Friday, February 4, 2011
Recidivisti antishqiptar Nikolas Gejxh dhe liderët politikë grekë të pakorrigjueshëm nga paragjykimet shoviniste
Greqia dhe liderët e saj politikë, prej gati dy shekujsh që nga shpallja e pavarësisë së Greqisë, nuk kanë hequr dorë nga paragjykimet shoviniste të tipit “megaliidhea”; sidomos nga qëndrimi paranojak ndaj Turqisë, pa përjashtuar aspak dhe qëndrimin fort
negativ ndaj Shqipërisë, me pretendimet e aneksimit të territoreve të Jugut të Shqipërisë, që ata e quajnë “Vorio-Epir” dhe me angazhimin e ethshëm helenizues, po në Jugun e Shqipërisë.
Këto ditë, megjithëse Greqia po kalon krizën e rëndë ekonomike, që filloi vitin e kaluar, ajo mundohet të intensifikojë marrëdhëniet ekonomike me Turqinë fqinje dhe pranon deklarimin për “marrëdhënie të shkëlqyera” me Shqipërinë të bërë nga politikanët e përgjunjur shqiptarë; përsëri nga politikanë e veprimtarë nacionalistë grekë; si lobisti greko-amerikan, tellalli panhelenist Nikolas Gejxh (Nikos Gaxhojanis), i cili foli dhe bëri thirrje për një “Vorio-Epir” të fortë! Madje ky “palikaris” i mllefit antishqiptar grek, duke folur për çështjen çame, përsëriti trillimin bajat grek për bashkëpunimin e çamëve me fashizmin dhe e krahasoi dëbimin e tyre nga trojet amtare, me dëbimin e 14 milionë njerëzve nga vendet e lindjes, mbas Luftës së Dytë Botërore, mbasi edhe ata sipas tij kishin bashkëpunuar me pushtuesit nazifashistë. Në fakt këta 14 milionë të dëbuar nga Europa Lindore, janë përgjithësisht gjermanë autoktonë të Prusisë Lindore, Silezisë, Sudetëve dhe popullsi gjermane të ish Bashkimit Sovjetik, Polonisë, Rumanisë, Hungarisë etj; si dhe po këtu përfshihen gjermanët e Vollgës, tatarët e Krimesë, kallmikët etj,. popullsi të BS, që Stalini i deportoi në Azinë Qendrore dhe në Siberi. Por ky krahasim i fëlliqur i Gejxhit, nuk vlen aspak për çamët, të cilët u shpërngulën nga trojet e tyre shekullore në Greqi të shoqëruar me genocid, thjesht për pastrim etnik, urrejtje fetare dhe “homogjenizim” etnik e demografik, të një vendi shumëetnik, si Greqia.
Gjithashtu duhet kujtuar fakti se eurodeputetët grekë, kanë bërë deklarime dhe pretendime antishqiptare në forumet e BE-së e gjetkë, gjithmonë me frymëzim nacionalist dhe fetar helenik; siç bëri dhe ka bërë greko-amerikani i llastuar, panhelenisti i fandaksur Nikolas Gejxh.
Greqia pretencioze, nga njëra anë përpiqet për të shtuar dhe intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dhe të biznesit greko-turk me Turqinë fqinje,kurse nga ana tjetër mban qëndrime acaruese ndaj marrëdhënieve politike me Turqinë;pavarësisht prirjes për të shtuar marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve. Kështu në Komotini, të Trakisë Lindore të Greqisë, u mbajt Forumi i dytë i biznesit rajonal greko-turk; i organizuar bashkarisht nga Bordi për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë i Turqisë (DEIK) dhe Unioni i Federatës së Dhomave e Ndërmarrjeve greke. Ministri turk i Industrisë dhe Punës, Nihat Ergun; Kryetari i Unionit të Dhomave dhe të Shkëmbimit të Mallrave të Turqisë (TOBB) Rifat Hisarxhikliogllu; Kryetari i DEIK-ut Selim Egeli; zëdhënësi i Qeverisë Greke, Jorgos Petalotis; si dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë greko-turke, morën pjese në këtë forum.
Pothuajse 400 biznesmenë turq e grekë ishin të pranishëm në forumin e para dhjetë ditëve, që zgjati dy ditë. Forumi i parë rajonal i biznesit greko-turk u mbajt më 9 dhjetor 2010 në Selanik. Nga ana tjetër, më 19 janar 2011, Presidenti i mplakur grek, 81 vjeçari Karolos Papulias, gjatë takimit me kundërpartinë e tij armen, Serzh Sarkisjan, i tha këtij të fundit, se në të kaluarën Greqia dhe Armenia “u masakruan” nga Turqia dhe se Greqia u detyrua të hynte në një garë tepër të kushtueshme armatimesh me Ankaranë; çka e shtyu Greqinë të hynte në borxhe të mëdha.
“Ne na therën të njëjtët barbarë”, i tha Karolos Papulias, Presidentit armen gjatë vizitës treditore, që ai bëri në Greqi.
Papulias tha se “shumë gjëra kanë ndryshuar”, që nga fillimi i shekullit të 20-të, kur ndodhi vrasja e armenëve, si dhe e grekëve të Detit të Zi dhe kritikoi garën e gjatë të armatimit, që ka zgjatur për dekada; e cila i ka kushtuar Athinës miliarda euro.
“Nëqoftëse nuk do të ishim nën barrën e rëndë ekonomike të balancimit të armatimeve, ne nuk do t’ia kishim nevojën Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), u shpreh 81 vjeçari i amnezuar Karolos Papulias. Ai shtoi, se ne kemi derdhur shumë para në NATO për armatime; çka është e padrejtë për një popull paqedashës.
Athina pësoi një faliment (bankrupt) vitin e kaluar dhe qortua nga Bashkimi Europian dhe FMN; të cilët u shqetësuan dhe mbajtën qëndrim lidhur me deficitet masive të buxhetit grek. Greqia u detyrua të planifikojë marrjen e 300 miliardë eurove borxhe të reja për të përballuar krizën,që e pllakosi. Greqia pretendon se mijëra grekë etnikë, që banonin e jetonin në brigjet jugore të Detit të Zi, për shekuj me rradhë u masakruan nga Turqia, gjatë konflikteve që shoqëruan rënien e Perandorisë Osmane dhe krijimin e Shtetit modern Turk. Por, Greqia harron, ose nuk ia ka ëndja të kujtojë masakrat greke në territoret turke të Azisë së Vogël dhe në territoret, që ajo pushtoi, mbas luftrave ballkanike, si në Çamëri, Janinë, në të ashtuquajturën Maqedoni greke dhe në Trakinë Lindore.
Po ky Presidenti Papulias, që shtirej si mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, njihet si antishqiptar i thekur me deklarimet e tij, kur vajti gjoja për të “kremtuar çlirimin e Janinës nga turqit në 1913-tën”, por në fakt pushtimin grek të qytetit shqiptar të Janinës, krahas pushtimit të Voshtinës, Konicës, Grebenesë, Kosturit e zonave të banuara me shqiptarë rreth Follorinës, etj. Por edhe Armenia pretendon se 1.5 milionë armenë ishin viktima të genocidit turk gjatë Luftës së Parë Botërore (LPB); kurse Ankaraja nuk e pranon versionin e të ashtuquajturit “genocid” antiarmen turk dhe deklaron se vetëm 300.000 deri 500.000 armenë dhe po aq turq e muslimanë vdiqën gjatë luftës civile të shkaktuar nga nacionalistët armenë, kur këta ngritën krye kundër osmanëve dhe goditën mbas shpine Ushtrinë Osmane, duke u rreshtuar krahas dhe në ndihmë të forcave pushtuese të Ushtrisë Cariste Ruse në fillim të LPB, në lindje të Azisë së Vogël (Anadollit Lindor).
Shpjegim për diplomacinë Besianës së rritur
Emërimi i Besiana Kadare, vajzës së Ismail Kadare, në postin e ambasadores së Shqipërisë në UNESCO (Organizata për Arsimin, Shkencën dhe Kuturën e OKB), me qendër në Paris, pasiqë deri më tani ka mbajtur detyrën e të ngarkuarës me punë për
UNESCO në Ambasadën e Shqipërisë në Francë, nuk do të kishte asgjë të keqe për mua, sikur të mos më ritingëllonte në veshë me këtë rast ajo poezia e Ismail Kadare “Shpjegim për librat Besianës së vogël”, e cila është botuar së pari në revistën “Nëntori”, në fillim të viteve shtatëdhjetë dhe pastaj në librin me poezi të Ismail Kadare, me titull “Koha”, në 1976. Në këtë poezi, Ismail Kadare rrëfente për një bashkëbisedim në bibliotekën e shtëpisë së tij, pikërisht me këtë Besianën që sot është bërë ambasadore. Ismail Kadare thotë në poezinë e tij:
“Por ti ngul këmbë se diçka, sidoqoftë duhet grisur,
Në të vërtetë çdo bibliotekë për të grisur ka diçka,
Ja këtu në qoshe rrinë mbyllur ca poetë hermetikë,
Më duket se njëfarësoj mund të merresh me ta,
Ndërsa ti sa vete rritesh e mëson fjalë,
Ata bëjnë të kundërtën, sa vete i harrojnë ato,
Meqënëse tani për tani ke moshën me ta për t’ u marrë.
Unë hiqem mënjanë
Dhe ti vepro!” (Ismail Kadare, Vepra, vol 1, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1981, f. 341)
Poezia hermetike është një rrymë e poezisë perëndimore të shekullit XX, e cila e ka origjinën tek simbolizmi francez i shekullit XIX. Poezisë hermetike i përkasin disa nga poetët më të mëdhenj të shekullit XX. Është me të vërtetë monstruoze që një poet si Ismail Kadare i sugjeron një fëmije që të grisë librat e poetëve të tjerë! Ky është një krim i dyfishtë, një atentat i Ismail Kadare ndaj artit, poezisë, si dhe keqpërdorim i një fëmije, dhe kultivim tek fëmija i një akti barbar që është grisja e librave.
Unë mbaj mend se këtë poezi e dëgjoja shpesh të recitohej në televizion dhe në radio në kohën e diktaturës komuniste. Gjithashtu edhe në koncertet që bënte shkolla, shpesh do të vihej nga organizatorët një nxënës që ta recitonte këtë poezi. Merret vesh, propagandës së diktaturës komuniste i interesonte shumë kjo poezi, për disa arsye që do t’ i shpjegoj më tutje. Diktatori komunist Enver Hoxha gjatë sundimit të tij ndaloi libra, shau publikisht shkrimtarë dhe poetë të huaj dhe shqiptarë, si dhe librat e tyre. Por Enver Hoxha kurrë nuk foli për grisje, apo për djegie librash librash, së paku jo publikisht.
Diktatori që e dinte se Perëndimi kishte prirjen që ta shpjegonte egërsinë e diktaturës së tij me trashëgiminë barbare osmane të mjedisit ku kishte lindur dhe ishte formuar Enver Hoxha, si dhe të krejt vendit, kërkonte që tek vizitorët e huaj të krijonte përshtypjen e një njeriu të formuar me kulturën më të mirë perëndimore. Prandaj, në mënyrë paradoksale Enver Hoxhës i konvenonte shumë që poeti dhe shkrimtari i parë i oborrit, çka ishte Kadare, të shkruante një poezi ku të kërkonte grisjen e librave. Kështu, Enver Hoxha praktikisht u thoshte shqiptarëve dhe botës se: Shikoni një herë se çfarë kërkon nga unë ai që është intelektuali më i madh i këtij vendi, grisjen e librave, dhe pastaj më qortoni mua për ato që bëj! Kur intelektuali më i madh i vendit mburret se i ka dhënë vajzës së tij libra poetësh perëndimorë për t’ i grisur, kjo do të thotë se më fton mua, udhëheqësin që të organizoj djegie librash në sheshe! Ju e dini se kur shteti djeg dhe gris libra, atëherë shtohet numri i kokave që priten, kështu që ju e kuptoni se shkrimtari dhe poeti im i parë po më kërkon që të pres shumë më tepër koka!
Ky ishte kalkulusi i Enver Hoxhës. Prandaj, Enver Hoxha urdhëronte makinën e vet të propagandës që poezia e Kadare për grisjen e librave t’ u përsëritej shpesh shqiptarëve, por nuk organizoheshin grisje dhe djegie librash. Ismail Kadaresë nuk i tha Enver Hoxha që të shkruante një poezi për grisjen e librave të poetëve perëndimorë. Ismail Kadare e bëri këtë gjë nga zelli për t’ u shquar si gardian i diktaturës komuniste. Ismail Kadare këtu bënte polpotistin në një regjim stalinist. Enver Hoxha ishte një stalinist, por jo polpotist. Në atë kohë grisjen dhe djegien publike të librave e bënte regjimi i Pol Pot në Kamboxhia.
Sot Besiana e poezisë, e cila dikur, me këshillën e të atit grisi librat e poetëve hermetikë, është bërë ambasadore e Shqipërisë në organizatën ndërkombëtare e cila ka si mision ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, do të thotë edhe të librave, pra është bërë një diplomate kulturore. A nuk është me vend që t’ i bëhet një “Shpjegim për diplomacinë kulturore Besianës së madhe”, nëse do të perifrazoj titullin e poezisë së Ismail Kadare. A nuk është pa vend që Shqipëria të ketë ambasadore në UNESCO pikërisht atë njeri, emri i të cilit u bë sinonim i antikulturës, grisjes së librave? A nuk kemi të drejtë që të kërkojmë nga qeveria shqiptare siguri se kjo Besiana ka hequr dorë nga grisja e librave? Që të jemi të qetë për këtë, a nuk duhet që kjo Besiana, së paku, sot të kërkojë falje për këtë poezi, për të cilën ajo dikur është ndjerë krenare? A nuk duhet që vetë Ismail Kadare të kërkojë falje për këtë poezi tash që vajza e tij është bërë ambasadore në UNESCO? Se të gjithë e kanë të qartë se zonja është emëruar në këtë post pikërisht se është vajza e Ismail Kadare.
Një poet francez, Isidore Duccase, Kont i Lautreamont (1846-1870), i cili mbahet si poeti që ka pasur influencë të madhe, si tek poezia hermetike dhe pararendësit e saj simbolistët francezë, ka thënë: “Nuk mjafton krejt uji i detit për të larë një pikë gjaku intelektual”. Ismail Kadare duke vënë vajzën e tij të vogël që të grisë librat e poetëve, ka derdhur gjak intelektual. Tash nuk mjafton krejt “uji i detit” të hymneve që i thurrin Kadaresë lavdëruesit e tij vendas dhe të huaj, për të larë këtë krim të tij. Shkëlqesia e Saj, Ambasadorja Besiana Kadare shkon në UNESCO me rekordin e një njeriu që është keqpërdorur për një krim në fëmijëri. Unë mendoj se Besiana Kadare nuk duhet që ta vuajë këtë gjë, nuk e meriton që ta vuajë. Prandaj ajo duhet të flasë për këtë episod të marrëdhënieve të saj me të atin, ashtu siç foli vajza e Stalinit, Svetlana, për të atin.
Pra, duhet që mbasadorja Besiana Kadare t’ i drejtohet të atit me një letër të hapur ku ta qortojë për keqpërdorimin që i bëri duke e vënë të grisë librat e poetëve. Këtë gjë Besiana e rritur duhet që ta bëjë publikisht, se ajo është bërë publikisht e njohur për grisjen e librave, falë të të atit të saj të njohur. Dhe pastaj Ismail Kadare duhet t’ i përgjigjet vajzës së tij me një poezi: “Ndjesë Besianës që e vura të grisë libra në fëmijëri”. Natyrisht se Ismail Kadare duhet t’ u kërkojë ndjesë edhe të gjithë ne të tjerëve që u dhunuam mendërisht me këtë poezi kur ishin nxënës shkolle.
Nuk është e rastit që Ismail Kadare e shkroi poezinë “Shpjegim për librat Besianës së vogël” pikërisht atëherë kur po vdiste si poet. Libri me poezi “Koha”, i botuar në 1976 ishte praktikisht libri i fundit me poezi i Kadaresë. Që prej vitit 1976, kur botoi vëllimin me poezi “Koha” dhe deri më sot, Ismail Kadare nuk ka botuar më një libër të ri me poezi. Libri me poezi “Pa formë është qielli”, i botuar në 2005, është një përmbledhje e 100 poemave dhe poezive të zgjedhura, ka vetëm 33 poezi të reja, të cilat nuk gjenden në librat e tij me poezi të botuar deri në 1976. Në librin me 231 faqe ato zenë vetëm 62 faqe, dhe këto 33 poezi janë krejt poezitë e shkruara prej tij, në periudhën 1976-2005, dhe jo poezi të zgjedhura të kësaj periudhe. Jo më kot titulli i librit është “Pa formë është qielli”, që ka të bëjë me dy vargje të një poezie të Kadaresë:
“Pa formë është qielli,
Si tru idioti”.
Me sa duket, me këtë libër Kadare pohon se pas vitit 1976, truri i tij është pa formë, sa i përket poezisë, nuk është më ai i një poeti. Kur Kadare e ndjeu se po vdiste poeti tek ai, atëherë në një akt sadomazokist, vuri vajzën e vet të vogël që të griste librat e poetëve të tjerë.
kastriotmyftaraj@sot.com.al
Ushtari që mbrojti flamurin, akt që na nderon
Këto ishin të gjitha aktet vandale të demonstratës së 21 Janarit, të cilat u panë nga të gjithë shqiptarët dhe lanë një shije të keqe, por edhe një vlerësim të madh për ata që deshën t’i mbronin institucionet dhe simbolet kombëtare nga akte të tilla.
Amarildo Yzeiri, është njëri nga dhjetëra oficerët e FNSH-së, i cili u dallua për profesionalizëm të lartë gjatë demonstratës së 21 Janarit.
Ai do të mbahet mend nga të gjithë si njeriu që e mori flamurin e hedhur përtokë dhe e ngriti në këmbë, duke mos lejuar askënd që ta shkelë.
Një akt që na nderon të gjithëve si shqiptarë, teksa shohim pamjet e trishtueshme të asaj dite.
Amarildo tregon për mikrofonin e “ABC News” emocionin që ndjen për flamurin kombëtar, pasi në emër të tij ai ka kontribuar larg tokës mëmë, atje në Afganistan.
Ndërsa kolegët e tij pohojnë në këtë speciale të “ABC News” se akti i Amarildos i nderon dhe i mbush me krenari ...
Thursday, February 3, 2011
21 janari, Ismail Kadare: Në politikë hyri vdekja
![]() |
Eshtë pak të thuash se mbyllja e vitit që shkoi nuk ishte e mirë për shqiptarët. Dhe, si të mos mjaftonte kjo, në kundërshtim të plotë me urimin «na qoftë i mbarë ky vit», fillimi i vitit 2011 ishte edhe më i keq. Pa u zbehur ende kujtimi i festave, normaliteti i jetës shqiptare u prish. E kjo nuk është aspak një fjalë goje. Normalitetin e jetës e prish lufta, katastrofa natyrore, por mbi të gjitha njeriu vetë, kur nuk është normal. Një specie e tillë njerëzore e përfton normalitetin si diçka të huaj, madje të rrezikshme. Ndaj në rastin më të parë përpiqet ta shkallmojë atë. Eshtë e njohur tashmë se një vend jo normal sundohet «mirë», por qeveriset keq. Këtë të vërtetë e njohin sidomos sistemet totalitare, qysh nga diktaturat hidrike (ato që kanë përdorur mungesën e ujit si mjet sundimi), gjer në ditët tona. Vetëm në rende të tilla, që dalin nga rendi normal i gjërave mund të krijohen psikoza të sëmura, ato që lindin pastaj ankthet dhe terrorin, shenjat e pashmangshme të sundimit tiranik. Në mesazhet e panumërta që vijnë këto ditë nga Tirana, për t’u shpërndarë anekënd në diasporën shqiptare, rrallë herë mungojnë shenja të tilla. Të gjithë popujt e ish-Lindjes janë tepër të ndjeshëm ndaj tyre. E në këtë kah do të ishte e kuptueshme që shqiptarët, ata që tiraninë e patën më të egrën e më të zgjaturën, do të ishin dyfish më të ndjeshëm. Në ngjarjet e janarit, midis psikozës dhe veprimeve shpesh kaotike, ata do të kapnin spikamën e fantazmës së totalitarizmit, rendit të përmbysur 20 vjet më parë. Ishte, me sa dukej, ky shkaku kryesor që, në këtë janar të trishtë, trazimi ishte aq i thellë e aq dëshpërues. Këto rrjedha njerëzore, për të cilat është lehtë të thuhet, të mos dalin më, të mos shfaqen, të mos na shqetësojnë, nuk mund të anashkalohen. Në mos u shfaqshin në rrugë, ato do të jenë në thellësi, çka është edhe më shqetësuese. Në qoftë se ato nuk ngjiten dot gjer tek institucionet, ku, sipas dokeve të demokracisë europiane do të duhej të çonin normalisht zërin e tyre, institucionet duhet të zbresin tek ata, për të kuptuar ku ka ngecur makina e demokracisë, përse mesazhet nuk kalojnë, shkurt, përse sistemi është bllokuar. Në një gjendje të tillë është e kuptueshme, madje është një nga shenjat e pakta të mira, që qindra, për të mos thënë mijëra njerëz janë duke marrë pjesë në një rrahje të madhe mendimesh, në mjediset publike, në shtypin e shkruar dhe atë elektronik. Ata japin gjykimin e tyre për ngjarjet që kanë ndodhur, e sidomos për ato që mund të ndodhin më pas. Pavarësisht nga idetë e drejta apo të gabuara, nga pasionet, motivet apo stili i ndërhyrjes, ky trazim i madh njerëzor tregon se qytetarët i përjetojnë si të tyret çështjet, hallet, dramat e republikës. Ky shkrim bën pjesë në këtë rrahje mendimesh, pa mëtuar asgjë më tepër. Eshtë thjesht një lloj interviste, përgjigje për disa pyetje, me të vetmin ndryshim se ato nuk janë bërë prej ndonjë gazetari, por prej një shumice lexuesish, nëpërmjet letrash, mesazhesh , bisedash dhe telefonimesh të shumta gjatë këtyre dy javëve. * * * Ka gjasë që për gjëndje të tilla jo të zakonshme, prej një intelektuali, e aq më tepër prej një shkrimtari të priten përgjigje jo fort të zakonshme, nga ato që cilësohen si origjinale. Duhet thënë se në këtë rast vështirë se mund të ketë të tilla. Këtu nuk jemi në art. E keqja shoqërore, ku hyn edhe kriza e tanishme, për fat të keq, rrallë herë mund të jetë origjinale. Zakonisht ajo është e përsëritur, e lodhshme dhe shpesh e mërzitshme gjer në dëshpërim. Padurimi dhe nervozizmi politik në Shqipëri kanë kapërcyer kufijtë e lejueshëm. Me to është bashkuar paniku, i cili e ka bërë më të rrezikshme gjithçka. E keqja është se klasa politike, ajo që duhej të ishte e fundit që të kapej nga paniku, ishte e para që u përfshi prej tij. Si rrjedhojë e kësaj , shteti dhe shoqëria shqiptare u gjendën në pozitën e atij të sëmuri që, pasi e ndien se po dridhet ethesh, në vend të vejë termometrin, e thyen atë. Termometri thyhet kur i sëmuri nuk dëshiron të marrë vesh sëmundjen ngaqë ai e di atë. Për të mos thënë se sëmundja është ai vetë. Ndoshta këtu do të gjendej përgjigja e pyetjes se përse në Shqipëri lufta politike është kaq e egër. Ka gjasë që dy dukuri të jenë vendimtare për këtë: etja e pamasë për pushtet dhe korrupsioni. Dihet se të dy këto lëngata janë tepër të njohura e po aq të vjetra në historinë e njerëzimit. Mund të thuhet se luftën e gjatë me to, falë faktorëve drejtpeshues, njerëzimi nuk e ka fituar, por as e ka humbur. Ndërkaq, në rrethana të caktuara, kur dufi për pushtet dhe korrupsioni lidhen me njeri-tjetrin, ashtu si në klonimet që prodhojnë monstra, përzjerja që del prej kësaj lidhjeje mund të jetë fatale. Duke u kushtëzuar e duke e zënë peng njeri-tjetrin ata e kanë vështirë të ndahen sipas kalendarit dhe zakoneve të demokracisë. Me sa duket kjo përzjerje ka ndodhur në Shqipëri gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Dhe kështu shpjegohet që në jetën tonë dramaciteti shfaqet aq shpesh, aty ku nuk e ka as vendin e as arsyen. * * * Nuk ka qenë rrufe në të kthjellët, por ka ndodhur vit pas viti e stinë pas stine mu në sytë tonë. Psikoza e rënduar do të pillte çoroditjen e mendimit, e kjo shthurjen e gjuhës, zvetënimi i së cilës na befasoi të gjithëve veçanërisht këtë dimër. Ajo që njihet si krizë e retorikës, është më shumë se aq. Kërcënime, mallkime, kërcitje dhëmbësh, thirrje për dyluftim, të gjitha këto u bënë të zakonshme në jetën shqiptare. Hapësira e jetës normale ngushtohej përherë e më fort nën këtë trysni. Në këto kushte njeriu normal, që ndihet qënia më e pambrojtur midis jonormalitetit do ta kishte të vështirë të parashtronte ndonjë program mirëkuptimi, pa le pastaj idenë e një zbutjeje a të një kompromisi, mesazhe që ishin të lejueshme veç për ambasadorët e huaj apo të dërguarit e Brukselit. E tillë ishte atmosfera në ditën e 21 janarit, kur në skenën politike hyri vdekja. Në skenë do të thërres vdekjen. Fjalët janë të Shekspirit, mbi katër shekuj më parë, në kohën që dramaturgu bëhej gati të shkruante tragjeditë më të zymta të tij. Ne s’jemi në teatër, e aq më pak në vitin 1600. Ne jemi në fillim të vitit 2011, në qendrën e kryeqytetit të një vendi europian, në prag të pranimit në aleancën më të emancipuar të popujve, me vullnetin tonë për të qenë pjesë e familjes. Më 21 janar, gjatë një demonstrate, për fat të keq të dhunshme, u vranë me armë tre njerëz të paarmatosur, pra të pafajshëm, qytetarë të shtetit demokratik shqiptar, e njëkohësisht tre qytetarë të ardhshëm të Bashkimit Europian. Kjo e fundit nuk theksohet as për të mitizuar e as për të sublimuar këtë Bashkim, por për t’u kujtuar të gjithëve se ne, pa hyrë ende në këtë shtëpi të përbashkët, kemi cënuar programin e saj, atë program që me sinqeritet dhe përkushtim e kemi shpallur si programin tonë. Një pyetje e pashmangshme del në këtë rast: na duhet ndërhyrja e vdekjes, që ne të jemi seriozë? Dramaturgut i duhet vdekja për të thurur dramën e tij, tiranit për të ridëshmuar forcën, sidomos kur ajo po e lë, po shtetit demokratik përse i duhet? Për t’i kujtuar publikut devizën famëkeqe të Kaligulës: Oderim dum metuant. (Le të më urrejnë, veç të më kenë frikën)? Ka kohë që pyetja për seriozitetin duhej bërë ngaqë ka kohë që kjo po ndodh e ne vazhdojmë të mos jemi seriozë. (Komedia e gjyqit të Gërdecit, zvarritjet, dredhitë janë më keq se një shuplakë që i bëhet haptas dinjitetit publik. Ajo bën pjesë në modelin që prej kohësh i propozohet këtij vendi, për të mos marrë seriozisht asgjë). Ka kohë që ky «banalizim i së keqes», siç është cilësuar, po rreh të modelojë moralin shqiptar. Formula bazë të jetës demokratike: nderimi për institucionet dhe pavarësinë e tyre, rreh të kthehet në një shprehje të zbrazët, nga ato që hyjnë në njerin vesh, për të dalë nga tjetri. Rrjedhimisht ngjarje të rënda si kriza institucionale, bëjnë jo më shumë përshtypje se një breshër i përkohshëm. Shqipëria duhet të përgatitet për t’i thënë ndal një përçudnimi të tillë. Duhet pranuar se kjo s’është as e thjeshtë e as e lehtë. Kërkon vullnet pa dyshim, po në radhë të parë kërkon bindjen e thellë që demokracia shqiptare, ajo që në të vërtetë është e pandarë sot nga Shqipëria, duhet marrë seriozisht. * * * Për t’u kthyer tek ngjarja e 21 janarit, duhet kujtuar se në historinë e popujve, ajo që njihet si trajtim, si «administrim i së keqes», ka qenë shpesh faktor për zhvillime të mëtejshme. Ato kanë qenë për të mirë ose për të keq. Me ç’duken shenjat , trajtimi i ngjarjeve të fundit, kulmimi i të cilave ka qenë vrasja e qytetarëve, nuk po shkon në kahun e duhur. Ajo rend në kahun e gabuar, madje në vend që të fashitet, thellohet. Natyrisht që ka pak gjasa që një grindje kaq e gjatë të ndreqet me pajtim të shkurtër, sipas stilit vulgar të pijetoreve, kur kërcënimet tmerruese përfundojnë befas në përqafime sentimentale, po aq pa vend sa ç’kishin qenë kanosjet. Askush nuk e pret dhe as e beson këtë telenovelë. Në qoftë se presim diçka të ngutshme, si hap i parë serioz dhe i besueshëm do të ishte hetimi krejtësisht i pavarur. Hetimi dhe natyrisht dënimi i fajtorëve do të ishte i domosdoshëm si hap i parë, por jo i mjaftueshëm. Një proces tjetër, që do të ndihmonte, në mos në prerjen, në shterrimin e hap-pas-hapshëm të pezmatimit shumëvjeçar, do të ishte po aq i detyrueshëm. Eshtë thënë dhe herë tjetër se, në rastin e krimit të mirëfilltë, krimit numër një njerëzor, vrasjes së njeriut prej njeriut, për ndërprerjen e befasishme të tij, shpesh vihet në veprim ajo që quhet «zënia e gjakut». Eshtë një dukuri e pashpjegueshme, jashtë arsyes, me të drejtë e cilësuar si ndërhyrje misterioze e natyrës ose e hyjnisë. Për fat të keq, në jetën politiko-shoqërore një mekanizëm i tillë nuk ekziston. Nuk ka frenim natyral për krimet politike, për shtypjen, tiraninë, shkallëzimin e së keqes shoqërore. Njerëzimi, si i vënë në provë, është i detyruar që ai vetë të shpikë mjetet mbrojtëse. Historia e demokracisë është, ndër të tjera, historia e krijimit të këtyre mekanizmave. Kultura politike, kultura në përgjithësi, idetë humaniste, filozofia, arti, ligjet, kushtetutat, gjithë doket e qytetërimit bëjnë pjesë në të. E mbi të gjitha, institucionet e pavarura. Janë ato që ndodhen në vijë të parë për kontrollin dhe frenimin e kësaj makine aq të nevojshme e njëherësh të bezdisshme, me emrin shtet. Për mendësinë shqiptare, institucionet e pavarura, për arsyet që dihen, ende nuk e kanë as peshën e as hijen e shtetit. Nuk ka hymne për to e as rituale mbresëlënëse, megjithatë janë pikërisht ato, më saktë nderimi për to që përcakton të ardhmen tonë. Ndaj nuk është e tepruar të thuhet se shkelja e pavarësisë së tyre duhet të përjetohet si një katastrofë. * * * Fakti që në Ballkan ka sot dy shtete shqiptare, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër ndikojnë dhe rrezatojnë tek njeri-tjetri, përgjegjësinë e politikës dhe të strategjisë shqiptare e bën të dyfishtë. Shqipëria hyn ndër shtetet e vegjël të Europës, por si shtet i parë historik i shqiptarëve, rrjedhimisht qendër e hapësirës shqiptare në Ballkan, pesha e saj i kapërcen dukshëm përmasat e saj. Që vendi ynë është më i rëndësishmi për ne ngaqë është i yni, kjo nuk përcakton rëndësinë objektive të tij. Dihet se kjo e fundit varet nga faktorë të tjerë, kryesisht nga skajimi i saj në pejsazhin politiko-strategjik në gadishull, dhe natyrisht rolin që luan. U bë një luftë në Ballkan, nga ato për të cilat thuhet «u tund bota». U cilësua kjo si «luftë morale», tepër e rrallë në histori, dhe në të vërtetë ashtu ishte: luftë kundër një masakre, një shpërnguljeje, një tmerri, në emër të mbrojtjes të së drejtavze njerëzore. Shqiptarët u gjendën në qendër të saj, ndaj e thënë shkurt, lufta u bë për ta. Si rrjedhojë harta e Ballkanit , dhe jo vetëm harta, ndryshoi. Në një këndvështrim më të epërm kjo luftë pak a shumë mund të quhej : rivendosja e një drejtpeshimi të prishur. Pas kësaj, ishte e logjikshme që shteti historik i shqiptarëve të merrte vetvetiu një rol stabilizues në gadishull. Po aq sa ç’ishte e pritshme që Serbia e ndëshkuar të merrte rolin e kundërt: ta prishte drejtëpeshimin. Ajo do të bënte çmos ta kthente kokëposhtë këtë gjendje. Të vërtetonte se ndërhyrja europiano-amerikane, ajo që me krenari ishte quajtur morale, s’kishte qenë e tillë. Që prodhimi i saj, shteti i ri i Kosovës, qenë një dështim. Se veç rikthimi në gjendjen e vjetër , do të kthente normalitetin. Për këtë Serbia do të përdorte çdo mjet. Raporti i famshëm i organeve, në thelb zëvëndësimi i një ngjarjeje historike, me një rrëfenjë sensacionale me vampirë, të ngjashme me mitin e vrasjeve rituale, akuzë e njohur kundër hebrejve, ishte njera nga përpjekjet. Kosova dhe Shqipëria u gjendën të papërgatitura. Gjykimi gjakftohtë ka munguar. Gjykimi gjakftohtë është rrjedhojë bindjesh dhe jo çoroditjesh emocionale. Dhe bindja vjen nga e vërteta. Ajo , në këtë rast, do të diktonte përgjigjen e duhur. Edhe sikur ngjarja të ishte e vërtetë, ajo s’mund të ndryshonte asgjë në tablonë makabre të dhjetëra viteve shtypjeje, terrori shtetëror, përdhunime e masakra të papara në Europë, në këtë gjysmê shekulli. As historia, as portreti i popujve, e aq më pak qëndrimet politike, nuk ndryshohen nga krime kanibaleske, që ndodhin sot e kësaj dite në Londër, në Tokio a në Berlin, ashtu siç njofton shtypi. Kanibalët shqiptarë, në këtë rast, nuk ka pse të kenê ndonjë trajtim të ndryshëm nga kolegët e tyre parizianë opo berlinezë. Ndaj përgjigja duhej të ishte : hetoni dhe na ndihmoni t’i kapim. Përpara se të jenë armiqtë e dikujt, ata janë në radhë të parë armiqtë e kombit, që fatkeqësisht i ka pjellë. Por gabimi është bërë mê parê në Shqipêri dhe sidomos në Kosovë. Ajo tablo kolosale e krimeve, që u përmend më lart, nuk u dëshmua në masën që duhej , prej atyre që e kishin këtë detyrë : intelektualëve në radhë të parë, historianëve dhe akademikëve. Këtë mungesë e paguan sot i gjithë kombi shqiptar. Vizioni i epërm, i plotë i gjërave nuk është ndonjë luks, por cilësi e domosdoshme e klasës politike. Nuk mund të ketë rol stabilizues Shqipëria në gadishull nëse brenda saj nuk gjen dot rrugët e nevojshme të zgjidhjes së problemeve. Rrjedhimisht , çka kujton se fiton jashtë kufijve të saj, e humb aty për aty brenda vetes. Eshtë hera e parë në historinë e saj që Shqipëria gjendet në një skajim të tillë të ndërlikuar. Ngjarjet e kohëve të fundit në Mesdhe, treguan se shtetet me një zhguall të pranueshëm, që iu lejon të kryejnë ca detyrime ndërkombëtare të gjykuara pozitive, nuk mund të vazhdojnë më atë rol nëse brenda tyre punët nuk ecin. Pa bërë krahasime me to, mund të thuhet se një kundërthënie e tillë sa vete bëhet e bezdisshme tek ne. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të ketë dy pamje : një për brenda, tjetrën për jashtë. E aq më pak dy thelbe: njerin të pranueshëm për Europën e Bashkuar, e tjetrin jo. Ato s’mund të bashkëjetojnë gjatë. Një ditë njera do të bjerë e ne do të gjendemi në një krizë të pashembullt , më të rëndë se kjo. Ngjarjet e janarit të këtij viti ishin një paralajmërim. Gjatë gjithë këtij muaji është folur shpesh për ndërkombëtarët. Për rolin që duhet të luajnë ose të mos e luajnë në jetën tonë. Për ndërhyrjet që disa i quajnë të pamjaftueshme, e disa të tepruara, sipas volisë politike të çastit. Marrëdhëniet tona me ndërkombëtarët dëshmojnë paqartësinë, mungesën e parimeve, shkurt, ankthin tonë të pafund. Ne jemi në një aleance europiane. Një aleancë nuk është një idil me baresha e me fyej. Në botën tonë të ashpër një aleancë është, para së gjithash, një shtab në gjendje alarmi , ku midis aleatëve mund të ketë edhe acarime, edhe moskuptim, por gjithmonë për parime të mëdha. Ne e kemi pranuar këtë gjendje. Kjo aleancë është shansi i vetëm i një populli tepër të vetmuar. Një ngecje te pragu i Europës, ose më keq, një përplasje portash në fytyrë, ka gjasë të shënonte fundin e rrugëtimit tonë në histori. Në kohën tonë janë tepër të rrallë popuj që mund të kenë histori të veçuar nga të tjerët. Ka kohë që fatmirësisht historia jonë nuk është më e tillë. Ajo është histori shqiptare e njëherësh shqiptaro-europiane. (Marrë nga gazeta «Illyria» New York) |
Wednesday, February 2, 2011
Komisioni hetimor “zbardh” tabulatet telefonike
Te dashur lexues,
Ne mbrojtje te transparences dhe demokracise, e ndjejme per detyre te zbardhim tabulatet e bisedave te 21 janarit, duke u paraprire personaliteteve te shquara qe do raportojne ne komisionin hetimor parlamentar
Vini Re: ne keto regjistrime sqarohet mes te tjerat dhe ceshtja e pucit.
———–T-a-b-u-l-a-t-et————-
From: Edi Rama
To: Taulant Balla
Message: Ku je
From: Taulant Balla
To: Edi Rama
Message: po mbledh lule prapa piramides
From: Edi Rama
To: Taulant Balla
Message: Hajde te kafja
From: Taulant Balla
To: Edi Rama
Message: te sjell ca gure?
From: Sali Berisha
To: Lulzim Basha
Message: Ca po ndodh
From: Lulzim Basha
To: Sali Berisha
Message: Nuk e di
From: Shefi policise 1
To: Shefi i policise 2
Message: Na mbyten me gure
From: Ndermarrja e Gjelberimit1
To: Ora News
Message: E dogjen palmen. Puc!
From: Zjarrfikesja
To: Shefi i policise1
Message: Te hap zjarr?
From: Shefi i policise 1
To: Zjarrfikesja
Message: Cfare zjarri do hapesh mor idiot. Hap zorren!
From: Erion Veliaj
To: Edi Rama
Message: U lagem mer lal
From: Nard Ndoka
To: Nard Ndoka
Message: nardnoka
From: Andi Bushati
To: Mero Baze
Message: e shef pocin e kuq te dritarja e Kryeministrit? Me bast qe i bie
From: Mero Baze
To: Andi Bushati
Message: Me cfare do ti biesh, me ate me xham apo me ate pa xham?
From: Ora Neës
To: Ndermarrja e Gjelberimit1
Message: puc puc
From: Silvio Berlusconi
To: Sali Berisha
Message: carissimo! tutto bene?
From: Sali Berisha
To: Silvio Berlusconi
Message: mi hanno scoppiato la labbra
From: Bamir Topi
To: Unknoën number
Message: sa eshte arsenali me gallatasarajin
From: Unknoën number
To: Bamir Topi
Message: Dy me zero. vetem se ka dhune ne stadium. Mos anulohet ndeshja.
From: Bamir Topi
To: Unknoën number
Message: Cfare dhune ore! Dhune eshte ajo? Ver dy per Arsenalin!
From: Erion Veliaj
To: Spartak Ngjela
Message: lali ke nje cader
From: Spartak Ngjela
To: Erion Veliaj
Message: sikur 13 mije te kisha, asnje s’do te te jepja
From: Edi Rama
To: Taulant Balla
Message: do vish te kafja apo jo se s’kam lek me vete. me flliqe me fidelin.
From: Taulant Balla
To: Edi Rama
Message: per dy makiato s’e ben veten fideli
From: Sinan Hoxha
To: Seldi
Message: Ku ma ke lon celsin e Benzit?
From: Sali Berisha
To: Lulzim Basha
Message: Kush ma theu pocin e kuq qe kam ne zyre?!
From: Andi Bushati
To: Mero Baze
Message: e shef pra…cfare nishani!!!
From: Ndermarrja e Gjelberimit1
To: Ora News
Message: Puc zemer
21 janari, Topi e Kreu i SHISH nuk shkojnë në komisionin e mazhorancës
ANULOHET SEANCA E KOM. HETIMOR ME KREUN E SHIK
Burime zyrtare nga Kuvendi deklarojnë se Kreu i SHISH, Bahri Shaqiri nuk do të dëshmojë sot në komisionin hetimor parlamentar të mazhorancës.
Seanca dëgjimore e parashikuar të niste rreth orës 17:00, me Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit është shtyrë “për arsye teknike dhe do të mbahet një ditë tjetër, e cila do të bëhet e ditur në ditët në vijim”,- thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit.
Sot ishte thirrur te deshmonte edhe kryeprokurorja Ina Rama, por nuk dihet pjesëmarrja e saj.
PRESIDENCA: KOMISIONI HETIMOR ANTIKUSHTETUES
Presidenti Topi konfirmon zyrtarisht se nuk do të paraqitet nesër në komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca për veprimtarinë e institucioneve të tyre para, gjatë dhe pas trazirave të 21 janarit. Këshilltari juridik i presidentit deklaroi në një prononcim për median para pak minutash se komisioni hetimor është antikushtetues, dhe se duke thirrur presidentin për të dëshmuar komisioni po shkel ligjet.
“Presidenti i Republikës ushtron kompetencat e tij në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në mbështetje të nenit 92, germës “h” të Kushtetutës, Presidenti është autoriteti që kërkon të dhëna me shkrim, pra informacione nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë bëjnë me veprimtarinë e tyre. Pra, Presidenti ka të drejtën e informimit, por jo detyrimin për të informuar.”- nënvizoi zoti Peci.
Komisioni kërkoi nga Presidenti i Republikës që brenda datës 2 shkurt të dërgojë një informacion për të gjithë veprimtarinë e tij gjatë dhe pas datës 21 janar 2011.
Sipas këshillitarit juridik të presidentit kërkesa e komisionit është hartuar “pa përmendur objektin e saj që në vetvete përmban elementë, që realisht pengojnë kthimin e një përgjigjeje, është e pakuptimtë për aq kohë sa po ky Komision me shkresën e datës 31 janar 2011, thërret Presidentin e Republikës për t’u paraqitur në Komision në orën 17.30 të datës 3 shkurt, me qëllim realizimin e një seance pyetjesh lidhur me objektin e hetimit të këtij Komisioni Hetimor.
Peci nënvizon se Komisioni Hetimor në kërkesën e vet, që Presidenti i Republikës të paraqitet para tyre për të dëshmuar, është në “kapërcim të kompetencave duke shkelur ligjin”.
Duke iu referuar 162 të Kodit të Procedurës Penale që titullohet “Marrja e dëshmisë së Presidentit të Republikës dhe të nëpunësve të shtetit” Peci tha se “Presidenti nuk mund të thirret për t’u paraqitur ashtu siç kërkon Komisioni Hetimor, por jo vetëm kaq. Atij në dallim nga funksionarët e lartë të shtetit, nuk i lejohet të paraqitet para Komisionit, Gjykatës apo dhe Prokurorisë.”
Këshilltari juridik gjithashtu e ka cilësuar të paligjshme kërkesen e komisionit për skedaret telefonike.Peçi tha se "komisioni është në shkelje të hapur me ligjet e vendit." dhe se "Në asnjë rast ai nuk mund të ndërmarrë atributet e prokurorit apo gjykatës” nënvizoi ai.
BERISHA: GAZETARËT PUC QEVERISË, DO HETOHEN
Berisha garanton se do të cojë deri në fund hetimin e tabulateve ndaj 4 gazetarëve në vend, pasi sipas kryeministrit ata kanë drejtuar një puc për rrëzimin e qeverisë më 21 Janar.
Duke folur për kërkesën e komisionit hetimor të mazhorancës për tabulatet e telefonatave të 4 gazetarëve të njohur, kryeministri Sali Berisha siguroi sot në mbledhjen e qeverisë se liria e shtypit nuk do të cenohet porse, ajo që gazetarët bënë nuk kishte lidhje aspak me median.
“Kjo nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë e lirë, por unë ju garantoj se tre-katër gazetarët që nuk kanë lidhje aspak me profesionin e tyre janë të implikuar direkt në dhunën dhe puçin ndaj shtetit. Sa te jemi ne në këtë pushtet, një gazetar nuk do të dënohet kurrë për shkrimet dhe publikimet e tij. Por, këto s’kanë lidhje me gazetarinë”, vijoi ai.
Më pas, kryeministri foli shkurtimisht edhe për demonstratën e 21 janarit. “Buxheti afatmesëm parashikon mbështetjen financiare për të gjitha reformat e mëdha të shndërrimit të vendit në Shqipëri evropiane. Një puç dëmton në mënyrë thelbësore imazhin e këtij vendi, por ky puç nuk do të mund të ngadalësojë reformat e kësaj qeverie për ndërtimin e Shqipërisë evropiane”, theksoi Kryeministri.
21 JANARI, KOMISIONI HETIMOR THËRRET INA RAMËN E SHAQIRIN
Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama dhe Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit Bahri Shaqiri do të dëshmojnë sot para komisionit hetimor parlamentar për veprimtarinë e institucioneve të tyre para, gjatë dhe pas trazirave të 21 janarit.
Komisioni hetimor, i ngritur vetëm me votat e mazhorancës, zhvilloi dje një seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij ministri konfirmoi se policia e shtetit nuk do të garantojë mbarëvajtjen e tubimeve të së premtes të paralajmëruar nga opozita në Tiranë, Korcë, Vlorë dhe Lezhë. Ministri Basha pretendoi se këto tubime rrezikojnë sigurinë kombëtare pasi sipas tij në rrugë operative ka të dhëna se ai do të shndërrohet në një zinxhir dhune. Basha tha se tentativa për të marrë pushtetin me dhunë më 21 janar u organizua nga PS e lideri i saj Rama, duke përdorur njerëz të paguar. Duke reaguar për urdhërndalimet e gardistëve tha se “ishin shkatërruese” dhe “do demoralizoheshin ata që mbrojtën shtetin ligjor.”
Në dëshminë e tij dhënë komisionit hetimor më 31 janar kryeministri Berisha deklaroi se organizatorët e grushtit të shtetit, Rama, Ruci e Gjinushi drejtonin “banditët që sulmuan për 5 orë kryeministrinë me anë të telefonit”, prandaj sic tha ai, “Kërkimi i tabulateve ka tronditur pucistët”. Gjithashtu ai sulmoi prokuroren e Përgjithshme dhe Presidentin e Republikës.
DESHMIA E BASHES: PS PAGOI KRIMINELE PER GRUSHT SHTETIN
ORA 18:14- Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka nisur dëshminë e tij në komisionin hetimor parlamentar të mazhorancës sot rreth orës 17:40. Ngjarjet e 21 Janarit Basha i cilësoi si grusht shteti dhe si tentativë për të marrë pushtetin me dhunë nga persona të paguar.
“Qëllimi parësor ishte marrja me forcë e selisë së këshillit të ministrave pas nxjerrjes jashtë loje të forcave të rendit dhe atyre të gardës. Si ministër i Brendshëm kam bërë thirrje për distancimin e PS nga kontigjenti kriminal, të gjithë kujtojmë situatën e krijaur me protestat e vazhdueshme në maj. Në kundërshtim me këtë thirrje ngjarjet duket se kanë ecur në krah të kundërt. Kontigjenti i përdorur nga PS ishte jo vetëm kriminal por edhe pa lidhje organike me PS. Pas ndalimit të personave nga policia i janë gjetur lekë në xhep, prerje ne euro. Grupi që sulmoi ishte i paguar”,- u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.
Sipas ministrit të Brendshëm urdhër ndalimi i 6 gardistëve ishte i dëmshëm dhe demoralizonte të gjithë strukturat që në 21 Janar mbrojtën shtetin ligjor. Basha tha më tej se, ra dakort më kryeprokuroren që gardistët të pyetishin por jo të ndaloheshin.
“Urdhër-ndalimet ishin për komandantët e gardës për të gjithë zinxhirin komandues. Duke u ndodhur para një situate të tillë, ku policia kishte përballuar një sulm, nuk mund të mos shprehja habinë. Eleminimi i komandës së gardës do të thotë demoralizim i plotë i të gjitha efektivave. Ky ishte mesazh shkatërrimitar, jo vetëm për ata që na mbrojtën. Armët e përdorur nga garda ishin në dispozicion të prokurorisë. Rashë dakort me kryeprokuroren që gardistët të pyetishin po jo të ndaloheshin.
Basha deklaron më tej se për këtë cështje ka informuar edhe diplomatët, si dhe ka kërkuar një takim me presidentin Topi.
NESER SEANCA DEGJIMORE ME TOPIN
Në datën 3 shkurt ora 17:30 komisioni hetimor ka thirrur për të dëshmuar Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Nuk dihet ende nëse presidenti do të marrë pjesë në komision. "Gazeta Shqiptare", shkruante dje, duke iu referuar zyrtarisht burimeve nga presidenca, se presidenti “ka vendosur të refuzojë kërkesën për t’u paraqitur në një seancë dëgjimore para komisionit.
Në datën 4 shkurt, 17:00 ora 17:00 me Drejtorin e Policisë, Hysni Burgaj. Më 4 shkurt, ora 18:00 me Komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.
Seancat dëgjimore përfundojnë në datën 5 shkurt me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Komisioni Hetimor ka kërkuar që të administrohen tabulatet e telefonave për gazetarët Andi Bushati, Sokol Balla, Filip Çakulli, Mero Baze si dhe për prokurorët Olsi Çela dhe Shkëlqim Hajdari”.
(s.g/m.a/BalkanWeb)
Dritëroi: Të ndalen protestat, Berisha po na kthen diktaturën

Nga Anila Basha
Në më pak se një javë, shkrimtari i madh Dritëro Agolli, komunikon sërish me Gazetën Shqiptare nëpërmjet telefonit. Që poeti të flasë kaq shpesh, do të thotë se është shumë i shqetësuar dhe i keqardhur për gjendjen në Shqipëri. Këtë radhë po e revoltojnë të gjitha: jo vetëm vrasja e tre qytetarëve në demonstratën e 21 janarit, por tani edhe akuzat e Berishës për “puç institucional” edhe kërkesa e Ramës për të vazhduar demostratat e protestat, kur siç thotë ai “ende nuk ka mbaruar zija, për të filluar reflektimi”; por edhe Bashkimi Evropian, i paqartë deri më tani sipas shkrimtarit, për të drejtuar gishtin aty ku është fajtori.
I keqardhur për këtë situatë, Dritëroi sërish kujton vitin 1991, kur në kongresin e 10-të të PPSH, fjalimi i tij u fërshëllye, e shanë, nuk e kuptuan. Në atë kohë, nga podiumi, shkrimtari, 20 vjet më i ri në moshë, u tha delegatëve: “Ju po qani një kufomë, tani u binda më shumë nga të bërtiturat tuaja. Unë nuk do rri këtu me ju ta qaj”. Por e kujton edhe tani, edhe pse situata 20 vite më parë, ishte më e rëndë sesa sot, se ndryshohej sistemi, nuk pati asnjë qytetar të vrarë. Madje, edhe disa policë që kishin shkuar asokohe poshtë shtëpisë së Dritëroit, i kishte çuar ministria e Brendshme për shkak të letrave të shumta kërcënuese që kishin ardhur në adresën e tij. Dhe ndan me ne, komentin e tij për këtë situatë, jo si socialist, por si një shkrimtar. “Unë socialist jam, por këtë radhë do të flas si poet” thotë Dritëroi, duke mos hequr dorë nga forca e tij politike, por duke e kritikuar PS për të ruajtur 20 ditët e zisë.
Dritëro, si po ju duket gjendja? Protesta të reja, akuza për puç institucional nga kryeministri, mungesë reagimi...
Të mos bëhemi gënjeshtarë. Gjendja sot në Shqipëri, është shumë e acaruar. Njerëzit janë tepër të dëshpëruar. Flasin me vete duke ecur rrugës, sepse kanë rënë dy pesha të mëdha mbi supet e tyre. Pesha e gjendjes ekonomike, shumë e vështirë, ngritja e të gjithë llojeve të çmimeve, jo vetëm të çmimeve për të ngrënë, por edhe deri te ilaçet tani së fundmi. Të gjitha këto e bëjnë popullin shumë të dëshpëruar. E bëjnë me një depresion të madh. Unë e shoh këtë edhe në familjen time, që nuk jetojmë aq keq, si bashkëqytetarët tanë në qytete e në fshat. Se ata, janë akoma më keq. Madje edhe fëmijët e vegjël, janë preokupuar për këtë gjë. Edhe kur shkojnë në shkollë sot, nuk më puthin si çdo ditë që e bënin këtë mbesat e mia. Duket sikur janë zëmëruar nga të rriturit që po bëjnë këto gjëra të prapta. Dhe unë vetë, jam tejet i dëshpëruar. Edhe gruaja ime, Sadija, që është më e ndjeshme nga këto gjëra, nuk qan në sytë e mi. Por kur fle në krevat, mbulon kokën e zë qan. Po si është e mundur që një shtet kaq i organizuar sa i yni, që është tani anëtar i NATO-s, por ka përfituar edhe liberalizimin e vizave që mund të shkosh ku të duash në Evropë, ka kaq shumë dëshpërim dhe qytetarët e vet nuk janë të gëzuar? Evropa me ato mundësi që ka pasur, ia ka dhënë Shqipërisë....
Por edhe zgjidhjen Dritëro, sot, shqiptarët po i kërkojnë tek Evropa, për të ulur gjakrat dhe për të mos ndezur më situatën...
Evropa, BE, por edhe institucione të tjera evropiane, nuk e thonë qartë fjalën e tyre për Shqipërinë. Disa thonë që ta zgjidhë vetë Shqipëria. Neve nga ana jonë themi që të na i zgjidhë Evropa. Tani për të parën, që BE nuk thotë qartë se kush i ka fajet që Shqipëria po kalon në këtë fazë. Ja, ju si gazetarë keni dëgjuar gjë për këtë?
Po të isha unë kryetar i OSBE-së, fjala vjen, (e them si imagjinatë) do të thosha se “kryetari i qeverisë duhet të flasë troç për këtë gjë”. Sepse popullin e ka të varfër fare. Se këto gjëra të rritjes ekonomike, gjoja 3 përqind apo shifra të tjera, nga dalin këto, kur populli është duke lypur. Atëherë, unë nëse do isha kryetar i OSBE-së do të thosha: “ti Sali Berisha, ke këtë faj”. Dhe pastaj, do t’i thosha Edi Ramës: “Ti Edi Rama ke këtë faj”. Pra, do t’u flisja të dyve. Mirëpo, përfaqësuesit e Evropës, bëjnë poezi, siç kam bërë unë, që jam poet. Thonë “ligji, ligji, ligji”, dhe mbi të gjitha. Këto janë thënë që në mesjetë. Ti thuaj: “ti i ke fajet dhe mbaj përgjegjësinë” dhe jo të thuash se “Shqipëria ka hyrë në NATO, ka vizat e lira, ju duhet të zbatoni ligjet” dhe të tjera si këto. Domethënë, edhe vetë Evropa, është një ngjalë që s’ke ku ta zësh. Prandaj, këta të Evropës, të mos vijnë si gjithnjë, por të sqarojnë gjendjen tonë kombëtare dhe të thonë: “I dashur Sali Berisha, ti këtë gjë që ke bërë, lëre”. “I dashur Edi Rama: ti ke këto faje”. Por, faje konkrete, jo kështu. “Atëherë lërini këto, ju,- ti thotë Evropa,- nëse nuk bëni këtë, juve do t’ju marrim edhe vizat edhe do t’i propozojmë Amerikës të mos jeni në NATO”. Leqë edhe NATO-n këtu nuk e kemi marrë vesh ç’është, e dimë vetëm si emër. E keni dëgjuar të ndërhyjë gjëkundi?! Unë e di NATO-n si një gjë që nuk është fare. Nuk e di. Mund të jetë edhe nga Turqia.
Por ndërkohë, vendet mike Dritëro, duke qenë Shqipëria anëtare e NATO-s thotë se nuk duhet të na mësojë gjithmonë, shqiptarët duhet të zgjidhin punët e tyre...
Po ne jemi mësuar me pushtime të të huajve. Dhe i kërkojmë përsëri vetë këtë, që të na ndihmojnë të tjerët, se nuk jemi vetë të zotë. Dhe në përgjithësi, ne jemi nën pushtim të të huajve. Sepse presim që ata të na i zgjidhin këto gjëra. Dhe meqë ne nuk jemi të zotët për të organizuar një shtet, i shtrijmë krahët nga Evropa që të na rrregullojë punët në shtëpinë tonë. Ai që është shtet, vë vulën dhe thotë se “unë jam shtet” dhe “unë bëj këtë”.
Por ka një akuzë nga kryeministri për “Puç institucional”...
Shteti ynë, është një shtet që trillon puçe, trillon në përgjithësi, domethënë, është një shtet si telenovela. Pjesa e parë e telenovelës është konsumuar, janë demonstratat e përgjithshme, që janë bërë në vendin tonë. Kulmi i telenovelës ishte ai që u bë më 21 janar, ku u vranë 3 qytetarë. Zgjidhja e telenovelës nuk e dimë si do jetë, por tani po përgatitet që të mbarojë telenovela, sepse duhet zgjidhja, siç mbarojnë këto telenovelat me zgjidhje. Kështu që në këtë mënyrë, populli i ka këmbët në tokë, por mendjen e ka lart dhe është bërë si i çmendur dhe të gjithë fluturojnë nëpër qiell me mendjen e tyre. Do të thotë se është një popull i hutuar krejtësisht deri më sot.
Por duket se nuk jemi te zgjidhja, opozita ka paralajmëruar këtë të premte protesta, jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe të tjera...
Në këtë gjendje që është dhe që unë e rrëfeva edhe për vrasjen e atyre tre qytetarëve dhe të plagosurve të demostratës, tani duan të fillojnë pjesën e dytë të këtij filmi. Dhe siç kam dëgjuar në televizor, do të fillojnë demonstratat ditën e premte.
Tani mendoj, se këto janë veprime jo të matura, sepse nuk duhet filluar një manifestim tjetër pa mbajtur zinë. Në përgjithësi shqiptarët, e kanë të paktën 20 e ca ditë zinë për këto ngjarje që ndodhën. Pse është zija? Zija nuk është fetare. Është reflektim. Njerëzit duhet të reflektojnë: “More ç’u bë para një jave? U vranë tre vetë, u plagosën kaq të tjerë dhe u bë një gjullurdi e madhe”. Tani, demonstratat që pretendojnë socialistët t’i bëjnë të premten, nuk janë të arsyeshme dhe nuk janë edhe morale, se duhet ta lënë popullin të reflektojë. Unë jam individ edhe dua të reflektoj. Jam një njeri që di të shkruaj ca gjëra, dhe unë akoma nuk kam menduar, sesi ishte kjo punë dhe jo pastaj të ngresh në këmbë një popull që akoma nuk ka menduar për këtë gjë. Prandaj këto paralajmërime të opozitës nuk janë të drejta, sipas meje. Unë e çmoj atë demonstratën e parë, sepse ajo dha një shenjë që nuk do ishin fjalime me letra e hartime, por ajo përfundoi siç e pamë. Tani duhet ta lëmë atë dhe socialistët nuk duhet ta lënë protestën këtë javë të paktën. Ta lënë të qetë këtë javë, që të mendohet, pastaj të bëjnë të tjerat. Demostratat e tjera, janë edhe jashtë rregullit të natyrës. Një bajame fjala vjen, kur vjen marsi, apo prilli çel; nuk mund të çelë në shkurt; Keni parë në shkurt ndonjë bajame të çelë në Shqipëri? Prit njëherë të çelë ajo dhe pastaj reago, aq më tepër që ato pemë që kemi ngrënë tani në dimër, kanë qenë tepër të hidhura. Ta lemë popullin të meditojë dhe gjykojë.
Por ndërkohë, Kuvendi ka kërkuar tabulatet e telefonave të disa krerëve të lartë të shtetit, duke përfshirë edhe gazetarë...
Eshtë antidemokratike të surverjosh gazetarët, siç po bëhet tani ky veprim dhe t’ia regjistrosh celularët atyre gazetarëve, se ç’ka thënë ky gazetar për këtë gjë dhe me kë ka mbajtur lidhje dhe informacione. Gazetari edhe me Mbretin mund të mbajë lidhje dhe t’i telefonojë dhe mbretërit sot nuk janë si mbretërit e dikurshëm si Ahmet Zogu, apo Ivani i Rusisë, apo Car Nikolla. Tani edhe Mbretit mund t’i telefonosh me celular, madje edhe një krimineli për të gjetur ku është ky; edhe një ministri, kryeministri edhe një hamalli mund t’i telefonosh. Dhe tani përpiqen që të gjejnë këta, me cilin ka telefonuar ky gazetar, apo edhe nëse nuk është gazetar, një që merret me gazetari edhe si unë fjala vjen. Prandaj kjo është krejtësisht antidemokratike. Kjo e shpie vendin drejt diktaturës; e shpie si në kohën e Hitlerit, Musolinit. Prandaj kjo fushatë e tillë, është krejtësisht kundër rregullave dhe kushtetutës dhe idealit demokratik.
Edhe kjo, domethënë, një Puç që akuzon Presidentin që nuk foli kundër demonstratës. Presidenti e kishte mirë mesazhin e tij dy ditë më parë. Por që të akuzosh Presidentin për të tilla gjëra antishtet dhe anti të gjithëve, edhe SHISH-it, edhe Prokuroren e Përgjithshme nuk më duket e drejtë. Grushti i shtetit bëhet nga gjeneralët. Dhe këto janë kërcënime për shtetin.
Dhe unë do të them, se mbaj mend në 1991, kur unë fola në kongresin e 10 të PPSH-së. Atëherë, m’u sulën shumë njerëz dhe kishte edhe nga ata që më kërcënonin në atë kohë, qoftë edhe komunistë të vjetër dhe kisha bile, edhe disa miq që më kërcënonin me letra, por unë nuk i vura ndonjë rëndësi këtyre gjërave. Sepse në kthesa historike të mëdha, ndodhin të tilla gjëra. Që atëherë më vunë disa policë, që të më më mbronin. Kështu edhe kjo, nuk është ndonjë frikë e madhe që tremben njerëzit, se, “do na vrasin” dhe shohim institucionet me tela me gjemba. Kjo është një gjë jonormale për Republikën e Shqipërisë. Më duket situata si këto dramat e famshme “Në pritje të Godosë” apo të tjera, “Kështjella” e Kafkës etj...Domethënë të gjitha këto, janë gjëra absurde, aq sa kryeministri thotë se “do më vrisnin mua”, “kishin bërë komplot se do më vriste Topi dhe Rama”. Mirë Edi Rama, por Bamiri të vriste? Bamiri është aq human dhe aq njeri i butë, sa nuk vret dot një mi po ti hyjë në shtëpi dhe jo të vrasë një mi kaq të madh si Saliu.
Sunday, January 30, 2011
Prokuroria identifikon gardistët që hapën zjarr

Urdhër-ndalimet e lëshuara për dy nga efektivët e Gardës së Republikës, të cilët nuk kanë asnjë rol drejtues, sipas prokurorisë është bërë në bazë të planit operacional për organizimin e shërbimit, në datën 21 janar. Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku, ndaj të cilëve zyrtarisht ka urdhër ndalimi, sipas të dhënave të prokurorisë kanë qenë me shërbim në pjesën veriore të Kryeministrisë, por nuk ka asnjë të dhënë që i implikon ata në hapjen zjarr ndaj demonstruesve. Vetëm ditën e djeshme, organi i akuzës ka marrë informacione për dy efektivë të tjerë të Gardës, identiteti i të cilëve dyshohet se përkon me gardistët që janë fiksuar nga kamerat duke qëlluar, njëri me automatik të modelit “MP5”, ndërsa tjetri me automatik “AK47”. Momentalisht organi i akuzës ka vendosur të mbajë të fshehtë identitetin e tyre, pasi gjithçka është në proces verifikimi nga prokuroria, e cila po shqyrton çdo të dhënë dhe burim të mundshëm informacioni.
The day after
Duke ndjekur pamjet e procesionit përkujtimor të Opozitës, duke parë bodyguardët e shumtë dhe trupgjatë të Ramës, duke dëgjuar heshtjen dhe duke deshifruar heshtjen e komanduar, ndien gjithashtu edhe një zbrazëtirë logjike dhe një ngërç moral, në lidhje me atë që ndodhi fare pak ditë më parë.
Përse duhej të ndodhte? Po sikur të mos ndodhte? Përse të mos shmangej? Janë këto disa pyetje që derdhen vetiu, siç derdhet vetiu lëngu nga një gotë e rrëzuar. Pavarësisht asaj që ndodhi apo nuk ndodhi më 28 janar, mund të bëhet një analizë e shpejtë sesi ndodhi, që më 21 janar t’i jepej jetë një ballafaqimi të zymtë, me të plagosur dhe të vdekur. T’i jepej jetë një sfide të egër dhe luftarake, me bindjen se “Ora erdhi! Pushteti është mbas dere! Mjaft të zgjatësh dorën dhe mund ta kapësh! Një sulm, dy sulme dhe kështjella prej letre e pushtetit të Berishës, do të shkërmoqet?!”
Shumëkush mendoi se ultimatumet ndaj Berishës, pak ditë përpara demonstratës së 21 janarit, kishin një mbështetje, apo buronin nga një nxitje, që shkonte përtej kabinetit të kryebashkiakut apo kryeopozitarit, një mbështetje nxitëse dhe përkrahëse sa e brendshme po aq edhe e jashtme. Mendohej, gjithashtu, se ishte studiuar mirë e qartë klima e përgjithshme nën kornizën e të cilës do të ndërmerrej “revolucioni” që po ndizej. Mendohej se reaksioni zinxhir emocional dhe fryma pasonjëse do të bënte punën e mbetur, që duhej vetëm të fillonte te sheshi “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë. Mendohej se shqiptarët do të kapeshin nga virusi i vetëshkatërrimit, si në vitin ‘97 dhe në vitin ‘98. Mendime ogurzeza, por gjithsesi mendime dhe supozime legjitime.
Fatmirësisht ky virus vetëshkatërrimi u konstatua se paskësh rënë në gjumë të thellë ose paskësh vdekur te shqiptarët e shekullit të ri ku kemi hyrë. Ky virus u nxor nga epruveta e kujtesës së 14 viteve më parë, me qëllim ri-përhapjen e epidemisë së vjetër. Shqiptarët duket se e shmangën këtë virus dhe, më mirë akoma, duket se kishin fituar imunitet prej tij. Lajm i mirë ky për shqiptarët. Qartësia e ambasadorit Arvizu në deklarimet e veta, deklaratat e Departamentit të Shtetit me zërin e Tomas Kantrimen, hodhën dritë dhe shpërndanë mjegullën e keqkuptimeve, mbi të cilat u stisën dhe u futën në qarkullim shumë pandehma. Njëra prej tyre ishte pandehma që “fliste” për një klimë jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare që favorizonin rënien e Berishës. Mbi këtë pandehmë, që rezulton e rreme, u krijua me shumë art dhe konspiracion një frymëzim i rremë, nxitës dhe motivues… Se pushteti i ri është afër. Se Berisha i ka ditët të numëruara. Se Berisha është i izoluar. Se imazhi i Kryeministrit i ka kuotat e kredibilitetit në pikën më të ulët. Por tanimë mund të themi se qëndrimi amerikan është i kristaltë dhe pa ekuivok: “Shqipëria është një vend që deri në vitin 2013 ka një axhendë të paracaktuar politike, zgjedhje lokale në maj 2011, zgjedhje politike më 2013.”
Pra, u artikulua më qartë se kurrë ndërkombëtarisht që lëvizja më e ashpër politike e PS-së, me qëllim provokimin e rënies së Qeverisë dhe “dorëzimin” e Berishës, nuk ka asnjë mbështetje ndërkombëtare. Duket qartë se skenari i sulmit politik për përmbysje ka një “kleçkë” të pakapërcyeshme, moskonsultim me aleatët e huaj, një kuturisje emocionale, pra, jashtë kontekstit europian dhe sidomos jashtë kontekstit gjeopolitik aktual. Mendja të shkon menjëherë te ekzistenca e një skenari më të vogël, fshehur nën pelerinën e një skenari më të madh. Me sa duket, në skutën e mendimeve të veta më të fshehta, Edi Rama, krejt në mënyrë gjeniale, nën tymnajën e një sulmi masiv dhe të zhurmshëm politik antiqeveritar, ka përpunuar skenarin e vet të zgjedhjeve lokale, të cilat do të jenë të helmuara nga tri vrasjet, nga urrejtja e skajshme e palëve, e pra politike në mënyrë të skajshme dhe jo qytetare.
Jo, pra, një betejë e pritme për kryeqytetin që është në agoni dhe për qytetet e tjera në lëngatë të thellë, por një betejë vetëm politike, me akuza të ndërsjella me termat agresivë, si “Vrasës” apo “Puçistë”. Rama në këtë rast përdori me mjeshtëri ambiciet e të shumtëve përreth tij, duke fshehur skenarin e vogël real të zgjedhjeve të majit, nën mjegullën e skenarit të madh, të pamundur, të marrjes së Pushtetit politik, me forcën e “popullit”. Humbësit e mëdhenj do të jenë qytetarët, të cilët nuk do të kenë hapësirë dhe rol në Zgjedhjet e pritshme, të cilat do të jenë, mjerisht, jo Zgjedhje për Qytetet, por Zgjedhje e polarizuar Politike.
Ky është “suksesi” i vërtetë që mbërriti Rama me demonstratën e 21 janarit, sigurimin e një beteje të drejtpërdrejtë me Berishën, duke sfumuar dhe zvogëluar rolin e çdo figure tjetër. Me sa duket, Rama mendonte se kjo ishte e domosdoshme: “një betejë e madhe politike kombëtare, për të futur kësisoj edhe një herë lehtësisht në xhep Bashkinë e Tiranës.” Aleatët dhe këshilltarët e tij do të kenë kohë të kuptojnë këtë strategji të Kryetarit, por ata janë tepër inatçorë për ta kuptuar këtë strategji mendjehollë. Por kur ta kuptojnë, do të jenë vonë. Rama do t’i ketë zëvendësuar pa dhimbje me të tjerë. Kjo është politika
Ilva Tare: Tonight ose rikthimi te natyra e saj
Mëndafshi i këmishës që mban veshur dhe lëkura e saj kanë një të përbashkët me të dhe Televizionin: puthiten. I ka të kursyera ngjyrat që ka hedhur mbi vete: bluja e bluzës gërshetohet me një gri të çelët të pantallonave; buzëkuqi i trëndafiltë me vathët e vegjël të artë poshtë një kurore të vogël floknaje të kuqe. Ndoshta sepse e di që është ekrani ai që i ka ngjyrat me shumicë e ndaj ajo duhet të kursejë të sajat. Ndoshta sepse e di se i ftuari i saj i parë është një kombinim i ngjyrave të pakta tashmë: të gjitha i janë zbehur; fasada e pallateve të Tiranës, koloriti i teshave të dikurshme të ndërruara tash me klishenë e kostumit blu-a-gri të politikanit; aksioni politik i ngërthyer në mërzinë e kontrastit të së bardhës me të zezën. Krejt si dallimi mes demonstratës së dhunshme të 21 janarit dhe përshpirtjes civile të një jave më vonë. Megjithatë, duket se ata të dy ishin të prerë për natën e parë të njëri-tjetrit: ajo për rikthimin në Televizion dhe ai për rikthimin te politika normale. Kanë qenë mbrëmë në orën 21.00 në ekranin e Ora News në emisionin Tonight: Ilva Tare dhe Edi Rama.
Kur pyet një prej anëtarëve të stafit të Ora-s se pse ky emision; pse edhe një tjetër dreq emisioni për t’ia shtuar luzmës së deritashme në këtë qytet ku bisedat e kafeneve kthehen në debate televizive në mbrëmje, ai të thotë: është ndryshe. Te ndryshe, kjo ndajfolje diskrimnuese mënyre, janë mbërthyer të gjitha platformat e emisioneve televizive në ekranet e Tiranës. Prandaj të mbetet ta shmangësh këtë ndryshe dhe t’i hedhësh së pari një sy studios ku Ilva Tare do të ulet me të ftuarit çdo të premte e të martë për Tonight-in e saj. Është e madhe dhe e bardhë; në qendër ka konturet e një globi ku shtrihet bota me konturet e saj; mbi të një tryezë, që është në fakt një ekran; ngjitur me të profili i hajthëm i zonjës Tare do të qëndrojë më këmbë duke pyetur të ftuarin e ulur përballë. Në këtë kuptim, në organizimin e studios gjërat, në fakt, duken ndryshe.
Por, jo aq ndryshe sa për të të bërë të vetin. Fillimi i talk show-t të Tares i ngul gjilpërën e parë skepticizmit të amullt. Drejtuesja është sharp as a knife (e mprehtë si thikë) do të thoshin amerikanët. Sytë i ka te kamera; të fortë, kërkues, të palëvizshëm, a thua se po luan me të atë lojën e vjetër “kush i ul i pari”. Të tilla i ka edhe pyetjet, pa byk pauzash ndërmjet, me një ton dhe kënd nga i cili as mund të shtosh e as nuk mund të heqësh asgjë. Edhe pyetjet ndjekëse (follow up questions) i ka si goditje në brinjë, duke e trajtuar të ftuarin si kundërshtar në ring, të cilit ia merr për goditje poshtë brezit dredhitë ndaj pyetjeve të saj. E gjithë kjo, në kushte të tjera, do t’i shkaktonte të ftuarit acarime të njëpasnjëshme, por në ndërkohë ajo përkul kokën, zbeh timbrin duke “të arrestuar” me një koketëri së cilës nuk mund t’i ikësh aq lehtë.
Atëherë, po, Ilva Tare duhet të jetë ndryshe. Ndryshe jo në atë kuptimin se theksin e saj e ka përmbytur tonaliteti i anglishtes, të cilën e ka pasur gjuhë të parë gjatë katër viteve të fundit. As diploma e fortë nga London School of Economics; karriera e gjatë në televizione ku ajo ndërmjetësoi një lloj tjetër gazetarie; as përvoja me të ashtuquajturin CNN arab Al Jazeera-n; as në atë se ajo tani është beqare, pas një martese anglo-arabe deri diku të panafakë. Për ta rimarrë asosacionin me këmishën nga kreu i këtij profili, Ilva Tare dhe Televizioni puthiten. Dhe ky, me sa duket, është një rikthim i lëkurës te këmisha.
