Tuesday, April 30, 2024

“Dumani ka mbyllur sytë për Veliajn”, Argita Malltezi: Prokurorët i ka kolegë në vjedhje

 


Altin Dumani ka mbyllur sytë për Erion Veliajn. Kështu është shprehur Argita Malltezi, vajza e liderit demokrat Sali Berisha teksa ka komentuar shkuarjen në SPAK ditën e sotme të kryebashkiakut të Tiranës.

Sipas Malltezit, Veliaj është i zhytur edhe më shumë se Arben Ahmetaj në aferën e inceneratorëve. Ajo tha se Veliaj duhet të sqarojë fjalën koleg, me të cilën iu drejtohet prokurorëve të SPAK, nëse a i ka koleg në vjedhje, pasi ai nuk është jurist dhe nuk ka formim juridik.

“Unë pyes qytetarët se a është lajm i mirë kur kryebashkiaku del nga prokuroria dhe thotë dola nga zyra e kolegëve. I ka kolegë në vlerësimin tonë si opozitarë në vjedhje apo si? Ai nuk është jurist, nuk ka formim juridik, qartazi ai ka kolegë në sferat e tij të ekspertizës sic janë korrupsioni dhe vjedhja. Cdo njeri duhet ta bëjë vetë analizën në dy aspekte.Veliaj është i zhytur në këtë aferë më shumë se Arben Ahmetaj. Ahmetaj ka 5 shkresa që thotë jo. Në rastin e Veliajt, është në të njëjtat kushte dhe çështje si Ahmetaj dhe Dumani ka mbyllur sytë. SPAK është një konglomeratë prokurorësh”, u shpreh Malltezi për News24

No comments: