Saturday, August 6, 2011

Anila Basha: Largimi im nga puna dhe si ndryshoi kurs “Gazeta Shqiptare”


Ish-drejtoresha e “Gazeta Shqiptare” shpjegon në një intervistë largimin e saj nga puna pasi grupi mediatik ku bënte pjesë kjo gazetë u ble nga dy biznesmenë shqiptarë

Ju pas katër vitesh si drejtore, nuk po e drejtoni më Gazeta Shqiptare. Në media u fol për shkarkimin tuaj, ndërkohë që ju ende nuk keni folur. A është kjo e vërtetë?

Po, është shumë e vërtetë. Që nga fundi i muajit maj, unë nuk jam më pjesë e stafit të Gazeta Shqiptare apo grupit të ri mediatik Fokus Group. Arsyeja është e thjeshtë: pronarët e rinj nuk donin të punonin me mua. Më pushuan nga puna, duke prishur në mënyrë të menjëhershme dhe të njëanshme kontratën që kam me kompaninë mediatike ku kam punuar 10 vitet e fundit, dhe ku në katër vitet e fundit kam qenë drejtore e Gazeta Shqiptare.

Po si jua komunikuan? Domethënë, patët ndonjë komunikim me pronarët e rinj?

Duhet të kemi të qartë një gjë: pronarët e rinj të medias Fokus ku përfshihet Gazeta Shqiptare, News24, Balkanweb e Radio Rash, janë Irfan Hysenbelliu, që është aktualisht pronar i “Panorama Group” dhe shumë aktiviteteve të tjera, dhe Artan Santo, bankier, sot drejton njërën nga bankat e nivelit të dytë madje ka edhe një televizion tjetër në pronësi. Pra, të dy bashkëpronarët e kanë nga një media, dhe blenë edhe një tjetër media që ju kushtoi miliona euro.

Nuk më intereson sesi zgjidhet kjo çështje në bazë të legjislacionit shqiptar, pra a lejohet që një investitor të ketë aksione në disa media, sepse gjëja më e thjeshtë është ti “vidhesh” shtetit apo ta rregullosh me të. Por mënyra arrogante e largimit tim nga puna, është thjesht shprehje e kulturës dhe mentalitetit shqiptar, se këtu jam zot unë, dhe do bëhet çfarë dua unë apo të tjerë që më komandojnë.

Thënë më troç, arsyeja kryesore e largimit tim nga puna, është se drejtorja e Gazeta Shqiptare, shkoi një orë me vonesë në punë!!! Qesharake apo jo! Të mendosh se një drejtor, çdo ditë të javës e fillon punën në orën 9 apo 10 të mëngjesit, dhe ikën nga puna një apo dy orë pas mesnate, pushohet nga puna për një orë vonesë. Sigurisht, ky është një pretekst, dhe një pretekst shumë i rëndomtë, demode, dhe shumë vulgar. Kam dëgjuar në ambiente të ndryshme edhe sajesa të tjera, që ma merr mendja do ti thonë kohë pas kohe.

Kjo nuk është arsyeja e vërtetë?

Eh, sigurisht që jo. Që në krye të herës dua të them se me pronarët e rinj po na ndante një hendek shumë i madh, në mënyrën sesi bëhej gazetari në Gazetën Shqiptare. Stafi i Gazeta Shqiptare, nuk ishte mësuar me diktimin e titujve dhe politikës në mënyrë aprofesionale. Në gati dy javë që punova me pronarët e rinj, kishte në mëngjes dhe në mbrëmje konstatime të tipit: ”G.M. G.SH.M”, në telefonin tim celular, me sms. Ma sillnin këtë mesazh në orën 7 të mëngjesit, ndërkohë që duhet të vrisja mendjen se çfarë donte të thoshte pronari me mesazhe të tilla. Kjo është në aspektin qesharak. (Për ta sqaruar, G.M do të thotë Good Morning, ndërsa G.Sh.M, do të thotë ose “Gazeta shumë mirë”, ose “Gazeta Shqiptare mirë”). Në aspektin politik, ndërhyrja shkonte deri aty sa raporti paraprak i OSBE-ODIHR që shpallte Ramën fitues me 10 vota duhet të kishte mënyra të ndryshme trajtimi. “Gazeta Shqiptare” e publikoi raportin, por mënyra sesi duhej trajtuar raporti, çfarë ngjyrash duhej t’i jepnim, ishte një problem. Gazeta Shqiptare e pasqyroi raportin ashtu siç ishte. Mbaj mend se ka qenë ditë e shtunë dhe “Gazeta Shqiptare” u zhduk nga tregu shumë shpejt, dmth, njerëzit e blenë. Kjo edhe për faktin se gazeta me të cilën kishim konkurrencë, por që pas blerjes së re, kishin të njëjtin pronar, nuk e kishte pasqyruar pothuajse fare si lajm, por thjesht, “doli raporti i ODIHR”.

E mora këtë shembull për të treguar se me pronarët e rinj, nuk ishte shumë e nevojshme që të kishte urdhra të saktë. Kjo po ndodhte vetvetiu. Nuk e di sesi u bë, por gjatë mbledhjeve vija re se gazetarët kishin frikë të raportonin skandale, apo afera, në sektorë të ndryshëm të shtetit. “Ç’punë kam unë ta raportoj këtë lajm?” ishte shprehja që po dëgjoja më shpesh nga gazetarët në redaksi. Pra, filloi ajo që rëndom në gazetari quhet, vetëcensurim.

Ju nuk e dinit këtë gjë? Pra e kishit nuhatur largimin tuaj?

Një nga politikanët pranë qeverisë, më këshilloi në një kafe miqësore, se, nuk duhet të isha agresive. Sinjali erdhi përpara shitjes së kompanisë, pra kur rrethi i njerëzve në disa qarqe në Tiranë e dinin se transaksioni i blerjes se kompanise mediatike Mediterranea, do të ndodhte shumë shpejt. Dhe, që unë të kisha vijimësi, duhej që disa lajme të mos jepeshin. Pra, një lloj akordi apo jo? Unë, sigurisht nuk kisha ndërmend të ikja, për sa kohë që kisha një kontratë të firmosur me kompaninë, si drejtore e Gazeta Shqiptare. Pronarët e rinj erdhën, u betuan e u përgjëruan edhe për kokë të kalamanjve (të shkretët kalamanj që nuk e dinë sesa herë u gënjejnë prindërit në emër të tyre) se nuk do të më hiqnin, a thua, se po më bënin ndonjë favor. Ose po kërkonin të bënin favore në qarqet politike, pikërisht aty ku nuk ua kishin kërkuar ndoshta, një gjë të tillë.

Nuk kam menduar ndonjëherë se në media më ka mbajtur përgjërimi, lutjet, apo interesat dhe favoret e ndokujt. Unë gazetarinë e kam pasion, dhe si i tillë, s’kam pranuar kompromise të tipit: mbyll gojën, e vazhdo punën. E kisha të qartë se nuk do plakesha drejtore gazete, por do ishte më e ndershme për pronarët e rinj, të kishin gjetur një zgjidhje të përshtatshme, duke pranuar largimin tim për politikën e re që do të ndiqte gazeta, pra atë ndryshimin e kursit.

Po nuk po shohim ndonjë ndryshim kursi politik që të bjerë në sy…

Po emergjente me sa po duket, ishte largimi im nga detyra, unë paskam qenë shumë problem. Pronarët e rinj të kësaj medieje, duket se kanë vendosur që deri në shtator të vazhdojë gjithçka ashtu siç është. Pastaj, e kam shfletuar Gazeta Shqiptare dhe kam gjetur shumë reklama shtetërore. Më parë, vuanim, nuk kishte të tilla. Sidomos ato shpronësimet që bën ministria e Transporteve. Tani i gjen edhe tek Shqiptarja kur më parë nuk kanë qenë. Dhe duket qartë se edhe ky në vetvete është një ndryshim. Tani, një lajm më shumë e një lajm më pak, në këtë kohë krize, kush nuk do të donte të mos ndryshonte politikën? Se nuk bëhet fjalë vetëm për GSH. News24, që u ngrit me aq profesionalizëm, në ditët e para pas zgjedhjeve, arriti të nxjerrë edhe lajme të tipit: “ATSH:….” Nën drejtimin e Karlo Bolinos, jo që kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë, por as nuk mund të imagjinohej të hapej Agjencia telegrafike shqiptare e të bëheshin lajme agjencie, kur gazetarët tanë ishin në terren.

Pse vendosët të flisni kaq vonë? Në botën e medias, largimi i një drejtori të gazetës me të rëndësishme në vend, përbën lajm…

Po, përbën lajm. Vendosa të flas pikërisht kur gjithçka të bëhej ligjore. Avokatët e mi po merren me procedurat gjyqësore për zgjidhjen e kontratës në mënyrë të njëanshme. Nga ana e kompanisë, nuk më kanë dhënë as librezën e punës me arsyet se pse pronarët e rinj më pushuan nga puna. Edhe kjo është ironike apo jo? Nuk ta japin librezën, se nuk duan pronarët. Do të duhet t’i detyrojë gjykata ma merr mendja, nëse drejtësia në këtë vend vazhdon të funksionojë.

Në aspektin tjetër, ajo për të cilën më vjen keq, është pikërisht pushteti i katërt, profesionalizmi dhe liria e medias. I kemi dëgjuar ambasadorët, kemi parë edhe raportet e përvitshme të DASH apo KE, flasin gjithmonë për ndërhyrje të biznesit e politikës në media. Ky është rasti. Dhe përfundimisht në Shqipëri, kemi një media opozitare më pak. Fundja, nuk më duket se kanë mbetur shumë, apo jo?

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Unë e kam filluar gazetarinë në moshën 18 vjeçe. Kam bredhur Shqipërinë në vitin famëkeq 1997, ndërkohë që isha ende e re. Në këto 15 vite karrierë, arrita në detyrën e drejtores së Gazeta Shqiptare sepse punova shumë me pasion e përkushtim. Pas 15 vitesh punë natë e ditë, po i lejoj vetes dy muaj pushime, në bregdetin e mrekullueshëm të Vlorës. Kam shumë plane, kam shumë ide dhe propozime për të ardhmen. Dhe në shtator, do të rikthehem në Tiranë, për të vazhduar aty ku e kam lënë. Ndoshta për të kontribuar dhe unë sado pak, që në Shqipëri të zbatojmë standardet e kërkuara aq shumë për një shtet ligjor, dhe për një media profesionale. Kjo periudhë po më ndihmon edhe për reflektim. Për të parë nga afër edhe nga larg, sesi kam mbijetuar si e vetmja vajzë- drejtore, në një media të shkruar, dhe shoh se ka qenë shumë e mundimshme. Por kam vullnetin dhe pasionin për ta rinisur, aty ku më detyruan ta lë që në muajin maj.

Friday, August 5, 2011

Plazhi i Makarskës, turiste me dhe pa bikini


Rrezitja pa pjesën e sipërme të bikinit tashmë është bërë gati se traditë nëpër plazhet e Adriatikut , kurse turistët atë e vlerësojnë si një vlerë dhe kulturë Kroate të turismit.

Plazhi i Makarskës, turiste me dhe pa bikini





Fundjava dhe ditët e nxehta verore kanë sjellur shumë turistë në rivierën e Makarskës.

Plazhi është përplot me turistë të cilët lahen , argëtohen , rreziten dhe kënaqen dhe padyshim të bie në sy se aty ka edhe të atilla që zhvishen në toples pa frikë nga rrezët e nxehta të diellit.

Rrezitja pa pjesën e sipërme të bikinit tashmë është bërë gati se traditë nëpër plazhet e Adriatikut, kurse turistët atë e vlerësojnë si një vlerë dhe kulturë kroate të turismit. (A.O)
Zmadho fotografinë
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini

Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini

Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini

Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini

Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini

Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini

Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini

Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini

Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini

Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini

Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini

Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini

Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini

Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini
Plazhi i Makarskës me turiste me dhe pa bikini

Prostata, si mund të parandalohet, këshillat për të sëmurët, dietat dhe mjekimet


Prostata është një sëmundje e cila kohët e fundit është shtuar me ritme të shpejta në venin tonë. Për këtë problem, në një intervistë mjaft interesante e informative Doktori i Shkencave Prof. Dokt, Kim Drrasa në një intervistë për gazetën “SOT” tregon se sipas statistikave në vendin tonë rreth 150 persona numërohen të prekur gjatë çdo viti nga kjo sëmundje.Sipas një studimi të bërë kohë më parë nga mjekët urologë të Qendrës Spitalore Universitare gjatë 10 viteve të fundit, ku u morën në studim 299 raste, u vu re se vetëm 12 për qind e të sëmurëve ishin me shkallë moshore 50-60 vjeç. Prof. Dr Kim Drrasa, Doktori i Shkencave Mjekësore dhe njëkohësisht Nën kryetari i Shoqatës së Urologëve Shqiptarë, e anëtar i Shoqatës Evropiane e Botërore të Urologjisë bën të ditur gjithashtu të gjitha këshillat, dietat apo edhe mënyrën parandaluese për këtë sëmundje që po prek çdo ditë e më tepër meshkujt shqiptarë. Sipas mjekut specialist (bishtajat), janë perimet të cilat duhet të jenë patjetër në dietat e personave të sëmurë ku ndër to më i rëndësishmi është Soja e cila gjatë studimit ka treguar që ka aktivitet antiproliferative mbi qelizat e CaP. Përpos kësaj fruti i shalqinit dhe domatja si perime reduktojnë 35% për qind rrezikun e CaP. Përveç te tjerash në intervistën me Prof, Dr Kim Drrasa të gjithë të interesuarit do të informohen edhe për mënyrën se si duhet mjekuar kjo sëmundje.

- Prof.Dokt Kim Drrasa meqë ju jeni një nga specialistët më të mirë në vend të mjekësisë së urologjisë, sa e përhapur është sëmundja e prostatës, a është kthyer kjo sëmundje në problem për meshkujt në vendin tonë?
Sipas nesh domethënë mjekëve shqiptare, në studimet e kryera së fundmi meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostatës. Kanceri i prostatit është mes kancerëve më të zakonshëm tek burrat në vendet e zhvilluara e padyshim kohët e fundit mund të them që është kthyer në problematik edhe për vendi tonë. Përsa i përket vendit tonë, numërohen rreth 150-300 persona të prekur nga prostata vetëm gjatë nje viti. Kjo shifër padyshim është në rritje. Sipas një studimi të bërë nga mjekët urologë në Qendrën Spitalore Universitare gjatë 10 viteve të fundit, ku u morën në studim 299 raste, u vu re se vetëm 12 për qind e të sëmurëve ishin me shkallë moshore 50-60 vjeç. Ndërsa 48 për qind e të sëmurëve ishin me shkallë moshore 60-70 vjeç dhe pjesa tjetër mbi 70 vjeç. Pra, këto të dhëna na çojnë në përfundimin se kanceri i prostatës gjendet kryesisht prek moshat e kaluara mbi 50 vjeç.

- Çfarë këshilloni për personat, domethënë saktësisht për meshkujt që ndjejnë shqetësimet e para, çfarë masash duhet të merren?
Parashikohet që ndërsa burrat në vendet e zhvilluara jetojnë më gjatë, edhe numri i prekjes apo vdekjeve nga kanceri i prostatës të rritet, nëse këtu nuk merren parasysh përparimet shkencore. Në fakt, shkencëtarët vazhdimisht përpiqen për trajtime të reja më të suksesshme. Për shembull unë personalisht do tu bëja thirrje burrave mbi moshën 50 vjeç që çdo vit të kryejnë analiza të gjakut për antigjenin e veçantë të prostatit, sepse pikërisht ky është hapi i parë ku secili prej pacientëve mund të dallojë shqetësimet e para e të fillojë parandalimin e kësaj sëmundjeje e cila çdo ditë e më tepër po bëhet e rrezikshme për meshkujt shqiptarë, pikërisht për shkak të moskontrrollimit e të kryerjes së analizave e përkujdesjes për këtë sëmundje. Për të gjithë të interesuarit sëmundja mund të parandalohet vetëm duke kryer çdo vit analizën PSA.

- A ka shumë raste me kancer të prostatës në vendin tonë, si mendoni a janë të informuar meshkujt shqiptarë rreth kësaj sëmundjeje dhe çfarë duhet të dinë ata?

Kanceri i prostatës (CaP), një sëmundje e zakonshme tek meshkujt, po pëson një rritje të madhe. Jo vetëm në vendin tonë ku rastet po shtohen ashtu si e thashë edhe me sipër ço vit edhe më shumë, por edhe në mbarë botën. Në vendin tonë nga statistikat, nga 150-200 raste që ishin tre vjet më parë, mesatarisht ky numër deri tani është rritur dyfish dh kjo për shkak se mungon disiplinimi apo informimi për këtë sëmundje e për rreziqet e pashmangshme që paraqet kjo sëmundje e rrezikshme. Meshkujt shqiptarë të them të drejtën janë pak të informuar, nuk njohin shkaqet, apo elementët qoftë edhe ushqimet domethënë dietën që duhen përdorur për këtë sëmundje. Dua ti bëj thirrje të gjithë meshkujve shqiptarë jo vetëm për sëmundjen e prostatës por për një sërë sëmundjes të tjera, të jenë sa më të kujdesshëm sepse kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar sëmundjet në përgjithësi. Saktësisht për sëmundjen e prostatës bëj thirrje ashti si deklarova më sipër të kryhen të përvitshme analizat e antigjenin.

- Çfarë analizash duhet të bëhen për të zbuluar sa më shpejt CaP, cilat janë simptomat e para?

Për të diagnostikuar sëmundjen e prostatës, bëhet si rregull EKO-ja e saj. Përveç kësaj kanë vlerë analiza e urinës dhe urokultura. Për të dalluar se mos kemi të bëjmë me kancer të prostatës dhe jo rritje beninje të saj, bëhet analiza e PSA-së. Në Amerikë çdo vit burrat mbi 50 vjeç, matin PSA-në, si dhe bëjnë ekzaminimin me gisht të prostatës (DRE). Kjo duhet të bëhet edhe në Shqipëri. Duhet të kihet parasysh që burrat që kanë pasur babanë ose vëllanë me CaP, rrezikojnë dy herë më shumë dhe ekzaminimet duhet t’i fillojnë në moshën 45 vjeçare. Përveç faktorit gjenetik në shkaktimin e kancerit të prostatës luan rol edhe faktori social dhe mjedisor, veçanërisht dieta dhe mënyra e jetesës. Përsa i përket shenjave që ka i sëmuri vijnë nga irritimi ose nga obstruksioni, jo të gjithë njerëzit i kanë shenjat njëlloj të shprehura. Si pasojë e mosurinimit të mirë dhe bllokimit që ndodh zhvillohen komplikacione si, infeksioni urinar, gurët e vezikës urinare, hematuria (gjak në urinë), por komplikacioni më serioz është hidronefroza, pra zgjerimi i veshkës dhe pengimi i funksionit normal të veshkës me pamjaftueshmëri të rëndë të funksionit të veshkave, gjë që bën të rritet azotemia.

- Çfarë diete duhet të përdoret për parandalimin e CaP?

Dietat që përdorim në këtë rast janë: Isoflavonet (bishtajat), këtu më i rëndësishëm është Soja e cila gjatë studimit ka treguar që ka aktivitet antiproliferative mbi qelizat e CaP. Një studim i madh epidemiologjik ka demonstruar që CaP është i lidhur inversisht në lidhje me marrjen e Sojës. Lycopene: gjendet tek domatja dhe shalqini. Një studim me 47 mijë persona u pa që përdorimi i shalqinit dhe domates reduktoi 35% rrezikun e CaP. Përdorimi i salcës së domates (burim kryesor i kësaj substance) shoqërohet me reduktimin shumë të madh të rrezikut për CaP. Selenium: të dhënat e para klinike sugjerojnë që seleniumi që gjendet në silazhin e freskët, ul rrezikun për CaP. Kur merret nga goja është verifikuar që akumulohet nga prostata. Ka rol antioksidant të padiskutueshëm. Personat që përdorin selenium kanë 49% reduktim të rrezikut nga kanceri i prostatës. Ky merret sipas rastit 50-100-150 mg në ditë. Vitaminat: Vitamina E. Alfa- tecoferoli është forma më aktive e vitaminës E, e cila shfaq veti antiproliferative dhe antioxidante. Vitaminat E, ul rrezikun për CaP në 32%, në krahasim me ata që nuk e marrin.

- A ka medikamente për këtë sëmundje?

Fatmirësisht ka. Agjentet hormonal: Lidhja midis 5alfa- reductaze dhe rrezikut për CaP ka filluar të përcaktohet nga disa studime që nga viti 1990. Burrat japonezë të cilët kanë incidencën më të ulët për CaP është parë që kanë ulje të ndjeshme të 5afla-reductazës, në prostatën e tyre. 5alfa-reductaze është një enzimë që katalizon shndërrimin e Testosteronit në Dihyrdrotestosteron (androgjeni më aktiv). Ka dy tipa të 5alfa-reduktazës. Tipi 1- duket që është predominant në qelizat e CaP ndërsa tipi 2 është prediminat në zmadhimin beninje të prostatës (BPH). Finasteridi është inhibitor i tipit 2 të enzimës 5alfa-reductaze dhe ka qenë vlerësuar si një agjent kimiopreventiv. Rezultatet treguan që burrat që morën Finasterid patën reduktim të ndjeshëm të rrezikut për CaP. Dudasteridi (AVODARTI) është një frenues i dyfishtë (tipi 1 dhe tipi 2) i 5alfa- reduktazës dhe ka qenë rregullisht i vlerësuar.

- Si ndikon jeta seksuale?
Studimet botërore dhe ato personale tregojnë që burrat me jetë të rregullt seksuale, kanë më pak risk për zhvillimin e CaP. Ekziston mjekimi me ilaçe dhe mjekimi kirurgjikal. Për të zgjedhur se cilat nga këto duhet aplikuar, mjeku bazohet mbi shenjat klinike të pacientit dhe në ekzaminimet që bëhen. Duhet thënë se jo gjithmonë ka një paralelizëm midis madhësisë së gjendrrës së prostatës dhe gravitetit të shenjave klinike. Sidoqoftë, në fazat e fillimit, rekomandohet që pacienti të bëjë një aktivitet të moderuar fizik e seksual, të evitojë jetën sedentare dhe të hajë ushqime të shumëllojshme. Duhen evituar alkooli dhe të mos përdoren sallamet, djathërat e yndyrshme, çokollatat dhe ushqimet pikante. Duhet evituar kapsllëku e për këtë të përdoren ushqimet me shumë fibra. Ndër ilaçet që përdoren përmendim: finasteridin, i cili ndikon në uljen e volumit të prostatës, duke bërë të lehtësohen simptomat. Një grup tjetër ilaçesh janë alfa-bllokuesit si, cornam, omnic, xatral, etj. Këto ilaçe lirojnë muskulin e qafës së fshikës së ujit të uretrës, në brendësi të prostatës dhe të vetë prostatës, dhe lehtësojnë kalimin e urinës. Përveç kësaj ekzistojnë dhe disa ilaçe me natyrë bimore që kanë efekte të mira mbi prostatën. Mjekimi kirurgjikal bëhet në faza të avancuara të sëmundjes, kur këtë e këshillon edhe mjeku.

Intervistoi :Arta AGOLLI

Gabimi dhe faji i madh i opozitës

Nga Orhan ZARSHATI Opozita politike shqiptare e kryesuar nga Partia Socialiste me kreun e saj Edi Rama, zgjodhi rrugën e gabuar dhe të fajshme të bojkotit të Parlamentit; kuvendit ligjvënës të Shqipërisë, ku debatohet për çdo ligj, vendim, rezolutë e deklaratë të pikëpamjeve dhe veprimeve të politikës shqiptare, për problemet që i interesojnë vendit, brenda dhe jashtë tij. Por opozita në vend që të vinte në kandar veprimet e pozitës, preferoi mospjesëmarrjen dhe gojëkyçjen e deputetëve opozitarë dhe largimin e tyre nga ballafaqimi në seancat plenare dhe në komisionet e parlamentit. Kështu opozita i shkaktoi një dëm të madh vendit, në të gjithë komponentët e jetës politike, ekonomike, sociale e kulturore të tij.

Analistë e opinionistë politikë e kanë vënë në dukje dhe e kanë analizuar hollësisht qëndrimin difektoz të opozitës, e cila ka përzgjedhur vetëm “protestat” e rrugës, ato në shtyp e konferenca shtypi, në median elektronike dhe nën çadrat e grevës së urisë; por pa dhënë e paraqitur asnjë alternativë se çfarë duhet bërë për të dalë nga gjendja e ngërçit dhe e krizës politike mbi dyvjeçare, e cila ka ngërthyer vendin dhe popullin.Populli shqiptar nuk ka parë deri më sot një opozitë si alternativë qeverisëse. Mund të thuash natë e ditë, sa të duash, siç bën opozita, se qeveria është e korruptuar, por pa dëshmuar e argumentuar korrupsionin me fakte reale, sidomos me analiza të hollësishme. Një sjellje tillë e opozitës nuk ka asnjë vlerë, sidomos po të niset nga synimi i saj për të ardhur nesër në pushtet.Mospjesëmarrja në Parlament dhe bojkoti i tij, ka sjellë për pasojë kalimin e ligjeve, që cënojnë sigurinë kombëtare dhe unitetin kombëtar të vendit. Kështu ishte ligji për regjistrimin e popullsisë, apo për “censusin” e saj mbi bazë etnie (ose siç po na thuhet tani së fundi mbi bazë të përkatësisë etnokulturore!) dhe feje. Po këtu vlen të përmendet dhe ligji për regjistrimin e pronave në zonat perëndimore bregdetare, sipas një projekti të drejtuar nga BE dhe OSBE (me zyra përfaqësimi spanjolle), por me nëntekst grek.Parlamenti është shesh beteje politike ndërmjet pozitës dhe opozitës, nga ku nuk duhet larguar në asnjë mënyrë, mbasi kjo i sjell dëme të pallogaritshme vendit.Kështu shqetësimet mbi projektin e BE-OSBE, për regjistrimin e pronave në bregdet dhe apeli i pronarëve për këtë veprim, nuk mund të gjejnë asnjë mbështetje po të mos i kundërshtojë e t’i debatojë opozita në Parlament. Nuk mund të bëjnë asgjë Rrapo Hajredin Danushi dhe Agim Toro, pa mbështetjen e një zëri të fuqishëm opozitar në kuvend, sidomos kur aktet ligjore kanë përmbajtje dhe synime antikombëtare dhe antiqytetare.Lideri i partisë Socialiste dhe i koalicionit opozitar, Edi Rama, para zgjedhjeve politike të qershorit 2009, deklaronte në media se PS nuk e ka prioritet të sajin, kthimin dhe kompensimin e pronave, pronarëve legjitimë. Por, më vonë e ktheu fletën dhe kur afruan zgjedhjet, doli e foli në favor të pronarëve. Tani ai hesht dhe nuk prononcohet dhe as ka ndërmend të prononcohet për të drejtat e pronarëve; siç bëri në fushatat parazgjedhore, kur fliste në favor të pronarëve. As kundërshtarët e tij brenda partisë, si Kastriot Islami, Andis Harasani, Ben Blushi dhe Arben Malaj, si “disidentë” partiakë, nuk thonë asgjë për të drejtat e pronarëve. Madje pëshpëritjet nën zë duan të thonë se Anastas Angjeli (i afruar përsëri me PS) dhe Arben Malaj, po kurdisin afera në Jug të vendit, për të përvetësuar me të padrejtë pronat e shqiptarëve, për vete dhe për minoritarët.Regjistrimi etniko-fetar, apo etnokulturor-fetar, dëmton rëndë qenien unitare të vendit, i cili në asnjë mënyrë nuk është vend multietnik, siç synojnë t’a paraqesin Shqipërinë qarqet shoviniste greke e serbe. Kështu grekët të udhëhequr nga ideologjia e shtetit të tyre teokratik, për formimin e kombit mbi bazë feje (në rastin konkret “ortodoksia bizantine”), i konsiderojnë shqiptarët ortodoksë grekë; ndërkohë që kombi shqiptar është formuar para së gjithash mbi bazën e gjuhës së përbashkët shqipe. Gjithashtu regjistrimi i pronave të popullsisë në komunat bregdetare, i frymëzuar, parashtruar, mbështetur e sponsorizuar nga Greqia, ka synimin e mbrapshtë t’ia dhurojë minoritarëve grekë dhe shqiptarëve të konvertuar në grekë, tokat e shqiptarëve etnikë dhe të krijojë precedentin e territorit autonom grek (Vorioepirit).
Roli i opozitës për të kundërshtuar këtë konspiracion antishqiptar, është zero dhe patjetër është e dhimbshme të konstatohet dhe të pranohet se regjistrimi i pronave të shqiptarëve në bregdet, bëhet me një konsensus e projekt të BE-OSBE të inspiruar nga Greqia (me të cilën sipas politikanëve tanë kemi marrëdhënie të “shkëlqyera”). Kjo do të shpjerë në përfundimin e hidhur,që pronarët e vërtetë shqiptarë, sidomos në komunat e jugut, ku ka ndërthurje,ose jo, të popullsive shqiptare me ato minoritare, si në komunën e Xarës, në komunat e Delvinës dhe të Sarandës, t’i humbasin pronat dhe ato t’u jepen minoritarëve, praktikë e njohur dhe e realizuar njëherë nga qeveria shqiptare në ato zona.Me këtë rast natyrshëm lind pyetja se ku është dhe çfarë bën Shoqëria Civile, Shoqata Pronësi me Drejtësi, Shoqata e Pronarëve të Bregdetit (ku mund të penetrojë faktori grek) për mbrojtjen e pronarëve shqiptarë nga padrejtësia dhe nga përvetësimi thellësisht abuziv i pronave të tyre.
Po nuk veproi vetë pronari shqiptar, siç është rasti i pronarëve qytetarë gjirokastritë,që kanë prona në bregdetin jugor; nuk i shpëton as Gjykata Ndërkombëtare e Strasburgut dhe as gjyqtarët, juristët dhe avokatët shqiptarë, si pjesë e sistemit të korruptuar të drejtësisë shqiptare! Pronarët shqiptarë i presin ditë e përfundime të zymta, po nuk vepruan integralisht në mbrojtje të të drejtave të tyre legjitime. Dhe këtu opozita me qëndrimin pasiv, aspak në mbrojtje të së drejtës së pronave të shqiptarëve, ka faj të madh. Ajo me sa duket u tremb keq nga reagimi i Jorgo Papandreut, President i Internacionales Socialiste, për hedhjen poshtë nga Gjykata Kushtetuese të vendimit antikombëtar për ndarjen e kufirit në ujrat detare në mes Greqisë e Shqipërisë; krejtësisht në dëm të sigurisë kombëtare të Shqipërisë; vendim i cili u denoncua në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Socialiste. Tani kjo parti e trembur nga reagimi i miqve grekë; as që ndihet për ligjin famëkeq të regjistrimit të popullsisë dhe për regjistrimin e pronave në bregdet. Tani edhe Gjykatës Kushtetuese të riformatuar nuk i besohet më; ka pak gjasa që ajo të kundërshtojë ligjin e regjistrimeve.Për këto zhvillime rishtuese (regjistrimi i popullsisë dhe regjistrimi i pronave), opozita mban përgjegjësi të madhe, sepse nuk ka vepruar e reaguar fare dhe as ka ndërmend t’a thotë fjalën e saj edhe sikur të vijë në pushtet në vitin 2013.Prognozat janë shumë pesimiste, pronarët nuk veprojnë sa e si duhet, politikanët nënshtrohen dhe do t’a ulin edhe më shumë kurrizin para trysnisë dashakeqe greke. Kohët tani nuk janë si më parë, varfëria epokale e popullit shqiptar, si në aspektin pasuror dhe nivelin e ulët të jetesës, ashtu edhe në aspektin shpirtëror; janë faktorë nxitës e bashkëshoqërues për konvertimin amoral të shqiptarëve në grekë (emër, kombësi, fe), dobësi e madhe kjo e shqiptarëve, që nuk aspak nacionalistë, por as patriotë. Mungesa e ndjenjës, të paktën patriotike, do të pasqyrohet medoemos në “Censusin” gencpollian, të regjistrimit, me shtimin artificial të minoritarëve realë dhe të rremë grekë në Shqipërinë e frustuar.

Uollfarth: Të kryhet regjistrimi i popullsisë, ka rëndësi për zhvillimin


Ambasadori i OSBE-së Eugen Uollfarth ka ndërhyrë në debatin e madh për regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Ambasadori i OSBE-së Eugen Uollfarth ka apeluar nga qyteti i Përmetin për domosdoshmërinë e regjistrimit të popullsisë, ndërsa ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi. “Qytetarët të marrin pjesë në regjistrim, pasi ai ka vlera për zhvillimin e tyre. Regjistrimi është një proces i rëndësishëm edhe për zhvillimin e vendit”, tha ambasadori gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Përmetit, ndërsa dje ka pasur takime edhe në Himarë.

Faktori ndërkombëtar është hera e parë që shprehet me debatin e ashpër që po zhvillohet prej muajsh në Shqipëri për regjistrimin e popullsisë. Vetë qeveria Berisha dhe ministrit Genc Pollo, të kompromentuar nga interesat greke, e kanë paraqitur regjistrimin e popullsisë si një domosdoshmëri që kërkohet nga Bashkimi Evropian si kusht për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Por në të vërtetë, Komisioni Evropian i ka lënë Shqipërisë për të plotësuar 12 rekomandime, asnjëri prej të cilëve nuk ka të bëjë me regjistrimin e popullsisë. Rekomandimet kanë të bëjnë më zgjedhjet e lira dhe të ndershme, stabilitetin ekonomik, pavarësinë e institucioneve, funksionimin e Kuvendit, luftën ndaj korrupsionit dhe për shumë probleme të tjera. Por në asnjë rast Bashkimi Evropian nuk ka ushtuar presion mbi Shqipërinë dhe as nuk e ka përmendur regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare si kusht për integrimit. Ky projekt është më shumë një nismë e diktuar nga presioni i vazhdueshëm grek, për të realizuar ëndrrën e vjetër për greqizimin e jugut të Shqipërisë. Kjo për faktin se edhe vetë Greqia apo vende të tjera të BE, nuk kanë kryer regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare.
PD-LSI i hapën rrugë manipulimit të kombësisë
Partia Demokratike dhe LSI i kanë kurorëzuar me një ligj të posaçëm manipulimin e kombësisë shqiptare, duke e orientuar Shqipërinë drejt një vendimi multietnik. Dume u përkulur para presionit të fort dhe të vazhdueshëm të palës greke, mazhoranca qeverisë ka miratuar në Parlament me 71 vota pro dhe 2 abstenim ligjin më të debatuara gjatë këtyre dy dekadave, atë për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Pas miratimit të kalimit të projektit me procedurë të përshpejtuar, Kuvendi i Shqipërisë, vetëm me votat e mazhorancës miratoj projektligjin për regjistrimin etnik dhe fetar të popullsisë dhe regjistrimin e banesave. Opozita, ashtu si gjithmonë, mungoi edhe në këtë seance si pasojë e shpalljes së bojkotit ndaj punimeve te Kuvendit që pas zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Në votim u përfshi dhe amendamenti i PDIU, një riformulim i pikës 16 të ligjit. Idrizi theksoi se refuzimi i rremë ose deklarimi i rremë i popullsisë të dënohet me gjobë. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli e përshëndeti këtë propozim duke e vlerësuar si shumë të mirë dhe e hodhi në votim. Deputetët dhanë votat e nevojshme duke përfshirë dhe këtë nen në ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe banesave.
Rreziku
Ndryshe nga varianti i parë, ligji ka pësuar disa ndryshime, ku parashikohen gjoba për ata që mashtrojnë me të dhënat ë tyre sa i takon përkatësisë etnike dhe fetare. Megjithatë, thelbi i ligjit nuk ka ndryshuar, në sajë të të cilit mund të fryhet minoriteti grek dhe ta kthejë Shqipërinë në një vend multietnik. Shoqëria civile, por edhe shumë intelektualë të njohur, historianë dhe parti politike, e kanë kundërshtuar ashpër nismën e qeverisë, me igumenin se kjo nismë e rrezikshme minon harmoninë fetare në vend si dhe manipulon kombësinë shqiptare. Dyshimet janë thelluar më tej, në kushtet kur pala greke ka kërkuar me forcë këtë regjistrim, ndërsa shumë shqiptarë në jug të vendin po e shesin kombësinë për arsye ekonomike. Megjithatë, thelbi i ligjit, pra rreziku për frytjen në mënyrë artificiale të minoritetit grek në Shqipëri, nuk ka ndryshuar.

Aleanca Kuq e Zi: Greqia autore e ligjit për regjistrimin e popullsisë

Menjëherë pas katër kushteve të Greqisë për regjistrimin e popullsisë, kanë reaguar disa shoqata në Shqipëri. Aleanca Kuq e Zi akuzon Greqinë se është autore e ligjit për regjistrimin etnik. Kreu ekzekutiv i Aleancës Kuq e Zi, Redi Ramaj kërkon nga ministri i Inovacionit Genc Pollo që të mos heshtë po t'i përgjigjet parlamentit grek. Aleanca Kuq e Zi thekson se Greqia ka shpallur pretendimet e saj territoriale, çka vërteton se ajo është edhe autorja e ligjit. "Greqia sapo nisi pretendimet e saj territoriale. Po vërtetohen akuzat se Greqia është autore e ligjit për regjistrimin etnik", tha Ramaj. Sipas tij, kushtet e Greqisë për regjistrimin etnik janë të papranueshme. Aleanca Kuq e Zi nisi një aksion të ri për shqiptarizimin e emrave te qyteteve. Kreshnik Spahiu, kreu i lëvizjes, duke folur nga Pogradeci, u shpreh se do të propozohet një ligj për toponimet me qëllim ndryshimin e emrave të qyteteve me origjinë sllave. Kreshnik Spahiu deklaron se Greqia nuk mund t'i imponohet Shqipërisë për të ndjekur procesin e regjistrimit etnik, kur vetë ajo si anëtare e BE-së nuk e aplikon këtë procedurë. "Greqia nuk njeh pakica etnike apo pakica kombëtare në territorin e saj. Ne denoncojmë servilizimin qeveritar ndaj Greqisë", tha Spahiu, duke paralajmëruar nisjen e protestave të Anëtarëve të Aleancës Kuq e Zi në muajin tetor. Historiani Pëllumb Xhufi theksoi se regjistrimi me kriteret e vendosura në ligj, shënon përplasje flagrante me konventën ndërkombëtare. "Ky lloj regjistrimi është në kundërshtim me Kushtetutën. Ideja për këtë regjistrim dhe alarmi i parë janë dhënë që në vitin 2004, tha Xhufi. Ndërkohë që shtohet lista e anëtarësisë së Aleancës, pasi me dhjetëra intelektualë i bashkohen kësaj nisme. Nga ana e saj Aleanca Kuq e Zi deklaron se deputetët e parlamentit shqiptar shkelën rëndë Kushtetutën, duke votuar edhe për kolegët që nuk ishin në sallë. Aleanca Kuq e Zi u ka bërë thirrje qytetarëve që të grisin formularin e regjistrimit të popullsisë dhe të mos pranojnë skenarin grek për manipulimin e kombësisë shqiptare.

Greqia kusht Shqipërisë: Prano greqizimin e jugut, në këmbim të integrimit në BE

Athina zyrtare kërcënon dhe shantazhon sërish Shqipërinë, ndërsa kërkon me forcë greqizimin e Jugut të Shqipërisë, në këmbim të integrimit në BE. Thua se Shqipëria është një lagje e Selanikut, Greqia për të disatën herë fut në mënyrë të paprecedentë hundët në punët e brendshme të Shqipërisë, për të diktuar kësaj të fundit mënyrën sesi duhet të regjistrohet populli i saj. Dhe këtë e bën pikërisht shteti që masakroi dhe dëboi me mijëra shqiptarë çam rreth 60 vjet më parë. Kjo është reagimi i radhës i palës greke ndaj një çështje tërësisht të brendshme, nga ku sërish Shqipëria kërcënohet me bllokimin e integrimit nëse nuk plotësohen disa kushte të parashtruara Kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në Demokracinë e Re, deputeti Konstantinos Gioulekas e quan të papranueshëm faktin, që pikërisht Shqipëria, e cila sipas tij kërkon ndihmën e Greqisë për të hyrë në BE, nga ana tjetër pengon regjistrimin e minoritetit grek. Në një deklaratë të Departamentit të Jashtëm të partisë “Demokracia e re” thuhet se Shqipëria vijon luftën e ftohtë dhe shantazhin. “Me një iniciativë të paparë legjislative nga qeveria shqiptare po zbatohen metoda që nuk i lejojnë banorët e Epirit të Veriut të shprehin identitetin e tyre kombëtar dhe fetar në regjistrimin e ardhshëm. Është e papranueshme që Shqipëria, e cila kërkon ndihmën e Greqisë për të ndihmuar për hyrjen në Bashkimin Evropian, ndjek politikat e Luftës së Ftohtë, bën shantazh për Epirin e Veriut dhe shkel të drejtat e banorëve të tij”.

Dule: Procesi i regjistrimit, i dyshimtë
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka theksuar se procesi i regjistrimit të popullsisë karakterizohet në aktivitetin e politikat e veta nga ecejakje të dyshimta në një kohë që është premtuar dhe angazhuar zyrtarisht për zhvillimin e këtij regjistrimi “Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë mbetet instrument i vetëm që garanton në produktin e vet, ato të dhëna thelbësore për shoqëri të organizuar me qëllim hartimin e një filozofie që do të burojnë praktikat që do të respektojnë standardet e qytetarëve të një vendi. Në këtë kuadër qeveria karakterizohet në aktivitetin e politikat e veta nga ecejakje të dyshimta në një kohë që është premtuar dhe angazhuar zyrtarisht për zhvillimin e këtij regjistrimi”, ka thekuar ai. Adriatik Doçi

Niebel: Berishën dhe Ramën i këshillova për dialog, afrimit me BE është në dorë të tyre

Ministri gjerman i Bashkëpunimit ekonomik për Zhvillimin, Dirk Niebel, ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e BE se nuk do të ndërhyjë për t’u imponuar palëve politike në Shqipëri një zgjidhje të... krizës. Ai tha se Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë drejt BE, por, ritmet e afrimit varen nga Shqipëria dhe nga dialogu politik. “Gjermania bashkëpunon me Shqipërinë, tanimë, prej një kohe të gjatë. Ky bashkëpunim udhëhiqet nga i njëjti qëllim i përbashkët: mbështetja e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Por ritmet e afrimit me BE-në janë krejtësisht në dorë të Shqipërisë.

Pasi, theksoj përsëri, BE-ja nuk është vetëm një komunitet ekonomik, por në radhë të parë një komunitet vlerash. Dhe për të qenë pjesë e tij, një ndër kushtet paraprake është bashkëpunimi mes forcave politike, bashkëveprimi mes qeverisë dhe opozitës. Natyrisht, të dyja palët duhet të gjejnë rrugët dhe mënyrat për të bashkëpunuar”, theksoi ministrit gjerman. Ai ka komentuar edhe qëllimin e vizitës në Shqipëri, duke zbardhur edhe takimet me Ramën dhe Berishën. “Në të gjithë programin e kësaj vizite, takimet, bisedat, jemi përqendruar në çështje të bashkëpunimit ekonomik mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, që kjo e fundit të ketë mundësi të përshpejtojë ritmet e progresit të përafrimit me strukturat dhe vlerat e BE-së. Natyrisht, çështjet e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve janë të lidhura ngushtë me situatën politike, me aspektet sociale etj., pra të gjitha lidhen me bashkëpunimin ekonomik për zhvillim. Në këtë kontekst, në bisedat që zhvillova me kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës Edi Rama i këshillova që të rihapin sa më parë dialogun politik. Afrimi me BE-në është një proces, ku rëndësi nuk ka vetëm zhvillimi ekonomik, por edhe përvetësimi i kulturës politike evropiane, i vlerave të saj. Dialogu politik është pjesë e këtyre vlerave, i vlerave të komunitetit të BE, ku Shqipëria aspiron të anëtarësohet. Në këtë kuptim, dialogu politik e çon Shqipërinë drejt të qenit edhe ajo pjesë e vlerave të këtij komuniteti”, theksoi Niebel.

Arben Duro: Krijimtaria muzikore shqiptare, një rrumpallë artistike


Publikuar te Premten, 29 Korrik 2011 Shkruar nga SOT NEWS

Krijimtari muzikore me vlera sot pothuajse nuk gjendet në tregun shqiptar. Për shumë emra të njohur të muzikës, sot kjo krijimtari ka mbetur me shumë pak emra profesionistë. Këngëtari Arben Duro i njohur për interpretimet e tij muzikore, në një intervistë dhënë për gazetën “SOT” tregon se largimi i emrave të njohur ka bërë që sot të mos gjejmë një nivel artistik tek shumë këngë. Sipas tij, sot tregu muzikor shqiptar është një rrumpallë artistike, ndërsa thekson se faji për këtë nivel të paktë artistik është dhe i brezit të këngëtarëve të njohur, që sipas tij duhet të ishin më aktiv në fushën e muzikës gjatë këtyre 20 viteve.

Duke folur për problemet që has sot krijimtaria muzikore, ai mes të tjerave zbulon dhe disa nga projektet e tij artistike, koncerte live, klipe dhe këngë të bukura do të vijnë në vijim për publikun.

-Jeni një emër i njohur për publikun, i cili ju ka vlerësuar që nga këngët e liqenit, që këndoheshin dikur, por me çfarë po merreni këto kohë?
Unë i larguar nga Shqipëria për shumë vite, kam menduar që rinia përveç disa kompozitorëve të atyre viteve, do ti qëndrojë besnike muzikës, duke bërë vepra artistike me vlera dhe nuk do të bëhej pjesë e përfitimeve të shpejta dhe të çastit, për të nxjerrë vepra artistike që nuk kanë vlerë, gjë të cilën unë e shoh kudo, madje edhe nëpër ekrane televizive. Unë shikoj që gjatë këtyre 20 viteve në vendin tonë janë prodhuar me qindra këngë dhe shumë pak nga këto i gjen në ambiente, ku ne mblidhemi me miq dhe shokë dhe i këndojmë. Kjo është arsyeja që gjatë këtyre 20 viteve, unë kam menduar të bëj diçka në këtë muzikë, sepse ka muzikantë të mirë, por e quaj fatkeqësi që për shkak të interesave të tjera shumë prej tyre kanë devijuar nga karakteri dhe aftësia e tyre.
-Sipas jush, pse nuk dëgjohen më në krijimtarinë muzikore kompozitorët e njohur?
Këngëtarët që kënduan ndryshe nga sistemi, pra brezi i miqve të mi si Sandri, Nori, Bikja, Adhurim Demiri, Leonard Bulku etj, ishin këngëtarë që nuk i bënë fresk muzikës së asaj kohe, dhe jo se nuk kishin kompozime të mira, por për shkak se tekstet ishin me fjalë të cilat ne nuk ishim dakord. Ne ishim këngëtarë që bëmë këngë me shpirt, sepse ne nuk i bëmë për interes. Ato ishin këngë që dilnin nga shpirti ynë dhe për këtë arsye ishin të bukura, por këto këngë ne nuk i gjejmë sot. Pas viteve ’90 shumë nga kompozitorët që ishin pjesë e asaj muzike nuk na pritën mirë, me idenë që ne ishim këngëtarë serenatash, këngësh në rrugica etj. Mirëpo disa nga këta emra të këngëve të liqenit, bënë shumë këngë të bukura pas viteve ’90, si Sandri që ka repertor të bukur dhe këta kompozitorë filluan ta pranonin këtë fakt, që këta nuk ishin njerëz që nuk kishin vlera artistike. Këta njerëz të artit që e gjetën veten në drejtim të televizioneve, ne na penguan dhe krijuan një mur që ishte një pengesë për ne. Në atë kohë unë se kisha menduar kaq të gabuar këtë, por sot pas 20 vitesh unë shikoj që këta njerëz bëjnë sot këngë kaq të shpifura në pjesën më të madhe të tyre dhe këndohen nga këngëtarë pa zë.
-Për ju si këngëtar, interpretimi live dhe playback?
Në ekrane televizive sot shikon këngëtarë pa nivel, por më shumë shikon këngëtare që në pjesën më të madhe nuk kanë fuqi vokale dhe kulturë interpretimi. Në pjesën më të madhe ato kanë vetëm sharm dhe janë për striptizëm, kanë këmbë dhe aspak zë, dhe këtë e them me bindje, sepse ato e kanë mbështetur daljen e tyre si këngëtare vetëm tek paraqitja fizike. Në të gjithë botën këto femra përdoren vetëm në lokale striptizmi, dhe me disa lëvizje të bukura kënaqin njerëzit. Këto nuk mund të këndojnë live, ato nuk këndojnë dot sepse nuk ia dalin dot në këtë interpretim. Sot kemi shumë pak këngëtarë që këndojnë live dhe janë zëra të rrallë.
-Sot në shumë lokale dëgjohet vetëm muzikë e huaj dhe aspak shqiptare. Si ju duket kjo, kur ne jemi në pikun e sezonit turistik?
Më vjen keq ta them, por një biznesmen në një lokal është më i interesuar që ti vijnë femra të bukura dhe të këndojnë lloj-lloj këngësh, sepse tërheqin më shumë klientë dhe ai përfiton shumë, se sa të vejë një këngëtar i mirë. Lokalet në plazhe në pjesën më të madhe që zhvillohen në hapësira të hapura e kanë këtë lloj muzike, por brenda zonave bregdetare duhet të ketë lokale për atë pjesë njerëzish që kërkon muzikë kualitative, sepse ka njerëz që e duan këngën shqiptare, këngëtarin e mirë.
-Ju thatë që tregu muzikor shqiptar është i përzier me lloj-lloj ritmesh dhe rrymash, të cilat në pjesën më të madhe nuk kanë vlera artistike. Sipas jush çfarë duhet bërë që të kemi një orientim shijesh muzikore në këtë treg?
Bota ka mekanizma të fuqishme që këngën e dobët dhe pa kualitet e pengon, sepse ka një mur me një derë që iu hapet vetëm atyre që dinë të sjellin krijimtari të bukur. Në këtë mes duhet të ndihet dhe fuqia e ZSHDA-së, me anë të së cilës të bëhet filtrimi dhe dalja e çdo albumi në tregun muzikor. Duhet të kemi mekanizma që të thonë që kjo këngë nuk bën të dalë në treg, sepse nuk flitet shqip dhe është një këngë e vjedhur, ose shkurt është një rrumpallë. Nëse ka një CD cilësore ajo duhet të pranohet dhe në çdo televizion duhet të vendosen njerëz që janë specialistë muzike, sepse i riu është rritur me këtë muzikë rrumpallë dhe ai këtë rrumpallë do. Pra në televizione duhet të jenë njerëz, që kanë krijuar një pjekje artistike, gjë e cila do të reduktonte dhe këtë mungesë vlerash.
-Ju pohoni që sot nuk ka shumë vlera artistike në tregun muzikor, por brezi juaj çfarë bën që të kemi më shumë kualitet në muzikë?
Faji jonë qëndron në faktin se ne nuk kemi qenë shumë aktivë, dhe ne paralel me këtë muzikë duhet të bënim dhe krijimtarinë tonë muzikore, sepse ne jemi brezi që këndojmë live. Mbi bazën e kësaj përvoje të interpretimit live ne do të sillnim vërtetë gjëra të bukura dhe me vlera për publikun, por për fat të keq shumë nga ne u larguan nga Shqipëria, unë po ashtu, dhe u shkëputëm, por unë mendoj që atë që lashë në mes do ta rinis sërish. Kam dëshirë që të nis një tur në Shqipëri, me 3-4 këngëtarë të muzikës live duke kënduar këngët tona aq të bukura.
-E ndërkohë veç këngës ju njiheni dhe si president i agjencisë AKDIE dhe si themelues i saj, e cila ka në fokus mbrojtjen e së drejtës së autorit. Çfarë mund të na thoni rreth saj?
Në përputhje me ligjet shqiptare dhe atë të drejtës së autorit u krijua agjencia AKDIE. Me iniciativën time personale unë e krijova këtë agjenci, nxjerrjen e lejes së saj dhe fillimin e aktivitetit. Fillimi ishte me shumë probleme, pa mbështetje nga shteti, sepse artisti në Shqipëri është si ai fëmija që lind, por nuk ka kush ta rrisë, sepse shteti shqiptar nuk bën asgjë për artistin, dhe në përputhje me të gjithë legjislacionin filloi dhe funksionimi i saj. Para një viti, për arsye se unë isha dhe anëtar këshilli dhe nuk më lejohej të isha drejtues dola si president i AKDIE, dhe që nga viti i kaluar unë jam në këtë rol. Me keqardhje e them, që më janë prerë marrëdhëniet me administratën dhe kanë krijuar një çarje dhe kjo për interesat e tyre personale, për ta zhvilluar këtë aktivitet, ashtu si zhvillohet dhe sot muzika si një rrumpallë, aty kanë ndodhur disa lëvizje jashtë statutit të agjencisë, që unë do të flas më vonë. Për mua e drejta e autorit në vendin tonë është në nivelin zero, ku injorohet artisti, i cili sot është në pikë të hallit. Shumë artistë të mirë sot nuk kanë financë dhe nuk përfitojnë nga krijimtaria e tyre ndër vite. Sot na ka dalë brezi i kingëve dhe i kingeve të bukura, që na kanë bërë një turli muzikor që nuk merret vesh. Ata nuk kanë as nivel kompozimi dhe as nivel interpretimi, dhe duke i bashkuar të dyja na vjen kjo turli që nuk dëgjohet.
-Mesazhi juaj për kompozitorët e rinj?
Këta kompozitorë të rinj le të bëjnë rrumpallë sa të duan, për sa kohë që nuk do të dali ndonjë krahë tjetër i fortë, që ti pengojë.
-E ndërkohë ju folët për problemet muzikore, por çfarë mund të na thoni sot për projektet tuaja artistike?
Unë i premtoj publikut, se me fillimin e sezonit të ri unë do të filloj me udhëtimin e të gjithë këngëve të mia të vjetra të riorkestruara dhe do ti sjell me të gjitha format tek publiku, me klipe, CD, koncerte, do të shpërndaj dhe CD falas për të dhënë mesazhin që ai brezi i këngëve të liqenit, është pranë publikut. Po ashtu kam dëshirë që të zhvilloj dhe një koncert live, dhe kam për të sjellë gjëra shumë të bukura.

Kristaq Mitro: Kur vetë RTSH bën pirateri, çfarë mund të presim nga tv private!?


Publikuar te Premten, 05 Gusht 2011 Shkruar nga SOT NEWS

Pirateria televizive që haset sot në vendin tonë, nga dita në ditë po zgjerohet dhe më shumë, ndërkohë që kineastët shqiptarë ngrenë zërin duke kërkuar të ketë sanksione më të forta ndaj shkeljes së të drejtës. Regjisori i njohur Kristaq Mitro, pohon se kjo situatë ka ardhur sepse nuk zbatohen ligjet, ndërsa thekson se deri më tani nuk ndihet fuqia e shtetit. Në ditët kur platformat dixhitale, po gllabërojnë milionat e krijuesve dhe artistëve shqiptarë duke piratuar prodhimtarinë artistike, regjisori pohon se do ta quante paradoks zbatimin e ligjit. Sipas tij, sot më shumë se kurrë dëgjohen vetëm fjalë të cilat vetëm janë përsëritje, ndërsa nuk shikohen masa konkrete ndaj piraterisë, e cila nga ditë në ditë po i zgjeron përmasat e saj. Në intervistën dhënë për gazetën “SOT”, regjisori i shumë filmave të njohur shqiptarë, ndërsa flet për problemin e piraterisë televizive, thekson se edhe televizioni shtetëror RTSH nuk paguan të drejtë e autorit. Sipas tij, kur nuk paguan RTSH që është shtetëror, atëherë nuk duhet të presim nga televizionet e tjera që janë privatë. Regjisori tregon se ndihet keq kur shikon që krijimtaria e tij artistike e piratuar ka pushtuar ekranet, ndërsa thekson se mungon vullneti i respektimit të ligjit. Sipas tij, pirateria televizive është e përditshme dhe kështu do të vazhdojë, sepse nuk ka asnjë rregull.
-Pirateria televizive sot mbetet një problem shumë shqetësues për tregun shqiptar, ndërsa shumë prodhime të kinematografisë shqiptare sot në shumë ekrane televizive vijnë si pirate, madje e drejta e autorit nuk respektohet as në ekranin e RTSH. Ju çfarë mendoni?
Kur nuk paguan RTSH që është shtetëror, atëherë çfarë duhet të presim nga televizionet e tjera që janë privatë. Derisa vetë shteti bën pirateri, atëherë ne si kineastë nuk kemi se çfarë të presim nga të tjerët. Shteti në këtë mënyrë i bën më guximtarë televizionet e tjera private në vendin tonë. Kjo pirateri që haset sot, duket si e padukshme, por kur je përballë ekranit të televizioneve të ndryshme, sidomos ne kineastët gjendemi përballë një naiviteti të jashtëzakonshëm. Kjo është e përditshme dhe kështu me sa duket do të vazhdojë, sepse nuk ka asnjë rregull. Mendoj se me këtë problem duhet të merret shtetit, dhe ta komandojë shteti gjithë këtë punë, duhet të ndihet fuqia e tij.
-E ndërkohë që ne i kemi strukturat shtetërore, kemi dhe një ligj për të drejtën e autorit, por sipas jush çfarë po bëhet?
Ligjet duhet të zbatohen dhe shteti duhet ta kontrollojë këtë. Ne jemi katandisur si pronarë, që shteti iu thotë tërë ditën që do ti kompensojë dhe nuk bën asgjë. Edhe filmat shqiptarë para viteve ’90, janë njëlloj si prona që iu është marrë pronarëve dhe nuk ka për t’iu kthyer qoftë dhe me kompensim, por janë vetëm fjalë dhe nuk dihet se sa do të vazhdojnë fjalët, por me sa duket ne do të mbesim tek fjalët.
-Televizionet private thonë se kanë kontrata, por sipas jush sa zbatohen ato që janë shkruar në kontratë?
Disa televizione e respektojnë kontratën, por ka të tjerë që janë futur në gjyqe të pafund. Nuk e shoh shumë të zbatuar atë kontratë që duhet të jetë bërë për shfaqjen e filmave shqiptarë.
-Pirateria sot po gllabëron milionat e krijuesve dhe artistëve shqiptarë. Ju vetë si ndiheni kur shikoni filmat tuaj në ekrane të ndryshme televizive, të cilët janë të piratuar?
Më vjen shumë keq, sepse është një pronë e vjedhur. Tamam si pronat që janë marrë, janë mohuar dhe vjedhur dhe shfrytëzohen, kështu ndodh dhe me filmin. Me sa duket kjo është ngritur në moral dhe më vjen keq që sot ky është morali, vidh të jesh i nderuar. Këta vjedhin dhe shteti nuk iu bën asgjë.
-Një tjetër shqetësim që kanë ngritur kineastët, veç piraterisë është dhe abuzimi me cilësinë artistike të këtyre prodhimeve të kinemasë. Sipas tyre, në momentin që këto filma shumëfishohen, humb dhe cilësia e tyre artistike?
Kjo është e vërtetë, por është dhe brenda ligjeve teknike, sepse nëse ti një material e merr dhe shumëfishon, ai material asnjë herë nuk vjen në cilësinë e duhur. Por me sa duket, atyre që merren me piraterinë nuk iu intereson shumë cilësia e këtyre prodhimeve. Meqë po flasim për cilësinë artistike të filmave, këtu po përmend dhe AQSHF. Ka filma, të cilët duhet të merren dhe të çohen në Itali që të restaurohen, sepse iu ka ikur ngjyra dhe janë bërë monokromë. Një nga këta filma është dhe filmi që unë kam bërë me regjisorin Ibrahim Muçaj, me titull “Liri e vdekje” dhe ky film duhet të shkojë patjetër në Itali. Natyrisht që kjo punë do dhe para, por ama fitohet një negativ, i cili i reziston kohës sepse më vonë nga ajo do prodhosh pozitivin. Tani ata punojnë vetëm me pozitivet që kanë qenë. Prandaj them se arkiva duhet ti marrë dhe ti restaurojë filmat shqiptarë. Negativi i filmit është një pasuri e madhe e AQSHF. Pra, për mua cilësia artistike duhet ruajtur, edhe pse ajo kërkon shumë investime.
-Disa kineastë janë shprehur se QKK, e cila sot administron filmat shqiptarë para viteve ’90, sipas tyre nuk duhet të merret më, por ti administrojë FMAA. Ju si e mendoni këtë?
Nuk shikoj asgjë të keqe që filmat i administron sot QKK, ndërsa sa i takon asaj që ti administrojë FMAA, unë mendoj se ndoshta ajo nuk është në gjendje për ta bërë këtë. QKK është shtet dhe them se mund të funksionojë më mirë ky administrim. Janë shumë mendime për këtë dhe mendoj se ndoshta duhet të thirren këta kineastë, të diskutohet rreth kësaj çështjeje.
-RTSH ka një arkiv për të cilin kineastët pohojnë se ai ka shumë prodhimtari artistike, ndërsa kërkojnë që këta filma të vijnë pranë publikut, sepse sot mungojnë?
RTSH mendoj se duhet të angazhohet që të ketë një program të caktuar për të shfaqur këta filma, apo dhe pjesë të tjera të asaj krijimtarie para viteve ’90. Ne kemi një krijimtari të pasur artistike dhe ajo nuk duhet ti mungojë publikut shqiptar. RTSH duhet ti shfaqë këta filma, por ndërkohë që ajo duhet të paguajë dhe të drejtën e autorit.
-E ndërkohë para kësaj situate, kur pirateria nga dita në ditë po zgjerohet në tregun shqiptar, ju si një nga regjisorët me një prodhimtari të pasur artistike, çfarë mesazhi keni për atë që shikoni sot?
Paradoksi për mua qëndron nëse do të zbatohet ligji në vendin tonë. Nëse shteti do të bëjë një monolog me veten e vet, duke thënë po ta rregulloj këtë punë, sepse po të dojë shteti i vë të gjithë të zbatojnë ligjin, por kjo nuk ndodh dhe prandaj pirateria televizive tek në është me përmasa shumë më të mëdha se sa shtetet që janë fqinjë me ne. Çuditërisht ne jemi gjithmonë të parët atëherë kur duhet të shkelim ligjet.
-Çfarë mendoni sot për ligjin e kinemasë në vendin tonë?
Mendoj se ato ligje që u vunë në fillim, ndoshta ka ardhur koha që të ndryshojnë disa gjëra. Ka kaluar shumë kohë dhe duhet të rinovohen. Unë e shikoj problemin dhe tek buxheti, që jepet për QKK, dhe mendoj se është i vogël, madje ai nuk krahasohet as me shtetet fqinje me ne. Kur nuk ke para nuk ke as se çfarë të kërkosh nga kinemaja. Them se qeveria shqiptare duhet të rrisë buxhetin për kinemanë, sepse për mua është pak ai që jepet sot.
Intervistoi: Julia Vrapi

Blendi Fevziu, si karikaturë e Bruno Vespës dhe Vespasianit

Nga Kastriot MYFTARAJ Blendi Fevziu ka bërë të ditur më se një herë publikisht se ai ka idhull dhe imiton gazetarin italian, Bruno Vespa dhe se emisioni “Opinion” i Fevziut në Tv Klan është ndërtuar sipas shembullit të emisionit “Porta a porta” të Vespës. Por Fevziu ia ka arritur me sukses që të bëhet vetëm karikatura e Bruno Vespës. Pikë së pari Vespa është autor i mbi 30 librave, një pjesë e madhe e të cilëve janë studime shumë serioze mbi historinë e politikës italiane dhe mbi personalitetet që kanë bërë historinë e Italisë. Fevziu është autor i disa pak librave, nga të cilët pjesa më e madhe janë libra me intervistat që u ka marrë ai të ftuarve në emisionin e tij.

Të tjerët janë, një libër i vogël me kujtime, për ngjarjet e dhjetorit 1990, një përmbledhje artikujsh që Fevziu i kishte botuar me pseudonim tek revista “Klan”, si dhe së fundi, një roman, simptomë e brengës së Fevziut si letrar i dështuar.Nëse Fevziu do të kishte qenë vërtet një adhurues i Bruno Vespës, dhe do t’ i kishte ndjekur emisionet e tij, do të kishte mësuar diçka nga puna e drejtuesit të emisionit dhe nuk do të fliste ashtu siç flet. Blendi Fevziu e përdor aq shumë fjalën “nëse” në pyetjet e tij për të ftuarit, saqë Fevziu fare mirë mund të quhet Zotëri “Nëse”. Por “Nëse” (If) e Fevziut, nuk është “If” e Kiplingut. Kuptohet se pyetjet që fillojnë me “nëse” nuk janë pyetje analitike dhe nuk nxisin një përgjigje analitike nga ana e të ftuarit. Pyetjet që fillojnë me “nëse” tregojnë çorientimin logjik të mendjes së Fevziut. Klisheja tjetër e pëlqyer e Fevziut në emision është “Të mos e personalizojmë çështjen”. Këtë Fevziu e thotë në momentet e rralla kur ndonjë nga të ftuarit fillon edhe thotë diçka konkrete, dhe kur emisioni fillon e bëhet interesant. Me këtë Fevziu tregon se ai nuk ka asnjë interes që emisioni i tij të shkojë përtej liturgjisë abstraguese politike. Në fakt, kur Fevziu shfaqet në ekran, fytyra e tij ka një pamje mjaft shprehëse, ku duket se në ballin e Fevziut është shkruar: “Unë po ju gënjej dhe nuk shqetësohem shumë nëse ju ndërroni kanalin”.Fevziu ka një pasion për t’ u dukur si gazetar i fjalës së shkruar. Para disa ditësh, Blendi Fevziu botoi tek gazeta “Panorama” shkrimin me titull “Përse humbi Edi Rama”, ku shfaqet më së miri Fevziu, si Vespa në trajtë karikature. Fevziu thotë në shkrim se Edi Rama në zgjedhjet e fundit vendore është një humbës i katërfishtë dhe pastaj, pasiqë ka rreshtuar katër aspektet e humbjes së Edi Ramës, sipas trurit fevzian, nuk është kënaqur me kaq, me sa duket i është dukur pak që e ka nxjerrë Ramën humbës të katërfishtë dhe ka shpikur rrugës edhe një të pestë, duke e nxjerrë humbës të pesëfishtë. Fevziu, qartësisht e ka humbur radhën e humbjeve që po i atribiuonte Edi Ramës, ashtu si radhën e mbiemrave të vet, prej të cilave familja e tij ka ndërruar katër në shekullin e fundit, por Blendi mban të pestin, mbiemrin e dajës. Me sa duket Blendi ka menduar se Doktorit do t’ i pëlqejë më shumë sikur Edi Rama të dalë humbës i pesëfishtë, prandaj e ka sforcuar fantazinë e vet të mangët.Nëse mund të flitet për ndonjë humbje të katërfishtë të Edi Ramës, madje edhe me një plus të pestë, ky është dështimi i Ramës me Fevziun. Edi Rama dështoi me Fevziun kur ky iu ofrua si shok tryeze në biseda intelektuale, në fillim të viteve nëntëdhjetë. Edi Rama dështoi me Fevziun kur mori mundimin që të lexonte krijimet letrare të Fevziut, të cilat ky i mbante në sirtar. Edi Rama dështoi me Fevziun kur u mundua, pas insistimit të Fevziut, që djaloshin e lindur dhe rritur në fshat ta shndërronte, nga provincial rural, në njeri me mendësi kryeqytetase. Edi Rama dështoi me Fevziun kur u mundua që t’ i mësojë jetën e intelektualit bohem Parisian, të cilën Fevziu kishte ëndërr që ta provonte, sipas librave që kishte lexuar. Edi Rama dështoi me Fevziun kur pranoi idenë e Fevziut që Edi Rama të bëhej kolumnist në revistën “Klan”, nën kujdestarinë e Fevziut, në kohën që Edi Rama ishte Ministër i Kultutës.Dhe e pesta e humbjes së katërfishtë (sipas shembullit të llogarisë së Fevziut), Edi Rama dështoi kur u përpoq dikur që të riciklonte politikanin e dështuar Blendi Fevziu. Se Fevziu kishte provuar një herë që të bëhej politikan me partinë Aleanca Demokratike, në lidershipin e së cilës bënte pjesë në vitet nëntëdhjetë. Kur Edi Rama kandidoi për herë të parë për kryetar bashkie, në Tiranë, në vitin 2000, ai e futi Blendi Fevziun në listën e PS për kandidatë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, me ç’ rast Fevziu u bë anëtar i Këshillit Bashkiak në vitet 2000-2003. Është një “koincidencë” që në këtë periudhë Fevziu mori një leje ndërtimi për pallatin ku banon sot në fillim të Rrugës së Elbasanit. Me këtë mbaron karriera e Fevziut si politikan formal, se karriera e tij si politikan informal, vazhdon edhe sot e kësaj dite.Gjithsesi, Edi Rama pati sukses në një gjë me Fevziun, i ndryshoi modelin e flokëve. Edi Rama kur e futi Fevziun në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak i vuri si kusht që të ndryshojë modelin e flokëve, duke i thënë: “Kur ika nga Shqipëria të lashë me këtë model flokësh si traktorist myzeqar i viteve tetëdhjetë, dhe me këtë të gjeta, nuk vazhdohet më kështu”. Dhe Fevziu ndryshoi modelin e flokëve, duke iu dhënë fund përpjekjeve sizifiane për ta mbuluar tullën me bishtat e flokëve.Nëse Fevziu si gazetar është karikaturë e Bruno Vespës, Fevziu si politikan është karikaturë e Vespasianit. Perandori romak Vespasiani, po dihet se tha fjalët e famshme “Paratë nuk bien erë”, kur e qortuan për taksën mbi urinën. Fevziu si karikaturë e Vespasianit është i vetëdijshëm se kalimet e tij politike nga njëri krah në tjetrin bien erë të keqe politike, por paratë që fiton nga kjo, nuk bien erë.Kohët e fundit, Fevziu sikur nuk po flet më për adhurimin e tij ndaj Bruno Vespës, dhe kjo duket se ka të bëjë me faktin që kanë dalë prova shumë serioze se Vespa është djali ilegal i Musolinit. Së fundmi është zbuluar se nëna e Bruno Vespës shërbente në hotelin në Campo Imperatore, ku Musolinin e mbajtën të internuar që prej arrestimit të tij në 25 korrik 1943, deri kur e liruan gjermanët në 12 shtator 1943. Bruno Vespa lindi në 27 maj 1944. Teorikisht, Vespa mund të jetë frut i një dashurie mes nënës së tij dhe Musolinit, në një natë gushti të vitit 1943. Në praktikë, kjo duket e besueshme për shkak të ngjashmërisë fizike evidente mes Bruno Vespës dhe Musolinit. Me sa duket Vespa po i paguan tributin adhurimit të Fevziut, i cili i solli fatkeqësi, se ja ku iu hap edhe Brunos së mjerë drama e mbiemrave të shumëfishtë, tani në pleqëri.Dinte apo nuk dinte gjë Vespa për këtë histori të nënës së tij, ai e respektoi deri në fund nënën e vet, ndryshe nga Fevziu i cili ditën që i vdiq nëna doli në televizion, në emisionin e tij, një gjë e pakuptueshme kjo për një njeri si Fevziu, që i përket një brezi të rritur me këngën për nënën të Sherif Merdanit, të cilën për më tepër Fevziu e ka dëgjuar live, se Sherifin e ka pasur mik shtëpie, si shokun e ngushtë të babait. Nejse, të mos e personalizojmë çështjen, siç pëlqen të thotë Fevziu. Gjithsesi, “nëse”- që të flas me stilin e pëlqyer të Fevziut pranojmë se lista e humbjeve shumëfishe të Edi Ramës, sipas fantazisë së Fevziut, mbetet e hapur, e tillë mbetet qartësisht edhe lista e mbiemrave të Fevziut.

Wednesday, August 3, 2011

Ali Çeno: Kadri Hazbiu u drodh para trupit të vdekur të Mehmetit, ja biseda me Fiqretin

Kadri Hazbiu mohonte në hetuesi akuzat për mosarrestimin e Teme Sejkos, edhe pse e dinte që ishte agjent. U jep përgjigje edhe denoncimeve për operacionet në Kosovë dhe ndërprerjen e rrjetit agjenturor ndaj jugosllavëve

Paralelisht me Kadri Hazbiun, hetuesia merrte në pyetje edhe anëtarët e tjerë të “grupit armiqësor”, që do të dënoheshin bashkë me të për goditjen e vijës së Partisë. Ali Çeno, përgjegjësi i grupit të shoqërimit të kryeministrit Mehmet Shehu ishte njëri prej të pyeturve, hetuesia e të cilit kishte filluar në Elbasan, e më pas ishte transferuar në Tiranë. Në dëshminë e tij Çeno jep fakte interesante për mëngjesin e 18 dhjetorit 1981, ditën kur Mehmet Shehu u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Ai tregon tmerrin që po përjetonin familjarët e ish-kryeministrit, por edhe vizitën e Kadri Hazbiut, vetëm 15 minuta më vonë. Dëshmia e Ali Çenos, marrë nga libri i Kastriot Dervishit, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja”, hedh dritë mbi mënyrën sesi u gjet trupi i pajetë i Mehmet Shehut, personat e parë që u njoftuan për këtë ngjarje dhe dialogët mes Kadri Hazbiut, Fiqret Shehut dhe Vladimirit për letrën që kishte lënë pas Mehmet Shehu.

Dëshmia e 2 tetorit 1982

Ali Çeno i vitlindjes 1943, ish-përgjegjësi i grupit të shoqërimit të kryeministrit Mehmet Shehu nga viti 1973 e deri në fund të jetës së tij, dëshmonte më 5 prill 1982. Dëshmitari ndodhej me punë në një repart në Cërrik, akoma i paarrestuar. Sipas tij, në orën 19.00 të datës 16 dhjetor 1981, në shtëpinë e Mehmet Shehut kishte shkuar Feçor Shehu, kishte ndenjur një orë dhe kishte dalë prej andej “i mërzitur”. Hetuesia ndaj përgjegjësit të rojeve të Mehmet Shehut, Ali Çeno, zhvillohet nga hetuesit Flamur Çato dhe Sokol Koleka, më 2 tetor 1982 deri më 13 korrik 1982. Edhe kjo është hetuesi e përgatitur nga akuza, sipas dëshirës së saj. Ali Çeno “i pranon” akuzat se ka kryer “veprimtari armiqësore për të goditur vijën e Partisë së Punës së Shqipërisë e për të përmbysur diktaturën e proletariatit”. Hetuesia ndaj Çenos zhvillohet fillimisht në Elbasan, pasi qendra e tij e banimit ishte në Cërrik. Për mëngjesin e 18 dhjetorit 1981, në shtëpinë e Mehmet Shehut, Çeno dëshmon se e ka thirrur Vladimir Shehu në orën 8.00 të mëngjesit. Në korridor, Bardha, gruaja e Vladimirit po ulërinte: “o bobo, babi”. Ka hyrë brenda dhe ka parë Mehmet Shehun të mbuluar me batanije, deri në grykë. I ka matur pulsin dhe ka vërejtur se nuk punonte. Pistoleta ishte mbi batanije. Vladimiri kishte marrë letrën që kishte lënë Mehmet Shehu, duke e cilësuar personale atë. Vladimiri nuk pranonte ta jepte. Ali Çeno i ka thënë që të mos ta hapte. Aliu ka marrë në telefon drejtorin e Drejtorisë së Dytë të Sigurimit të Shtetit, Xhule Çiraku, dhe më pas ka njoftuar sekretarin e KQ të PPSH-së, Ramiz Alinë. Feçor Shehun ishte e pamundur ta kapte në telefon. Pas kësaj kishte marrë në telefon Feçorin dhe ky i ishte përgjigjur: “mirë, o, mirë”. Si duket, Feçorri duhet të ishte informuar nga Xhulja. Kadri Hazbiu ia ka behur në shtëpi pas 10 - 15 minutash. Kishte hyrë në dhomën e Mehmetit, ishte dridhur e pastaj kishte shkuar për të takuar Fiqretin. I ishte drejtuar Fiqretit me fjalët: “Pse o Fiqret e bëri kështu këtë punë? Mehmeti s’duhej të vriste veten, se e shumta Byroja Politike, një vërejtje në kartën e regjistrimit do t’i jepte”. Fiqretja ishte ngrirë, qante, por lot nuk nxirrte. Kadriu kishte pyetur në kishte lënë apo jo ndonjë letër, por Fiqretja nuk përgjigjej. Në këtë moment, Vladimiri ka ndërhyrë duke i thënë se letrën e kishte ai (Vladimiri). Kadriu e ka marrë letrën nga Vladimiri, pa e hapur nga zarfi. “Kadriu mori letrën, e palosi më dysh, e futi në xhep dhe u largua”, - thonte Ali Çeno për hetuesinë. Pas kësaj ia kanë behur dy zëvendësministrat dhe grupi operativ me Elham Gjikën. Hetuesia e Ali Çenos zhvendoset në Tiranë, më 1 dhjetor 1982 dhe çështja pasohet nga hetuesit Sokol Koleka dhe Bashkim Caka. Dëshmitarit i kujtohej një rast në vitin 1975, kur Mehmet Shehu i kishte marrë pistoletën me një plumb. Pas pak, në zyrën 154 të tij kishte ardhur Kiço Ngjela. Pasi Mehmet Shehu i kishte komunikuar shkarkimin, Ngjela kishte dalë i zverdhur nga zyra e Kryeministrit. Dëshmitari vazhdon të thotë se pistoletën “Makarov”, me porosi të Mehmetit e kishte marrë pas prishjes së fejesës së Skënderit te Nazar Berberi. Në fund Ali Çeno, nuk i pranon akuzat që i bëhen.

Procesverbalet e hetuesisë së Kadri Hazbiut

Pyetje: Po të njohim i pandehur me dëshminë e bërë nga Kopi Niko datë 13.6.1983.

Ç’ke për të thënë rreth saj?

Përgjigje: Unë e lexova dëshminë e Kopi Nikos dhe kam për të thënë se për çështjen e Col Sokolit dhe Dervish Bajramit nuk kujtoj asgjë më tepër sa kam thënë te dëshmia e Col Sokolit. Për këtë të shihen dokumentet. Nuk është e vërtetë që t’i kem thënë Kopit të mos e arrestoni për bixhoz Zenel Bardhin, në vitet 1961 - 1962. Ka shënime e relacione. Nuk kujtoj si e pse është disponuar arrestimi i Hamdi Haskut dhe vëllait të Liri Belishovës dhe përse u tërhoq për hetim çështja në qendër, siç thotë Kopi në vitet 1962 - 1964. Le të shihen dokumentet. Unë nuk di gjithashtu t’u jenë gjetur atyre 300 faqe material. Nuk është ashtu siç e shpjegon Kopi lidhur me ndërprerjen e punës agjenturore - operative me jugosllavët dhe është si e kam shpjeguar unë. Nuk më kujtohet të më ketë informuar për implikimin në hetim ose përpunim të Sofokli Mëshillit, Kiço Ngjela dhe t’i kem thënë ashtu siç deklaron Kopi. Të shihet procesi e dosja e Sofokli Mëhillit. Për Konferencën e Tiranës në vitin 1956 kam dhënë shpjegimet. Për sa kam ditur është njoftuar Komitetit Qendror i Partisë i rrethit dhe i deleguari Beqir Balluku. Unë nuk di të kem dhënë ndonjë shpjegim pas Konferencës së Tiranës, ashtu si thotë Kopi se nuk na shkoi mendja.

Pyetje: Po të njohim i pandehur me dëshminë e Gani Keçit bërë më datën 15.6.1983.

Ç’ke për të thënë rreth saj?

Përgjigje: Unë e lexova dëshminë e Gani Keçit dhe kam për të thënë se nuk është e saktë ajo që thotë ai, se nuk kam qenë dakord me kritikat dhe përmbajtjen e raportit mbi familjaritetin, përkundrazi, kam bërë autokritikë në organizatë dhe aktiv dhe kam dhënë mendim që raporti të shtrohej në organizatat e partisë e po ashtu kam qenë dakord që ky raport të dërgohej poshtë. Nuk përjashtohet që të kem patur ndonjë vërejtje për raste të veçanta që përmendeshin në raport, si për Jani Naskën e ndonjë tjetër. Nuk kujtoj siç thotë Ganiu ta kem thirrur e t’i kem thënë me arrogancë, përse i bëre relacion Komitetit Qendror të Partisë. Nuk kam mbajtur në asnjë rast qëndrime të tilla ndaj sekretarëve të partisë. Ka mundësi që t’i kem bërë vërejtje Ganiut për taktin dhe të ishte më i duruar si sekretar partie. Nuk është e vërtetë që të kem mbrojtur Qazim Kondin, ky vetë (Ganiu) ka qenë në shoqëri të ngushtë me këtë, Llambi Peçinin e Feçor Shehun. Për sa i përket Lirim Pëllumbit, nuk kam menduar që mund të bëhej sekretar i parë i Komitetit të Partisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, porse, si sekretar i dytë, kam qenë dakord. Për çështjen e Gani Kodrës, Haxhi Shurdhit e të ndonjë tjetri kemi gjykuar bashkërisht me Gani Keçin që, përveç gjykimit në rrugë shtetërore, t’u shtrohet edhe në organizatë. Dhe që kështu është vepruar. Për këtë jemi konsultuar edhe me sekretarin e Komitetit Qendror të Partisë që vdiq.

Pyetje: Po të njohim, i pandehur, me dëshminë e bërë nga Anastas Bojaxhiu më datën 31.5.1983. Ç’ke për të thënë rreth saj?

Përgjigje: Unë e lexova dëshminë e Anastas Bojaxhiut dhe kam për të thënë se unë nuk di nëse i ka thënë ndonjë personi në ministri Zylfi Saliu për vrasjen e Idriz Zeqirit. Unë vetë nuk kam dhënë urdhër të tillë. Mua vetë nuk më kujtohet ky rast. Sipas verifikimit të bërë pas vrasjes, kam mbajtur atë qëndrim për të cilin kam dhënë shpjegime në proceset e mia. Nuk di si është zhvilluar mbledhja nga Mihallaq Ziçishtit për procedimin e Çome Vodicës, por me sa më kujtohet, ky procedim ishte i drejtë dhe u bë me miratim të udhëheqjes së partisë, sepse kishte lejuar që vartësit e tij të shkelnin ligjet sistematikisht duke vrarë peshk me dinamit.

Pyetje: Po të njohim i pandehur me dëshminë e bërë nga Jake Tefik Jaupaj me datën 24.5.1983. Ç’ke për të thënë rreth saj?

Përgjigje: Unë e lexova dëshminë e Jake Tefikut dhe kam për të thënë se nuk është e vërtetë që unë të kem miratuar vrasjen pa gjyq të një rasti në Rrëshen, që thotë ai. Nuk di të më jenë raportuar mua dhe unë t’i kem djegur të dhënat që bënin fjalë se Sali Ormeni dhe Beqir Ndou ishin në shërbim të jugosllavëve. Nuk më kujtohet rasti që thotë ky se kemi shkuar: Mehmet Shehu, unë e Mihallaq Ziçishti për të dëgjuar bashkëpunëtorin që jepte të dhënën për mbledhjen e të arratisurve në Ujëlurth Rrëshen dhe si e kush u ngarkuar për të kryer veprimin ushtarak rezultati dhe kush u dënua për këtë dështim, nuk e di. Zakonisht nuk kishte pse të shkonim të tre në takim me këtë bashkëpunëtor. Për vrasjen e emigrantit kosovar, Idriz Zeqiri kam dhënë shpjegimet në proceset e mia e dëshminë e Anastas Bojaxhiut. Për çështjen e Çome Vodicës, gjithashtu kam dhënë shpjegime në dëshminë e Anastas Bojaxhiut. Iljaz Myrton e kam njohur gjatë luftës në Vlorë, kur ka qenë nënoficer në rekrutim si mik i një kushëririt tim nga Tepelena. Më vonë, gjatë luftës nuk e di ç’qëndrim ka mbajtur. Hyrje- dalje s’kam pasur dhe nuk e kam përkrahur për dhënie burse fëmijëve të tij. Hektor Shehun që më bie kushëri, nuk e kam futur unë në organet e Sigurimit dhe s’e kam ngritur unë në përgjegjësi. Le të shihen dokumentet e tij si kuadër. Për qëndrimin politik të sajove të tij nuk kam patur dijeni. Kur gaboi, unë e nxorra në lirim. Ilmi Gurin e kam kushëri të largët nga nëna. Mund ta kem takuar 2 – 3 herë, kur isha në Berat. Në shtëpi as i kam vajtur dhe as më ka ardhur. Nuk di të ketë qenë në ndjekje të organeve të Sigurimit. Unë nuk di që Seri Qerimi të ketë kryer akte të kundërligjshme ose të karakterit moral. Nuk është e vërtetë të kem dërguar Feçor Shehun për të mbyllur çështjen në Byronë e Partisë së rrethit. Si për çdo çështje tjetër, pa e përsëritur kërkoi që nga ana e hetuesisë të shihen dokumentet.

Pyetje: Po të njohim i pandehur me dëshminë e bërë nga Mitat Zaçe më datën 2.6.1983

Ç’ke për të thënë rreth saj?

Përgjigje: Unë e lexova dëshminë e Mitat Zaçes dhe kam për të thënë se Galip Sojli dhe togeri për të cilin bën fjalë Mitat Zaçe në dëshminë e tij, nuk janë përdorur nga zbulimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, por nga i ushtrisë. Për veprimtarinë time në Sigurimin e ushtrisë kam dhënë shpjegime, por nuk është e vërtetë të hapeshin dosje për çdo kuadër nën pretekstin e ruajtjes së tyre nga armiku. Unë nuk di të jem kritikuar ndonjëherë për kundërvënie të rolit udhëheqës të partisë. Rrethanat e lirimit të Mitatit nuk më kujtohen. Lirimi nga burgu i monsinjor Çobës është bërë me miratim të udhëheqjes. Për qëndrimin e tij të mëvonshëm nuk më kujtohet përfundimi. Për procesin e Bregut të Bunës ka patur implikime për disa kuadro. Me këtë çështje jemi marrë mjaft për të saktësuar të vërtetën. Mund të kem shkuar në Shkodër, por lista e materiale nuk di të kem marrë. Këto duhet të jenë në arkiv, si dhe në Komitetin Qendror të partisë, të cilit i janë referuar implikimet. Për ndërprerjen e punës ndaj jugosllavëve në vitin 1954 – 1956 kam dhënë shpjegimet. Nëse në këtë kohë kanë ikur 70 veta nga Kukësi, mua nuk më kujtohet. Ka të dhëna për këtë problem. Për sa nuk u likuidua banda që vepronte në zonën e Hasit nuk e di, por përgjegjësinë e ka Dega e Punëve të Brendshme Kukës dhe Mitat Zaçe. Nuk kujtoj rastin e një kombinacioni që thotë Mitati në drejtim të ambasadës jugosllave në vitet 1964-65. Për këtë duhet të ketë dokumente. Nuk kujtoj gjithashtu rrethanat e arrestimit të Hamdi Haskut dhe Ahmet Thaçit, sepse nuk u zbuluan lidhjet e tyre këtu mbajnë përgjegjësi sektori e drejtoria përkatëse.

Pyetje: Po të njohim i pandehur me dëshminë e bërë nga Zylfi Saliu më datën 27.5.1983.

Ç’ke për të thënë rreth saj?

Përgjigje: Unë e lexova dëshminë e Zylfi Saliut dhe kam për të thënë se për qëndrimin tim gjatë kohës së luftës në zonën e Kukësit kam dhënë shpjegimet në proceset e mia dhe qëndrojnë ato dhe jo si thotë Zylfi Saliu. Në atë kohë, ky nuk ka qenë komisar batalioni dhe me batalionin e Lumës ka qenë Abaz Shehu dhe jo Abedin Shehu. Nuk janë djegur shtëpi dhe ekzekutimi i mercenarëve në Buzmash është bërë nga komandat e batalionit të dytë e të tretë e unë bashkë me komandantin e komisarin e Brigadës V kemi qenë dakord. Nuk është e vërtetë që të kem ndërhyrë për pranimin në Parti të Niazi Hoxhës dhe nuk kam përkrahur më vonë Abedin Shehu dhe Niazi Hoxhën. Të parin s’e kam njohur nga afër, për të dytin po, kam dhënë shpjegime. Kur e si është pranuar në Parti Abedin Shehu unë nuk e di. Për sa i përket çështjes së Teme Sejkos, qëndron ashtu sikurse e kam shpjeguar unë dhe jo si thotë Zylfi Saliu, se në vitin 1956 është arritur në konkluzionin se ishte Teme Sejkua, personi që kërkohej. Unë nuk kam bërë ndonjë bisedë me gazetarë ose shkrimtarë, ku të kem thënë se Teme Sejko dihej nga ne që ishte agjent, por qe lenë me qëllim kombinacioni. Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk jam dakord edhe me problemet e tjera që ngre Zylfi Saliu rreth Teme Sejkos, sepse nuk janë të vërteta. Unë nuk kam përcjellë Skënder Kosovën e grupin e tij deri në Qafë Prush. Sa di për të kam dhënë shpjegime në proceset e mia. Nuk është e vërtetë që të kem patur dijeni më parë dhe as të kem miratuar vrasjen e emigrantit kosovar Idriz Zeqiri, siç thotë Zylfiu. Çështja qëndron ashtu sikurse e kam shpjeguar unë në proces dhe në dëshminë e Anastas Bojaxhiut. Nuk është e vërtetë gjithashtu të kem pasur dijeni për vrasjen e një ish bashkëpunëtori në Kukës në arrati, për të cilin është gjykuar Zylfiu me të tjerë. Kam dhënë shpjegime për këtë çështje. Këto akuza ndaj meje për vrasjet përse Zylfiu Saliu nuk i tha në gjyq në rrugë partie e shtetërore, por i ngre tani?

Ngërçi politik mbetet një pengesë e madhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Irena Tatarzynska, ambasadorja e Polonisë në Tiranë
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Irena Tatarzynska, ambasadorja e Polonisë në Tiranë

Shqipëria, ashtu si cilido vend aspirant për t’u anëtarësuar në BE, duhet të plotësojë një sërë kushtesh. Intervistë eskluzive për Radion Deutsche Welle me ambasadoren e Polonisë në Shqipëri, Irena Tatarzyńska.

DW: Zonja Ambasadore duke patur parasysh vendet aspirante nga Ballkani Përendimor për anëtarësim në BE, si është atmosfera në Bruksel aktualisht kur vendi juaj ka Presidencën e rradhës? Ka më shumë hezitim e dyshime apo optimizëm për zgjerimin me anëtarë të rinj nga rajoni ynë?

Irena Tatarzyńska: Polonia si vendi që me rotacion ka Presidencën e rradhës së BE-së, ashtu si dhe vendet anëtare, gjithmonë kanë qënë në mbështetje të zgjerimit. Polonia do të bëjë gjithçka që strategjia e zgjerimit e BE të shkojë përpara në periudhën e Presidencës. Por duke qenë realistë, në sfidat globale dhe ato të BE përballë krizës ekonomike e financiare ka dhe qarqe të ndryshme në shoqëritë e vendeve anëtare që mundet të ndjehen paksa të lodhur nga kjo. Nuk do të thotë se ato nuk janë të hapura për procesin e afrimit të vendeve të tjera në grupshtetet e BE-së. Me anëtarë të rinj, duke ju referuar dhe vendeve të Ballkanit Përendimor kur ato të kenë plotësuar kushtet, BE-ja do të ndjehet më e bashkuar dhe më e sigurtë, që nënkupton më e stabilizuar. Janë dy procese që ecin paralelisht. Së pari, angazhimi total dhe serioz në BE për të kaluar vështirësitë ekonomike dhe financiare, për të cilat po punojmë bashkarisht me programe dhe strategji konkrete. Së dyti, është çështja e zgjerimit të BE-së me anëtarë të rinj. Cilido vend aspirant duhet të tregojë sinjale pozitive në arritje dhe hapa konkretë që përmbush. Shoqëritë dhe qarqe të ndryshme në shtetet anëtare të BE-së duhet t'i ndjejnë këto sinjale e arritje, si të thuash t'i prekin këto reforma që bëhen në shtetet aspirante.

DW: Sa shanse ka Shqipëria që brenda presidencës polake të arrijë të marrë statusin e vendit kandidat për në BE?

BE dhe Presidenca Polake në mbështetje të procesit integrues të Shqipërisë

Irena Tatarzyńska: Dëshiroj që të fokusohem më shumë tek elementët pozitivë të procesit. Shikoni, Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s që është në procesin integrues për në BE në përpjekje për të plotësuar kushtet e nevojshme. Shanset që vendi të marrë statusin e kanditatit për BE janë tërësisht në dorën e shqiptarëve. Është një rregull i përgjithshëm për cilindo vend aspirant që vlerësohet nëse do të jetë ose jo anëtar i BE-së vetëm në bazë të meritave. Kur do të përmbushen detyrimet? Kuptohet që kjo është në dorën e politikanëve shqiptare dhe të qeverisë. Bashkimi Evropian dhe Presidenca Polake në mënyrë aktive dhe të pandërprerë janë në mbështetje të procesit integrues të Shqipërisë. Dhe ajo që pritet është plotësimi i kushteve që janë të qarta nga pala shqiptare duke i shoqëruar angazhimet në deklarata e dokumente me rezultate konkrete dhe të prekshme. Pra kjo kërkon në rradhë të parë përkushtimin e vendit aspirant. Ja të marrim rastin e vendit tim, kur Polonia ishte në fazat e aplikimit dhe plotësimit të detyrimeve që na dilnin nga anëtarësimi në BE. Nga i gjithë opinioni, nga politikanët, nga aktorët socialë ka patur një shprehje devotshmërie për të bërë gjithçka që Polonia të ishtë një ditë vend anëtar i BE-së.

    Ambasada polake në TiranëBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ambasada polake në Tiranë

DW: Zonja Ambasadore, duke ju kthyer zhvillimeve aktuale në Shqipërie vihet re se dhe pas zgjedhjeve lokale situata politike është si në vendnumëro. Mazhoranca dhe opozita nuk japin shenja për riuljen në bisedime për gjetjen e zgjidhjeve konsensuale. Kjo marrëdhënie e tensionuar dhe mosbesimi sa ndikon në procesin e integrimit të vendit në BE?

Eshtë koha për tu fokusuar tek çështjet kyçe të integrimit

Irena Tatarzyńska: Duhet ta them se pikërisht ngërçi politik mbetet një pengesë e madhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Mungesa e një dialogu mes palëve vijon qysh pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009. Shqipëria, ashtu si cilido vend aspirant për t'u anëtarësuar në BE më parë dhe tani, duhet të plotësojë një sërë kushtesh. Jashtë ose tutje plotësimit të këtyre kushteve nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të fituar statusin e vendit kandidat, apo më pas për t'u antarësuar me të drejta të plota në BE. Tani që zgjedhjet lokale për Tiranën janë një kapitull i mbyllur mendoj se është koha për t'u fokusuar tek çështjet kyçe të integrimit, për të bërë të mundur përgjigjen pozitive për 12 aspektet e indentifikuara nga Komisioni Evropian për Shqipërinë. Gjykuar në aspektin teorik them se nuk ka asnjë vështirësi në arritjen e këtyre objektivave. Kjo për vetë ekzistencën e një klime mbështetjeje në shkallë të gjerë të opinionit të brendshëm shqiptar për procesin e integrimit në BE, por dhe sepse këtë proces partitë kryesore në vend e kanë shpallur prej kohësh si prioritetin e prioriteteve në progamet e tyre sa i takon pjesës për politikën e jashtme.

DW: Nga faktori ndërkombëtar por dhe nga zëra të shoqërisë civile brenda vendit po kërkohet realizimi i reformës elektorale nëpërmjet një fryme bashkëpunuese e konsensusi mes aktorëve politikë kryesorë. Sa rëndësi ka ky moment dhe për atë që konsiderohet si plotësim “i detyrave të shtëpisë” nga Shqipëria për integrimin evropian?

Irena Tatarzyńska: Zgjedhjet janë një faktor determinant në vendosjen e shtetit ligjor dhe të demokracisë. Çdo qytetari duhet t'i sigurohet e drejta e votimit, duhet t'i sigurohet zhvillimi i një procesi transparent dhe i ndershëm për palët. Në themel të këtij aspekti qëndron hartimi dhe miratimi i një kodi elektoral që garanton zgjedhje të lira dhe demokratike. Ju e kujtoni besoj se ekipi i vëzhguesve ndërkombëtarë që udhëhiqet nga OSBE/ODIHR-i qysh në përfundim të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 shpalli një sërë rekomandimesh të nevojshme dhe të domsodoshme që përmirësonin procesin dhe mënjanonin pjesë a momente të diskutueshme e të kontestueshme nga palët. Për fat të keq kjo reformë nuk u arrit të bëhej para se të zhvilloheshin zgjedhjet lokale të këtij viti. Për zgjedhjet lokale ne ende nuk kemi një raport final nga OSBE/ODIHR-i. Por nga ato që janë thënë në raportet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë, apo nga qëndrimet e qarta të muajit të kaluar të Baroneshës Ashton dhe Komisionerit Fyle është shprehur shqetësimi për frymën kontraverse dhe të polarizuar që është mbajtur ndaj vendimeve që janë marrë nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ata janë shprehur qartë për problematikën e procesit në Tiranë dhe nevojën e përmirësimit të kuadrit ligjor elektoral. Në mënyrë të qartë nga komuniteti ndërkombëtar është apeluar disa herë që përmirësimi i kodit të bëhet në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Këto qëndrime tregojnë qartë për rëndësinë që ka realizimi i reformës zgjedhore në Shqipëri.

Intervistoi: Arben Muka

Redaktoi: Mimoza Kelmendi

Shtypi gjerman: tri opsione të mundshme për veriun e Kosovës

IPamje simbolike
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pamje simbolike

Shtypi gjermanofon vazhdon të raportojë dhe të komentojë mbi zhvillimet në veri të Kosovës.

Lidhur me këtë në gazetën "Neue Züricher Zeitung" nën titullin : Fronte të ashpra në mosmarrëveshjet për kalimet kufitare në veri të Kosovës ndër të tjera shkruhet:

Problemi kryesor është çështja e sovranitetit në veri të Kosovës

"Pas mosmarrëveshjeve për vulat doganore, targave dhe bojkotit të importit nuk ka asgjë tjetër përveç çështjes se kush e ushtron në fakt sovranitetin në veri të Kosovës. Aventura e dështuar e policisë së Kosovës që pa një mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni të krijojë fakte të kryera tregon se nuk ka rrugë tjetër përveç negociatave. Në këtë kuadër të mundshme janë tri opsione: Veriu i Kosovës ( kjo do të thotë 10 për qind e territorit, tre për qind e popullatës së përgjithshme, nga ky tre për qindësh 95 për qind serbë) të mbetet pjesë e Kosovës dhe të integrohet me të drejta të autonomisë siç është paraparë edhe në planin e Ahtisarit. Ky është edhe qëllimi i deklaruar i Prishtinës. Mundësia e dytë është një autonomi e gjerë serbe. Mundësia e tretë është një korrigjim i kufirit, përmes të cilit bishti verior i Kosovës do t'i njihej zyrtarisht Serbisë, por që do të plotësohej nga një korrigjim i kufirit në jug të Serbisë në favor të Kosovës. Atje ekzsitojnë dy bashki, të cilat janë të dominuara nga shqiptarët", theksohet në gazetën Neue Züricher Zeitung.

Gjermania dhe Austria shtojnë numrin e ushtarëve në Kosovë

Ndërkaq "Frankfurter Allgemeine Zeitung" në numrin e së mërkurës (03.08.2011) në fokus ka shtimin e trupave të Natos në kuadër të Kfor-it në Kosovë. Duke njoftuar se 5500 ushtarëve të KFOR-it, sa aktualisht janë në Kosovë, do t'i bashkangjiten edhe 550 ushtarë gjermanë dhe 150 ushtarë austriakë, gazeta vëren:

"Trazirat në Mitrovicë sipas komandantit të KFOR-it, gjeneralmajorit gjerman Erhard Bühler nuk kanë të bëjnë shumë me tensionet në mes Beogradit dhe Prishtinës, por janë një "përzierje e gjendjes mes krimnalitetit, radikalizmit dhe politikës lokale". 'Bëhet fjalë për pushtet dhe para', thotë Bühler. Në këtë mënyrë në enklavën serbe, e cila nuk kontrollohet nga forcat kosovare të sigurisë dhe të drejtësisë zhvillohen biznese me karburante të kontrabanduara dhe të përziera, të cilat nuk tatohen nga askush... 'Nga kriminaliteti vuajnë Serbia dhe Kosov'", sqaron Bühler. Popullsia lokale sipas mendimit të gjeneralit gjerman është e pajtimit që forcat ndërkombëtare, por jo edhe policia kosovare, të ndërhyjë kundër radikalëve dhe kriminelëve, të cilët frikësojnë njerëzit", nënvizohet në gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung", e cila po në të njëjtin numër (03.08.2011) boton edhe një portret të gjeneralmajorit gjerman Erhard Bühler.

Autor: faz, nzz / Esat Ahmeti

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

Bogdanoviq: „Në veri nuk ka snajperistë“

Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle-n, ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq flet për gjendjen në Kosovë, futjen ilegale të tij atje, rolin e KFOR-it, snajperistët serbë dhe dialogun me Prishtinën.

Bogdanoviq: „Në veri nuk ka snajperistë“

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle-n, ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq flet për gjendjen në Kosovë, futjen ilegale të tij atje, rolin e KFOR-it, snajperistët serbë dhe dialogun me Prishtinën.

DW: Zoti Bogdanoviq, si paraqitet gjendja aktualisht në veri të Kosovës?

Bogdanoviq: Gjendja në veri momentalisht është e qetë, ndonëse tensionet janë shumë të mëdha. Zoti Stefanoviq dhe unë po bëjmë të gjithçka të mundshme nga ana jonë që problemet të zgjidhen me mjete paqësore, pa përdorimin e dhunës. Ky është misioni ynë në Kosovë, gjetja e zgjidhjes me mjete paqësore. Këtë presim edhe prej palës në Prishtinë, sepse mendojmë se aktet si ajo e ndërhyrjes së njëanshme të njësisë policore ROSA janë plotësisht të papranushme.

DW: Keni frikë nga mundësia e shkallëzimit të situatës, sepse edhe KFOR-i ka kumtuar se në veri ka dhe snajperistë dhe persona tjerë të armatosur serbë?

Bogdanoviq: Shikoni, situata këtu është e tensionuar dhe e paparashikueshme. Njerëzit po jetojnë nën psikozën e frikës. Ne po bëjmë të gjitha që të mos arrijë deri tek shkallëzimi dhe një angazhim të tillë e presim edhe nga KFOR-i dhe pala në Prishtinë. Por pohimet rreth snajperistëve dhe personave të armatosur janë plotësisht të pavërteta. Unë gjendem këtu tetë ditë me radhë dhe nuk kam parë asnjë snajperist. Tani po përhapen shumë manipulime dhe gënjeshtra. Këtu nuk ka
njerëz të armatosur. Fatkeqësisht ka ndodhur edhe vrasja e një polici, për të cilën ne kemi shprehur ngushëllime. Incidente të tjera nuk ka pasur.

DW. Ju u keni bërë thirrje njerëzve që të kthehen nga pushimet verore dhe t'u bashkangjitën protestave, gjë që në Prishtinë është komentuar si thirrje për mobilizim dhe kryengritje?

Bogdanoviq: Paknaqësia e njerëzve këtu është e madhe. Disa njerëz kanë shkuar në pushime dhe atje rrahin gjoksin si patriotë. Ne i kemi ftuar ata të kthehen dhe të jenë këtu me popullin, por nuk i kemi ftuar të nisin ndonjë luftë. Duhet të vijnë këtu dhe të jenë me popullin dhe familjet e tyre. Ne nuk duam të kemi refugjatë të tjerë nga Kosova. Mjaft më me refugjatë dhe konflikte. Ne jemi për zgjidhje paqësore dhe dua të besoj se jemi në gjendje të arrijmë një zgjidhje të tillë. Duhet të bisedojmë dhe të negociojmë për gjetjen e ndonjë zgjidhjeje paqësore, dhe askush të mos përjetojë ndonjë të keqe.

DW: A është dialogu i mundur në kushte të këtilla?

Bogdanoviq: As në kushtet e tanishme nuk shoh ndonjë zgjidhje tjetër. Edhe në këto kushte duhet biseduar. Të gjitha mundësitë e tjera na çojnë në një drejtim të gabuar. Prishtina duhet të angazhohet më shumë për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët. Duhet të ndërpresë aksionet si ai i dërgimit të njësisë speciale dhe përpjekjet për intergrimin e veriut në të ashtuquajturin shtet të Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare dhe Prishtina e kanë të qartë se serbët e veriut nuk mund të pranojnë ndonjë zgjidhje të tillë. Pra duhet të bisedojmë dhe të merremi vesh për zgidhjen e problemeve. Pavarësisht që situata është e tensionuar unë nuk shoh ndonjë zugidhje tjetër veç dialogut dhe marrëveshjes.

DW: Zoti Bogdanoviq, autoritetet e Kosovës kanë pohuar këto ditë se qëllimi përfundimtar i Serbisë është ndarja e Kosovës. A është ky qëllimi Juaj?

Bogdanoviq: Me dekada të tëra pohohet se ndarja e Kosovës është qëllimi i Serbisë, që absolutisht nuk është e vërtetë. Mirë, ne nuk ikim as nga kjo zgjidhje, por duhet të ulemi dhe të bisedojmë, të shikojmë nëse një mundësi e tillë është e pranueshme për palën shqitpare dhe për palën serbe, dhe jo të imponojmë zgjidhje të njëanshme që i shtojnë tensionet dhe e largojnë edhe më shumë popullin serb dhe shqiptar nga njëri-tjetri. Në këtë mënyrë nuk arrihet paqja.
Ne duam marrëveshje dhe pajtim me shqiptarët. Në interesin tonë është që të pajtohemi me shqiptarët dhe t'i zgjidhim të gjitha problemet.

DW: Pala shqiptare ka deklaruar se nuk do të ulet me Ju për të biseduar, sepse Ju dhe zoti Stefanoviq jeni futur ilegalisht në Kosovë. Si e komentoni ju këtë?

Bogdanoviq: Edhe ky është një qëndrim tjetër i gabuar dhe një retorikë e gabuar. Ne nuk jemi futur ilegalisht këtu, të gjithë e dinë se jemi këtu. Familja ime jeton këtu në Kosovë, prandaj nuk mund të thuhet se jam futur ilegalisht. Zoti Stefanoviq dhe unë nuk jemi duke nxitur popullin për kryengritje, por jemi në mision paqësor, duam që gjendja të qetësohet, të vazhdojë dialogu dhe me dialog t‘i zgjidhim problemet.

DW: Si e vlerësoni rolin e KFOR-it dhe të EULEX-it në këtë situatë?

Bogdanoviq: Më duhet të pranoj se KFOR-i është sjellur kohët e fundit në mënyrë mjaft neutrale sa i përket statusit. Ne shpesh kemi falënderuar zotin Bühler për durimin, angazhimin, konstruktivitetin dhe vullnetin për zgjidhjen e situatës.
Sa i përket EULEX-it, ai gjithmonë ka qëndruar anash dhe nuk ka bërë asgjë për zgjidhjen e problemeve.

DW: A është Kosova sot më afër shkallëzimit të dhunës apo zgidhjes politike?

Bogdanoviq Dua të besoj se jemi më afër zgjidhjes politike. Nga ana jonë do të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona për një zgjidhje paqësore. Unë besoj se edhe populli shqiptar dhe udhëheqëja e tij janë të vetëdijshëm për këtë, sepse çdo zgjidhje tjetër na çon në drejtim të gabuar.

Intervistoi Bahri Cani

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora