Sunday, April 14, 2024

PS nuk i hoqi mandatin Xhaçkës, Basha: Pazari i hallexhinjve, kërkojnë rifutjen e 'non gratës' në grupin parlamentar të PD


 Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka komentuar nga Devolli vendimin e Kuvendit për të mos çuar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Sipas Bashës, ky është një tjetër pazar mes qeverisë dhe ata që ai i quan “hallexhinj”.

Basha tha se mandati si kompensim për mos t'i hequr mandatin Xhaçkës kërkojnë rifutjen e Sali Berishës në grupin parlamentar të PD.

“Ku është Edi Rama në raport me vjedhjet? Thotë nuk di gjë se ç’hanë ata pas kurrizit tim, por ata që hanë pas kurrizit të tij i heq nga ministër dhe i mban këshilltar për t’iu dhënë mbrojtje politike. Siç bëri me mandatin e ish ministres së jashtme, Olta Xhaçka ditën e enjte. Ky është një pazar i qartë. Të gjitha këto ndodhin në një pazar të hapur me hallexhinjtë që kemi pasur deri para disa kohësh brenda Partisë Demokratike. Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Oltës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pse? Sepse kështu është një garanci që Edi Rama të vazhdojë i pashqetësuar të jetë në pushtet. Sepse dihet që shumica dërrmuese e shqiptarëve duan të distancohen nga të korruptuarit dhe nga individët që tregohen qartësisht nga partnerët tanë strategjikë”, tha ndër të tjera Basha.

No comments: