Sunday, April 14, 2024

Australia sjell dosjen “Sindikata e Krimit Tomë Doshi”; nis goditja ndërkombëtare ndaj mikut “non grata” të Edi Ramës


 Pas ardhjes së dosjes në Tiranë; Edi Rama e Tomë Doshi, të vënë në dijeni; janë ri-bashkuar për të shmangur goditjen ndërkombëtare... Kjo u pa qartë në votimin për mandatin e Olta Xhaçkës, ku 3 deputetët e PSD-së, votuan duke plotësuar 72 vota në parlament, pasi PS kishte 69 vota...


Nëntë muaj më parë, Agjencia Supreme e Inteligjencës Anti-krim të Australisë, krijoi një dosjen dhe bëri publik, investigimin për grupin mafioz të emërtuar “Sindikata Shqiptare e Krimit”, që është krijuar, financuar dhe drejtuar nga ish-deputeti e biznesmeni “non grata” Tomë Doshi, me familjarët e tij dhe një klan kriminal në Australi, me fije në Shqipëri, Angli e Ballkan.

Në raportin e anti- krimit të Australisë, thuhet se politikani shqiptar Tomë Doshi, i lidhur në interesa dhe aleancë partiake e qeveritare me kryeministrin Edi Rama, drejton aktivitet me mashtrime dokumentesh  garantore e pasaporta false për trafik klandestin, trafik droge, pastrim parash dhe dyshime për vrasje në Australi.

Dosjen me aktivitetin dhe të dhënat e klanit kriminal “Tomë Doshi”, me qendër në Shkodër dhe bazë e rrjet në Australi; Komisioni Australian i Inteligjencës Anti-Krim (ACIC), një javë më parë e ka sjellë në agjencitë anti-krim të policisë e drejtësisë në Shqipëri.


Në letrën shoqëruese të dosjes që kanë dërguar në Shqipëri, Drejtësia e Australisë i kërkon Policisë Shqiptare, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut, të bashkëveprojnë për goditjen e “Sindikatës së Krimit-Doshi”.

E kërkojnë bashkëpunimin, mbasi kjo sindikatë krimi e ka qendrën në Shkodër, ndërsa drejtuesi i saj Tomë Doshi, ka ndikime të forta në strukturat drejtuese shtetërore dhe ekonomike e financiare në Shqipëri, si drejtues i një partie politike parlamentare me 3 deputetë e në aleancë me partinë në pushtet, i lidhur në interesa të nëndheshme me kryeministrin Edi Rama.

Po kështu, autoritetet anti-krim të drejtësisë aë Australisë, i kërkojnë bashkëveprim homologëve të Shqipërisë; për faktin, se kreu i klanit kriminal Tomë Doshi, djemtë James e Marcos Doshi, 8 të afërm dhe anëtarë të klanit, prej 1 viti e gjysmë që kur janë njoftuar të pyeten për hetimin, nuk shkojnë në Australi, por janë në Shqipëri dhe prej andej drejtojnë aktivitetet kriminale. 

Në dosjen që ka ardhur në Shqipëri, si argument, citohet investigimi që ka bërë Komandanti i Policisë “Victoria Paul O'Halloran”, Tony Saggers, i cili ka konkluduar se klanit kriminal “Tomë Doshi”, nuk i mjafton vetëm tregu i aktiviteteve të paligjshme, por synon të dominojë si “Sindikatë krimi” kontrolluese në krejt Australinë, sidomos për trafikun e drogës.

Por pas ardhjes së dosjes në Tiranë, Edi Rama e Tomë Doshi, të vënë në dijeni nga Policia; janë ri-bashkuar për të shmangur goditjen ndërkombëtare, dhe kjo u pa qartë në votimin për mandatin e Olta Xhaçkës, ku 3 deputetët e PSD-ës, votuan duke plotësuar 72 vota në parlament, mbasi PS kishte 69 vota

A do çohen 3 “non grata”-t Tomë Doshi, dy djemtë James e Marcos Doshi dhe klani i tij kriminal, para drejtësisë së Australisë?

Policia e Rrumbullakut, dihet që edhe ndaj Tomë Doshit, do veprojë si në rastin Amant Josifit të grupit kriminal “Call-Center”, por të shohim si do veprojë SPAK-u, që ka objekt kushtetues luftën kundër krimit të organizuar./Pamfleti

No comments: