Friday, November 18, 2011

KGB, në zemër të Vatikanit. një vështrim në arkivat e KGB-së

Është një hyrje në arkivat e KGB-s, të cilat në vitin 1991 dhe 1992 u hapën fshehtas për kërkuesit, veçanërisht për rusët. Ata janë dhe udhërrëfyesit tanë për zbulime të bazuara në dokumente të një origjinaliteti të padiskutueshëm. Por, mjerisht kapaku u mbyll dhe, përveç kësaj, në këtë çast të privilegjuar, botimet perëndimore me tirazh të madh nuk u bëjnë jehonë këtyre zbulimeve që konfirmojnë atë që ekspertë të rrallë deklaronin aty këtu dhjetë vjet më parë në Perëndim. “KGB, në zemër të Vatikanit” është libri i Daniele dhe Pierre de Villemares, i cili vjen në shqip nga shtëpia botuese “55” nën përkthimin e Miço Guberës.

“Në vitin 1992, udhërrëfyesi ynë, me të cilin diskutonim për këto dosje me ngjyrë të gjelbër, deri tani të vulosura dhe të stampuara “sekret” ose “tepër sekret”, është P. Vasiliev, gazetar i agjensisë Argumenty i Fakty(fakte dhe dokumenta) i cili nuk do ti mbijetojë kthimit në fuqi të shërbimeve sekrete në vitin 1995, kur Shën Peterburgu nxori Vladimir Putinin, për të marrë në dorë ish KGB-n dhe atë të renë”. Dhe ja, tek autori i këtij libri vijnë edhe prifti ortodoks Gleb Jakunini dhe vëllai bashkfetar i tij, Aleksandër Ogorodnikov. Të tre vërtetonin dhe shpalosnin, me laps në dorë, atë që, nga ana e tij, Vladimir Bukovski u zbulonte Perëndimorëve për planin e dytë politik, atë të padukshmin, të diktaturës sovjetike. Një nga pjesët e këtij plani gjendet brenda dosjeve të departamentit të 4-t të drejtorisë së 5-të të KGB-s, pra të atij që ishte ngarkuar me çështjet “e klerit” dhe aktivitetet e spiunazhit dhe të dezinformimit, me qëllim përçarjen e Kishave, për ti kontrolluar nga brenda, në pamundësi për ti shkatërruar plotësisht. Mbifluturimi ynë përfshin, me paramendim, vitet nga 1967 deri më 1989, për arsye se të kësaj periudhe janë edhe dosjet për pjesën më të madhe të prelatëve që janë në funksione deri në vitin 2005 dhe që kontrollojnë, si hierarkë të Kishës ortodokse, popullsi që, pas tre çerek shekulli vuajtjesh dhe persekutimesh, vazhdojnë të besojnë dhe të praktikojnë fenë e tyre. Nga viti 1919 deri në vitin 1929, Kisha ortodokse ka qenë tabela e madhe e qitjes për Çekën, pastaj për Gëpëunë, pastaj për NKVD, sepse besimtarët ortodoksë përbënin pjesën më të madhe të popullsisë në vend. Por, duke filluar nga viti 1930, edhe Kisha katolike, pastaj ajo protestante, pastaj myslimanët, budistët, të gjithë kanë kaluar nën rulin shtypës të policisë sekrete. Por le të shohim “punën”, ashtu siç del nga raportet e përmuajshme të departamentit të 4-t, sipas stilit të tij, e që sintetizon aktivitetet e agjentëve të NKVD-s kundër Kishës, në BRSS dhe në botë. Ka disa fragmente që hedhin dritë mbi “punën” e tyre, nga njeri vit në tjetrin.

1967: “Gjatë mbledhjes së Komitetit qendror të Këshillit ikumenik të Kishave, që u mbajt në shtator në Kretë, agjentët tanë “Sviatoslav”, “Voronov”, “Antonov” dhe të tjerë kanë marrë fjalën për të dënuar aktet e agresionit të Shteteve të Bashkuara kundër Vietnamit, si dhe të Izraelit kundër Lindjes së Mesme…”

1969: “Rrjeti ynë ka arritur të vendosi agjentin “Kuznecov” në një post drejtues të Këshillit ikumenik të Kishave. Agjenti “Pavël” është përkrahur nga funksionarë të lartë të Kishës ortodokse ruse dhe është dërguar në Irkuck…”.

1982: “Aktualisht, 229(në vend të 220 në vitin 1981)anëtarë të Kishës janë në burg. Tetëmbëdhjetë(nga 24 që ishin në vitin 1981) janë internuar. Më shumë se 2500 operacione janë zhvilluar kundër elementëve armiqësorë në gjirin e kësaj kategorie qytetarësh, duke patur parasysh se në vitin 1981 janë kryer 2225 të tilla. Në saje të këtyre operacioneve, Kishat ortodokse ruse, gjeorgjiane dhe armene vazhdojnë të mbajnë fortë pozicionet e tyre në mbështetje të pushtetit…”.Firmosur: kolonel Romanov, zëvëndëskryetar i degës së 4-t.

1983: “Në Moskë dymbëdhjetë të huaj marrin pjesë në një takim me përfaqësuesit e shtypit të Botimeve të Patriarkatit të Moskës. Agjentët “Abat” dhe “Grigori, politiksht kanë patur ndikim të madh…”Firmosur; kolonel Romanov, kryetar i degës së 4-t.

1987: “Agjenti Potemkin ka marrë pjesë në mbledhjen Komitetit Qendror të Këshillit ikumenik të Kishave në Republikën federale gjermane dhe ka siguruar informacione për shtabin e përgjithshëm të kësaj organizate. Në bashkëpunim me miqtë tanë të Republikave Popullore të Bullgarisë, Hungarisë, Gjermanisë, Kubës dhe Çekosllovakisë, për aktivitetet e informacionit dhe spiunazhit në Konferencën kristiane të Paqes, janë caktuar shokët Shirokopoja dhe Spiridonov. Dymbëdhjetë agjentë të Sigurimit të Shtetit janë dërguar me mision…Përpjekjet për provokacione kundër vendeve socialiste janë eleminuar. Ndryshime të kuadrit të papërshtatshëm janë kundërshtuar. Zgjidhje përfundimtare në favor të politikës tonë janë janë miratuar…”.Firmosur; kolonel Timoshenko, kryetar i degës së 4–t.

1988: “Për herë të parë, agjenti Adamant, hierark i Kishës ortodokse, ka marrë pjesë në sesionin e përgjithshëm të Uneskos, në përbërje të delegacionit sovjtik…Janë shqyrtuar rastet e pesë agjentëve të rekomanduar për tu zgjedhur në krye të Kishës ortodokse ruse…”.Firmosur: kolonel Timoshenko, kryetar i degës së 4-t.

1989: “Për të punuar në degën e shtypit, të patriarkatit të Moskës është caktuar agjenti Vili…Gazeta Slovo, botohet nën kontrollin e rrjetit tonë dhe shpërndahet në mjediset që janë pranë Kishës…”. Firmosur: kolonel Timoshenko.



Fjalorth i vogël i agjentëve sipas pseudonimeve

Ja cilët janë pjesa më e madhe e emrave të vërtetë dhe roleve të këtyre personazheve, sipas arkivave të KGB-s.

“Antonovi”, i përmendur në vitin 1967 nuk është asgjë më pak se Monsenjor Filareti i Kievit.

“Abati”, i përmendur në vitin 1983, është Monsinjor Pitrini, nr.2 i Patriarkatit të Moskës.

“Adamati”, i përmendur në vitin 1988 është Monsinjor Juvenali i Moskës, për të cilin Bernard Lekomt më 7 maj 1992, në Express shkruante se ai ishte nr.4 në hierarkinë e lartë të Kishës ortodokse. Të cilën e vërteton edhe miku ynë Ogorodnikov. “Pavli” është Monsinjor Metod de Voronezh. “Ostrovski” është Monsinjor Filareti i Minskut.

Kështu mund të vazhdonim të përmendnim dy dyzina, roli i të cilëve tregon se, nga viti 1919 deri në vitin 1929, kjo Kishë ka qënë vazhdimisht dhe tërësisht nën kontrollin e KGB-s, për të arritur pak më vonë apogjeun, me njerin prej agjentëve të saj më të mirë: Aleksi II që u bë Patriarku më i lartë në vitin 1990.

Aleksi II-t quhet Aleksis Ridizher. Ai ka lindur më 23 shkurt 1929 në Talin, Estoni, nga Mihail dhe Helena Pisareva, që kishin emigruar nga Petrogradi në Estoni pas vitit 1918. Studimet fetare Aleksi i ka kryer në Talin për dy vjet. Ai shërbeu në kishat e Estonisë pastaj, në vitin 1947 hyri në seminarin e Leningradit, gjë për të cilën nuk u habit askush kur u zbulua se ai ishte nën ndikimin e NKVD-s. Dhe në vitin 1958, në moshën 29 vjeç, Aleks Ridixher bëhet prift i nivelit të lartë të hierarkisë. Pastaj shërben në Uspenki, në BRSS. Në vitin 1961 autorietet e dërguan në Talin, si peshkop(2). Arkivat e KB-s na thonë se në vitin 1958 ai ishte rekrutuar përfundimisht nga zyra e 4-t e drejtorisë së 5-të të KGB-s me pseudonimin “Drezdov”, me mision të përhershëm të zbulonte elementët armiqësorë antisovjetikë midis klerikëve. Në dokumenta shënohet se ai “është një agjent energjik, i përpiktë, e që di të vendosi lidhje”. Në saje të njohjes dhe përsosjes së gjuhës gjermane, ai u bë pjestar i delegacionit fetar që u dërgua në vendet perndimore në përkrahje të ikumenizmit.

Aleksi II-t, patriarku më i lartë i Kishës ortodokse ruse, u ka shërbyer mirë zotërinjve të tij dhe në vitin 1988 ai është kolonel i KGB-s me diplomë nderi për shërbimeve operacionale dhe kërkime. Mik i afërt i Vladimir Putinit( që nga viti 2000, president i Rusisë) Aleksi II-të në vitin 2003 është dekoruar nga presidenti i Estonisë, Rutel, me medaljen “Marjama” të klasit të parë, që është dhe dekorata më e lartë e vendit. Është e vërtetë se presidenti Rutel, është ideologu i vjetër i partisë komuniste estoneze dhe se një vit më parë ai është parë në Moskë, në katedralen Saint Sauveur, për Pashkët e vitit 2002 dhe koloneli i KGB-s Putin e gradon mikun e tij Aleks, kolonel të KGB-s.



Besimtarë me gjithë persekutimet

Ata, për luftën e të cilëve, në emër të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, ne do të flasim më poshtë, nuk e kanë dëgjuar kurrë dhe as i kanë lexuar thirrjet për ndihmë, si ato të klerit katolik të Lituanisë, i cili në vitin 1967 shkruante: “Ne do të ishim të lumtur në qoftë se do të kishim lirinë që gëzojnë të Zestë e Amerikës. Kenedi dhe disa kardinalë kanë ndërhyrë në përkrahje të çifutëve. Ndërsa për ne asgjë!” Ata nuk e dinë apo nuk duan të dinë se liritë fetare nuk u vunë në shënjestër dhe nuk filluan me “luftën e ftohtë”, që nisi në vitin 1948, por që më 10 maj të vitit 1922, pas një letre sekrete të Vladimir Iliç Leninit, ku u kërkonte çekistëve “ta shkatërroni plotësisht Kishën ortodokse ruse”, përpara se të shtrihet edhe ndaj besimeve të tjera.

Lenini kishte ngarkuar V.Molotovin që ta lexonte por të mos ua shpërndante anëtarëve të tjerë të Byrosë Politike. Ai vetëm do tu shpjegonte mënyrat dhe metodat që do të përdoreshin “për të eleminuar sa më shumë priftërinj dhe borgjezë, në një periudhë sa më të shkurtër”! Të eleminoheshin fizikisht sepse ai përcaktonte se “sa më shumë të ekzekutojmë nga këta reaksionarë, më mirë do të jetë”!

Megjithatë, shtatëdhjetë vjet më vonë, Kostandin Harçev, ministër i kulteve, në kohën kur Mihail Gorbaçov përpiqej të krijonte besimin se komunizmi mund të reformohej deri sa të bëhej i pranueshëm, në vitin1988 do të deklaronte: “Për sa i përket kontrollit mbi klerin dhe mbytjes së iniciativave të tyre, këtë e kemi realizuar më mirë nëpërmjet peshkopëve dhe priftërinjve”. Por ai shtonte se “në qoftë se partia kontrollon aparatin klerikal (të Kishës ortodokse) atëherë ne do të humbisnim kontrollin mbi besnikët e tij”. Pra, në vitin 1988, partia dhe çekistët e saj, megjithë represionin, gjendeshin në situatën e vitit 1937, kur gjatë regjistrimit të popullsisë, një pyetësor i kërkonte çdo qytetari: -A jeni besimtar?Çfarë besimi kini?

Në ato kohë BRSS jetonte nën terrorin e organizuar nga Jagoda, i shumëfishuar më pas nga Jegovi, të dy pasardhës të Xherxhinskit. Dhe në fund të regjistrimit u vu re se, në shtator 1937 më shumë se 60% e Rusëve e deklaronin besimin e tyre fetar dhe lidhjen shpirtërore me Kishën ortodokse. Pa pritur, me një dekret të nxjerrë më 25 shtator 1937, rezultatet e regjistrimit u anuluan dhe u zhvilluan përsëri më 17 janar 1939, por këtë herë pa atë pyetësorin për besimin fetar.

Kështu, me gjithë persekutimet, internimet, arrestimet, burgosjet pasi liheshin të lirë, me gjithë zhvendosjet e popullsive që ishin piketuar, midis viteve 1930-1937, të më shumë se 700 000 rusëve të rajoneve perëndimore të BRSS-s me qëllim që ti shpërndanin familjet deri në Azinë qendrore, të krishterët i qëndruan besnikë Kishës së tyre dhe patën guximin që këtë ta pohonin. Të njëjtin qëndrim mbajtën dhe të dhjetë milionë katolikët që kishte atëherë vendi, sipas vlerësimeve tona, duke u bazuar tek regjistri i emigracionit. Natyrisht këto shifra janë të diskutueshme, por sigurisht me një gabim nga 3 deri në 5%.

Pra, në vitin 1937, situata e detyronte komunizmin sovjetik të përdorte të tjera metoda. Ashtu siç shkruan R.P. jezuit Ulis Floridi në vitin 1937 në veprën Moska dhe Vatikani(6): Fillimisht komunistët u përpoqën të shkatërronin Kishën, duke goditur priftërinjtë. Sot ata përpiqen ta shkatërrojnë duke zgjedhur priftërinj të padenjë, me qëllim që ta kenë në kontroll”.

Kjo “Sot” nuk ka filluar në kohën kur R.P.Floridi kritikonte Ostpolitikën që bëhej në emër të Vatikanit nga Monsenjor Agostino Kasaroli, gjatë viteve 1970, duke predikuar një dialog me Moskën, e që shpeshë herë shndërohej në monolog, pa arritur të pengojë represionet sovjetike, por që nga viti 1920. Një iluzioni i vazhdueshëm se duke iu kundërvënë lirishtë BRSS-s, kjo “do të shkaktonte” ngurtësimin e Kremlinit kundër besimtarëve për dhjetra vjet. Monsinjor Kasaroli, sëbashku me miqtë e tij, shkonte deri atje sa të mohonte Enciklikën Divini Redemptoris të Piut të IX, sipas së cilës komunizmi ishte “Në thelb i mbrapsht”. Po ashtu si kancelaritë perndimore dhe amerikane, ai i përmbahej fortë parimit që qeveria e Moskës ishte e ngjashme me cilëndo qeveri tjetër. Një parim i deklaruar i Eduard Harriotit ky, kur kishte shkuar për vizitë zyrtare në BRSS, në vitin 1933. Të çuditshmin dhe guximtarin, Monsinjor Nëvë, i cili, për tridhjetë vjet ka arritur të qendrojë në Bashkimin sovjetik, për të mbrojtur miqtë e tij katolikë dhe ortodoksë, Harrioti e pyeste: “Me të vërtetë Gëpëuja ka atë ndikim dhe rëndësi që i japin?” Ndërkohë që ai e quante pengesë të pakapërcyeshme policinë sekrete të Stalinit.

Monsinjor Nëvë nuk di si të përgjigjet. Në Kujtimet e tij ai shkruan: “Unë mbeta i shastisur nga injoranca e një politikani të tillë, i cili mbante si pojakë trima njerëzit që, në realitet, kontrollojnë gjithëçka në vend, duke përfshirë madje dhe partinë komuniste”.

Vetëm një njeri zgërdhihej me vizitat në BRSS të Eduard Herriotit dhe miqëve të tij parlamentarë: Aleksandër Poskrebiçev, për të cilin pjesa më e madhe e historianëve nuk dinë akoma, as në vitin 2005, se kjo krijesë e Stalinit pas vitit 1922, ishte pjesë e kabinetit të tij, si drejtor i Ossobo Odtiel, e ashtuquajtura O.O. policia e policive, me një rrjet sekret deri brenda GPUNKVD. Syri që vëzhgonte se si kryheshin represionet kundër qytetarëve sovjetikë, dhe kryesisht kundër besimtarëve fetarë.

Deri në vitin 1953, Poskrebiçevi ka qenë njeri nga organizatorët kryesorë dhe manipulatorët e spastrimeve në parti, dhe në “organet” e saj në të gjithë vendin. Por kançelaritë e botës së lirë dhe prelatët e mëdhenj, të preokupuar që ta merrnin me të mirë Stalinin dhe pasardhësit e tij, i kanë nënvlerësuar vazhdimisht këto fakte. Diplomacia triumfonte përballë mbrojtjes së të persekutuarve.

Më vonë, kundërshtarët e Vatikanit do ta qortojnë atë, megjithëse me vnesë, se kishte heshtur për barbaritë naziste që vazhduan dymbëdhjetë vjet, por po ata kundërshtarë nuk e ngritën zërin kurrë gjatë gjashtëdhjetë e tre vjetëve kundër barbarive sovjetike.



Çeka në frontin antifetar

Zoti është armiku vetjak i shoqërisë komuniste, shkruan Lenini, duke u rekomanduar kuadrove të tij të mos e kufizojnë veprimtarinë e tyre vetëm brenda një predikimi ideologjik abstrakt. Dhe ai ngarkon Çekën, pararoja dhe shpata e revolucionit botëror, të vërë në zbatim programin e tij të terrorit revolucionar, si kundër besimtarëve edhe kundër reaksionarëve dhe deviatorëve. Një punë shumë e madhe, sepse në vitin 1917 Kisha ortodokse ruse, shtyllë e regjimit carist, kishte tetëdhjetë e shtatë milionë besimtarë, kishte ndikim të madh mbi arsimin dhe mbi pjesën më të madhe të veprave të bamirësisë, por kishte edhe pasuri të mëdha, toka dhe ndërtesa. Ajo e kishte pritur me indiferencënë rënien e Romanovëve, madje në shkurt të vitit 1917 ajo kishte pranuar të bashkwpunonte me revolucionarët. Çeka shfaqet në dhjetor. Rreth krijuesit të saj, Feliks Xherxhinskit, në këtë kohë, në fillim të vitit, kishte vetëm shtatëmbëdhjetë komisarë. Dhjetë muaj më vonë ata bëhen 37 000 dhe në vitin 1919, 262 000. Të gjitha tokat, edhe ato të Kishës u shtetëzuan. Më pas vazhdohet me arsimin. Kisha u nda nga Shteti. Shkolla u nda nga Kisha. Pagesat e priftërinjëve u hoqën. Kisha nuk ka më jetë juridike. Në korrik të vitit 1918, Kushtetuta shpall lirinë e propagandës fetare dhe antifetare. Hipokrizi supreme sepse Kisha realisht nuk ka asnjë mbështetje materiale që të ketë mundësi të përhapi mësimet e saj. Në të njëtën kohë, njësitë e Çekas, që shoqërojnë ushtrinë e kuqe nga viti 1919 deri në vitin 1921, për të mbaruar punë me të “bardhët”, dhe kundërrevolucionarët e tjerë, arrestojnë, pushkatojnë, dhe interrnojnë njëzetë e pesë peshkopë dhe arkipeshkë, pushtojnë apo shkatërrojnë 673 manastire, nga 1073 që ishin, dhe ekzekutojnë 40 000 klerikë.

Një zi e madhe buke shkatërron vendin, nga rajonet ballte në Ukrainë. Patriarku i Kishës ortodokse atëherë bën një thirrje për mbledhje ndihmash për të prekurit nga kriza e bukës. Për të financuar aksionin e tij, ai shet disa objekte të çmuar që ndodheshin akoma në kishat që kishin mbetur, gjë që i dha një popullaritet të madh. Çeka dhe Lenini e sulmuan nëpërmjet shtypit, duke i akuzuar të krishterët se jetonin mbi pasuri, ndërsa populli vdiste urie. “Ne do ta shkatërrojmë pa mëshirë klerin reaksionar”, siguronte Lenini. Megjithatë represionet më të mëdha do të ndodhnin në fund të rezistencës së besimtarëve.





Vatikani një fole spiunësh?

Rreth fundit të viteve 1930, shtypi ndërkombëtar përmendte shpesh herë vende si Suedia, Zvicra, apo Turqia duke i cilësuar “fole spiunësh”. Dhe, në fakt, në periudhat e tensionit, shtete që u ngjajnë ishujve të paqes shpeshë herë ofrojnë vendet e tyre, për takime apo ballafaqime pak a shumë të fshehta ndërmjetë atyre që krahas luftës së hapur zhvillojnë dhe një luftë në prapaskenë. Pas vitit 1936 (lufta e Spanjës), në vitin 1937 (të nesërmen e Enciklikës papnore Mit Brennender Sorge, që dënonte të gjithë totalitarizmat) dhe 1938 (marrëveshjet e Mynihut) kësaj liste i shtohet dhe Shteti i Vatikanit. Kjo për arsye se Kisha katolike, apostolike dhe romake rrezaton mbi të gjitha kontinentet, me shërbimin e saj prej mijra priftërinjë e prelatë, si dhe me qindra milionë besimtarë që dëgjojnë dhe zbatojnë predikimet e pastorëve të tyre. Mirëpo në këto kohë, në skenën botërore imponohen dy totalitarizma: ai i nazizmit dhe ai i sovjetikëve.

Si njëri edhe tjetri mendojnë se Roma gjithnjë e më shumë bëhet pengesë në luftrat e tyre për një rend të ri. Në marrëveshje apo jo me Hitlerin, drejtuesit nazistë, duke filluar nga Himleri, mjeshtri i madh i shërbimeve policore dhe informative të partisë, tek Kisha katolike shohin një armik të ri për Evropën e tyre të re, sidomos kjo për arsye se partitë e vjetra të qendrës qendrojnë akoma në hije por që kishin mbështetje në mjediset ushtarake, sidomos në Abver, shërbimi informative i ushtrisë, njeri nga bastionet e fundit të Gjermanisë tradicionale, përballë një Gjermanie që i ishte nënshtruar perandorisë së një partie të vetme.

Reinhard Haidrihu, që vinte pas Himlerit në hierarkinë naziste, nuk pushon së ankuari për punën e pamjaftueshme të ambasadorit të Raihut në Romë, Diego von Bergen, i cili nuk i dërgonte asnjë informacion të rëndësishëm dhe të dobishëm për Vatikanin. Dhe ai ngarkon Hainrih Mylerin, ndihmësin e tij në drejtimin e Gestapos, që të organizojë një seksion që të merret me futjen e njerëzve të tyre në mjediset katolike të Gjermanisë duke u përpjekur të depërtojnë deri në selinë e Vatikanit. Myleri kënaqej duke u marrë me këtë punë. Gjatë kohës që ishte në majë të Gestapos, në Bavierë, ai tregonte një urrejtje të madhe ndaj mjediseve katolike. Sapo u vu nga Himleri në krye të Gestapos, pas vitit 1934, Myleri u mbështet tek njeri prej ndihmësve të tij në drejtimin e Amt VII (seksioni fetar i aparatit që mbulohej nga Haidrihu), Alfred Hartl, për të infiltruar disa agjentë në Romë dhe në shtetin papnor. Një “punë” efektivisht e vënë në lëvizje në vitin 1938, edhe pse të tjerë njerëz të rëndësishëm nazistë merreshin nga ana e tyre me atë çshtje. Kështu mareshalli Gering kishte autoritet mbi shërbimin informativ të Luftvafes, dhe instalonte kudo ku mundej sisteme përgjimi të një teknologjie shmë të përparuar. Ai ngarkoi shërbimet e tij të studionin një agjent Italian që ishte me emër në Romë si njohësi më i mirë i shërbimeve sekrete të Vatikanit.

Virgjil Skatolini, pasi ishte marrë me kronikën e kinemasë në Osservatoro Romano( duke botuar në të njëjtën kohë, me pseudonime, romane më shpesh pornografikë) botonte tashmë një buletin që titullohej Notizario, një pararendës i vërtetë i buletineve konfidencialë që, gjatë luftës por sidomos pas vitit 1945, do të dilnin në Evropë dhe fillimisht në Francë.

Skatolini, plot shkëlqim, krijues, i apasionuar pas analizave diplomatike dhe strategjike, shumë shpejtë bëhet një burim informacionesh për agjensitë amerikane, botimet britanike, zvicerane dhe japoneze. Me atë buletin dukej sikur ai zbulonte nën letrat ndërkombëtare. Sigurisht një pjesë e vërtetë mbulonte përfundimet që nxirrte ai dhe ekstrapolimet persnale. Parësinë ai ua rezervonte ndërmjetësve të Geringut, gjithmonë duke u rregulluar me kundërspiunazhin Italian. Shpeshë herë ai ushqente me informacone edhe rrjetin e Orkestrës së Kuqe që e drejtonte nga Zvicra njeri nga spiunët më të mirë të NKVD-s, Aleksandër Rado.

Skatolini kishte të drejtë të përhershme të hynte në Vatikan, me preteksin se ndihmonte disa prelatë për të parë më qartë në prapaskenat e një Evrope në luftë. I arrestuar në vitin 1944 nga kundërspiunazhi Italian, i cili e akuzonte se punonte për shërbimet sekrete amerikane, pas pesëmbëdhjetë ditësh u la i lirë, për arsye të përparimit të aleatëve dejtë qendrës së Italisë. Në fakt, Skatolini kishte arritur të bëhej antena sekrete e OSS, që e drejtonte Allen Dallesi nga Zvicra, deri aty sa ky i fundit ia përcillte informacionet e tij kabinetit të Ruzveltit.

Por gjithçka e ka një fund. Skatolini kishte provuar shumë të tilla. Ai “zbuloi” për shembull në fillim të vitit 1945 se një takim misterioz sapo ishte bërë midis Miron Teilorit, përfaqësuesi i presidentit Ruzvelt pranë papës, dhe Ken Haradas, atëherë i dërguari sekret i qeverisë japoneze pranë Vatikanit. Ky “zbulim” u interesonte veçanërisht “abonentëve” sovjetikë të Skatolinit, vazhdimisht nën makthin e fantazmës së një marrëveshjeje të fshehtë, pas shpinës së tyre, të njerit prej aleatëve të tyre me Berlinin apo Tokion.

Për fat të keq, Ruzvelti mësoi shumë shpejtë se takimi Teilor Harada nuk ishte bërë kurrë. Skatolini kishte shkuar shumë largë. Ai humbi në vorbullat e një lufte që mori fund në prill 1945, kur gjenerali Karl Volf diskutoi dorëzimin pa kushte të ushtrive të tij me Allen Dallesin.

Kjo histori tregon se Vatikani, për shkak të pozicionit të tij gjeografik dhe moral, në qendr të konfliktit evropian, ishte bërë, më shumë se një fole spiunësh, një koshere drejtë së cilës vërshonin agjentë sekretë të çdo lloji e të çdo origjine, me shpresë që të ndërtonin aty folenë e tyre. A nuk ishte Sekretariati i Shtetit papal vendi ku mblidheshin nga e gjithë bota informacione, për ti krijuar mundësi Piut të XI, pastaj Piut të XII, që ta drejtonte varkën e Selisë së Shenjtë midis shtrwngatës?



Aleksandër Kurtna në Vatikan

Duke marrë në punë Aleksandër Kurtnan, Elingu nuk dyshonte se në atë mënyrë po i siguronte një mbulesë të shkëlqyer njerit prej agjentëve kryesorë të BRSS-s në Itali, dhe se SIM-i, kundërspiunazhi Italian, që punonte në mënyrë të pavarur nga aleatët e tyre gjermanë, e mbante nën mbikqyrje tashmë këtë mi biblotekash, estonez nga origjina, një analist i shkëlqyer dhe përkthyes, mjeshtër i gjuhës së nënës, por po ashtu edhe i rusishtes, i gjuhës ukrainase, i polonishtes dhe gjermanishtes. Në fakt SIM-i doli rastësisht tek Kurtna. Ai kishte kapur disa emisione radiofonike që transmetoheshin në mënyrë klandestine dhe të shifruara. Në fillim ata menduan se radiua e Vatikanit kishte nisur të përdorte një shifër tjetër, sepse përgjuesit e tyre, që deri në këtë kohë i deskriptonin ato emisione, tani po ndesheshin me një tjetër mënyrë. Në të vërtë dhënësi u lokalizua shumë shpejtë, diku në kufijtë e Qytetit të Vatikanit, jashtë mureve të tij, pranë rrugës Fornaçi.

Një mëngjez të bukur të vitit 1942, SIM-i vërshoi në shtëpinë e një afaristi finlandez, Holger Tavornen, i cili në fakt quhej Hans Han dhe megjithëse Gjerman, prej dy vjetësh punonte për një rrjet sovjetik.

Hani deklaroi se nuk e kishte takuar kurrë njeriun që drejtonte rrjetin. Ai komunikonte me atë vetëm nëpërmjet kutisë postare. Një i panjohur linte aty mesazhet që ai i përcillte në Moskës. Ai dinte vetëm se ai njeri kishte një mike dhe bashkpunëtore. Një kuti letrash e kapur i krijoi mundësi SIM-it të arrestonte një grua të re, e cila deklaroi se i dashuri i saj, Herman Marlei, jetonte në Romë, me emrin Fric Shnaider, qytetar zviceran. Këto informacione nuk të çonin akoma tek Kurtna, por SIM-i sapo kishte rënë në gjurmët e një rrjeti të Orkestrës së Kuqe, i cili mvarej nga Aleksandër Rado.

Marlej-Shnaider, tregon at Grahami, në veprën e tij tashmë të cituar, kishte rekrutuar një numër të mirë agjentësh në Itali, midis të cilëve dhe një anëtar të kabinetit të Ministrit të Bujqësisë, një gazetar shumë i njohur për kritikat e rrepta fashiste dhe mik i njerit prej fëmijëve të Musolinit. Ai kishte vënë në punë madje dhe një çift që Moska e kishte nisur për në Shtetet e Bashkuara, por lufta i kishte bllokuar në Gjenova.

Radjo Han e “rekrutuar” nga SIM-i tashmë, vazhdoi të transmetojë drejtë Moskës. Ai kërkoi madje fonde suplementare. Moska tregoi një tjetër kuti letrash, diku në rrethinat e Romës, gjë që i lejoi SIM-it të arrestojë një mjek të Navales. Ky tha se gjendej pranë atij vendi të fshehtë, midis kaçubeve, për nevoja personale urgjente. Për shans të hetuesve, një tjetër mesazh erdhi, i cili paralajmëronte se Hani mund të nisej direkt për në rrugën Sheron për një tjetër “punë”, për të mbledhur fonde dhe aty mund të takohej me një njeri, i veshur me rraso prifti i shoqëruar nga një grua e re bojonde….

Në rrugën Sheron vetëm bjondja e bukur mund të arrestohej, ndërsa njeriu me rraso prifti nuk kishte mbërritur akoma. E lindur në Leningrad, mërguar në Itali, ajo punonte për radion Shtetërore. Ajo quhej Ana Hablic. Miku i saj do të kthehej më 30 qershor 1942 dhe u arrestua në fshehtësinë më të madhe. Dhe në këtë rast bëhej fjalë për Aleksandër Kurtnan, 28 vjeç, i njohur mirë në Rusikum dhe megjithëse nuk punonte më aty prej dy vjetësh, duke qënë se ishte dorëzuar prift, ai vazhdonte të qendronte nëpër mjediset e Vatikanit si një studjues i ngarkuar nga qeveria estoneze për të pregatitur, duke parë arkivat e Selisë së Shenjtë, një studim për mardhëniet e autoriteteve ballte me papët, në vazhdimësi, që nga Mesjeta deri në vitet 40.



Një agjent i famshëm i trefishtë

Dosjen e Aleksandër Kurtnas, e kompletoi plotësisht kolonel-leitnati i karabinierëve, Manfredi Talarmo. Koloneli doli në përfundimin se Estoniani kishte depërtuar njëkohësisht si në shërbimet e Gestapos në Itali edhe në administratën e Selisë së Shenjtë, për llogari të Moskës.

Lindur në vitin 1914 nga një baba i lidhur me presidencën e Estonisë dhe një nënë mësuese, ai kishte kryer Shkollën e transmetimeve ushtarake, pastaj ishte bërë seminarist ortodoks, por në fund kishte shërbyer për katoliçizmin romak, me studime të kryera në seminarin e jezuitëve polonezë të Dubnos. Kultura dhe prirja e tij për gjuhët e huaja i habisnin mësuesit, të cilat ia rekomanduan Romës, direkt tek gjenerali Superior i Urdhërit, Vladimir Ledoshovski, kryetari i Rusikumit. Kjo ndodhi në vitin 1935. Në verë dhe vjeshtë, sipas Manfredi Talamos, Kurtna kishte qendruar në Letoni, pastaj në Poloni. Pas shtatorit të vitit 1940, ai ishte kthyer në Estoni. Një kthim i habitshëm. Sepse vendi i tij prej disa muajsh ishte i pushtuar nga ushtria e kuqe dhe në këtë kohë po niseshin kolonat e para të të internuarve, drejtë Siberisë. Dhe më e habitëshme akoma është se mbrojtësit e tij të Talinit ia rekomandojnë Akademisë së Shkencave të Moskës, ku nunët e rinjë e kishin urdhëruar të kthehej në Romë, për të vazhduar kërkimet në arkivat e Vatikanit.

Këtu mund të habitesh se si Grahami, duke parë dosjen Kurtna, nuk ka arritur të dalë në përfundimin se ai ishte një agjent i Bashkimit Sovjetik, madje dhe nuk kërkoi aspak të dinte se si, në nëntor 1940, ai mundi aq lehtë të duket në Vatikan. Sigurisht Urdhëri i Jezuitëve nuk e përdorte më në Rusikum, sepse ai nuk kishte dëshirë të hynte në radhët e priftërisë. Por megjithatë Kurtna vazhdonte të qendronte brenda mjediseve të Qytetit. Madje aty ai ishte përqendruar si përkthyes i letrave dhe dokumentave të Kongregacionit të Kishave të Lindjes, mbi të cilat mbretëronte kardinali Eugen Tiserant. Një kardinal që nuk e fshihte antinazizmin e tij e që, gjatë luftës, mbrojti shumë familje çifute.

I shpallur kardinal nga papa, Eugen Tiseranti gjatë gjithë jetës mbeti një Francez i vrullshëm. Kongregacioni i tij bashkwpunonte me Rusikumin, që atëherë drejtohej nga Monsinjor dHerbinji. Ai përplasej shpesh me motrën bavareze Jozefin Lehnet, e ashtuquajtur “Nënë Paskualina” e cila punonte shumë me Vatikanin për të favorizuar hyrjen aty të jezuitëve me origjinë gjermane. Tiseranti, Lorenasi, nuk mund të harronte se në vitin 1917 ai kishte luftuar në radhët e Spahive deri në Tokën e Shenjtë dhe shpeshë herë në mirëkuptim me atashetë ushtarake dhe oficerët e Drejtorisë së II-të.

Anëtar i Kolegjit të Shenjtë, Tiseranti ishte specialist i çështjeve të Lindjes së Mesme, por në të njëjtën kohë dhe delja e zezë për Berlinin. Në verë të vitit 1940, Gestapua kishte zbuluar në Paris dokumenta dhe letra të Tiserantit, sigurishtë private, por tepër kundërshtuese ndaj politikës së Hitlerit(15), kështu që në nëntor 1940 Kurtna gjendej në qendër të zyrave ku disa specialistë punonin në të njëjtën kohë si për çështjet gjermane dhe ato sovjetike, nën kontrollin direkt të ndihmësve të kardinalit Tiserant dhe të disa hirësive të Rusikumit. Sigurisht ai shihej me sy të mirë nga Monsinjor Antonio Arata, ish nunc në Letoni dhe Estoni. Ai ishte bërë mik me Monsinjor Mario Brinin, një njohës i mirë i BRSS-s dhe ndihmës i Monsinjor Xhiovani Montinit, Pali i VI, i ardhëshëm.

Në të njëjtën kohë, Kurtna vazhdonte ti zgjeronte lidhjet me komunitetin gjerman të Italisë dhe, pikërisht me Ferdinand Bok-un, drejtori i Institutit Gjerman të Romës. Mirëpo Boku ishte njeri nga ndihmësit e majorit SS Herbert Kepler, i emëruar në këtë post nga Heinrih Myleri, shefi i Gestapos për Gjermaninë dhe teritoret e pushtuar nga Vermahti.

Si rastësisht, Boku ia prezanton Kurtnan mikut të tij Kepler…, i cili, po ashtu si rastësisht, ka nevojë për një sekretar dhe përkthyes për të pregatitur raportet me dorë për Berlinin, lidhur me zhvillimin e situatës në Itali dhe mardhëniet me autoritetet e Vatikanit.

Nuk besoj se do të kishte ilustrim më të mirë për një çështje spiunazhi të ndërtuar mirë. Kjo ndërlikohet akoma më shumë kur zbulohet, gjithmonë sipas R.P.Graham, se “Gestapua e dinte mirë se Kurtna ishte agjent sovjetik” meqë në prill 1942 Kepleri njoftonte Berlinin se ishte në lidhje me një oficer të shërbimeve sekrete sovjetike, por që ai e kontrollonte, ndërkohë që raportet e tij flisnin gjithënjë e më shumë për aktivitetet e Kishave të Lindjes.



Heinrih Myleri në krye të intrigës

Këtu duhet theksuar një pikë e rëndësishme. Kur R.P. Graham shqyrton dosjen në arkivat e Vatikanit, ai i njihte mirë të fshehtat e Qytetit, por ato të shërbimeve sekrete sovjetike i njihte shumë pak. Veçanërisht ai nuk dinte asgjë, në atë mesvitesh 90, se çfarë kisha zbuluar dhe dokumentuar unë në një vepër të dokumentuar. Raportet e Herbet Keplerit shkonin direkt në Berlin në zyrën e Heinrih Mylerit, i cili, përveç funksioneve të tij normale, ishte ngarkuar nga Himleri të kontrollonte SD-n, shërbimin sekret të partisë naziste. Kështu Myleri ka tani agjentë nëpër ambasadat dhe konsullatat ku Gjermania ka një përfaqësim diplomatik. Ai survejon dhe përdor spiunët që drejton Shelenbergu pas vrasjes në Pragë të Haidrihut.

Edhe kjo duhej: Myleri punon fshehtas me Moskën! Ai mbante lidhje me shërbimet sekrete sovjetike që në vitin 1936. Pak pas prishjes së paktit gjermano-sovjetik ai i nisi përsëri. Kështu, ndër të tjera ai ka në dorë situatën në Itali, ku majori Kepler është një nga njerëzit e tij.

Kurtna i intereson Mylerit jo vetëm se ky agjent është i vendosur brenda Qytetit të Shenjtë pranë prelatëve të lartë që rrethojnë dhe këshillojnë Piun e XII, por edhe sepse me miqtë e tij të Moskës ai do që të shkatërrojë Kishën. Këtë e dëshmon një konferencë që Myleri kishte organizuar në shtator 1941 me kuadrot e seksionit të Gestapos, ku u analizua rreziku që përbënte për Rajhun kleri katolik.

Përpara se ndihmëi i tij për problemet fetare, Alfred Hard, ta trajtonte në planin juridik dhe teknik, Myleri kishte hapur konferencën duke këmbëngulur në faktin që hirerakia katolike duhej konsideruar jo vetëm si një lloj internacionale e etërve të devotshëm, por sidomos si një grumbull agjentësh armiqë të Gjermanisë dhe veçanërisht të nazizmit. Një deklaratë e njëjtë me këtë thuhet dhe në BRSS, gjatë konferencave me kuadrot e partisë komuniste, dhe sidomos me oficerët e shërbimeve sekrete. Stalini do ti bënte thirrje “shpirtit rus” dhe Kishës ortodokse në fund të vjeshtës 1941, por objektivi i përcaktuar nga Lenini nuk ishte harruar. Realizimi i tij ishte lënë për më vonë.

Sidoqoftë, planet e Hitlerit për të eleminuar kishat e krishtera nuk i kanë shpëtuar at Grahamit, i cili do të zbulonte në Civitta Cattolica, hapin e parë të bërë në këtë drejtim nga njeri prej goleiterëve të partisë, Artur Greiseri. Më 14 mars 1940, ky kishte dekretuar në një provincë të Polonisë së pushtuar nga Vermahti, ndalimin e çdo aktiviteti klerikal dhe fetar. Mbylljen e të gjithë manastireve, ndalimin e mbledhjeve për katolikët, pa deklaruar më parë listën e njerëzve që do të merrnin pjesë në to. Më vonë këto proçese vazhduan edhe në krahinat e tjera, megjithë protestat e Vatikanit.

Në vitin 1946, kur gjykatat sovjetike gjykuan Artur Greiserin për qendrimin e tij, pikërisht atëherë kur ai në pranëverë të vitit 1940 zbatonte një plan për shkatërrimin e Kishës sipas urdhërit të dhënë nga Berlini…e që u pëlqente miqëve të tij sovjetikë, edhe ata pushtues të Polonisë, Piu i XII ndërhyn. Ai do që ta shpëtojë Greiserin, i cili vetëm ka zbatuar urdhërat, por Moska e akuzon Piun e XII se mbron kriminelë lufte. Greiseri u var më 21 korrik të vitit 1946 në sheshin qendror të Poznanit.

Basha: "Zogu u martua vetem nje here dhe nuk mori grate e shokeve"

Legalistet i cilesojne si mashtrime dhe te paverteta pershkrimet qe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka bere ne librin e tij "Kurban", per familjen mbreterore. Ne liber, Rama e konsideron mbretin Zog si nje injorant dhe hamshor. Nenkryetari i PLL-se, Murat Basha, thote ne nje prononcim per televizionin "Klan", se te gjitha ato qe shkruan Rama, jane mashtrime te uleta. "Jam i detyruar qe t'i rikujtoj kryetarit te PS-se, Edi Rama, qe Mbreti Zog nuk eshte ashtu sic shpif dhe mashtron kreu i PS-se. Mbreteresha Geraldine ka qene nje grua e jashtezakonshme, te cilen dhe kryeperversi Enver Hoxha nuk guxoi ta permende. Ndaj, nuk i lejohet kreut te PS-se, te shkruaj dicka te tille", thote Basha. Ai shton se Mbreti Zog ka pasur nje jete familjare te rregullt. "Mbreti Zog eshte martuar vetem nje here. Une nuk kam asnje problem kunder njerezve qe martohen nga nje here, dy apo tre here. Eshte e drejte e tyre, kur nje martese nuk funksionon, me mire te prishet. Por, ama, Mbreti Zog ka marre nje zonje, u martua vetem nje here dhe kurre nuk mori grate e shokeve apo shoqet e grave dhe kjo flet per nje moral tjeter", tha Basha. Ai thekson se figura e monarkut shqiptar nuk mund te vleresohet nga njerez qe kane prejardhjen nga partia ish-komuniste. "Nese disa gjigante-lilipute qe jane te dehur nga duhma qe del nga gjirizet e bllokut, ku pikon ende gjaku dhe dhimbja e te perndjekurve te djathte, nuk mund te vleresoje figuren emblematike te Mbretit Zog", tha Basha. Basha ben dhe paralelizem, duke e krahasuar kreun e PS-se me nje personazh te njohur te jetes se Tiranes, gjate viteve te meparshme. "Ka disa njerez qe kerkojne te duken te moralshem. Sot, po e shoh qe morali eshte kostumi qe politika pelqen te veshe me shume. Ka disa te tjere qe marrin dhe rolin e Zeusit. Hipin ne maje te Olimpit dhe godasin kedo, tallen me kedo, fyejne kedo. Nuk e kane kete te drejte. Kjo me ka kujtuar rastin e nje zoterie ketu ne Tirane, Shaban Qoses, nje zoteri qe kishte qejf te bente shaka me njerezit neper rruge. Kishte dite qe nuk merreshin njerezit me Shabanin, por merrej ai me njerezit", tha Basha. Ai shton: "Kreu i PS-se, duke u marre me kedo, duke shpifur me kedo. Me te drejte apo te padrejte, me duket se po merr meritat e Shaban Qoses", tha Basha. Kjo nuk eshte hera e pare qe libri i Rames denoncohet per te paverteta. Ish-Drejtori i Policise Ndertimore Mit'hat Havari tha dy dite me pare se merita e prishjes se Parkut Rinia nuk eshte e Edi Rames. Sipas Havarit, Rama ishte kunder prishjes se Parkut, pasi kerkonte te mbronte disa miq te tij.

"Merita e prishjes se Parkut Rinia i bie qe te jete e shtetit, ne pergjithesi. Pikerisht, se Rama nuk eshte vete protagonist, cfare bene, e eklipson kete me shume strategji, me shume djallezi dhe kerkon te largoje vemendjen. Ky eshte nje turp i madh, qe te grabitesh kontributet e te tjereve", tha Havari.

Thursday, November 17, 2011

Bjordi dhe Çiljeta përzgjidhen për të luajtur në një film italian

Në film është ftuar edhe mbreti i filmave erotikë ,Tinto Brass.

Ai priti ditën kur vajza që ka zgjedhur si shoqe jete të fikë 25 qirinj mbi tortë, duke shtyrë pak në kohë edhe një projekt që e ka fort për zemër dhe po e ëndërron prej kohësh. Bjordi Mezini, djali tërheqës që bëri për vete shumë fansa falë pjesëmarrjes së tij në reality show “Big Brother” e më pas në “Dancing with the stars”, duket se po nxjerr nga sirtari një nga një  të gjitha ëndrrat e tij. Pasi ka krijuar një lidhje të stabilizuar me Adelën, me të cilën ka punuar edhe në disa projekte mediatike, tashmë po kërkon të kthejë në realitet dëshirën e tij për t’u marrë me kinematografi. Dhe ia ka dalë… Nuk bëhet fjalë për një projekt dosido, por për një film që do të realizohet në Itali, ku në kastë do të ketë regjisor shqiptar dhe italian, aktorë italianë si dhe tre shqiptarë, ndër të cilët edhe Bjordi. Djali që kaloi rreth 20 vite të jetës së tij në Itali, e ka fare të natyrshme këtë përshtatje, për arsye të njohjes së gjuhës dhe ambientit, ndërkohë që pasioni për filmin i shemb çdo pengesë. Por le të mësojmë më në detaje rreth këtij projekti.

Një triller i fortë psikologjik ku Bjordi luan një djalë autik

Duket një projekt mjaft impenjativ, po të mendosh se bëhet fjalë për një film me metrazh ta gjatë, një gjini shumë të vështirë siç është trilleri dhe vështirësia shtohet, sepse Bjordi luan rolin e një djali me autizëm. Në lojë janë shtatë personazhe të cilët që në fillim të filmit paraqiten në jetët e tyre, më saktë duke shkuar secili për hesap të vet në të njëjtin supermarket, por që janë të panjohur për njëri-tjetrin. Këtu një punëtor mirëmbajtjeje i supermarketit, me sa duket me probleme mendore apo i mbingarkuar me dëshira paksa të çuditshme, kishte vendosur të bënte një rreng për një grup blerësish që do gjendeshin brenda një ashensori. Dhe janë pikërisht këto shtatë personazhe që gjenden në këtë ashensor, i cili në një moment të caktuar bllokohet me dashje nga punëtori. Brenda kësaj “kutie” të vogël dhe asfiksuese zhvillohet gjithë ngjarja e filmit, e cila përfundon me një vrasje, por që ne nuk kemi arritur të mësojmë se cili personazh do të vritet.

Surpriza, në film luan edhe Çiljeta në rolin e një vazje shtatzenë

Pak javë më parë, ne kemi shkruar se këngëtarja e njohur Çiljeta kishte në projektet e vjeshtës edhe xhirimin e një filmi me kastë italo-shqiptare, por tani kemi mësuar se ajo merr pjesë tek i njëjti film ku do të luajë edhe Bjordi. Çiljeta në film ka rolin e një baristeje, ajo është shtatzënë, diku në muajt e fundit dhe është një nga personazhet që gjendet e mbyllur në ashensor. Çiljeta ka luajtuar edhe herë të tjera role sekondare, si psh tek filmi “Ishte kohë për dashuri”, por mbase kësaj here roli i saj do të jetë më impenjativ, pasi bëhet fjalë për një triller psikologjik dhe aktorët janë më së shumti italianë, por edhe personazhet duhet të flasin në italisht.

Bjordi përzgjidhet për rolin më të vështirë

Të luash rolin e një të riu me çrregullime të autizmit, është një sipërmarrje mjaft e vështirë. Mjafton të kujtojmë se një rol të ngjashëm ka luajtur gjiganti i kinematografisë botërore, Dustin Hoffman, tek filmi “Rain Men”, së bashku me Tom Cruiz. Por mbase kjo mund të jetë edhe një gjë e mirë, sepse në këtë rast ne do të mund të shohim nëse Bjordin e lidh thjesht pasioni me filmin apo edhe talenti.

Në film, pjesemarrës edhe dy protagonistët e “Le iene”

“Le iene” është një nga programet më të ndjekura në kanalet e “Mediaset,” i tëri me karakter investigativ, por edhe zbavitës. Kjo është dhe arsyeja përse gazetarët e këtij programi janë kaq të famshëm në Itali, madje kanë fituar edhe çmime mjaft prestigjoze. Pikërisht dy nga këto personazhe do të kenë disa role episodike në filmin ku marrin pjesë Bjordi dhe Çiljeta. Madje, thuhet se ekipi realizues është duke biseduar për të pasur në një rol të tillë episodik edhe regjisorin e famshëm të filmave erotikë, Tinto Brass. Filmi do të marrë pjesë në disa kompeticione kinematografike, si dhe do të shfaqet në Tiranë.

Para xhirimeve Çiljeta çmend Dibrën, në koncerte bën fushatë për PD-në

Pasi u përfol për shkak të pjesëmarrjes në një paradë që ishte organizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila thuhej se ishte organizuar nga Aleanca, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga në një intervistë dhënë gazetës “Panorama” kishte reaguar, duke thënë se ajo këndon për parti tjetër dhe nuk e tradhton PD-në, ndërsa organizatori i mbrëmjeve që kishte ftuar Çiljetën, tregoi se atë paradë nuk e kishte organizuar as Aleanca e as PD-ja, por ishte organizuar nga një shoqatë e pavarur që ishte jofitimprurëse dhe se ai kishte dërguar Genta Ismajlin dhe Çiljeta Xhilagën me qëllim që ajo shoqatë të mbledhë disa fonde. Nga Amerika, këngëtarja e njohur vazhdoi me koncerte, ndërkohë që fundjavën e kaluar ishte e ftuar në një pub të Dibrës (Maqedoni) ku pas performancës së jashtëzakonshme që dha për publikun atje dhe pasi i çmendi ata, Çiljeta nuk përtoi të fotografohet me fansat e saj, madje me disa ka preferuar të mbajë përpara flamurin e PD-së, për të treguar se ende i takon atij formacioni politik, ose ndoshta për të mbuluar “gabimin” që thuhej se ishte bërë gjatë qëndrimit të saj në Amerikë. Çiljeta si zakonisht, e veshur shumë bukur, me gjoksin e saj seksi, ka çmendur të gjithë ata që kishin ardhur për të ndjekur performancën e saj në një disko të Dibrës. Më pas është nisur drejt Italisë për xhirimin e filmit.

Familja Mbretërore falenderon Kryeministrin e Shqipërisë

ETËROR SHQIPTAR                                 ROYAL COURT OF THE ALBANIANS
Pallati i Vjetër Mbretëror                                                                                 P.Box. Nr.8170
Rr. “Murat Toptani”,                                        Tel. ++355 42 261281            Tirana, Albania                                                                                                                       
Tiranë,  Shqipëri
 
 
 
Tiranë, më 17 nëntor 2011
 
 
 
 DEKLARATË PËR MEDIA



Familja Mbretërore falenderon Kryeministrin e Shqipërisë, Sh.T. Prof. Dr. Sali Berisha, për vizitën që bëri sot te N.M.T. Mbreti Leka I në QSUT Nënë Tereza.

Prezenca, fjalët e ngrohta dhe dashamirëse të Kryeministrit e gëzuan N.M.T. Mbretin Leka I dhe i dhanë vullnet për kapërcimin e kësaj situate dhe daljen sa më të shpejtë nga spitali.

N.M.T. Mbreti Leka I shprehu mirënjohjen e Tij dhe e falenderoi përzemërsisht Kryeministrin e vendit për kohën dhe miqësinë e sinqertë që ka treguar dhe vazhdon të tregojë për Familjen Mbretërore

Kryeministri Berisha shprehu optimizmin e tij, si dhe tregoi gatishmërinë e qeverisë dhe personal të tij në dispozicion të N.M.T. Mbretit Leka I.

Zyra e shtypit
 
1 Attached files| 2KB

Ftesë për "duel", Fevziu: Përgjigjuni për krimet

Rezarta Delisula

Zonja Hoxha të mos merret me fotografitë e pishinës, mënyrën se si është gjetur i vdekur, por me krimet që mbajnë emrin e Enverit”. Kështu shprehet Blendi Fevziu autori i librit biografik “Enver Hoxha” një ditë pas publikimit në “Gazetën Shqiptare” të intervistës me Teuta Hoxhën, bashkëshorten e Ilir Hoxhës e cila në bazë të materialeve që paraqiti e quante librin biografik. Që në fillim të intervistës Teuta Hoxha u shpreh se nuk do të merrej me anën historike të librit të Fevziut por me atë personalen, pjesë e së cilës ka qenë ajo vetë. Ndërkaq, sot kemi intervistuar autorin i cili sjell opinionet e kundërshtitë e tij në lidhje me këtë debat, sipas tij të nevojshëm.
Intervista e Teuta Hoxhës për shumëkënd që e lexoi duket bindëse pasi është mbështetur në dokumente arkivore, ditarët e Enver Hoxhës, në librat me kujtime të tij dhe Nexhmije Hoxhës duke mos përjashtuar dhe atë vetë që ka jetuar pranë tij. Cili ishte opinioni juaj kur e lexuat intervistën e saj?
Nuk është se unë ndaj të njëjtin opinion me të dhe nuk besoj se ishte një intervistë e mbështetur mbi dokumente. Përkundrazi, zonja Hoxha merrej me detaje, por nuk thoshte asgjë, për asnjë nga dokumentet që përfshin libri. Por për këtë do të flas më pas. Ndihem shumë mirë që zonja Hoxha reagoi dhe kisha tre javë që e prisja këtë gjë. E ftoj atë ta debatojmë këtë gjë edhe në televizione, ku të dojë ajo. Siç e ftoj të shprehet më gjatë mbi këtë subjekt. Ftoj edhe zonjën Hoxha senior, Nexhmijen, që të japë komentet e saj mbi librin. Një subjekt i tillë duhet debatuar sa më shumë dhe kjo do të ishte gjëja më e mirë.
Ju keni shkruar librin biografik për Enver Hoxhën sipas jush bazuar në dokumente ndërkaq, Teuta Hoxha ne intervistën dhënë për “Gazetën Shqiptare” thotë se për 77 vitet e Enverit ju keni paraqitur në libër vetëm 25 dokumente një pjesë e të cilave sipas saj të dyshimta pasi nuk janë me shkrimin e tij?
Unë nuk kam numëruar se sa dokumente ka libri, por ju që jeni në zyrën time tani, mund të shihni më shumë se 1200 fletë dokumentesh që lidhen me Enver Hoxhën. Libri është konceptuar si publicistikë historike dhe librat e shkruar në këtë mënyrë, qoftë nga Misha Glen qoftë nga Simon Montefiore nuk mbyten me dokumente sepse bëhen të vështirë për tu lexuar nga lexuesit. Për shembull, unë i jam referuar disa herë një libri brilant me dokumente për Pleniumin e Beratit të vitit 1944, publikuar nga studiuesit Ndreçi Plasari dhe Luan Malltezi shumë vite më parë. Libri ka me mijëra dokumente, por nuk ka shkuar masivisht tek lexuesit sepse leximi i dokumenteve në vetvete është i vështirë. Në funksion të këndvështrimit të librit serviren dhe dokumentet. Këndvështrimi im është ai i marrjes dhe konsolidimit të pushtetit brenda partisë Komuniste dhe më pas Partisë së Punës së Shqipërisë. Për këtë gjë kam paraqitur një seri dokumentesh. Edhe një prej tyre i vetëm shërben për të kuptuar stilin dhe filozofinë politike të Enver Hoxhës e jo më të gjithë bashkë. Zonja Hoxha merret me rininë dhe fëmijërinë, por nuk thotë asgjë për vrasjet brenda Partisë Komuniste.
P.sh, cili është mendimi i Zonjës Hoxha për këtë dokument që Hoxha ka shkruar për Llazar Fundon më 21 shtator 1944, komunist i orëve të para, emigrant në Moskë dhe anëtar i Kominternit:
“Zain e Fundos ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni. Ti kërkohet të japë shpjegime për këto pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë? Kush e ka dërguar dhe me ç’direktiva? Cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të anglezëve? Të japë shpjegim për aktivitetin e tij të mëparshëm dhe për tradhtinë e tij. Depozimet e Zaiut na i dërgoni këndej me një njeri të sigurt. Zain e vrisni andej. Enver”.
Ç’thotë zonja Hoxha për këtë letër që Enver Hoxha i çon Gogo Nushit më 8 Qershor 1943:
“Anastas Plasarin as që e kërkuam të vinte këtu, por ju dhamë urdhër që ay të qërrohej sans buit et sans trompettes çfr. pa zhurmë e pa bujë]. Më mos na pyesni [...] Taras”.
Po për këtë letër që Enver Hoxha i dërgon sërish Nako Spiros më 29 shtator 1943:
“Për Anastas Plasarin s’ju kërkuam aspak të vijë këndej, por ta dekorojë vetë atje me një plumb...”.
Po për këtë letër drejtuar Nako Spirus në 4 prill të vitit 1944 në të cilën flitet jo për ndonjë kolaboracionist, por për Kryetarin e grupit Komunist të Shkodrës, Zef Malën:
“Zef Mala të mos shkojë në Kosovë. Përkundrazi, ta dekoroni me një plumb kresë. Ay s’është i mirë dhe duhet të zhduket. Gjeni mënyrën që të mos kuptohet, por edhe një mënyrë që të mos lihet pas dore kjo punë...”.
Ç’mendon zonja Hoxha për këto deklarime të Enver Hoxhës më 25 nëntor 1944 në Pleniumin e Beratit:
“Vija terroriste ishte më e theksuar te Dushani dhe tek Aliu me Lirinë. Në këtë pikë unë isha pasqyrë e Aliut. Kur vinte ndonjë nga fronti, ku thuhej që ky ose ai po vepronte keq dhe vendosnim ta vrisnim. S’kishim një vijë të qartë për këtë çështje. Por edhe raportet na kanë vënë përpara situatave të këqija. Vjen raporti nga Gogoja për Sotir Kondin dhe ne i themi atij që ta vriste. Vjen një raport për Anastas Plasarin e për Zef Malën, ne i japim udhëzim të vriten...”. dhe me këtë tjetrin:
“Me punën tonë, me kaq përgjegjësi që kishim, do të mbështeteshim pa reshtur te Miladini dhe Dushani. Puna jonë ishte si puna e atij nxënësit që për çdo gjë, pyet ose shikon mësuesin nëse ka punuar mirë, ose si duhet të punojë ç...] Për çdo gjë që bënim merrnim aprovimin e Miladinit ç...] Komiteti Qendror ishte i identifikuar me Miladinin dhe Komitet Qendror praktikisht nuk kishte...”.
Ç‘mendon zonja Hoxha si historiane për këtë deklaratë të Gogo Nushit në Pleniumin e Beratit në nëntor 1944, që sa kohë ajo punonte në Arkiva, nuk i lejohej askujt që ta shihte:
“Të gjithë ata që kanë qenë kundërshtarë të politikës tonë, jo kriminelë dhe jokuislingë, ne i konsideronim armiq dhe përpiqeshim t’i zhduknim nga faqja e dheut [...].Me hyrjen e forcave tona në Tiranë janë vrarë 60 njerëz, e kemi listën e tyre. Unë i njoh këta emra dhe asnjë prej tyre s’meritonte të vritej. Jemi të sigurt që do të ketë dhe të tjerë. Numri do të ketë kaluar 100 vetë. Ne kemi menduar se me këto masa do të mbronim fitoren duke vrarë dhe zhdukur armiqtë”.
Ç‘mendim ka zonja Hoxha për këtë deklaratë të Enver Hoxhës në Plenumin e jashtëzakonshëm të KQ të PKSH, në datat 18-20 dhjetor 1946:
“Disa anëtarë partie duan se mos kërkojë populli ç’bëhet me Kosovën. Ne rast se një anëtar partie e ka të qartë vijën, ai e ka të qartë edhe çështjen e Kosovës. Jugosllavia demokratike është më e avancuar, më e përparuar se ne. Interesi ynë është që ajo të jetë e fortë, se me një Jugosllavi të fortë do të ketë paqe në Ballkan. A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? Kjo nuk është progresiste. Pra, në këtë situatë, përkundrazi, duhet të bëjmë ç’është e mundur që kosovarët të vëllazërohen me jugosllavët”.
Po për këtë deklaratë po të Zoi Themelit në gjyq:
“Nga mesi i vitit 1945 jugosllavët, duke shoqëruar një numër kosovarësh të mobilizuar për në Mal të Zi, i vrisnin në masë rrugës pa pasur faj. Nga ky veprim disa kosovarë mundën të iknin dhe të dorëzohen në organet tona, duke kërkuar mëshirë dhe mbrojtje për të shpëtuar kokën. Ne me shkresa kemi sugjeruar që të dorëzuarit të mos u jepeshin jugosllavëve, se do t’i vrisnin. Mirëpo Koçi Xoxe na urdhëroi që ata të dorëzoheshin. Nga sa jam informuar, të riatdhesuarit, kanë gjetur vdekjen në Jugosllavi...”. Po për deklaratën e Koçi Xoxes që këtë gjë e kishte biseduar dhe kishte marrë aprovimin e Sekretarit Gjeneral?!
Përse Zonja Hoxha nuk thotë asgjë për “pasaktësinë” në kujtimet e Hoxhës lidhur me vrasjen e Qemal Stafës, kur deklaron se natën e fundit ka qenë me të. Gjë botërisht e përgënjeshtruar. Dihet që natën e fundit Qemal Stafa ka qenë me të fejuarën e tij dhe katër militantë të tjerë komunistë.
Përse zonja Hoxha nuk thotë asgjë për vrasjen e Mustafa Gjinishit dhe gënjeshtrën që Hoxha bëri me të. Në një anë e vrau dhe e pranoi vrasjen në pleniumin e Beratit më 1944 dhe në anën tjetër, shpalli ditë zije për të?!
Përse zonja Hoxha nuk thotë asgjë për dy qëndrimet me shkrim që Hoxha mban për Abaz Kupin në fillim kur ishte me të dhe më pas kur iku prej tij.
Përse nuk thotë gjë për dy qëndrimet që ai mban për Stalinin, qëndrim që ndërron 3 herë. Në fillim admirues, pas kongresit të XX kritik dhe pas prishjes me BS sërish adhurues.
Përse zonja Hoxha nuk thotë asgjë me apo pa dokumente për vrasjen makabre të Admiral Teme Sejkos, të goditur deri në vdekje me hunj druri?!
A e di zonja Hoxha se si e zbatuan partizanët porosinë e Enver Hoxhës dhe Marreshallit Tito për torturimin dhe vrasjen e Zai Fundos? E lidhën pas një peme dhe e rrahën derisa i doli shpirti, nën tmerrin e Said Kryeziut dhe togerit Britanik që ishte më ta. Qe një porosi e Hoxhës. Ja si e përshkruan George H. Show Trials: Stalinist Purges in Eastern Europe, 1948-1954. (New York: Praeger Publishers, 1987, p. 7). “In the summer of 1944, he (Lllazar Fundo, shënim i autorit) was arrested by his comrades and beaten to death before the horrified eyes of the British military mission.” Nëse zonja di anglisht mund ta kuptojë se si është përshkruar vdekja e Llazar Fundos, urdhëruar nga Enver Hoxha, në më shumë se 4 libra të botuar në perëndim.
Këto janë vetëm një pjesë e dhjetëra dokumenteve që citohen në libër dhe për të cilat zonja Hoxha nuk jep përgjigje. Përkundrazi, bie në komente të problemeve pa rëndësi si rezultatet e Enver Hoxhës në Lice apo madhësia e shtëpisë së Lindjes së tij. Por edhe këto janë me referenca. Shtëpia e Lindjes i referohet intervistës së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, gjirokastrit si Hoxha, ndërsa për problemin e rezultateve në shkollë po i citoj këtë fragment:
Rezultatet e tij janë dhe në dokumente arkivore të Liceut. Në vitin 1929 (dosja 14) vlerësohet: “Observation: Admis Passable [kalueshëm], admissible [i pranueshëm], po kështu e më 1930. Ka dhe një procesverbal për t’u riprovuar në vjeshtë: “Procesverbal. Komisioni i formuar si mbas telit të Ministrisë së Arsimit me nr. 968/50, dt. 27/9/27 për të provuar të mbeturit kandidatë bursistë për në Liceun e Korçës, i përbërë prej....” Enver Hoxha riprovohet në gjuhë, matematikë, histori, gjeografi, shkencë fizikë..
Po i kthehem edhe një herë thelbit të debatit. Unë nuk i kam cituar gjithë këto gjëra mbi notat e tij, siç kam qenë kundër shokëve të shkollës që e quajnë pa talent dhe pa dhunti. Po, ai nuk dinte të luante futboll, nuk dinte të bënte poezi, nuk dinte të këndonte, por kjo s’do me thënë asgjë. Ai kishte një talent të jashtëzakonshëm politik dhe këtë e përdori me mjeshtri në funksion të pushtetit të tij. Dhe në këtë fakt, nuk e pengon as qenia pa diplomë ose mungesa e studimeve universitare. Këto janë detaje, jo thelbi i problemit.
Ndërkohë, zonja Hoxha duhet të kuptojë se sot jemi në një shoqëri të lirë dhe kushdo mund t’i shprehë lirisht mendimet e tij, mjafton që ato të jenë të argumentuara. Panairi i ri i librit do jetë së afërmi në pranverë dhe le të botojë ajo një libër mbi Hoxhën siç e sheh ajo dhe të shohim reagimin e publikut dhe kritikën për këtë gjë.
Në arkivin e shtetit është shumë i madh fondi për Enver Hoxhën, pse nuk e shfrytëzuat atë? 
B.F. Fondi për Enver Hoxhën dhe për regjimin e tij është shumë i madh. Janë më shumë se 44 vjet aktivitet padyshim. Unë kam shfrytëzuar aq sa më duhet në përputhje me këndvështrimin tim. Ju e dini që bëhet fjalë për disa miliona fletë, mendoni se ato duheshin futur të gjitha në libër?! Pastaj është hera e parë që dëgjoj që një autori i thonë pse nuk mendon kështu, por mendon ashtu. Në fakt, unë kam gjetur një kënd shikimi dhe nuk kam menduar vetë. Thjeshtë kam ballafaquar kujtimet e Hoxhës me dëshmitë dokumentare.
Zonja Hoxha thotë që...
Më fal, Zonja Hoxha thotë që ajo disponon dokumente të tjera për Enver Hoxhën. Po i bëj një ftesë publike. Le t’i botojë sot dokumentet që ajo ka dhe që e tregojnë Hoxhën një njeri ndryshe. P.sh në ditarin e Hoxhës në datat 11, 12 dhe 14 Shtator, flitet për dy biseda të tij me Mehmet Shehun. E para kokë më kokë, e dyta në prani të Fiqret Shehut dhe Nexhmije Hoxhës. Ditari thotë:
E premte, 11 shtator 1981.
Thirra Mehmetin nga Korça që ta pyesja për fejesën e djalit të tij me vajzën e një familjeje me plot kriminelë lufte, të pushkatuar e të arratisur. Kjo çështje zien në të gjithë Tiranën, por unë e mora vesh indirekt. Mehmeti e kishte bërë këtë fejesë me plot dijeni. Ky është një gabim i rëndë politik nga ana e tij. Biseda me të është në dorëshkrim në kasafortën time.
E dyta:
E shtunë, 12 shtator 1981.
Bisedë më Mehmetin për problemin e koklavitur të djalit të tij, Skënderit. Biseda me të, është në dorëshkrim në kasafortën time.
E treta:
E diel, 13 shtator 1981.
Bisedë më Mehmetin dhe Fiqireten për çështjen e djalit. Asistonte edhe Nexhmija. Biseda me ta është në dorëshkrim në kasafortën time.
Meqenëse familja Hoxha disponon gjithë materialet e kasafortës së Hoxhës, përse nuk i boton të plota këto dorëshkrime për të kuptuar gjithë shqiptarët se ç‘është biseduar mes tij dhe Mehmet Shehut për një gjë kaq të diskutuar që çoi në eliminimin e Kryeministrit 27 vjeçar?
Përse zonja Hoxha junior dhe senior nuk reaguan kur pjesë të ditarit të Hoxhës u botuan në gazetën “Panorama”, “KJ” e madje edhe në gazetën tuaj?! Përse nuk reaguan kur dokumente si ai i Zai Fundos u vendosën në stendat e Muzeut Historik Kombëtar dhe ndodhet atje prej shumë vitesh?
Nga ana tjetër, të bësh shantazh me ndonjë dedikim të viteve të komunizmit, është t’i rikthehesh filozofisë enveriste të përbaltjes së kundërshtarit. Zonja Hoxha kujton se Vedat Kokona, një njeri fisnik, i paska dhuruar një fjalor me dedikim dhe me lavde për Hoxhën. Po kush do guxonte të bënte ndryshe në vitet ’80? Por Kokona pati kurajën t’i shkruajë dhe t’i botojë kujtimet e tij në vitet ’90 dhe ato janë një burim shumë interesant. Ai nuk e tall, nuk e fyen Hoxhën e nuk e merr nëpër këmbë. Ai jep kujtimet e tij dhe ky ishte gjesti i fundit fisnik që ai bëri përpara ikjes përgjithnjë nga kjo botë.
Natyrisht, unë po flas për një libër mbi kreun e shtetit dhe profilin e tij. Nuk po flas për një individ. Sepse nëse flasim për burracakëri, ajo ka vetëm një shembull. Sjelljen e Enver Hoxhës ndaj Anasatas Plasarit, të cilin e fton me një letër gjithë lajka që të shkojë dhe ta takojë në shtab dhe po me atë korrier, çon një letër tjetër ku ju thotë drejtuesve komunistë, Vriteni rrugës! Si quhet kjo sjellje në gjuhën shqipe?
Dhe e fundit, dokumentet për Enver Hoxhën si edhe filmat për të janë pjesë e Arkivit Qendror të shtetit sepse kanë qenë që në gjallje të tij, pjesë e Arkivit të Komitetit Qendror të PPSH–së. Pastaj a mendohet, e s’mendohet Enver Hoxha në ato filma, a i dhembte a s’i dhembte koka për Shqipërinë, unë s’e di sepse s’jam psikolog.
Nga ana tjetër, insistoj edhe një herë. E ftoj zonjën Hoxha, si dhe zonjën Nexhmije Hoxha, t’i publikojnë çdo ditë komentet e tyre për këtë libër. Nëse ka diçka racionale, do ta përmirësoja me shumë falenderime në ribotimin e ri. Por nëse duan, jam gati të përballem me secilën prej tyre kudo që ato mendojnë.
Në librin tuaj ka edhe momente kur ju i jeni referuar burimeve pa dhënë identitetin e tyre, ndërsa një libër biografik bazohet në dokumente arkivore?
Më gjeni një rast dhe jam gati t’jua pranoj. Burime anonime unë nuk përdorur. Kam përdorur dokumente dhe citime të njerëzve që e kanë njohur. Madje jo gjithë burimet sepse për Hoxhën ka mjaft pasaktësi dhe kanë tentuar ta denigrojnë pa pasur nevojë për këtë.
Nga ana tjetër në pyetjen e parë më duket se ju rendita një seri burimesh arkivore. Nëse doni më shumë gjeni sa të doni në libër. Po ju sjell një shembull që lidhet pikërisht me zonjën Teuta Hoxha për ta ilustruar këtë. Sipas një burimi shumë të besueshëm, eliminimi i Mehmet Shehut ka nisur pikërisht në apartamentin e zonjës Hoxha. Sipas këtij burimi, pasditen e datës 3 apo 4 shtator, kur Enver dhe Nexhmije Hoxha u kthyen nga vizita që kishin bërë tek Mehmet Shehu për ta uruar për fejesën e djalit, gjetën në shtëpinë e tyre, të ëmën e zonjës Hoxha. Ishte kjo që i foli Nexhmije Hoxhës për diskutimet në qytet lidhur me fejesën dhe gjëra grarish si këto. Pas këtij momenti, Nexhmije Hoxha kërkoi të dhëna më të plota për Silva Turdiun dhe fisin e saj. Këtë episod që mund të jetë i vërtetë, unë nuk e verifikoja dot. Pavarësisht besimin që unë kam tek ai burim. Ndaj, nuk e përmenda emrin. Pra, ky është dallimi mes burimeve të citueshme dhe dokumenteve. Ndaj unë kam hequr në libër plot 32 citime që janë dëshmi, por që vërtetësinë e të cilave unë nuk e verifikoja dot.
Pse i jeni referuar vetëm kundërshtarëve të Enver Hoxhës, përjashto Ramiz Alinë duke i dhënë kontekstin e njëanshmërisë veprës suaj?
Në pjesën më të madhe të librit unë citoj Enver Hoxhën dhe Nexhmije Hoxhën. Unë nuk mund të citoj për Hoxhën të tjerë kur citoj atë vetë. Ka më shumë citime të Hoxhës në libër se sa të gjithë kundërshtarëve të tij të marrë bashkë. Edhe Hoxha nuk quhet burim i besueshëm? Hapeni librin dhe mund t’i gjeni vetë.
Në librin biografik të Enver Hoxhës janë prekur shumë pak koha e ndërtimit të socializmit, politikën e jashtme, zhvillimin e artit e kulturës. mbrojtjen territoriale... A e lënë pak mangët këto elemente biografinë e tij?
S’ka qenë as këndvështrimi dhe as puna ime kjo. Unë kam parë raportin e ardhjes në krye të PKSH–së dhe konsolidimit të pushtetit të tij. Nuk kam as aftësinë dhe as kohën të hulumtoj në këto drejtime. Ju siguroj se nëse dikush do të bënte një studim për izolimin, libri do të ishte fenomenal dhe shumë interesant. Nëse dikush do të shkruante për politikat ekonomike të Hoxhës, kolektivizimin, urinë masive, tollonin dhe gjithë mizerabilitetin e një kohe, po ashtu do ishte shumë interesante. Në vitin 1989, Shqipëria ishte zyrtarisht, vendi i 3-të më i varfër i globit. Zonja Hoxha nuk e di këtë se nuk kishte si ta shihte. Por kjo s’është ambicia ime, mund ta bëjë dikush tjetër. Nëse dikush bën një studim për atë që ju e quani mbrojtja e atdheut, mund të ishte interesante të shihje se si miliarda dollarë shkuan për të ndërtuar bunkerë apo vepra të mbetura pa sens si tuneli i Porto Palermos që ka kushtuar sa 35 herë autostrada Tiranë–Durrës. Mbaj mend që në vitin 1989, në Zbor, në Mamurras, në orën 02:00 të natës komandanti i batalionit hynte në fjetore dhe me një megafon bërtiste: Nato dhe Traktati i Varshavës po sulmojnë Shqipërinë. Na ngrinin me vrap dhe ecnim nëpër ca kodra ku shihnim fshatarë të mjeruar që dilnin të punonin tokën pa gdhirë. Po a mund të konsiderohet paranojë dhe idiotësi kjo, kur as NATO dhe as Traktati i Varshavës as kishin ndër mend të merreshin me Shqipërinë.
Pra ka plot gjëra që mund të bëhen libra të jashtëzakonshëm, por mos më kërkoni mua të bëj një libër në javë.
Në fakt ka edhe diçka tjetër që mund të shtoj në këtë drejtim. Unë jam përqendruar tek beteja e brendshme e Partisë Komuniste dhe kontrolli i pushtetit. Unë nuk kam trajtuar raportin e Enver Hoxhës me kundërshtarët e tij politikë dhe masakrimin e tyre që në ditët e para të ardhjes së Hoxhës në fuqi. Duke ndeshur plot dokumente për ato krime, jam ngjethur dhe jam ndjerë shumë keq. Nëse zonja Hoxha do t’i lexonte, dhe unë mund të shkruaj një libër tjetër vetëm për këtë temë, atë s’do ta zinte gjumi nga ato krime të përbindshme. P.sh, ç‘mendon zonja Hoxha si grua, për persekutimin e një gruaje kaq të emancipuar si Musine Kokalari? Ç‘mendon për sjelljen ndaj klerit, që nëse nuk e di, mund ta lexojë në librin e Gjon Sinishtës apo të At Zef Pllumit? Ç‘mendon për sjelljen ndaj nënë Terezës, letrat e plota të së cilës janë ende sot e kësaj dite të botuara?!
Gjatë një bisede që kam pasur me Nexhmije Hoxhën ajo më ka treguar se në momentin e vdekjes infermieri që ka qenë prezent në dhomë pranë saj ka qenë Fahri Bufi, ndërsa në librin tuaj nuk përmendet asnjë burim për faktin se ai është gjetur i shtrirë në tokë?
Po, në versionin e parë të librit, unë kam pasur vetëm citimin e zonjës Hoxha siç e përshkruan ajo në kujtimet e saj. Pastaj dy nga mjekët që kanë qenë atë ditë aty dhe që kanë lexuar dorëshkrimin më kanë thënë se kjo ishte pasaktësi sepse e kanë gjetur të shtrirë në dysheme dhe aty i kanë dhënë ndihmën e parë. Po ç‘rëndësi ka kjo? Nëse Hoxha do kishte vdekur në kolltuk apo në divan do ishte një lider politik më i mirë apo më i keq? Ky është karagjozllëk. Zonja Hoxha duhet të japë pëgjigje për ato që unë thashë më sipër dhe që gjenden të gjitha në Arkivin Qendror të Shtetit.
Pse nuk përdorët kujtimet e Nexhmijes si një burim të mundshëm?
Më vjen keq që ma bëni këtë pyetje, i kam referuar me dhjetëra herë kujtimet e zonjës Hoxha, madje edhe citime direkte të saj dhe këtë e keni në referencat në fund të librit.
Pse keni përsëritur në rreth 20 fotografi që mban kjo biografi të ilustrohet jeta e Enverit në vetëm 2-3 momente si ajo e pishinës dhe i veshur si plaku i vitit të ri. Është tendencioze kjo përzgjedhje?
Sepse ta shohësh Enver Hoxhën me rroba banje apo në një moment relaksi ishte më e veçantë se sa ta shohësh siç e paraqiste Instituti i Studimeve Marksiste–Leniniste. Dhe nuk e kuptoj përse quhet tendencioze?! Nëse një njeri fotografohet duke bërë plazh, konsiderohet që po denigrohet?! Dhe pastaj mos duhej ta vishja unë Enver Hoxhën me fotoshop, apo të jepja po ato foto që janë dhënë me dhjetëra herë. Mund të pyesni zonjën Hoxha se ku qëndron tendencioziteti në fotot me rroba banje? A e di zonja që ka ikur koha kur po të dilje me flokë të gjata dhe me pantallona të ngushta ndëshkoheshe. Le të hapë një adresë në Fb dhe të shohë se si i postojnë fotot e tyre të gjithë njerëzit.
A mund të bëhet një biografi si e Enverit në tre muaj?
Nuk është bërë në tre muaj dhe kjo është e pasaktë. Ka filluar në verën e vitit 2009 në mënyrë sistematike dhe është shkruar në 3 muaj në verën e këtij viti. Procesi i shkrimit është gjë tjetër. Puna kërkimore ka qenë dy vjet, por interesimi për të është shumë më i gjerë, ka nisur që në fillim të viteve ’90, kur unë kam skeduar gjithë rrëfimet për të, gjithë dokumentet që botoheshin, gjithë deklaratat dhe shënimet. Pra në thelb është një punë 20-vjeçare e konkluduar në 3 vite dhe e hedhur në letër në 3 muaj.
Ju keni pasur një histori të gjatë persekutimi në familjen tuaj, e bën kjo të njëanshëm biografinë që keni shkruar për Enver Hoxhën? 
E para nuk kam pasur ndonjë histori kaq të gjatë persekutimi sa thoni ju dhe as e kam përmendur këtë gjë ndonjëherë. Nuk e kam përmendur as në fillim të viteve ’90 kur të gjithë ulërinin me të madhe që ishin të persekutuar. Po, familja ime ka qenë kundër regjimit komunist, por asnjë prej prindërve të mi s’ka bërë as burg dhe as internim. As gjyshi. Në këtë drejtim kemi qenë shumë më me fat se mijëra familje të tjera që ai regjim i masakroi, shumë më me fat se mijëra familje, fëmijët dhe prindërit e të cilave u pushkatuan me apo pa gjyq apo vdiqën në burgje. Familja ime ishte kundër regjimit komunist dhe unë e them se jam krenar për këtë. Të parët e mi janë firmëtarë të aktit të pavarësisë, ministra dhe deputetë të qeverive të para shqiptare, që për arsye politike, u konfrontuan me Mbretin Zog dhe u tërhoqën në jetën private. Kjo me sa duket i shpëtoi sepse kur komunizmi erdhi në fuqi, ata kishin kohë që s’ishin më aktiv. Por unë e them. Stërgjyshet e mia, besonin se ai ishte një regjim kriminal dhe unë jam krenar sot, që bindja e tyre, është edhe ajo e historiografisë shqiptare në unison.


Besnik Mustafaj: Gjyshi më mësoi se burri nuk shan në asnjë rrethanë

Admirina Peçi

Ky është një rrëfim që s’duhet humbur për të gjithë ata që duan të dinë se ku janë rrënjët e frymëzimit të letërsisë së Besnik Mustafajt. Fëmijëria e tij e viteve ’60-të, marrëdhënia me gjyshin, prej nga u formuar thuajse gjithë brumosja e personalitetit të tij si shkrimtar i mëvonshëm, zbulojnë një tablo mbresëlënëse e plot kërshëri nga jeta e këtij shkrimtari: fillesat letrare, frymëzimet, pasionet dhe botëkuptimi i një fëmije që zbret nga shtëpia e gjyshërve dhe prindërve në Tropojë, nga rrëfimet e dashura e pa censurë në kryeqytetin ku jeta e letrarit do t’i zbulonte dimensione të tjera të botës dhe jetës, e pak më vonë kur letërsia iu bë qëllimi më serioz i jetës, zbuloi edhe ç’është frika...

Një fëmijë ka këndvështrimin e tij për botën. Të gjithë e dimë se nga ai këndshikim bota është ndryshe..ju kujtohet si e konceptonit botën kur ishit fëmijë?
Hapësira në vendlindjen time atje nuk ka shumë horizontalitet. Ndërsa vertikalitetin e ka të pakufishëm. Një gjë e mbaj mend mire nga ajo kohë: nuk kisha ndonjë kureshtje të madhe për të ditur ç’ndodhte prapa malit ku përplasej gjithë ditën vështrimi im. Ama qielli më joshte natën e ditën pa masë me misteret e tij. Një faqe reviste me ca ngjyra të zbehta e Armstrongut në Hënë ka qenë i vetmi “poster” në dhomën time të gjumit gjatë gjithë fëmijërisë.

Ku jeni rritur? Si ishte atëkohë qyteti, apo fshati juaj?
Unë jam lindur në Bajram Curr, ku edhe kam jetuar deri në moshën katërmbëdhjetë vjeç. Në vend të përgjigjes për pyetjen tuaj, po ju sjell një copëz nga një poezi e shkruar para më shumë se një çerek shekulli për qytetin e fëmijërinë time:

“Moshatari im”
Fëmijëria jote-
Kinemaja e vogël me dërrasa pishe-
Në fëmijërinë tënde-
Fëmijëria ime duke parë film.
Si binjakë u rritëm.
...
...tani,
kur te ti kthehem gjithnjë e më rrallë,
mysafir,
nisa t’i kuptoj mbrëmjet e tua të dikurshme
me muzgjet e heshtura jo si muzgje qytetesh,
po as si muzgje fshatrash nuk ishin,
siç ishin edhe veshjet e mia:
fanellë sintetike, pantallona kadife, opinga;
diç kisha e diç nuk kisha për t’u dukur
fëmijë nëpunësi;
edhe më shumë se prej varfërisë,
prej kësaj përzierjeje pa stil
dikujt do të duhej t’i dhimbsesha.
Binjaku im.

Sa ndikoi ai imazh, ato përjetime, ajo lëndë ndjesore në atë që ju do të bënit më vonë, letërsinë?
Nuk jam në gjendje t’i përgjigjem qartazi pyetjes tuaj. Dua të besoj se ajo lëndë përbën një nga elementët themeluese të asaj që sot quhet letërsia ime ashtu si ajri është një nga elementët themelues të jetës në tokë.
A ka lënë gjurmë atmosfera e vendit ku u rritët në brumosjen e personalitetit tuaj?
Ah, po, për këtë jam fare i sigurt. Atmosfera e mjedisit ku jam rritur ka lënë gjurmë shumë të forta në brumosjen e personalitetit tim. Kam parasysh këtu mjedisin në familje. Vendosur në kontekstin historik kur përkon fëmijëria ime, jam i bindur se mjedisi në familje ka qenë përcaktues në brumosjen e personalitetit të njeriut dhe jo mjedisi shoqëror. Fëmijëria ime shtrihet në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Si çdo njeri edhe unë kam mendimin tim për virtytet dhe të metat e personalitetit tim. E po ashtu kam mendimin tim për ndikimin që ka pasur gjyshi, gjyshja, nëna, babai, daja në ngjizjen e atyre cilësive që do të më ndihmonin të bëja në jetë atë rrugë që kam bërë e të kem ndaj prindërve, gruas, fëmijëve, vëllezërve, miqve, kolegëve, bashkëpunëtorëve, atdheut atë sjellje që kam pasur e vazhdoj të kem. Sjellja njerëzore ndaj të tjerëve përreth është pjesë thelbësore e personalitetit të individit, por ajo nuk përcaktohet doemos në vartësi nga librat e lexuar apo notat e marra në shkollë. Njoh burra shumë të ditur, të cilët janë të padurueshëm për ata që i rrethojnë.

Po doktrina, ç’peshë ka? Një fëmijë i brumosur në realizmin socialist që më vonë bëhet shkrimtar...
Në përgjithësi mendoj se fëmijët janë në një moshë kur është ende herët të flitet për ndikim të vërtetë të doktrinës mbi ta. Sidomos në rastin e fëmijërisë së brezit tim. Jo se nuk bëheshin përpjekje nga regjimi për “edukimin komunist të fëmijëve”. Kur erdhi radha ime të shkoj në shkollë, sistemi ishte ngulur tashmë. Por fëmijët nuk ishin ende shumë receptivë për shkak të “ushqimit” që merrnin në shtëpi. Veçanërisht kjo ka qenë e ndjeshme në një mikromjedis si Tropoja, aq larg kryeqytetit!
Po sjell shembullin e familjes time e që nuk është një përjashtim. Babai im ishte nëpunës shteti, specialist finance, i shkolluar. Por në shtëpinë time nuk flitej kurrë për politikë, veç rasteve kur tregohej për ndonjërin që u arrestua. Gjyshi im pyeste gjithmonë “pse”, pastaj shtonte duke tundur kokën gjithë pezmatim, pa pritur shpjegimin e babait: “Është burri i mirë, more këta i vraftë Zoti!” Babai im nuk ia lejonte kurrë vetes ta qortonte të atin. Binte një heshtje e shkurtër, të cilën e kapte nëna ime për të na porositur mua dhe dy vëllezërit e mi më të vegjël: “ Ju nuk keni punë të tregoni jashtë ç’dëgjoni në shtëpi. Morët vesh? Dhe gjyshi që ndërhynte: “Këta janë burra tani. S’është nevoja t’u thuash gjëra që i dinë”. Merret me mend ç’ndikim mund të kishte mbi mua e mbi moshatarët e mi ajo që do të na thuhej të nesërmen në shkollë me “gjuhën e Partisë”. Por një gjë besoj se është e vërtetë: një kalimi tillë i përditshëm nga i ftohti në të ngrohtë e anasjelltas, do të linte doemos në karakterin tonë ca të krisura të ngjashme me krisjet e padukshme që pësonin shkëmbinjtë e vendlindjes time nga bymimet e tkurrjet e forta gjatë kapërcimit ciklik verë-dimër.

A ka ndikuar dikush, si një udhëheqës në rrugën tuaj drejt letërsisë?
Nuk kam pasur një udhërrëfyes të gjallë. Kanë qenë, sigurisht autorët e mëdhenj klasikë me veprat e tyre, që i kam përpirë qysh në moshë të vogël. Nuk di nëse ka qenë gjë e mirë apo e keqe, por unë nuk kam lexuar libra për fëmijë. Me të mësuar shkrim e këndim, unë nisa të lexoj si gjysmë fshehurazi librat që kishim në shtëpi. Gjyshi e sidomos babai, kishin ngritur një bibliotekë shumë të mirë. Por ata kishin mbledhur librat që lexonin vetë, romane dhe botime historike: Balzaku, Tolstoj, Aleksandre Dyma, Dikens, Dostojevski, Fan Noli, Stendali, Mitrush Kuteli e kështu me radhë. Më pas, kur mund të merrja libra në bibliotekën e qytetit, nuk mund të kthehesha më te letërsia për moshën time dhe vazhdova me të mëdhenjtë. Përjashtim ka bërë vetëm “Pinoku” me sa më kujtohet. Unë vetë shtova asokohe në këtë bibliotekë të familjes gjithë librat e përkthyer të Zhyl Vernit.

A kishit ëndrra të mëdha? Si ishin këto ëndrra? Guximtare, të rrezikshme, apo të fshehta e të heshtura?
Nuk kam pasur ëndërr të madhe në fëmijëri. E kisha kuptuar se në Hënë nuk mund të shkoja dot dhe kjo kishte ngjallur, vërtet, tek unë një lloj shpërfillje të çuditshme ndaj të ardhmes. Nuk kam qenë nga ata që quhen “fëmijë të hedhur”. Nuk kam qenë as lojcak. Shkoja mirë me shokët. Nuk mbaj mend të kem bërë as edhe një herë sherr me ndonjërin prej tyre, dhe është për t’u habitur si nuk më përbuznin pse nuk i ndiqja në çapkënllëqet e tyre. Kohën e lirë, pra, e kaloja me libra ose duke vizatuar. Më pas, në klasën e pestë, u ngrit në Bajram Curr edhe fanfara e qytetit dhe unë u përfshiva në të. Nisa t’i bija trombonit. Tani më vjen të qesh kur e kujtoj. Instruktori i ardhur nga Tirana për të ngritur fanfarën më zgjodhi mua për këtë instrument vetëm pse kisha buzë, - sipas tij, që e mbushnin mirë bukinën. Nuk më bëri ndonjë test tjetër. I jam mirënjohës edhe tani pas dyzet vjetësh. Jeta ime si “trombonist” mbaroi bashkë me klasën e tetë. Por më mbeti një farë edukimi muzikor, që nuk do të mund ta kisha marrë kurrë ndryshe në fëmijërinë time. Dhe më konkretisht, në sajë të trombonit, më mbeti një shije për muzikën jazz, e cila, me kalimin e viteve, sigurisht që u pasurua e u rafinua.

Raporti me familjen... lidhja më e ngushtë... Ç’vend ka zënë ajo në veprën tuaj?
Më kanë thënë se lindja ime u prit me një gëzim shumë të madh në familjen tonë dhe te të gjithë dashamirësit e familjes time për një arsye që nuk ka të bëjë me ndonjë profeci mbi të ardhmen time, por se u sigurua vazhdimësia e trungut. Gjyshi im kishte qenë pa vëlla e po ashtu edhe babai im. Për mentalitetin e malësorit të asaj kohe, lindja e një djali në një trung të tillë përjetohej si jetike. Për më tepër, familja ime ishte e vjetër dhe kishte një emër të mirë brez pas brezi në Tropojë. Pastaj erdhën dhe dy vëllezërit e mi njëri pas tjetrit brenda shtatë vjetësh dhe, si të thuash, u sigurua mirë vazhdimësia. Veçanërisht gjyshi ndjehej kështu i qetë në pleqërinë e tij dhe mori në një farë mënyre përgjegjësinë e edukimit tim, pastaj edhe të vëllezërve. Nën kujdesin e tij nuk mund të ishe një fëmijë i llastuar, por as edhe një fëmijë i ndrydhur. Për jetën time profesionale ka qenë shumë e rëndësishme norma e ngulitur qysh në fëmijërinë e hershme se duhet folur atje ku të dëgjojnë e jo atje ku s’të dëgjojnë, duhet dëgjuar tjetri me respekt, edhe kur nuk pajtohesh me mendimet e tij, nga çdo njeri ke ç’të mësosh, mendjemadhësia është e keqja e të zot, duhet t’u dalësh për zot veprimeve që bën dhe nuk është turp ta pranosh gabimin, turp është ta përsëritësh atë, burri nuk bën asgjë për inat të dikujt tjetër, burri nuk shan në asnjë rrethanë. Pra, më duket se e thashë me cilin kanë qenë lidhjet më të ngushta ndër pjesëtarët e familjes time. Sidoqoftë, në shkrimet e mia kanë zënë me kohë vend edhe gjyshërit, edhe prindërit.

Si do ta përshkruanit sot varfërinë e asaj epoke? Cili ishte ushqimi juaj shpirtëror?
Varfëria e asaj epoke ishte e tillë që detyroheshin të punonin të gjithë anëtarët e familjes vetëm për të mbushur barkun me bukë. Nuk ka trishtim më të madh se kur i gjithë produkti i punës së katër vetave, siç ishte rasti i familjes time me dy gjyshërit e dy prindërit, katandiset pothuajse krejt te sigurimi i kafshatës së përditshme. Më dhemb veçanërisht rraskapitja e nënës time, e cila nuk bëri kurrë një ditë pushim derisa unë vetë krijova familjen time dhe e merrja me vete. Duke qëndruar gjithnjë te fëmijëria, besoj se ushqimi im shpirtëror ka qenë i një cilësie shumë të lartë: ishin rrëfimet zakonisht të pacensuruara të gjyshit dhe pak më pas leximet nga letërsia klasike e huaj dhe shqiptare.

Kur shkruanit?
Unë kam filluar të shkruaj vonë, dhe pse kam nisur të botoj herët. Kam filluar të shkruaj në shkollë të mesme, kur isha në Tiranë tashmë, në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja. Dhe shkruaja siç shkruajnë gjimnazistët: në çdo kohë. Për sa isha në shkollën tetëvjeçare, në vendlindje, ushtrohesha shumë në vizatim, me pikësynimin për të ardhur në Liceun Artistik që të bëhem piktor...

A besonit në atë çka shkruanit?
Në ato fillime sigurisht që besoja thellësisht në ato që shkruaja. Më konkretisht, besoja se kisha rënë në dashuri dhe gjithë vargëzimet e mia ishin lavde për të vluarën e zemrës time.

A ju frikësonte ndonjë gjë...?
Unë isha aq i paditur për rreziqet deri edhe ekzistenciale që përmbante jeta e letrarit, sa nuk më frikësonte asgjë prej gjëje. Përkundrazi, më magjepste. Më vonë, kur letërsia u bë qëllimi më serioz i jetës time, zbulova edhe ç’është frika.

A gjetët përkrahje në shkrimet e para?
Një konviktor, siç isha unë, pa asnjë lidhje familjare në Tiranë, dhe pa asnjë mik apo të njohur nga ana e babait në Republikën e Letrave, nuk mund të kërkonte përkrahje te ndokush tjetër veç te mësuesja e letërsisë. Mësuesja ime, gjithnjë e shtrenjtë, Violeta Librazhdi, më dha gjithë përkrahjen dhe inkurajimin e mundshëm për të. Kur po mbaroja vitin e tretë, ajo madje më nxiti të paraqisja një përmbledhje me vargje në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Fati i mirë e solli që ato iu dhanë për lexim poetit Xhevahir Spahiu, të cilit i pëlqyen, kërkoi të më njihte e prej atëherë u bëmë miq. Përkrahja e Xhevahirit ka qenë veçanërisht e çmuar për mua në atë periudhë që ende rritesha.

A jeni penduar për diçka që keni shkruar?
Librin e parë, atë përmbledhjen me poezi, unë e kam botuar para tridhjetë e katër vjetësh. Në një jetë kaq të gjatë sigurisht që edhe unë, si çdo shkrimtar, kam pjesë të veprës time, të cilat do të kisha dashur të mos ishin.

Kontribut apo... çfarë cilësori do t’i vinit shkrimeve të para?
Shkrimet e para, të cilat janë poezi, më pas edhe disa skica tregimesh, unë do i përcaktoja si ushtrime, pa të cilat nuk do të kishte vazhdim. Në këtë kuptim ato janë si gurët e themelit, mbi të cilin është ngritur e vazhdon të ngrihet ngrehina e veprës time letrare.

A i kujtoni sot miqtë e fëmijërisë? Janë të njohur, sot, si ju? Çfarë konfidonit me ta?
Më të shumtët i kujtoj, ka edhe nga ata që më kanë dalë nga mendja. Disa janë shumë të suksesshëm në biznes, në botën akademike. Të tjerë bëjnë një jetë më modeste. Duke i sjellë ndër mend për t’ju përgjigjur ju, më bie në sy një fakt i lavdërueshëm: asnjë nga shokët e mi të fëmijërisë nuk ka bërë burg. Nuk është pak, apo jo? Më tej, siç ju thashë, në fëmijëri unë nuk kisha ëndrra të mëdha. Pra edhe nuk mbaj fort mend çfarë konfidoja me ta. Me siguri ato vogëlsirat e bukura e që e mbushin pashtershëm kokën e fëmijës.

Ç’koncept kishit atëherë për miqësinë dhe ç’koncept keni sot?
Koncepti për miqësinë nuk besoj se ka ndryshuar shumë tek unë qysh atëherë. Miqësia hyn ndër ato mësime që kam marrë nga gjyshi. Nuk po marr guximin të bëj një përkufizim të miqësisë, por më vjen mirë me veten se gjatë kësaj rruge të gjatë, me shumë ulje e ngritje të pazakonshme, më rezulton se kam humbur fare pak miq, që do të thotë se e kam ndjekur me vëmendje këshillën e gjyshit qoftë në zgjedhjen e miqve e qoftë ne sjelljen time me ta, që do të thotë se edhe ata kanë ditur ta mbrojnë miqësinë me mua.

A e lidhni lumturinë me fëmijërinë tuaj? Nëse jo, me ç’ndjenja e lidhni atë periudhë të jetës...
Thashë nuk kam qenë as fëmijë i llastuar e as fëmijë i ndrydhur. Edhe më vonë, kur jetën time e mora natyrshëm vetë në dorë, jam përpjekur të përmbahem e të mos marr për kot as kur gjërat më kanë shkuar për mbarë e as të ndrydhem e të dëshpërohem kur gjërat më kanë shkuar për mbrapsht. Kjo lloj aftësie për ta relativizuar të mirën e të keqen me të cilën jam ndeshur, ma ka ruajtur besimin në vete, optimizmin. Besoj se ky lloj optimizmi është një formë lumturie.

A humbet lumturia gjatë rrugës së jetës?
Besoj se gjatë rrugës së jetës ndryshojnë kontekstet në të cilat përmbushet lumturia, por lumturia në vetvete nuk duhet të humbasë. Vetë jeta është një dhuratë e patjetërsueshme lumturie. Kjo është bindja ime e thellë. As në rininë e parë e as më vonë, as në jetë e as në art nuk jam joshur nga rrymat punk.

Çfarë ka mbetur sot, brenda jush, nga fëmija i dikurshëm? Ju mungon?
Shumë gjëra, besoj, kanë mbijetuar brenda meje nga fëmija i dikurshëm. Po përmend vetëm një gjë. Unë kurrë nuk e filloj marrëdhënien me një njeri përmes mosbesimit. Duhet që tjetri të më japë shumë prova, që të filloj ta humb besimin tek ai. Dyshimi paraprakisht është edhe sot e kësaj dite krejt jashtë natyrës time.
Nuk më mungon ai fëmija i dikurshëm. Fare. Nga natyra nuk jam nostalgjik. Por më mungojnë njerëzit që e rrethonin atë fëmijë atëherë. Ata po, më mungojnë dhe për më keq, kjo gjë nuk ka shërim. Më të shumtët e tyre nuk janë më në këtë jetë.

Fëmijët tuaj sot. A ka vend për krahasime?
Dy djemtë e mi sot janë burra dhe unë jam thellësisht krenar me lulëzimin e personalitetit të tyre. Si baba jam përpjekur gjithmonë që ata të mos llastohen e as të mos ndrydhen. Ndoshta ky është krahasimi i vetëm që mund të bëhet midis fëmijërisë së tyre dhe fëmijërisë time. Për fatin e mirë të gruas time e timin, që i kemi rritur dhe po aq për fatin e tyre të mirë, gjithçka tjetër është krejt ndryshe.

“Libri-biografi, një trillim pa asnjë fakt”

Rezarta Delisula

Eshtë një “palo” libër, kështu do e quante Enver Hoxha po ta lexonte. Kështu shprehet Teuta Hoxha nusja e Ilir Hoxhës, përfaqësuesja e familjes e cila ka marrë përsipër mbrojtjen e jetës personale të ish-udhëheqësit, jetë e cila është botuar nëpërmjet librit të gazetarit të njohur Blend Fevziu. Teuta Hoxha shprehet se nuk do të merret me pjesën historike pasi kjo i mbetet si punë historianëve, ndërsa për jetën private ka shumë për të thënë.

Pse pikërisht ju, morët iniciativën ti përgjigjeni Blendi Fevziut, mbi të pavërtetat (siç pretendoni ju) e jetës së Enver Hoxhës, që ka shkruar autori?
Së pari, se jam pjesëtare e familjes së Enver Hoxhës dhe e njoh shumë nga afër jetën e tij. Së dyti, falë specializimit tim në fushën e historisë dhe arkivistikës, ende vazhdoj të merrem me këtë profesion, tashmë duke punuar për të njohur dhe sistemuar gjithë fondin dokumentar të Enver Hoxhës,që ne disponojmë. Prandaj e ndjeva si detyrim moral ndaj tij dhe opinionit, që të them të vërtetën, ashtu siç ka qenë.
Atëherë, a do të presim prononcime të tjera nga ju, për çfarë mund të thuhet për Enver Hoxhën?
Edhe mundet, kur ta shoh të arsyeshme.
Mendoni që do të bëj efekt tek lexuesi intervista juaj?
Siç thashë, unë po e jap intervistën që të them të vërtetën e dokumentuar, aq sa do të mundem në hapësirën e një interviste. Kush dëshiron që ta mësoj atë, do ta lexoj, kush do që të mbetet i mashtruar, mos ta lexoj. Është zgjedhje e gjithë secilit.
Sa, ju tërhoqi vëmendje dalja e librit të Blendi Fevziut, “Enver Hoxha”?
Ne më shumë, na tërhoqi kureshtje pretendimi i tij, që kishte shkruar biografinë e Enver Hoxhës, bazuar mbi dokumente të arkivit personal, që publikoheshin për herë të parë. Ne nuk kishim as dyshimin më të vogël, mbi objektivitetin e autorit për sa i përket figurës së Enver Hoxhës, sepse tashmë, autori njihet publikisht, si zëri i kundërshtarëve politikë dhe i forcave të mundura. Interesi ynë i vetëm, ishte të njiheshim me dokumentet e reja që duhet të kishte zbuluar autori, sipas pohimeve të tij.
Si e gjykoni librin?
Nga fillimi deri në fund të librit, autori ishte munduar të prezantonte para lexuesit, Enver Hoxhën të tjetërsuar, nga ai që ka qenë realisht.
Libri nuk mund të quhet biografi si e ka quajtur autori. Ai si nga konceptimi, trajtimi, ndërtimi dhe stili, bie ndesh me një biografi shkencore kritike, prandaj mund të quhet vetëm biografi publicistike. Libri është ngritur mbi intervista, kujtime, dëshmi gojore, bazuar vetëm mbi mendimet e kundërshtarëve dhe armiqve të tij, duke lënë jashtë qëllimisht mendimet e njerëzve dashamirës, objektiv të rrethit të tij, duke filluar nga gruaja e tij, që është gjallë. Ky fakt, flet për një pozicion tendencioz, dashakeqës që, e vë në dyshim vërtetësinë e veprës.
I gjithë libri, ka elementët e inskenimit të një farse absurde. Duket qartë që ngjarjet trajtohen në mënyrë arbitrare dhe të njëanshme, sepse mungojnë pikërisht dokumentet që janë baza e themeleve solide mbi të cilat duhet të ngrihet biografia. Veç kësaj, kur lexon librin,kupton jo vetëm mungesën e një pune serioze, por edhe mangësitë e shumta që ka autori në njohjen e historisë së Shqipërisë ,në njohjen e jetës dhe të aktivitetit politik të shumë personave që përmend, në boshllëkun e madh të njohjes së jetës dhe veprës së Enver Hoxhës.
Ndërsa nga ana metodike, i mungojnë nocionet bazë të një pune shkencore.
Libri, siç thashë më lart, është ngritur mbi opinione nga intervistat që autori i ka marrë, një numri të konsiderueshëm personash, të gjithë kundërshtarë politik të Enver Hoxhës, përjashto Ramiz Alinë. Atëherë, me të drejtë lind pyetja,sa të besueshme janë këto opinione? Sa bazohen këto opinione mbi dokumente? A e ka verifikuar autori vërtetësinë e tyre? Por është vetë B. Fevziu që pohon njëanshmërinë e tyre,madje pohon që, “vende vende nuk janë të vërteta”, por, në libër intervistat e tyre I jep të plota, me qëllimin e mbrapsht, le të mbetet çfarë të mbetet tek lexuesi.
Të bën çudi, që në gjithë këtë mori intervistash, ka lënë jashtë me qëllim mendimet e njerëzve dashamirës, objektiv të rrethit të tij, duke shmangur edhe Nexhmije Hoxhën, njeriun më të afërt të Enver Hoxhës. Në të kundërt nga sa veproi Blendi , historiani serioz, amerikani Bernd J. Fischer, kërkoi ta takonte Nexhmijen, dhe bisedën disa orëshe me të,e quajti me shumë vlerë, për punën e tij, në përgatitjen e librit biografik mbi Enver Hoxhën.
Në një intervistë dhënë në televizor, kur gazetari e pyeti për njëanshmërinë e intervistave, përgjigjja e Blendit ishte; “Këtyre intervistave i kam vënë përballë Enver Hoxhën dhe Nexhmije Hoxhën, nëpërmjet librave të tyre me kujtime”. Përballje të munguar, do ta quaja unë. Gazetari i ka masakruar kujtimet e tyre. Ai ka marrë, një rresht këtu e një rresht atje, duke i shkëputur nga konteksti i vërtetë i problemit apo ngjarjes dhe duke i përdorur në interes të qëllimit të tij.
Intervistat e tjera, që mbushin librin, përveç që vende vende nuk janë të sakta (arsyet i dinë vetë intervistuesit) ose janë të fryra me protagonizëm të paqenë. Ato janë krejt dytësore dhe nuk sjellin asgjë të rëndësishme mbi jetën e Enver Hoxhës.
Libri është i mbushur edhe me dëshmi gojore,por pa cituar asnjë emër që, sipas autorit, e kanë njohur nga afër Enver Hoxhën, por që nuk duan të identifikohen, dmth kanë mbetur anonim. Atëhere si mundet autori t’ju referohet këtyre burimeve! Kush mund ti besojë që janë të vërteta, mbase edhe të sajuara! Çdo autor serioz, është i detyruar që këtë lloj informacioni duhet ta ballafaqojë me burime të tjera, dhe pastaj mund t’ia serviri lexuesit, që të jenë të besueshme.
Cila është gjëja më e rëndë në punën që ka kryer autori në trajtimin e biografisë së Enver Hoxhës?
Mendoj që gjëja më e rëndë në këtë libër është shtrëmbërimi i fakteve.
Shpesh here burimet, i fragmentarizon, merr copëza që i interesojnë atij dhe lë jashtë gjëra të rëndësishme që i japin kuptim atij problemi. Dëshmi për këtë është ditari i Mirash Ivanajt, ku Blendi citon vetëm atë pjesë që i intereson, duke e shkëputur nga konteksti i plotë dhe pastaj komentet i bën sipas oreksit. Pas pritjes që i bën Enver Hoxha ai shkruan me simpati për të, “Më priti si s’ka më mirë, siç i ka hije një kryetari të zgjedhur prej 50 mijë shqiptarëve, shpëtimtarëve t’Atdheut. Mbeta shumë i kënaqun”.(Ditari, 8.10.1945, Shih:L. Radi: “Misteret e një ministri”.
Më habit pretendimi i autorit,që ka shkruar biografinë e Enver Hoxhës, nga lindja e tij e deri në vdekje, pra në një hark kohor prej 77 vitesh, me një aktivitet, themi të jashtëzakonshëm, dhe ka shfrytëzuar vetëm 25 dokumente. Edhe këto, një pjesë janë të dyshimta, pasi nuk janë me shkrimin e Enver Hoxhës. Vetëm 22 herë i referohet gjithë kolanës me mijëra faqe të kujtimeve të Enver Hoxhës, dhe 7 herë ditareve personale të tij, dhe shumë here më pak, Nexhmije Hoxhës, e tek tuk ndonjë personi tjetër që ka punuar pranë Enverit. Gjithë dëshmitë e tjera janë nga kundërshtarët e tij ose i mbushur plot fantazi, mbi të cilat gazetari ngre gjithë këtë “palo” vepër. Këtë fjalë gjirokastrite, përdorte zakonisht Enveri për libra të këtij lloji.
Këtu nuk duhet të harrojmë edhe një element tjetër të rëndësishëm, mungesën e referencave arkivore të dokumenteve që ka përdorur, që pa to, kthehen në të pavlera. Dhe unë mendoj që, autori nuk është që s’e ka ditur këtë kriter shkencor të botimit të dokumenteve, të paktën miqtë e tij që e kanë ndihmuar duhet t’ia kenë thënë, por kur do të manipulosh, padyshim që nuk të intereson, sepse në të kundërt, çdokush do të shkonte në Arkivin e Shtetit, do të kërkonte dokumentin dhe do të verifikonte të vërtetën. Pra më mirë tym e mjegull.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mungesën here here, të dhënies të numrit të faqes,që ka shfrytëzuar nga librat me kujtime të Enver Hoxhës, ose edhe të të tjerëve. Unë vetë u hasa me këtë vështirësi, kur më duhej të saktësoja një emër që përmendte Fevziu nga libri i Enver Hoxhës, “Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re”. Më duhej të lexoja mbi 400 faqe të librit, për ta gjetur e verifikuar. Prandaj unë jam e bindur, se kjo mangësi, në dukje e parëndësishme, është bërë me qëllim për të fshehur manipulimet që ka bërë Blendi, sidomos ndaj librave me kujtime të Enver Hoxhës.
Në këtë libër, ka aq shumë pohime të pasakta, sa do të duhej një libër i tërë që, ti hedhësh poshtë të gjitha. Po jap një shembull të thjeshtë,ndër dhjetëra shembuj të tjerë, “ Shtëpia e Enver Hoxhës, thotë Fevziu, lidhej me dy tunele të nëndheshme, që shkonin, njeri deri tek shtëpia e Mehmet Shehut dhe tjetri deri në godinën e KQ”. Këto janë nga ato shpifjet e Robert Papës, të cilat koha i sqaroi që nuk ishin të vërteta, ose të paktën sot janë shumë lehtë të verifikueshme, sidomos për Fevziun që i ka dyert e hapura. Por gjëja që të revolton është se kjo është një gënjeshtër me vetëdije. Ai, e di mirë të vërtetën, po në këtë rast, qëllimi është i qartë. Të ngjalli dyshime për vdekjen e Mehmet Shehut. Dmth përdor kudo hilera të paskrupullta, që po të mos i dish, i beson ashtu siç ti servir Fevziu. Një tjetër pohim i rremë është citimi se: “Pas viteve 1976-1978 , kohë gjer në të cilën ai e shkruante vetë me dorë ditarin e tij, Enver Hoxha nuk ka mbajtur ditar të shkruar” f.227. Vetë Blendi e përgënjeshtron thënien e tij,( f221) kur thotë se, “Hoxha hidhte në ditarin e tij këto mendime për Myslim Pezën”…dhe i referohet datës 21 qershor 1982. Megjithatë, vetë ditaret e tij, janë dëshmija më e mirë se deri kur, ka shkruar mbi to. Jam plotësisht e bindur që Blendi as me sy nuk i ka parë Ditaret.
Materiali fotografik që është përzgjedhur, është aq tendencioz sa kompromenton gjithë objektivitetin e librit. Blendi vetë e kritikon heqjen e personave nga fotografitë që botoheshin në kohën e socializmit. Dhe mund të them që, ka të drejtë. Blendi bën të njëjtën gjë, por në një formë tjetër. Përzgjedh dhe boton ato fotografi të Enver Hoxhës, që sipas mendjes së tij, e diskretitojnë atë. Sepse, nëse në atë numër të vogël fotografish që janë botuar, zgjidhen 5 fotografi (të së njëjtës ditë) ku ka dalë me rroba banje, apo 2 fotografi në shtratin e vdekjes si dhe 3 fotografi i veshur si plaku i Viti të Ri, atëherë nuk ke më dyshim që është vërtet një përzgjedhje tendencioze dhe dashakeqëse. Është pamja vizive e asaj, që autori ka dashur të përcjellë nëpërmjet librit.
Si i ka trajtuar autori, vitet që Enver Hoxha jetoi në Gjirokastër?
Blendi Fevziu e fillon përshkrimin e jetës së Enver Hoxhës, me prejardhjen e origjinës së familjes së tij. Ai shkruan: “Enver Hoxha për shumë vite me radhë, në kulmin e pushtetit të tij dhe sidomos gjatë viteve të fundit të jetës, u mundua të krijonte për vete imazhin e një njeriu që vinte nga një familje e madhe, familje me ndikim, nga një lloj parie e qytetit të gurtë…”. Dhe vazhdon duke cituar fjalët e gjirokastritit Ismail Kadare, sot, një nga kundërshtarët më të egër të Enver Hoxhës,i cili thotë: “Shtëpia e Enver Hoxhës ka qenë një shtëpi relativisht e re, vetë mbiemri Hoxha tregon familje të ardhur vonë, një familje të re pa një mbiemër tradicional…Në shtëpinë tonë ose të fqinjëve tanë të vjetër të lagjes kishte njëfarë “mosvënie re” të shtëpive më të reja dhe këtu hynin edhe këta të Hoxhës”.
Por ç’thotë për këtë gjë,në kujtimet e tij, gjirokastriti shumë më i hershëm se Ismail Kadare, Aqif Selfo: “Familja ku ka lindur Enveri është një nga familjet më të vjetra të Gjirokastrës. Origjina e saj arrin në disa breza duke arritur tek Kol Gjini. Trashëgimtari i Kol Gjinit u kthye në fenë myslimane me emrin Ali dhe me mbiemrin Hoxha. Nga ky trung gjenealogjik rrjedh Hoxha që e mbajti mbiemrin Hoxha, vazhdimisht, kurse po nga ky trung, nga një brez në tjetrin dalin disa degë të tjera duke marrë mbiemra të ndryshëm:familja Ligu, Sferi, Kokalari …”[AQSH. F.10. Grupi I. D.v.1 Dosja 7.]
Si një dëshmi e kësaj që ka thënë Aqif Selfo, është edhe pema gjenealogjike e Hoxhatëve, që ne disponojmë.
Dhe komentet e gazetarit Fevziu, kalojnë tek përshkrimi i shtëpisë së Gjirokastrës, ku thotë: “Shtëpia dikur modeste, e djegur në vitin 1914 dhe e pandërtuar më kurrë, u rindërtua si një saraj i madh në fillim të viteve ’60, me stil osman, athua se për t’i dhënë atij rangun e munguar shoqëror”,f.22.
Por Blendi nxitohet. Gjatë gjithë librit, fluturon me imagjinatën e tij, duke harruar që dokumentet janë kokëfortë. Ja, si i drejton ngushëllimet e saj, Zyra e gazetës “Dielli”më 10 gusht 1916. “Ngushëllime. Me hidhërim të madh mësojmë që u dogj shtëpi e Hisein Hoxhës krye katundarit të Gjinokastrës dhe të kushëririt së tij Sami Kokalarit. Dielli e ngushëllon këtë atdhetarin e shkëlqyer që ka qenë kurdoherë shtyll e lëvizjes kombëtare dhe kandili gjith qytetin. Zoti ja dhëntë nga ana tjatër. Demi çmohet gjer në gjashtë mijë lira turke. Shtëpi e Zotërisë tij ishte nga më të çquarat si nga godija, mobllat dhe antikat e njehershme.” [AQSH. Grupi I Dv.1 dosja 5.]
Ja pra, që ta mësoj Blendi, por edhe ata që arriti t’i gënjejë që, familja e Enver Hoxhës, ka qenë nga më të vjetrat e Gjirokastrës, paçka që familja e Kadaresë “nuk e vinte re”.
Gazetari, po ti kishte lexuar Ditaret e Enver Hoxhës, do të kishte gjetur gjithë atë material interesant, që janë dëshmi e preokupimit që kishte Enveri, kur u rindërtua shtëpia, që të ishte çdo gjë konform origjinalit.
Enver Hoxha megjithëse e dinte shumë mire origjinën e tij të largët, asnjëherë nuk kërkoi ta vinte në dukje. Kudo dhe kurdoherë, ai është shprehur duke pohuar një të vërtetë tjetër, se nga familjarët e tij, ka pasur “patriotë dhe të mësuar”.
Më pas, gazetari, vë në fokusin e tij, Hysen Hoxhën, xhaxhain e Enverit, i cili ishte zgjedhur delegat për në Kuvendin e Vlorës (f.23.) Këtë fakt, do s’do autori nuk e mohon dot. Por ç’bën? Që t’ia lejë lexuesit të mjegullt pjesëmarrjen e Hysen Hoxhës në Kuvendin e Vlorës, Blendi, pasi e “vonon rrugës” për në Vlorë, hidhet menjëherë tek filmi “Nëntori i dytë”, indirekt duke mohuar kur thotë që “nuk është e vërtetë, (ashtu si tregohet në film) që ai takoi Ismail Qemalin sapo hynte në Vlorë”.Vetëm kaq thotë ,dhe e mbyll, që lexuesi të mos arrij ta kuptojë, që Hysen Hoxha mori apo nuk mori pjesë, në atë Kuvend.
Për ta sqaruar këtë eveniment shumë të rëndësishëm, për historinë e familjes së Enver Hoxhës,(siç do ishte për të gjitha familjet) unë po mjaftohem, pa dhënë dokumente të tjera, vetëm me botimin e fotografisë,që Hysen Hoxha ka dalë në Vlorë.
Blendi, kur flet për Halilin, babain e Enverit, na e bën me profesion hoxhë. Se ku e ka gjetur këtë fakt,vetëm Blendi e di. Dhe vazhdon më tej, duke ngritur pikëpyetje dhe dyshim “se përse Hoxha [Enveri] nuk i kushton shumë vëmendje babait të tij, Halilit, nuk dihet”.(f.23.) Është i njohur fakti që, Enver Hoxha kurdoherë i ka shmangur ose i ka përmendur fare pak në publik, njerëzit e familjes, duke përfshirë këtu edhe fëmijët e tij. Këtë gjë duhej ta kishte vënë re edhe “biografi” ynë. Por konsideratat e Enver Hoxhës për prindërit e tij, nuk mungojnë të shprehura herë pas here në Ditar. Unë po jap vetëm një datë nga Ditari i tij, 15 tetor 1980, megjithëse kanë kaluar shumë vite nga vdekja e prindërve të tij, ai e mban akoma të gjallë kujtimin e tyre. Ai shkruan: “nesër kam datëlindjen, mbush 72 vjeç. Kujtoj me dashuri të thellë plakun dhe anenë, prindërit e mi të dashur, që më lindën, më rritën dhe më edukuan, që u kujdesën që në vegjëlinë time të isha i ndershëm dhe i drejtë si ata, të doja njerëzit, siç i donin ata, t’i shërbeja popullit dhe atdheut me besnikëri. Ata më mësuan me sjelljet e tyre të përditshme të isha i thjeshtë, të mos isha kurrë fodull, pse “fudullëku është gjë e keqe, më thonin, nuk ekziston në gjakun tonë.”
Këto ishin shprehitë e para të edukatës që, ai mori që në vegjëli nga familja e tij dhe që do ishin baza e formimit të karakterit të tij.
Kur flet për vitet e vegjëlisë, siç thotë Enveri “kur ishim kalamanë”, Blendi pasi e përshkruan si nxënës të dobët, që nuk shfaqte asnjë talent, (a thua se në atë kohë anafalbetizmi, kultivoheshin talentet, por mesa duket Blendi kujton se ishte koha e “Pallatit të Pionierëve”) pasi kritikon edhe shkrimin “mediokër” të kujtimeve, më në fund, e jep viston, që kujtimet e vegjëlisë duken të “sinqerta”.
Po vitet e kaluara në Korçë preken në libër?
Më pas autori, hidhet në vitet që kaloi Enver Hoxha në Korçë. E fillon me një pasaktësi të qëllimshme, kur shkruan se:”kur shkroi kujtimet në fund të jetës së tij ai iu shmang viteve që kaloi si liceist në Korçë”. F.28
Nënkuptimi i Blendit, është i qartë. Sipas tij, “Enverit i vinte turp të shkruante për jetën e Korçës. Se ç’të shkruante! Talljet e Sabihasë apo që ishte mediokër!” Si mund të bjeri kaq poshtë një gazetar, të gënjej hapur, kur dihet nga të gjithë ata që i njohin kujtimet e Enver Hoxhës, që ai ka shkruar mbi 100 faqe për Korçën e atyre viteve, në librin e tij “Vite të Rinisë.” Për mos folur, për dhjetëra e dhjetëra faqe të tjera, nëpër libra të ndryshëm.
Autori gazetar, për këto vite të liceut, në konkluzionet e tij është bazuar në kujtimet (të botuara pas vdekjes) e Vedat Kokonës, të cilat i quan “shumë realiste”. “Shokët – thotë Vedati për Enverin- i kishin vënë nofkën “gazhel”, fjalë që kishte pak a shumë ngjyrimin e cilësorit të veshgjatit…”
Kur lexova këto rreshta, përveç përçmimit që ndjeva, mendova, kë Vedat të besoj, këtë pas vdekjes, apo atë të vitit 1989…kur Vedati ishte gjallë dhe Enveri kishte vdekur. Dhe në sy më erdhën fjalët e Vedat Kokonës, shprehur në një dedikas që i kishte dhuruar Nexhmije Hoxhës me rastin e botimit të librit “Fjalor, Frëngjisht-Shqip”. “Shoqes Nexhmije Hoxha, bashkëpunëtores së udhëheqësit tonë të lavdishëm, mësimet e ndritura të të cilit i kam pasur kurdoherë parasysh për të punuar për të mirën e brezave të ardhshëm, këtë vepër të një jete, ia kushtoi me respekt autori.” E di që Blendi ose ndonjë tjetër, do thotë, “e ka shkruar nga frika”. Ç’frikë! Enveri kishte vdekur, shumë mirë mund të mos e përmendte.
Siç e kam thënë më lart, mungesa e përballjes së opinioneve ndryshe, e dëmton shumë librin. Për ti ardhur në ndihmë autorit, kur të botoj librin e dytë (siç e ka pohuar vetë), po i sjell një mendim ndryshe nga ai i Vedatit. Ja si shprehet përsëri Aqif Selfo në kujtimet e tij: “…Gjatë kohës që qëndroi në Korçë, si nxënës, Enveri, me sjelljen dhe me guximin e tij, me njohjen e gjuhës frënge më mirë se bashkënxënësit e tij dhe me kujdesin që tregonte për jetën dhe përparimin e shokëve si dhe për zhdukjen e padrejtësive që bëheshin nga sipërmarrësit në kurrizin e internatistëve, fitoi simpatinë e të gjithë shokëve të tij, të shkollës dhe të internatit si dhe atë të profesorëve, shqiptarë e francezë…[AQSH. F.10. GrupiI, dv.1 dosja 7.]
Këto pohime të Aqif Selfos, gjenden edhe në disa burime dokumentare, të cilat ne do t’ia servirim lexuesit, në ndonjë botim tjetër për Enver Hoxhën.
“Enver Hoxha- citon Blendi, nga një burim shumë i dyshimtë - u ndihmua për të fituar bursën, nga Eqrem Libohova, Ministër i Jashtëm i Mbretërisë, të cilin Hoxha e kishte pritur ditë me radhë në derën e shtëpisë për t’i kërkuar këtë favor”.
Nuk na rezulton asnjë dokument që Eqrem Libohova ta ketë ndihmuar Enver Hoxhën. Por, edhe nëse e marrim të qenë këtë që thotë Blendi, atëherë vetvetiu lind pyetja: Kur ndërhyri Ministri i Jashtëm i Mbretërisë (s’ka mik më të fortë),që ti dilte bursa, pse nuk i dhanë lëndën që kërkonte, histori-gjeografi, por i dhanë për shkencat natyrore,shumë larg nga lënda që kishte kërkuar.
Më pas, autori hidhet në vitet që kaloi si student, në Francë dhe më pas në Belgjikë. Këtu ka kontradikta flagrante. Gjithë kjo periudhë shfaqet totalisht e zezë. Sipas Blendit,ai ishte hajdut, gënjeshtar, imoral. Atëherë si është e mundur që kur punësohet në Korçë, këtij njeriu me këto vese, ti jepet lënda e moralit, dhe ku, në një shkollë serioze si Liceu i Korçës! Nga sa kam dëgjuar në intervista, edhe Blendi e ngre këtë çudi, dhe nuk i jep dot shpjegim. Natyrisht që i mbetet arsyetimi në ajër, pas gjithë atyre të pavërtetave mashtruese që ka thënë. Blendi duhet ta mësoj, që historia edhe pse nuk është shkencë ekzakte, ka edhe ajo rregullat e saj,prandaj i ka mbeti ekuacioni pa zgjidhje.
Në këtë biografi, Blendit i del edhe një problem tjetër. Enver Hoxha mbajti fjalim në ballkonin e Bashkisë së Shkodrës, për marrjen e eshtrave të Çeçiz Topullit dhe Muço Qullit. Si t’ia bëj këtij fakti të njohur botërisht? Atëherë thotë që “kjo ishte aksidentale, se Hasan Dosti, atë ditë na u gdhi i pamundur dhe zgjodhi Hoxhën”. Dhe Hasani, që ishte 13 vjet më i madh (1895) se Enver Hoxha (1908), nuk gjeti një tjetër por një djalosh 28 vjeçar? I pëlqen apo jo Blendit, fjalimi është i Enverit. Ai foli në emër të brezit të ri, dhe madje gazeta “Demokratia” e botoi në faqe të parë. Pra nuk ishte rastësi.
Kjo ishte e para dalje publike e Enver Hoxhës, në një aktivitet kombëtar për kohën.
Më pas libri është mbushur, me thënie të kundërshtarëve të tij dhe citime nga shtypi antikomunist, ku ka inate, shpërthime, që nuk janë morale dhe aq më pak shkencore.
Momentin e 7 prillit, në mënyrë të paturpshme, autori mundohet ta tregoj Enver Hoxhën, si një intelektual jo patriot dhe indiferent, ndaj kësaj ngjarje të madhe. Injoron një dokument shumë të rëndësishëm dhe të njohur nga historiografia, që Enver Hoxha bashkë me Selman Rizën, Foto Balën dhe Abaz Ermenjin, u pushuan nga puna. Harresa bëhet në mënyrë të qëllimshme, që të mohohet patriotizmi i Enverit në një moment të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë. Duke lënë edhe fakte të tjera shumë të njohura, që unë në këtë intervistë, nuk kam mundësi ti përmend të tëra. E gjithë kjo paçavure përgatitet që, kur të vij momenti i themelimit të PK, të thuhet që “Enverin e gjetën rastësisht në rrugë dhe e morën përdore në mbledhjen e themelimit”. Sa keq!
Historia nuk bëhet me kujtime dhe intervista, ato mbeten përherë burime dytësore. Historia gjykohet me objektivizëm në bazë të dokumentacionit. Kështu do të gjykohen nga historianët dhe historia, ngjarjet madhore që, i përfshijnë vitet 1941-1985. Prandaj, nuk na takon ne familjarëve të Enver Hoxhës, të merremi me to.
Por nuk mund të lë pa sqaruar, shpifjen shumë të rëndë, ku Blendi Fevziu thotë:”Në Ditarin e tij Hoxha sqaron se, edhe kur nisën protestat dhe demonstratat e forta në Prishtinë, ishte kundër shpalljes së Kosovës “Republikë”(f.183) Blendi nuk e referon se në cilën faqe të Ditarit të Enver Hoxhës, e ka gjetur këtë citim. Po të ishte gazetar serioz Blendi, duhet të kishte lexuar librin me përmbledhje dokumentesh të Enver Hoxhës “Kosova është Shqipëri”. Atje Blendi do të kishte kuptuar se Enver Hoxha jo vetëm mbështeste Kosovën Republikë, por ishte dhe për më shumë që Kosova të bashkohej me atdheun amë, me Shqipërinë. Po citoj shkurt se ç’ka thënë Enver Hoxha: “Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë”. [E.H. Dit.Politik 19/2/1966] Dhe më 13/6/1978, thotë: “Ne vetë me duart tona, me forcat tona, do ta ndërtojmë këtë unitet të kombit shqiptar. Këtë detyrë të shenjtë na i kanë lënë amanet ta plotësojmë të parët tanë. Në mos arriftë dot brezi ynë që ta plotësojë atë, duhet të përgatitim fushën që djemtë dhe vajzat tona të kryejnë këtë detyrë ndaj mëmës sonë të dashur Shqipëri”. Dhe ai e përgatiti fushën që djemtë dhe vajzat të fitonin lirinë.
Ju pretendoni që në libër, ka edhe shumë momente të tjera që, nuk i përmbahen të vërtetës. Si është kjo e vërtetë?
Pasi autori pohon që, biblioteka kishte 22 mijë kopje libra (në fakt 25 mijë), fillon të përshkruaj se çfarë librash përmbante kjo bibliotekë. Pasi bën kompetentin, pa ditur se çfarë përmbante biblioteka, sepse ajo u përvetësua në mënyrë të paligjshme, nga drejtues shumë të rëndësishëm të kohës, pas vitit 1993. Blendi me dashje, në këtë rast, mundet edhe nga padija, kufizon llojshmërinë e titujve të bibliotekës, vetëm në libra historik dhe biografik, si edhe kujtime të njerëzve të mëdhenj të globit.(f.327). Nëse do të kishte hapur librin e Nexhmije Hoxhës “Jeta ime me Enverin” vol.2, do të gjente një përshkrim të hollësishëm të përmbajtjes së bibliotekës, por edhe të raportit që kishte Enveri me librin. Më tutje shton, “nëse i bën një shqyrtim të hollësishëm listës së librave të bibliotekës së Hoxhës në Bibliotekën Kombëtare, bien në sy disa tregues kërshëror”. Por Blendi me gjithë kërshërin që tregon, nuk mund të nxjerri konkluzione se çfarë librash preferonte Enver Hoxha. Ai nuk e di, që nga 25mijë librat e bibliotekës së shtëpisë, në BK kanë shkuar vetëm 3600 libra, dhe këto nga librat që mbetën, ngaqë ishin titujt më të dobët. Pikërisht këto libra u dorëzuan, për të mbuluar atë dëm të madh që iu bë jo vetëm familjes së Enver Hoxhës, por edhe kulturës shqiptare. Më ngre një dyshim të madh mbi abuzimet që mund të jenë bërë në librat që ndodhen në BK, pohimi i Blendit se “një pjesë e madhe e tyre janë të nënvizuara…nga Hoxha”. Në mënyrë kategorike, e mohoj që Enver Hoxha, nënvizonte librat ose të shënonte diçka në to. Kujdesi i Enverit shkonte deri aty, sa edhe faqet nuk i përthyente, por i vendoste një shenjues librash. Kam frikë që, për të përligjur këto marrëzi që po thuhen, do të kenë bërë ndonjë veprim mbi to. Megjithatë do të jetë shumë lehtë e vërtetueshme.
Kur flet për shtypin e huaj që shfletonte Enver Hoxha, autori do të tregoj që ai ishte i pa azhornuar me aktualitetin në botë. Ai shkruan: “Shtypi i huaj që ai [EH] shfletonte ishin kryesisht “Le Monde” dhe “International Herald Tribune”, por të dyja gazetat vinin në Shqipëri shumë vonë, po të kesh parasysh që për shumë vite drejt Tiranës fluturonte vetëm një avion në javë.(f.327) Blendi mbase e ka harruar, që në atë kohë, në Shqipëri punonte 24 orë pa u ndalur, Agjensia Telegrafike Shqiptare (ATSH). Dhe nga kjo agjensi, Enver Hoxhës i vinin dy herë në ditë, lajmet më të fundit nga e gjithë bota. Duke përmendur këtu, që ai ishte edhe një dëgjues i rregullt i emisioneve të lajmeve të radio- stacioneve të huaja, si dhe i TV Italian, RAI.
Blendi mund ti sjellë edhe me avion informacionet e lajmeve, po të paktën ti sjellë në kohë.
Dhe autori e mbyll jetën e Enver Hoxhës, duke thënë gënjeshtrën e fundit që “Enver Hoxha kishte rënë në vdekje klinike…dhe ekipi i mjekëve e gjeti të shtrirë në dysheme”. Blendi e quan jo të vërtetë dëshminë e Nexhmije Hoxhës që në ato momente ishte prezent aty. Ajo në librin e saj me kujtime “Jeta ime me Enverin” vol 2, e kujton kështu atë mëngjes, “pranë tij ishte ende infermieri, që ishte në mbarim të tualetit të mëngjesit…për një sekondë, Enveri u drodh dhe iu var koka mbi gjoks. Unë brofa në këmbë dhe bërtita:”Enver!” Pastaj e tmerruar, pashë infermierin që, duke e shtrirë me nxitim, më tha: “Shpejt, shpejt lajmëro mjekët”. Në përshkrimin e saj del qartë që, nga pozicioni ulur që ishte, infermieri e shtriu menjëherë në shtrat. Vetëm nëse kërkon të abuzosh mund të sajosh shtrirje në dysheme. Por gjithë këtë, Blendi e fantazon, për të bërë paralelizëm me vdekjen e Stalinit, ku thotë,”një skenë identike me atë të orëve të fundit të J.V.Stalinit”.
Meraku i fundit që i ka mbetur Blendit, është që Enver Hoxha “ndërroi jetë pa thënë asnjë fjalë të fundit.” Nuk duhet të shqetësohet, se Enver Hoxha e ka lënë fjalën e tij në mijëra faqe të shkruara dhe në mijëra zemra njerëzish që, e vlerësojnë si Burrin më të madh të Kombit Shqiptar.
Keni ndonjë gjë tjetër për të shtuar?
Mbeten plot të tjera, por unë mendoj ta mbyll këtu, duke i kërkuar të falur lexuesit që (nga volumi i madh i problematikës) po ndalem pa arritur të sqaroj gjithçka që është e gënjeshtërt në këtë libër si, disa shtrembërime mbi ditët e fundit të vdekjes së Mehmet Shehut, opinionet dashakeqëse të vetë autorit për Nexhmije Hoxhën, shtrembërimeve që kërkon ti bëj marrëdhënieve shumë të mira që kishte Enver Hoxha me Myslym Pezën dhe Haxhi Lleshin, marrëdhëniet e Enverit me mjekët që duke i dhënë fragmentare, nuk kuptohen si kanë qenë realisht, si dhe kontaktet me mjekët e huaj, përshkrimet e “vetmisë së madhe”, që mbetet vetëm në fantazinë e autorit, ekzagjerimet si ruhej blloku dhe Enver Hoxha kur shkonte me pushime, aredimi i shtëpisë ku jetonte Enveri bashkë me familjen, etj. Megjithatë do të kemi raste të tjera.
Gjëja e fundit, dua ti drejtohem publikisht Blendi Fevziut, mbi abuzimet që po bën me filmat privat të Enver Hoxhës dhe familjes së tij.
Ti Blendi Fevziu, nuk mund t’i përvetësosh filmat familjarë të Enver Hoxhës. Ti nuk e di që në ato filma, dhe kurrë nuk do të mund ta dish, sepse nuk ke jetuar pranë tij, ka momente meditimesh dhe gjendjesh shpirtërore për shumë ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur ato vite në Shqipëri. Ka ngjarje familjare të cilat na përkasin vetën ne, pjesëtarëve të familjes së tij, dhe që ti, të paktën për etikë duhet të na kishe kërkuar leje për transmetimin e tyre. Megjithatë s’ka problem, ne nuk kemi asgjë të fshehtë për të mbajtur, por kërkojmë që të mos abuzosh dhe spekullosh me to, në komentet që bën. Të ka mbetur kamera tek noti që bën Enver Hoxha në pishinë, madje duke e cilësuar edhe stilin e notit. Ti kujton se po e deskretiton, një njeri në moshë, që po bën banjo, në një nga ditët e pakta që ai dilte në plazh. Nuk të shkon mendja, që para publikut dukesh shumë i papjekur me komentet e tua! Po ta kujtoj, Enver Hoxha, asnjëherë nuk ka pretenduar se ishte notar që thyente rekorde. Dhe po e mbyll duke të thënë, se sekuencat më të pafalshme që ke transmetuar, janë ato të ditëve të fundit të jetës së tij. Ato nuk kanë të bëjnë me aktivitetin e tij politik. Ai ishte një njeri, në prag të vdekjes siç janë të gjithë të vdekshmit e kësaj bote. Siç ka qenë edhe nëna jote e ndjerë, disa ditë para se të vdiste. Dhe ti me paturpësi, komenton flokët e paprera dhe të pakrehura, gjithmonë sipas teje. Kështu mund të veprojnë vetëm burracakët.

Sulmi ndaj Fevziut, hajduti therret "kapeni hajdutin"

Sulmi qe iu be dje ne nje te perditshme, librit te Blendi Fevziut, "Enver Hoxha", ishte vetem nje thirrje e rendomte tipike e hajdutit qe therret kapeni hajdutin. Keshtu vlereson Liliana Hoxha, gruaja e Sokolit, djalit te Enver Hoxhes, ne nje bisede me "Koha Jone", ku reagon per here te pare pas publikimit te librit qe ka ngjallur debat dhe kersheri per dhjetera mije lexues ne Shqiperi, Kosove dhe me gjere. Liliana thote se disa sharlatane te lindur, perfitojne nga statusi i familjarit te Enver Hoxhes, te brumosur me mentalitetin primitiv te teorise se hajdutit qe therret: Kapeni "hajdutin". Kurse paralajmeron se eshte shume e rendesishme t'i kushtosh vemendje faktit dhe vigjilences qe e keqja shqiptare, mbetet po ajo force e erret, rinovuar nepermjet nepotizmit.

Si erdhi reagimi

Ne Shqiperi jane botuar libra, analiza apo dhe opinione per figuren e Enver Hoxhes per te cilat familja e tij ka reaguar pak ose aspak. Libri i Blendi Fevziut nderkohe ngjalli dhe reagimin e nje pjesetari tjeter te familjes, qe me pare nuk kishte qene kurre i pranishem ne shtyp. Behet fjale per bashkeshorten e djalit tjeter te Enverit, Ilirit e cila ne nje te perditshme sulmonte dje ashper librin "Enver Hoxha" te Blendi Fevziut.

Per Lilianen, te sulmosh botimet kunder Enver Hoxhes nga familjaret e tij nuk eshte racionale per shoqerine, perderisa gjykohet vepra e tij ndaj Shqiperise: "Aktualisht "per t'u bere personazh" mund te isha prononcuar per kontradiksionet ne librin e Spartak Ngjeles, per monotonine e palexueshme te Blushit qe si injorant (realisht vazhdimesi tribale e ish-konjuktures), me fajeson publikisht qe shaj familjen time. Po keshtu mund te kisha analizuar tendencen e "filozofise per hir te filozofise" te Edi Rames, etj. Them keshtu se te gjitha keto ne nje menyre apo nje tjeter qenderzojne per themel faji ndaj shqiptareve, vetem Enver Hoxhen", - thekson Liliana Hoxha. Kurse shpjegon: "Nese une heshta per logjiken qe po shpalos, familja e Enver Hoxhes me zedhenesen perkatese, mbesen e Ramiz Alise, heshti kundrejt tyre per interesa krejt te drejtperdrejta klanore duke u perqendruar vetem tek Blendi Fevziu".

Si e gjykon librin e Blendi Fevziut

Ndersa ne librin "Zonja e zeze" te Fahri Balliut prezantohet si personazh pozitiv, pikerisht per kete Liliana thote se ndjeu per detyre te reagoje per mospajtimet me tejkalimet ndaj Enver Hoxhes. "Perndryshe do te kisha heshtur si gjithmone per te drejten e gjithkujt per te shkruar sic mendon, per me teper kur vuajtjet emotive te se kaluares jane ende te nxehta", - thote Liliana. Dhe duke u perqendruar ne botimin e publicistit qe prej afro 15 vjetesh drejton dhe emisionin politik me te ndjekur ne vend, "Opinion", thote: "Keshtu nuk do te prononcohesha as per librin e Fevziut, pa mohuar moderimin ne mendim e ne stil te tij, risi kjo per shoqerine, pavaresisht nga sentimentet e lenduara personale".

Por nese nuk reagoi ndaj librit, Liliana thote se i duhet te reagoje, "ndaj sulmit per te denigruar pa mase autorin nga krimi dhe mashtrimi vjetersisht i organizuar, vendosur ne sistem tashme prej 70 vjeteshm, e qe mbetet po aq agresiv, pa sjelle asgje pozitive per Enver Hoxhen vec qellimit per t'u fshehur ende pas tij". Sipas saj, "nuk te cudit fakti qe prapaskenat i kane gjithmone gati me profesioniste te vjeter e te rinj si Shaban Sinani, Nasho Jorgaqi apo dhe Rezarta Delisula, ndaj ne kete rast eshte e tepert t'i kushtosh vemendje sharlataneve te lindur qe perfitojne nga statusi i familjarit te Enver Hoxhes, te caktuar si zedhenes nga kupola diktatoriale per mashtrimin e radhes me mentalitetin primitiv te hajdutit qe therret: - Kapeni "hajdutin". Sepse ky agresivitet nuk mund te vije nga sentimentet personale per Enver Hoxhen, vec nga instiktet e vetembrojtjes gjoja si perkushtues te tij". Ne kete pike, Liliana eshte mese e qarte dhe e drejtperdrejte: "Por eshte shume e rendesishme t'i kushtosh vemendje faktit dhe vigjilences qe e keqja shqiptare mbetet po ajo force e erret, rinovuar nepermjet nepotizmit.

Ndezja e debatit

Ne Shqiperi jane botuar libra, analiza apo dhe opinione per figuren e Enver Hoxhes per te cilat familja e tij ka reaguar pak ose aspak. Libri i Blendi Fevziut nderkohe ngjalli dhe reagimin e nje pjesetari tjeter te familjes, qe me pare nuk kishte qene kurre i pranishem ne shtyp. Behet fjale per bashkeshorten e djalit tjeter te Enverit, Ilirit e cila ne nje te perditshme sulmonte dje ashper librin "Enver Hoxha" te Blendi Fevziut.

Libri dokumentues

Gazetari i njohur Blendi Fevziu solli nje veper mjaft interesante per lexuesin shqiptar mbi figuren e ish-diktatorit te regjimit me te eger komunist ne Europe, Enver Hoxhes. Madje kjo eshte e para biografi bazuar ne dokumenta te arkivit personal dhe rrefime te personave qe e njohen.

"Enver Hoxha"

Libri eshte cilesuar si e para biografi bazuar ne dokumenta te arkivit personal dhe rrefime te personave qe e njohen Enver Hoxhen, ish-diktatorin e regjimit me te eger komunist ne Europe.

"Pse jam cilesuar "avokate" e Enverit"

Liliana pohon se eshte cilesuar "avokate" e Enver Hoxhes "vetem sepse demaskova krimin dhe mashtrimin e pergjithshem masiv e konkret te kupoles e nomenklatures jo vetem ne komunizem por edhe ne vazhdimesi te trashegimit te pushtetit ate te sotmen, perfshi edhe median". Kurse shton: "Kjo vetem ne emer te kombit pa mohuar mbrojtjen fizike personale, te femijeve dhe tim shoqi".