Sunday, May 22, 2011

Cfare na bere, zoti Nano!

Edmond Vrapi
Gara dhe demagogjia:

Po leme pas nje gare qe qysh nga paraqitja, idete, perfaqesimet, alternativat na tregojne fare qarte se cfare do te thote nivel i larte intelektual, alternative konkurruese me fryme perendimore-europianiste, qe zevendesimin e rivalit e ben ne menyre shume te matur ne ato qe premton. Demokracise liberale i nevojitet me doemos elementi liberal, per kete Xh. Sartori shkruan "Demokracise do t'i duhen elemente liberale, pra i duhet liberali i vemendshem ndaj problemeve te barres politike per nismen individuale" (xxI. f. 168-169) Demokracia pa elementin liberal e hapesirat e mendimit ndryshe lind e vdekur. Sipas Robert Dalit, toleranca eshte pjese themelore e demokracise per te zevendesuar mbajtesit e posteve me mjete jo te dhunshme. Teoricienet e demokracise liberale kane bere kujdes te madh per sigurimin e baraspeshimit te efektshem ndermjet vullnetit te te qeverisurve, e autoritetit politik dhe lidershipit te kualifikuar, si shprehje e pergjegjshmerise qeverisese (Pr. Dr Llamro Filo sistemet politike fq.147) Xh. Sartori duke analizuar rendesine qe ka elita ne sistemin liberal, analizon rrezikun qe vjen nga mashtrimi politik, i cili ligjerisht mbetet i pa ndeshkuar. Sipas Sartorit tregtari qe shet mallra te rreme per te verteta, shkon ne burg kurse politikani qe shet tym, arrin ta shes ate dhe prape nuk shkon ne burg. Pra ndryshimi eshte se politikani konkurrues i pandershem, mashtrues dhe demagog mbetet i pa ndeshkuar dhe shpesh, rezulton fitimprures (per demagogun).

Ligjerisht demagogun mashtrues nuk mund ta pengojme. E vetmja mundesi eshte qe te kemi nje publik qe te mos lejoje te mashtrohet. Dhe meqenese eshte i "perkryeri" qe ia shton kredibilitetin demagogut, eshte e rendesishme te kemi mendjen nga i "persosuri" "rruga e vetme xxI. fq.41. Xh Sartori".

Sipas ideologjise Marksiste-Leniniste rruga e vetme e shkences se vertete eshte ideologjia Marksiste-Leniniste "Pr. Dr. Llambro Filo sistemet politike fq. 390".

Ishte i kuptueshem ndikimi i indoktrinimit Marksist-Leninist ne kushtet e ndalimit te alternativave te tjera, kur populli degjon vetem nje ze. (Pr. Dr. Filo fq 382)po sot me dhimbje po shikojme demagogun mashtrues dhe nuk duhet ne asnje menyre, per cdo arsye per asnje parti politike, ose te cfaredolloj organizate, qe ne krye te vendosi nivele te tilla boshe. Sot nje makine private dhe nuk te lejohet t'i japesh pa patente, imagjinoni sikur nje anije e madhe transporti ose traget njerezish komanden e kapitenit t'ia besonin nje njeriu qe nuk ka arsimin perkates (ne rastin konkret Akademia Navale) anija do te ishte 100% e sigurt qe do te mbytej. Tani te shikojme alternativat Europianiste qe Z. Basha beri qysh nga fillimi i hapjes se kesaj fushate elektorale. Z. Basha qe ne fillimi te hapjes se fushates se tij na ka shpalosur gjithmone alternativa dhe ide bashkekohore, gjithmone ne konsulte me interesat e komunitetit. Ky konkurrim i cili ne themelin e tij kishte civilizim dhe shume qytetari, ishte gjithmone shume i kujdesshem ne premtimet qe bente, duke i dhene per te kuptuar politikes shqiptare, se ardhja ne pushtet nepermjet injorimit dhe fyerjeve te rivalit politik jane antiqytetare dhe anticivilizuese.

Sikur edhe vetem ky fakt te qendronte gjate kesaj fushate na jep te drejten, te mendojme se per te tille njerez ka nevoje politika dhe qytetaria shqiptare.

Ideja me brilante e z. Basha qendron ne faktin se qytetari, me ane te votes eshte ne gjendje te qeverise vetveten. Kjo aspirate kerkon, disipline dhe qytetari inteligjente

2. POLITIKA DHE CIVILIZIMET

Qe te flasesh per politiken ne radhe te pare duhet te shikosh fjalet e urta popullore qe popuj te ndryshem ne varesi te civilizimit kane nxjerr per politiken. Fjalet e urta popullore jane koncentrim mendimi gjate shekujve dhe jane me se te sakta per ato qe shprehin. Filozofet, shkrimtaret, historianet e cdo kohe, gjithmone i referohen fjaleve te urta sepse brenda tyre eshte filozofia e nje populli te tere. P.sh turqit kur shikojne dicka negative thone:"cehredem beli", qe do te thote se e keqja dallohet ne fytyre, shqiptaret thone "fshati qe duket nuk do kallauz" dhe keshtu mund te permendim fjale te urta pa fund, qe e ndajne te miren nga e keqja. Atehere cfare thone popujt e civilizuar per politiken, para se gjithash ven fjalen Art dhe ne pergjithesi politika eshte art i menaxhimit, art i komunikimit, art i qeverisjes, por qe te qeverisesh nuk do te thote fjale pa kuptim boshe dhe demagogji me baze mashtrimin. Ne kete sens, popujt e Ballkanit dhe populli shqiptar kane nxjerre nje fjale te urte per politiken "Qe politika eshte prostitute", qe populli nxori kete fjale te urte per politiken se per nje kohe shume te gjate me politike merreshin dhe njerez pa moral dhe demagogu mashtrues.

Po t'i referohemi Hegelit i cili ne vitin 1830 ne universitetin e Berlinit kur fliste per qyteterim nenkuptonte njeherazi civilizim dhe kulture, te cilat ne radhe te pare jane vlera morale dhe materiale. Kur themi qyteterim kuptojme perfshirjen e te gjithe shkencave humane se bashku me historine. Asnje qyteterim nuk zhvillohet dot pa levizje te mirefillta. Sot kur nje politikan merr pushtetin si ne vendet islamike ashtu dhe ne vendet e qyteterimit perendimor ne castin solemn Presidenti i Amerikes e vendos doren ne Kushtetuten e vendit, si garanti i drejtesise ligjore dhe pastaj betohet duke vene doren dhe mbi Bibel, qe drejtesia te jete sa ligjore dhe hyjnore. Ne vendet islamike betimi behet duke e vene doren siper Sherihatit sepse besimi ne drejtesi dhe ne Zot, jane dy shtyllat kryesore qe cojne perpara te gjithe qyteterimin dhe civilizimet boterore. (Sherihati eshte dokumenti i pare kodik i arkivuar qysh ne shekullin e 6 e.s, i cili nepermjet ligjeve Islamike i dha qyteterim botes Arabe). Ne pergjithesi fjala qyteterim i kundervihet barbarise dhe anarshise. Atehere po e pyes z. Rama qe me sloganin "E vetmja rruge" plus anarshise dhe mosnjohjen e rregullave, po na paraqet para gjithe botes se qyteteruar si nje komb te pa civilizuar dhe pakulture.

Qellimi qe ka politikani per te ardhur ne pushtet, i cili eshte i gatshem te shkaterroje edhe shtetin per te marre pushtetin eshte argumenti me ogurzi se shpikja ogurzeze e Marksit se revolucioni me dhune eshte i natyrshem per te ardhur ne pushtet.

Emanuel Kanti ka shpjeguar ne menyre filozofike, se "shtet do te thote nje grup njerezish nen rregullsine e ligjeve juridike". Qe politika te jete sa me reale dhe perfaqesuese nuk duhet ne asnje menyre qe te zhvleresohet potenciali njerezor-intelektual, qofte ky dhe i rivalit politik, e po thame se njeshi i di te gjitha atehere mund te themi me plot gojen se kjo eshte rruga e diktatures. Mashtrimi eshte fryti me i hidhur i mendjes njerezore.

Sot Tirana jone vuan nga nje trafik i tmerrshem dhe kaotik, e duhet patjeter qe politikani pergjegjes duhet te marre pergjegjesite e tij per punet qe ben dhe jo te na thote pa pike zori, se fajin per trafikun e ka populli. Kjo logjike ne gjuhen popullore quhet shejtan-budalla. Gjuha e akuzimit percmimit, nencmimit dhe ironizimit kane per baze boshllekun e mendimit dhe per pasoje, nuk ka me alternativa konkurruese por ka vetem demagogji mashtruese. Per cudine e te gjithe analisteve dhe studiuesve nderkombetare, verejne se Tirana jone eshte i vetmi kryeqytet ne Evrope dhe ne bote qe nuk ka bindovile, dhe Roma sa e lashte dhe e bukur ne periferi, ka barake pa hesap, si Roma te gjitha te tjerat kane bindovile. Cfare tregon kjo, kjo tregon se ky popull e ka kulturen, civilizimin dhe punen ne gen, e per pasoje nuk mund te mashtrohet nga njerez boshe e pa vlera intelektuale, te cilet me zhargonin e tyre shprehin vetem energji negative.

III. Cfare na bere z. Nano

Cezari ka thene: "Mosmirenjohesi eshte me i ndyre nga tradhtari"

Sapo e lame pas situaten zgjedhore dhe po shikojme dy kampe krejt te kunderta ne paraqitjen e tyre para opinionit publik kombetar dhe nderkombetar. Njeri krah agresiv dhe pa minimumin e qytetarise dhe krahu tjeter me nje fisnikeri dhe civilizim evropian.

Cilat jane pikat ku u mbeshtet Z. Rama ne fushaten e tij:

1. E gjithe fushata u bazua mbi akuza dhe ironi, sikur ky njeri ishte vet drejtesia tokesore.

2. Llafologjia pa piken e programit

3. Sulmi gjithmone akuzues dhe ofendues ndaj rivalit, duke harruar se ofendimi eshte shprehi e boshllekut te mendimit

4. Ne te gjithe fushaten e tij nuk u ballafaqua me eliten qytetare tiranase duke u paraqitur sikur ai eshte dija vet. Mendjemadhesia e ketij njeriu eshte fatkeqesia e tij.

5. Batutat e tij te afronin me shume me nje personazh humori, sesa me nje politikan qe kerkon mandatin e katert.

Qe partia Socialiste do te beje rrotacionin e pushtetit kjo eshte me se normale ne demokraci dhe PS ka ne gjirin e saj, nje armate te tere shkencetaresh dhe intelektualesh te cilet jane ne gjendje te qeverisin ne menyre korrekte. Por ju z. Nano duke marr direkt nga Parisi nje njeri medioker dhe duke e bere minister, duhej qe ne radhe te pare te merrej dhe mendimi i elites se PS. Nje patriark si Agolli ose nje profesor si z. Pellumbi duhej patjeter qe te pyetej kur ne nivele te tilla administrore te kishte prurje nga jashte. Mos te harrojme se z. Pellumbi kur kryesonte Kuvendin e Shqiperise tregoi nje tolerance dhe qytetari qe sot PS, i ka humbur totalisht. Populli thote se "kur nje budalla hedh nje gur ne lum, 40 te mencur nuk e nxjerrin dot". Kurse ju z. Nano qe shquheni per tolerancen tuaj, per pasardhesin tuaj aktual lejuat zgjedhjen e njeriut me antitolerant, i cili sot e ka kthyer PS nga europianiste ku e late ju, ne nje makine lufte, e gatshme te sakrifikoje (edhe 13 mije njerez) per te ardhur ne pushtet.

"Mosmirenjohesi eshte me i ndyre nga tradhtari" - Cezar

Topi: Udhëheqësit politikë duhet t’i kthehen ndërgjegjjes civile

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot paradite në Zyrën e tij një takim të veçantë pune me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvizu, me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Etore Sekui si dhe me Kreun e Prezencës së OSBE-së, Eugen Volfart lidhur me situatën paszgjedhore në vend si dhe procesin e administrimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Ambasadorët Arvizu, Sekui dhe Volfart, pasi shprehën mbështetjen e palëkundur për Presidentin Topi dhe për rolin e tij moderator, pozitiv dhe konstruktiv si respektues i Kushtetutës, ligjeve të vendit dhe si simbol i unitetit të popullit, theksuan rëndësinë e ruajtjes së maturisë dhe të ekuilibrit si dhe të respektimit të ligjit dhe të institucioneve të shtetit, të cilat janë jetike për të demokracinë e sotme dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë.

Pas takimit, Presidenti Topi, në prani të tre ambasadorëve u shpreh para mediave të shumta të pranishme: “Sapo kemi mbaruar një takim të ri të radhës me tre ambasadorë të nderuar, përfaqësues të vendeve mike dhe partnere të Shqipërisë, të cilët dëshiroj edhe njëherë t’i falenderoj përzemërsisht për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për të asistuar dhe për të ndihmuar në të gjitha situatat e vështira të karakterit politik që ka kaluar dhe po kalon Shqipëria!

Specifikisht kemi diskutuar për situatën aktuale pas zgjedhjeve të datës 8 maj në Shqipëri. Natyrisht, zgjedhjet ishin një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Dëshiroj që nëpërmjet jush të falenderoj të gjithë popullin shqiptar, i cili me ndërgjegje të plotë të vetëdijes demokratike mori pjesë masivisht në zgjedhje me një kulturë demokratike për t’u përshëndetur!”, tha presidenti Topi.

“Natyrisht e thënë në mënyrë të përsëritur, sikurse e ka edhe Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese të realizuara me vullnetin ekskluziv të dy partive kryesore më datën 21 prill të vitit 2008, administrimi i zgjedhjeve, i procesit zgjedhor është një përgjegjësi e partive politike, të cilat edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e ndërtuan në mënyrë bipartizane. Pavarësisht nga kompozimi i institucioneve, nëse këto bëhen me përfaqësimin e partive, detyrimi nuk është thjesht partiak. Detyrimi është kushtetues, është ligjor, është moral para të gjithë qytetarëve, të cilët e kanë shprehur vullnetin e tyre në mënyrë korrekte. Kështu që ne dëshirojmë që të kemi një përfundim sa më korrekt të procesit zgjedhor, i cili përfundon ashtu sikurse e prashikon ligji dhe të gjitha standardet ligjore!

Nga ana tjetër, dëshirojmë që të shprehim shqetësimin tonë për rritjen e emocioneve politike, për ato episode, të cilat nuk janë të këndshme për asnjë vend dhe aq më shumë për një vend anëtar të NATO-s! Klasa politike, udhëheqësit politikë duhet t’i kthehen ndërgjegjjes civile, t’i trajtojnë gjërat ashtu sikurse e thotë Kushtetuta dhe ligji, të bien në një terren qytetar, të mos krijojnë asnjë lloj situate tensioni! Dhe pastaj gjithçka do të vendoset sikurse e parashikon ligji dhe vetëm ligji. Ne nuk jemi në epokën para ligjit. Ne jemi në epokën kur ka ligj dhe ligji është i detyrueshëm të respektohet nga cilido, pa paragjykuar askënd nëse në vetëdijen e tij fshihen edhe elementë të përkrahjes apo të ndërgjegjjes partiake apo politike. Sidomos sot është shumë e rëndësishme që njerëzit t’i drejtohen këtij momenti që është substancial për demokracinë shqiptare. T’i drejtohen ligjit dhe vetëm ligjit!

Ne u bëjmë thirrje të gjithë që të japin mesazhe për qetësi. U bëjmë thirrje të gjithë që t’i largohen çdo momenti tensioni. Këto kemi diskutuar me zotërinjtë e nderuar ambasadorë. Kemi pasur një shans, të cilin unë e kam konsideruar si jo të humbur, por të vonuar: mosardhjen e Presidentit të Komisionit Evropian në Shqipëri. Realizimi i vizitës në Beograd dhe në Prishtinë dhe mosardhja në Tiranë, natyrisht që nuk është shenjë e mirë për Tiranën, së cilës i vonohet agjenda shumë e rëndësishme evropiane. Në Evropë ne nuk shkojmë për disa politikanë. Në Evropë ne shkojmë për të gjithë popullin shqiptar.

Edhe njëherë ju falënderoj edhe ju për ndjekjen hap pas hapi të një procesi, i cili është mjaft kompleks, por që jam i bindur se do të përfundojë me sukses dhe në qetësi të plotë”, tha presidenti Bamir Topi gjatë takimit me ambasadorët.

Mbyllet procesi i numerimit te votave ne Tirane, Lulzim Basha fiton me 78 vota para

Ristani: Nesër rezultati perfundimtar

KQZ ka nisur mbledhjen e pasdites të parashikuar në orën 18:00 me 15 minuta vonesë me ankesat e partive për procesin e 8 majit. Gjatë kësaj seance KQZ do vijojë numërimin e kutive të panumëruara për njësinë numër 5 ku sipas mazhorancës rezultojnë fletë votimi të hedhura gabimisht në kutinë e votmit gjatë zgjedhjeve të 8 maj. Gjatë mbledhjes së paradites KQZ u mor me shqyrtimin e ankimimeve të kandidatëve dhe partive për procesin zgjedhor të 8 majit. Në mesditë KQZ do vijojë numrin e fletëve të panumëruara në njësinë 5. KQZ në mesditë numëroi 9 nga 10 kuti pasi njëra kishte probleme me kodin e sigurisë. Në këto kuti rezultuan 7 vota për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe 6 vota për kandidatin e PS Edi Rama.

KQZ shtoi sot 22 kuti nga 8 që kishin mbetur nga një dite me pare, pasi sqaroi se komisioneret e PD kane verejtur flete te pavlefshme ne keto 22 kuti.Se bashku me numerimin e kutive numri ne total i kutive te numeruara keto dite nga KQZ eshte 125 kuti votimi të numëruara ne total ku Basha ka siguruar 173 vota kurse Rama 83 vota.

Pas thirrjes së deputetëve e PS mesditen e sotme mbështetës dhe deputetët socialistë janë vendosur para godinës së Komisionit Qendror Zgjedhor jane mbledhur per te protestuar vendimet e KQZ.

Ora 19:58 Ka perfunduar per te mbledhur serish neser mbledhja e PS para godines se KQZ ne oren 10:00. Gjatë kësaj proteste kanë folur mbështetës të PS si dhe deputetë socialist ku kanë kundërshtuar vendimet që po merr KQZ dhe kanë bërë thirrje që të ndalet. Protesta e padides e PS zgjeti rreth 1:30 minuta.

BESNIK BARE: MAFIOZËT DO NA UDHËHEQIN NËSE I LEJOJMË NE

Ora 19:55 Deputeti i PS, Besnik Bare i ka kërkuar qytetarëve që të mos lejojnnë sipas tij që ti udhëheqin mafiozëve.’Nëse ne do i lejojmë këta njerëz mafioz do kërkojnë që të qendrojnë në pushtet për të vjedhur, kështu do të vazhdojë nëse këta njerëz do na udhëheqin’,- theksoi Bare.

KLOSI: KËRKOJMË TË DREJTËN TONË

Ora19:42 Deputeti socialist Blendi Klosi deklaroi se në 20 vjet në Shqipëri PS ka kërkuar të votohet i lirë, por nuk është arritur kurrë. “Ne mbledhemi për të disatën vit rresht që në Shqipëri të votohet i lirë, për 20 vjet me raadhë kemi këkuar që të votojmë si Europa. Jemi njerëz që për kauzën dhe idealin e tyre janë gati të sakrifivojnë. Sot jemi kaq shumë sa ta njerëz që na kanë votuar kërkjojmë të drejtën tonë dhe kemi arritur që ta mbushim mendjen shqiptarëve se Edi Rama ka fituar”,- deklaroi Klosi

XHACKA: BERISHA DO TË FIRMOSË FITORE TË RREMË

Ora 19:00 Deputetja Olta Xhacka nga foltorja e improvizuar në protestën e PS ka akuzuar kryeministrin Berisha se po tenton që të firmosë një fitore të rremë të kandidatit të tij nëopërmjet KQZ. ‘Dikur kjo godinë regjistronte fitoren e Partisë së Punës, sot Sali Berisha do të firmosë një fitore të rreme. Si shumë prej jush dëgjova deklaratën e Berishës se perla e Europës turistët do të vërshonin të pafund, por nuk e dëgjova të fliste për hallet tona. Shqipëria është perlë por jo ajo që rrënon Sali Berisha’,- deklaroi Xhacka.

PS NIS PROTESTËN PARA KQZ

ORA18:40 Pas thirrjes së deputetëve socialist mbështetës të PS janë mbledhur pasditen e sotme për të vijuar sërisht protestën për të kundërshtuar vendimet e KQZ. Në foltoren e improvizuar flasin mbështetës të PS. Policia blindon KQZ.

KQZ, RINIS MBLEDHJEN ME ANKESET E PARTIVE, PS PRITET TË FILLOJË PROTESTËN

Ora18:15 KQZ ka rinisur mbledhjen e parashikuar për në orën 18:00 me vonesë me shqyrtimin e dy ankesave të partive për procesin zgjedhor të 6 majit. Pas kësaj procedure KQZ do të vijojë me numërimin e 12 kutive të mbetura për të verifikuar fletët e votimit të kontestuara në njësinë numër 5, KZA 49. Paralel me punimet e KQZ në ambientet jashtë saj pas thirrjes së deputetëve socialist mbështetës socialist janë mbledhur për të protestuar kundra vendimit të KQZ. Forca të shumta policie kanë blinduar Komisinin Qendror Zgjedhor.

* * * * * * *

Qindra mbështetës të Partisë Socialiste (PS) janë mbledhur sërish sot para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të kundërshtuar numërimin e fletëve të kontestuara për bashkinë e Tiranës.

Në fjalimin e saj para mbështetësve të PS-së, deputetja socialiste Arta Dade ka theksuar se kryeministri Sali Berisha është një politikan antishqiptar që nuk kërkon integrimin e vendit dhe as më të mirën për qytetarët e vendit të tij.

“Saliu është antishqiptar por është dhe antievropian. Evropa kërkon votën e lirë dhe antikorrupsionin, ndaj dhe Saliu nuk e kërkon Evropën”, theksoi Dade.

Më tej deputetja Dade u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë të mos dhunojnë protestuesit port ë zbatojnë ligjin.

“Kam një mesazh për policinë, jo për policët e thjeshtë sepse ata janë me ne. Kam një mesazh për shefat e policisë, të rrinë larg nga protestuesit, ata nuk merren dot me ne me deputetët, ndaj merren më protestuesit”, tha Dade.

Deputeti socialit, Pandeli Majko duke folur para protestuesve të mbledhur para KQZ-së, përsëriti edhe njëherë se ajo që po bën Komisioni Qëndror është e paligjshme dhe antikushtetuese.

Duke e quajtur, kreun e KQZ-së, Arben Ristani si “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur”, Majko u shpreh se “do gërmojë e do gërmojë, kocka do nxjerrë, por fitore për Lulzim Bashën asjëherë”

“Ca muaj më përpara na vratë, vratë katër nga tanët. Dhe sot nuk mund të vrisni të ardhmen e opozitës. Kryeqyetit I Shqipërisë meriton më shumë, sesa ky komision”- tha ai.

Ndërsa deputetja Mimi Kodheli theksoi se Shqipëria duhet të marrë kthesën historike për të mos mbetur më peng i së shkuarës. “Këta mund të ndryshojnë ligjet, por dënimin e Zotit nuk mund të ndryshojmë. Zoti është me ne. Shqipëria do të filloi nga ky moment të marrë kthesën historike, për të cilën të parët tanë luftuar me pushkë dhe me penë. Populli shqiptarë është një, kush guxon ta përçajë do të ketë dënimin e shqiptarëve dhe të Zotit”, tha Kodheli.

Më tej Kodheli u shpreh se ata që kanë hedhur votën në kutinë e gabuar, nuk kanë dashur që ajo të numërohej.

* * * * * * *

KQZ-ja nisi mbledhjen, PS proteston

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur mbledhjen e radhës ku pritet të rinisë numërimi i fletëve të kontestuara për bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë qindra mbështetës të Partisë Socialiste (PS) janë mbledhur para godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të protestuar kundër numërimit të fletëve të kontestuara.

Shumë prej protestuesve kanë ardhur nga disa qytete të vendit si Durrësi dhe Korça ndërsa pritet që në protestë të mbajnë fjalime edhe deputetë të Partisë Socialiste.

38 vjet nga Revolta e Burgut të Spaçit dhe Qafë-Barit 22-23 maj 1973

Edhe padurimi ishte bërë i padurueshëm...

Visar ZHITI

Në burgjet e diktaturës komuniste, në atë të Spaçit dhe më pas të Qafë-Barit ka patur dy revolta të burgosurish, rebelime kundër kushteve çnjerëzore në burg, por me thirrje të hapura kundër diktaturës dhe komunizmit. Të dyja revoltat, të vetmet në të gjitha burgjet politike të perandorisë komuniste ndodhën në muajin maj, në data të njëjta, 22 e 23, ajo e Spaçit në vitin 1973 dhe 11 vjet më vonë në Qafë-Bari. U shtypën me gjak e hekur, me burgime e pushkatime. Në kujtim të tyre, për të nderuar vuajtjen dhe qëndresën po botojmë pjesë nga libri i Visar Zhitit, "Ferri i çarë", burgologjia e Qafë-Barit.

REVOLTA

...edhe durimi s'durohej më...

...filloi paraditen e një dite pa emër, pse pa emër, ishte 22 maj dhe quhet dita e revoltës së të burgosurve të Qafë-Barit, po ja, nga që ditët në burg janë tepër njëlloj, si uniformat e burgut, me vija, ditët kështu, netët si uniformat e zeza të policëve. Brenda telave me gjemba dukej sikur kishte shenjtorë të sfilitur dhe djaj të marrosur.

Brigadat e natës, ndërresa e tretë e të burgosurve, qenë kthyer nga puna, kishin 2-3 orë që prisnin më këmbë dhe s'jepej urdhri të shkonin në fjetore. Gjysma flinte më këmbë. Mbështetur te muri, te shoku, te shkallët, tek telat me gjemba. Vurrata të zeza nëpër fytyra, o nga të palarët, o prej tmerrit, që shihnin në atë copëz ëndërr.

Urdhër i komandës. Prapë turni i parë!" "S'kemi pse kthehemi, - këmbëngulnin të burgosurit. - Jemi të lodhur, duam të flemë, të vdesim". "S'ju lëmë të vdisni pa bërë normën". "Në darkë prapë". "Jo, tani!" "S'ka material, mor zotni, s'ishte faji ynë".

Po i kujt, yni? - bërtisnin policët.

Po i kujt, juaji" - ia kthenin të burgosurit.

Fytyrë më fytyrë. Kthetër më kthetër. U avitën dy Sokolat, ai me mbiemrin Sokoli prapë dhe Progri. Çfarë doni? Ju çfarë doni? Normën! S'ka.

Po plas më duket. Erdhën Tom Ndoja, Martin Leka, Kostandin Gjordeni, Lush Bushgjoka. Të tjerë pas tyre. Po aty ishim. Ikni. Ikni ju. Shtrëngim dhëmbësh, nofullash. Uli duart…

Bamb një hekur - kumboi kafka? - me një hekur nisi revolta e Spaçit, e rrëmbeu një i burgosur dhe doli nga birucat. Po i binin çangës për t'u mbledhur të gjithë në mensë. Shqeva sytë mbi çangën sikur të mos e kisha parë kurrë, një predhë topi e varur. Bosh është apo ka eksploziv brenda, mund të shpërthejë, kur, kur? Pse po na mbyllin? Mos duan të rrahin në praninë e të gjithëve ata që kundërshtuan? "Po vunë dorë, do t'u përgjigjemi, - mërmëriti dikush pranë meje. - Gati jemi. Atë që do ta bënim më vonë, ta bëjmë tani..." U drodha i tëri. Të jetë themeluar vërtet parti në burg? Si...gur...isht... Çfarë do të bënim më vonë, kryengritje? Vdekjen, vdekjen. Po shtoheshin policët. Dyndjet e tyre të zeza si shpesh po i shihnim këto kohët e fundit. Vazhdonte futja jonë një nga një në mensë. Një si kënetë e ngritur lart në qiell. Ajo e ferrit, e tharë, plot me skelete të burgosurish. Si shi do të bjerë mbi ne pluhur kockash, do të bien eshtra nga lart, vetëtima të plakura, kafka…

U futën nja 10-15 policë. U përhapën në krye. Pastaj u futën policë të tjerë me të burgosur të tjerë me pranga në duar ose të lidhur me tel, veshur me leckat e punës, me fytyra të nxira aq sa s'njiheshin. Ata...

Ra heshtje barbare, e cila u ça kur hyri brenda oficeri i rojës. Si zakonisht nuk përshëndeti, s'kishte pse.

"Ce s'e betë normën (j)uve, të denuar? Ë, ce? Ce na hapni punë pa punë... Këtu ju mbajmë për punë dhe jo për istorira. Në galeri, marrsh, kush të dëgjojë emrin. Maskarenj, pisa".

Policët lëvizën. Filloi rrahja. Përballë nesh. Të burgosurit e lidhur mundoheshin t'u shmangeshin goditjeve, mënjanoheshin, por shqelmi me çizme, sa të mëdha, staliniste, u dërrmonte kërcinjtë e zhveshur, uleshin pak sa për vetëmbrojtje, por grushti s'kuptohej nga vinte, rënkime, gjak. Paloseshin më dysh për të pakësuar vetveten, por grushte të shumta, shkopinj gome binin mbi ta, derisa binin edhe vetë mbi dysheme.

U-u-u-u-u-u-u-u-u, u ngrit një ulurimë e kudoshme. U kreshpërua. Hera e parë që e ngrinim zërin së bashku. Qenkësh i fortë.

Po na jepte kurajë britma jonë, po i besonim asaj. Mjaaaft, s'keni tuuuurp, thirrën zërat më të guximshëm. Kri-mi-ne-lë! Hapu, dëgjova një gulç pranë, çohuni! Stoli i gjatë u shkul, u ngrit lart, u shty dorë më dorë dhe hop u hodh drejt e mbi kokët e policëve duke dërrmuar ç'gjeti përpara, kapela me yll, qafa e shpatulla, tabela, xhama. Grupi ushtarak s'pati kohë ta mblidhte veten. Oficeri i rojës u pataks i pari dhe tregoi me gisht nga salla që po dallgëzonte. Policë u vërsulën mbi rreshtat e parë, që të goditnin, por u goditën ata nga stola të tjerë e fshesa e pjata. Kjo po ndodhte në krye. Të burgosurit nga fundi hipën mbi tryeza për të parë ç'bëhej. Pluhur dhe britma dhe shqyerje dërrasash, pastaj krahësh. Të guximshëm të tjerë, më të krisurit, po çanin përpara, duke hipur mbi kurrize e kokë, drejt betejës. Një tryezë u ngrit lart dhe u hodh me rrapëllimë andej ku policët dhe oficeri i rojës nuk po iknin dot.

Po fluturonin stola si zhgaba druri, rrapëllima, thyerje xhamash.

Të dalim jashtë dhe të na shohin kush jemi! Dera u përmbys e, duke shkelur mbi të, u turrën jashtë policë e të burgosur. Një patericë vringëllinte anë e kënd. Shih, shih, Haxhi Baxhinovski, Bajram Vuthi me leva, ku i gjetën? Po thikat? Janë të mencës. Ia nguli në bark? Kujt? Of-icerit... Lazër Shkambi rrokulliste parvazin e një dritareje. "Eviva! - thirri Vllas Koçi, - Poshtë Partia e këtyre!" Nëpër këmbë kapela ushtarake me yll të kuq e oficerit të rojës. Rrekej ta merrte, desh ra edhe vetë dhe se kush e nxori nga këmbët e të burgosurve për të mos e shkelur, Petriti m'u duk, e ka nga fshati maskaranë, se kush klithi. Oficeri i rojës, i çoroditur, s'po kuptonte se pse urdhrat e tij s'kishin më vlerë, nuk zbatoheshin, përkundrazi. Si është e mundur? Ç'po ndodh?! Mosni, kuisi, ka pasoja të rënda kjoooo-oh!

Po ç'të bëj? Të rri iki po nga? Ku? Dolën në oborr kacafytje të tjera, të filluara që brenda, vazhdonin me kollotumba e rrapëllimë.

Nuk e kupton, kryengritje? S'dihet ku do të dalë. Ikë, të thashë… Një urdhër priste, nga kushdo qoftë që ta zbatonte menjëherë. Oficeri i rojës nxitoi nëpër shtegun e thurur me tela me gjemba, më i madh iu duk vetja, u ngut drejt portës, që të nxirrte te dalja në ballë të komandës. Ndjeu të thirrura, poshtë komunizmi, iu bë se dëgjoi fare afër, s'e paskan me mua, iu duk se mendoi, bo-bo, mori thellë kjo punë, iu duk sikur mendoi prapë mbi mendimin e mëparshëm dhe gurë, shumë gurë mbas shpine, ku u gjetën gurët, ç'pastrim i keq kështu, iu bë se po e ndiqnin hapa të tjerë, ndoshta policët e tij, mos ishin të burgosurit, mos po donin ta kapnin rob, ta mbanin peng, ta linçonin… dhe ia dha vrapit me ulërima për t'i dhënë kurajë vetes. Do të përgjigjej që e la kapelën me yll të kuq në dorë të armikut. Por s'kthehej dot më. Vërtet po e ndiqnin armiqtë, por ushtari te kulla sipër portës zbrazi automatikun. Ku, ku? Në ajër, pse? Por nga dritarja poshtë e komandës një tjetër oficer qëlloi me revolver në drejtim të të burgosurve. Njëri prej tyre ndali, u ul më gjunjë dhe vuri dorën mbi shpatull afër qafës. Aty ku i përvëloi. Pa gjakun e vet mes gishtave, s'ndiej ndonjë dhembje të madhe, tha, s'është gjë vdekja, oh. Plumbi për fat nuk i qe futur thellë në mish. S'duhet të ketë rrezik jete, jo, po thoshin ata që e rrethuan. Rrezik jete apo vdekjeje? Lërmë, shtyu, të sulmojmë. Kush është plagosur, kush? Ai djali i ri nga Durrësi, Kosta Gjordeni. Një tjetër pranë hoqi këmishën e vet dhe ia vuri mbi të çarën e përgjakur. Të dhemb? Jo, më djeg pak. Ta lyejmë me duhan, e ndal gjakun, tha një malësor dhe shkoqi 4-5 cigare që i kishte dredhur më pare. Mos e lini gjakun të shkojë dëm, ta bëjmë flamur si në kryengritjen e Spaçit. Pije më mirë, ndonjë i dobët që s'ka gjak. Mjaft, s'është ambulancë këtu, jemi në betejë. Kush do detyra, le të vijë… "Rroftë Flamuri pa yll! - kishte brritur Hysen Xhani në Spaç, - Poshtë qeveria e Tiranës!" "Ja vdekje, ja liri!", - dëgjuan thirrje të tjera. "Nuk punojmë në galeri…". "Rroftë Bashkimi Europian!" - u ngrit mbi të tjerët zëri i Bedri Çokut. E padëgjuar kjo thirrje, si, po bashkohet Europa, po ne?

Ka organizim? Tmerr? P…arti ilegale…

Përtej rrethimit, te ndërtesa fshatare e komandës së burgut, shiheshin lëvizje të shqetësuara e dyfishim rojash.

Në tarracën e vogël sipër portës u vu edhe një tjetër mitraloz. Tytat e ngrehura për këtej shoqëronin daljen e policëve të fundit. Vërtet, s'ka më fare? Çfarë? Policë. Jo, jo... Të li-rë!?... Na kapi një ndjenjë e flatërt, mund të fluturonim tani, pa policë, sa bukur, të lirë brenda robërisë sonë, qielli epohej, gati të binte. Shikoi retë.

Ndodhi ajo që s'do të besohej kurrë. Të burgosurit zbythën një dyndje policësh, donin të hynin në kamp, të paarmatosur ishin; por u plogështuan menjëherë, ndërsa binin mbi ta gurë, pjata, sharje, libra të trashë të Enverit. Policët morën urdhër të prapseshin. Gjendja diku lehtësohej dhe menjëherë rëndohej diku si për baraspeshë.

Të çajmë rrethimin, të sulemi tek telat me gjemba. Të gjithëve nuk na vrasin dot... Ja vdekje, ja liri! Nga erdhi kjo britmë prapë, ç'kryengritës e sollën? E dija të mbetur nëpër libra, në teatër, në histori e tani buçiti para meje, përbetim i gjallë! Ku jemi në Spaç, në revoltë. Si atje... Do ta ngremë prapë flamurin? U gjend dikush që dha një urdhër: ti, ti, ti, shkoni me vrap në lavanteri e mensë dhe mbushini me ujë gjithë bidonët, kazanët dhe tenxheret. T'i kemi gjatë kohës së rrethimit. Do shkoj dhe unë, tha Skënder, më i riu, por fare i dobët, sa as dhe në galeri nuk e futnin, ende s'i kishte kaluar të 50 kilet. Mezi e kam pritur këtë ditë, prandaj jam dënuar, tha, grupi ynë donte të armatoste të burgosurit dhe të sulmonim... Ata do të presin ujin siç bënë në revoltën e Spaçit, dëgjoheshin zëra. Na lanë pa ujë pesë ditë... Ti shko merr nën kujdes thikat dhe hanxharët e mensës dhe te berberi, të mos keqpërdoren. Edhe lugët me garuzhdet. Dhe dërrasat e shqyera. Grumbulloni gurë sa të jetë e mundur. Por dhe kurajë. Ia vlen të vdesim si kryengritës, jo si të burgosur...

Në Spaç kryengritësit hapën birucat përmes breshërisë së plumbave. Hulusi Pashollari dhe Dashnor Kazazi s'pyetën fare për mitralozin e truprojës përballë, po i liruan bashkëvuajtësit nga biruca. Dhe aksioni i dytë e di cili ishte? Shqyerja e derës së bibliotekës së burgut, u mblodhën gjithë librat e Enver Hoxhës dhe të klasikëve të marksizmit dhe iu vu zjarri. Anash flakëve vallëzonin të burgosurit dhe këndonin këngë patriotike.

Në revoltën e Spaçit hipi mbi supet tona një djalë i ri, Skënder Daja, dhe u foli ushtarëve, eeeeejjj, vëllezër, edhe unë sa ju jam, 21 vjeç, ulini armët, mos qëlloni mbi ne, jemi në burg se duam lirinë, atdheun, juve, u rebeluam për lirinë dhe atdheun. Mos gaboni… Menjëherë hoqën ushtarët e rinj nga rrethimi dhe vendosën policë, skuadra të zeza si ato të pushkatimit. Të vazhdojmë kryengritjen e Spaçit, u dëgjua një thirrje nga fundi i shkallëve! Pse, ku jemi, s'është Spaçi ky? Qafa e Barit, or mixhë, por njëlloj janë. Po dridhem. Ta ngremë flamurin e kuq me zhgabë, mezi po pres, turfullonte plaku.

Ta ngremë flamurin kombëtar mbi tarracën e burgut, thamë, me solemnitetet. Kërkuam muzikantët tanë, t'u binin veglave, ku t'i gjejmë, Himnin e Flamurit. Kush ka frikë? Me të drejtë. S'u vumë faj. U grumbulluam ne, u mbajtën fjalime para Flamurit. Ku ishin tërë ata oratorë të shkëlqyer! Kurse përtej telave me gjemba, mes rrethimit të ushtarëve dhe policëve të armatosur deri në dhëmbë, oficerët shihnin këtej me dylbi, bënin fotografi, xhironin me kamera. E kënduam vetë Himnin me zërat tanë të ngjirur, u mblodhën aty vëllezërit Çoku, Luan Burimi, Dervish Bejko, Pavllo Popa, Jorgo Papa, Gëzim Medolli, Ylber Merdani, Naim Pashaj, Murat Gjonzeneli… dhe përmes lotësh e ngritëm Flamurin përmbi burgun. U alarmua qeveria, ulni flamurin, dërgonte mesazhe komanda. Dolën vullnetarë tërë ata të burgosur për të bërë rojë nderi pranë Flamurit, natë e ditë, duke u ndërruar me njëri-tjetrin. Tregomë, jemi në Spaç, apo jo? A s'janë njëlloj Qafë-Bari, Aushvici, Buhenvaldi, Prishtina? Po, po, ika, s'e kam punë. Këtu jemi. Priftërinjtë, ushtarakët? Ç'ushtarakë? Tanët pra, të burgosurit. Ç'do të bëjmë, djema? Si, do të presim të qetë të na hanë? Të sulmojmë. Të shihen mundësitë strategjike. Le të vritemi. Sa t'u marrim ushtarëve automatikun e parë. Di unë pastaj se ç'bëj me një automatik në dorë.

Të gjithë ushtarët e rrethimit zbraznin automatikët njëherësh, me breshëri, vetëtima të shkurtra, të drejta si thika të shpejta, frushullimat e tyre të njëpasnjëshme vezullonin me krisma shurdhuese kudo, tym në grykat e armëve, qëllohej pa ndërprerje nga të gjitha kullat e vendrojave. Një dorë ushtarake te porta e madhe, e pamë sërish, jepte sinjal, tundej për çdo batare të re dhe tytat e armëve po uleshin gjithnjë e më shumë, nga në ajër, në drejtim të kampit, mbi kokët e të burgosurve. Ngrimë në vend. Pati nga ata që u shtrinë rrafsh me tokën. Do të ketë ardhur urdhri për të na vrarë të gjithëve. Binin copa të shqyera mbi ne, të rënda, të errëta, zhvoshje muresh, qielli. Dora dha sinjalin ndal. Heshtja si një gropë shurdhuese u hap në ajër. Erdhi erë e djegur, qe përzhitur gjithësia.

Të gjithëve na vrasin, s'e ka për gjë diktatura. Burgu gropë e përbashkët është. Na mbulojnë këtu e askush nuk e merr vesh.

Helikopteri erdhi edhe një herë rrotull, kërcënueshëm dhe trandshëm, u epua edhe më dhe u ul afër ndërtesës së komandës, mu në mes të rrugës. Kalë Troje fluturues, eeejjjj.... Kur shpejtësia e rrotullimit të helikave ra dhe vorbullat e tyre ajrore u tretën, u afruan oficerë dhe qëndruan para derës së helikopterit "gatitu" duke nderuar me grusht. Pas një oficeri, doli serioz një civil i shëndetshëm. Qenka zëvendësministri, e njohën disa nga të burgosurit dhe s'po lëviznin, veç vëzhgonin se ç'do të bëhej përtej, në vijim. Më keq ky, thanë dy-tre zëra. Është kriminel profesionist dhe merr pjesë vetë në tortura. Dhe në skuadrat e pushkatimit. Grupi ushtarako-civil nxitoi drejt komandës. Atje u mbyllën për ca kohë. U shtuan rojat te porta. Pastaj pamë që rrethimit të telave me gjemba iu bashkëngjit një rrethim tjetër ngjitur.

Mbi tarracën e komandës, te ndërtesa e parë në anë të portës së madhe, të hekurt, mes një lukunie civilësh dhe ushtarakësh të kthyer këtej nga burgu, një i trashë, me megafonin të ngulur në gojë, nisi të buçiste: Dëëgjoooni, dëgjoniiiii. Ministri i Brendshëm. Jo, jo, zëvendësi. Mos është sozia? - po zhurmëronin të burgosurit mes tyre sikur s'po merreshin vesh për llojin e kafshës. Buçima e megafonit sa vinte e bëhej më çarëse, e sertë deri në kërcënime... Dorëzohuni, se... forca e diktaturës së proletariatit... do ju shtypë... vrasë... dorëzooohuni!

Hutim. Habi. Po që guxuan të qeshnin? Edhe në Spaç zëvendësministri, Feçor Shehu, thërriste nga pas telave me gjemba për dorëzim. Të të vijë turp, more kriminel i fshatit tim, iu kthye atij me të thirrura i burgosuri Hajri Pashaj, vjen dhe na kërcënon. Të është fryrë barku dhe zverku me djersën dhe gjakun tonë. Harrove zotrote, kur të kapën gjermanët e Hitlerit dhe të futën në burg, kalama ishe si unë, kur më futët ju. Ata të dhanë bukë e qumësht e të kthyen në shtëpi. Ne po plakemi këtu e ju po na rripni të gjallë, sepse donim të iknim nga regjimi juaj i fëlliqur. Turp, na turpërove fshatin! - Dhe u qasej telave me gjëmba, ik andej e këndej, s'e mbante vendi. Vetë Feçor Shehu e pushkatoi atë mbas dy ditësh. - Por edhe ti kështu do të përfundosh, s'ke për t'u bërë ministër ndonjëherë, i kishte klithur sërisht bashkëfshatari i tij. Partia jote do të të vrasë…

Dorzooohuni! Feçor Shehu thërret ashtu? E kanë dërguar prapë? Jo, jo, atë e kanë pushkatuar me kohë, ky tjetri tani është Zylyftar Ramizi, ai tjetri është Agron Tafa, i njoh, por njëlloj janë, gjakpirës. Dooorzoohuuunii, të dënuar… Ç'të dorëzoheshim, ashtu ishim, të dorëzuar. Ta ndërprisnim kryengritjen. Përfaqësia e kryesisë drejtuese të vijë deri te Porta e Madhe për të paraqitur shkaqet dhe kërkesat… dhe lidhjet me armiqtë e jashtëm. Do të presim një orë e tridhjetë minuta. Kuptuat, të dënuuaaaar? Mbas dy orësh do të hyjmë në kamp pa marrë parasysh asgjë. Nëse do të ketë kundërshtime dhe rezistencë, do t'ju shtypim me dhunë, pa mëshirë, me të gjitha mjetet që disponon shteti. Partia me shokun Enver në krye është më e fortë se kurrë, ka shpartalluar dhe shpartallon dhe do të shpartallojë çdo armik, çdo koalicion të tyre dhe... nga çdo betejë ka dalë më e fortë. K-u-p-t-u-a-a-a-t....?

Hinka e megafonit nga këtej ngjante me një shqyerje të jashtëzakonshme goje, britmë sqollash. Ndërsa po zbriste nga tarraca tufa e tyre, ultimatumi i shtetit vazhdonte të bënte jehonë në gropën e burgut. Na u duk sikur pamë rrokullimat e aaaa-ve, ooooo-ve, shponin iiiii-të, gjyle të përflakura ranë midis nesh. Fauna e shtetit kaloi në anë të përbindëshit-helikopter, i cili bënte sikur flinte. Po tani? Askush nuk pyeti, por shihej te balli i të gjithëve, te rrudhat.

S'u mor vesh në u bë ndonjë përfaqësi jona. Thanë se u bënë tok pesë veta, jo gjashtë, për te Porta e Madhe. Ja, ja shikoi... Po shkojnë apo po kthehen? Doli dhe një përmatanë nga komanda dhe mori mesazhin e të burgosurve. Me shkrim apo me gojë? Njëlloj është. Jo. Shpjegohej rebelimi ynë, si shkak i dhunës së pandërprerë, gjithnjë e më të madhe, i padrejtësive dhe kërkohej ndryshim i gjendjes. Të trajtoheshim si njerëz, edhe pse kundërshtarë… S'pati kërkesa politike? Mesazhi vetë është qëndrim politik. Pa akuzuar dhe pa pranuar faje.

Qetësi, të mbajmë njëri-tjetrin. Bashkë… Ne s'kemi faj. Krimi është matanë telave me gjëmba…

Qetësi. Qetësia u gris befas me kërkëllima të forta metalike. Shule armësh? Porta e madhe po hapej, zinxhirët e saj, çelësat dhanë kërcënimet e para. Në tarracën e vogël të komandës, në anën e së cilës mbërrinin helikat e pezullta të helikopterit, u shfaq një grup ushtarakësh. Njëri me megafon urdhëroi: "Ne po hyjmë, në qoftë se dikush nga të dënuarit do të ngrejë dorë mbi ne, do të na provokojë, do të bëjë lëvizjen më të vogël të dyshimtë, do të qëllojmë me armë nga kudo për kudo, në turmë... Morët vesh? Asnjë lëvizje... Jeni të rrethuar... Dorëzohuni!"

U futën sampistë ushtarakë, shihnin si të tërbuar, mezi prisnin të shqyenin këdo, mes tyre oficerë të shumtë, të komandës dhe të Ministrisë, civilë që s'i njihnim, me kostume të jeshilta, në ngjyrë helmi, të ushqyer mirë, jo si ne, të (u)shqyer keq, se kush mërmëriti kështu pranë meje, e pashë se po zbehej, ç'ke, edhe ti po zbehesh, ja dhe komandanti, komisari, shefi i policisë së burgut, mbahet dhe krenar, pederi, skorta e rojave, policë, policë prapë, me egërsi të ngrirë si maska, kapterë, s'u dukërkan mjeranë, pa-pa-pa... Ndërsa kreu mbërriti tek oborri i parë, bishti gjarpëronte ende te porta.

Njëri nga nënoficerët nxori disa fletë dhe ia dha shefit të policisë. Po, tha, fillojmë. Fillojmë dhe hodhi vështrimin e pistë mbi të burgosurit e gjunjëzuar, gurë varresh, mes të cilëve kudo lartësoheshin policët, tabela qiparisash të zinj si në lojërat ushtarake. Gjithçka iu duk në rregull, top fare, rregulloi kapelën, shkëlqeu djegshëm ylli i saj dhe me zë pretencëdhënës lexoi një emër. Sokol... cili, të dy... shkrofëti korbi. Çohu, ti, edhe ti... u çapëlyen disa gabzherrë njëherësh, kuturumshëm, sy të çakërdisur vigjëlonin nga të gjitha drejtimet mbi ne, çohuuuu-uh! Pa u ngritur mirë i pari, 7-8 policë iu vërsulën duke i zhvatur lecka dhe lëkurë bashkë, e tërhoqën osh deri pas murit të mensës, ku ne s'shihnim se ç'bëhej. Sokoli tjetër... Emër tjetër, u thirr: Tom Ndo... tjetër, Bushgjoka... dhe policë të tjerë, prapë të tjerë hidheshin, Haxhi... Vllasi, Kostandin... zvarritnin njeriun, i vinin prangat keq e keq dhe që andej, nga pas murit, vinin zhurma goditjesh, ulërima dhe mbytja e tyre. Emra të tjerë u thirrën gjëmshëm... Vuthi... Martin... Lazër... Tabaku... Pisha... përsëritej rituali barbar… dhe, sikur të gaboje, të lëvizje paksa nga mpirja dhe ankthi, policët vërsuleshin mbi ty për të të zvarritur duke mos pritur në je ose jo ai që u thirr. Njëlloj janë, armiq! Vazhdonte ngritja, gjithë habi dhe tromaksje. Ç'u bëjnë pas murit, mos i asgjësojnë? Dëgjon ti krismë arme? Të shurdhëta po.

Mos lëviz. Më shkeli dorën polici, m'u ngulën gozhdët në mish, gjak, mos lëviz. Pse s'po mbaron? Sa gjyq i gjatë. Do të ngrihemi dot ndonjëherë, ulokë do të mbetemi, do të zvarritemi, a do të ecim me këmbët tona, do të kemi emër, apo lëvozhga të ngjitura në ballë, lëkura të rrjepura? Komandanti dha urdhër të ngrihej mjeku, të gjithë mjekët, mos i prekni, u tha policëve. Shpejt pas murit, i urdhëroi. Mbase ka të vdekur. Kë do të pushkatojnë pastaj, të vdekurit? Na duan të gjallë. Pas murit. U shkulën me forcë dhe kryetari i burgosur i riedukimit, Zhabolli... mure ulëritëse, të përgjakura, dhe inxhinieri i ndërtimit, Fratari, Dinia, ah, pse... policët qëllonin ku të mundnin, mure të çmendura, mure qelish, të komandës, të Komitetit Qendror të Partisë, Muri i Berlinit, Muri i Madh Kinez, m-uri, ka-m-uri për një ulërimë...

... rënko(h)-i prapë: oh-h-h-h-ooo-ooh! Një rënkim tjetër, nata, i fundmi i kryengritjes, ngji-iih-ste shka-ah-llë-ëh-t. Rrëzohej, oh, ngrihej, ih, ngadalë, ah, shihte qiellin, plot me gozhdë yjesh, vrima plot, bien rënkime, toka e zezë, me ofshama gropash, lëkundej, ej, of, op, uh, uf. Rënkimet-et pikonin gjak-ak. Llavë… Ra prapë pezmi i rënkimeve, i gjatë, zuri brinjët me dorë, të thyera, dy, tre, yyyyeeeeehhh, shfryu, uh! U rrëzua…

E çuan pas murit... Zvarrë. Ah! Oh, oh... Hija e rënkimeve u rrëzua prapë. Oh. U shtri... po rënkonte toka, muzgu sipër saj, gulçonte mbi pellgun e gjakut të vet... "Çohu, i dënuar, - briti polici pas tij. - Ngjiti shkallët, drejt birucave." Të burgosurit përreth s'po lëviznin si në një mallkim. S'lejohej me regullore t'i jepje ndihmë tjetrit. Ah, sikur ta merrja për krahu, brinjët e thyera i dhembnin tmerrësisht, ta mbartja deri te porta e vogël... e birucave të brendshme.

Gulçe gjaku të ngrohtë shpërthenin nga goja mes dhëmbëve të thyer... U-u-u-jë-ë-ëh! Kushështë... Nuredin Skrapari... Ujë… më digjnin plagët brenda trupit, elektro…oh…vo…zi…sti Agroon Ho…xha më njomte buzët me një leckë, s'e di ku e gjeti ujin, ndoshta binte shi, po ti… në birucë, unë pashë që policia të ra me dru në kokë… qetësohu, mos fol… Roola(h)nd Too(h)li më mbante kokën të mos më binte përdhe, e paskan arrestuar edhe atë, po ai është i gjatë, ka më shumë vende se unë për plagë… dhe s'po më linte të vdisja… edhe Çajuuu(j)iiii, ujëëëë…

DËNIMI I REVOLTËS DHE DËNIMI I BURGUT

Ra çanga, hekur mbi kokë. Na mblodhën në mensë prapë. Ai myzeqari aty, ku e kishim lënë, I palëvizur, kështu dukej. Mos duan të përsëritim rebelimin? Prapë erdhi ai oficeri nga Jugu, zv/komisari a ç'dreqin është, që iu rrokullis kapelja me yll e iu ngatërrua nëpër këmbë si mace, si ideologjia e vet, thuaj. Policët me shenjë plagësh. Gjysma kokësh të lidhura me fasho, copa krahësh të thyer. Komunikim. Zëri i komisarit donte të ngjante i fortë, i patundur dhe vetë po rrinte drejt si ato tabelat e qitjeve. Batare armësh. Diktatura e proletariatit e shtypi revoltën e armiqve... dhe... gjyqi i popullit... heshti. Uli sytë mbi letër, pa syze...

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi dosjen në ngarkim të së pandehurve... na u mor fryma, emra, emra... vendosi këto dënime: Sokol Sokoli, me vdekje, pushkatim; Tom Ndoja, me vdekje, pushkatim... Sokol Progri, me 25 vjet burg, Vllasi Koçi, me 25 vjet burg, Martin Leka me 16 vjet burg, Haxhi Baxhonovski, me 21 vjet burg, Bajram Vuthi, me 15 vjet burg, Ndue Pisha me 25 vjet burg, Lush Bushgjoka, me 12 vjet burg, Kostandin Gjordeni, me 10 vjet burg, Lazër Shkëmbi, me 12 vjet burg dhe Hysen Tabaku me 11 vjet burg. Për të gjithë vuajtja e dënimit fillonte më 22 maj... po e të pushkatuarve? E Sandër Sokoli... me kokën që i varej supeve, e hodhën mbi të tjerët në makinë, kufomë, kockathyer dhe të lidhur... firmat e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Pukë, më 3.06...

Në Spaç ridënuan mbi 100 veta. Ditët e fitimit u hiqen. Nuk u quhen më. Po s'janë ditë, janë jetë... Koha s'është jona, por jashtë nesh si sendet… e grabitura. I vranë... Të gjithë të burgosurit i lidhën me zinxhirë dy e nga dy dhe i ulën përdhe. Dënuan me pushkatim dhe qenin e burgut, sepse mori hapur anën e të burgosurve, jo vetëm që u lehte policëve, por u hidhej te këmbët, i kafshonte...

Në revoltën e Spaçit pushkatuan katër: Pal Zefin, Skënder Dajën, Dervish Bejkon, Hajri Pashain. Duke konfiskuar pjesën e tyre nga pasuria në familje. Çfarë, karriket, lugët? Dhe me heqjen e të drejtës elektorale 5 vjet pas dënimit. Pas vdekjes? E tmerrshme, cinike. Nga që votuesit këtu janë të vdekur…

* * *

Pastaj u dha dënimi dhe për vetë vendin e vuajtjes së dënimit, burgun! Ashtu siç qe dënuar dhe Spaçi pas revoltës. E ç'do të bëjnë, do burgoset dhe burgu? Si? Çfarë, do shëmbin ngrehinat, shkallët, do përmbysin fjetoret? Nëse më thua se do të shtojnë dhunën, asaj s'ke ç'i shton më.

Burg i dënuar, çudi! Truallin e tij mos do e mbushin me tela me gjëmba e do të kalojmë çdo ditë mbi to, zbathur, kur të shkojmë në punë, që do të jetë bërë akoma më e rëndë? Të dënuar malet përreth, uji, ajri.

Gjithçka do të jetë më keq, edhe e keqja. Që nga ushqimi, do të pakësohen kaloritë, megjithëse pak ishin, por familjeve do u vënë regulla, për të mos sjellë gjë më dhe takimet sa më të rralla, dy herë në vit, mbase. Edhe letrat. Mund të heqin televizorin, - mirë do të bëjnë, - dhe leximin e librave të Enverit, jo atë do ta shtojnë.

I dënuar në një burg të dënuar.

* * *

Në dosjen e Ministrisë së Punëve të Brendëshme

Për revoltën e Qafë-Barit:

"Qëllimi i kryerjes së kësaj vepre ka qenë që me anë të hapjes së veprimeve, shpërthimit të galerive, të realizonin arratisjen në mënyrë më të organizuar. Veprat penale të kryera nga të pandehurit paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore kundër rendit shoqëror socialist dhe shtetit të diktaturës së proletariatit..." - Fjalia e fundit e nënvizuar. -

Akuza e Prokurorisë Pukë:

"Të dënuarit e kampit të Qafës së Barit Sokol Zef Sokoli, Sokol Zef Progri, Tom Kol Ndoja, Lush Prel Bushgjoka, Haxhi Shefqet Baxhinovski, Vllasi Llambi Koçi. Kostandin Sotir Gjordeni, Bajram Islam Vuthi, Martin Sokol Leka, Lazër Zef Shkëmbi, Hysen Halil Tabaku dhe Ndue Martin Pisha, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të terrorit kundër përfaqësuesit të shtetit, parashikuar nga neni 50/1 e 13 Kodit Penal...

PARA PUSHKATIMIT

...Procesverbali është nënshkruar nga gjashtë veta... përbërja e komisionit të caktuar për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë... me 60 karikatorë kallashnikovi... nën drejtimin e shefit të policisë së rrethit.... Skeda më dridhej në dorë:

Sokol Sokoli, i biri i Zefit, datëlindja 1952 nga fshati Gërni i rrethit Tropojë, i dënuar me vendim Nr.3 datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (Pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën Nr.888 datë 7.6.1984 nuk i fali jetën. Tom Ndoja, i biri i Kolës, i datëlindjes 1952, lindur e banues në Kllogjen të rrethit Shkodër, dënuar me vendim Nr.3 datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (Pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën Nr.888 datë 7.6.1984 nuk i fali jetën...

Mbi dokument janë shënuar me dorë rënkimet e fundit të të dy të dënuarve, pas mesnatës së 9 qershorit, para skuadrës së pushkatimit. Po kush i kanë shkruar, pushkatarët? Ja:

Para ekzekutimit të dënuarit Sokol Sokoli iu komunikua se nuk i falej jeta dhe në fjalën e fundit ai tha: "Mos më vrisni mbrapa. Gropën e hap vet. Presidiumi i Kuvendit Popullor mirë ka ba. Nuk i kemi ba gja kujt"

I dënuari Tomë Ndoja në fjalën e fundit tha: "Të rrojë drejtësia!"

Në fund firmat… 30 rreshta, një faqe gjithsej…

Ku i vratë? Flisni! Hapeni gojën që ta hapim gropën për të varrosur dy shokët tanë, dy njerëz. T'u hedhim nga një trëndafil, por dhe ata mua m'i dënuan.

Dokumenti sekret: Si u shkarkua Kadri Hazbiu


Dy mbledhjet e rrufeshme të udhëheqjes së lartë të Partisë së Punës të 8 tetorit 1982 i janë kushtuar fund e krye goditjes së Kadri Hazbiut, deri në atë kohë ministër i Mbrojtjes.Fillimisht, Byroja Politike e shpalli ish-emblemën e Sigurimit të Shtetit, që së fundi kryente detyrën e kreut të Mbrojtjes, element antiparti, që me veprimet dhe mosveprimet e tij kishte shkaktuar pasoja të rënda në praktikën e organeve të Ministrisë së Brendshme. Pastaj, Sekretariati i Komitetit Qendror zyrtarizoi shkarkimin administrativ nga funksioni i lartë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Në debatet midis sekretarëve të KQ, ku merr pjesë edhe Adil Çarçani, ish-kryeministri i Shqipërisë, siç del nga procesverbali i mbledhjes, bie në sy preokupimi për motivacionin e shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes. Goditja e Kadri Hazbiut, njërës prej figurave kryesore të lidershipit komunist që nga periudha e luftës, ishte një ngjarje që nuk mund të gëlltitej lehtë nga opinioni i brendshëm dhe ai i jashtëm. Paraprakisht, krerët e lartë mendojnë ta shesin lajmin si një largim për arsye shëndetësore e pensioni. Aty për aty bien në një mëndje, por ndërhyrja e Ramiz Alisë për një moment e nis debatin nga e para. I pari që përqafon opsionin e numrit dy të udhëheqjes së partisë, është Enver Hoxha, i cili shprehet për një njoftim të thatë që bën të ditur shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes dhe zëvendësimin e tij me Prokop Murrën. Nga sa diskutohet më tej, forumi i lartë i Partisë konkludon në një opsion të ndërmjetëm: “Kadri Hazbiu të shkarkohet nga detyra e ministrit të Mbrojtjes Popullore, për mungesë të theksuar vigjilence dhe për gabime të rënda, në kundërshtim me vijën e Partisë dhe me interesat e shtetit, gjatë kohës që ka punuar si zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme”. Përtej diskutimeve për procedurat formale për goditjen politike të Hazbiut në këtë mbledhje, Enver Hoxha komunikoi edhe shkarkimin e tërë shpurës së drejtuesve të lartë të shtatmadhorisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Sakaq, me cilësinë e komandantit të Përgjithshëm, shpallin emrin e Prokop Murrës, deri në atë kohë sekretar i parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës, në detyrën e ministrit të Mbrojtjes dhe drejtuesit e tjerë të rinj të këtij dikasteri. Sipas vendimit të mbledhjes së Sekretariatit të KQ të tetorit 1982, Veli Llakaj shkarkohet nga detyra e zëvendësministrit të parë të Mbrojtjes dhe e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, dhe zëvendësohet në këtë funksion nga Kiço Mustaqi, deri në atë periudhë, drejtor i Drejtorisë së Përgatitjes Luftarake dhe Stërvitjes. Po kështu, shkarkohet nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Maliq Sadushi, dhe emërohet Simon Ballabani;(deri në atë kohë komandant i grupimit të Tiranës. Në vend të zëvendësministrit, Nazar Berberi, emërohet Jaçe Lulaj. Ndërkaq, zëvendësministri tjetër i Mbrojtjes, Alfred Moisiu, zëvendësohet me Bajram Manen.
ENVER HOXHA: Jemi mbledhur për të diskutuar emërimet e drejtuesve të rinj të Ministrisë së Mbrojtjes. Kam këtu emrat e tyre. Të tërë këta që po propozojmë janë ushtarakë dhe kanë mbaruar shkollat tona, jo jashtë. Konkretisht, në vend të Veli Llakajt, të cilin do ta shkarkojmë hëpërhë, do ta vëmë në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes, propozojmë të vendosim Kiço Jani Mustakun. Tash ne duhet të marrim një vendim, në bazë të disa propozimeve tona. Ne të Sekretariatit kemi punuar dhe i kemi marrë një nga një shokët që drejtojnë tashti në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, duke filluar që nga Veli Llakaj dhe deri te Alfred Moisiu dhe kemi ardhur në këto rezultate. Ne mendojmë ta ndërrojmë ekipin e Shtatmadhorisë, e cila është vjetërsuar, sepse ata që shërbejnë sot atje, kanë të meta të theksuara politike dhe dobësi morale. Disa mund të kenë eksperiencë, por na bie detyrë të çojmë atje njerëz me moral të lartë dhe vendosmëri të madhe dhe me përvojë. Të tërë këta që po propozojmë, janë ushtarakë që kanë mbaruar shkollat tona, jo jashtë. Tani ky është drejtor i Drejtorisë Operative të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Kiço Mustaqi, pra, mendojmë të emërohet zëvendësministër në këtë dikaster dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
I ke biografitë e këtyre, Ramiz?
RAMIZ ALIA: Ja, këtu i kam, po Kiçon e njohin shokët.
Të gjithë: E njohim Kiçon, është djalë shumë i mirë.
ENVER HOXHA: E dyta, Simon Konstandin Ballabani, tani Komandant i Grupimit të 6-të, të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, në vend të Maliq Sadushit, i cili shkarkohet nga kjo detyrë dhe të nxirret në pension. Ky ka kaluar edhe moshën. E treta, Jaçe Ali Lulaj, tani Komandant i Korpusit të 7-të, të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, në vend të Nazar Berberit, i cili të shkarkohet nga kjo detyrë dhe të mbetet në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes. E katërta, Bajram Bilal Mane, tani Komandant i Korpusit të 3-të, emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, në vend të Alfred Moisiut, i cili të shkarkohet nga kjo detyrë dhe të mbetet në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. E pesta, Mendu Backa, të shkarkohet nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes Popullore dhe të nxirret në pension. Prandaj këto do t’i firmos menjëherë nesër në orën 10:oo ose 11:oo, pasi të marrë punën në dorëzim Prokopi, të tërë të vijnë këtu.
RAMIZ ALIA: Dakord, dakord, shoku Enver.
ENVER HOXHA: Do të marrim edhe disa masa të tjera për forcimin e aparatit të Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorëve e nëndrejtorëve, me qëllim që kjo Ministri të jetë në duar të sigurta. Të gjithë, brenda 5-6 ditëve, të marrin detyrën dhe të tjerët të gjejnë vendin që meritojnë. Duhet të ecet drejt, shpejt dhe mirë. Kaq kisha unë për t’ju thënë.
RAMIZ ALIA: Nesër duhet të bëjmë edhe atë që duhet të dërgojë Adili( Çarçani, në atë kohë kryetar i Këshillit të Ministrave) në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Vendimin e Byrosë Politike për Kadriun e kemi formuluar kështu: “Byroja Politike e Komitetit Qendror me datën… (këtu nuk po e vëmë datën) vendosi: Kadri Hazbiu të shkarkohet nga detyra e ministrit të Mbrojtjes Popullore, për mungesë të theksuar vigjilence dhe për gabime të rënda, në kundërshtim me vijën e Partisë dhe me interesat e shtetit, gjatë kohës që ka punuar si zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme”. Pra, këto dy motivacione po vëmë tani, “mungesa të theksuara vigjilence dhe gabime të rënda në kundërshtim me vijën e Partisë dhe interesat e shtetit”. Prokop Murra, deri tani sekretar i parë i Komitetit të Partisë për Rrethin e Tiranës, të emërohet ministër i Mbrojtjes Popullore. Ky do të jetë dokumenti i Byrosë Politike, kurse nga Presidiumi i Kuvendit Popullor për publikun do të themi që Kadriu shkarkohet për arsye shëndetësore ose si ta mendojmë, apo thjesht shkarkohet nga detyra.
ADIL ÇARÇANI: Pse të mos e themi që shkarkohet nga detyra si ministër i Mbrojtjes Popullore dhe në vend të tij emërohet ministër i Mbrojtjes Popullore shoku Prokop Murra? Ndoshta do të ishte më mirë kështu…
RAMIZ ALIA: Domethënë, të mos vëmë asnjë motivacion, vetëm shkarkohet si ministër i Mbrojtjes?
ENVER HOXHA: Po, edhe nuk është nevoja ta shtypim ne atë, pse ta shtypim? Kur të dalë gazeta zyrtare e Presidiumit, atje le të dalë, pse ta botojmë me shtypin qendror?
RAMIZ ALIA: Mund edhe të mos e botojmë, s’ka gjë, se do të dalë edhe gazeta zyrtare.
ADIL ÇARÇANI: Për efekt të brendshëm të gjithë do ta marrin vesh këtë vendim, çështja është për botën e jashtme, s’ka pse të botohet, mendoj.
RAMIZ ALIA: Për brenda merret vesh ky vendim menjëherë.
LENKA ÇUKO: Ja, nesër vjen ministri i ri në dikaster dhe përnjëherë merret vesh nga të gjithë. Duhet të bëjmë kujdes…
ENVER HOXHA: Mund ta vëmë shprehjen që Kadri Hazbiu u shkarkua se do të vëmë tjetrin, që u ngarkua Prokop Murra. Po mirë, le të merret vesh jashtë, pse të kemi frikë ne?
RAMIZ ALIA: Po edhe për jashtë, pse të mos e vëmë? Kështu edhe llafeve ua mbyllim gojën.
ADIL ÇARÇANI: Atëherë, botojmë vetëm shkarkohet Kadriu dhe emërohet Prokopi. Drejt, më mirë është të botohet.
RAMIZ ALIA: Sidoqoftë, duhet vlerësuar mënyra se si mund të komentohet ky akt zyrtar që nuk është i zakonshëm…
ENVER HOXHA: Prandaj duhet bërë kujdes…
RAMIZ ALIA: Çështja tani është, që ne ta shpallim se Kadriu del në pension, apo të mos e themi kështu? Unë mendoj të mos e vëmë hiç, po të themi vetëm atë, që shkarkohet si ministër i Mbrojtjes dhe ministër në vend të tij emërohet filani. Nuk ka pse të themi detaje të tjera…
ENVER HOXHA: Ashtu, ashtu, se po të themi në pension, kuptojnë si është puna.
HEKURAN ISAI: Atë interpretim do ta bëjnë njerëzit, sido që të botohet. Çfarë do që të themi ne, njerëzit do bëjnë komentet e tyre…
ENVER HOXHA: Tashti këto që miratuam, duhet të kthehen në vendime, pastaj t’i firmosë Komandanti i Përgjithshëm.
RAMIZ ALIA: Po, po, jam plotësisht dakord.
ADIL ÇARÇANI: Nesër në ora 10:00 t’i thërresim ne zëvendësministrat dhe drejtorët dhe t’ua komunikojmë zyrtarisht.
RAMIZ ALIA: Jo, jo, këta do t’i thërrasë këtu vetë shoku Enver.
ENVER HOXHA: Zëvendësministrat e rinj do t’i thërras unë, prandaj të jenë gati të tërë atje ku janë. Me ata që shkarkohen të veprohet me komunikimet zyrtare. Kush është për t’u emëruar në detyrë, t’ua themi. Tjetër gjë besoj se nuk kemi…

Përplasjet e Enver Hoxhës me kreun e Sigurimit të Shtetit

Përplasjet e para të Enver Hoxhës me Kadri Hazbiun u shfaqën disa muaj pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut. Fill pas ngjarjes së bujshme të dhjetorit ‘81, kreu i lidershipit komunist ngriti strategjinë e eliminimit të komplotit të madh, sipas tij, organizuar nën rrogozin e Partisë nga poliagjenti Mehmet Shehu. Deri në maj ’82, marrëdhëniet e Enverit me Hazbiun, asokohe ministër i Mbrojtjes, kishin vazhduar “kreshento”. Së paku, deri në ato momente në paranojën e kreut të Partisë nuk përfshihej emri i njeriut që kishte drejtuar për disa dekada me radhë Policinë Sekrete të vendit. Pikërisht në këtë periudhë, ish-ministri i Brendshëm u paraqit për herë të parë para shefit të tij me një autokritikë reflektuese, lidhur me përgjegjësitë e tij ndaj veprimtarisë armiqësore të ish-kryeministrit. Enver Hoxha që e dëgjoi me vëmendje gjatë një takimi në zyrën e tij, nuk e pa të arsyeshme publikimin e ndjesës së Hazbiut. Madje ja shprehu hapur se nuk ishte e nevojshme një gjë e tillë. Gati tre muaj pas kësaj, Hoxha do të ndërronte mëndje duke nisur sulmin e hapur kundër ish-mikut të dikurshëm, fillimisht në mbledhjen e Sekretariatit të KQ e më vonë në Byronë Politike, ku do ta akuzonte as më shumë e as më pak me të njëjtat akuza si Mehmet Shehun. Sipas tij, ish-ministri i Brendshëm kishte qenë njëri ndër protagonistët e grupit armiqësor që do të eliminonin udhëheqjen kryesore të PPSH-së për të vendosur kapitalizmin në Shqipëri. Nga aq sa konfirmohet në dokumentet sekrete të udhëheqjes së lartë të kësaj periudhe, kjo stuhi kryqëzate e Enverit ndaj Hazbiut i parapriu goditjes fatale që e çoi këtë të fundit para skuadrës së pushkatimit.

Urdhri i ditës që shkatërroi shtatmadhorinë e Ushtrisë

Kadri Hazbiu

Pasditen e 9 tetorit 1982, shtatmadhorët e Ushtrisë përjetuan një tërmet të vërtetë. Të thirrur me urgjencë në një mbledhje të jashtëzakonshme në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtuesit e lartë të Forcave të Armatosura u njohën njëri pas tjetrit me urdhrin e shkarkimit nga detyra, të komunikuar nga ministri i porsaemëruar Prokop Murra. I nënshkruar nga Enver Hoxha me cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm, dokumenti njoftonte zyrtarisht vetëm zëvendësimin e lidershipit të Ushtrisë, me ushtarakë të tjerë madhorë, pa shpjeguar motivacionet e rokadës së paparë herë tjetër në praktikën e ushtrisë. Paranoja e kreut të Partisë për një puç ushtarak nga “poliagjenti” Mehmet Shehu dhe ish-ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu, në këtë rast nuk ishte thjesht humbje besimi për drejtuesit e lartë të Ushtrisë. Mekanizmi i penalizimit të tyre, fillimisht duke i larguar nga funksionet e rëndësishme, rikthente një lloj sigurie te Komandanti i Përgjithshëm, që e ndiqte situatën në ushtri me një shqetësim të jashtëzakonshëm. Viktima e parë e urdhrit të tij ishte shkarkimi i Veli Llakës, deri në atë kohë zëvendësministër i parë i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe zëvendësimin e tij me Kiço Mustaqin, ish-drejtorin e Drejtorisë Operative dhe Stërvitjes në Ministrinë e Mbrojtjes. Llaka, i ardhur në kreun e shtatmadhorisë pas dënimit të Petrit Dumes, tanimë u degdis në garnizonin e Cërrikut me një detyrë të ulët(shef stërvitjeje brigade), për tu gjurmuar nga afër nga policia sekrete. Sipas të njëjtit urdhër, Maliq Sadushi, zëvendësministri tjetër i Ministrisë së Mbrojtjes, dilte në pension dhe në vend të tij emërohej Simon Ballabani, ish-komandanti i Grupimit të Gjashtë të Tiranës. Jaçe Lula, ish-Komandant i Korpusit të Shtatë të Burrelit, zëvendësonte Nazar Berberin, zëvendësministrin që kalonte në dispozicion të Ministrit të Mbrojtjes, sigurisht në një detyrë të dorës së dytë. Bajram Mane, ish-Komandant i Korpusit të 3-të, caktohej zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, në vend të Alfred Moisiut, i cili emërohet me detyrën e shefit të xhenjos së Brigadës së Burrelit. Po kështu, Mendu Backa, shkarkohej nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes Popullore dhe të nxirrej në pension. Ndërkaq një dyzinë tjetër drejtuesish të lartë, u ccgraduan duke zbritur disa shkallë nga piramida e karrierës ushtarake. Kishte ndër ta që dolën të padëshirueshëm, por edhe që u burgosën me motive nga më të ndryshmet.

AFRIM IMAJ

Përfundon numërimi i 12 kutive të fundit, Ristani: Nesër përmbyllim tabelën për 11 KZAZ

Tiranë, 22 maj 2011, NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar para pak minutash numërimin e fletëve të votimit të kontestuara në të 12 kutitë e fundit që i përkisnin njësisë bashkiake nr 5.

Pas numërimit deri më tani të plot 122 kutive, garën e udhëheq kandidati demokrat Lulzim Basha me plot 173 vota të marra, kundrejt kandidatit të majtë Edi Rama që ka marrë 83 vota.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani duke kërkuar mbylljen e mbledhjes maratonë, theksoi se nesër do të përmbyllet tabela përmbledhëse e njësisë 5, ndërsa sipas tij do të përmbyllet edhe tabela përfundimtare e të 11 KZAZ-ve të Tiranës.

Pritet pra që në mbledhjen e nesërme të shihet se si do të vendoset për rezultatin për bashkinë e Tiranës, që siç tha Ristani pritet që të miratohet akti-normativ e më pas të përpilohet tabela përmbyllëse e rezultatit për kryeqytetin.

Më herët gjatë mbledhjes së KQZ-së, pas hapjes së kutisë 18 28/1 që i përket KZAZ-së 49, e njësisë bashkiake nr. 5, u konstatua vetëm një 1 votë në favor të kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha.

Ndërkohë që pas hapjes së 18 29/1 e po kësaj njësie, 1 votë e gjetur ishte në favor të kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen” Edi Rama.

Ndërsa katër fletë votimi të tjera i përkisnin kandidatit për kryetar të njësisë bashkiake, pikërisht asaj tashmë të shpallur fituese për njësinë 5, Jeta Seitaj.

Një fletë votimi tjetër i adresohej Partisë Socialiste e vlefshme për Këshillin bashkiak.

U numërua gjithashtu edhe kutia 18/52, ku rezultuan dy vota në favor të kandidatit demokrat Lulzim Basha, dhe një në favor të ballit Kombëtar për këshillin bashkiak.

Ndërkohë numërimi i votave të kontestuara pranë KQZ-së vijoi nën kontestimin e palës opozitare, e cila përsëriti se ky veprim është i paligjshëm.

Nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi theksoi se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është kompetent të ndërhyjë në numërimin e KZAZ-ve. Me këtë vendimmarrje për katër njësi bashkiake u ndryshua edhe rezultati”, tha Subashi, duke argumentuar se është pikërisht kjo paligjshmëria.

Edhe përfaqësuesi ligjor i PS-së pranë KQZ-së, Genci Gjonçaj theksoi se “ne nuk kemi thënë të mos lexohet dhe numërohet vota. Ne jemi dakort të numërohet, por jo në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Ne jemi këtu për të bezdisur atë që shkel Kodin”, tha Gjonçaj.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani ka vijuar me shtimin e votave të numëruara në tabelën përmbyllëse të KZAZ-së për njësinë nr. 5, duke nënvizuar se kutitë e votave janë tërësisht të paprekura e të pamanipuluara, pasi ato janë vulosur me vulat dhe kodet e sigurisë përkatëse.

Ristani theksoi se “gjërat do të shkojnë pikërisht aty ku duhet”.

KQZ mbylli mbledhjen e sotme, për të vijuar mbledhjen e radhës të hënën paradite, kur pritet që ndoshta të dalë edhe rezultati përfundimtar për kryeqytetin, pas plot dy javësh nga zgjedhjet administrative të 8 majit.

mit/NOA

Mbyllet Numërimi/LULZIM BASHA FITON TIRANEN

Mbyllet Numërimi/LULZIM BASHA FITON TIRANEN

-- Pak minuta më parë KQZ finalizoi dhe kutitë e fundit të ardhura nga KZAZ nr.49


-- Arben Ristani: respektuam të drejtën legjitime të qytetarëve për të numëruar çdo votë


KQZ mbylli procesin e numërimit të votave të hedhura në kutinë e gabuar dhe nesër pritet zbardhja e vendimit që e shpall Lulzim Bashën si fitues të bashkisë së Tiranës me 78 vota diferencë me rivalin e tij të opozitës. Procesi s’ka asnjë pikëpyetje nga ana e integritetit dhe pritet të mos pësojë ndryshime as gjatë procesit të ankimimeve


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mandaton Lulzim Bashën fitues të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës. Pas një maratone të gjatë procesi, prej më shumë se 2 javësh nga dita e votimit, KQZ në rolin e KZAZ-së së Tiranës, finalizoi sot procesin e numërimit të votave të kontestuara, duke shpallur edhe fituesin e këtyre zgjedhjeve, i cili është kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha. Lulzim Basha fitoi këtë garë me një diferencë prej 78 votash. Lulzim Basha arriti të marrë 171 vota, kundrejt 83 votave të kandidatit socialist, Edi Rama. Numërimi i kutive të fundit që kishin mbërritur nga KZAZ nr. 49 në kryeqytet që i përket njësisë bashkiake nr. 5, nuk ndryshoi të dhënat në rezultate, edhe pse të dy kandidatët kanë marrë vota të konsiderueshme. Epërsinë e tij, Lulzim Basha e kishte vënë që në numërimin e vota të kontestuara në njësitë bashkiake nr. 8, nr. 6, nr. 9 dhe nr.1 1. Numërimi i çdo vote të qytetarëve tregoi se verdikti i tyre ishte për ndryshimin e madh të kryeqytetit, të atij ndryshimi që do të pagëzohej në 8 maj 2011. Sigurisht, kjo nuk është një fitore për Lulzim Bashën, as për Partinë Demokratike apo koalicionin “Aleanca për Qytetarin”, por në radhë të parë është një fitore për vetë qytetarët e Tiranës, të cilët me vullnetin e tyre të pavarur, i dhanë fund dogmës së betonit, abuzimit dhe keqadministrimit të qytetit. Tirana pritet të njohë një dimension të ri zhvillimi si dhe një kulturë demokratike në drejtim të menaxhimit, administrimit dhe shërbimit ndaj qytetit dhe komunitetit.


Arben Ristani: respektuam të drejtën legjitime të qytetarëve për të numëruar çdo votë


“Zgjedhësi ka votuar ndershëm, lirshëm si dhe ka hedhur votën atje ku ai mendonte se duhet ta hidhte. Ne respektuam të drejtën legjitime të qytetarëve për të numëruar çdo votë të vlefshme” Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani u shpreh dje pas mbylljes së numërimit të votave të kontestuara se institucioni që ai kryeson, zbatoi ligjin si dhe respektoi të drejtën kushtetuese të qytetarëve, duke numëruar me përpikmëri votën e tyre. Sipas Ristanit, KQZ u kthye në rolin e një KZAZ-je, për të rregulluar punën e institucioneve në varësi të saj. “KQZ është organi më i lartë i administratës zgjedhore. Ai mund të marrë të gjitha kompetencat e institucioneve në varësi të tij, në këtë rast të KZAZ-ve. Praktika për të është shumë e larmishme dhe ka ecur rigorozisht. Ka shumë raste si në 2011, 2003, 2007 dhe 2009-ën, ku KQZ ka marrë rolin e institucioneve në varësi, për të bërë më mirë atë që këto s’e kishin bërë siç duhet. Ne zbatuam ligjin, për numërimin e çdo vote të qytetarëve të Tiranës. Ligji parashikon që çdo votë është e barabartë. Neni 117 dhe 118 i kodit zgjedhor, parashikojnë qartë se kur vota është e vlefshme dhe e pavlefshme. Votat e hedhura në kutinë e gabuar, janë vota të vlefshme. Zgjedhësi e ka bërë të qartë votën e tij, ai ka votuar vetëm për njërin prej kandidatëve. Vota e hedhur në kutinë e gabuar, ka qenë një gabim teknik”- u shpreh kreu i KQZ-së. Ristani shtoi më tej se do të ishte më e lehtë nëse ligji do ta kishte parashikuar më parë këtë situatë. “E mira do ishte sikur ligji ta parashikonte këtë çështje, por eksperienca zgjedhore në Shqipëri nuk e kishte ndeshur një fenomen të tillë. Kjo për shkak edhe të rezultatit të ngushtë në këto zgjedhje të të dy kandidatëve, për të cilën besoj se edhe për 100 vitet e ardhshme nuk besoj se do të përsëritet”- deklaroi Ristani. Ai tha se vendimi i KQZ, është akt i ankimueshëm si dhe subjektet ankimuese mund të ndjekin rrugët ligjore.


KQZ, i jep fund një maratone të gjatë numërimi votash


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli dje procesin e numërimit të fletëvotimeve të hedhura në kuti të gabuara nga zgjedhësit, gjatë procesit të votimit të 8 majit në bashkinë e Tiranës. Fletëvotimet e fundit që u administruan dje nga KQZ, i përkisnin ato të KZAZ-së nr. 49, në njësinë bashkiake nr. 5 në kryeqytet. Para nisjes së këtij procesi, Komisioni u përfshi nga debatet, pasi përfaqësuesit e opozitës, sërish e kundërshtuan numërimin e fletëve të kontestuara, si një veprimtari e paligjshme që nuk parashikohet në kodin zgjedhor. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani mbrojti ligjshmërinë e numërimit të këtyre fletëve, që sipas tij është aplikuar dhe në zgjedhjet e kaluara, ndërsa iu referua dhe rekomandimeve të raportit të OSBE/ODIHR të 2009-s. Ai përsëriti se KQZ ka vendosur që të këqyrë të gjitha kutitë e votimit dhe të numërojë votat e pa-numëruara për kryetar bashkie, këshilli bashkiak, kryetar njësie bashkiake, vota të cilat kanë mbetur të pa-numëruara. “KQZ si niveli më i lartë i administratës zgjedhore ka të gjitha kompetencat ligjore për të përmbyllur procese të tilla duke marrë dhe kompetencat e komisioneve të niveleve më të ulëta të administratës zgjedhore dhe shembuj të tillë kemi pasur me bollëk gjatë historisë së zgjedhjeve, si në vitin 2001, 2003 2007. Pra, ka qenë një rrjedhë logjike dhe një mënyrë të vepruari kjo kur KQZ ka marrë kompetencat e KZAZ-së për ta përmbyllur procesin”, shpjegoi Ristani. Gjatë të shtunës në mbrëmje, KQZ hapi 14 kuti me fletë të kontestuara nga 22 në total që i përkisnin KZAZ-së nr. 49, për t’i dhënë fund procesit të numërimit mbrëmë rreth orës 22:30. Ndërkaq, në fillim të mbledhjes së djeshme, KQZ rrëzoi me 7 vota dy kërkesa ankimore të ardhura nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që kontestonte numërimin e votave për këshillin bashkiak Gjirokastër, si dhe kërkesën ankimore të kandidatit të pavarur për komunën Rukaj, Qarku Dibër. Të dyja ankesat u hodhën poshtë me të njëjtin argument si të pabazuara në prova dhe ligj.



Kuti të numëruara - 125


Lulzim Basha, vota të vlefshme - 171


Edi Rama, vota të vlefshme - 83

Deputeti i PD-së, Edi Paloka: Edi Rama është lutur që t’i dhurohet Bashkia e Tiranës

Deputeti i PD-së, Edi Paloka: Edi Rama është lutur që t’i dhurohet Bashkia e Tiranës

Deputeti i PD-së, Edi Paloka i ftuar në studion e ABC News ka komentuar situatën e fundit, duke e cilësuar ligjore numërimin e votave, por nga ana tjetër duke fajësuar Ramën për protestat dhe zhurmën për po bën.


Ligjvënësi demokrat, Paloka, deklaroi se votat e hedhura në kutitë e gabuara duhet të numërohen patjetër.


“Deputetët e PS-së këto ditë që KQZ po numëron votat e hedhura në kutitë e gabuara, kanë kontestuar votat që janë në favor të Bashës, por nuk kanë kontestuar votat e Ramës. Rama është lutur që ti lihet Bashkia, në të gjithë konferencat e tij, se nëse i jepet ai do të jetë i urtë dhe bashkëpunues, në të kundërtën , ai do të bëjë këtë që po bën”- tha Paloka.

Deputeti Paloka deklaroi se Rama përfiton nga mosdija e qytetarëve dhe bën interpretime. Ai do të krijojë idenë tek qytetarët si atij i janë bërë manipulime, se i janë vjedhur votat duke u viktimizuar.

Ai deklaroi gjithashtu se pamja e shëmtuar ku deputetë të PS-së kërcenin mbi kokat e policëve për të kaluar gardhin e KQZ-së, i ka bërë ata të dalin jashtë vetes, por kështu kanë qenë urdhëruar nga Edi Rama dhe skanë pasur rrugë tjetër. Ishte e turpshme të shihje një pamje të tillë. Megjithatë ata ishin të urdhëruar të demonstronin një akt të tillë, edhe pse me vete morën turpin në sytë e të gjithë shqiptarëve”- tha më tej deputeti Edi Paloka.

“Edi Rama pritej që të humbiste në Tiranë, zgjedhjet e 8 majit, më të mirat e mbajtura”

“Edi Rama pritej që të humbiste në Tiranë, zgjedhjet e 8 majit, më të mirat e mbajtura”

Deputeti socialist Andis Harasani

“E vetmja gjë pozitive që kam vënë re në këtë proces, për mua ishte fushata e Lulzim Bashës. Ishte e qetë dhe evropiane. Ndërsa për herë të parë dhe këtu ndoshta jam subjektiv, fushata e Ramës në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë nuk më pëlqeu. Dikur fushatat e tij kanë qenë vërtet moderne për Shqipërinë, plot ide dhe fantazi. Ramën e kanë kopjuar vazhdimisht kundërshtarët, por kësaj radhe ai ishte nën nivelin e tij”

“Zgjedhjet e 8 majit ishin një nga proceset më të mira të zhvilluara deri tani në vendin tonë”.
Kështu shprehet deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani, duke iu referuar rezultatit të ngushtë në shumë bashki apo komuna kur thekson në një intervistë për revistën Klan se zgjedhjet kanë qenë transparente dhe kanë arritur standardet demokratike, por gjithsesi në këndvështrimin e deputetit të selisë roze për aq kohë sa në vendin tonë të ekzistojnë politikanë dhe votues me mendësi të vjetruara Shqipëria, do të jetë larg Evropës. “Përpara se të flitet për fitues dhe humbës në këto zgjedhje, duhet nënvizuar se procesi që po lemë pas është një nga më të mirët e zhvilluar deri më tani. Më i miri. Fakti që ka një numër komunash dhe bashkish në të cilat fituesi dhe humbësi ndahen me tre apo katër vota, është një tregues shumë i fortë se procesi ka qenë i hapur dhe demokratik. Zgjedhjet ishin transparente, të ndershme dhe demokratike, duke arritur standardet demokratike por sidoqoftë ato janë zhvilluar përsëri në kontekstin shqiptar ku operojnë votues dhe politikanë me mendësi ende të ndryshme nga ato të vendeve të zhvilluara europiane. Unë do të preferoja t’i referohesha deklaratës së Misionit të Vëzhguesve ndërkombëtarë që dhanë një vlerësim pozitiv për zgjedhjet dhe të mos bëhesha pjesë e vlerësimeve folklorike; sepse për shqiptarët ka rëndësi vlerësimi i ‘arbitrit’ ndërkombëtar dhe jo se çmendojnë ‘lojtarët’ shqiptare që duan të sillen edhe si ‘arbitër’ dhe si ‘lojtar’”.
Në këndvështrimin e deputetit të selisë rozë Andis Harasani Partia Socialiste hyri në këto zgjedhje pa një program qeverisës ndryshe nga ajo Demokratike. Kandidati i mazhorancës Lulzim Basha, vlerëson Harasani i ofroi qytetarëve një fushatë të qetë dhe evropiane në kundërshtim me fushatën e Edi Ramës dhe kjo e dha rezultatin e saj në formësimin e hartës elektorale ku koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin”, thelloi diferencën në vota.
“Partia ime, në strategjinë e saj elektorale sërish nuk kuptoi se nuk i duhet një komunë këtu dhe një njollë e kuqe aty me tutje. Nuk arriti të kuptojë përsëri se nuk ndërtohet një hartë fitimtare elektorale pa ndërtuar më parë një program shprese dhe besimi se kur të vijë opozita në pushtet do të punojë më mirë se pozita e sotme. E vetmja gjë pozitive që kam vënë re në këtë proces, për mua ishte fushata e Lulzim Bashës. Ishte e qetë dhe evropiane. Ndërsa për herë të parë dhe këtu ndoshta jam subjektiv, fushata e Ramës në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë nuk më pëlqeu. Dikur fushatat e tij kanë qenë vërtet moderne për Shqipërinë, plot ide dhe fantazi. Ramën e kanë kopjuar vazhdimisht kundërshtarët, por kësaj radhe ai ishte nën nivelin e tij. PS-ja hyri në këto zgjedhje me premtimin se do ti kthente ato në referendum popullor, por kjo gjë nuk u arrit. Premtoi se do të çlironte këshillin bashkiak, por e humbi përsëri atë. Sinqerisht, nuk di se çfarë do të zgjidhte për Tiranën dhe Ramën vetëm fitorja e tij. Tirana ka një shpjegim që nis me fushatën e mirë të Bashës dhe kandidatin e dobët që pati PS-ja në Tiranë njerëzit janë të lodhur nga shumë gjëra. Kujt i ka rënë rruga në sheshin ‘Skënderbej’ dhe nuk mërzitet, socialist apo demokrat të jetë?”, vijon në shkrimin e tij deputeti i PS-së, Andis Harasani. E sipas deputetit të selisë roze Andis Harasani pa aleanca nuk fitohen zgjedhjet dhe se kreu i selisë blu Berisha e ka kuptuar mirë këtë fakt ndryshe nga Rama, i cili siç tha Harasani edhe miqtë i shpalli armiq.