Wednesday, March 23, 2011

Si e njoh Sali Berishën

Nga: Prof. Murat Gecaj

Publicist e studiues-Tiranë

1.

Janë shkruar shumë artikuj, bile dhe libra, kushtuar njërit ndër personalitetet më të shquar të jetës politike e shoqërore në Shqipëri, sidomos në këto 20 vitet e fundit, Prof. Dr. Sali Berishës, ish-President dhe tani Kryeministër i Shqipërisë. Por, duke kërkuar mirëkuptimin e lexuesve, dëshiroj të tregoj tani se njohjet e takimet e mia me të janë më shumë se gjysmëshekullore. Ato kanë nisur që në vitin arsimor 1957-1958, kur kisha mbaruar maturën dhe atë e kisha patur nxënës të klasës së 7-të, në shkollën e fshatit Tropojë. Drejtor i shkollës sonë ishte Elez Gashi, tani "Mësues i Popullit", ndërsa një ndër kolegët e mi, mësues aty, ishte edhe Fahri Doçi, gjithashtu "Mësues i Popullit". Jo në një rast, njerëz që janë njohur me këtë fakt, më kanë pyetur ose dëshirojnë të dinë, se cili ishte nxënësi Sali Berisha, në atë kohë.

Nuk do të flas me gjuhën e kujtimeve ose të hamendjes së sotme. Pra, po sqaroj se në vitin arsimor vazhdues, pra, 1958-1959 erdha për të ndjekur studimet e larta në degën gjuhë-letërsi shqipe, të universitetit të sapoformuar në Tiranë. Njëkohësisht, në atë shtator, Saliu fitoi bursën dhe erdhi nxënës konviktor në Politeknikumin Mjekësor të kryeqytetit. Pra, rasti e solli që përsëri të ishim në një vendbanim. Por, në atë shkollë të mesme, përveç Saliut, vijonin edhe disa djem e vajza nga Malësia e Gjakovës (Tropoja).

I ndikuar nga leximet e librave dhe njohjet me gazetarë të shtypit të kohës, kisha nisur të shkruaja artikuj që në shkollën e mesme. Kështu, duke e vijuar këtë udhë, e cila më vonë më futi përgjithnjë në atë të profesionit të nderuar të gazetarit, mendova të shkruaja diçka pikërisht për ish-nxënësin tim të shkëlqyer në shkollën e Tropojës, Sali Berisha. Pra, me një aparat fotografik në dorë shkova atje dhe u takova e bisedova me 14 bashkëkrahinasit e mi, ndër të cilët, përveç atij në qendër të tyre, ishin mjekët e ndihmësmjekët e ardhshëm: Shaban Mala, Vogël Ademi, Hazir Mala, Muharrem Isufi, Vatë Sokoli, Pashke Meshi etj.

Pasi u ktheva në konviktin e Qytetit "Studenti", u ula e shkrova një artikull, të cilin ia kushtova pikërisht nxënësit të atij Politeknikumi, Sali Berishës. Shkrimi u botua në një faqe të gazetës së përditshme "Bashkimi". Ndër të tjera, që në hyrje, shkruaja edhe këto radhë: "Sigurisht, ju nuk e njihni Saliun. Dhe keni të drejtë. Për ta njohur atë, duhet të kishit qenë në shkollën 7-vjeçare 'A. Vokshi' të Tropojës, ku ai mori dëftesën e lirimit me nota të shkëlqyera dhe me fletë-lavdërimi… Biri i një fshatari malësor, Sali Berisha vazhdon vitin e dytë të Politeknikumit Mjekësor. Ai nuk dyshon se dëshira e tij do të plotësohet për t'u bërë mjek dhe për t'i shërbyer popullit…". (Gazeta "Bashkimi", 24 nëntor 1959, faqe 3).

Sigurisht, tani secili e merr dhe përgjigjen për kërshërinë ose interesin që paraqet, se cili ishte Sali Berisha, që nxënës në shkollën 7-vjeçare. Por, tashmë, është i njohur edhe fakti se në këtë udhë ai e përfundoi tërë shkollën e mesme mjekësore dhe më pas universitetin. I tillë mbeti ai, pra, duke qenë përherë i dalluar, edhe gjatë periudhës së studimeve të larta dhe në mbarim të studimeve universitare e pasuniversitare. I gjithë ky përkushtim për diturinë dhe profesionin e mjekut të përgjithshëm dhe më pas specialistit shumë të aftë për sëmundjet e zemrës, gjeti pasqyrim në tërë praktikën e jetës së tij.

Nuk janë disa, por me dhjetëra e qindra pacientë, që e kujtojnë atë me nderim e respekt për kujdesin e veçantë, që ka treguar Dr. Berisha ndaj kurimit dhe shërimit të tyre. Për këtë gjë, jam bërë edhe unë dëshmitar, por do të përmend vetëm një rast. Vjehrri i nipit tim, Meçan Hiraj, nga fshati Kropisht i rrethit të Vlorës, vuante nga sëmundja e zemrës. Duke e ditur se isha bashkëkrahinas i Dr. Berishës, m'u lut që ta shoqëroja për një vizitë tek ai. Ky mjek shumë i aftë profesionalisht, por dhe me shpirt të madh njerëzor, e priti me kënaqësi atë dhe iu përkushtua plotësisht vizitës e kurimit të mikut tim vlonjat.

Në vitet e punës sime në shtyp, në Tiranë, kur Dr. Sali Berisha ishte mjek e shef pavioni në Spitalin Nr.1 të Tiranës, ka patur dhe raste të tjerë, që jam bërë dëshmitar i përkushtimit e kujdesit të tij shumë të veçantë për njerëzit me ankesa shëndetësore, pavarësisht se nga cila krahinë ishin. Është rasti të përmend këtu me nderim edhe mjekun kirurg, Dr. Flamur Nishanin, me origjinë nga Gjirokastra e që shërbeu pak vite në Tropojë. Gjithashtu, ai dëshmonte një përkushtim të tillë në shërbimin mjekësor ndaj njerëzve, në përgjithësi, por dhe të malësorëve tropojanë, në veçanti.

2.

Fillimi i viteve '90-të solli ndryshime të shpejta në vendin tonë. Nismëtarë të lëvizjes demokratike në Shqipëri u bënë disa intelektualë të guximshëm, të cilët edhe publikuan në shtyp artikuj thirrës e nxitës, që kërkonin reforma rrënjësore dhe ishin me nëntekst për ndryshimin e sistemit komunist në fuqi. Për këtë arsye, pati edhe ndonjë poet, që me mendimet e shprehura në vargjet e tij u vu në shënjestrën e regjimit të kohës. Ndërsa shkruan disa artikuj, që lanë gjurmë të thella në popull, intelektualë mjaft të njohur edhe për atë periudhë, si Dr. Sali Berisha, Dr. Ylli Popa e të tjerë.

Me historikun e ngjarjeve të stuhishme të vitit 1990, 1991 e 1992 dhe në vazhdimësi, tashmë, jemi njohur të gjithë. Por dua të nënvizoj se e kam ndjekur me simpati dhe me nderim përkushtimin e guximin, që treguan Dr. Berisha, Azem Hajdari e të tjerë, në ballë e në udhëheqje të rinisë e popullit, që kërkonin ndryshime cilësore të pushtetit, si dhe në krijimin e forcës së parë opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike. Tërë ky vrull i paparë u shoqërua me rrëzimin e simboleve të komunizmit dhe fillimin e projektit për një shtet të ri demokratik europian. Kështu, rasti e solli që u ndodha pikërisht përballë, kur u rrëzua monumenti i E. Hoxhës në kryeqytet; ndoqa mitingjet e protestës, si në Qytetin "Studenti" e tjerë dhe shkova në mbështetje të grevës së urisë së studentëve, me bashkëshorten dhe dy djemtë e vajzën time.

Më vonë, duke ushtruar detyrën e gazetarit të arsimit, ka patur raste që jam takuar me Dr. Berishën, kryetar i PD-së e President i Republikës, si në konferenca shtypi dhe në punimet e Kuvendit të Shqipërisë, në Tiranë, por dhe në veprimtari të ndryshme nëpër rrethe. E tillë ka qenë, për shembull, veprimtaria kushtuar një përvjetori të shënuar të Normales së Elbasanit, të cilën ai e cilësoi atë "Universiteti i parë shqiptar".

Me vënien në përdorim gjerësisht të internetit e të celularëve, sidomos në këto vitet e fundit, jo vetëm në një rast, kam shkëmbyer mesazhe me Dr. Berishën e familjen e tij. Ai është treguar i vëmendshëm e korrekt jo vetëm në rastet e festave të ndryshme, por dhe në përvjetorë vetjakë. Kështu, në mars të vitit 2010, unë kisha 70-vjetorin e lindjes dhe përurova një libër jetëshkrimor. Në përgjigje të ftesë sime për të marrë pjesë aty, ai më dërgoi këtë mesazh në celular, të cilin e ruaj ende të pafshirë: "Në pamundësi me marrë pjesë në promovimin e autobigrafisë së mësuesit tim të respektuar, ju uroj! Me shumë mirënjohje për të gjithë kontributin tuaj. Me respekt: Sali Berisha". Po kështu, në një urim me rastin e 28 Nëntorit 2010, ai më shkruante: "Gëzuar këtë ditë, ditëlindjen e kombit dhe të flamurit tonë, më të bukurin mbi tokë. Me repekt: Sali Berisha".

Që mos ta lodh lexuesin e këtyre radhëve, po përmend dhe takimin e kohëve të fundit me Kryeministrin, Prof. Dr. Sali Berisha. Në prag të festës së 7 Marsit 2011, pra, Ditës së Arsimit kombëtar shqiptar, më njoftuan nga Ministria e Arsimit e Shkencës se aty kishin një ftesë të posaçme nga ai, për të marrë pjesë në ceremonitë festive, që u organizua në Pallatin e Brigadave. Sigurisht, ky ishte nderim e kënaqësi për mua. Bashkë me kolegët e tjerë dhe të ftuar të shumtë, isha dhe unë i pranishëm aty. Pas fjalës së rastit dhe urimit, që bëri Kryeministri Berisha për të gjithë mësuesit e pedagogët, nxënësit e studentët dhe prindërit e tyre e mbarë popullin e Shqipërisë, mori pjesë në koktejin e shtruar. Sigurisht, gjeta rastin që, bashkë me të tjerët, të afrohesha dhe ta takoja gotën me të. Sapo më pa, ai buzëqeshi e më përqafoi fort dhe iu drejtua të pranishmëve: "Është gëzim për mua, që sot po takoj këtu edhe ish-mësuesin tim!…". E falënderova për fjalët e tij dhe për mesazhet, që ai më kishte dërguar për ditëlindjen time dhe në raste të tjera.

Në mbyllje, dëshiroj të bëj një sqarim për secilin lexues të këtyre pak radhëve. I shkrova këto pa marrë parasysh aspak pozitën ose autoritetin e kaluar dhe aktual të ish-Presidentit e Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha. Por u nisa e desha të flas dhe të tregoj me zemër të hapur dhe pa asnjë interes vetiak ose familjar, për aq sa e njoh unë, që në fëmijërinë e tij e deri më sot, që ai e ka dëshmuar veten gjatë tërë jetës njeri të thjeshtë e në radhët e para të punëve, ka qenë e është i ndershëm në profesion e në detyrë dhe se ka shpirt të pastër njerëzor. Përfundimisht, kam mendim të palëkundur dhe jam i nderuar që e kam patur nxënës në shkollë, mik në jetë dhe Partia Demokratike e shoqëria demokratike shqiptare, e kanë pasur dhe e kanë sot, Prof. Dr. Sali Berishën, në udhëheqje

Kujt i përkasim?

NGA GRISELDA QOSJA
Te mos kesh kombësi, me gjasa është statusi më i dashur për një intelektual kozmopolitan. Gjithnjë e kam menduar kështu dhe kam refuzuar të besoj se identiteti duhet të jetë një shumatore race apo prejardhjeje, apo më keq akoma që identiteti kombëtar të ketë një karakter përjashtimor.

Çfarë është në vetvete kombësia? Prejardhje? Origjinë? E në qoftë e tillë, cilat janë ato tipare të cilat e trajtësojnë? Në qofshin gjuha e zakonet, një qytetar, pasardhësit e të cilit janë vendosur në vendin tonë shekuj të shkuar dhe jetesa në këtë vend e ka bërë të flasë shqip e të jetojë sipas zakoneve tona, a duhet të quhet shqiptar? E nëse ndihet e vetëquhet i tillë, a duhet të mos ndihet njëkohësisht edhe grek?

Akademia franceze e përkufizon kombin më 1694 si tërësinë e gjithë banorëve të të njëjtit shtet, të të njëjtit vend, e që përdorin të njëjtën gjuhë. Në mënyrë të ngjashme e përkufizonte edhe Syeis: një korpus njerëzish të bashkuar që jetojnë nën një ligj të përbashkët dhe që përfaqësohen nën të njëjtën legjislaturë.

Megjithatë, ka një dallim thelbësor mes nacionalizmit perëndimor dhe atij lindor, teksa të parët e shohin përkatësinë kombëtare pa një lidhje të fortë ndjenjash me të kaluarën historike, por si një çështje të aktualitetit, të dytët e shohin përkatësinë kombëtare si një zgjatim të së shkuarës historike, por që nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me realitetin përkatës. Madje Gellner, në “Nacionalizmi dhe modernia”, sfidon hapur nacionalizmin klasik, duke shkruar se është pikërisht nacionalizmi që krijon kombet dhe jo e kundërta. Mund të vijoja gjatë me citime, duke qenë se nacionalizmi është ndër të paktët -izma që ngjall kaq shumë debat. E përpos këtij debati në konkludim nuk dedukton asnjë përkufizim të qëndrueshëm të kombit.

Megjithatë, historia na tregon se në vende, si: Anglia, Franca, SHBA-të dhe Zvicra kombi kuptohet si një njësi politike qytetarësh, të barabartë përpara ligjit, në pavarësi të fesë apo racës. Ndërsa vende si Gjermania dhe Italia, i është mëshuar ndjenjës së përkatësisë kulturore dhe gjuhësore. Në vendin tonë kërkesa për identitet kombëtar përgjatë historisë ka qenë e ethshme dhe domosdoshme. Në kohën kur identiteti religjioz identifikohej me atë kombëtar, e të qenit ortodoks njësohej me të qenit grek, të qenit mysliman me të qenit turk, si edhe e të qenit katolik me të qenit italian, domosdoshmëria e të farkëtuarit të një identiteti që të shkonte përtej identitetit religjioz mund të realizohej vetëm nëpërmjet mëshimit dhe revokimit të së shkuarës dhe kulturës së përbashkët. Por në vendin tonë ishte identiteti kombëtar ai që i parapriu formimit të shtetit dhe që e mundësoi atë, ndaj nacionalizmi shqiptar nuk mund të konspektohet i shkëputur nga e kaluara.

Në pjesën më të madhe të vendeve perëndimore, kombi merr kuptimin e shtetit duke u çliruar nga konotacionet e etnike, çka do të zbehte dallimet që do të vinin prej fraksionaritetit të identiteteve etnike apo religjioze. Mendoj se është e domosdoshme që identiteti shtetëror të prevalojë ndaj atij kombëtar, pluraliteti i të fundit nuk ka përse të cenohet, sepse pluratiti i identiteteve kulture nuk ka përse të jetë përjashtimor, por duhet të pranohet e respektohet si një e vërtetë e padëmshme. Çtë keqe na paskërka në të ndjerin edhe kështu edhe ashtu? Çtë keqe na paskërka ti përkasësh si njërës dhe tjetrës kulturë?

Jemi në kohën kur kombësia nuk është elementi më përcaktues i një organizimi shtetëror. Shtetësia si element modern duhet të prevalojë. Jam e vetëdijshme se në Ballkan kombësia mbart të tjera ngjyrime, si rezultat edhe i së shkuarës sonë historike, ku formacione të caktuara shtetërore të përbëra nga kombësi të ndryshme dështuan, por historia gjithaq na ofron edhe shembuj të suksesshëm ku shtetësia e prevalon kombësinë.

Nuk duhet që nacionalizmi të konvertohet në një fe popullore, e gjithaq nuk duhet që kombi, etniciteti dhe shtetësia të konvertohen në një triadë, e cila do të tërheqë pas edhe shtetasit tanë. Diçka duhet pasur e qartë: rendi ndërkombëtar botëror ndahet në shtete dhe jo në popuj. E çdo përpjekje për të vendosur apo qartësuar përkatësitë kombëtare duhet nisur nga shteti vetëm me një qëllim të qartë, organizues.

Është e vërtetë që edhe në mjaft vende evropiane regjistrimi i popullsisë nuk bëhet në baza etnike, madje edhe kur Presidenti Sarkozy propozoi një gjë të tillë në Francë, me qëllim krejt pozitiv në substancë: integrimin e grupeve etnike. Reagimi qe i ashpër, duke qenë se mendohej se kjo do të mund të ndihmonte diskriminimin e këtyre grupeve.

Çështja e regjistrimit të popullsisë është mjaft e mprehtë. Por përse duhet ti druhemi kaq shumë? Nëse nga inspektimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë 72 qytetarë kanë ndërruar kombësinë me dokumente të falsifikuara, përse nuk ndalim të mendojmë përse është bërë?

A është e hijshme të dënosh si të turpshëm aktin e një të moshuari, i cili me një pension që nuk i mbulon as shpenzimet jetësore e jo më jetesën deklarohet si grek, për të përftuar një pension i cili mund ti sigurojë jetesën? A do të mundeshin nacionalistët tanë ti shpjegonin atij rëndësinë e identitetit kombëtar, në saje trajtesave të Gellnerit të Herderit apo Schleiermacher apo kujtdo qoftë, në kohën që ai është braktisur nga shteti, në të cilin jeton e punon?

Nëse shqiptarët duan të deklarojnë një tjetër kombësi, bazuar në dokumente të falsifikuara, më tepër se një shkelje ligjore përbën një dështim të shtetit tonë, që nuk mund të kujdeset për shtetasit e tij.

Tuesday, March 22, 2011

Tito vdiq si mysliman?!

"Kur vdiq Tito, unë së bashku me ambasadorin e Algjerisë, Hamid Agjali, shkuam së bashku të nënshkruajmë në librin e zisë. Sapo shkuam, menjëherë na u afrua Berislav Badurina, më duket se kështu quhej, shefi i kabinetit i Titos ose sekretari personal. Dhe ai mu afrua dhe më tha: 'Urime juve'. 'Po pse më uron për zotin o vëlla?
Tito vdiq si mysliman?!

Në varrin e Titos, përveç yllit me pesë rremba ka edhe shenja që tregojnë se ish presidenti i Jugosllavisë vdiq si mysliman. Të paktën kështu thotë një intervistë të papublikuar në Radio Beograd para dhjetë viteve myftiu i Beogradit, Hamdija Jusufspahic. Gazeta e Beogradit "Press" ka zbuluar intervistën në arkivin e Radio Beogradit dhe e ka publikuar atë, raporton Index.

"Kur vdiq Tito, unë së bashku me ambasadorin e Algjerisë, Hamid Agjali, shkuam së bashku të nënshkruajmë në librin e zisë. Sapo shkuam, menjëherë na u afrua Berislav Badurina, më duket se kështu quhej, shefi i kabinetit i Titos ose sekretari personal. Dhe ai mu afrua dhe më tha: 'Urime juve'. 'Po pse më uron për zotin o vëlla? Njeriu ka vdekur, e ti më uron?' 'Vdiq në fenë tuaj!' "Çka?' mbeta i habitur..."', "Në fenë tuaj. Vdiq duke e lexuar Kuranin. Tri herë e lexoi Kuranin'...", tha Jusufspashic.

Ai më pas e pyeti Badurinën se çka të bëjë pasi e mësoi këtë lajm dhe ai iu përgjigj "Vetëm ta dini asgjë më shumë. Do ta shihni kur të varroset. Do ta ketë vetëm emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes dhe vdekjes, sepse kështu varrosen myslimanët".

"“Unë jam takuar disa herë me Titon. Jam takuar me të edhe si student në Kajro. Kam qenë student i Universitetit të Teologjisë Islame. Ky është Universiteti më i vjetër në botë. Quhet Al Azhar... Kam qenë atje duke punuar si profesor i dërguar nga Jugosllavia kur jemi takuar. Tito erdhi në klubin tonë, Klubi i Jugosllavisë dhe pyeti: 'Kush prej juve rinisë, flet arabisht?' 'Unë flas arabisht', isha i vetmi në atë kohë prej atyre të rinjve që flisja arabishten. Atëherë Tito më tha 'mësoni fëmijët e mi arabisht sepse arabishtja është gjuhë e ardhmërisë'", tha Jusufspahic i cili u bë mik i ngushtë i Titos pas vitit 1968, pasi u kthye në Beograd.

Jusufspahic në këtë intervistë të papublikuar rrëfen se si Tito e ka pyetur atë se sa herë në ditë falen myslimanët, ndërsa më së shpeshti ka biseduar me të se si myslimanët e besojnë Allahun.

Deutsche Telekomi shet biznesin e vet amerikan, që bënte humbje

Ngurrimi i gjatë mori fund. Koncerni më i madh evropian i telekomunikacionit DT i shet konkurrentit AT&T shoqërinë e vet bijë amerikane të telefonisë mobile, që s’po shkonte mirë, për një çmim prej 39 miliardë dollarësh.

Lajmi erdhi disi papritur të dielën në mbrëmje. Pa hyrë fillimisht në sfond Telekomi dërgoi me deklaratë emaili, radioje dhe televizioni të kryetarit të bordit René Obermann te gazetarët këtë informacion:

„Sot është një ditë e mirë për Deutsche Telekomin. Realizuam 39 miliardë dollarë për biznesin tonë amerikan. Investimet e së ardhmes, që duhet t’i bëjmë, bëhen me këtë shumë më të lehta. Bilanci ynë fuqizohet në këtë mënyrë. Është gjithashtu një ditë e mirë sepse në SHBA mbetemi të angazhuar si aksionari më i madh individual në një sipërmarrje, e cila ka një rol udhëheqës në treg dhe kësisoj vazhdojmë të marrim pjesë në shanset në Amerikë“, tha ai.

Evropa prioritet

Me shitjen fuqizohet pozicioni i Telekomit në Evropë, shtoi Obermann. Tani mund të përqendrohemi te zgjerimi i rrjeteve të shpejta në Evropë dhe te zhvillimi i produkteve moderne të internetit, tha më tej ai. Me shitjen Telekomi nxjerr rreth 39 miliardë dollarë, rreth 28 miliardë euro. Blerësi, AT&T, paguan 25 miliardë dollarë para të thata dhe mbetjen në aksione. Kësisoj Telekomi merr pjesë te udhëheqësi i sektorit në SHBA me deri në tetë për qind. Instancat e të dyja sipërmarrjeve e kanë miratuar tashmë blerjen.Por transaksioni duhet të miratohet edhe prej mbikëqyrësve të konkurrencës në SHBA, gjë që pritet të jetë kryer në gjashtëmujorin e parë parë 2012. Në vlerësimet e para ekspertët e sektorit bënë fjalë për një veprim çlirues të Obermannit. Biznesi amerikan, që nuk po ecte mirë, ishte një prej shqetësimeve të tij më të mëdha.

Fundi i aventurës

Selia e AT&T-së në Detroit, Miçigan.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Selia e AT&T-së në Detroit, Miçigan.Shitja e biznesit amerikan do të thotë edhe fundi i aventurës, së cilës paraardhësi i Obermannit Ron Sommer i hyri para njëmbëdhjetë vjetësh me gjithë disa paralajmërime. Telekomi me seli në Bon e pati blerë asokohe ofruesin amerikan të telefonisë mobile VoiceStream për 40 miliardë euro. Por pas sukseseve të fillimit biznesi amerikan më shumë kushtonte sesa sillte. Para së gjithash rrethana, që Telekomi nuk lejohej të ofronte në Amerikë iPhone-in popullor, i kushtoi sipërmarrjes nga Boni pjesë tregu të konsiderueshme. Në fund të 2010-ës T-Mobile USA kishte rreth 34 milionë klientë. Me shitjen e biznesit amerikan Telekomi ka ulur sipas të dhënave të veta detyrimet.

Autor: Jochen Hilgers / Elert Ajazaj

Redaktoi:Bahri Cani

Flet Vito Kapo, ish-Presidente e Bashkimit të Grave të Shqipërisë për 34 vjet rresht

Ju rrëfej jetën me Hysniun, pse u martova pa dasmë

Albert ZHOLI

Ajo është një grua fisnike, krenare plot vitalitet. Flet qetë, pastër dhe me një kujtesë të jashtëzakonshme. Takimi me të ishte shumë i ngrohtë dhe miqësor. Gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Telegraf” bashkëshortja e numrit dy të Partisë së Punës, Hysni Kapos, rrëfen detaje nga jeta e saj mes udhëheqësve komunistë të kohës:

Ku e ke njohur për herë të parë Hysni Kapon?

Hysniun e kam njohur si emër legjendar, pra në fillim vetëm si emër. Ai kishte krijuar një emër të madh në luftë. Kisha dëgjuar shumë për të, por nga afër se kisha parë asnjëherë. Unë e admiroja si emër, por nuk e njihja për fytyrë. Në atë kohë ai ishte kthyer në një figurë e njohur në Gjirokastër, pasi unë jam nga Zagoria.

Po ju vetë ku ishit e angazhuar në ato vite lufte?

Unë në atë kohë, në fillim isha në rajon, sekretare në Përmet, Lunxhëri, Libohovë. Pirro Kondi (vëllai im) më thoshte që të qëndroja unë sekretare, por unë thoja se nuk e bëj dot se është larg. Në ato kohë unë quhesha me emrin Vito Kondi.

Si e mbani mend takimin e parë me Hysniun?

Hera e parë që e pashë me fytyrë ishte, kur po bëhej inaugurimi i Brigadës së VIII Sulmuese në Zagori. Djali i xhaxhait tim kishte mbaruar Shkollën Tregtare të Vlorës në një kohë me Hysniun. Vetë Hysniu e kishte kërkuar shokun e shkollës duke pyetur se ku është familja e Petro Kondit. Vjen Hysniu tek xhaxhai dhe takon shumë njerëz. Atë ditë nuk pata rast që ta takoja. Xhaxhai të nesërmen vjen tek unë dhe më thotë: Shko takohu me atë djalë. Hysniu i la përshtypje shumë të mira xhaxhait. U nisëm dhe shkuam në Sheper të Zagorisë. Ishte viti 1944. Unë kisha edhe Nexhmijen me vete. Ishte takimi i parë, një ditë impresionuse. Pashë nga afër “Besnikun”, i cili ishte bërë legjendë në atë kohë. Kur erdhi puna për të ngrënë drekë pasi bëmë detyrat e rastit bëmë fotografi, por dhe u prezantuam.

Po më pas si do të vazhdonte kjo marrëdhënie?

Herën e dytë ishte në Kongresi i Përmetit më 24 maj 1944. Unë isha caktuar me detyrën e organizmit dhe të pritjes së delegatëve. Duhet të dilnim në Frashër dhe të pritej Shtabi i Këshillit Nacional-Çlirimtar. Prej Frashërit do shkonim në Përmet. U nis Munih Kokalari nga Gjirokastra dhe shkuam në Frashër dhe pritëm shtabin dhe u nisëm në këmbë. I prita dhe i takova të gjithë. Erdhën Bab Myslymi, Piro Kondi, Hysniu, Haxhi Lleshi etj.. Kur u bëmë bashkë u nisëm. Unë po ecja në këmbë. Hysniu që nga fundi më pa, zbriti nga kali dhe më tha: mere kalin. Ky ishte më i riu dhe më xhentili nga ata. E mora kalin e Hysniut për disa kilometra, ndërsa Hysniu po ecte në këmbë. Pas disa orësh unë i them rojes që t’i thonte “Besnikut”, që unë do të iki në një rrugë më të shkurtër. Hysniu vetëm kështu pranoi të hipte në kalë. Unë mora gjoja një rrugë të shkurtër, por mbërrita vonë në Përmet. Kjo ishte njohja dhe xhentilesa e parë e tij ndaj meje. Pas Kongresit duhet të largoheshim sipas detyrave.

Ku u konsolidua miqësua juaj?

Ne jemi njohur më shumë në Berat, kur erdhën për mbledhjen e famshme të Beratit. Ishte viti 1944. Ai plenum s’ka të harruar. Ishte Plenumi i famshëm i Beratit, ku kritikohet ashpër nga jugosllavët Enver Hoxha. Atje ishin tre franksione dhe në krye të tyre ishin jugosllavët. Ishte Sejfula Malëshova, Nako Spiro, Koçi Xoxe (më i forti). Jugosllavët morën pjesë në plenum dhe ngritën tezën që keni vrarë, prerë, masakruar gjatë Luftës. Kush i ka bërë? Enveri me gjeneralë të tjerë. Fjala ishte për masakrën e Lushnjës dhe atë të batalionit italian “Antoni Gramshi” të bërë nga Brigada që drejtonte Mehmet Shehu. Në këtë kohë shkoj tek Koçi Xoxe dhe i them: Unë nuk kam dorëzuar materialet për shokun Enver. Pra nga tre franksionet do dilte kush do të ishte Komandant i Përgjithshëm. Enveri akuzohej më shumë për veprimtarinë e Mehmetit.

Si do të përfundonte Plenumi i Beratit?

Bëhej luftë që Enveri të shmangej. Por dhe pse shumë debate, s’kishte njeri ta zëvendësonte Enverin. Ai ishte shumë i përgatitur. Ndaj fraksionet e tjera dhe ai i Koçit që mbështetej nga jugosllavët u thye. Mehmeti bëri autokritikë. Pra në Berat ndodhën shumë ndryshime dhe Enveri u rrezikua shumë. Koçi Xoxe i përkrahur nga jugosllavët zgjodhi njerëzit e tij në shumë poste. Enverit i lanë ushtrinë, Koçi Xoxes partinë. Atëherë doli kënga: “Koçi Xoxe merr partinë/ Enver Hoxha merr Ushtrinë”. Nuk qe Enveri që dëgjohej, por qe Koçi Xoxe që kishte fjalën e tij në parti. Në Komitetin Qendror u zgjodh Kiço Ngjela, Petrit Dume dhe Manush Myftiu.

Ku do të aktivizoheshit pas Plenumit të Beratit?

Në Korçë. Shkuam atje në Organizatën e Gruas për të stabilizuar punën në këtë qytet. Hysniu u nis përpara në Tiranë, përpara Enverit, ishte komisari që drejtonte luftën e Tiranës. Unë shkoj dhe punoj në Korçë. Më thirrën nga fundi i dhjetorit më veshën me një pallto të madhe dhe një palë këpucë. Rroba kisha po ato të ushtrisë. Naxhije Dume më thotë: “Ku shkon ti me ato rroba është Korçë atje”. I them se këto kam dhe nuk kam të tjera. “Hajde se i kam porositur një palë unë dhe do ti jap ty”, më thotë. Kur vij në Tiranë udhëheqja ishte akoma në hotel “Dajti” se nuk ishin sistemuar dhe hanin në mensë të ushtrisë. Edhe unë në mensë të ushtrisë do të haja. Në hotel “Dajti” qëndronte edhe komisari dhe komandanti i korpusit. Ata kishin një apartament Hysniu me Dali Ndreun. Ata kishin nga një dhomë dhe nga një sallon. Në sallon ne e kishim qendrën e mbledhjes. Por në të njëjtën kohë këta kishin edhe sallën e ngrënies të veçantë dhe vinin dhe na merrnin, mua dhe Nefo Myftiun. Atje u njoha më nga afër me Hysniun. Gjatë kësaj kohe fillova ta njoh më mirë.

Cili ishte opinioni juaj për të?

Hysniu kishte qenë martuar dhe kish një djalë. Ishte i divorcuar. Atëherë qe një opinion jo i mirë për divorcin. Shumë herë që takoheshim unë nuk i flisja Hysniut pa më folur. Hysniu inatosej se unë shkoja në zyrë kot dhe nuk i flisja fare. Ai shpesh më fliste dhe më linte të kuptoja shumë gjëra. Një ditë pyes Piron (vëllanë). I them se: “Si mendon ti, Hysniu ka këto gjëra që mua nuk më pëlqejnë”. “S’ka gjë, më tha ai, - dhe lëri mënjanë të gjitha. Pastaj ne i themi edhe Alqit. Alqi ishte më i vogli nga ne. Alqi qe anëtar i Komitetit Qendror dhe ne nuk e dinim se ishte ilegale përbërja e KQ në luftë. Ai ishte 19 vjeç dhe ishte në Komitetin Qendror. Një ditë më thotë Hysniu: A do të vish andej nga zyra. E pyes: Përse të vij? Kemi disa punë për Bashkimin e Grave. Mirë, i them, se do të vij nga ora pesë. Shkova atje dhe ai më pa me inat. Ju më thirrët,- i thashë. Ishte 24 shkurt i vitit ‘45-ës. Po ti nuk kupton se ç’dua të të them… Ajo ditë vulosi çdo gjë…

Si ishte dasma juaj? Cilët ishin të ftuarit?

Nuk bëra fare dasmë. U martuam në shtëpi. E kemi bërë celebrimin me 27 shkurt të ‘45-ës. Erdhi Alqi, Pirrua. Bëmë ca shakara dhe kjo qe martesa. Pra ishim apo jo gjashtë veta. Ja kam një unazë dhe kjo daton me ditën e dasmës. Pra martesës, pasi nuk bëmë dasmë. Nuk ishte koha për dasma. Shqipëria kishte shumë plagë. Shumë. Këtë unazë ma kishte dhënë nëna, por tek një specialit i bëmë modifikimet. Prej atëherë se kam hequr nga gishti. Pra unaza shënon: 27/02/1945.

Jetëshkrim i shkurtër

Në krye të Grave dhe të Ministrisë së Lehtë e Ushqimore

Vito Kapo njihet nga opinioni si pjesëmarrëse që në moshë të vogël në Luftën Nacional-Çlirimtare, ku u njoh dhe me Hysni Kapon, në atë kohë komisar i zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër, Hysni Kapon me të cilin dhe u martua. Më mbrapa, duke filluar që pas Kongresit të Parë të Partisë Komuniste, pra që pas vitit 1948, ajo ka qenë në kryesinë e organizatës së “Bashkimit të Grave të Shqipërisë” dhe prej vitit 1955 ka qenë Kryetare e kësaj organizate, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 1982, kur ajo u emërua nga Enver Hoxha e Adil Çarçani, ministre e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore. Vito Kapo ka qenë, ndërkohë, deputete e të gjitha legjislaturave të Parlamentit komunist, ndërkohë që, deri në vitin 1974 ajo ka qenë në kryesinë e atij Parlamenti.

Ju rrëfej Enver Hoxhën, kur punoja si sekretare e tij

Për një kohë të shkurtër Vito Kapo ka qenë si sekretare pranë Enver Hoxhës. Ja çfarë kujton ajo nga kjo periudhë:

“Unë kam qenë sekretare e Enverit që nga muaji korrik deri në muajin tetor të vitit 1944 në Berat (në periudhën e luftës). Enveri kishte shumë kujtesë dhe imagjinatë. Enveri bënte projekte dhe i shkruante direkt në makinë të shkrimit. Ai i përpinte librat. Ndoshta e merrni si anekdotë, por ai lexonte në mënyrë vertikale. Nuk e humbte kurrë kohën kot. Ne të gjithë përpara Enverit dridheshim. Një ditë më thotë se kishte ndodhur diçka me sekretarin politik të Vlorës. Për këtë çështje ai menjëherë përpiloi një material. Pasi e mbaroi më tha: “Do të shkosh tani te Koçi Xoxe që t’i tregosh shqetësimin që ka Partia dhe të lexojë materialin. Do t’i thuash se shoku Enver kështu mendoi t’i përgjigjet këtyre shokëve. Pyete se çfarë mendimi ka dhe në qoftë se dëshiron mund të bëjë shtesë në material”. Shkova dhe i thashë Koçi Xoxes, ato çfarë më porositi shoku Enver. Ai e merr letrën dhe thotë: Mirë. Pas pak më thotë: Shkruaj. Ai bëri ca ndryshime në material por që s’mu dukën të drejta dhe të ndërtuara bukur. Fillova të shkruaj ç’ka më diktonte Koçi. Pasi mbaroi ai më thotë të shkoj t’ja lexoj Enverit. Pasi e lexon Enveri më thotë: “Po mirë moj Vito, Koçi është punëtor, po ti ke shkollë? Ti nuk e di që çështjet kryesore vendosen në fillim, dhe ato të çështjes së dytë vihen më pas? Nuk e sheh si e ka ndërtuar Koçi, duke u dhënë rëndësi atyre që janë të parëndësishme?” Pastaj Enveri e mori dhe e ripunoi vetë. Shumë herë mendoj se si e kam pasur kurajën që t’ia thosha shokut Enver ç’ka mendoja. Por sot e mendoj se e kisha atë guxim pasi ai më njihte dhe unë e njihja”.

Njohja me realitetin

Udhëheqësi e kishte kuptuar që po e gënjenin

“Për çdo eveniment që ndodhte në botë Enveri ishte në korrent. Një gjë të tillë unë e dija sepse ne kishim shumë afrimitet me njëri-tjetrin si familje. P.sh kur qe koha e Algjerisë, ai dinte se cili ishte nga repertorët francezë që raportonte më mirë. Madje, kërkonte librin e atij gazetari që ka bërë p.sh këtë gjë për Algjerinë. Siç më ka thënë Nexhmija ai kishte një bibliotekë të madhe në mbi 13 mijë libra. Libri ishte i pranishëm kudo tek ai, në zyrë në shtëpi, në vendet e pushimit. Enveri kërkonte të dinte nga unë realitetin, pasi kish vënë re se po e gënjenin. Unë ja thosha gjithçka, siç e shihja, si e dija, pa e mbuluar, ndaj ai më besonte dhe më kërkonte të flisja vazhdimisht. Edhe pas vdekjes së Hysniut ai më thoshte: “Unë kam nevojë për ty dhe jo ti për mua”. Unë e kuptoja se përse thonte ai që kishte nevojë për mua. Ai kërkonte ta informoja për realitetin”.

Shënimet e humbura

Çfarë shkruante Hysni Kapo në ditarët sekrete

“Hysniu mbante ditar që në kohën e luftës। Unë këtë s’e kam ditur kurrë, kurrë. Fëmijët e kanë zbuluar më vonë. Ishte Besniku ai që më tha: Pse ti nuk e di se babi ka ditar?! Unë ngrita supet. Ai i mbante veç dhe me kujdes. Besniku më çoi dhe më tregoi se ku ishin ditarët e Hysniut. Hysniu nuk m’i jepte, por edhe unë kam qenë njeri kryelartë, nuk bëhesha kurioze për atë çka s’më takonte. Njëherë m’i kërkoi Nexhmija, e cila tha që ja dha Haxhi Kroit. S’e di si vajti fati i tyre por kur ra biseda me Enverin ai më thotë që duhet t’i marrësh mbrapa. Unë Enverit i thashë se i kërkoi Haxhi Kroi dhe jo Nexhmija, në emrin tuaj. Ai u habit paksa. Enveri dha urdhër të më ktheheshin. Por unë i lashë pas dore dhe nuk e di se ku kanë shkuar. Unë nuk e dija fare që Hysniu mbante ditar”.

Nexhmije Hoxha, pse nuk e lejonte Hysni Kapon të takohej me Enverin

Ajo vazhdon të jetë plot vitalitet, një grua fisnike e krenare. Flet qetë, pastër dhe me një kujtesë të jashtëzakonshme. Gjatë intervistës ekskluzive për gazetën “Telegraf”, bashkëshortja e numrit dy të Partisë së Punës, Hysni Kapos, rrëfen detaje nga jeta e saj mes udhëheqësve komunistë të kohës:

Vito Kapo, bashkëshortja e njeriut më të afërt dhe më të besuar të Enver Hoxhës, Hysni Kapo, flet për gazetën “Telegraf”, për periudhën kur ajo dhe i shoqi i saj Hysni Kapo ishin në strukturat kryesore të shtetit komunist. Vito Kapo njihet nga opinioni si pjesëmarrëse që në moshë të vogël në Luftën Nacional-Çlirimtare, ku u njoh dhe me Hysni Kapon, në atë kohë komisar i zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër, Hysni Kapon me të cilin dhe u martua. Më mbrapa, duke filluar që pas Kongresit të Parë të Partisë Komuniste, pra që pas vitit 1948, ajo ka qenë në kryesinë e organizatës së “Bashkimit të Grave të Shqipërisë” dhe prej vitit 1955 ka qenë Kryetare e kësaj organizate, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 1982, kur ajo u emërua nga Enver Hoxha e Adil Çarçani, ministre e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore. Vito Kapo ka qenë, ndërkohë, deputete e të gjitha legjislaturave të Parlamentit komunist, ndërkohë që, deri në vitin 1974 ajo ka qenë në kryesinë e atij Parlamenti.

Cilat kanë në qenë pozicionet tuaj anë drejtimin komunist të vendit?

Unë 34 vjet kam qenë presidente e Bashkimit të Grave. Prandaj shoku Enver më thoshte që ty të kemi për problemet sociale. Përveç kaq, unë isha edhe anëtare e kryesisë të bashkimeve profesionale. Ja si shkruan Hysniu në një rast në ditar: Vitua qe në Korçë erdhi nga Korça dhe iku në Fier. Nga Fieri Vitua u nis për në Shkodër-Gjirokastër. Pra kishte raste që nuk takoheshim për javë të tëra. Mbas disa vitesh më thotë se: “Si na ka ndodhur neve të dyve se beson kush, por s’ka gjë se për partinë dhe për popullin punojmë”

Siç dihet Hysni Kapo ishte ambasadori i parë i Shqipërisë në Beograd pas Çlirimit, që në atë kohë quhej "Ministër". Ju çfarë detyre keni bërë në Jugosllavi në atë kohë?

Kur Hysniu u caktua si ambasador në Jugosllavi, unë u caktova atashe shtypi. Ishte një detyrë që e realizova për herë të parë por që më pëlqente. Atëherë të qenit ambasador në Jugosllavi ishte detyrë shumë e rëndësishme, pasi kontakti i Shqipërisë me botën komuniste bëhej nëpërmjet këtij shteti. Në këtë pozicion më duhej të qëndroja disi jashtë natyrës pasi duhej dhe shoqërimi me Hysniun në takime të ndryshme. Një nga këto vështirësi ishte dita kur u zhvilluat takimi në Split dhe duhej të isha me Hysniun, dhe si se mendoja zura vend midis ambasadorit te SHBA dhe Hysniut, kur veten e mendoja se duhej te isha mes kolegeve të shtypit. Në këtë takim mbaj mend që isha e vetmja grua dhe më shihnin me kureshtje. Ishte ditë plot emocion. Pasi gjatë gjithë kohës kemi qëndruar pa folur me Hysniun.

Pikërisht në këtë kohë Hysniu u ngarkua nga qeveria shqiptare për të kontaktuar me përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha për të mundësuar që edhe Shqipëria të lejohej të merrte pjesë në Konferencën e Paqes. Si i përcillni ato momente?

Ishin ditë të vështira. Ditë plot tension. Pikërisht në dhjetor të vitit 1945 Hysniu duhej të nisej për në Paris. Dihen kushtet e atëhershme të udhëtimit. Komunikimi dhe vetë udhëtimi qe i vështirë. Ky udhëtim zgjati 3-4 ditë. Pra nga Beogradi në Paris që sot shkon për një orë atëherë u bë me ata trena të pasluftës. Udhëtimi u bë me tren, pa ngrohje, përmes Alpeve dhe thuajse me fare pak ushqim. Dihet që edhe komunikimi me atdheun bëhej përmes njerëzve (korriereve) dhe radiogrameve.

Pra kjo ishte faza parapërgatitore për Konferencën e Paqes. Po kur u zhvillua Konferenca?

Gjithë ata muaj për Hysniun dhe për mua ishin muaj pune të pambarimtë. Dua të them se në kohën që mbahej Konferenca e Paqes, (ishte muaji korrik), unë isha në maternitet pasi kisha lindur vajzën Verën. Pikërisht atë ditë Hysniu udhëtoi për në Tiranë dhe sa erdhi dhe më pa në maternitet, pikërisht po atë natë u nis sërish për në Paris me pjesën tjetër të delegacionit, të ardhur bashkë me të në Tiranë.

Po ju pas lindjes ku qëndruat?

Pasi ndenja ca ditë në Tiranë më lajmëruan që nga mesi i shtatorit duhej të nisesha me gjithë vajzën e sapolindur për në Paris. Qëndrova atje gati dy muaj. Vajta disa here si dëgjuese në Pallatin e Luksemburgut, ku zhvillohej konferenca, pasi mu krijua mundësia që të takohesha me disa personalitete sidomos të lindjes. S’më harrohet momenti kur në Konferenca foli dhe Molotovi, ku fill pas diskutimit të tij Shqipërisë iu shtuan disa dëmshpërblime të tjera nga Italia. Pas këtij takimi pikërisht në fund të Hysniu, Behar Shtylla, Kahreman Ylli, Tuk Jakova, u nisën për në Këshillin e Sigurimit për vazhdimin e mbledhjes së tretë në Nju Jork, por dhe për punën që duhej të bëhej për ta njohur Shqipërinë nga OKB-ja. Këto evenimente ndodhën në qershor te vitit 1947. Di të them se Hysniu në atë periudhë tepër të vështirë politike dhe ekonomike për Shqipërinë ka qenë politikani më i spikatur në marrëdhëniet me jashtë ai ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësues të Fuqive të Mëdha.

Cili ishte impenjimi i Hysni Kapos në punët e shtetit?

Hysniu ishte shumë punëtor dhe po aq i mbingarkuar. Unë shkoja për ta lehtësuar duke i kërkuar ta ndihmoja, pasi secili punonte në dhomë të ndryshme. Kur e shihja ashtu në punë i thoja: “Ke gjë për të më dhënë mua?”. Vetëm atëherë ai më jepte dosjet e tepërta që s’përbënin sekret që s’ishin materiale të Byrosë Politike. Materialet e Byrosë ai nuk mi jepte kurrë, kurrë. Ai ma tregonte vetëm ndonjë gjë që i kishte thënë Enveri. Unë pasi i merrja i përfundoja dhe ia ktheja përsëri. Unë kisha personalitetin tim. Ai ngarkohej shumë dhe shokët i thoshin se: “Hysniu është tamahqar në punë”.

Kudo flitet se Enveri ka qenë diktator. Cili është mendimi juaj?

Jo, nuk ka qenë kështu. Sigurisht për mua. Në sytë e mi ai nuk ka qenë i tillë. Ndoshta ai u bë tjetër njeri me problemet e shokëve.

Po me Mehmet Shehun çfarë marrëdhëniesh ke pasur?

I kam pasur shumë të mira, dhe e kam vlerësuar shumë. Ai ishte njeri që kishte ekstreme. Ishte njëri i keqi vetes, pasi me atë korrektesë zihej… Por ai i donte njerëzit që përballeshin, që e kundërshtonin me të drejtë dhe me fakte. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira. S’e di si shkuan punët më vonë, por… Eh, s’di ç’të them…

A kujtoni ndonjë kontradiktë midis krerëve të lartë të pushtetit?

Po ju tregoj një rast. Ishte një mbrëmje e ftohtë nëntori i vitit 1977. Ishim mbledhur në Shtëpinë e Pritjes dhe po bisedonim për probleme të ndryshme. Ra fjala tek veshja. Enveri i thotë Mehmetit: “Pse nuk hedhim në treg lloje të ndryshme copash doku të kenë shumë lloj veshjesh edhe për burrat?” “Jo, - tha Mehmeti, - sepse rinia fillon dhe kopjon modën e huaj, aq do rinia dhe vishet sipas shijeve borgjeze”. “Jo ne rrisim shumë llojet e stofave dhe rrobave në treg, edhe ne për vete duhet të vishemi ndryshe me lloje të ndryshme apo jo Mehmet”, i thotë Enveri. Mehmeti tundi kokën, por nuk ktheu përgjigje.

Po marrëdhëniet tuaja me Nehmije Hoxhën si kanë qenë dhe si janë aktualisht?

Janë marrëdhënie korrekte. Flasim normalisht. Kemi një miqësi të natyrshme jashtë çdo lloj mërie apo pakënaqësie. Unë kisha njohjet me popullin dhe për këtë Enveri më respektonte shumë. Enver Hoxha më krijonte marrëdhënie shumë normale, duke treguar respekt në sytë e Nexhmijes. Kur Hysniu qe në fillim në Amerikë dhe pastaj në Moskë duke mbrojtur luftën tonë, Enveri më thërriste: “Eja të dëgjojmë Hysniun se po flet në radio. Pra kishte radio speciale ushtarake që dëgjohej fjalimi që mbante Hysni Kapo. E dëgjoja gjithë emocion. S’më besohej se ai mund të fliste para gjithë atyre njerëzve të huaj me aq zjarr dhe burrëri. Ose kur ishte në Moskë më thërriste në shtëpi hajde që ta dëgjojmë Hysniun se sot po flet për këtë problem. Fillonte dhe na fliste frëngjisht dhe na thoshte se sa rreptë ka folur Hysniu atje. “Kështu e duan ata Vito”, më thoshte. Pra Enver Hoxha shok më të ngushtë ka pasur Hysni Kapon. Por nga fundi se si donin ta izolonin nga lidhja direkte me Enverin. Madje, një ditë Hysniu vjen te unë dhe më thotë se kjo Nexhmija nuk më lë të futem menjëherë dhe më thotë se ti emocionohesh kur shkon tek Enveri.

Kujtime nga e kaluara

Plenumi i naftës, pse Mehmet Shehu kërkoi falje publike

“Ishim në Plenumin e KQPPSH-së, të vitit 1976 që zhvillohej në Pallatin e Brigadave, flitej për naftën, për problemet, pas dënimit të grupit armiqësor të asaj kohe. E mori fjalën Përgjegjësi i Sektorit të Naftës, Ramiz Xhabia. Ai bëri një pasqyrë të problemeve të sektorit të naftës. i argumentoi ato që thoshte. Fliste me shifra dhe në mënyrë korrekte. Të gjithë e dëgjonim me vëmendje. Pas tij e mori fjalën Mehmet Shehu, i cili i foli ashpër për mosrealizimet dhe problemet në këtë sektor kaq delikat të ekonomisë. Në sallë ra heshtje. Asnjë nuk merrte më guximin as të kthente kokën majtas djathtas. Xhabia kishte folur shumë bindës dhe askujt si shkonte ndër mend se do të merrte atë shpërblim. Mehmeti dha pushim. Kur filloi séanca tjetër e njëjta situatë. Heshtje e plotë. Askush nuk guxonte të fliste. Heshtjen e theu vetë Mehmeti. Ai i kërkoi falje Ramiz Xhabisë për fjalët e rënda që i kish thënë. Atmosfera në sallë ndryshoi. Askush nuk e mendonte se do të kërkonte falje Mehmeti”.

Inati i Kryeministrit

Në Vlorë për të vrarë derra, me Enverin e Hysniun

“Një ditë tetori (në mos gaboj ishte viti 1977) kishim shkuar për pushime në Vlorë. Ishim familja e Enverit, Mehmetit dhe neve. Mehmeti u thotë të shkonim për gjah. Enveri me Hysniun nuk donin, por Mehmeti këmbënguli. Enveri gjithmonë situatat e rreptësisë së Mehmetit i kalonte me të qeshur. U nisën. Shkuan në Karaburun. Kur u ngjitën Mehmeti u tha se si do vepronin. Enverin dhe Hysniun i la bashkë. Por gjahu i derrave do durim. Kaluan disa orë derrat s’po dukeshin. Enveri me Hysniun ndezën nga një cigare. Pas disa minutash vjen Mehmeti gjithë inat. “Ua ç’po bëni, më prishët gjahun, deri e ndjen cigaren që larg”. “Avash a derëbardhë se do e kalojmë dhe pa mish derri”, i tha Enveri me të qeshur. Mehmeti ishte bërë tym. Hajde shkojmë në Vlorë dhe pushojmë pa vrarë derr të egër i tha Enveri. Por Mehmeti tym si ishte iku në Lushnjë. Aty shkoi dhe vrau një derr dhe na dërgoi dhe ne mish në Vlorë. Në mbrëmje mori në telefon nga Tirana duke qeshur duke na pyetur se a na kishte pëlqyer mishi. E kishte harruar inatin”.

Takimi

Enveri dhe babai i Mehmet Shehut

“Mehmet Shehu ishte shumë i zgjuar shumë punëtor, shumë kërkues por shumë nevrik. i ka pas gjithmonë për zemër njerëzit që debatonin, përplaseshin me të në mënyrë të argumentuar. Ai gjatë luftës ka vepruar dy herë gabim me batalionin italian “Garibaldi” dhe me popullsinë e Lushnjës. Ai na tregonte njëherë takimin që ka pasur babai i tij me Enver Hoxhën. Pra Enveri kishte shkuar në fillim të luftës në shtëpinë e tyre. Biseda kaloi shumë këndshëm dhe ora kaloi shumë shpejt. Kur iku Enver Hoxha babai im )thotë Mehmet Shehu) u thotë të pranishmëve në odë: Dëgjojeni atë djalë (për Enver Hoxhën) se është i zgjuar por edhe trim, jo si ky imi (dhe më tregon mua na thoshte Mehmeti), që është çakamak”.

Pretendimi

Liri Gega, pse donte të bëhej gruaja e parë gjenerale

“Liri Gega ishte një femër shumë e lëkundur। Edhe në Berat, Liri Gega njëherë kundra dhe një herë binte dakord me njërën apo tjetrën palë. Në fund atë e hoqën nga anëtare e Komitetit Qendror. Ajo në atë kohë pretendonte të merrte gradën gjenerale. E kuptoni, për gjeneralë. Një femër gjenerale. E pabesueshme apo jo. Mua por dhe shumë grave të tjera ajo u thoshte pse të mos bëhet një grua gjenerale? Ajo nënkuptonte për vete. i mendonte të gjitha për vete. Në atë kohë gratë me më shumë autoritet ishin Naxhije Dume (anëtare e Komitetit Qendror), Liri Gega, anëtare e Komitetit Qendror, Fiqiret Shehu ishte komisare e Brigadës së Parë dhe unë që isha sekretare e Enverit”.

Njerëzit që përfituan prej nesh, na kthyen krahët

Vito Kapo, bashkëshortja e njeriut më të afërt dhe më të besuar të Enver Hoxhës, Hysni Kapo, flet për "Telegraf", për periudhën kur ajo dhe i shoqi i saj Hysni Kapo ishin në strukturat kryesore të shtetit komunist. Vito Kapo njihet nga opinioni si pjesëmarrëse që në moshë të vogël në Luftën Nacional-Çlirimtare, ku u njoh dhe me Hysni Kapon, në atë kohë komisar i zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër. Më mbrapa, duke filluar që pas Kongresit të Parë të Partisë Komuniste, pra që pas vitit 1948-s, ajo ka qenë në kryesinë e organizatës së "Bashkimit të Grave të Shqipërisë" dhe prej vitit 1955 ka qenë Kryetare e kësaj organizate, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 1982, kur ajo u emërua ministre e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore. Vito Kapo ka qenë, ndërkohë, deputete e të gjitha legjislaturave të Parlamentit komunist, ndërkohë që deri në vitin 1974 ajo ka qenë në kryesinë e atij Parlamenti. Në vijim të intervistës së saj ajo thotë:

Po me gratë e tjera që kishin pozicione të rëndësishme, si kanë qenë këto marrëdhënie?

Të mira. Por tani që po më pyesni, më kujtohet një rast me Lenka Çukon. Nga viti 1979 kisha qenë me Lenkën në Lushnje, shkuam në Krutje dhe pasi pamë disa kooperativa më thotë: “Shiko fëmijët me bagëti”. “Pse, - e pyes unë, - kanë lënë shkollën këta dhe rrinë me bagëtinë”. Thirrim sekretaren dhe i themi se përse mos të rrinë të tjerë njerëz me bagëtitë dhe jo fëmijët. “Këto janë lopët, -përgjigjet ajo. Është më mirë, thotë ajo, që të tufëzohen se është më mirë për gratë dhe për fëmijët”. Unë nuk e kundërshtova. Ishte maj ‘79 dhe i them Hysniut. Mendova se gratë duhet të ishin më të lira. Unë vetë nuk isha as për familje, as për fëmijë, por u dedikova krejtësisht punës. Megjithëse nipi im, Andi Bushati, më kundërshton. Ai më thotë se: “Për çka ke bërë për ne të gjithë ne jemi shumë borxhli. Përsa i takon marrëdhënieve me gjyshin ju keni qenë gjithnjë të dashuruar”.

Ndërkohë Hysniu kishte një fëmijë me martesën e parë, po marrëdhëniet me të si kanë qenë?

Pëllumbi është djali me nusen e parë të Hysniut, por që ne e kemi dashur dhe respektuar njëlloj. Ai është rritur me ne dhe me shumë dashuri. Askush s’e dinte që ai ka pasur nënë tjetër. Edhe fëmijët e morën vesh shumë vonë. Besniku, djali im më thotë një ditë, çfarë date ka unaza jote? U habita me pyetjen. Ai kishte nuhatur diçka. Shpesh herë i thoja Hysniut t’ua tregonim fëmijëve se çfarë e kishin Pëllumbin, por Hysniu nuk donte. Pyetja e Besnikut më vuri në dilemë. Më vonë u detyruam tua themi. Fëmijët e mi s’e besonin. Ata ishin rritur sikur të ishin vëllezër. Pa asnjë dallim, pa asnjë teprim, pa asnjë mos vëmendje. Gëzonin të njëjtat të drejta, dashuri, afinitet, respekt, etj.. Edhe sot marrëdhëniet me Pëllumbin i kam si me fëmijët e tjerë, i kam shumë të mira. Ata janë fëmijët e mi dhe ata për njëri- tjetrin janë vëllezër apo motra.

Si e kujtoni punën për dekada të tëra në qeveri dhe në ish- Bllok?

Ne kemi qenë idealistë. Çdokush mund ta interpretojë si të dojë, por di të them se ne kemi punuar me përkushtim, devotshmëri, përgjegjësi dhe nuk kemi pasur kushedi se çfarë privilegjesh. Ne kemi ikur nga blloku me duar bosh, me duar në xhepa. S’morëm pasuri.

E vërtetë që s’keni pasur privilegje?

Ato kanë qenë ashtu siç janë dhe sot, pjesë të organikës në detyrat funksionale që kemi kryer. Vetëm se kemi një ndryshim nga drejtuesit e sotëm, për çdo gjë që kemi harxhuar, e kemi bërë me fatura dhe janë paguar me çmime speciale, aq sa në fund të muajit dilnim zero. Në këto llogaritje kemi parasysh që nga qiraja e shtëpisë. Prandaj, kur erdhi një ditë që ne lamë karriget e shtetit dhe mirë bëmë, se nuk mund të themi se i kishim me tapi, por fakti është që ne dolëm pa asnjë të ardhur rezervë. Këtë të vërtetë e them për të dhënë dhe një fakt të krenarisë sime të ligjshme, përballë njerëzve që na kanë besuar jo pak. Ndërsa sot për pushtetarët në gazeta flitet shumë ndryshe për abuzimin.

Sistemi që kaloi akuzohet së pari për zbatimin e një lufte klasore tepër të ashpër?

Më mbrapa kam mësuar diçka më hollësisht, për sa është bërë në lidhje me të, apo me shumë veprime të Sigurimit. Këtu fjalën se kam te parimet në të cilat mbështetej lufta e klasave në sistemin komunist. Por ajo ç’ka dua të them është se unë e pranoj dhe duhet pranuar nga kushdo që poshtë në bazë ajo është ekzagjeruar jo pak, madje nga sa jam në dijeni në disa zona ka qenë shumë e ashpër dhe në disa zona më e butë. Këtu ka të bëjë me pavarësinë lokale, që ka funksionuar Sigurimi i Shtetit në këtë drejtim. Në parim ishte shtruar ideja që të zhvillohej kjo luftë, por gjithmonë mbi disa principe bazë mbi të cilat funksiononte shoqëria jonë socialiste. Mirëpo, nga sa mësova shumë më vonë, mbi këtë gjë është abuzuar shumë.

Një gjë e tillë nuk iniciohej nga lart?

Kam parasysh se Hysniu, sa herë që unë dilja në rrethe me shërbim, si e deleguar apo për detyra të tjera, më thoshte: "Vito, bëj kujdes, mos plagos njerëz, sepse ajo dëmton edhe njerëzit e thjeshtë, që mund të gabojnë padashur, por dëmton shumë dhe Partinë, pasi në zona dhe kolektiva të ndryshme të gjithë kanë lidhje me njëri-tjetrin”.

Çfarë ke konstatuar pas përmbysjes së komunizmit?

Më ka bërë përshtypje sjellja e shumë njerëzve që i mbanim afër. Ata në kohën tonë na kanë duartrokitur mjaft, për të mos thënë më shumë, ndërkohë që në kohën e sotme po ata njerëz, për të përfituar kredo politike, kanë ndërruar ngjyrë duke u bërë ekstremistë. Unë i pranoj kritikat, kemi bërë gabime, por më pëlqen korrektësia, sidomos kur ka të bëjë me të vërtetat historike.

Sot si ndiheni për punën që keni bërë?

Ndihem krenare për veten time, se kam bërë sa kam mundur, duke mos kursyer asgjë për interesin e përgjithshëm, duke filluar që nga koha e luftës, ku, morëm pjesë aktive si familje doktori e plotë dhe deri në çlirimin e Shqipërisë. Nuk flitet për oraret apo elemente të parëndësishme, por për përgjegjshmërinë që kemi punuar. Sot mund të thonë që është bërë ajo apo kjo keq, por harrojnë se ku ishte Shqipëria dhe ku erdhi. U harrua që u ndërtua një kompleksitet i jashtëzakonshëm i infrastrukturës së shtetit. U ngrit industria, bujqësia, arsimi etj., etj.. Por këto nuk janë bërë vetëm. Nuk i harroj dot netët e viteve të para, kur Hysniu rrinte gjithë natën në mbledhjet e Byrosë dhe kthehej vetëm ndaj të gdhirë me një stres që nuk mund ta përshkruash. Flinte vetëm pak orë, madje për të qenë e saktë po të them që flinte jo më shumë se dy-tri orë. Sa binte mëngjesi, nisej në atë apo në këtë rreth, ku rrinte me ditë të tëra. Këtu fjala është se në gjithë Shqipërinë dilnin probleme nga të gjthëfarësojshmet, që kërkonin durim, nerva dhe gjakftohtësi. Nuk të flas më tepër, se duket sikur qahem, por janë arsyet për të cilat ndihem krenare.

Idealizmi

Vlerësimi për periudhën komuniste

“Do të flisja të paktën disi në parim për përkushtimin e administratës drejtuese. Unë do t’ju kujtoja vetëm përkushtimin dhe idealizmin që na ka karakterizuar tërë jetën. Pas kësaj, mund të bëni krahasimet e duhura. Nuk dua të ndalem për sa jemi akuzuar në jetën private, që është arritur deri aty sa të konsiderohemi sikur gjithçka që kemi përfituar e kemi pasur pa faturë. Shkurt, po të them se kam ngelur tepër e shokuar nga sa kam parë dhe dëgjuar. Unë nuk kam si ta mohoj që ndihem krenare për veten time, se kam bërë sa kam mundur, duke mos kursyer asgjë për interesin e përgjithshëm, duke filluar që nga koha e luftës, ku, si një familje doktori që kemi qenë, morëm pjesë aktive me gjithë vëllezër në luftë, deri në çlirimin e Shqipërisë. Më mbrapa mund të pranosh një fakt, se pozicionet shtetërore që kemi përfaqësuar janë shoqëruar dhe me privilegjet përkatëse, por kurrsesi nuk mund të thuash se ne nuk kemi punuar me natë e me ditë, me ankth e me stres, duke u karakterizuar me një idealizëm të pashembullt, për të ndihmuar sinqerisht progresin shoqëror”.

Propozimin që nuk e pranoi Enveri

Ditët e fundit të Hysni Kapos në klinikën e Parisit

Duke punuar shumë ai lodhej shumë. Nga vitet ‘74-‘75, ai bëri disa herë kërkesë Enver Hoxhës që të lirohej nga detyrat, por Enveri nuk pranoi. Madje, në vitin e fundit ai kishte bërë shumë herë propozime që të largohej. Po kështu, ai nuk donte që unë të isha me disa detyra. Nuk donte të lakoheshim. Duke qenë se unë isha kryetare e një organizate mase, automatikisht me Kushtetutë isha anëtare e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Anëtare presidiumi i Kuvendit Popullor ishte forumi më i lartë. Atje ishte edhe Enver Hoxha. Kjo ngjallte edhe pak xhelozi. Nga viti ‘70 më hoqi nga presidiumi i Kuvendit Popullor pa dijeni në time dhe pse rregullorja nuk e lejonte. Ai donte të ishte njeri i thjeshtë i pa komentuar. Edhe përpara se të vdiste, ai kishte marrë leje dhe unë nuk e dija se ishte sëmurë nga tensioni, zemra. Edhe doktori nuk ma thoshte se sa e kishte tensionin. Por unë ia masja vetë tensionin duke e parë nga frymëmarrja dhe i thoja doktorit se ka frymëmarrje shumë të shpeshtë. S’ka gjë se është vapë më thoshte ai. Unë në atë kohë kisha nusen e djalit në maternitet. Po bëheshim gati për pushime në Pogradec. Hysniu më thotë se do të pres djalin që të vijë në shtëpi, pastaj të ikim dhe ne në Pogradec. Unë i thashë Hysniut se kam një grup instruktorësh në Shkodër dhe dua të shkoj atje se dua të jap edhe konkluzionet. Të shkosh, më tha. Shkova 4 ditë në Shkodër. Kur u ktheva të dielën lindi nusja dhe të hënën u nisëm për në Pogradec. 15 ditët e para në Pogradec Hysniu ishte mirë më shëndet. Unë kisha marrë përsipër dhe më kishin ngarkuar që të bëja një pjesë të raportit të Bashkimeve Profesionale. Ata shkruanin shumë dobët dhe Enveri më thoshte gjithnjë: “Ata shkruajnë dobët dhe përkthejnë dobët” ndaj materialin do e përgatisësh ti. Ishte detyrë suplementare. Pra kisha shkuar për pushime dhe po bëja raportin e Bashkimeve Profesionale. U mora vetë me të gjithë raportin pasi një gjë të tillë ma besoi vetë Enver Hoxha. Kur mbarova atë pjesë, Hysniut filloi t’i hipte pak temperaturë. Hysniu gjithë ato ditë ecte dhe rrinte me shokun Enver. Duke qenë bashkë ata thanë se ne nuk bëjmë pushime, por më shumë punë dhe kështu vendosën dhe u ndanë 5 ditë. Edhe ato ditë filloi sërishmi të ketë temperaturë. Hysniut filloi t’i hipte më shumë temperatura. Ndenjëm pak për pushime dhe ai i shoqëruar u nisëm për kurim. Ishte viti 1979. Qëndruam 2-3 net në Tiranë dhe pastaj u nisëm urgjent për Paris, pasi gjendja e Hysniut u rëndua shumë. Por s’ishte e thënë, sepse edhe aty si bënë gjë…Hysniu na la kur e donim më afër se kurrë. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, i dashur, punëtor, atdhetar, këmbëngulës. Ai ishte besnik në çdo gjë.

BE-ja dhe NATO-ja këshillohen për ndërhyrjen ushtarake në Libi



Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle duke folur para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle duke folur para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Derisa "koalicioni i të vullnetëshmve" krijon fakte në hapësirën ajrore mbi Libi, NATO dhe BE ose vende anëtare të veçanta përpiqen të gjejnë një rol në këtë ndërhyrje. Kështu ishte edhe në takimin e Brukselit.

Ministri i jashtëm finlandez Alexander Stubb nuk e kupton tërë shqetësimin rreth angazhimit ushtarak. Sipas tij, një pirg urithi nuk duhet bërë mal. Stubb e quajti historik mandatin e gjerë të OKB-së:

„Kemi këtu një rezolutë të OKB-së, e cila jep një mandat mjaft të gjerë për të mbrojtur civilët në Libi. Në mbështetje të këtij mandati ishin Bashkimi Evropian, Liga Arabe, Bashkimi Afrikan, gjithë bashkësia ndërkombëtare.“

Votimi i shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit mbi zonën e ndalim-fluturimit për Libinë më 17 mars 2011.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Votimi i shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit mbi zonën e ndalim-fluturimit për Libinë më 17 mars 2011.Por Gjermania pati abstenuar në Këshillin e Sigurimit dhe me këtë u gjet në shoqërinë e shteteve si Rusia dhe Kina. Një sërë komentesh shtypi bën fjalë për izolim gjerman. Deri tani qeveritë e vendeve të BE-së kanë qenë të përmbajtura me kritikën. Megjithatë, ministri i Jashtëm luksemburgas Jean Asselborn, u distancua nga sjellja e Gjermanisë.

Gjermania "e izoluar"

„Ka një nuancë me Gjermaninë, por kjo ka të bëjë me përgjegjësinë e Gjermanisë, dhe unë nuk jam këtu për të ta kritikuar këtë gjë. Vetëm e konstatoj", tha ai.

Homologu i tij gjerman Guido Westerwelle shpreh para së gjithash keqardhje, që Evropa paraqitet sërish e ndarë: „E di, që kjo natyrisht nuk është e lehtë, kur brenda Evropës vendet vendosin në mënyra të ndryshme. Megjithatë, si ministër i jashtëm gjerman nuk mund të dërgoj ushtarë gjermanë në Libi sepse e bëjnë të tjerët, po duhet të jem vetë i bindur për këtë. Dhe ne vendosëm, që të mos marrim pjesë me ushtrinë tonë në ndërhyrjen ushtarake në Libi.“

Aeroplanmbajtësja franceze Charles de Gaulle duke u nisur drejt Libisë.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Aeroplanmbajtësja franceze Charles de Gaulle duke u nisur drejt Libisë.Westerwelle u ndie fillimisht i konfirmuar nga një deklaratë e Amr Moussas, sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe, të dielën. Ky kishte shprehur mendimin, se aksionet ushtarake po tejkalonin mandatin. Por të hënën vetë Moussa deklaroi, se "ishte keqkuptuar dhe se vazhdonte të mbështeste rezolutën".

Mungesa e unitetit

Të paktën BE-ja arriti të pajtohej për sanksione të mëtejshme kundër personave dhe institucioneve libiane. Me gjasa sanksionet kundër industrisë së naftës do të pasojnë së shpejti.

Por Evropa është e ndarë edhe në pyetjen, se kush duhet ta udhëheqë në të ardhmen aksionin ushtarak. Deri tani ishte një nismë e shteteve të veçanta, fillimisht Francë, Britani e Madhe dhe SHBA, tani shtohen edhe të tjera. Por ministri i jashtëm italian Franco Frattini gjykon, se tani kërkohet NATO-ja.

„Ne besojmë se ka ardhur koha që nga një koalicion të vullnetëshmve të mbërrijmë te një qasje brenda NATO-s, e bashkërenduar më mirë. Sepse NATO-ja ka aftësinë, përvojën për të drejtuar një aksion të mirëkoordinuar.“

Por te NATO-ja grindja vazhdon. Franca është kundër marrjes së komandës nga aleanca, sepse, thotë ajo, NATO-ja ka nam tepër të keq në botën arabe. Edhe Turqia është e mbyllur ndaj kësaj. Dhe kur vetëm një anëtar i NATO-s thotë jo, nuk shtrohet për diskutim një udhëheqje prej NATO-s.

Autor: Christoph Hasselbach / Elert Ajazaj

Redaktoi: Bahri Cani


Monday, March 21, 2011

Libi, ja ç’ndodh në terren gjatë bombardimeve (Video)

:


Libi-cndodhNë web është publikuar një video, ku shfaqet ato që janë pasojat e sulmeve aleate në Libi. Të gjithë bëmat dhe shkatërrimet e ardhura nga bombardimet tregohen në këto imazhe. Gjithashtu shfaqen makina, që nxitojnë të ikin nga shpërthimet e municioneve të automjeteve të tjera, pas sulmeve të ardhura nga ajri. Ndërkohë që rebelët në terren duket se festojnë shkatërrimin e forcave të Gedafit, teksa njëri prej tyre tregon edhe një trup të djegur të një ushtari të regjimit. Ndërsa në fund të videos mund të shihet një shpërthim i madh, megjithëse nuk dihet nëse ai shpërthim u shkaktua nga një bombë prej ajrit, apo nga një tjetër shpërthim përreth në terren.


Libi, ja ç’ndodh në terren gjatë bombardimeve (Video)

:


Libi-cndodhNë web është publikuar një video, ku shfaqet ato që janë pasojat e sulmeve aleate në Libi. Të gjithë bëmat dhe shkatërrimet e ardhura nga bombardimet tregohen në këto imazhe. Gjithashtu shfaqen makina, që nxitojnë të ikin nga shpërthimet e municioneve të automjeteve të tjera, pas sulmeve të ardhura nga ajri. Ndërkohë që rebelët në terren duket se festojnë shkatërrimin e forcave të Gedafit, teksa njëri prej tyre tregon edhe një trup të djegur të një ushtari të regjimit. Ndërsa në fund të videos mund të shihet një shpërthim i madh, megjithëse nuk dihet nëse ai shpërthim u shkaktua nga një bombë prej ajrit, apo nga një tjetër shpërthim përreth në terren.


Shtetet e Ballkanit dhe misioni ushtarak kundër Gaddafit

Luftime në Libi. Kryengritësit i ikin një sulmi ajror të forcave të Gaddafit
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Luftime në Libi. Kryengritësit i ikin një sulmi ajror të forcave të Gaddafit

Lufta kundër Gaddafit vazhdon. Forcat amerikane, britanike dhe franceze kanë vazhduar goditjet kundër objektivave ushtarakë të Gaddafit. Po si është pritur sulmi në Libi në vendet e Ballkanit?

Ndërkohë që forcat amerikane, angleze dhe ato franceze janë duke vazhduar misionin luftarak kundër diktatorit Muammar al-Gaddafi, Gjermania, megjithëse që i përkrah plotësisht qëllimet e rezolutës, nuk do të dërgojë ushtarët e saj në Libi.

Misioni në Libi po kthehet në një problem vendimmarrjeje edhe për NATO-n. Të 28 shtetet anëtare nuk kanë rënë ujdi për një pjesëmarrje në zbatimin e zonës së ndalimfluturimit në Libi, sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara. Turqia, por edhe Franca nuk janë dakord për pjesëmarrjen e NATO-s në këto sulme.

Ndërkohë njëri nga shtetet më të vogla të NATO-s, Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka deklaruar në fundjavë se Shqipëria është e gatshme të ofrojë mundësitë e saj koalicionit ndërkombëtar në Libi, duke e vlerësuar këtë mision si shumë të rëndësishëm për lirinë, paqen dhe stabilitetin në Mesdhe. Agjencitë botërore të lajmeve, të cilat i dhanë jehonë njoftimit nga Shqipëria theksojnë se megjithë gatishmërinë që jep Shqipëria nuk saktëson se çfarë ndihme konkrete do të japë për koalicionin kundër Gaddafit.

Kryeministri i Kosovës Hashim ThaçiBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

Kosova për shkak të përvojës së saj e kupton misionin në Libi

Kosova, e cila gjithashtu arriti të mbrohej në vitin 1999 nga trupat e Millosheviçit vetëm nga ndërhyrja e NATO-s, - ku bënte pjesë si edhe tani, Anglia, Franca, SHBA edhe Gjermania për herë të parë, - e mbështet misionin kundër diktatorit libian Muammar al Gaddafi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se Kosova është "dëshmimtare e rëndësisë së intervenimeve të tilla" si ai intervenimit 79 ditor të NATO-s kundër forcave të Millosheviçit, "gjë që përfundoi me lirinë e Kosovës dhe rënien e diktatorit serb."

Më shumë se një dekadë pas sulmit të zhvilluar nën emrin e NATO-s për ndalimin e terrorit të Millosheviçit në Kosovë, ka pasur reagime të ndara në Serbi. Portalet e internetit B92 dhe Blici ditor publikojnë opinionet e disa serbëve, të cilët shprehen kundër ndërhyrjes në Libi. Komentet reflektojnë pikëpamje, sipas të cilave fushata ushtarake synon mbrojtjen e interesave të perëndimit më shumë se kundërshtarët e Gaddafit. Megjithëse ka edhe zëra që e përkrahin sulmin kundër diktatorit, "i cili po vret qytetarët e vet" siç shkruajnë qytetarë serbë.

Ndërkohë Kroacia nga ana e saj e ka përkrahur operacionin shpëtimtar në Libi, "i cili synon ndalimin e sulmeve ndaj civilëve dhe krizën humanitare" u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kroate, Mario Dragun.

Autor: afp/dpa/Arapi

Redaktoi: Auron Dodi

Sunday, March 20, 2011

"Sulmet barbare nuk justifikohen"- Reagimet e regjimit Gadafi

Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:

Britanikët dhe amerikanët goditën kryesisht pozicionet antiajrore në Tripoli e Misrata. Avionët francezö bombarduan trupat, që sulmuan bastionin e rebelëve Bengasi. Zëdhënësi i Gaddafit dënoi në Tripoli sulmet.

Gjatë natës si dhe në orët e para të mëngjezit (20.3.) nga Tripoli dhe Bengasi janë njoftuar sulme ajrore. Në periferitë e Bengasit banorët kanë hynë në xhami, për t'i shptëuar sulmeve ajrore, njofton stacioni televiziv Al Xhazira. Pranë qytetit port Misrata është shkatërruar një bazë ushtarake e trupave të Gaddafit.

„Një kryqëzatë armike nga ajri bombardon caqet tona civile në Tripoli“, thuhet në televizionin shtetëror libian dhe tregohen pamje live nga sheshi i Gjelbër në Tripoli dhe një grup njerëzish, që janë grumbulluar para selisë ushtarake të Gaddafit, citat „për të mbojtur revolucionin dhe udhëheqësin e saj“, kështu u shpreh të shtunën në mbrëmje vonë (19.3.) Muhammad Az-Zavi, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Popullor të Libisë: „Grumbullimet e papara të njerëzve, të cilat keni mundur t'i shihni sot, dëshmojnë se çdo sulm në Libi do të dështojë."

Një përkrahës i Gadafit me fotografinë e diktatoritBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Një përkrahës i Gadafit me fotografinë e diktatorit

Mburoja njerëzore

Grumbullimi i njerëzve, për të mbrojtur caqet ushtarake dhe strategjike të vendit, është reagim i regjimit ndaj sulmeve të avionëve dhe raketave të ushtrisë franceze, britanike dhe amerikane, të cilat që nga e shtuna kanë shkatërruar qindra caqe në bregdet. Objektiva ushtarake, thotë aleanca perëndimore, objektiva civile thotë Libia. Të dielën në mëngjez (20.3.) televizioni shtetëror foli për për 48 të vdekur dhe 150 të plagosur. Muhammad az-Zavi të shtunën në mbrëmje (19.3.): „Pretendimi, se ky sulm armiqësor bëhet për të mbrojtur civilët, hidhet poshtë nga ajo që ndodhi sonte te ne. Shumë civilë u plagosën, spitalet janë plot, ambulancat janë ende rrugës. Për këtë sulm barbar nuk ka asnjë justifikim.“

Libia e ka pranuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit, ka ndërprerë veprimet ushtarake kundër milicëve të armatosur dhe ka kërkuar nga OKB të dërgojë vëzhgues, që do të verifikojnë armëpushimin, vazhdoi az-Zavi, çdo fjalë e tij u përkthye menjëherë në anglisht, me qëllim që edhe përfaqësuesit e shtypit të huaj të pranishmën të mund të mbanin menjëherë shënime.

Rebelët lajmërohen rregullisht me telefon në stacionet televizive Al Xhazira dhe Al Arabiya. Ata thanë se kanë zbrapsur me sukses trupat e Gadafit në Misrata, ku njerëzit janë ende të shkëputur nga çdo furnizim dhe në Bengazi në kryeqytetin e rebelëve.

Autor: Esther Saoub/Angjelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani

Raketa kundër regjimit të Gadafit

Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:

Operacioni ndërkombëtar në Libi po përqëndrohet tani edhe ndaj Tripolit. Aleanca perëndimore e kryesuar nga Franca dhe SHBA synon të ndalë sulmet e trupave të Gadafit ndaj kryengritësve . Ky i fundit reagon me kërcënime

SHBA dhe Britania e Madhe filluan të shtunën (19.03.2011) të godasin me raketa nga luftanijet dhe nëndetëset ndaj bazave ushtarake të regjimit Muammar al-Gadafit. Gjithashtu avionë francezë dhe britanikë qëlluan nga ajri. Në shënjestër të sulmeve ishin në radhë të parë objektivat në afërsi të bregdetit. Por sulme pati edhe ndaj kryeqytetit Tripoli. Veprimet ushtarake të miratuara nga Kombet e Bashkuara synojnë ta pengojnë Gadafin të vazhdojë luftën kundër popullit të vet.

Sipas Ministrisë amerikane të Mbrojtjes janë hedhur më shumë se 110 raketa të tipit Tomahawk. Rreth 20 komplekse ushtarake janë marrë në shënjestër, tha zëvendësadmirali William Gortney. Avionët ushtarakë francezë qëlluan mbi një automjet të ushtrisë libiane. Sipas informacioneve të stacionit televiziv arab al Xhazira avionët qëlluan edhe katër tanke të trupave të Gaddafit pranë Bengasit, bastion ky i kryengritësve.

"Aksioni tashmë ka filluar"

Presidenti Obama flet për fillimin e sulmeve mbi Libi, Brazil, 19 mars 2011Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Presidenti Obama flet për fillimin e sulmeve mbi Libi, Brazil, 19 mars 2011

Sulmet filluan paralelisht me një samit të posaçëm të politikanëve ndërkombëtarë në Paris nën drejtimin e presidentit francez, Nikola Sarkozi, i cili ka qenë vazhdimisht për ndërhyrjen ushtarake. Presidenti amerikan Obama dha urdhërin për një "operacion të kufizuar ushtarak në Libi". Ky aksion ka filluar tani“, tha Obama gjatë vizitës së tij në Brazil. “Ne nuk do të dërgojmë, po e përsëris, nuk do të dërgojmë trupa amerikane në tokë." Sipas një informacioni të “New York Times“ ushtarët amerikanë , sipas dëshirës së Obamës do të jenë “disa ditë dhe jo me javë" të përfshirë në luftë.

Sundimtari libian Gadafi reagoi me tone luftarake. “Deti Mesdhe do të kthehet në fushë beteje“, tha Gadafi në një mesazh të shkurtër audio, që u transmetua në mbrëmje nga televizioni libian. Populli libian është i gatshëm për luftë, "ne do të hapim depot e armëve për të gjithë libianët." Më parë një zëdhënës i qeverisë libiane kishte përsëritur kërkesën, që të vijnë në Libi vëzhgues ndërkombëtarë .

Amerikanët dhe francezët me veprimet e tyre ushtarake duan të ndalin sulme të tjera kundër civilëve dhe grupeve opozitare në Bengasi. Përveç kësaj regjimi i Gadafit duhet penguar, që të mbrohet ndaj zonës së ndalim fluturimit.

Qeveria gjermane refuzon pjesëmarrjen direkte të ushtarëve të saj në këtë operacion. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përfaqësuesi i Gjermanisë abstenoi në votimin për vendosjen e zonës së ndalimfluturimit. Pas takimit të posaçëm në Paris kancelarja Angela Merkel garantoi sërish mbështetjen indirekte.

Avionë britanikë drejt LibisëBildunterschrift: Avionë britanikë drejt Libisë

Përgënjeshtrohen sulmet në Bengasi

Qeveria libiane përgenjëstroi njoftimet për sulme të trupave të saj në Bengasi. Ministri i Jashtëm Mussa Kussa tha në Tripoli: “Ne e respektojmë plotësisht armëpushimin e njëanshëm, që kemi shpallur dhe përfundimin e të gjitha operacioneve ushtarake". Trupat e Gadafit sipas dëshmitarëve okularë para fillimit të samitit kishin qëlluar Bengasin me artileri dhe predha antitanke. Sipas mediave arabe njësi të trupave qeveritare hynë në pjesët jugore të qytetit. Edhe avionë luftarakë kanë fluturuar mbi qytet. Një avion ushtarak u rrëzua, ishte e paqartë, nëse i përkiste rebelëve, apo forcave qeveritare. Sipas kryetarit të qeverisë provizore të opozitës në Bengasi, Mustafa Abdul Dschalil, ka pasur shumë viktima. Në spitale ka shumë të plagosur, i tha ai stacionit Al-Dschasira.

Autor: Marko Langer/Angjelina Verbica (dpa,afp,rtr)

Redaktoi: Eliana Xhani