Monday, September 3, 2018

Kush tha se akullorja ju shëndosh? Ja si ta shijoni dhe mos të shtoni fare në peshë

Në qoftë se ka një tundim të madh gjatë muajve të verës
ajo është
dëshira për të shijuar një akullore. Për ata që duan të humbin në peshë apo të mos shëndoshen,  të ngrënit akullore kthehet në sfidë më vete.
Por s’ka asgjë të pamundur. Dietologët kanë një zgjidhje edhe për këtë. Ju mund të hani akullore dhe mos të shëndosheni. Në këtë rast merr vlerë ajo shprehja:”Gjella me kripë, e kripa me karar”.
Dietologët thonë se një person duhet t’i konsumojë të gjithë llojet e ushqimit, vetëm se në sasi të moderuar dhe jo shumë shpesh. Në rastin e akullores, për ata që duan të dobësohen lejohet të konsumohet një akullore në javë, por jo më shumë se një kupë.Pra, mos ja privoni vetes tuaj gjërat që ju falin kënaqësi, pasi kjo e streson trurin tuaj dhe ju herë pas here bëheni agresiv.\revistawho.com

No comments: