Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS ka lajmëruar se në listat për zgjedhjet e 2025, deputetët dhe drejtuesit e qarqeve me më shumë se një mandat do të garojnë në listën e hapur.
Lista e mbyllur do jetë për figura të reja, apo pozicione kyçe që do koordinojnë punën, si sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi. Në listë të hapur do jetë edhe Rama.
“Ne do të nisemi drejt përballje për mandatin e 4 qeverisës së PS pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030.
Në bazë të ligjit të ri zgjedhor, pjesëtarët e përfaqësuesit tonë do jenë 187, 140 prej tyre në listën e hapur dhe 47 në listën e mbyllur të partisë.
Është e udhës të ndaj me ju që sot se më e mira është që deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar drejtuesit politikë të qarqeve ku bëj pjesë edhe unë personalisht të jenë me garë të hapur, ndërsa listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do kenë detyra specifike koordinuese si sekretari i përgjithshëm, apo drejtuesi i ri politik i diasporës. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do jenë deputet me vetëm një mandat dhe të rinj e të reja”, tha Rama.
No comments:
Post a Comment