Sunday, September 8, 2024

Zgjedhjet e 2025/ Emrat kokë më kokë mes PD dhe PS në 12 qarqet e vendit


 Partia Demokratike ishte e para që zyrtarizoi emrat e 12 drejtuesve politikë në qarqet e vendit. Ata do të kryesojnë fushatën e demokratëve dhe përgjegjësia e tyre është rezultati.

Sot ishte radha e socialistëve për të prezantuar ekipin elekektoral. Gjatë punimeve të Asamblesë kombëtare të PS, kryesocialisti Edi Rama lexoi emrat 12 drejtuesve të qarqeve.

Në Qarkun e Tiranës PS është mobilizuar me tre drejtues politikë, kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Treshja e PS do të ketë përballë Belind Këlliçin si drejtues i vetëm në qarkun e Tiranës, për demokratët.

Në Elbasan do të jenë përballë Ervin Salianji i PD me Arbjan Maznikun e PS. Në Fier, Gazment Bardhi do të sfidojë Belinda Ballukun.

Në qarkun e Shkodrës Benet Beci gjen Luçiano Boçin, ish-deputet në Elbasan dhe kandidat për kryetar bashkie në 14 maj 2023. Niko Peleshi në Korçë një ekspert fushatash zgjedhore prej disa mandatesh do të ketë përballë Ivi Kason e PD.

Në Lezhë, Agron Gjekmarkaj sfidohet nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa në Berat, Eno Bozdo ka për kundërshtar kryebashkiakun Ervin Demo.

Në qarkun e Durrësit socialistët vijnë me një ndryshim në drejtimin e qarkut ku largohet Ardian Çela dhe fushata i besohet kryebashiakes Emirjana Sako e cila ka përballë Oerd Bylykbashin. Ndërsa në Dibër, Blendi Gonxhja gjen Xhelal Mziun.

 

Përballjet e drejtuesve politikë PD-PS

Partia Demokratike

Tirana – Belind Këlliçi

Durrës – Oerd Bylykbashi

Shkodër – Luçiano Boçi

Lezhë – Agron Gjekmarkaj

Fier – Gazment Bardhi

Elbasan – Ervin Salianji

Korçë – Ivi Kaso

Kukës – Flamur Hoxha

Gjirokastër – Tritan Shehu

Vlorë – Bujar Leksaj

Berat – Eno Bozdo

Dibër – Xhelal Mziu

 

Partia Socialiste

1.Tirana- Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu

2. Durrës-Emirjana Sako

3. Shkodër – Benet Beci

4.Lezhë –Ulsi Manja

5. Fier – Belinda Balluku

6. Elbasan – Arbian Mazniku

7. Korçë – Niko Peleshi

8. Kukës – Pandeli Majko

9. Gjirokastër – Mirela Kumbaro

10. Vlorë – Bledi Cuci

11. Berat –Ervin Demo

12. Dibër –Blendi Gonxhja

Drejtues diaspore- Taulant Balla.

No comments: