë pikë Hitleri, - dinë se pak javë më parë nuk gjendej në ballin tonë asnjë divizion i motorizuar gjerman. Por, po të kishte munguar një konfirmim i mëpastajshëm i bashkëpunimit që u arrit në këtë kohë me të gjitha mënyrat e ndryshme për ta mbuluar, midis Anglisë edhe Rusisë, komploti jugosllav e dha këtë provë. Ndërsa unë vazhdoja, - thotë tekstualisht shpallja e Hitlerit, - në një përpjeke të mëpastajshme për të paqësuar ballkanët, me bashkëpunimin e urtë të Duçes, dhe kisha ftuar Jugosllavinë për të aderuar në paktin trepalësh, Rusia organizoi në bashkëpunim me Anglinë një kryengritje që mënjanonte në një natë qeverinë legale që ishte gati për ta pranuar. Sot mund t’i thuhet popullit gjerman: grushti i shtetit serb kundër Gjermanisë nuk ishte ekskluzivisht i organizuar nga anglezët, por esencialisht nga sovjetët. Meqenëse edhe këtu na imponohej heshtja, drejtuesit sovjetikë bënë një hap tjetër përpara. Ata jo vetëm që organizuan grushtin e shtetit, por pak ditë më vonë përfunduan me njerëzit e qeverisë së re një pakt miqësie, që kishte për qëllim të forconte tek serbët vullnetin e qëndresës kundër paqësimit të ballkanëve dhe veprën e ngacmimit kundër Gjermanisë.

Nuk ishte qëllim platonik

Ky veprim nuk ishte aspak një qëllim platonik i Moskës, por përveç mobilizimit të ushtrisë serbe dhe i propagandës antigjermane, drejtuesit e Kremlinit, bënë një hap tjetër përpara. Për të shtytur definitivisht Serbinë në konflikt - siç vërtetohet nga dokumentet që kemi në dorë - ata i jepnin përmes portit të Selanikut armë, municione dhe lëndë tjetër luftarake për t’u përdorur kundër Gjermanisë. Kjo gjë ngjante po në atë periudhë kohe kur unë këshilloja ministrin e Jashtëm japonez, Matsuoka, që të arrihej në një pajtim të marrëdhënieve ruso-japoneze, përherë me shpresën që t’i shërbeja paqes. Vetëm hyrja e shpejtë e divizioneve tona të pakrahasueshme në Shkup, dhe marrja e Selanikut, ndaluan që të realizoheshin qëllimet e kundërsulmit anglo-rus. Oficerët e armës ajrore serbe ikën në Rusi, ku u pritën si aleatë. Fitorja e Boshtit në Ballkan bëri që të falimentonte plani për të shtrënguar Gjermaninë, që të vazhdonte për kohë të gjatë një ndeshje në juglindjen evropiane. Kjo gjë do t’i lejonte Rusisë që të kryente bashkimin e ushtrive të saj me Anglinë, për të sulmuar dhe mundur rajhun gjerman dhe Italinë. Me këtë gjë Moska jo vetëm cenoi konvencionet e paktit tonë të miqësisë, por i tradhtoi në mënyrë të dobët dhe kjo gjë bëhej kur drejtuesit e Kremlinit shprehnin hipokritisht gjer në çastin e fundit ndjenja miqësie dhe paqeje si në rastin e Polonisë dhe të Rumanisë duke botuar përgënjeshtrime në dukje të padjallëzuara.

Tradhtia e Moskës

Nëse gjer sot rrethanat na kanë shtrënguar për hir të heshtjes, tani arriti çasti në të cilin një qëndrim as kështu e as ashtu, do të kishte kuptimin jo vetëm e një lënieje pas dore të rrezikshme, por edhe të një delikti kundër popullit gjerman dhe kundrejt të gjithë Evropës. Në kufijtë tanë sot janë 160 divizione ruse dhe jo vetëm në veri, por mblidhen të tjera ushtri edhe kundër Rumanisë. Kanë filluar me kohë aviatorët rusë që të mos kishin gajle për ushtritë tona, sikur ishin zot të tokës sonë. Natën duke u gdhirë dita e 18 qershorit, patrullat ruse kaluan përsëri kufirin e Rajhut dhe u zbythën vetëm pasi u shkrepën shumë pushkë. Prandaj arriti ora për të cilën është e nevojshme që t’u bëjmë ballë këtyre komploteve, jahudo-anglo-saksone në bashkëpunim me drejtuesit gjithashtu jahudinje të qendrës bolshevike të Moskës. Popull gjerman! Në këtë çast, bëhet një shtjellim që për gjerësi dhe entitet është më i madhi që bota ka parë deri tani. Së bashku me shokët finlandezë, ushtarët e “fituesit e Narwikut” janë duke arritur në zonën e detit Arktik. Divizionet gjermane nën komandën e “zaptuesit të Norvegjisë” mbrojnë tokën finlandeze së bashku me luftëtarët për liri të Finlandës nën komandën e mareshalit të tyre; në ballin lindor janë rreshtuar kompakt dhe të armatosur mbrojtësit e Gjermanisë; në buzën e Prutit, gjatë kalimit të poshtëm të Danubit gjer në buzën e Deti të Zi, nën komandën e kryetarit të shtetit, Antonesku, janë përmbledhur ushtarë gjermanë dhe rumunë. Qëllimi i këtyre balleve nuk është më mbrojtja e shteteve të veçanta, por sigurimi i Evropës dhe shpëtimi i përbashkët. Sot, pra, vendosa që të vë fatin dhe të ardhmen e Rajhut dhe të popullit në duart e ushtarëve tanë. Dashtë Perëndia që të na ndihmojë më shumë se kurrë në këtë ndeshje!



Adolf Hitler

*Dredhirat dhe qëllimet e errëta të Rusisë në notën e qeverisë gjermane që iu dha Moskës.

(Përmbajtja iu komunikua shtypit nga Ribbentrop – Berlin 22 qershor 1941)

Ndërsa ministri Gebels lexonte mesazhin e Fyhrerit në radio, përfaqësuesit e shtypit gjerman dhe të jashtëm thirreshin në Ministrinë e Jashtme. Qëllimi i mbledhjes ishte që t’u transmetohej teksti i notës që iu paraqit natën e kaluar nga ministri i Jashtëm Von Ribbentrop, ambasadorit sovjetik në Berlin. Nota u lexua vetë nga Von Ribbentropi, në prani të sekretarit të shtetit për punët e jashtme, Von Veissaecker e të tjerë personalitete.

Nota e Ribbentropit në Moskë

Nota kujton se kur qeveria e Rajhut iu drejtua qeverisë së Moskës gjatë verës së vitit 1939, duke synuar për të pasur një ujdi të interesave midis Gjermanisë dhe Rusisë, dihej se barra ishte e rëndë, po të merreshin parasysh ndryshimet e parimeve politike dhe të ideologjive respektive. Qeveria e Rajhut u la të udhëhiqej nga mendimi se pas një marrëveshjeje mënjanohej një luftë dhe do të kënaqeshin nevojat reale të të dy popujve dhe kjo gjë do të jepte garancinë më të mirë kundër përhapjes në Evropë të doktrinave të hebraizmit ndërkombëtar. Kështu, pra, u arrit në përfundimet e paktit të mossulmimit dhe më vonë në marrëveshjen e kufijve dhe të miqësisë midis dy shteteve. Nota nënvizon se Rusia përkundrazi, vazhdoi si edhe në të kaluarën të zhvillojë një veprimtari subversive dhe të përgatitej me veprime sabotazhi në Gjermani dhe në vende të tjera të pushtuara nga kjo. Për t’ia arritur këtij qëllimi komisari i GPU-së, Krylov, krijoi një organizatë të posaçme. U shfrytëzua p.sh, riatdhesimi i gjermanëve nga Rusia, për t’i marrë me vete në interesat e GPU-së. Duke u marrë me frikësime të grave dhe burrave, deklarata që i detyronin të viheshin në shërbim të GPU-së. Pasi kujtoi qenien e lëndës që ka të bëjë me propagandën antigjermane, që ka qenë zhvilluar nga sovjetët në të gjithë vendet miq të Gjermanisë, nota vë në dukje veprimtarinë e presionit sistematik antigjerman në të gjithë shtetet e juglindjes evropiane. Në lidhje me Jugosllavinë, p.sh, kanë rënë dokumente në duart e qeverisë gjermane, sipas të cilave del në shesh se delegati jugosllav, Georgevic, menjëherë pas bashkëfjalimit që pati në Moskë me Molotovin, mbeti i bindur se atje “konsiderohej Gjermania, si armiku i fuqishëm i se nesërmes”.

Gishti në lëvizjen jugosllave

Nota nënvizon edhe qëndrimin e Rusisë kundrejt kërkesave për armë dhe municione nga ana e Jugosllavisë dhe kryetari i shtetit madhor sovjetik i ka deklaruar të ngarkuarit me punë ushtarake jugosllav në nëntorin e kaluar të vitit 1940: “Do t’u japim të gjitha që doni dhe kërkoni menjëherë. Çmimet dhe kushtet e pagesave do të caktohen nga qeveria e Beogradit. Kushti i vetëm: fshehtësia absolute”.

Ka qenë vetëm më vonë, kur qeveria e Svektovicit, filloi të vinte në marrëveshje me Boshtin, që nga dërgesat e armëve u ngadalësuan. Më 27 mars të këtij viti ka qenë kulmi i bashkëpunimit midis komplotistëve serbë dhe agjentëve anglo-rusë kundër Rajhut. Kryetari i dorës së zezë që ka organizuar këtë lëvizje, gjendet në Moskë, ku zhvilloi një veprimtari të gjerë kundër Gjermanisë në bashkëpunim me organet e propagandës sovjetike. Lënda e gjerë që lidhet me veprimtarinë antigjermane tregon pamundësi dyshimi se deklaratat sovjetike përfaqësojnë vetëm falsifikim të ndërgjegjshëm të së vërtetës. Nota shënon faktin se përfundimi i Traktatit me Rajhun nga ana e Rusisë ka qenë një manovër dhe kjo u provua nga një dokument rus që u gjet gjatë veprimeve të Beogradit, ku thuhet: “Bashkimi Sovjetik nuk do të kundërshtojë në çastin e duhur. Fuqitë e Boshtit kanë shpërndarë dhe humbur akoma më tepër fuqitë e tyre, në mënyrë që Bashkimi Sovjetik, mund të qëllojë papritmas Gjermaninë”. Kështu u fillua me vendosjen me baza ushtarake në shtetet baltike; vazhdoi me luftën kundër Finlandës dhe me aneksimin e vendeve baltike. Gjermania hoqi dore nga interesat e saj nga Lituania, për hir të paqes, kur u pushtua ky shtet nga Rusia, pa qenë e informuar qeveria e Rajhut. Pas pak Rusia pushtoi edhe Letoninë dhe Estoninë dhe vendet baltike u bolshevizuan menjëherë kundër deklaratave të qeverise sovjetike. Me gjithë këto, qeveria e Rajhut mbante edhe pas këtyre, kundrejt Rusisë një qëndrim krejtësisht real në të gjitha çështjet kaq në veri, sa edhe në juglindjen evropiane. Ndërkaq, Gjermania, bënte një përpjeke të fundme për ta arritur një marrëveshje me Rusinë. Përfundimi ka qenë vizita e Molotovit në Berlin dhe kërkesat ruse.

Qëndrimi real i Gjermanisë

Rusia kishte në mendje që t’i jepte Bullgarisë një garanci të saj dhe të lidhte me të një pakt përkrahje, si edhe me shtetet baltike. Gjermania nuk mund të pranonte kërkesat ruse që në bazë të këtyre të aderonte në paktin tripalësh dhe marrëveshja me Rusinë falimentoi. Për pasojë, Rusia dendësoi politikën e saj kundërshtare për Gjermaninë, duke forcuar me të marrëdhëniet me Anglinë. Pasi vuri në dukje se politika antigjermane e Rusisë arriti kulmin me lëvizjen e Beogradit, nota thekson se Rusia, në bashkëpunim të ngushtë me Anglinë, kërkonte, pra, ta qëllonte Gjermaninë:

1. Duke përhapur haptazi pikëpamjen politike dhe fshehtas pikëpamjen ushtarake të Jugosllavisë.

2. Duke u përpjekur fshehtazi që të shtynte Turqinë, përmes premtimeve garancirash drejt një qëndrimi sulmues kundër Bullgarisë dhe Gjermanisë dhe ta katandiste që të rreshtonte ushtrinë turke në një pozitë ushtarake shumë të pafavorshme në Thrakë.

3. Duke përmbledhur vetë ajo fuqi të forta në Ballin e Besarabisë gjatë Moldaves.

4. Me përpjekjet që u bënë shpejt e shpejt në fillim të prillit nga ana e nënsekretarit sovjetik Vishinski, gjatë bashkëfjalimeve me ministrin rumun në Moskë Gafensku, duke synuar në një politikë të një afrimi të shpeshtë me Rumaninë, me qëllim që të shkëputej nga Gjermania.

Diplomacia angleze, për hir të ndërhyrjes amerikane në Bukuresht, bëri në atë kryeqytet përpjekje po në këtë drejtim. Kështu pra, trupat gjermane në Rumani dhe Bullgari do të qëlloheshin nga katër anë: nga Besarabia, nga Traka, nga Serbia dhe nga Greqia. I detyrohet realitetit të Antoneskut, qëndrimit realist të qeverise turke dhe sidomos ndërhyrjes së shpejtë gjermane dhe fitoreve vendimtare të Boshtit, nëse ky plan falimentoi. Nota, kujtoi pastaj se gati 200 aeroplanë jugosllavë, duke pasur brenda agjentë sovjetikë dhe komplotistët jugosllavë, morën fluturimin dhe u drejtuan disa në Rusi, dhe disa në Egjipt, duke nënvizuar se bashkëpunimi i ngushtë midis Rusisë, Anglisë dhe Jugosllavisë nuk mund të ishte më i qartë. Lajmet që lidhen me një bashkëpunim më të ngushtë midis drejtimit politik dhe ushtarak të Anglisë dhe të Rusisë, dhe apeli i lord Beaverbrook për t’i dhënë të parë Rusisë dhe thirrjes për Amerikën që t’i japi edhe kjo ndihma, Tregojnë qartësisht fatin, që do t’i rezervohej popullit gjerman.

Shpallja e Hitlerit, që u bëri ushtarëve më 22 qershor 1941, Berlin

Fyhreri, komandat i epërm i fuqive të armatosura të Rajhut, lëshoi sot një urdhër të ditës për ushtarët e Ballit Lindor, në të cilin thuhet midis të tjerave, atë që Hitleri i tha më parë popullit gjerman. Urdhri i ditës mbaron me këto fjalë: “Ushtarë gjermanë, ju jeni duke iu përveshur një ndeshjeje të rëndë dhe plot përgjegjësi. Fati i Evropës, e ardhmja e Rajhut, qenia e popullit tuaj janë tanimë të besuara vetëm tek ju. Dashtë Zoti që të na ndihmojë në këtë ndeshje!”

Është montazh i krimit, kush e ka ta çojë në prokurori

Reagim për shtyp i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

Është përdorur sërish Dritan Prifti, këtë radhë në një shfaqje të neveritshme realizuar përmes një montazhi të pështirë, ku në rolin e një çimke të komanduar nga Edi Rama përpëlitet në grahmat e fundit, i detyruar ta hedhë vallen sipas vijësjelljes së klaneve kriminale dhe korruptive, që me largimin e tij nga qeveria humbën instrumentin për realizimin e interesave të tyre kriminale.

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, shfaqje të tilla – pjellë e krimit të organizuar, nuk përbëjnë asnjë shqetësim.

Përkundrazi, lufta pa kompromis e deri në qelizën e fundit ndaj krimit të organizuar dhe veprimtarisë mafioze e korruptive mbetet një konstante e pandryshueshme, një prioritet gjithnjë i pazëvendësueshme, nga i cili nuk mund të na largojnë makinacionet dhe montazhet e një çimke të skaduar.

Në respekt të shtetit ligjor dhe te institucioneve të zbatimit të ligjit, LSI e fton çimkën dhe atë që e përdor e cilindo që disponon fakte dhe prova, t’i drejtohen organit të Prokurorisë që të zbardhet e vërteta dhe cilido që rezulton i implikuar të vihet përpara drejtësisë.

Opozita në protestë: Do të bllokojmë Tiranën

OLI XHILAGA
PS mbledh sot asamblenë kombëtare për qëndrimin ndaj institucioneve

Bllokimi i pikave kyçe të kryeqytetit dhe moslejimi i qarkullimit në to në të njëjtin moment do të jetë një nga detajet kryesore të protestës së madhe që pritet të organizojë Opozita e Bashkuar. Kështu, kundërvënia ndaj mazhorancës aktuale, njëkohësisht dhe kërkesa për largimin e saj dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, do të jetë e përqendruar në organizimin e një proteste të fuqishme në kryeqytetin e vendit. Në këtë mënyrë kampi i majtë rimerr sërish zhvillimin e tubimeve dhe një vendim i tillë u mor dje në tryezën që organizuan partitë pjesë e Opozitës së Bashkuar.

Strategjia

Përgjimi Meta-Prifti ka shtyrë dhe më shumë lidershipin socialist që të ndërmarrë hapa konkretë lidhur me pozicionin e Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj ndaj institucioneve të dala nga zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009. Për këtë arsye, mësohet se një nga momentet më të rëndësishme të strategjisë së aksionit opozitar konsiston fillimisht me organizimin e një proteste të madhe në Tiranë. Burime pranë takimit që zhvilloi dje kryetari i PS-së, Edi Rama me krerët e majtë, aleatë të kësaj partie, bënë me dije se tashmë oponenca ndaj qeverisë “Berisha” do të jetë dhe më e ashpër, duke përdorur si armë të fortë pikërisht protestat qytetare. Për këtë arsye, pritet që protesta e parë që do të zhvillohet në kryeqytet të sjellë pjesëmarrjen e sa më shumë njerëzve, të cilët të kërkojnë largimin e kryeministrit dhe zëvendësit të tij.

Protestat

Një nga detajet më të rëndësishme të protestës, që pritet të organizohet në ditët në vijim në metropolin e vendit, është pikërisht bllokimi i katër pikave kryesore të këtij qyteti. Në këtë mënyrë moslejimi i qarkullimit apo i lëvizjes në këto pika në të njëjtën kohë, si dhe qëndrimi i qytetarëve për disa orë aty do të përbëjnë disa nga momentet kryesore të strategjisë së aksionit politik që do të ndërmarrë Opozita e Bashkuar. Njëkohësisht, secila nga partitë pjesë të këtij kampi, por kryesisht Partia Socialiste, do të mobilizojnë të gjitha strukturat e saj në bazë për mbështetje të kësaj proteste. Mbledhja e sotme e asamblesë kombëtare të PS-së pritet që të vendoset dhe data në të cilën do të zhvillohet tubimi, si dhe pozicionin e kësaj partie përkundrejt institucioneve.



Kreu socialist reagon ndaj deklaratës së Berishës

Rama: S’ka bashkëpunim me mazhorancën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi ashpër ndaj deklaratave të ardhura nga Kryeministri Berisha. Në deklaratën e tij, kreu i ekzekutivit e cilësoi si të trukuar, të falsifikuar dhe të montuar videon Meta-Prifti nga kryetari Rama. “Berisha dhe Meta duhet të largohen, pasi me qeveri të inkriminuar dhe që mohon sy më sy një shfaqje tronditëse, dhe të sulmojë opozitën si të lidhur me krimin, nuk ka bashkëpunim”, vuri në dukje Rama reagimin e tij menjëherë pas deklaratës së Kryeministrit Berisha. Në qëndrimin e tij, kreu socialist mohoi që videoja të jetë prodhim i opozitës. “Sot doli në pah sa e kërcënuar është shoqëria nga ky çift, pasi nesër do jetë tepër vonë se ky bashkim i llumit pas vjedhjes së zgjedhjeve vazhdon të mendojë se dhe pas asaj shfaqjeje të neveritshme, mendon se ky popull i meriton këta kusarë”, vlerësoi Rama. Për këtë arsye, Rama deklaroi se “Saliu e Meta do të largohen një orë e më parë, me këtë qeveri që mohon sy më sy e jo përpara faktit, por përpara tërë botës në një shfaqje tronditëse e madje të sulmojnë e të skërmiten që media e pavarur është e lidhur me krimin. Ky vend s’mund të lejojë që të zhytet në llumin e Saliut e Metës”.

Tryeza e opozitës

Opozita e Bashkuar vendosi dje që të rinisë protestat masive në vend me synim largimin e qeverisë “Berisha”, si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Kështu, kreu i PS-së, Edi Rama, thirri dje në një tryezë aleatët e kësaj partie me qëllim diskutimin e situatës politike në vend. Pas takimit, në emër të Opozitës së Bashkuar, Spartak Ngjela bëri të ditur se “partitë e majta vlerësuan se situata aktuale në vend është tepër e rëndë dhe se kjo është e papranueshme”, Sipas tij, videoja e përgjimit të Metës është fytyra e vërtetë e qeverisë aktuale që qeveris vendin. “Opozita do të rifillojë protestat masive në popull për largimin e qeverisë. Të nevojshme janë dhe zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të largojnë nëpërmjet votës qeverinë që ka vendosur sistemin diktatorial në vend”, theksoi Ngjela.

Friday, January 14, 2011

Enver Hoxha, festivali i 11-të (22 dhjetor-25 dhjetor 1972), Ramiz Alia dhe Todi Lubonja -१-

NGA SKIFTER KËLLIÇI
Terror mbi byroistë dhe ushtarakë të lartë!...

Pa kaluar ende një vit, hobeja që mbante në dorë Goliathi, Enver Hoxha, u shndërrua në shpatë, në Plenumin e 5-të të KQ të PPSH-së, që u mbajt më 25-28 korrik të vitit 1974, kur u analizua dhe u dënua veprimtaria armiqësore e Beqir Ballukut ish-ministër i Mbrojtjes, armik i betuar i partisë dhe i popullit, agjent në shërbim të armiqve të jashtëm të RPSSH, dhe një vit më pas në Plenumin e 6-të, që u mbajt më 16-17 dhjetor, i cili dënoi veprimtarinë armiqësore të pasuesve të Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Cakos, Rrahman Parllakut, Dilaver Pocit dhe shumë ushtarakëve të tjerë madhorë, gjithnjë në fushën e spastrimeve në ushtri. Kjo shpatë pastaj u vërtit në fushën e ekonomisë, duke prerë koka të tjera në Plenumin e 7-të (25-26 maj 1975), ku anëtarët e Byrosë Politike dhe ministrat Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi etj., për gabime të rënda në fushën ekonomike u dënuan si armiq të Partisë.

Apogjeun e kësaj fushate dënimesh e spastrimesh të papara, këtë radhë që të ruante pushtetin e tij gjakatar, ky tiran e arriti më 1981-82, kur eliminoi me vetëvrasje, a vrasje, kryeministrin Mehmet Shehu dhe ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiu, të cilët, sipas tij prej vitesh përgatitnin një komplot të madh dhe të rrezikshëm për të rrëzuar pushtetin popullor, komplot ku bënte pjesë edhe Todi Lubonja e Fadil Paçrami (Enver Hoxha, Vepra, faqe 9,1986).

Edhe shkrimtari i madh francez Zhyl Vern po të ishte gjallë, do t’ia kishte zili Enver Hoxhës për këtë fantazi të harlisur, që sajonte komplote pas komplotesh, të cilat zbuloheshin me vigjilencë… nga Partia (domethënë nga ai vetë e askush tjetër).

Ka të drejtë Ramiz Alia kur shkruan në libri e tij “Jeta ime” se ai vuante: “Nga një farë paranoje, për mendimin tim e justifikuar”(faqe 199), por në fakt aspak e justifikuar.

Cili ishte Enver Hoxha?

Në kapitullin “Vdekja e Enver Hoxhës”, të librit “Jeta ime”, midis të tjerash, duke bërë vlerësimin e këtij diktatori hitleriano-stalinist, Ramiz Alia shkruan kështu:

“Enver Hoxha gëzonte një respekt e një dashuri të veçantë dhe se masat e gjera popullore kishin tek ai një besim të patundur…Njerëzit, që gjatë 50 vjetëve ishin mësuar ta shihnin dhe ta dëgjonin në raste të shumta, në gëzime e në hidhërime, thoshin se ai ishte ‘i pavdekshëm’…Enver Hoxha ishte personalitet politik…Për pesë dekada ai ka qenë udhëheqësi kryesor i Shqipërisë, i respektuar dhe i dashur nga njerëzit… ishte në kuptimin e vërtetë të fjalës burrë shteti…” (faqe 314, 315, 316).

Pa dashur të bëj as më të voglën polemikë, t’i vë në dyshim ose t’i kundërshtoj këto epitete që Ramiz Alia ia atribuon atij, po citoj vetëm disa përcaktime të nxjerra nga zëri ENVER HOXHA, në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, 2008, që është përgatitur dhe miratuar nga akademikë, profesorë, doktorë të shquar, pra personalitete të specializuara në studimin e historisë së Shqipërisë, me prirje qoftë të majta ose të djathta, të cilët arrijnë në të njëjtin përfundim:

“Nën udhëheqjen e Enver Hoxhës në Shqipëri u vendos një diktaturë staliniste, u zbatua një luftë e ashpër klasash e shoqëruar me shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut, me përndjekje e dënime edhe kapitale të kundërshtarëve politikë…

Veprimtaria e PPSH-së, që udhëhiqej nga Enver Hoxha, u karakterizua nga goditje të vazhdueshme të grupeve të cilësuara si armiqësore, pasojë e luftës së klasave, që u shtri edhe në radhët e saj. Enver Hoxha kundërshtoi çdo orvatje për ndryshim dhe liberalizim të sistemit… Gjatë viteve që drejtoi shtetin, ekonomia e në përgjithësi energjetika, arsimi, kultura shëndetësia, njohën ritme të larta zhvillimi. Por masat radikale që u zbatuan në ekonomi çuan në likuidimin e plotë të pronës private e të nismës private dhe në krijimin e sistemit të ekonomisë së centralizuar që rezultoi e paefektshme dhe në fund dështoi duke e futur vendin në një krizë të përgjithshme…

Në politikën e jashtme Enver Hoxha ndoqi një kurs të ashpër që çoi në izolimin e vendit nga bota” (faqe 958 e veprës së mësipërme).

Duket Ramiz Alia, kur ka shkruar këto radhë, ka harruar, ose nuk e ka ditur se çfarë shkruhet në këtë botim të fundit të Akademisë së Shkencave. Por me sa duket, ai ka harruar gjithashtu se në diskutimin autokritik që bën në Plenumin e Beratit, të mbajtur në nëntor të vitit 1944, Enver Hoxha shprehet në këtë mënyrë për veten e tij:

“U afrova me Grupin e Korçës. Të tjerët mendonin se isha udhëheqësi i tij. Unë isha simpatizant.

Kur u krijua Partia, u gjenda në KQ, hyra me propozimin e Koço Tashkos.

Në Konferencën e Vendit më avancoi Miladin Popoviçi. Propozimin për sekretar politik e kanë bërë Dushani dhe Liria. U shpreha se nuk e bëja dot këtë detyrë dhe propozova Koçin.

Detyrën e Komisarit të Shtabit të Përgjithshëm e kam quajtur të pamerituar. Nuk dija të organizoja ushtrinë.

Ishte vështirë që organet e Partisë të funksiononin rregullisht në kohën e luftës. Kisha frikë të thërrisja mbledhjet e forumeve, se ato kërkonin përgatitje e nuk bëja dot.” (AQSH, Fondi 14, Dosja 2, nëntor, 1944).

Ja cila është fytyra e vërtetë e Enver Hoxhës. Duket përsëri se Ramiz Alia “harron” (këtë radhë nuk është se nuk i di) pasojat e tmerrshme që pati populli gjatë regjimit të tij despotik, të cilin ai e trashëgoi pas vdekjes së tij, më 15 prill të vitit 1985, që duhet t’i kishte përfshirë në librin e tij:

Të pushkatuar: 5477 burra dhe 450 gra.

Të burgosur: 26.768, nga të cilët të vdekur 998 burra dhe gra.

Të çmendur nga torturat: 308 burra dhe gra.

Të internuar në kampet e përqendrimit: mbi 32 mijë vetë, nga të cilët, burra dhe gra vdiqën 7022 vetë, pa përmendur me qindra mijëra dosje për qytetarë, me fakte komprometuese, pjesa dërmuese e të cilëve u detyruan të bëheshin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, se ndryshe kalleshin në burg për 10-15 vjet, sipas nenit 55 për agjitacion dhe propagandë të Kodit Penal dhe familjet e tyre internoheshin. Dhe ky Sigurim drejtohej nga Ministria e Brendshme, e cila mbulohej, kontrollohej dhe merrte udhëzime nga Hysni Kapo, dora e djathtë e Enver Hoxhës në KQ të Partisë dhe nga Mehmet Shehu, kryeministri, pra nga vetë Enver Hoxha dhe pastaj nga vetë Ramiz Alia, që nuk bëri përpjekjet e duhura që ta fshinte një herë e përgjithmonë këtë nen të Kodit të tmerrshëm Penal të Shqipërisë “demokratike”.

Shifrat e mësipërme janë të publikuara nga Instituti i të Përndjekurve Politikë, mbi bazën e dokumenteve të ruajtura në arkivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë viteve të diktaturës. Dhe, çuditërisht, Ramiz Alia jo vetëm nuk mori masa për të liruar qindra e qindra të burgosur, intelektualë dhe klerikë të kulturuar, por nuk e bëri këtë as për Fadil Pacramin dhe as për mikun e tij, Todi Lubonjën, sepse “...problemet e mëdha që kishin të bënin me fatin dhe të ardhmen e të gjithë vendit… më vonuan të ndihmoj shokun tim” (faqe 266 e librit “Jeta…”).

Burimin e këtyre pasojave të tmerrshme, “pra të deformimeve dhe veprimeve të pajustifikuara në emër të luftës së klasave, kufizimit të lirive të individit dhe izolimit të vendit etj., siç shkruan ai në parathënien e këtij libri, i shpjegon kështu:

“Jo rrallë organet e diktaturës, veçanërisht ato të Sigurimi të Shtetit, kapërcenin kompetencat e caktuara me ligj. Kështu, si pasojë e deformimeve të ndryshme kanë vuajtur padrejtësisht edhe njerëz të pafajshëm, bile edhe familjet e tyre…” (faqe 8 e veprës “Jeta ime”).

Pohim jo plotësisht i saktë, sikur të përmendim vetëm pasojat që solli Plenumi i 4-t i PPSH-së, shkas i të cilit u bë me qëllim nga diktatori Enver Hoxha Festivali i 1-të i Këngës në RTVSH, më 1972, që analizova në këtë dossier…Të gjitha dënimet, siç e pamë, u bënë më nismën tij dhe vetëm të tij, sepse ai qëndronte mbi Sigurimin, mbi partinë, mbi shtetin, mbi popullin, mbi Shqipërinë.

Sidoqoftë, ashtu siç është nënvizuar në pjesën e parë të këtij cikli, Ramiz Alia nënvizon se “duke kthyer kokën prapa, pa dyshim ka arsye të bëjmë autokritikë dhe t’i kërkojmë ndjesë popullit: “…për vuajtjet që padrejtësisht u janë shkaktuar disa njerëzve të veçantë, si pasojë e zhvillimit të ashpër të luftë së klasave, apo shkeljes së ligjeve nga ana e organeve represive dhe organizmave të tjerë të partisë-shtet” (po aty, faqe 9).

Përsëri pohim i vonuar, por më mirë vonë se kurrë. Vetëm me një korrigjim të madh: ata që vuajtën nuk ishin disa njerëz të veçantë, por me mijëra e mijëra, siç del nga shifrat që përmenda më lart.

Edhe diçka tjetër me shumë rëndësi: këtë falje që i kërkon popullit Ramiz Alia, ka detyrë ta bëjë, madje sa më shpejt që të jetë e mundur, edhe e shoqja e diktatorit, Nexhmie Hoxha, pra të kërkojë edhe ajo falje. Duke u shkëputur njëherë e mirë nga dashuria për bashkëshortin, nga kujtimet e saj si baba shembullor, siç e ka përshkruar me të drejtë në të gjithë artikujt, intervistat, librat e saj, sepse i tillë duket se ka qenë ai në familje, më së fundi të ketë guximin ta quajë Enver Hoxhën si burimin e shumë të këqijave që pësoi populli shqiptar dhe Shqipëria gjatë gjithë periudhës së diktaturës, të cilat i vë në dukje shoku dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë që në vitet e rinisë, Ramiz Alia, në librin e tij “Jeta ime”.

Jo vetëm kaq, por Nexhmia duhet të pranojë më së fundi botërisht se ka qenë, siç thonë romakët e vjetër, alter ego e tij, pra “një tjetër unë, se ai dhe ajo ishin si vëllezër siamezë, se në çdo veprim kriminal Enver Hoxha është këshilluar para së gjithash me të dhe vetëm me atë, të cilën shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare e ka quajtur “Ledi Makbeth”.

Epilog

Po mbushen 39 vjet nga zhvillimi i Festivalit të 11-të të Këngës në RTVSH. I ndodhur kaq larg atdheut, kujtoj këtë shfaqje të bukur, kujtoj ç’ndodhi më pas, ngjarje të cilat jam munduar t’i përshkruaj edhe në romanin tim “Festivali i njëmbëdhjetë” dhe thjesht historikisht, në këtë cikël. Kujtoj atë natë të festivalit, kur shkova pas skene për të uruar, si plot të tjerë, dy paraqitësit e programit, Edi Luarasin dhe Bujar Kapexhiun, regjisorin Mihal Luarasi, disa nga këngëtarët që i njihja, midis të cilëve Justina Aliajn, drejtuesin e orkestrës së vogël frymore, Gaspër Curcinë…

Dhe tani më bëhet sikur shoh një përbindësh, që me shpatë në dorë depërton mërishëm në këtë mjedis kaq të hareshëm. Është Enver Hoxha. E vërtit shpatën pa mëshirë mbi kokat e festivalistëve, pastaj mbi kokat e atyre që kanë organizuar vetë festivalin. Pastaj del me furi jashtë për të prerë koka, kudo nëpër Shqipëri e, madje edhe… në tërë rruzullin tokësor, siç thonë edhe vargjet e këngës:

“Enver Hoxha e mprehu shpatën, /edhe një herë, o, për situatën, /Kjo asht shpata që u rri te koka, /Gjith’armiqve që ka sot bota!..”.

Është e çuditshme se si një paranojak i tillë pëlqente që kjo këngë të përhapej e këndohej kudo si himn, kur në vargjet e saj ai pranon se nuk ishte veçse një tiran sadist, i pushtuar nga deliri i madhështisë, që, madje, ishte gati të zhbinte tërë armiqtë e tij kudo që të ishin, pra në tërë rruzullin tokësor.

Dhe, pasi sundoi me gjak dhe hekur, ky Goliath mbeti pas vdekjes i ngrirë mbi një piedestal në sheshin “Skënderbej”, ku hija e tij përsëri dukej sikur nderej kërcënueshëm mbi tërë Shqipërinë.

Nuk e dinte se një ditë populli i këtij vendi të sfilitur do të ngrihej, do ta rrëzonte dhe do ta bënte copë e çikë shtatoren e tij.

Më 20 shkurt të këtij viti mbushen plot 20 vjet nga kjo ditë e lume…

Fund

Boston, tetor-nëntor, 2007- dhjetor 2010